20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Mustafaj: Edi Rama vazhdon të tallet. Shteti po degradon përditë e më shumë…

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se shoqëria shqiptare asesi nuk duhet të tolerojë të keqen. Ish-ministri tha se kjo qeveri mban mbi shpinë zgjedhjet skandaloze të vitit 2017.

Ai theksoi gjithashtu se Edi Rama po merr nën kontroll reformën në drejtësi përmes njerëzve të tij, ndërsa shtoi se vetëm maxhoranca mund të vrasë reformën në drejtësi pasi opozita nuk ka mundësi të ndikojë

“Ne duhet të kemi një shoqëri që nuk pajtohet me të keqen. Jemi shoqëri ose e trembur ose e fjetur. Protesta është shkolla nga duhet të kalojë shoqëria jonë. Protesta besoj se është një formë e domosdoshme për të demonstruar se qytetari vërtetë ka forcë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për protesta. Protestat po i thërret shoqëria civile. Përditë ka protesta civile në rajon e botë.

Qytetarët, atë pakënaqësi që kanë dhe e flasin nëpër kafe, kudo, duhet ta shprehin në rrugë. Kjo, pasi përndryshe do të kemi shprehjen që çdo popull meriton qeverinë që ka. Zgjedhjet e vitit 2017 ishin një skandal. Një shoqëri që voton për tepsinë e kryeministrit nuk meriton që të hyjë në BE. Opozita duhet që të jetë si qytetare në rrugë. Opozita duhet të reagojë se s’bën”, u shpreh Mustafaj.

“Mua më duket se gjërat kanë shkuar larg tashmë dhe vështirë të kthehen pas, qoftë për teatrin. Edi Rama vazhdon të tallet. Shteti po degradon përditë e më shumë. Edhe ambasadat po reagojnë. Publikimi i mesazhit nga Meta ka qenë në rregull. Unë besoj se presidenti Meta ka komunikime me shumë diplomatë. Reformën në Drejtësi Rama po e merr nën kontroll nëpërmjet njerëzve. Diplomatët e huaj e dinë se çfarë fuqie ka Rama dhe mbyllin sytë”, tha Mustafaj.

I pyetur për deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim se disa forca duan të vrasin reformën në drejtësi, Mustafaj tha se vetëm maxhoranca mund të bëjë këtë gjë, pasi opozita nuk ka asnjë mundësi të ndikojë.

“Nuk e di se për kë ishte drejtuar ajo që tha ambasadorja Yuri Kim. Në dorë sot për ta vrarë reformën në drejtësi e ka vetëm maxhoranca. Opozita nuk është as në parlament. Teknikisht nuk ka mundësi të ndikojë në cilësinë e reformës. Kjo sepse nuk është në tavolinë”, vlerësoi Mustafaj.

Për takimin mes ambasadores Kim e kreut demokrat Lulzim Basha, Mustafaj u shpreh se numri një i PD e ka takuar edhe më herët ambasadoren e se kjo mund të dëshmojë se të huajt po mbështesin mjaft kauza opozitare.

“Për mua, gjithcka do të jetë zhgënjim. U përshpejtua ritmi për Reformën Zgjedhore. Mesa di unë nuk është hera e parë që Lulzim Basha takon ambasadoren amerikane në Tiranë. Kjo tregon se ndërkombëtarët e shikojnë gjithmonë e më shumë si alternativë opozitën”, tha Mustafaj.

Në fund, i pyetur për videon e bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që thoshte se policët që ushtruan dhunë ndaj një të mituri nuk kanë aq faj, duke treguar pamje sikur nëna e djalit ishte me armë në dorë, Mustafaj tha se kryepolici i Shqipërisë meriton të shkarkohet nga detyra.

“Kjo video tregon se drejtori i Policisë ka gënjyer përpara Komisionit të Sigurisë. Kjo gënjeshtër bie ndesh me detyrimet që ka. Ai nuk ka ndjerë asnjë keqardhje. Ka bërë një lidhje që nuk ekziston mes një të mituri dhe nënës. Për mua kjo duhet të shoqërohet në mos me dorëheqjen e kryepolicit të Shqipërisë, Felaj duhet të kërkojë tek Rama që të largojë Ardi Veliun nga detyra që ka. Nëse nuk e bën Felaj, duhet ta bëjë Alban Zeneli. Ky komision nëse nuk bën këtë gjë, do ishte e rëndë nga ana juridike”, përmbylli Mustafaj.

Mendërisht i tredhur!

Nga Elona CASLLI

Kam besuar gjithnjë se nuk ka pamje më dëshpëruese se pamja e një burri të tredhur mendërisht.

Tredhja mendore është shfaqja më mjerane e një burri, ose të paktën e një qënieje që anatomikisht quhet i tillë.

Një shfaqje të tillë, do të na ofronte kreu i policisë Ardi Veliu teksa u shpjegonte deputeteve te Partisë Socialiste dhe jo vetëm, ngjarjen mbi dhunimin e djalit 15 vjeçar, ditë më parë nga katër policë.

Në gjendjen e një tredhjeje të plotë mendore, Ardi Veliu do të na shpjegonte se është e vërtetë që policia kishte pasur një kapërcim të vogël. Sipas Ardi Veliut, dhuna e katër policëve ndaj një minoreni është veçse një kapërcim i vogël dhe asgjë më shumë.

Si për të na bindur se drejtësia është vënë në vend, Ardi Veliu do të nënvizonte faktin se njëri nga policët është pezulluar dhe është nën hetim.

Ardi Veliu nuk do të mjaftohej me kaq. Pranë organizatës bazë në parti do të bënte edhe biografinë familjare të djalit, si për të justifikuar faktin se dhuna e ushtruar nga policia nuk ishte aq e dënueshme, për sa kohë fëmija vinte nga një familje reaksionare.

Impotenca mendore e Ardi Veliut , do të shfaqej haptazi teksa ky i fundit, duke iu kërkuar ndjesë zonjave të nderuara (sikundër do t’i quante ai) si Elona Gjebrea, Ermonela Felaj , Elena Xhina dhe Antoneta Dhima dhe duke nënvizuar ndjesinë respektit që kishte për këto të fundit, do të prezantonte një video ku nëna e djalit do të shfaqej me një pistoletë në dorë.

Ndërkohë, video në fjalë është pjesë e xhirimeve të një filmi, në të cilin e ëma e djalit ka luajtur një rol të caktuar.

Organizata bazë e partisë, do të dilte në përfundimin se djali ishte produkt i një edukimi të keq dhe se dhuna e policisë nuk ishte aq e dënueshme, pasi djali vinte nga një familje jo e respektueshme, sipas Ardi Veliut dhe jo vetëm.

Ardi Veliu duhet të dijë se ka shkelur dinjitetin e një gruaje dhe e ka përbaltur atë pa asnjë lloj të drejte.

Ardi Veliu para se të bëjë biografinë e një gruaje, të bëjë biografinë e tij me të drejtën dhe me përgjegjësinë që mban për pozicionin që ka.

Ardi Veliu duhet të dijë se çdo lloj biografie nuk e përligj dhunën e katër policëve mbi një minoren; përkundrazi përforcon akoma më shumë perversitetin e kobshëm të Rilindjes.

Post Scriptum- Tredhja mendore është diagnoza e kohës sonë.

Zbulimi i frikshëm i mjekut: Si detyrohen invalidët të votojnë për qeverinë

Mjeku i njohur Ilir Allkja shkruan një postim në faqen e tij sociale se gjatë një kërkimi në ID ka zbuluar se invalidët me prapambetje mendore ishin të përfshirë në listat e zgjedhëzve.

Mjeku shkruan se, kërkimi është i vërtetë, madje familjarët detyrohen nga miltantët bashkë me invalidët që te votojnë për qeverinë, presionin jua bëjnë familjarëve me heqjen e pensionit të invaliditetit. Unë nuk jam dakort që njê person me aftësi të kufizuara mendore të vendosë për mua, për ty e për ne të gjithë.

“Kur punoja mjek familje i kushtova 2 orë kohë një kërkimi si më poshtë:
Listova 150 emra individësh që merrnin pension si invalidë, nga pacientët e rregjistruar në qëndrën shëndetësore ku punoja.

Kërkimi përfshinte vetëm invalidët me prapambetje mendore. Kërkova nëpërmjet ID së tyre nëse ishin të përfshirë në listat e zgjedhësve.

Rezultati ishte i frikshëm, të gjithë ishin në listat e zgjedhësve, votonin.

Ne habitemi sot me një parlament të mbushur me deficentë mentalë, me një qeveri bastardësh e konkubinash, madje kërkojmë përgjegjësi nga një kryeministër i dalëduarsh!”, shkruan mjeku në një postim në faqebn e tij sociale.

Turp për moralistin drejtor/ Ish-ministri: Maskarallëk për shefat e tij politikë që heshtin

Pak ditë më parë, videoja e rëndë e dhunës së një të riu u bë virale në rrjet, ku të shumtë ishin ata që dënonin sjelljen e policëve, që kishin shtrirë në tokë pranë liqenit artificial të Tiranës, dhe godisnin me forcë 15-vjeçarin Sarandi Çobo.

Për këtë rast foli sot sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, Veliu tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë.

Por nuk vonoi shumë dhe e vërteta doli në shesh. Videoja në fjalë ishte marrë një film ku kishte luajtur edhe zonja.

Por sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, edhe sikur nëna e djalit të ishte ashtu siç e përshkruan Veliun, sërish kjo nuk e justifikon dhunën policore.

“Le ta zëmë se e ëma e atij djalit që u rrah nga policia është ashtu siç e prezanton në publik Drejtori i Përgjithshëm, e ç’a pastaj?! Kjo është arsye që policët të masakrojnë djalin e saj në mes të rrugës?! Çfarë logjike është kjo?! Politike?! Policeske?! Moraliste?! Nejse, më vjen mirë që ndjehen si vaji në lakra se tregojnë hapur se kush janë, çfarë mendojnë e kujt i shërbejnë. Me ligjin sigurisht që kanë zero lidhje.

TURP për moralistin Drejtor! MASKARALLËK për shefat e tij politikë që heshtin! Krim i rëndë i kryer nga ata policë që dhunuan një djalë të ri, pa asnjë shkak! Jam me zonjën dhe djalin e saj”, shkruan Ylli Manjani.

Veliun do ta kishte zili edhe policia e komunizmit…

E mbani mend mashtrimin e madh të Edi Ramës me dhunën e policisë algjeriane, të cilën ai e shiti në Facebook si masa të policisë spanjolle kundër atyre që shkelnin gjendjen e jashtëzakonshme kundër Covid-19? Në Rilindje, po gënjeu i pari, të njëjtën mënyrë përdorin të gjithë vartësit.

Kështu ka bërë edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili ka publikuar një video me zërin dhe figurën e tij, kur dhuna ndaj një të mituri 15-vjeçar që tronditi opinionin publik në vend, justifikohet me shfaqet e huaja të familjes së tij. Këtë logjikë kriminale, që do e kishte zili edhe policia e kohës së komunizmit, Veliu e ka shfaqur gjatë një bashkëbisedimi me video përmes telefonit.

Ai ka treguar publikisht një video “të papërshtatshme” të nënës së 15-vjeçarit, Zaida Çobo, e cila shfaqej duke i vënë revolen në kokë dikujt tjetër. Pra nënteksti është i qartë, shikoni ç’nënë ka, prandaj i duhej dhënë dru edhe djalit.

“Por a është në të vërtetët djali, që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë, siç pretendon mamaja? Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pist?letë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha drejtori i policisë.

Ky arsyetim skandaloz, sapo u bë publik, ngriti disa pyetje që e denoncojnë Veliun.

Së pari, a ka tagër ai të bëjë publike foto apo video të nënës së djalit?

Së dyti, në ç’mënyrë e ka siguruar dha nga e ka vjedhur?

Së treti, a mund të penalizohet një fëmijë për sjelljet e prindërve të tij?

Së katërti dhe më kryesorja, a e justifikon figura morale e së ëmës dhunën që ushtroi policia mbi të birin.

Në vend që të justifokohej me qëndrimin e ri, drejtori i policisë krijoi një efekt boomerang.

Por idiotësia ose mashtrimi i tij nuk përfundojnë tek mënyra e të menduarit, pra tek fakti se ai e paragjykonte një adoleshent sipas sjelljeve të prindrit dhe në këtë mënyrë justifikonte dhunën ndaj tij.

Budallallëku nuk ka brirë. Sepse edhe pamjet e së ëmës që ai serviri rezultuan të jenë një mashtrim i madh. Ato nuk janë pamje reale, por skena të një filmi, ku gruaja ka luajtur disa skena episodike në filmin “Dashuria nuk mjafton”.

Këtë të vërtetë tronditëse, që e bën të pashmangshme dorëheqjen e drejtorit të policisë, jo vetëm për mentalitetin, por edhe për paaftësinë ulëritëse, e ka pohuar vetë gruaja në fjalë. Në një intervistë për ABC News, Zaida Çobo tha: “Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një anë të vjen keq, por edhe për të qeshur për reagimin e tyre. Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar”.

Disa ditë më parë, në 15 maj opinioni është tronditur nga dhuna që disa oficerë policie ushtruan mbi një të ri pse kishte dalë për shëtitje.

Në videon që u publikua nga JOQ Albania, dallohen dy uniformat blu që i shtrëngojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut, ndërsa e qëllojnë edhe me shpullë.

Më pas e ngrenë atë dhe e shoqërojnë drejt makinës, ndërsa njëri prej policëve vijon ta dhunojë duke e qëlluar në shpinë.

Pasi plasi skandali në rrjetet sociale, polici me iniciale G. H., pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 2 u pezullua dhe ndaj tij filluan hetimet. por bashkë me të për të larë fytyrën policia gjobiti edhe adoleshentin e dhunuar.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit”, deklaroi pas kësaj ngjarjeje presidenti Meta.

Por, sikur të dojë të na shtyjë pas në kohë edhe më të errëta, mentalitetin e të cilave me sa duket ruan, Ardi Veliu e ka justifikuar dhunën ndaj të birit, me shfaqet e huaja në sjelljen e së ëmës, megjithëse mes dy ngjarjeve nuk kishte asnjë lidhje. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai ka mashtruar duke përdorur një sekuencë filmi si skenë reale që tregonte moralitetin e aktores nënë./LAPSI

Reaporti i Venecias rrëzon Ramën për Gjykatën Kushtetuese, i vodhi Metës kandidaturën

Komisioni i Venecias ka hartuar sot një draft-opinion që u është dërguar palëve në Shqipëri. Sipas burimeve, mësohet se Venecia pret dhe opinionet e institucioneve në Shqipëri dhe në qershor do dërgojë sërish opinionin përfundimtar.

Sipas dokumentit të Komisionit të Venecias, konkluzioni mbetet i njëjtë që Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën. Më tej në raport shtohet se kriza kushtetuese në Shqipëri është pasojë e disa faktorëve.

“Kur listat kanë kandidatë të njëjtë në të njëjtën kohë duhet dakordësi”, shtohet në raport dhe bëhet thirrje që palët të dialogojnë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhet kriza.

Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë Presidentit edhe për kthimin që i bëri ligjit për procedurën e re të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndryshimet ligjore të propozuar nga maxhoranca bien ndesh me Kushtetutën.

Në draftin e Komisionit të Venecias thuhet se kriza kushtetuese në Shqipëri vjen jo nga akti specifik, por si pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve.

Në kunkluzionet e draft-opinionit thuhet se është me rëndësi jetike për Shqipërinë që të rivendosë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë si sa më shpejt të jetë e mundur, madje edhe më shumë në një kohë në të cilën pyetje shumë komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmëria e punëve publike në Shqipëri paraqesin veten e tyre.

Një numër i çështjeve në pritje të Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykohet. Për të kapërcyer këtë krizë, konstruktive dialogu ndërinstitucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore janë të kërkuara dhe janë thelbësore.

Kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve: procedura e nevojshme e verifikimit kishte efekte më të përhapura nga sa parashikohej fillimisht; • si pasojë, ndër të tjera, të procedurës gjithëpërfshirëse të vettingut, te Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të cilat janë jofunksionale; betim-marrjen. Ky gjykim duhet të respektohet.

Sa i përket vettingut:
• Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat e zbatuara janë adekuate dhe lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se vettingu i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, sidomos ato më të larta.

Sa i përket procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionet e mëposhtme dhe bën rekomandimet e mëposhtme:
Në parim, rregulli i sekuencës vlen vetëm në momentin e alokimit nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të vendeve të lira të punës, pas hapjes së çdo raundi të emërimeve. Pasi të jenë shpërndarë vendet bosh në organet përkatëse të emërimit, sekuenca nuk kërkon aktivizim deri në raundin tjetër, pra deri në vitin e skadimit të tre mandateve të ardhshme.

  • Sidoqoftë, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen nga kryesisht të njëjtat kandidatë, në një situatë kur ka emërime që do të bëhen në të njëjtën periudhë për më shumë se një raund, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KKK duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emërues do të rrezikojë të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje midis 3 kandidatëve siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të kapet për këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos prononcohet, KKA duhet t’i dërgojë listat (et) në Kuvend menjëherë pasi Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij/ saj, ose pas 30 ditësh nëse ai/ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim.

Një vend i lirë i hershëm duhet të plotësohet nga autoriteti që emëroi gjyqtarin në largim.

  • Mekanizmi i paracaktuar për emërimet nga Presidenti (neni 7/b (4) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese), nëse vlerësohet e nevojshme, duhet të ngrihet në nivelin kushtetues, siç është rasti për Kuvendin. • Gjykata e Lartë duhet të bëjë emërimet e saj të pazgjidhura posa të jetë përsëri funksionale. 106. Sa i përket procedurës së KPK-së:
  • KKK duhet të ndryshojë Rregulloren 41 të Vendimit Nr. JAC. 4 për procedurat e verifikimit dhe zgjedhjes së kandidatëve të ardhshëm në mënyrë që Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues për hir të transparencës dhe besimit të publikut në procedurë. • Përmbledhjet e procesverbaleve të të gjitha takimeve të KKA duhet të publikohen në kohën e duhur.
  • KKK duhet të miratojë renditjen e saj vetëm kur skedarët e të gjithë kandidatëve në listë janë të plotë dhe Kryetari i KLGJ duhet të dërgojë listat së bashku me dosjet menjëherë në organin shtetëror përkatës pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

KLGJ nuk duhet të propozojë kandidatë që nuk kanë kaluar ende vettingun.

Sa i përket procedurës së betimit:
• Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, kohët e fundit dispozitat e miratuara por jo akoma të miratuara mbi një mekanizëm të paracaktuar për betimin duhet të zëvendësohet nga një dispozitë më e qartë e formuluar që do të miratohet në niveli kushtetues.

Komisioni i Venecias është i mendimit se modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks, dhe në afat të gjatë do të rekomandonte thjeshtësimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës. Kuotat e tre organeve emërues mund të mbahen duke caktuar automatikisht rinovimin e një mandati për të njëjtin autoritet që kishte caktuar gjyqtarin në largim. Së dyti, vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të hiqen. Gjykatësit kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntë vjeçar, edhe nëse ato janë zgjedhur me vonesë ose nëse marrin një mandat i cili u ndërpre në fillim; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi sekuenca të hiqet. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjykatësit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, dhe gjithashtu më domethënës.

Më në fund, Komisioni i Venecias rithekson nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim besnik midis institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të respektohen në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmonë duke kërkuar përfitimin më të mirë për qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa Presidenti i Komisionit të Venecias insistoi kohët e fundit në lidhje me Armeninë: “Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve shtetërore.”

Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për ndihmë të mëtutjeshme në këtë çështje.

Shpërthen zemërimi te publiku pas skandalit të Veliut, i pafytyri kërkon të mbrohet: Më nxorën fjalën nga…

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifikoi dhunën policore ndaj një adoleshenti.

Në mënyrë skandaloze, edhe pse është me zë e figurë duke treguar foton e nënës së fëmijës, Ardi Veliu thotë se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti.

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Veliu

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!

Pse Rama hoqi dorë nga Veliaj dhe vendosi të lërë Lindën si pasardhëse?

Nga Red VARAKU

Dihet që beteja më e madhe brenda një partie, kur ajo është në ditët e fundit të saj në pushtet, është beteja për pasardhësin. Pikërisht, kjo betejë edhe pse e heshtur dhe ende larg syve të opinionit publik, ka filluar të gërryejë Partinë Socialiste dhe po përhapet në mënyrë kapilare në çdo degë të PS në qarqet kryesore, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Korçë, Fier etj.

Të bindur që ditët e tyre në pushtet i kanë të numëruara, të gjithë kanë filluar të përllogarisin se ku do t’i investojnë aksionet e tyre politike.

Pas eliminimit të Sajmir Tahirit nga gara për pasardhës, në skenë kishte mbetur vetëm Veliaj. Kjo edhe për faktin se u përzgjodh nga Rama për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Por, gjërat u komplikuan kur në skenë u shpërfaq në kongres Linda Rama. Kongresi i fundit i PS, i cili ishte për vetëm për të dhe rreth saj, dukej sikur ishte bërë enkas për promovimin e saj si pasardhëse.

Gjithsesi, ky lajm asokohe u mor me rezerva, por pas shembjes së Teatrit Kombëtar, skenari që Edi ka përzgjedhur Lindën, sa vjen edhe përforcohet.

Përforcimi i kësaj ideje u bë ashiqare në përfshirjen e Veliajt në aferën 200 milion euro të shembjes së Teatrit Kombëtar , ku ai mban përgjegjësinë jo vetëm politike, por edhe penale.

Në fakt, mënyra se si po eliminohet Veliaj, nuk është një strategji e panjohur për opinionin publik.Edi Rama aplikoi të njëjtën strategji për eliminimin e Tahirit , ku dihet që urdhëruesi dhe përfituesi për kanabizimin e vendit ishte kryeministri, por përgjegjësia politike dhe penale u mbajt nga Sajmir Tahiri.

Por pse hoqi dorë Rama nga Veliaj dhe zgjodhi modelin e Klintonëve në SHBA për të vazhduar ta udhëheqë PS nëpërmjet gruas së tij?

Kjo sepse, Rama do t’ia lërë partinë dikujt që ta ketë të lehtë jo vetëm ta komandojë kur PS të kalojë në opozitë, por edhe ta rrëzojë nëse nuk i bindet. Sot Erjon Veliaj nuk është i tillë. Ai nuk ka vetëm njohje kapilare të PS, por sot ka edhe fuqi ekonomike, sepse atë e mbështesin lobe të fuqishme mafioze dhe ekonomike të kryeqytetit. Në këtë kuptim, Rama e di që sapo Veliaj të marrë PS, ai vetë nuk do të jetë vetëm i panevojshëm, por edhe kërcënim për të.

Me fjalë të tjera , duke qenë se Veliaj është identik me të për nga pabesia, ai nuk do të bëjë gabimin që bëri Nano me të, ndaj ka nisur betejën për eliminimin e tij që tani që është në pushtet . Gojët e liga thonë që eliminimi i Veliajt dhe metastazave të tij, është edhe arsyeja kryesore që ai ka rënë dakort për përsëritjen e zgjedhjeve lokale.

Sepse, nëse Veliaj do të vazhdojë të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi PS të jetë larguar nga pushteti, mundja e tij nuk është aq e lehtë, për të mos thënë e rrezikon shumë . Provë për këtë betejë është implikimi i Veliajt dhe atyre që Veliaj i kishte përzgjedhur si e ardhmja e PS, në krimin tek Teatri, me qëllim eliminimin e tij dhe metastazave të tij në PS.

Kjo është arsyeja që i linçoi dhe diskretitoi të gjithë të përzgjedhurit dhe besnikët e Veliajt, si njerëz që marrin tre-katër rroga nëpër borde. Distancimi nga Veliaj është edhe arsyeja e dorëheqjeve që kanë filluar në bashkinë e kryeqytetit.

Nga ana tjetër, Linda Rama është krejt e kundërta e Veliajt. Përveç faktit që është gruaja e Ramës, ajo nuk ka asnjë lidhje tjetër me PS-në.

Pra, është fiks kandidatja e duhur, që i garanton Ramës vazhdimësinë në PS. Plus ajo ka qenë drejtoreshë fondacionit Soros në Shqipëri dhe jo vetëm nuk është e paaftë dhe e paarsimuar si Veliaj, por është një grua shumë e zgjuar dhe dinake që e adhuron pushtetin dhe ka treguar se bën çdo kompromis për të. Kjo e bën atë edhe më të kualifikuar.

Gjithashtu,idenë e bën shumë tërheqëse fakti që një grua do të drejtojë PS dhe nga pikëpamja propagandistike kjo është një supergjetje.

Dihet investimi dinak i Ramës tek “forca” e grave gjatë gjithë qeverisjes së tij , ndaj një grua në krye nuk është aspak befasi, përkundrazi është vazhdimësi normale e qëndrimit të tij.

Pra, edhe pse beteja për pasardhësin, e cila që tani ka shkaktuar një çarje të madhe brenda PS dhe e ka paralizuar PS-në, mbetet ende larg syve të opinionit publik, besoj se tashmë është e qartë dhe nuk ka asnjë dyshim se kush do ta fitojë garën për kryesimin e PS pasi ajo të largohet nga qeverisja midis Linda Ramës dhe Erjon Veliajt.

Paloka: Ardi Veliu këto metoda të Sigurimit të Shtetit nuk i ka për herë të parë, të shkarkohet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar menjëherë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pas skandalit të sotëm në Komisionin e Sigurisë, ku ky i fundit publikoi një video në të cilën shfaqej me pistoletë mamaja e djalit që u dhunua nga policia, por që në fakt pamjet ishin marrë nga një skenë filmi.

Paloka i ka quajtur këto metoda të Sigurimit të Shtetit, duke kujtuar edhe manipulimin që Veliu I bëri çështjes së Fredi Alizotit.

‘SKANDAL i dyfishte!

Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!

Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”, ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit, Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!’

Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij

· Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Pak ditë më parë e gjithë Shqipëria pa e tronditur sesi një i mitur 15 vjeçar u rrah barbarisht nga policia në Tiranë pse kishte shkelur orarin e karantinës. Ndaj policit me sjellje shtazore sot nuk ka asnjë masë domethënëse nga shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës.

Nën presionin e vetingut partiak dhe korruptiv në polici, ai po zvarrit çështjen prej 2 javësh, sepse mbrojtësi i policit dhunues të fëmijës gjendet në krye të Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.

Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë.

Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri.

Ardi Veliu e bëri këtë në vendin ku duhet të ishim më të mbrojtur, në Parlamentin e Shqipërisë.

Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Asnjëri prej tyre nuk guxoI të ngrejë zërin kundër këtij qëndrimi sadist, që shkel disa të drejta elementare të njeriut.

Për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë habi për këtë akt prej krimineli gjakftohtë.

Ky është i njëjti person që drejtoi dhunën kundër opozitës gjatë protestave qytetare. Dhe është, sërish, i njëjti kriminel gjakftohtë që urdhëroi hyrjen e policisë në teatër me automatikë, që e rrethoi atë me snajper dhe dhunoi gratë, vjazat, të rinjtë dhe opozitën që kërkonte ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pronës publike nga vjedhja.

Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës.

Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit! Ai është fytyra sadiste e Ministrit të Brendshëm, i kryeministrit dhe i këtij pushteti që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

Po të ishte ndryshe, Edi Rama do ta kishte shkarkuar tani Ardi Veliun dhe do ta kishte përjashtuar atë me turp përjetë nga radhët e policisë!