14.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Ish-deputeti publikon foton në mes të hasháshit: 5 oligarkët e Ramës që do të jenë grosistët e drógës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji publikoi një fotografi në mes të bimëve të hasháshit duke thënë se Rama kërkon ta legalízojë për miqtë e tij olígarkë, ndërsa shumë familje vuajnë për bukën e gojës.

Salianji theksoi se nga e gjithë kjo do të përfitojë krími i organizuar dhe grosístët do të jenë maksimumi 5 olígarkë.

Reagimi i plotë

Ekonomia në kólaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për olíigarkët.

Fermerët po mbytén bashkë me produktet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalízojë Hasháshin!

Pasi i fuqizoi grupet krimínale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drógë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drógës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kánabisit!

Covid-19 në Kinë/ Pacientja zero “zhdùket nga faqja e dheut”

Polemikat për origjinën e korónavirusit që ka prekur pjesën më të madhe të botës vazhdojnë ende.

Një autor dhe ekspert i çështjeve të Kinës deklaroi se provat sugjerojnë se korónavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, jo nga tregu i kafshéve të egra. Profesori Clive Hamilton tha se rastet e para me Cóvid-19 ishin tek njerëzit që nuk kishin lidhje me marketin në Wuhan, një prej vendeve ky dyshohet se lindi sémundja.

“Kjo është treguar në studimet e cilësisë së lartë. I vetmi shpjegim është që të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë së Wuhanit”, tha ai në një intervistë për “Sky News”. Hipoteza erdhi nga shkencëtarët kinezë dhe u shpërnda në të gjithë internetin para se të zhdùkej. Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale në Kinë kanë bërë kërkime për gruan që dyshohej se ishte pacientja zero, e cila punonte në Institutin e Virologjisë të Wuhanit.

Sipas profesorit, duket se ajo “është zhdùkur nga faqja e dheut”. Më parë, shkencëtarët besonin se virùsi doli nga lakuriqët e natës dhe specieve te tjera të paidentifikuara përpara se të ínfektonin njerëzit në marketin e Wuhanit, ku kafshët e egra mbahen në káfaze dhe théren për mish.

Skandali në mbledhjen e Komisionit: Lona na e nxirr pak shalën…

Shumica e opozita kanë zhvilluar disa mbledhje online në komisionet parlamentare gjatë këtyre dy muajve që ato nuk kanë funksionuar në mënyrë tradicionale por janë zhvilluar në distancë.

Në këto mbledhje janë miratuar ligje e projektligje, vendime e marrëveshje të ndryshme. Ato janë zhvilluar larg syve të publikut dhe Abc News ka vëzhguar ato që kanë ndodhur në këto mbledhje dhe seriozitetin me të cilin janë zhvilluar ato.

Në një rast, deputeti i opozitës së re, Arlind Caçani, e ka ndjekur mbledhjen nga timoni i makinës së tij. Një tjetër deputet i opozitës së re shfaqet duke kruajtur hundën, ndërsa socialistja Ermonela Felaj thotë gjatë mbledhjes, e ulur në një nga zyrat e Kuvendit: Lona na e nxirr pak shalën.

Shumë mbledhje kanë pasur mungesë të theksuar serioziteti edhe për në to janë marrë vendime të rëndësishme.

Ndërsa një pjesë e tyre përveç ‘tensionit’ janë shoqëruar edhe me komplimenta e shfaqje dashamirësie mes tyre.

Shërbimet sekrete: Kina zhduku të dhënat e virusit në Dhjetor 2019

Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?

Në një raport të aleancës së shërbimeve sekrete të pesë vendeve të mëdha anglishtfolëse (SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, të quhtur si „Five Eyes”, flitet për një lakuriq, që është kontrolluar në një laborator në Wuhan. Raporti ka rënë në duart e gazetës ditore australiane “The Daily Telegraph”. Prej publikimit të këtij raporti janë shtuar dukshëm lajmet për mundësinë e “bërjes së virusit Corona nga njerëzit në laboratorin e Wuhanit”. Përveç kësaj, bota ka humbur kohë të vlefshme në luftën kundër virusit Corona, për shkak se mendohet që Kina ka fshehur informacione të rëndësishme. Fajësime të këtilla ka ngritur Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe shtypi bulevardesk gjerman. Pra një skandal gjigand?

Tone të reja nga SHBA

Më e rëndësishmja është që virusi Corona nuk është prodhuar nga njeriu dhe nuk është përhapur qëllimisht dhe me plan. Për pohimet të tilla nuk ka kurfarë dëshmie në rapotin e shërbimeve sekrete. Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA-së, i cili ka nën vete 17 shërbime të ndryshme, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku thuhet se as shërbimet sekrete nuk kanë të dhëna të cilat dëshmojnë se Covid-19 është prodhuar nga njerëzit apo modifikimet gjenetike.

Bildergalerie Geburten während der Coronakrise (Reuters/China Daily)
Por shërbimet sekrete po vazhdojnë me hulumtimet nëse virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu apo është paraqitur pas një incidenti në laboratorin në Wuhan.

Ambasadori Richard Grenell u shpreh së fundi me këto tone dhe nuk donte të komentonte pohimet sensasionaliste.

Nuk është projekt sekret

Vetëm disa ditë pas publikimit të kësaj kumtese zyrtare është publikuar edhe një raport në “Saturday Telegraph”. As në këtë raport, i cili u referohet burimeve sekrete australiane të shërbimit ASIS, nuk ka të dhëna se virusi Corona është bërë nga njeriu.

Aspekti më interesant deri tani janë informacionet për hulumtimet në zbardhjen e të dhënave për virusin Corona. Kjo sepse prej 15 vitesh, siç shkruan “Saturday Telegraph”, një ekip i virologëve kinez, i drejtuar nga Dr. Shi Zhengli, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive në Institutin për Virologji në Wuhan, është duke studiuar virusin Corona tek lakuriqët. Virusë të tillë ka rreth 5.000 lloje, e Dr. Shi ka studiuar të paktën 50 prej tyre. Por ky nuk ka qenë në asnjë mënyrë ndonjë projekt sekret kinez. Ekipi ka bashkëpunuar për shembull edhe me “Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation CSIRO” në Australi. Dr Shi vet ka kaluar shumë vite si bashkëpunëtor i Peng Zhou në këtë institut. Një partner tjetër është edhe Universiteti North Carolina, në SHBA.

Qëllimi i studimeve ka qenë që të izolohen virusët e lakuriqëve dhe të hulumtohet mundësia e kalimit të tyre tek njeriu. Në nëntor të vitit 2015, Dr. Shi ka konstatuar në një studim në Universitetin North Carolina se virusët e ngjashëm me SARS, mund të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se deri tani nuk ka ndonjë terapi kundër tyre. Me 2019 është botuar një studim tjetër ku thuhet se është shumë e mundur që virusët SARS apo MERS të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se kjo do të mund të ndodhte në Kinë.

Përgënjeshtrimi i spekulimeve

Këtu është theksuar edhe rreziku i lartë i kalimit të virusëve tek studiuesit, nëse vie deri tek ndonjë fatkeqësi. Ndaj janë kërkuar masa më të larta sigurie në laboratori. Këtu janë paraqitur edhe raporte të diplomatëve amerikanë në Kinë, të cilët kanë pohuar në dhjetor të vitit 2019, se në Wuhan duhet të ngrihen masat e sigurisë, por këto pohime nuk janë konfirmuar deri tani.

Në raportin e shërbimit sekret australian thuhet se këto pohime nuk janë të vërteta. Ndaj qeveria autraliane ka pohuar se virusi ka ardhur, me një siguri prej 95 %, nga një treg në Wuhan. Por mbeten edhe 5% të mundësisë që virusi të ketë kaluar rastësisht gjatë studimeve tek njeriu. Pohimet australiane janë tërësisht në kundërshtim me ato të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump.

USA PK Mike Pompeo in Washington (Reuters/A. Harnik)
Ministri i Jashtëm amerikan (ish-shefi i CIA) Mike Pompeo pohon se “ka shumë të dhëna se virusi ka ardhur nga laboratoria në Wuhan.”

Fshehja e të dhënave

Pjesa më brizante e raportit të shërbimit australian është fshehja dhe asgjësimi i të dhënave nga Kina, në dhjetor të vitit të kaluar, për këtë sëmundje. Shqetësues është edhe rasti i Huang Yan Ling, e cila ka bashkëpunuar në studimet e laboratorit Wuhan. Mendohet se ajo ka qenë paciantja e parë, pra „patient zero”, e virusit Corona. Pak kohë më pas, ajo është zhdukur, ndërsa biografia e saj online është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Ndërsa në janar janë arrestuar shumë mejkë të Wuhanit, të cilët kanë forlur për këtë sëmundje, nën akuzat se “po përhapin spekulime”. Njëkohësisht, qeveria kineze ka fshirë nga interneti nocionet e kërkimit, si “SARS variation”, “Wuhan seafood market” dhe „Wuhan unknown pneumonia”. Të dhënë shumë të qarta pra se kemi të bëjmë me një cenzurë të regjimit komunist në Pekin, i cili pretendon të kontrollojë të gjitha të dhënat për pandeminë. Por kritika më e rëndë ndaj Kinës është ajo që ka të bëjë me pohimet se Kina e ka ditur që në dhjetor se virusi mund të kalojë nga njeriu tek njeriu, por për këtë e ka ifnormuar OBSH me 20 janar 2020.

Bio-Sicherheitslabor in Wuhan, China (picture-alliance/Photoshot/Y. Gang)
Përgënjeshtrimet, arrestimet dhe cenzura janë reagime tipike të një regjimi diktatorial në krizat e paparashikueshme. Sëmundjet, katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë janë gjithmonë të rrezikshme për monopolin e pushtetit në diktatura. Partia Komuniste nuk do të rrezikojë në rastet e tilla, siç dëshmon edhe rasti i Çernobilit në BRSS, në vitin 1986. Ngjarjet e atëhershme për BS sikur edhe ato të tanishmet për Kinën mund të kenë pasoja tepër të rënda.

Përgjegjësia

Shërbimet sekrete pohojnë se Kina nuk është fajtorja e vetme për përmasat e pandemisë. Rreziku nga virusët e këtillë është i njohur kaherë. Në Gjermani ka pasur edhe skenarë për mbrojtje nga pandemitë në vitin 2012, kur janë bërë analiza të ndryshme. Rezultati: mungojnë përgatitjet dhe kapacitetet për mbrojtje nga pandemitë e këtilla. Duket se Evropa, SHBA dhe vendet tjera nuk janë përgatitur me kohë për pandemi të këtilla. Pas përmasave tragjike të pandemisë në Itali u pa se masat duhet të ndryshojnë dhe duhet të jenë shumë më efikase. Ndaj nuk është e sigurt nëse suksesi do të ishte më i madh edhe sikur Kina të kishte njoftuar menjëherë në dhjetor për përmasat e rrezikut.

Protesta kundër masave të Coronës në Gjermani, sinjal për radikalizim?

Pas demonstratavee kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat.” Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak.

Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.

Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë

Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz u shpreh, se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë.

“Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata, që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.

Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh.

Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.

Stuttgart Demonstration gegen die Corona-Beschränkungen (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)
Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës-duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij.

Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel” ky punonjës u lirua nga funksionet.

Përfaqësuesi i BE: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi s’është në agjendë

Sipas përfaqësuesit të ri special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kriza e koronavirusit ka dëshmuar se BE-ja duhet të jetë më e shpejtë dhe më e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, BE-ja duhet të shkojë “dorë për dore” me Shtetet e Bashkuara, tha ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve “APA”. I shumëpërfoluri shkëmbim i territoreve mes dy vendeve nuk është në agjendë, sipas Lajçakut.

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak. Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediet kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se BE-ja nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se BE-ja është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme, tha Lajçak.

“Na duhet një marrëveshje që e qetëson situatën”, tha përfaqësuesi special i BE-së dhe ish-ministri i jashtëm sllovak. Reagimet ndaj idesë së një shkëmbimi të territoreve do të dëshmonin shumë qartë se kjo do ta sillte saktësisht të kundërtën, shtoi ai.

Lajçak nuk dëshiroi të komentonte për një marrëveshje sekrete të përfolur rreth shkëmbimit të pjesëve të shteteve mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, për të cilën raportohet se po bën fushatë ShBA-ja: “Unë nuk jam duke punuar në bazë të thashethemeve”, tha ai. Sidoqoftë, ai tha se nuk ka parë një plan të tillë.

Lajçak gjithashtu refuzoi të komentonte për atë se Shtetet e Bashkuara, përmes të dërguarit special, Richard Grenell, janë të përfshira në rënien e qeverisë së majtë të Albin Kurtit, siç pretendoi së voni Kurti. Gjëja e vetme e rëndësishme është një qeveri stabile që gëzon përkrahje të gjerë nga kuvendi dhe nga populli.

ShBA-ja gjithmonë ka qenë partnerja më e rëndësishme ndërkombëtare e BE-së në Kosovë, tha Lajçak. Ju jeni të fuqishëm në tërë rajonin, nëse shkoni dorë për dore. Sa i përket rolit të aktorëve të tjerë globalë në Ballkanin Perëndimor – përpos Shteteve të Bashkuara, Kinës apo Rusisë – ai është i bindur se askush nuk mund ta ofrojë atë që e ofron BE-ja: për të qenë pjesë e tërë rajonit të Evropës, organizatës më të suksesshme të shteteve në botë, për më tepër, më të pasurës. “Në vend se të brengoset për ndikimin e të tjerëve, BE-ja duhet ta bëjë praninë e vet më të dukshme dhe më të besueshme”, theksoi Lajçak.

Diplomati i lartë pranoi se BE-ja nuk ka qenë gjithmonë aktorja më e shpejtë sa u përket zotimeve të ngadalshme për ndihma në krizën e koronavirusit. Por Brukseli është partneri më i besueshëm dhe më i qëndrueshëm. Në të ardhmen duhet të jetë “më i shpejtë dhe më i dukshëm dhe ta komunikojë këtë më shpejt”.

Lajçak e sheh rolin e BE-së dhe rolin e vet personal në konfliktin Kosovë-Serbi kryesisht si ndërmjetës. Ai nuk e sheh si pengesë faktin se vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën. Është më tepër një “mundësi”, për më tepër, roli i tij nuk e përfaqëson Sllovakinë, por tërë BE-në.

Në mënyrë që të mbetet një aktor i besueshëm, Bashkimi Evropian duhet të vendosë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që është e mundshme. Lajçak nuk dëshiroi të përgjigjej në pyetjen se cilat shtete tash për tash nuk po e ofrojnë këtë. Ai tani për tani është në bisedime me të gjitha vendet anëtare dhe është “absolutisht optimist” se së shpejti do të arrihet një marrëveshje, siguroi përfaqësuesi special i BE-së. Në të kaluarën, Franca dhe Gjermania në veçanti i kishin rezistuar kësaj thirrjeje.

Kur u pyet për rezultatin që ai do të donte ta shihte në fund të mandatit të vet, Lajçak u përgjigj: “Në njërën anë, është e lehtë të thuhet, por në anën tjetër, është shumë e vështirë të arrihet.” Qëllimi është që të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes dy palëve, e cila i qartëson të gjitha çështjet e pazgjidhura, që është në pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar dhe në të gjitha anët – me politikën dhe popujt e të dyja vendeve, me rajonin, por gjitashtu edhe me të gjitha vendet anëtare të BE-së, një marrëveshje që është e pranuar dhe e njohur. Nuk ka arsye për ta shtyrë procesin, por në fund, cilësia është më e rëndësishme se një marrëveshje e shpejtë.

Rikthimi i ekonomisë amerikane, rritja mund të arrijë 20% në 6 mujorin e dytë

Papunësia gjatë muajit prill u rrit në nivelin e paprecedent prej 14,7%, sipas një raporti të ri që publikoi Byroja e Statistikave të Punës të Shteteve të Bashkuara. Kjo është shkalla më e lartë e papunësisë dhe ndryshimi më i madh njëmujor që nga viti 1948, kur Byroja e Statistikave filloi të regjistronte shifrat. Ndërsa ekspertët e Shtëpisë së Bardhë shpresojnë se ekonomia do të rikthehet me shpejtësi, të tjerët nuk janë aq optimistë.

Koronavirusi i ri nuk është vetëm një rrezik për shëndetin, por është shkatërrues edhe për ekonominë amerikane. Numri i vendeve të punës të humbura në Shtetet e Bashkuara arriti në 20.5 milionë në muajin prill. Nuk do të bëhet më mirë në të ardhmen e afërt thotë Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow.

“Unë mendoj se numrat për muajin maj do të jenë gjithashtu numra shumë të vështirë; do të marrë kohë që rihapja të ketë ndikim”, tha zoti Kudlow.

Zoti Kudlow thotë se megjithë humbjen shkatërruese të vendeve të punës, ai sheh një grimcë shprese sepse një numër i të papunëve janë për shkak të pezullimeve të përkohshme.

“Kjo nuk garanton se do të ktheheni në vendin e punës, por sugjeron me forcë se lidhja mes punëtorit dhe biznesit është ende e paprekur”, thotë zoti Kudlow.

Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara ka përjetuar fitime edhe gjatë rritjes së niveleve të papunësisë. Analistja Liz Ann Sonders thotë se ndër arsyet është stimuli i qeverisë…

“Mendoj se tregu po funksionon me supozimin se prilli do të jetë muaji më i keq i mbylljes. Mendoj se ka disa rreziqe që lidhen me këtë, si p.sh. një valë e dytë e mundshme e virusit”, thotë Liz Ann Sonders, Shefe e Investimeve Strategjike në firmën “Charles Schwab”.

Edhe me rreziqet e vazhdueshme shëndetësore, ka pasur protesta për t’i dhënë fund udhëzimeve për qëndrimin në shtëpi. Shumë shtete po rihapen gradualisht dhe zoti Kudlow thotë se shenjat tregojnë se ekonomia amerikane do ta mbyllë vitin pozitivisht.

“Do ta shohim gjysmën e dytë të vitit shumë të fortë, ndoshta me 20% rritje ekonomike… Viti i ardhshëm, 2021, mund të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm i ekonomisë së Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Kudlow.

Por, kjo mund të jetë tepër optimiste, paralajmëron Neel Kashkari, President i Bankës Federale të Rezervave të Minneapolis.

“Ky ka më shumë të ngjarë të jetë një shërim i ngadaltë më gradual. Fatkeqësisht, virusi vazhdon të përhapet. Njerëzit vazhdojnë ta marrin. Fatkeqësisht, njerëzit po vdesin në mënyrë tragjike. Dhe kur shikojmë nëpër botë, ka prova se kur vendet ndalin kontrollin ekonomik, virusi ka tendencë të ndizet përsëri… Nëse kjo vazhdon për një periudhë të gjatë kohore, mendoj se do të vazhdojë në disa faza për një ose dy vjet. Unë mendoj se Kongresi do të duhet të vazhdojë të japë ndihmë për ata që humbasin vendin e punës”, thotë ai.

Deri më tani, qeveria ka siguruar afro 3 trilionë dollarë ndihmë financiare gjatë krizës së COVID-19. Ligjvënësit demokratë po kërkojnë një paketë tjetër stimulimi, me ndihma për shtetet dhe qeverisjen vendore, plus para për testimet dhe të papunët. Zoti Kudlow thotë se ka pasur diskutime joformale, por shumë republikanë po marrin një qasje më të kujdesshme ndaj një pakete tjetër stimulimi.

“Shumë njerëz dëshirojnë të ndalen vetëm për një moment dhe të shohin ndikimin ekonomik të këtij programi masiv ndihme”, tha ai.

Ndërsa bizneset rihapen, njerëzit do të duhet të balancojnë punën me rrezikun e mundshëm për t’u sëmurur nga koronavirusi. Shumë ekonomistë thonë se shpejtësia e rikthimit të ekonomisë do të varet nga nga bërja e disponueshme e vaksinës.

Prodhuesit-Bashës: Po rrënohemi, asnjë ndihmë

Përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë ndanë sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.

Ndonëse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t`u ardhur në ndihmë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimië e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.

Kryetari I PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. ‘Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re’.

Kryetari Basha i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofën ekonomike dhe humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

Çmenduria në Krujë, kërkohet të rrafshohet një lagje 500-vjeçare

Banorët e lagjes së vjeter Subashi ne qytetin e Krujes ne diten e sotme protestuan para bashkisë, në kundërshtim të projektit të rindertimit. Ata e kanë konsideruar absurditet të demtojnë një lagje të tërë dhe me tradita 500 vjeçare.

Nëse do shemben banesat do zhduket dhe historia – kanë thënë banorët. Banorët kanë mësuar projektin e rindërtitmit të Krujës, por kjo qeveria që ka krijuar këtë projekt tregon se kërkon të dëmtojë tërë strategjine historike të Krujës, ndërsa ata thone se banesat e tyre nuk kanë pësuar asnjë demtim.

“Është bërë me dije dhe media. I gjithë qëllimi është që të zgjidhet problemi jonë. Ka përfshirë pellgun tonë të shtëpiave tonë që janë të vjetra. Kjo nuk është komunikuar me banorët. Lagja e Subashave është një lagje 500 vjeçaere dhe ka shtëpia 150 vjeçare. Nëse nuk hiqet projekti ne do të ndjekim të gjitha rrugët.”- u shprhehën banorët.

Konfirmohet, Johnson refuzoi “pompistat” e Ramës

Nuk është sekret që kryeministri Edi Rama ka marrë si këshilltar britanikun, Alastair Campbell, ish drejtor i komunikimit të Toni Bler.

Ditën e sotme në një artikull të gjatë, në Tortoisemedia.com, z. Campbell ka zbuluar pa dashje se kryeministri Edi Rama i paska ofruar Britanisë së Madhe mjekë, siç bëri me qeverinë italiane, por kjo ofertë qenka refuzuar brutalisht.

Campbell tregon në shkrim sesi Edi Rama i çonte fotografi të Tiranës së bllokuar me ushtri e polici dhe i shkruan WTF për gjërat që po ndodhin në Britani. Sipas Campbell Edi Rama ndjek me një përpikmëri maniakale çka ndodh në Britani.

Cambell bërë një reflektim të gjatë për menaxhimin e Covid19 në Britani, sigurisht duke kritikuar qeverinë Johnson për keqmenaxhim dhe që nuk ka pranuar këshillat e tij.