28.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Rishfaqet sërish koronavirusi në Krujë

Pas një kohe të gjatë pa asnje rast poztiv, raste të reja me COVID-19 janë shfaqur në qytetin e Krujës.

Nga 15 teste të realizuara në 24 orët e fundit në këtë qytet, 2 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë marrë tampone ne zona të ndryshme të vendit.

Humbin jetën dy të prekur me Covid-19 brenda pak orësh tek Infektivi

Një tjetër pacient bartës i Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. Bëhet fjalë për një pacient, mosha e të cilit nuk dihet ende, i cili vuante nga ceroza në mëlçi dhe sëmundje të tjera shoqëruese, dhe më herët kishte qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një tjetër pacient në Infektiv, i cili ishte mbartës i sëmundjes, por pa simptoma. Të dy këta persona e kanë marrë virusin në ambientet e QSUT-së, ku në repartin e sëmundjeve të brendshme janë infektuar dhjetra persona, përfshirë dhe personel mjekësor.

”Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave”, njoftonte mbrëmjen e djeshme MSH.

Britania injoron OBSH-në, nis provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, duke filluar nga e enjtja, do të testojë mbi 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësorë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, duke bërë testime në 25 qendra vetëm në Britani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë infektuar me Covid-19 i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në studimin “COPCOV”.

Punonjësve të kujdesit shëndetësor në Britani do t’u jepet hidroksiklorokuinë ose një placebo për tre muaj, ndërsa atyre në Azi, do t’u jepet klorokuinë ose një placebo.

Interesimi për ilaçin u intensifikua pasi Presidenti Donald Trump filloi të fliste për dobinë e tij në konferencat për shtyp në prill. Në fillim të kësaj jave Presidenti Trump njoftoi se po merrte hidroksiklorokuinë si ilaç parandalues kundër Covid-19.

Megjithëse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar përdorimin e kufizuar të ilaçit nëpër spitale për të trajtuar pacientët me Covid-19, ajo nuk e ka miratuar përdorimin e tij jo klinik “për shkak të rrezikut të problemeve të ritmit të rrahjeve të zemrës”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Ndërsa provat laboratorike kanë dhënë shpresë për ilaçin, rezultatet janë jokonkluzive, duke shkaktuar krijimin e një studimi ndërkombëtar, të bazuar në një ilaç të vërtetë dhe një placebo (ilaç pa efekt).

“Ne me të vërtetë nuk e dimë nëse klorokuina ose hidroksiklorokuina është e dobishme apo e dëmshme në trajtimin e Covid-19”, tha Nicholas White, profesor i Universitetit të Oksfordit dhe bashkë-drejtues i studimit.

Interesi për një trajtim parandalues po rritet ndërsa përpjekja për prodhimin e një vaksine vazhdon.

Martin Llewelyn është profesor në Shkollën e Mjekësisë Brighton dhe Sussex dhe po udhëheq studimin me zotin White.

“Një vaksinë e disponueshme, e sigurt dhe e efektshme mund të jetë shumë largë”, tha profesor Llewelyn. “Nëse ilaçet e toleruara mirë si klorokuina dhe hidroksiklorokuina mund të zvogëlojnë shanset për t’u prekur me Covid-19, kjo do të ishte tepër e vlefshme”, shtoi ai.

Duka: Identifikim biometrik se i mbushin kutitë me votat e emigrantëve të vdekur

I ftuar në Ora News, kreu i partisë Agrare, Agron Duka u shpreh se opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim.

Po ashtu, Duka shton se pozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri.

“Opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim. Ky njeri është përgjegjës për numërimin e votave, ndërsa vëzhguesit janë politikë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Në rast se gjatë numërimit vëzhguesit shohin një parregullsi dhe secili prej tyre mund të kërkojnë një rinumërim. Kur dekomentohet se kjo është bërë me qëllim, janë shtuar edhe nga masat ndëshkuesi. Jemi në një situatë mosbesimi me njëri-tjetrin.

Opozita me të drejtë kërkon një komision hibrit, me një person drejtues jo politik i zgjedhur në mënyrë kazuale dhe me vëzhgues politikë. Mund të kandidojë kush do për këtë pozicion.

Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri. I mbushin edhe me persona që kanë vdekur. Duke bërë identifikimin biometrik nuk mund të shtohen votat”, tha Duka.

Paralajmërimi dramatik i BB: 48% e shqiptarëve do zhyten në varfëri, 1/3 do humbasin të ardhurat

Jorida TABAKU

Në 7 vite Shqipëria është bërë një vend më i varfër, më i korruptuar, me taksat më të larta në rajon. Investimet e huaja, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk janë prioritet i qeverisë, ndërsa qytetarët po vuajtur gjithnjë e më shumë pasojat e krizës ekonomike.

Për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit gjigand të qeverisë së Edi Ramës, parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë tregojnë për përkeqsimin të situatës.

Shqipëria do të kthehet 15 vjet mbrapa, duke përhapur varfërinë tek gati gjysma e popullsisë. Banka Botërore thotë se goditjen më të madhe në vend do ta marrin qytetet dhe shtresa e mesme, pasi varfëria pritet të shkojë rreth 48% duke arritur në nivelet e vitit 2005.

Banka Botërore parashikon se gati 1/3 e të punësuarve në Shqipëri, të cilët janë të vetëpunësuar, rrezikojnë të humbasin biznesin dhe të ardhurat e tyre.

Për shkak se qeveria nuk mori masat e duhura dhe lejoi që kriza ekonomike të shndërrohej në epidemi të papunësisë, Banka Botërore paralajmëron edhe rënien e të ardhurave për familjet shqiptare me rreth 12%.

Kategoria më e prekur nga braktisja e qeverisë janë të rinjtë, të cilët shikohen si potencial për emigrim të paligjshëm në vendet e zhvilluara europiane.

Lënia e qytetarëve në mëshirë të fatit nga Edi Rama tregohet fare qartë nga paketat që ajo vuri në dispozicion për ekonominë.

Duke qenë se paratë me të cilat duhet të siguronte vendet e punës dhe të ruante të ardhura të vazhdueshme për qytetarët, Edi Rama i çoi tek një grusht oligarkësh dhe për tendera luksi, Shqipëria është vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Tani që flasim, 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, as kjo ndihmë qesharake nuk është shpërndarë plotësisht.

Në kontrast me realitetin, ku mijëra biznese po mbyllen dhe mijëra të tjerë janë në prag falimentimi, Edi Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, duke bërë jetën luksoze të një politikani të korruptuar, që mendon vetëm si të vjedhë dhe të pasurohet.

E ardhmja për shtresën e mesme në Shqipëri, që për 7 vjet u masakrua nga taksat e Ramës, është gjithnjë e më e zymtë. Profesionistët e lirë, shtresa e mesme rrezikon të shndërrohet edhe më e varfër si pasojë e taksave të larta dhe krizës ekonomike. Edi Rama edhe në kohë krize përdori pandeminë për të shpërndarë qokat tek 4-5 oligarkë.

Shqipëria varfërohet nga RAMAVIRUSI, ndërsa ai vjedh përditë taksat dhe pronën e shqiptarëve. Vendi ka shtatë vite që tkurret duke u larguar gjithnjë e më shumë qytetarë, ndërsa kryeministri tallet dhe përbuz shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën – të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë.

Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve.

Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë – largimi i RAMAVIRUSIT dhe Oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre.

29

Covid-19 dhe sistemi shëndetësor në Shqipëri

Ilir Allkja
Mjek

Një refleksion i shkurtër rreth Raportit të Bankës Botërore, 29 maj 2020.

Që përpara shpërthimit të COVID-19, sistemi shëndetësor në Shqipëri përballej me vështirësi kritike në financim dhe në realizim të shërbimeve.

Këto vështirësi kufizoheshin nga nënfinancimi i sistemit public nga qeveria e Partisë socialiste si dhe nga koncensionet e shumta korruptive, ku spikat ai i shumëpërfolur i Check-Up.

Shpenzimet për frymë për sistemin shëndetësor publiki janë ndjeshëm janë ndër më të ulëtat ndër qevritë e Ballkanit.

Kjo e bën vendin tone edhe më të prekshëm sistemin nga shpërthime të ardhshme të epidemive, sidomos duke pasur parasysh se pacientët me sëmundje kronike janë më të cenueshëm.

Në të ardhmen, qeverisë së ardhshme demokratike do t’i duhet të investojë në mbylljen e boshllëqeve sa i takon gatishmërisë për situatat emergjente, të cilat janë identifikuar nga kriza e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19.

Prioritet duhet të jetë mbështetja e personelit mjekësor me pajisje dhe formim për
trajtimin e pacientëve të shpërngulur, kronikë, infektivë, si edhe të mbrojnë dhe fuqizojnë furnizimin me barna, pajisje dhe materiale thelbësore.

• Qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet edhe të sigurojnë fonde për të financuar sistemet

Tabela 1: Treguesit kyç të sektorit të shëndetësisë dhe rastet e vdekjet me COVID-19 marrë nga raporti I Bankës Botërore.

Sistemet shëndetësor në Shqipëri vuan prej vitesh emigrimin e mjekëve dhe infermirëve, të cilët kanë si destinacion Gjermaninë ku gjejnë dinjitetin moral dhe ekonomik. Propaganda e kryeministrit Edi Rama se gjoja në Shqipëri mjekët paguhen 4 herë më shumë se sa në Gjermani(!!!) duket se nuk ka funksionuar, pasi vetëm 5 vitet e fundit janë larguar drejt saj (Gjermanisë) mbi 1000 mjekë dhe më shumë se 5100 infermierë.

Shqipëria megjithëse ka numrin më të ulët të mjekëve për 100,000 banorë, vazhdon të vuajë eksodin e bluzave të bardha të cilët ndër arsyet e largimit listojnë mungesën e sigurisë në punë, pagën e ulët, karrierën e kufizuar nga politika, etj.

Sot dihet që mjekët në Shqipëri punojnë nën trysninë e politikës, frikën e humbjes së vendit të punës nqs flasinpër mungesa apo liritë e munguara.

Në tabelën e mëposhtme vërhet se ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë në përpjekje për të rritur numrin e mjekëve për frymë, Shqipëria megjithë retushimet që bën qeveria e saj mbetet shumë poshtë mesatares se vendeve fqinjë, e Akoma më larg standarteve evropiane.

E vetmja rrugë e përmirësimit mbetet që politikat shëndetësore t’i hartojnë e zbatojnë njerëz të mençur, profesionistë dhe kryesorja të duan Shqipërinë, vendin tone të shumëvuajtur!

Goditet banda shqiptare në Itali, sekuestrohen 400 mijë euro dhe 11 kg kokainë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë narkotikësh të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët kryenin aktivitetin e tyre në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar ‘Boxes’ u arrestuan 25 persona dhe u sekuestruan 400 mijë euro dhe 11 kilogram kokainë e pastër që ishin gati për t’u hedhur në treg.

Disa nga krerët e grupeve të narkosit të arrestuar në Lenjano, mbanin edhe pseudonime ‘Profesori’, ‘D’Artanjan’, ‘Mulo’, ‘Kojak’ dhe ‘Gjigandi’.

Hetimet për këto grupe filluan midis 6-7 majit, ku fillimisht u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Sipas policisë 105 mijë euro iu gjetën grupit të ‘Gjigantit’, një shtetas shqiptar resident në Novareze.

120 iu gjetën ‘Mulos’, trafikant që operonte në Turbigo, 60 mijë ‘Profesorit’ dhe 105 mijë euro grupit që kishte si shef ‘Kojakun’.

Denoncimi/ Deputeti i PS nxjerr nga burgu të akuzuarin për plagosje të dyfishtë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, sot prokuroria ka nxjerrë nga paraburgimi të arrestuarin pasi çau babë e bir me thikë. Jo vetëm kaq, por mjeko ligjori në Sarandë arrin të deformojë raportin.

Sipas tij, i arrestuari është liruar pas ndërhyrjes së deputetit të PS, Alket Hyseni.

Postim i ish-Kryeministrit Berisha

Lirohet banditi i Alket Hysenit!

Ai, ne atentatin per vrasje me dashje u çau barkun me thike Ilia dhe Petraq Lulos.

Pas nje jave mafiozi Alket Hyseni me narkoprokurorine e partise e nxjerrin te lire. Sb

PERSHENDETJE Doktor .pas atentatit per vrasje me dashje ne ksamil ku Albert Zylfsj miku i me banden e tij Alket Hysenit duan te zaptojn plazhet dhe tu vjedhin pasurit njerzeve hallexhinj te pa krah dhe puntor .Sot prokuroria Deshton ku nxjer nga paraburgimi te arestuarin pasi cau bab e bir me thik .jo vetem kaq mjeko ligjori ne sarand harin te deformoj raportin.

Po te lenduarit I derguan ne Tiran dhe Tirana ben report te ri mjekoligjor. Alket Hyseni deperton per ti nxjer nga burgu ushtaret e tij Po dhe tju mbilli ceshtjet Viktimat Ilia Lula djali Petraq Lula.

Po te nise dhe fotot te atentatorit.

Ku esht OFL pse nuk I sekuestron Hotelin .piken E Vodafonit qe kan me qera dhe mjetet luksoze si ka mundesi nje djal.I ri me kaq pasuri.

Para nje viti ketyre viktimave ju grabit shtepia lek bizhuteri arma e gjahut benci tip c klas i 2005 cau dhe postobllokun ne memaliaj dhe se kapi dot policia qe kishte ngjitur postoblloqe per kete pun se qe ben denoncimi

Babëzia/ Kryebashkiaku i Ramës vjedh mijëra euro me pajisjen e zyrave

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët tregojnë se si vjedhin rilindasit në pushtet.

Në denoncimin e tij qytetari shkruan se kreu i Bashkisë së Kavajës Redjan krali po rikosntrukton zyrat e bashkisë në një kohë që populli është në ditë të hallit.

Sipas qytetarit velra e rikonstruksionit të zyrave shkon nga 100 deri në 200 mijë euro.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhja ordinere e narkokryetarit te Kavajes me arrendimin e Zyres!

Miq, narkozyrtaret ne te gjitha nivelet e narkoshtetit jane leshuar ne vjedhje ordinere masive me rikonstruksionin e zyrave te tyre ne shuma 100-200 mije euro!

Qytetari dixhital denoncon narkokryetarin monist te Kavajes!

Ai ka gjetur nje zyre te rregullt nga paraardhesi i tij por per te vjedhur e fut ne rikonstruksion!
Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje doktor.
Ne kto dite varfnie dhe skamje per te gjithe ne si pasoje e termetit pandemise dhe vjedhjes qe Rama po na bon perdit nga Bashkite e deri te Qeveria…Kryetari Bashkis Kavaj Redjan Krali gjen momentin per ti ofru vetes vet luksin e nji sheiku.

Ka hedh posht komplet zyren e vet personale dhe po e rikonstrukton nga e para me te gjitha kushtet dhe mobiljet e shtrenjta miliona lekshe qe takomodohet sipas qejfit vet ndonse bashkia ska as 5 vjet qe esht ndertu dhe normalisht esht e re e ska nevoje per punime.

Po ktu ska mo turp per asgje,fut e vidh dhe pasurohu e nderto lukse per veten e vet pa populli ishalla vdes per bukkk…TURP
anonim tlutem se mprish pun rrespekte