32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, PD: Banda e qeverisë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ka reaguar pas dorëheqjes së gjashtë në Kadastrën e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Meçorapaj shkruan se, “dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera”.

Reagimi i plotë

Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.

As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.

Makina përfundon brenda në komisariat gjatë arratisjes, rrezikohen qytetarët

Një mjet tip fuoristradë është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan duke rrezikuar edhe qytetaret në rrugë.

Fillimisht mjeti fuoristradë ka përplasur një mjet Wolsvagen pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për t’i ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është përplasur me derën e komisariatit të pòlicisë, duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventurë nuk ka sjellë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

6 mjekë dhe infermierë infektohen me Covid-19! Çfarë po ndodh në Qendrën Shëndetësore?

ISHP konfirmoi 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, 6 prej të cilëve janë personel mjekësor.

Ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të personelit të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, në të cilën pak ditë më parë u konfirmua edhe një mjek.

Sa i përket rasteve në të gjithë Shqipërinë, ISHP konfirmon se 14 të tilla janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga një rast në Shkodër, Kamëz, Mallakastër dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 157
Durrës- 20
Krujë- 20
Kamëz- 11
Shkodër- 10
Mat- 9
Lushnje- 6
Berat- 2
Fier- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

Babëzia e Veliajt! Dyqanin e tatuazheve e merr për mbrojtjen anti-Covid të fëmijëve në Çerdhe

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i ka dhënë një dyqani tatuazhesh tenderin pa garë për dezinfektimin e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, të cilat u hapën në 1 Qershor, pas 3 muajsh bllokim për shkak të Covid-19.

Në 21 Maj 2020, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në bashkinë e kryeqytetit ka shpallur kompaninë “Captain Din” fitues të një tenderi “urgjent”, me negocim, pa shpallje paraprake, me objekt “Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale për përballimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19”, me fond limit 40 milionë lekë (të vjetra).

Në bazë të të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se shoqëria “Captain Din” është krijuar në vitin 2017 dhe ka hapur një dyqan tatuazhesh pranë qendrës së Tiranës.

Por, në 30 Prill 2020, vetëm tre javë para tenderit, kompania modifikon objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe “import, eksport shitje të artikujve mjekësorë…”.

Ky modifikim “kapet” në ajër nga bashkia e Erion Veliajt, e cila e fton të marrë pjesë në tenderin e mbyllur për materiale dezinfektuese për kopshtet e çerdhet.

Në përfundim, “Captain Din” shpallet fituese, fituese, pavarësisht se Bashkia e Tiranës kishte dijeni të plotë se kompania private nuk plotësonte kriteret që kishte vendosur vetë administrata e Veliajt.

Kompani tatuazhesh
Leand dhe Artan Lakrori, djemtë e ish-figurës socialiste Maqo Lakrori, janë të njohur në rrethin e rinisë së Tiranës për artin e tyre të tatuazheve.

Ata vendosën të formalizojnë pasionin e tyre në biznes, në vitin 2017, kur regjistruar shoqërinë “Captain Din”.

Objekti zyrtar i veprimtarisë së “Captain Din” ishte “Tregtim me pakicë, import-eksport të artikujve kozmetikë në funksion të artit të tatuazhit. Shitja e aksesoreve të frymëzuar nga bota e tatuazhit.Bar – Restorant.Shitje online”.

 

Në funksion të biznesit, Lakrorët hapën edhe një dyqan, shumë pranë qendrës së Tiranës.

Në disa postime në rrjetet sociale, që datojnë në vitin 2017, ata reklamojnë produktet e tyre, disa vizatime në trup, me qëllim e qartë tregtar për të siguruar dhe rritur klientelën.

Pra, duket qartë se vëllezërit Lakrori nuk kanë pasur asnjë lidhje me aktivitete të tjera, përfshirë shërbimet e dezinfektimit. Të paktën, deri në 30 Prill 2020.

Një muaj më parë, më saktësisht në 30 Prill 2020, Lakrorët e modifikojnë objektin e veprimtarisë së tyre, duke shtuar, krahas tatuazheve, edhe artikujsh mjekësorë, përfshirë edhe pajisje një.përdorimëshe.

Dhe, ky ndryshim objekti, u dha menjëherë fitoren në një tender të Bashkisë së Tiranës, për blerjen e materialeve mbrojtëse për kopshtet e çerdhet nga virusi Covid-19.

Dyshimet mbi Bashkinë për tender abuziv
Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve, e cila, që në mes të muajit Maj, po përgatitjen për hapjen e institucioneve parashkollore në fillim të Qershorit, zhvilloi një tender “urgjent” për marrjen e masave të nevojshme mbrojtëse për fëmijët e vegjel që do u riktheheshin klasave të tyre.

Tenderi, për shkak të asaj që Bashkia e Tiranës e konsideroi “emergjencë”, u zhvillua me procedurën e “negociimit, pa shpallje paraprake”.

Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor fton të marrin pjesë në tender kompani që operojnë në fushën përkatëse, si edhe kanë aktivitet të njohur e të pranuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve ka ftuar në tender dy kompani; “Captain Din” dhe “Trimed”.

Në përfundim, kompania “Captain Din” është shpallur fituese, në bazë të një procedure që shkon tërësisht në kundërshtim me kriteret e vendosura nga autoriteti publik.

Bashkia e Tiranës, në dokumentet standarte të tenderit kërkon, ndër të tjera, që kompanie fituese duhet të dorëzojë kopje të çertifikuara të bilanceve për vitet 2016, 2017, 2018.

Po ashtu, operatori ekonomik duhet të dëshmojë se ka nënshkruar kontrata të ngjashme me institucionet publike në 3 vitet e fundit.

Këto dy kritere, më së paku, nuk plotësoheshin nga “Captain Din”. Së pari, kompania e vëllezërve Lakrori nuk mund të dorëzonte bilance të çertifikuara për vitin 2016, për faktin e thjeshtë se ajo është krijuar në vitin 2017.

Po ashtu, duket e vështirë që “Captain Din” të ketë dorëzuar kontrata të ngjashme, pra për materiale mbrojtëse mjekësore, gjatë 3 viteve të fundit.

“Captain Din”, nga viti 2017 e deri në Prill 2020, ka funksionuar vetëm si dyqan tatuazhesh, një shërbim, për të cilin nuk duket se autoritetet zyrtare do të shpenzonin para publike.

/BoldNews.al

Covid-19 prek futbollin shqiptar, infektohet një futbollist i Kategorisë Superiore

Një futbollistin i Superiores është infektuar me Covid-19. “Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe virusin e ka marrë në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur për shkaqe privatësie.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv. Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

I vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse ai është futbollisti i prekur.

Shqipëria në errësirën e krizës

Nga Jorida TABAKU

Shqipëria sot është në krizë. Në krizë konsumi, krizë investimesh, krizë mbylljesh masive biznesesh, në krizë besimi në ekonomi.

Ka disa arsye se pse ne sot po vuajmë pandeminë më shumë se shumë vende te tjera dhe pse 50% e shqiptarëve parashikohen të jenë të varfër. Së pari niveli i ulët i ndihmës ekonomike që rezervoi qeveria shqiptare për qytetarët e saj. kjo ndihmë sipas FMN rezulton të jetë realisht 0.86% e PBB-së dhe është më e vogla në rajon. Së dyti, varësia e ekonomisë shqiptare nga eksporti i cili ka rënë me 44% këto muaj dhe pritet të bie edhe më shumë. Së fundi, vendi jonë ka një varësi nga turizmi i cili pritet të goditet minimalisht me 5 pikë përqindje.

Tani për çdo shqiptar kriza është e dukshme dhe e prekshme. Bizneset po mbyllen përditë, vendet e punës po humbasin ndërsa askush nga qeveria që pretendon se merr vesh nga ekonomia nuk flet. Të vetmit që flasin janë ato që kanë marrë përsipër t’i shtrydhin shqiptarët për të nxjerrë milionat e eurove për PPP.

Bolinot dhe Kazhanët e Don Lalës!

Don Lala paguante me parate e takspaguesve 13 punonjes te ekipit te televizionit te tij Skampa!

Narkopasardhesi i tij monist vazhdon dhe i paguan edhe sot ata!

Miq, kjo eshte vjedhje me dokumenta e parave te takspaguesve qe denohet si krim ne çdo vend te botes perveçse ne narkoshtetin e Edvin Hajdutit. Ky i fundit me nje VKM te firmosur nga ai vet lumturohen me Bolinon e tij duke marre per mediat e tyre 5000 m2 toke me 1€ ne mes te Tiranes.

Po keshtu Lal Plehu paguante me 800.000 lek ne muaj si keshilltare Mira Kazhanin drejtuesen e nje portali qe ai perdor si sharese te paguar per kundershtaret!

Miq, po ju rikujtoj se per nje akt te tille, te zbuluar pas tre dekadash, nje vend i madh dhe demokratik ne Europe ndoqi penalisht ish presidentin e vendit sepse kishte dhene rroga shteterore tridhjet vite me pare militanteve te partise pa punuar nje dite te vetme.

Drejtesia vonon por nuk harron. Sot Shqiperia eshte narkoshtet por nje dite do te jete perseri shtet ligjor.

Ketu me poshte keni mesazhin e punonjesit dixhital te Bashkise se Elbasanit. sb

Z..Berisha jam nje punonjes ne bashkin elbasan por qe dua te mbetem anonim, dua te denancoj nje skandal ,Bashkia Elbasanit paguan me taksat e qytetarëve elbasanit rrogat e një te tere televizioni privat. Kur ne punonjësit bashkis, jemi ne presionin e ndonje reforme nga kryetari i ri bashkis ,stafi prej 13 vetesh i televizionit lokal “Skampa”në qytetin Elbasanit me pronare ish kryetarin e bashkis Qazim Sejdini, kanë vite që paguhen nga bashkia, dhe nuk paguhen nga z Sejdini si pronar I TV Skampa.

Per ta bere me te qarte dhe mos te kete dyshime se eshte shpifje, po te jap emrat dhe fuksionet ku punojne, kjo listë është marrë nga zyra e personalit ne bashki , por ajo dihet edhe nga të tjerët, por që nuk flasin dot nga frika e heqjes nga puna. Ato jane:

Xhani Shqerra drejtor tv.Bruna Kercuku gazetare, Elvira Xherri gazetare , Arnel Bega kameraman, ,Dashnor Vaja kameraman,Vladimir Mema gazetar, Florenc Pisha gazetar , Ali Zena teknik , Endri Shehu kameraman etj të gjithë këto janë punonjës të televizionit por që marrin pagën në bashki, sepse i sherben së majtës në këtë qytet.

21 të infektuar me Covid-19, kush janë qytetet e prekura

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 21 të infektuar të rinj me koronavirus, ndër të cilët 14 janë në Tiranë. Ky numër ka rezultuar nga 243 testime të kryera së fundmi.

6 nga të infektuarit janë nga personeli shëndetësor. Ndërkohë, 27 të sëmurë me COVID-19 janë të shtruar në Infektiv. Katër prej tyre në terapi intensive dhe një është në gjendje të rëndë.

Janë shëruar 14 qytetarë.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se, në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)

Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Mafia e pronave/ Vetëm 4 ditë në detyrë, jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastraës së Vlorës

U emërua të premten, u largua të martën. Viola Hima nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë (hiq fundjavën) në karrigen e drejtorit të zyrës vendore të Kadastrës.

Nuk dihen ende arsyet e largimit por ajo që dihet është se në këtë post edhe pesë drejtues të tjerë janë dorëhequr ne 9 muajt e fundit.

Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.

Subashi i Ramës dyfishon taksat për qytetarët e Fierit

Nga Luan BaAÇI

Janë me qindra kërkesa për apelim drejtuar Subashit të emëruar të bashkisë së Fierit. Kërkesa të shumta nga bizneset e mëdha e të vogla shkojnë në adresë të bashkisë së Fierit, ku me të drejtën e tyre kërkojnë shpjegime për “Taksat dhe tarifat vendore 2020” të rritura gati 2-fish krahasuar me një vit më parë.

Konkretisht, “Tarifa e shërbimit” e cila për një biznes të madh:

Në vitin 2019 ka qene 80 000 leke te reja. Ne vitin 2020 eshte bere 150 000 leke te reja.

Kjo “Tarifë shërbimi” eshte nje shpikje e radhes prej 2 vite radhazi e kesaj bashkie pasi ne vitin 2018 te gjitha tarifat kane qene te ndara ne Tarife pastrimi, gjelberimi, ndriçimi etj. Ku secili dinte mire se çfare po paguante, por duke pasur “komoditetin maksimal” te nje Keshilli bashkiak kukull me te gjithe anëtaret te blere, kjo tarife eshte “shnderruar” nen nje emer “Tarife sherbimi”. Por, per të ngopur babezine e tyre “shpikin” emra tarifash te reja. Ku bazohen?!

Baza Ligjore: Ligji Nr. 68/2017 “Për Financat E Vetëqeverisjes Vendore “

Neni 14
Tarifa vendore

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të vendosin tarifa për një shërbim që këto njësi ofrojnë apo për një të drejtë që u jepet individëve, personave fizikë dhe/ose juridikë.

2. Niveli i tarifës orientohet në mbulimin e kostos së shërbimit publik të ofruar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin tarifa vetëm për shërbimet publike, konsumi ose përfitimi i të cilave, në parim, është i matshëm për përdoruesit apo përfituesit, duke përdorur instrumente të përshtatshme për të siguruar aksesin, cilësinë, sasinë dhe koston e përballueshme nga të gjithë.

5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore krijojnë të ardhura nga këto tarifa vendore:
a) tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave;
b) tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve;
c) tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet;
ç) tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit;
d) tarifa për shërbimet administrative dhe dhënien e licencave, lejeve e autorizimeve;
dh) tarifa të përkohshme, në përputhje me rrethana të përcaktuara në ligj;
e) tarifa të tjera, të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore;
ë) tarifa të tjera, të përcaktuara në ligj.

Pra ne rastin konkret tarifa e sherbimit ne biznes nuk eshte ne asnje nga tarifat e percaktuar ne nenin 14/5 , nuk ka asnje sherbim/te drejte qe iu po na ofrohemi dhe ne duhet te tarifohemi per kete shkak dhe rritja e nje tarife nga viti 2019 ne vitin 2020 ne perqindje kaq te larta eshte teresisht abuzive dhe ne shperdorim te hapur te detyres .

Per me teper nuk eshte bere asnje konsultim me bizneset, grupet e interesit. Ju keni detyrim ligjor qe perpara miratimit te taksave vendore te benit konsultim me publik ku ta njoftoni dhe infirmoni.

Sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore

Neni 16- Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore

  1. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.
  2. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin.

Gjithashtu administrata e çdo bashkie ka per detyrim ligjor te bej publike ne faqen zyrtare te çdo bashkie, taksat dhe tarifat vendore te miratuara jo me vone se data 15 dhjetor e vitit pararendes, duke i botuar ato ne gazeta e media lokale dhe duke vendosur afisha ne ndertesa e vende publike. Po faqja zyrtare e bashkise së Fierit, i ka “mbetur ora” qe ne 2017.