35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Basha: Edi Rama përgjegjës për shtimin e varfërisë dhe blerjes me lista. Plani ynë i jep fund Shqipërisë që punon për 5 oligarkë

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PARA TAKIMIT ME BIZNESET NË KOMBINAT

Mirëdita këtu nga Kombinati, një nga lagjet e kryeqytetit, ku ndodhem në një vizitë pranë qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone. Situata ekonomike është në qendër të bashkëbisedimit tim.

Ajo që kam konstatuar në bisedat e para me tregtarët, me bizneset e zonës, por edhe me qytetarët është se ka një rënie të xhiros dhe të konsumit si kurrë më parë. Varfëria është ulur këmbëkryq si kurrë më parë, është i njëjti realitet si në vendet e tjera, në zona të tjera të kryeqytetit, por, po kështu, edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen, po falimentojnë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as plotësojnë nevojat minimale të konsumit të tyre dhe fjala kryesore tek bizneset e para që kam vizituar janë listat. Janë shtuar listat, janë shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës, në dyqanet e bukës, në dyqanet e ushqimit, tek fruta-perimet.

Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve.

Kjo është situata, një situatë e tmerrshme ekonomike, biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve të shqiptarëve, qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese apo për të dhënë një ndihmë jetike për qindra, për mijëra familje, të cilat sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët e tyre, për familjet e tyre.

Kjo është situata anembanë Shqipërisë dhe konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës Botërore i sapo dalë, gjatë ditëve të fundit, i cili thotë se 50% e shqiptarëve; 1 në 2 shqiptarë, 1 në 2 familje shqiptare tashmë ka prekur fundin, është në varfëri, jeton në varfëri.

Nuk ka pse të ishte kështu, nuk ka pse kjo krizë të rrënonte absolutisht gjithçka. Arsyeja kryesore, arsyeja e vetme është sepse edhe në kohë krize paratë tuaja, paratë e familjeve tuaja, paratë e taksave tuaja, paratë e faturave të rritura të energjisë, paratë e tarifave të rritura, akcizës së rritur të karburantit, në vend që të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, për t’ju çliruar nga pesha e shtuar e varfërisë në kohën e pandemisë, prapë se prapë shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, te oligarkët, shkuan tek kontratat selektive korruptive në kohë pandemie, shkuan te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike dhe grabitja e pronës private.

Shkuan tek udhëtimet luksoze të kryeministrit dhe tendera luksozë për zyrat e qeverisë, në vend që të shkojnë aty ku ka nevojë më shumë se kurrë sot ekonomia shqiptare, te konsumatori, tek familjet e varfra e në nevojë, tek ata që kanë humbur vendet e punës dhe tek bizneset që janë në ditën e tyre më të zezë.

Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka një dhe vetëm një përgjegjës: njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, nuk i dhemb gjendja juaj ekonomike dhe ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij, pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh me të cilët mban pushtetin.

Jam sot për të dëgjuar në këtë tur, por jam këtu edhe për t’ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe gjithë ju që na ndiqni se ne kemi një plan, kemi një vizion, kemi dëshirën dhe ambicien për ta ndryshuar këtë situatë. Dhe kjo mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek ju, duke kthyer tek ju paratë e vjedhura e të grabitura gjatë këtyre viteve dhe në veçanti gjatë këtyre muajve të fundit të vështirë të pandemisë, duke kthyer një qeverisje për ju, duke ulur taksat, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti oligarkësh për të cilët punon sot gjithë vendi.

Do të vazhdoj tani takimet në zonën e Kombinatit dhe më vonë do të keni mundësinë t’i ndiqni këto edhe përmes faqes time të Facebook si gjithmonë. Qëllimi im kryesor është të jem me njerëzit, afër njerëzve për të marrë të vërtetën ashtu siç është dhe jo të zbukuruar nga propaganda, e cila nuk tregon vuajtjet e mjerimin tuaj por gënjen me regji qendrore duke u munduar të fshehë krizën e thellë ekonomike që ka trokitur në çdo derë, falimentimin e bizneseve në mënyrë masive. Por të gjithë e dimë se kjo nuk mund të fshihet më dhe të gjithë e dijmë emrin e personit përgjegjës për këtë situatë.

Është ai që paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla.

Është ai që paratë tuaja edhe në kohë pandemie i bën udhëtime me chartera luksozë në fundjavat luksoze në Europë.

Është ai që paratë tuaja ua ka dhënë oligarkëve.

Kjo situatë mund dhe do të marrë fund përmes një bashkimi shumë të madh…

Reforma Zgjedhore/ Marrëveshja ishte shumë pranë, pse u tërhoq PS?!

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta

Teksa afati i caktuar nga vetë partitë për të përfunduar Reforma Zgjedhore po skadonte dhe palët dukeshin shumë larg konsensusit, ambasada e SHBA-ve, e cila ka qenë shumë aktive për përmbylljen e reformës, u investua edhe mbrëmjen e së dielës për të bashkuar palët. Një përfaqësues i selisë diplomatike të SHBA mbërriti dje në mbledhjen e këshillit politik dhe u takua fillimisht tek e tek me përfaqësuesit politikë.

Në fillim me z. Gjiknuri, më pas me dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, z.Bylykbashi e Vasili e më pas me znj. Hajdari. Pas takimit tek e tek, negociatori i ambasadës së SHBA zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësuesit politikë. Pas takimeve mësohet se maxhoranca ka dakordësuar implementimin në 100% të Shqipërisë me identifikimin biometrik. Ndërkohë, për administratën zgjedhore, është diskutuar një formulë mikse.

Por edhe pse marrëveshja ishte shumë pranë, PS u tërhoq. Në mbrëmje pati raportime se Gjiknuri po tentonte të lidhej me kryeministrin Edi Rama, që ndodhej në Paris, por në pamundësi, mbrëmja u mbyll pa produkt.

Burimet i thanë Syrit se kryeministri Edi Rama ka pranuar fillimisht marrëveshjen, por më pas është tërhequr. Tani ngelet të shihet se a do vijojnë negociatat, apo PS do bëjë atë që kishte paralajmëruar edhe Zëri i Amerikës: Të miratojë në mënyrë të njëanshme reformën.

“Le Monde” një mijë e njëqind! Uromëni. Sot kam fituar një bast…

Nga Aurel PLASARI

“LE MONDE” NJË MIJË E NJËQIND

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “prestigjiozja”, kishte botuar një artikull në të cilin e quante prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria një akt barbar: “En Albanie, le Théâtre national détruit par le gouvernement, un acte barbare”.

Isha jo vetëm pa pikë dalldie, por krejt shpërfillës. Më detyruan t’ua shpjegoja miqve atë shpërfillje duke i sqaruar që mund të ishte fjala për një rrëshqitje momenti të “prestigjiozes”, artikull pa kurrfarë pagese, me sa dukej. Ndërsa afërsisht mbas një jave, u premtova, do të lexonin po në atë “prestigjioze” një artikull të prishësit të ndërtesës kulturore me vlera disafish historike. Aty do t’u tregohej francezëve historia me-kokë-poshtë, duke argumentuar vërtetësinë e gënjeshtrave.

Çudi e madhe! Si ka mundësi që u desh përpikmërisht një javë sa artikulli me-kokë-poshtë të shfaqej te “prestigjiozja”?

Qysh kur kam pasur rast të bëj të njohur me të përditshmen franceze “Le Monde” e pata mësuar që ajo funksiononte si njëfarë pike referimi e së majtës pariziane, madje më sak e inteligjencies franceze “të haviarit”, siç quhet ajo inteligjencie që, nga njëra anë, qan hallet dhe zavallet e klasës punëtore, ndërsa nga tjetra jeton për vete në luks e në zdërhallë. Hipokrizi e gjallë. E beson kush që nuk u paguaka për shërbime të vyera një e përditshme e tillë?

Pyetjes që bëra nuk ka nevojë t’i përgjigjem unë, sepse në Francë ia kanë dhënë një përgjigje dy autorë, gazetarët Pierre Péan dhe Philippe Cohen, me një libër që tronditi opinionin publik i cili, jo rrallë, edhe i zinte besë me tërë mend “objektivitetit” të së përditshmes pariziane me “prestigjin” e madh. Libri titullohet “La face cachée du Monde” (Fytyra e fshehur e “Le Monde”-it), i botuar më 2003 me një sukses të jashtëzakonshëm: vetëm ditën e parë të daljes 60 000 kopje të shitura, ndërsa më shumë se 200 000 në tërësi.

Libri ishte rezultat i investigimit të dy gazetarëve, të cilët ia nxirrnin në publik të lintat e palara “pretigjiozes”: duke filluar nga lidhjet financiare që ia tjetërsonin gazetës “asnjanësinë” aq të pretenduar, te lobingjet përkundrejt pagesave, te përdorimi i asaj që në Francë quhet “pouvoir d’intimidation” dhe me radhë. Ç’mund të them unë më shumë? Asgjë përveçse të nxis – ndonjë të interesuar – t’ia hedhë një sy këtij libri.

Ja pra se përse e prisja kthesën e “prestigjiozes”, duke e ditur që, për ç’i takon “objektivitetit”, “asnjanësisë” e dokrra kësi lloji, ajo nuk është aspak “e virgjër”. E virgjër në atë kuptim që arvaniti i madh Marko Boçari, në Fjalorthin e tij të ndershëm për konsullin frëng Pouqueville, ia përktheu atij thjesht “e paqirë”. Nuk është e tillë “Le Monde”-i dhe prandaj mban: ku ka vatur mija, le të vejë edhe qindi.

fb a.p.

Rama me charter në Paris, Paloka: Vetëm tallje me qytetarët dhe sulme palaçosh ndaj opozitës!

Nënkryetarii PD, Edi Paloka: Qeveria hesht dhe fshihet për udhëtimin e kryeministrit për fundjavë

Duhet te kesh surratin e paturp, arrogancen dhe mungesen e cdo ndjesie njerezore si Rama qe te kuptosh se si mundet kryeministri i nje vendi qe po shkon drejt falimentimit, ne kulmin e fatkeqesise dhe krizave, merr charterin dhe shkon per t’u zderhallur per fundjave ne Paris!!!

Jo vetem kaq, po si ne cdo rast kur kapet ne skandal, pasi tenton te justifikohet duke mashtruar, merr guximin te sulmoje ata qe e denoncojne; kryesisht opoziten dhe mediat opozitare!

Qytetaret me te varfer te Evropes, ende nuk kane marre pergjigje se perse kryeministri i tyre, ai qe i ka izoluar e privuar nga te drejtat elementare prej tre muajsh, ndermerr nje udhetim me charter per te kaluar fundjaven ne Paris?!

Megjithese skandali ka marre dhene, nuk ka asnje pergjigje, vetem tallje me qytetaret dhe sulme palacosh ndaj opozites!

“Kemi marreveshje te posacme me Air Albania per arsye pune, pa qellim fitimi”(?!?!) Kjo eshte “pergjigja” pa pergjigje.

Çdo te thote kjo, qe Rama ne kohe pandemie dhe fundjave paska vajtur per pune ne Paris?!!

Po atehere thuajini shqiptareve, per cfare pune? Ke takoi?

Mbase kryeministri ka vajtur te zgjidh hallet e popullit dhe ne i biem ne qafe kot…! Sipas Bankes Boterore varferia ne Shqiperi pas pandemise do arrij ne 48%! Mbase ka vajtur “te na shpetoje” dhe kete here!

Nuk eshte per here te pare qe kur shqiptaret jane ne pike te hallit Rama merr charter e bredh neper bote per qejfet e tij, here per te hapur ekspozita e here edhe vetem per nje foto me Cristiano Ronaldon.

Na thoni , per cfare fluturoi kete here? Sigurisht jo per hallet e shqiptareve!

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Në kulmin e krizës kryeministri me charter për fundjavë në Paris

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

Basha takim me biznesin në Kombinat: Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm një arsye dhe një emër…!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vazhduar sot turin e takimeve me qytetarët në Kombinat të Tiranës, nisur nga situata e rëndë ekonomike në vend. Basha theksoi se, qëllimi i këtij turi është për t’u thënë njerëzve se “ne kemi një plan, një vizion, se kemi dëshirën dhe ambicjen për ta ndryshuar këtë situatë”.

Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm dhe vetëm një përgjegjës, tha Basha në videomesazhin e tij.

“Njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, që nuk i dhimbset gjendja juaj ekonomike dhe që ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij dhe pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh, me të cilët mban pushtetin.

Jam sot për të dëgjuar në këtë tur por edhe për t’ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe të gjithë juve që na ndiqni,se ne kemi një plan, një vizion, se kemi dëshirën dhe ambicjen për ta ndryshuar këtë situatë dhe kjo mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek ju, duke kthyer tek ju paratë e vjedhura, e grabitura gjatë këtyre viteve e sidomos këtyre muajve të vështirë të pandemisë, duke kthyer një qeverisje për ju, duke ulur taksat, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale të këtij vendi dhe jo një grusht oligarkësh për të cilët punon i gjithë vendi”, shprehet Basha.

LIVE – Komunikim para takimit me biznesin e vogël në Kombinat, një nga sektorët më të goditur nga kriza

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 1. Juni 2020

Efektet e Covid-19/ Alarmi që vjen nga Interpol: Në Shqipëri pritet rritje e prodhimit të kanabisit

Në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kánabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Ky është konkluzioni që arrihet në raportin e fundit të përbashkët të Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drògave dhe varësisë ndaj Drògave (EMCDDA).

Ky konstatim vjen ndërkohë që Shqipëria po përgatitet që të legalizojë prodhimin e kánabisit vetëm për qëllime mjekësore (shënim i Monitor). Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kánabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa dispnueshmëria e kánabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën (shiko dy figurat në fund).

Sipas raportit, disa rrugë trafikimi nga Ballkani Perëndimor drejt pjesës tjetër të rajonit dhe Be-së janë ende në përdorim, bazuar në kapjet e mëdha të barit të kánabisit në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Për më tepër, në maj, thotë raporti, më shumë se një ton bar kánabisi u raportua afër kufirit greko-shqiptar.

Në raport thuhet se prodhimi i kánabisit bimor në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet për shkak të zhvendosjes së përparësive të zbatimit të ligjit drejt respektimit të kufizimeve të pandemisë. Raporti, që është i dyti pas atij të nëntorit 2019, (ku u analizuan tregjet e drògave) ka marrë në shqyrtim zhvillimet në tregun europian të narkotikëve pas efektit të Covid-19.

“Efektet ekonomike të krizës ka të ngjarë që t’i bëjnë komunitetet tona më të brishta si ndaj problemit të drògave ashtu dhe ndaj implikimeve në tregun e drògave”, thotë në hyrje të raportit, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA.

Sipas raportit, “Kufizimet globale në udhëtime dhe masat e tjera si rezultat i pandemisë COVID-19 kanë pasur një ndikim të përkohshëm kufizues në tregun europian të drògave duke çuar në mungesë dhe çmime më të larta për disa lloje narkotikësh, por situata është subjekt i ndryshimit të shpejtë”.

Megjithëse prodhimi duket se po vazhdon, 14 ekspertë raportuan një ulje të disponueshmërisë dhe një rritje të çmimeve të kánabisit bimor në nivele të shitjes me pakicë dhe / ose me shumicë të tregut (Shikoni figurat 1 dhe 2). Rritjet në çmimet e shitjes me pakicë të kánabisit bimor në disa shtete anëtare nënkuptojnë se ka pasur mungesa të furnizimit gjatë pandemisë, që ka të ngjarë të lidhen me çështjet e shpërndarjes.

Ulja e disponueshmërisë është ndoshta një efekt i përkohshëm që mund të rezultojë nga kufizimet në tregjet e drògës për shkak të distancimit social, depozitimit të kánabisit, ose mbylljes së kufijve, duke kufizuar trafikimin midis vendeve.

Shqipëria, prodhuesi më i madh i kánabisit bimor të trafikuar në BE

Raporti i mëparshëm i nëntorit,  “Tregu i drògave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drògave (EMCDDA) e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kánabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Raporti përmend fuqizimin e grupeve kríminale shqipfolëse (ku përfshihen individët shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj)  në vendet e Bashkimit Europian, sidomos në trafikimin e heroinës e kokainës në Britaninë e Madhe, duke zhvendosur turqit e të tjerë.

Sipas raportit, “Shqipëria ka të ngjarë të jetë prodhuesi më i madh i kánabisit bimor të trafikuar në BE. Gjatë vitit 2017 dhe 2018, trafikimi në shkallë të gjerë i kánabisit bimor nga Shqipëria në BE vazhdoi. Konfiskimet italiane të kánabisit bimor u rritën nga afro 42 ton në vitin 2016 në më shumë se 90 ton në 2017, duke reflektuar intensifikimin e aktivitetit të trafikimit në të gjithë Detin Adriatik. Si përgjigje ndaj presionit në rritje të ushtruar nga autoritetet italiane, organizatat kríminale shqipfolëse, shpesh në bashkëpunim me ato të stilit mafioz italian, tani synojnë vendet më tej në veri përgjatë bregdetit italian si pika dorëzimi.

Rojet bregdetare greke raportojnë lëvizje të rregullta të anijeve të vogla me shpejtësi të lartë nga Shqipëria dhe Italia në drejtim të deteve Egje dhe Jon, me qëllimin për të kontrabanduar kánabis bimor shqiptar drejt Turqisë. Organizatat kríminale shqipfolëse bashkëpunojnë me të tjera në disa shtete anëtare të BE-së: Austri, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Rumani, Suedi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto shtete kanë raportuar rritje të konfiskimeve të kánabisit bimor, me origjinë shqiptare. Organizatat kríminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kánabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”.

Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve, që kanë pasur historikisht një rol kyç. Disa organizata kanë vendosur lidhje direkte me shtetet e Amerikës Latine, duke përdorur një model të ri biznesi nga “fillimi në fund” për të menaxhuar zinxhirin e furnizimit, me sasi të mëdha kokaine që blihen afër zonave prodhuese me kosto të ulët. Belgjika, Holanda dhe Spanja mbeten pikat kyçe të hyrjes dhe shpërndarjes së kokainës në BE.

Në raport shpjegohen dhe rrugët e trafikimit të produkteve narkotike. Korridori jugor kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe ose Italisë, duke përdorur si transportin detar ashtu dhe atë tokësor. Një tjetër rrugë është ajri. Për shembull, trafikimi i narkotikëve ndodh mes Shqipërisë dhe Italisë me avionë që nisen nga klubet ajrore të Italisë ose pistat e avionëve, duke fluturuar në lartësi të ulët, nën mbulimin e një udhëtimi për kënaqësi. Ato kalojnë detin Adriatik dhe ulen në fusha të posaçme në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Reforma zgjedhore në udhëkryq! Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën…

Në Shqipëri, Reforma zgjedhore duket të ketë mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato vetë kishin vendosur. Edhe mbledhja e të dielës që përfundoi në mbrëmje, la gjithçka pezull, me gjithë ndërhyrjen e një përfaqësuesi të ambasadës amerikane, i cili fillimisht u takua me përfaqësuesin socialist Damian Gjiknuri dhe atë demokrat Oerd Bylykbashi, për t’u ulur më pas dhe me dy anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Nga Zëri i Amerikës

Nga deklarimet e bëra nga palët në mbyllje të takimit, e vetmja gjë e qartë ishte se nuk ishte gjetur gjuha e përbashkët. Ndërsa për pikat që i ndajnë, u dhanë versione të ndryshme.

“Pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore dhe ofroi konsensus, PS nuk ishte e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, duke synuar të mbajë privilegjet e saj.

Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën dhe për një proces zgjedhor që krijon besim dhe legjtimitet për të gjithë aktorët në lojë. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe jemi në pritje që PS të tregojë gatishmëri për të bërë hapat e saj drejt konsensusit, siç kemi bërë ne koncensionet e nevojshme”, deklaroi demokrati Oerd Bylykbashi.

Por një tjetër panoramë ofroi socialisti Damin Gjiknuri. “Sot kemi një kuadër gati të përfunduar, me të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, por mbi të gjitha dhe me disa kërkesa thelbësore që ditët e fundit opozita i kishte kthyer në një kusht. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë ato, por nuk mundet që pasi biem dakort e reflektojmë një pjesë të mirë dhe të kërkesave që quheshin parakushte, dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të fillohet e të ndryshohet duke dalë më kërkesa të reja”, u shpreh Gjiknuri, duke deklaruar se shumë shpejt ai do të bëjë publike të gjitha kërkesat që siç tha ai ka paraqitur opozita dhe se i janë marrë ato parasysh.

Zoti Bylykbashi nënvizoi se “ne jemi të gatshëm të punojmë për të arritur zgjedhje me kompromis pa hequr dorë nga garancitë themelore. Le ti japim kohë PS të kuptojë pse nuk mund të jetë Kolegji që të vërë vulën e njomë mbi tabelën e rezultatit, që të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion i turpshëm që është sot, që është pronë e saj. Jemi përpara një modeli të ri, po nuk mund të jetë i tëri pronë e PS, të kuptojë që procesi i ngritjes së një administrate, e cila garaton profesionalizimin dhe depolitizimin, nuk mund të jetë fals, nuk mund të jenë komisionerë të PS të maskuar si të pavarur, dhe e gjitha kjo duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me garantimin 100 të identifikimit biometrik të votuesve. Në momentin kur do të kemi një kompromis mbi gjithë këtë aks të procesit, sigurisht që dhe hapësira dhe për çështjet e tjera është e thjeshtë”.

Por sipas zotit Gjiknuri “shqetësimet kryesore te opozitës janë reflektuar. Opozita ka një problem me vettingun e nuk do të njohë. Nga njëra anë vettingu pranohet se është detyrim kushtetues, te zgjedhjet thonë jo, nuk duhet. Rekomandimet e ODIHR-it, me garanci shtesë që do opozita, që të ketë njeri politik që ta ndjekë, është pranuar. Pyeteni zotin Bylykbashi nëse është realizuar 100 përqind identifikimi biometrik, a kanë më probleme?”, deklaroi përfaqësuesi socialist.

Palët u deklaruan të gatshme të ridiskutohen, por duket se nuk është lënë asnjë takim i ri. Madje zoti Gjiknuri, la të kuptohet se do të vijohet me procedurën parlamentare. “Dyert e dritaret e komunikimit për opozitën janë të hapura për të vazhduar e për të mbyllur dhe ato pak gjëra për të cilat ata kanë filluar të ndryshojnë mendje. Opozita të na bashkangjitet, që ta çojmë përpra këtë process. Parlamenti është legjitim, i ka votat, dhe pritja nuk mund të jetë pa fund”, paralajmëroi zoti Gjiknuri.

Si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, nxitën ditët e fundit palët për një marrëveshje duke vlerësuar, qëndrimet në Këshillin Politik. Mbetet të shihet se si do të interpretohet prej tyre, dështimi mbrëmjen e së dielës.

Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Asnjë pazar për votën e lirë, PS nuk heq dorë…

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbash në një deklaratë për mediat pas tryezës që zgjati mbi 3 orë, u shpreh mbrëmë se, marrëveshja nuk u arrit pasi PS nuk hiqte dorë nga privilegjet kurse opozita ishte gati për konsesus.

”Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një proces zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorët. Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati PS do të mbajë privilegjet dhe të kapë komisionet apo KQZ. Boshllëqet që ata duan të lënë janë të mëdha. Falenderoj kontributin të partnerëve ndërkombëtare në përpjekjet për të gjetur kompromis, kemi bërë koncesionet tona por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë mbi procesin zgjedhor, pikërisht e keni parë edhe vjet.

Kështu që t’ia lëmë të gjejmë zgjidhje me kompromis asnjë nga garanci. Le t’i lëmë PS kohë të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion që është pronë e saj. Jemi para një modeli të ri, por nuk mund të jetë pronë e PS. Le të kuptojë që procesi i administratës, ngritja e një administrate që garanton depolitizmin nuk mund të jetë falco, komisionerë të maskuar.

Janë të ndërlidhura çështjet, biometrika e lidhur me administratën, por edhe thelbësisht që KQZ s’mund të jetë pronë. Jo vetëm këto shtylla janë të zgjidhura kompromisi do arrihet shumë shpejt”, tha Bylykbashi.

Vasili: PS po pret të dalë nga gjumi parizien

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore, në një prononcim për mediat, nënkryetari i LSI dhe përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur se, opozita nuk do jepte asgjë në këmbim të identifikimit biometrik duke lënë të kuptohet se ajo është pika kryesore që do në Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, nuk mund të ketë pazare kur bëhet fjalë për votën. “Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërron. Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Ky është një qëndrim parimor që s’ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama”, tha Vasili.

“PS po pret të dalë nga gjumi parizien. Shkaktari i vetëm. Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometric, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elemetë të tjera”, shtoi më tej nënkryetari i LSI.

Rama çon negociatorë me BE-në 6 këshilltarë që firmosën shembjen e Teatrit Kombëtar (Lista)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo publikoi sot listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian teksa e quan provokim perfshirjen ne liste te keshilltareve qe votuan per shembjen e Teatrit Kombetar.

Në një postim të Facebook, Pollo shprehet se 6 prej tyre janë këshilltarë bashkiakë dhe kanë votuar pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas Pollos, Romina Kuko, Dajana Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltioan Rrumbullaku, Ervin Mete dhe Ornela Çuçi kanë votuar pro shembjes së kësaj godine.

“Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot. 1/3 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste, janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!!

Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie. Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!”, shprehet Pollo.