37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Suedia refuzoi izolimin nga virusi, sot i vetmi vend në botë me rritje ekonomike

Shumë janë shkruar, thënë dhe nënkuptuar për “imunitetin e turmës”, të cilën aplikoi si metodë shkencore qeveria suedeze në popullatën e saj, në përballje me virusin Covid-19.

Qeveria suedeze ishte i vetmi vend që nuk aplikoi “lockdown” / izolim, por qytetarët e saj i la të lirë, nën disa masa normaliteti që lidheshin kryesisht me distancimin social, por që të gjitha kafeteritë, restorantet, bizneset dhe të gjitha shkollat funksionuan normalisht dhe nuk u mbyllën për asnjë moment.

Ndaj dhe sot, Suedia u kthye në fenomen botëror, teksa është i vetmi vend në botë që shënoi rritje të ekonomisë me 0.4% për 3-mujorin e parë të viti 2020.

Suedia me një popullsi prej 10,3 milionë banorë, shënoi 4.350 të vdekur dhe 36.476 të prekur nga virusi. Kurse në Skane, zona e dytë me dendësinë më të lartë të popullsisë, në jug të vendit, në kufi me Danimarkën, është sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Pati shumë pak të prekur dhe jeta nuk ndryshoi ritmin e saj për asnjë çast.
Pyetja që shtrohet tashmë është kjo: Vendet që u izoluan, apo që u mbyllën totalisht, ishin pjesë e një plani global, taktike globale, apo kanë popullsi që nuk i nënshtrohen rregullave të përkohëshme, por vetëm Ligjeve?!

Si “do të hapen” sërish këto vende? Do të mbeten të mbyllura derisa të gjendet një vaksinë për 7 miliardë e më shumë banorë të globit? Sa kohë do të qëndrojnë të mbylluara këto vende? Pse?

Mos duhet të mendohemi që qeveritë e këtyre vendeve që u izoluan kanë gabuar fatalisht?

Apo të besojmë që kanë popuj të pabindur?

Secili brenda vetes e ka përgjigjen. Por ajo që themi sot me akte dhe evidenca është se Suedia sfidoi virusin, Pandeminë, taktikat dhe praktikat europiane dhe ato të OBSH-së dhe doli fitimtare përballë një krize globale.

Nëse një ditë do të duhet të ngrehim akuzën ndaj fajtorëve, padyshim do i referohemi Suedisë për t’i fajësuar!

Trump klasifikon grupimin majtist “Antifa” si organizatë terroriste

tetet e Bashkuara do të klasifikojnë zyrtarisht grupimin e majtë ekstrem, me emërtimin “Antifa”, Organizatë Terroriste – këtë deklaroi Presidenti Donald Trump ditën e diel.

Vendimi u mor pas ditëve të protestave të dhunshme, trazirave dhe banditizmit, plaçkitjes dhe dhunës së ushtruar mbi civilë, mbi prona dhe biznese, protesta që shënuan dhe një viktimë të pafajshme në qytetin e Minneapolis, Minnesota. Në këto protesta, një numër i madh i anëtarëve aktivë të organizatës “Antifa” ishin vatra e dhunës dhe e terrorit të ushtruar mbi civilë amerikanë dhe bizneset e tyre.

“Antifa” është akronimi i termit “antifashist” dhe sot grupimi apo organizata është cilësuar si përgjegjëse e dhunës së ushtruar, por ky nuk është rasti i parë i një qëndrimi dhe veprimtarie të tillë të kësaj organizate. “Antifa” ka disa vite që po aktivizohet si një grup i rrezikshëm, që shkakton trazira dhe dhunë, dhe që anëtarët e saj janë ekstremistë të majtë.

Organizata majtiste ekstremiste ka filluar të aktivizohet ndjeshëm, pas zgjedhjes së Presidentit Trump në nëntor 2016.

Prokuroi i Përgjithshëm i SHBA-së Bill Barr konfirmoi këtë të diel se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë dhe do të dënojë aktivistë që kanë thyer ligjin, që kanë ushtruar dhunë dhe që kanë plaçkitur qytetarë amerikanë.

Presidenti Trump theksoi se nuk mund të lejojë gangsterë të dominojnë jetën e vendit dhe të qytetarëve amerikanë.

Presidenti Trump kritikoi gjithashtu Median që nuk i paraqiti protestat siç realisht po ndodhnin dhe u tha atyre se, mes qëndrimit të tyre të njëanëshme nuk po ndihmojnë drejtësinë dhe shtetin amerikan për të bërë të gjitha arrestimet e mundshme, bazuar tek filmimet që disponojnë.

Por amerikanët janë më të pushtetshëm se Media, bandat e krimit dhe terrorit nuk mund të jenë mbi shtetin dhe mbi ligjin.

Do të evidentohen, do të kapen dhe do të dënohen të gjithë!

“Më rrëmbyen alienët për tri ditë”! Deklarata shokuese e Maradonës

Ekzistenca e jetës jashtëtokësore, është një çështje që prej vitesh ka ngjallur shumë debate.

Mbi një milion njerëz konfirmuan praninë e tyre në një ngjarje në Facebook më 20 shtator të quajtur “Zona e Stuhisë 51, ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve”, duke zbuluar kështu se interesi për jetën jashtëtokësore nuk është zhdukur.

Duket se edhe personazhet e njohur pëlqejnë të flasin për raportin e tyre me jetën jashtëtokësore.

Personazhi i fundit që bëhet pjesë, është ish-legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, njofton noa.al.

Duke folur për kanalin argjentinas TyC Sports, kur u pyet nëse besonte tek UFO-t, ai tha se është rrëmbyer nga alienët për tre ditë.

“Një herë, pasi piva, mungova në shtëpinë time për tre ditë. U ktheva në shtëpi dhe thashë që UFO-t më kanë rrëmbyer”, tha ai.

Megjithatë ai nuk dha shumë informacione lidhur me eksperiencën e tij, ndonëse ka thënë disa herë gjatë karrierës së tij se ka lozur në disa ndeshje pa fjetur fare.

Është e vërtetë që Maradona njihet, përveç si një nga futbollistët më të mirë në histori, edhe për problemet e tij me drogën dhe alkoolin.

Gjithsesi se sa e vërtetë është deklarata e tij për rrëmbimin nga alienët, nuk mund të provohet.

Trump: Kriminelë të së majtës ekstreme nuk do të lejohen t’i venë flakën komuniteteve, do të ndalen

Në Shtetet e Bashkuara vazhduan demonstratat në dhjetra qytete, përfshirë kryeqytetin Washington, DC për të protestuar ndaj vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd nën prangat e policisë së Mineapolis. Shumë prej tyre u shndërruan përsëri të dhunshme të shtunën mbrëma dhe në orët e para të së dielës. Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shteteve të tjera kanë aktivizuar trupat e Gardës Kombëtare.

Në pesë netët e kaluara, protestat fillimisht paqësore kanë degjeneruar në plaçkitje, vënie zjarri dhe akte të tjera të dhunshme në Mineapolis ku ndodhi vrasja e George Floydi, dhe në qytete të tjera.

“Jemi nën sulm,” tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili premtoi se do të përdoret “forcë maksimale” për të rivendosur rendin.

Megjithatë protestuesit dolën përsëri, megjithë një urdhër për ndalim qarkullimi që nga ora 8 e mbrëmjes.

“Dua të sjell ndryshim, për njerëzit e mi sepse kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe gjërat duhet të ndryshojnë”, tha një protestues në Minneapolis.

Në kryeqytetin amerikan, Uashington DC policia lëshoi spërkatës djegës ndaj demonstruesve pranë Shtëpisë së Bardhë dhe Garda Kombëtare u thirr, ndërsa shpërtheu dhuna aty këtu, natën e dytë të protestave ndaj vdekjes së Floyd-it dhe reagimit të Presidentit Donald Trump ndaj saj.

Nga Florida, ku kishte shkuar për të parë nisjen e raketës SpaceX, ai shprehu keqardhjen për vrasjen e Floydit dhe foli për dhunën në qytetet amerikane.

“Kriminelë të së majtës radikale, banditë dhe të tjerë në gjithë vendin dhe në gjithë botën, nuk do të lejohen t’u vënë flakën komuniteteve. Nuk do ta lejojmë. Dëmton ata që janë më në nevojë dhe ne do t’i mbrojmë ata që kanë më pak”.

Ai vlerësoi vendosjen e trupave të Gardës.

Protestuesit thërrisnin “Pa drejtësi, nuk ka paqe”. Disa objekte, si dyqane dhe restorante u vandalizuan.

Los Angeles, pa një nga protestat më masive, por edhe ndër dëmet më të mëdha, siç u shpreh Shefi i Policisë së qytetit, Michel Rey Moore.

“Kemi pësuar dëme të jashtëzakonshme dhe humbje të jashtëzakonshme pronash të bizneseve që po vuajnë në pandeminë më të rëndë në 100 vjet”.

Përmasat e shkatërrimit në Los Angeles po krahasohej me trazirat e vitit 1992, ku pati mbi 1 miliardë dëme materiale.

Associated Press njofton se afro 1.400 njerëz janë arrestuar në 17 qytete që nga e enjtja. Por ndërsa protestat vazhduan deri në orët e para të së dielës ky numër mund të jetë më i lartë.

Në Nju Jork, edhe mbrëmë pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve megjithë thirrjen e autoriteteve për qetësi. Një protestuese, foli për dëshpërimin që ndjejnë afrikano-amerikanët, por tha se dhuna nuk është rruga e duhur.

“Policia e Nju Jorkut ka punën e vet për të bërë, ashtu si ne. Si afrikano-amerikanë në këtë komunitet, duhet ta kuptojmë se policia ka punën e saj. Mund të protestojmë paqësisht. Gjithë kjo djegie gjithandej ëshë e pajustifikueshme”, tha ajo.

Oficeri i policisë, Derek Chauvin, ishte kapur në video të hënën me gjurin në qafën e Floyd-it, që ishte me duar në pranga dhe i paarmatosur. Chauvin e kishte mbajtur gjurin në qafën e Floydit për tetë minuta dhe 46 sekonda. Mbi të janë ngritur akuza për vrasje.

Babai i 15-vjeçares: Nëse shteti nuk vepron, do ta vras atë përdhunues…

Babai i vajzës 15-vjeçare që është përdhunuar nga 64-vjeçari roje i shkollës, është shprehur se do të marrë hak, nëse shteti nuk vepron.

Duke folur për mediat, ai është shprehur se do ta vrasë Abaz Dokun.

‘Vajza ime ishte e vogël, u mashtrua. Ishte në gjimnaz dhe ai e ngacmonte. Kishte një shkop që e përdorte për të kërcënuar fëmijët.

Ai ishte maniak, i ngacmonte të gjitha vajzat e gratë e lagjes.

Unë nuk e lë gjallë.

Nëse shteti nuk vepron unë do ta vras. I kam thënë djalit të tij, që nëse ligji nuk vepron unë atë do ta vras, nuk do ta lë gjallë.

Ai është gjysh, si mund ta bëjë këtë gjë ai’, është shprehur për mediat, babai i vajzës 15 vjeçe.

“Pse të harxhojmë tamponët”? Udhëzimi skandaloz për epidemiologët!

BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Nga Bardh SPAHIA

“PSE TE HARXHOJME TAMPONAT?”

Ky është udhëzimi skandaloz për epidemiologët! Edhe kur është personeli shëndetësor që ka nevojë, u refuzohet tamponi “për të mos u harxhuar!!!!

Pra personeli shëndetësor mund të vazhdojë punën e të rrezikojë pacientët, se këta do kursejnë tamponët!!! E vështirë ta ndash nëse është thjesht paaftësi, bindje idiote ndaj urdhërave kriminalë politikë, apo të dyja bashkë!

Heshtja skandaloze e ministrisë së shëndetësisë edhe pas denoncimeve të rasteve të personelit mjekësor, flet shumë se ku qëndron përgjegjësia e kësaj lloj filozofie.

Aleanca për Teatrin: Të gjashtët që meritojnë murin e turpit në ekipin negociator me BE!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë të ditur sot se gjashtë nga shembësit e Teatrit Kombëtar, në vend që të dënoheshin për turpin e tyre, janë përfshirë në ekipin negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Aleanca, e revoltuar dhe e indinjuar për gjashtë këshilltarët bashkiakë, Romina Kukon, Dajna Sorensen, Ermira Gjeçin, Oltion Rrumbullakun, Ornela Çuçin dhe Ervin Meten, deklaroi se kjo ndodh në një kohë kur ata të gjashtë meritojnë t’u gdhenden emrat në një mur të përjetshëm turpi.

Në deklaratën e Aleancës thuhet:

Romina Kuko, Dajna Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltion Rrumbullaku, Ornela Çuçi dhe Ervin Mete janë vetëm gjashtë nga këshilltarët e bashkisë Tiranë të cilët më 14 maj në një procedurë të pamiratuar paraprakisht për t’u zhvilluar ashtu si u zhvillua – me email qarkullues, kanë votuar një ditë para asaj që ishte shpallur si ditë e mbledhjes së këshillit bashkiak për temën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vetëm kaq do të mjaftonte që këta individë që paguhen me taksat e qyetarëve për një pozicion me status të lartë shoqëror, përtej pozicioneve që mbajnë si zëvendësministra e të tjera ndoshta po ashtu, të ngurronin dhe me vetëdije qytetare të votonin kundër ose të mos merrnin fare pjesë në procesin farsë që nxorri vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por këta individë bashkë me gjithë të tjerët – kryeshembësi Rama në artikullin e tij në Le Monde shprehej se vendimi i këshillit bashkiak kishte qenë unanim, vendosën që të mos vinin vetëdijen qytetare para urdhrit, presionit e ndoshta edhe interesit konkret që mund të kenë pasur të lidhur me shembjen e Teatrit.

Nuk do të na interesonin më tej këta emra, përveçse për t’i vendosur në një mur të përjetshëm turpi që do t’i vijë dita shpejt që të bëhet, sikur të mos ishte fjala edhe për diçka tjetër të rëndësishme.

Këta gjashtë individë në vend që të dënohen që të mos kenë më punë fare me çështje shtetërore, janë bërë pjesë e ekipit negociator për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Me ç’fytyrë do t’u dalin përballë kolegëve europianë këta individë kur kanë votuar për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë të shpallur trashëgimi kulturore europiane nga Europa Nostra e cila financohet me fonde të Bashkimit Europian?

Degradimi, PS kërkon të numërojë e vetme votat me komisionerë të maskuar si të pavarur

Në Shqipëri, Reforma zgjedhore duket të ketë mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato vetë kishin vendosur. Edhe mbledhja e të dielës që përfundoi në mbrëmje, la gjithshka pezull, me gjithë ndërhyrjen e një përfaqësuesi të ambasadës amerikane, i cili fillimisht u takua me përfaqësuesin socialist Damian Gjiknuri dhe atë demokrat Oerd Bylykbashi, për t’u ulur më pas dhe me dy anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Petrit Vasili dhe Rudina hajdari.

Nga deklarimet e bëra nga palët në mbyllje të takimit, e vetmja gjë e qartë ishte se nuk ishte gjetur gjuha e përbashkët. Ndërsa për pikat që i ndajnë, u dhanë versione të ndryshme.

“Pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore dhe ofroi konsensus, PS nuk ishte e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, duke synuar të mbajë privilegjet e saj.

Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën dhe për një proces zgjedhor që krijon besim dhe legjtimitet për të gjithë aktorët në lojë. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe jemi në pritje që PS të tregojë gatishmëri për të bërë hapat e saj drejt konsensusit, siç kemi bërë ne koncensionet e nevojshme”, deklaroi demokrati Oerd Bylykbashi.

Por një tjetër panoramë ofroi socialisti Damin Gjiknuri. “Sot kemi një kuadër gati të përfunduar, me të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, por mbi të gjitha dhe me disa kërkesa thelbësore që ditët e fundit opozita i kishte kthyer në një kusht. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë ato, por nuk mundet që pasi biem dakort e reflektojmë një pjesë të mirë dhe të kërkesave që quheshin parakushte, dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të fillohet e të ndryshohet duke dalë më kërkesa të reja”, u shpreh Gjiknuri, duke deklaruar se shumë shpejt ai do të bëjë publike të gjitha kërkesat që siç tha ai ka paraqitur opozita dhe se i janë marrë ato parasysh.

Zoti Bylykbashi nënvizoi se “ne jemi të gatshëm të punojmë për të arritur zgjedhje me kompromis pa hequr dorë nga garancitë themelore. Le ti japim kohë PS të kuptojë pse nuk mund të jetë Kolegji që të vërë vulën e njomë mbi tabelën e rezultatit, që të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion i turpshëm që është sot, që është pronë e saj. Jemi përpara një modeli të ri, po nuk mund të jetë i tëri pronë e PS, të kuptojë që procesi i ngritjes së një administrate, e cila garaton profesionalizimin dhe depolitizimin, nuk mund të jetë fals, nuk mund të jenë komisionerë të PS të maskuar si të pavarur, dhe e gjitha kjo duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me garantimin 100 të identifikimit biometrik të votuesve. Në momentin kur do të kemi një kompromis mbi gjithë këtë aks të procesit, sigurisht që dhe hapësira dhe për çështjet e tjera është e thjeshtë”.

Por sipas zotit Gjiknuri “shqetësimet kryesore te opozitës janë reflektuar. Opozita ka një problem me vettingun e nuk do të njohë. Nga njëra anë vettingu pranohet se është detyrim kushtetues, te zgjedhjet thonë jo, nuk duhet. Rekomandimet e ODIHR-it, me garanci shtesë që do opozita, që të ketë njeri politik që ta ndjekë, është pranuar. Pyeteni zotin Bylykbashi nëse është realizuar 100 përqind identifikimi biometrik, a kanë më probleme?”, deklaroi përfaqësuesi socialist.

Palët u deklaruan të gatshme të ridiskutohen, por duket se nuk është lënë asnjë takim i ri. Madje zoti Gjiknuri, la të kuptohet se do të vijohet me procedurën parlamentare. “Dyert e dritaret e komunikimit për opozitën janë të hapura për të vazhduar e për të mbyllur dhe ato pak gjëra për të cilat ata kanë filluar të ndryshojnë mendje. Opozita të na bashkangjitet, që ta çojmë përpra këtë process. Parlamenti është legjitim, i ka votat, dhe pritja nuk mund të jetë pa fund”, paralajmëroi zoti Gjiknuri.

Si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, nxitën ditët e fundit palët për një marrëveshje duke vlerësuar, qëndrimet në Këshillin Politik. Mbetet të shihet se si do të interpretohet prej tyre, dështimi mbrëmjen e së dielës.

Reforma/ Reagon Vasili: Zero kushte të reja nga opozita! Asnjë lëshim për të lejuar grabitjen e votave

Petrit Vasili, një nga anëtarët e Këshillit Politik, tha se nuk ka asnjë kusht të ri nga opozita sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ai shtoi se opozita nuk do bëjë asnjë lëshim për të lejuar grabitjen e votave.

“Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave.

Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lire nga vjedhjet janë aty prej javësh.

Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave.

Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore,” tha Vasili.

Mazhoranca u tërhoq mbrëmë nga një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, duke kërcënuar se do ta votojë atë e vetme.

Rashica tek Napoli

Milot Rashica tashmë i ka thënë po Napolit, klubit italian i cili është duke e vëzhguar yllin e Werder Bremen dhe Kombëtares së Kosovës tash e katër vjet, sipas një gazete italiane.

Për Rashicën është përfolur vazhdimisht që prej janarit se do të largohet nga Werderi, i cili po lufton për mbijetesë në Bundesligë, duke e parë interesimin e madh të shumë klubeve evropiane.

Në mesin e tyre klube nga Bundesliga si Borussia Dortmund dhe RB Lepzing, disa klube angleze përfshirë Liverpoolin dhe Napoli në Serie A.

Dhe tani, sipas të përditshmes italiane, Corriere dello Sport, Rashica i ka thënë po drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli, i cili thuhet ta ketë vëzhguar Rashicën qysh prej paraqitjeve të tij për Kombëtaren e Shqipërisë më 2016.

Napoli e ka pëlqimin e lojtarit, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar gjashtë asiste në 27 ndeshje për klubin gjerman deri tani këtë sezon, dhe tani i mbetet vetëm të arrijë marrëveshje me klubin e tij, Werderin, sipas Corriere dello Sport.

Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Ditë më parë drejtori sportiv i Werderit, Frank Bauman, e mohoi se ndonjë klub i ka trokitur në derë për shërbimet e 23-vjeçarit.

“Nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar. Nuk ka asgjë specifike”, tha Bauman ditë më parë.

23-vjeçari nga Vushtrria është duke kaluar nëpër formë të dobët muajt e fundit dhe ka filluar të marrë kritika, në një kohë kur ka shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij, pasi shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

Rashica është ende në kërkim të golit në Bundesligë në vitin 2020.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë, ishte në humbjen e Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor.

Tani ai është në një ecuri tejet negative prej 13 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane. Ai, megjithatë, i ka 7 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.