19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Covid-19, vjen lajmi i mirë për Spanjën

Spanja pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid -19 dhe asnjë viktimë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka shkuar në 27.127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.

Këtë të hënë në Spanjë rreth 70 % e popullsisë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Regjisori i njohur i përgjigjet Ramës nga Pogradeci: Ka frikë, kërkon që të përçajë opozitën

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kombëtar vijon turin e saj nëpër Shqipëri në kuadër të mbledhjes së firmave në peticionin për ndërtimin e teatrit të ri në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte. Ndalesa e radhës ishte në qytetin e Pogradecit.

Dhjetëra qytetarë pogradecarë iu bashkuan përfaqësuesve të AMT, Edmond dhe Robert Budina, Mehdi Malkaj, Adriana Tolka, Juli Emiri dhe nënshkruan peticionin përpara Pallatit të Kulturës. Mes nënshkruesve ishte dhe ish kryebashkiaku i qytetit Eduard Kapri.

Regjisori i njohur, Edmond Budina në një intervistë për mediat, u pyet në lidhje me formimin e ndonjë partie nga ana e tyre, ndërkohë që regjisori theksoi se kjo është një shpifje e kryeministrit Rama.

“Ka frikë kryeministri, ne duam të sjellim një mendësi qyetetarë në politikën shqiptare. Me këtë ai do të përçajë të gjitha partitë opozitare, sepse me këtë ka sunduar përça dhe sundo.

Nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë kryeministri Edi Rama. Është një shpifje tjetër e radhës, që kërkon të përçajë shqiptarët mes tyre. Do të vijojmë turet në gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të bëjmë një manifestim kombëtar në Tiranë”, tha Budina.

Vokshi: Rasti i vajzës së dhunuar nga roja e shkollës tregues i dështimit të shtetit. Pse hesht ministrja Shahini?!

1 qershori pa shtet, Albana Vokshi: Rasti i vajzës së dhunuar nga roja e shkollës tregues i dështimit të shtetit. Pse hesht ministrja Shahini?!

Sot është 1 qershori. Një ditë që duhet të ishte e mbushur me zërat gazmorë të fëmijëve dhe gëzimin e tyre të ciltër. Por sot, 1 qershori nuk ishte i tillë, ishte një ditë e trishtë.

U mendova shumë për të shkruar një mesazh standart urimi për të gjithë fëmijët. Por si t’i uroja ato qindra mijëra nëna që sot nuk kanë me c’ti gëzojnë fëmijët e tyre? Cfarë urimi të bëja për nënat me sytë e trishtuar e me lotë për fëmijët që janë larguar për një jetë më të mirë?? Cfarë urimi mund t’i bëja mijëra fëmijëve që nuk marrin dot kura e ilace sepse shëndetësia falas ishte një mashtrim i madh? Po për ata dhjetëra mijë fëmijë që nuk kanë asnjë mundësi arsimimi sepse nuk shkojnë dot në shkollë dhe Qeveria nuk ju mundëson as internetin falas për mësimin on line??

Ndaj vendosa që sot të solidarizohem me lotin dhe dhimbjen e cdo nënë që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën e saj 3 vakte në ditë; me prindërit që detyrohen t’i nxjerrin fëmijët për të mbledhur qymyr për disa qindarka më shumë; me nënat që sot vuajnë dhunën e përditshme insitucionale të shtetit që i ka braktisur.

Në mëngjes lexova një status drithërues të gazetares Anila Hoxha, e cila kishte shpjeguar me detaje, që shumë prej nesh nuk i dinin, një ngjarje tronditëse të bërë publike ditët e fundit. Ishte një histori tronditëse e abuzimit me një vajzë të mitur vetëm 15 vjec nga roja I shkollës dhe disa të rinj. Jo vetëm ngjarja ishte shumë e rëndë, por më ulëritës ishte fakti që as drejtori i shkollës, as psikologu, as mësuesit, as policia, as punonjësi i sigurisë, as fqinjët….askush nuk kishte folur, askush nuk kishte reaguar aq më pak dënuar…

Ky është rasti tipik kur propaganda e Ramës me projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzën e mitur, viktimë e rojes maniak, që merret në mbrojtje nga drejtuesi I shkollës, që me shumë gjasa urdhëhiqet vetëm nga urdhëri partiak e jo nga ndërgjegja e përmbushjes së përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ky është rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fëmijët, por kriminelin, përdhunuesin e trafikantin.

Ky është rasti tipik i asaj ndjenje paniku që ndjen cdo nënë që i con fëmijët në shkollë e rrin me frikën që atje mund t’ja dhunojnë sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzës nuk heton.

E si në cdo rast të ngjashëm, Ministrja #Shahini shkëlqeu me heshtjen e saj. . .

Po si nuk pamë një reagim të grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zëvendësministre? Apo drejtuese të tjera? Apo mirëqenia e nje vajze nga një familje e thjeshtë në Kamëz, nuk hyn në axhendat e tyre të ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet për arritjet propagandistike e plot statistika shumengjyrëshe në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve që nuk harrojne t’i dërgojnë të paketuara bukur në cdo ambasade apo organizëm ndërkombëtar.

Nuk arrij të kuptoj si është e mundur që një Ministre e Arsimit nuk reagon për një ngjarje kaq të rëndë??? Po për cfarë dreqin duhet një ministre që nuk reagon për asgjë e hesht për cdo gjë?

A ka ndonjë ndjenjë faji kjo grua për derexhenë ku e ka katandisur arsimin? Kur në oborret e shkollave shitet drogë dhe brenda shkollave nxënëset ngacmohen, dhunohen e përdhunohen edhe nga mësues e roje??

A e bën gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjë ndjesi meqenëse asgjë s’e lidh me realitetin që ne jetojmë në Shqipëri?? E meqenëse nuk është për asgjë, le të ikë sa më parë!!!

Ku janë shoqatat në mbrojtje të fëmijëve që nuk flasin?? Kaq pak vlerë ka një jetë e mirëqenë dhe e dinjitoze për një vajzë të mitur sa nuk merr dot as vëmëndjen e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare për reagim??

Që nesër kjo ngjarje të mos na ndodhë ne, duhet që sot të reagojmë të gjithë ndaj sistemit shkollor të kalbur, thellësisht të politizuar, të paaftë që ka ngritur Rama – Nikolla – Shahini.

Në vetëm një vit sa raste ngacmimi, dhunimi e përdhunimi të vajzave të mitura brenda shkollave. A ju kujtohet rasti i Kavajës ku një vajzë e mitur u dhunua nga disa djem? Apo rasti i Arapajt ku një vajzë u dhunua brenda ambjenteve të shkollës nga djali i kryeplakut? Po rasti Fierit ku nxënësja u ngacmua nga mësuesi /it? A ka vepruar drejtësia për këto raste? Në dijeninë time, në asnjërin prej këtyre rasteve organet e drejtësisë nuk kanë bërë drejtësi, sepse dhunuesit kanë lidhje me partinë shtet.

E në këtë 1 qershor në vend të një urimi, unë kam vetëm një mezash për cdo nënë:

Mbroni vetë #Fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!!!

#MbroniFëmijëtTuaj
#ShtetiMungon

1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin e një parku, Zhupa: Pro çdo këndi lojrash, kundër betonizimit që kryen Erion Veliaj

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se, është pro çdo këndi lojrash, por kundër shpërdorimit të parave publike, paligjshmërisë dhe betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Zhupa shprehet se, Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek për të prishur gjelbërimin e një parku për fëmijë edhe të rritur, një mjedis relaksues, lojrash në natyrë edhe i gjelbër për ta bërë atë gjoja si kënd lojrash në kundërshtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës!

Reagimi i plotë

PRO çdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin e një parku për fëmijë edhe të rritur, një mjedis relaksues, lojrash në natyrë edhe i gjelbër për ta bërë atë gjoja si kënd lojrash në kundërshtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapësirë të rëndësishme ambientale ekologjike.

Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!

Betonizimi është e vetmja metodë pune që njeh Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë!

Foto/ Aleanca për Teatrin zbarkon në Pogradec dhe Korçë, qytetarët firmosin peticionin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon turin e saj nëpër Shqipëri për mbledhjen e firmave të peticionit që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ku ishte dhe siç ishte.

Ndalesa e rradhës ishte qyteti i Pogradecit dhe Korçës ku dhjetëra qytetarë firmosën peticionin.

Deri tani, Aleanca dhe aktivistë të tjerë kanë qenë në Durrës, Shkodër, Kukës dhe Mat, ndërsa turi do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.

Rama refuzon të hapë doganat e Morinës dhe Qaf Prushit, Berisha: Rilindasit urrejtje të madhe për shqiptarët e Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh të qytetarit dixhital, i cili tregon urrejtjen e madhe që kanë rilindasit për shqiptarët e Kosovës dhe ata të veriut të vendit.

Më mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë qytetari shkruan se pikat kufitare të Morinës dhe ‘Qafa e Prushit’ nuk do të hapen, pasi shqipëria nuk i ka kapacitete mjekësore, por pas kësaj fshihet urrejtja e Ramës për shqiptarët e veriut.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Kristaq Urrejtja ka refuzuar hapjen e pikave kufitare te Qaf Morines dhe Qaf Prushit!
Miq, ne nje vendim kriminal absurd sot nuk jane hapur pikat kufitare te Qafe Morines dhe Qaf Prushit pa njoftuar fare duke ndeshkuar keshtu banoret e ketyre dy rretheve.

Sipas qytetarit dixhital qe i referohet Qendres se Menaxhimit te Kufinjve ne Prishtine kjo ka qene kerkese e narkoqeverise shqiptare pra e Edvin Kristaq Urrejtjes per te ndeshkuar keto dy rrethe.

Duke kerkuar hapjen urgjente te pikave kufitare, ju bej thirrje banoreve te Hasit dhe te Tropojes te angazhohen ne te gjitha format e mosbindjes cilive kunder Edvin Kristaq Urrejtjes dhe narkoqeverise se tij te perçarjes kombetare. Sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Mirmbrema Dr ,neser do hapen kufit kosove shqiperi,ne veqanti nuk do hapen Qafa prushit me Hasin dhe qafa Morinë me Tropoje,telefonuam qendren kufitare Te menagjimit Te kufive ne Prishtinë,na than qe esht kerkese e Shqiperis per siguri te menagjimit dhe munges kapaciteteve mjeksore,do funksionoj vetem pika ne Morinë Te kuksit,tropoja Hasi mbeten Te izoluara

Foto/ Plasin protestat masive në Itali: Covid-19 nuk ekziston!

Protestuesit e jelekëve portokalli kanë pushtuar rrugët në Itali për të demonstruar kundër bllokimit të rreptë të qeverisë ndaj koronavirusit, duke pretenduar se virusi “nuk ekziston”.

Protestuesit kërkojnë që Qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të zëvendësohet nga një qeveri kombëtare dhe kthimin te lira italiane.

Bizneset italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas më shumë se dy muaj bllokimi në mbarë vendin që synonte të frenonte përhapjen e virusit.

Megjithatë qindra qytetarë dolën në rrugët e Romës dhe Milanos për të kërkuar një fund të menjëhershëm të kufizimeve. Vendi ka konfirmuar 232.664 raste të koronavirusit dhe një numër vd ekjesh prej 33.340.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, dhe askush nuk mbante maska për fytyrën.

Gjatë protestës nuk munguan incidentet ku protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë.

Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.

Covid-19/ Sërish rënie e numri të viktimave në Itali, dy herë më pak infèksione se dje

Italia ka njohur një tjetër rënie të lehtë sa ju përket shifrave nga pasojat e Covid-19 që sot ka hyrë në ditën e 101 që nga nisja e pándemisë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 60 viktíma dhe 178 raste pozitive. Ndërkohë janë shëruar 848 persona.

Bilanci i djeshëm ka rëgjistruar 75 viktíma në shtetin fqinj duke vijuar me uljen graduale të këtyre shifrave në krahasim me një ditë më parë.

Përhapja e korònavirusit gjithashtu ngadalësohet në Lombardi. Dy ditë më parë kishte 111 humbje jetësh dhe 416 raste pozitive me Covid-19.

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ja letra…

Opozita nuk tërhiqet nga rruga për ta çuar deri në fund Reformën Zgjedhore.

Edhe pse afati i fundit ishte data e djeshme 31 maj, opozita kërkon që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër.

Më poshtë kërkesa e përfaqësuesve te opozitës për mbledhjen nesër në orën 17.00.

‘Përshëndetje
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhenden e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.’

Përfaqësuesit e Opozitës
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Si u përplas banda e Avdylajve me Policinë: Nuka na kontrolloni dot, ua dimë shtëpitë…

Si u përplas banda e Avdylajve me Policinë: Nuka na kontrolloni dot, ua dimë shtëpitë…

Një incident i rëndë që ka ndodhur në ambientet e Burgut 313 më datë 21 maj, mes anëtarëve të “grupit të Shijakut”, vëllezërve Avdylaj, Hajri Seferit, Saimir Gjipalit dhe italianit Giovani di Cosimo me Policinë, është bërë objekt i një kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës, por që është rrëzuar nga Gjykata.

Në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve jepen me detaje të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë kontrollit që Policia e Burgjeve ka kryer nga 23:25 deri në orën 01:25, në dhomën nr.4, ku ndodhen këta të paraburgosur, raporton Panorama.

Pas gjetjes së një celulari, personat që ndodhen në paraburgim kanë nisur të fyejnë e të kërcënojnë punonjësit e Policisë, madje edhe duke i përmendur me emra të përveçëm.

Në raport janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket përplasja që ka ndodhur mes të paraburgosurve dhe efektivëve të Policisë.

Ndërsa janë përmbledhur edhe të gjitha dëshmitë e efektivëve që kanë qenë prezentë gjatë operacionit për sende të ndaluara, që është kryer në burgun “Jordan Misja”, i njohur edhe si 313. Më poshtë, raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Më datë 23 maj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve depozitoi një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, për kalimin e përkohshëm në regjim të mbikëqyrjes së veçantë për 5 të paraburgosur. Ky kallëzim iu drejtua Elizabeta Imerajt, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, për dijeni të drejtorit të SHKBB, Florent Sulçe, drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

E nderuar znj.prokurore, në vijimësi kemi informuar për raste të shkeljeve të rënda të akteve rregullative nga të burgosur të ndryshëm, për të cilët ka qenë masë e përshtatshme e proporcionale me shkeljet, vendosja e tyre në regjim të mbikëqyrjes së veçantë, parashikuar nga neni 55 i ligjit nr.8328, datë 16.04.1998, për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, i ndryshuar.

Aplikimi i kësaj kërkese ligjore ka pasur impakt të rëndësishëm në forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionin e burgimit, madje edhe në rehabilitimin e të burgosurve ndaj të cilëve janë aplikuar këto masa. Pavarësisht sa më sipër, hasëm sërish raste që të burgosur të caktuar kryejnë shkelje të rënda e shumë të rënda gjatë vuajtjes së dënimit e madje në disa raste, natyra e shkeljeve të tyre ka edhe elemente të mirëfillta të veprave penale.

Për ta konkretizuar situatën, evidentojmë se: Më datë 21.05.2020, në IEVP “Jordan Misja”, Tiranë, janë konstatuar shkelje shumë të rënd,a që lidhen me sigurinë dhe rregulloren e burgut. Konkretisht: Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim; Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik; Goditja për shkak të detyrës; Kanosja për shkak të detyrës. Këto shkelje janë edhe vepra penale parashikuar nga neni 324/a, 236, 237 dhe 238 – 25 i Kodit Penal.

Në orën 23:25 deri në orën 01:25 është realizuar kontroll nga Policia e Burgjeve për kontrollin e të burgosurve, si dhe të ambienteve të qelive apo ambienteve të përbashkëta, për konstatimin dhe evidentimin e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm. Forcat e Policisë ushtruan kontroll edhe në sektorin nr.5, kati i dytë, dhoma nr.4, ku ishin të akomoduar: Hajti Seferi, Astrit Avdyli alias Avdyli Sulejmani, Altin Avdyli, Saimir Gjipali dhe Giovani di Cosimo alias Ciovani Petrone. Sapo forcat e Policisë hapën derën e dhomës nr.4, të paraburgosurve iu komunikua “Policia për kontroll”, u konstatua se në kundërshtim me rregulloren e burgut, në dhomë nuk kishte ndriçim (ishin fikur dritat).

Pas njoftimit thirrjes së Policisë për kontroll, të gjithë të paraburgosurit e kësaj dhome u ngritën në këmbë dhe kundërshtuan kontrollin në mënyrë demonstrative, duke kundërshtuar forcërisht dhe duke shtyrë punonjësit e Policisë me forcë. Në parvazin e dritares së dhomës u konstatua prania e një telefoni celular, i tipit “Samsung”, ngjyrë e kaltër (send i ndaluar që përbën vepër penale të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal). Me hyrjen në dhomë, forcat e Policisë bllokuan derën e tualetit për të mos pasur mundësinë që të paraburgosurit të hidhnin sendet e ndaluara. Më pas, me prezencë të të paraburgosurit Saimir Gjipali, filloi kontrolli i dhomës ku u konstatua: Një karikues aparati celular “Samsung” me fishë të bardhë, një fishë karikimi për markën “Apple”.

Për dokumentimin e ngjarjes së mësipërme u hartua dokumentacioni përkatës, raporti i shërbimit, aktkonstatimi i sendit të ndaluar, procesverbali i bllokimit dhe procesverbali i dorëzimit, ndërsa më pas secili punonjës pjesëmarrës në këtë operacion ka dhënë deklarimet individuale. Në lidhje me sendet e gjetura, asnjë i burgosur nuk pranoi autorësinë (celular, karikues, fishë karikimi “Apple”) e nuk bëhet fjalë për të dhënë shpjegime të hollësishme e bashkëpunuar me kontrollin për hapjen e marrjen e informacionit nga aparati celular.

Madje, të paraburgosurit pretendonin se celularin mund ta ketë kaluar pastruesi. Ndërsa i paraburgosuri Saimir Gjipali, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së kontrollit, insistoi të merrte kontakt me pastruesin, me qëllim që sendin ta merrte përsipër pastruesi, por që nuk u lejua nga forcat e Policisë. Kjo sjellje e tyre është treguesi i qartë i sigurisë së tyre që i burgosuri tjetër do pranojë (ndonëse do të ishte fakt absurd) pronësinë e sendit të ndaluar, pra është tregues i qartë që kanë aftësi për të nënshtruar të burgosurit në fjalë e që mund të përfitojnë prej tij, raste të njohura edhe më parë në sistem. Në përfundim të kontrollit, të gjithë të paraburgosurit e dhomës nr.4 u shoqëruan në dhomat e veçimit.

Siç dihet, aparati celular është një mjet efikas komunikimi, ndërveprimi e koordinimi – veprimtari për të cilat me qëllim parandalimin e tyre, sipas ligjit për kategori të caktuara të burgosurish, sikurse janë këta të paraburgosur, është parashikuar edhe vendosja e tyre në regjim të posaçëm, nëpërmjet marrjes së masave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së lartë.

Gjatë gjithë kohës së kontrollit, secili prej këtyre të paraburgosurve me veprime aktive, jo vetëm nuk janë bindur, por kanë kundërshtuar, kërcënuar e kanosur punonjësit e Policisë të përfshirë në aksion. Siç shpjegohet hollësisht në aktet e mbajtura (raport-shërbimi dhe deklarata të secilit punonjës), secili prej të burgosurve është përfshirë në vepra penale të kundërshtimit, kanosjes, fyerjes, duke iu drejtuar punonjësve të veçantë dhe të gjithëve në tërësi me tone të larta hakërruese dhe qartësisht kërcënuese, në adresë edhe të familjarëve të tyre:

– A e dini se kush jemi ne…

– A e dini se kush jam unë o spiuna…

– S’ka bir ku… që të më prangosë mua.

– Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje…

– Ka për t’ju q… robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena…

– Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju…
– A më njeh mua??? E di kush jam???

– Do keni probleme. Ne ju njohim…

– Ua dimë shtëpitë ku banoni…

– Ty të njoh se më ke shoqërua për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto.

– Të njohim shumë mirë ty, o Shpëtim!! Ç’të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër?

– Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë, se çfarë kemi për të bërë.