21 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

E rëndë, aksidentoi 2-vjeçarin tek dera e shtëpisë, prokurori e nxjer të pafajshëm!

DENONCIMI I BERISHES

Kalvari i dy prinderve qe ju shtypin femijen 2 vjeç afer baneses se tyre! Narkoprokurori i narkoshtetit nxjerr te pafajshem autorin e krimit!

Lexoni per kalvarin e dy prinderve qe humben femijen e tyre dhe denoncimet e qytetareve dixhital per kriminelin zyrtar te narkoshtetit te Edvin Mafise! sb

PERSHENDETJE DOKTOR ..ANKESAT NE KLP PER CLIRIM SINO PROKUROR NE PROKURORIN E SHKALLES SE PARE FIER..LEXOJE DHE POSTOJI TE LUTEM TI SHOHIN DHE 5 TE TJERE

Luftar dhe Pranvera Buzi, nga fshati Kallëm i Vogël Fier, janë prindërit e fëmijës 2 vjeçar të Vionis Buzit, i cili në vitin 2012 u aksidentua për vdekje nga një makin furgon që po udhëtonte pranë rrugës e cila ishte në afërsi të banesës së tij.

Pas aksidentit policia arrestoi autorin e aksidentit shoferin e furgonit, i cili u la i lirë nga gjykata disa ditë me pas.
Prokurori i çështjes pas ça kohësh vendosi përfundimin e hetimit duke pushuar çështjen me arsyetimin se: Vepra penale nuk ekziston! Me pas vendimin e prokurotit Ç.S prindrit e të ndjerit e ankimuan pranë prokurorit të pergjithshem, i cili pas shqyrtimit vendosi, sgfuqizimin e vendimit dhe rikthimin e cështjes përsëri për rihetim në prokurorinë Fier.

Pas gjoja rihetimit prokuroti Ç.S përsëri vendosi pushimin e procedimit, duke nxjerë fajtor maman e të ndjerit Vionis Buzi, që në fakt nuk ishte në vendëngjarje.

Pas kësaj prindërit e të ndjerit të indinjuar dhe me shpresën tek institucionet, nisën ankesat dhe denoncimet ndaj prokurorit të çështjes pasi janë të sigurtë që ky ka marë një vendim të padrejtë duke ju drejtuar kështu gjithë drejtuesëve të lartë të shtetit.

1.Kryeministrit Edi Rama,
2.Presidentit të Republikës
3.Prokurorit Përgjithshëm

Luftar dhe Pranvera Buzi, janë në kërkim të drejtësisë për fëmijën 2 vjeçar.
Në këtë mënyrë ata janë drejtuar edhe me kallëzim penal ndaj prokurorit të çështjes Ç. S objekti së cilit është “shpërdorimi detyrës” çështja tashmë është regjistruar dhe prokurori është duke u hetuar nga Prokuroria e Lushnjes, që në fakt tentoi ta pushonte çështjen duke nxjerrë pa faj kolegun e tyre por, gjykata nuk ishte dakord për një gjë të tillë, duke rikthyer çështjen për rihetim.

Përsëri në fundin e muajit të kaluar prokuroria ka kërkuar gjykatës pushumin e procedimit penal për kolegun e tyre të Fierit, dhe të shohim si do veproj gjykata nëse do ta pranoj, apo do ta refuzoj…
Luftar dhe Pranvera Buzi, kërkojnë që të vendoset drejtësia për fëmijën e tyre, dhe janë në pritje, por edhe të shgënjyer dhe lodhur nga drejtësia që po vonon…

Pershendetje Doktor Berisha .Uroj te jeni mir Familjarisht!!
Te lutem brenda mundesive bej dicka ne lidhje me kete ceshtje.

Desha te ndaj me ju problematiken media JOQ shperndahu ne lidhje me prokuror Çlirim Sino.

ME RESPEKT po ju shkruaj ne lidhje me prokurorin te cilin e kan denancuar per nje ser problematikash madje un vete kam pasur 1 gjyqe dhe si prokuror kam pasur Çlirim Sino.

Po tregoj metoden qe ky prokuror perdor per te vjel popullin.
Marr shkas nga 1 postim juaj i meparshem.
E para e punes qe Çlirim Sino ben eshte vendosja e neneve te renda qe nuk i puthiten akuzes qe te akuzuarit i takon.

Ben presjon gjate marrjes ne pyetje madje duke fryre muskujt.
Ne menyre indirekte ka nje avokate dhe te shoqen e tij qe lajmerojne per detyrimin qe duhet paguar qe te shpetosh nga grabiqari Ç.Sino.

Ka nje sere ankesash ne KLP dhe nuk dihet kush e mbron kete Prokuror kokkrisur.
Eshte momentalishte ne hetim nga prokuroria per pastrim parash dhe korrupsjon.
Gjithashtu per mbylljen e ceshtjes se nje femije 2 vjecar te vdekur .
Zgjat hetimet per çeshtje mbi 1 vit vetem dhe vetem qe ta paguash..

Vetem dicka desha te them per eproret e ketij prokurori!!
Nese neser a pasneser bini ne burg per shtypje te nje personi me makine dhe prokuror ju bie çlirim sino dhe ju vendos nenet per vrasje te mbetur ne tentativ apo vjedhje me dhune cfar do benit burg per demin qe keni kryer apo per demin qe Çlirim Sino vendos sipas qejfit te tij.

Pastaj eshte nje prokuror qe do 1 hyrje pallati te te nxjerr nga burgu dhe pervec kesaj OFL DHE SPAKU ta hetojn njeher per pasurin ne 3 breza te Prokurorit pastaj ta lejojne te vazhdoj profesjon se si dihet mase bien ne dore te ketij Hajduti qe vjedh lirine e qytetareve dhe te maten me spango!
Te lutem postoje dhe mos hezito sepse per kete prokuror nuk do vene dora ne zemer se ka len nenat pa femije dhe femijet fukarenj!
Faleminderit

Sondazhi, 85% e qytetarëve: Qeveria është e korruptuar. 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet nga vendi

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Shqiptarët janë të bindur më shumë se ansjëherë më parë se kanë një qeveri të korruptuar. Një sondazh i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim thotë se 85% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni në nivelet e larta është shumë I përhapur dhe se nuk kanë besim tek drejtësia.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot në Tiranë Sondazhin e Opinionit Publik mbi Besimin në Qeverisje.

Sondazhi zbuloi një besim të ulët dhe në rënie të qytetarëve ndaj gjithë institucioneve shtetërore e politike në vend, si dhe tek reforma në drejtësi.

Bashkautorja e studimit, Blerjana Bino, thotë se qytetarët theksuan që ata nuk besojnë më në integritetin dhe në ndershmërinë e funksionarëve publikë dhe të politikanëve.

“Rënia e besimit ka përfshirë institucionet publike dhe qytetarët thonë se zyrtarët dhe politikanët ndjekin vetëm interesat e tyre, por shfaqen sikur plotësojnë nevojat e komunitetit. Madje edhe të anketuarit që janë anëtarë të partive politike pohojnë se nuk kanë besim tek partitë politike” – tha zonja Bino.

Në raport thuhet se një në dy shqiptarë duan të ikin nga vendi dhe perceptimi i tyre për korrupsionin shtetëror mbetet i lartë.

Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim u shtri në 61 bashki të vendit mblodhi vlerësime të ulëta nga qytetatër për nivelin e besimit tek qeveria, parlamenti, presidenti, partitë politike dhe tek drejtësia.

Të anketuarit kanë shprehur më shumë besim tek organizmat ndërkombëtare, si NATO, OKB, dhe BE se sa tek ato vendase.

Ndërsa brenda vendit më shumë besim kanë tek institucionet fetare, ushtria, arsimi dhe shoqatat.

“Shumica e qytetarëve e konsiderojnë qeverinë qendrore dhe vendore si jotransparente apo të përgjegjshme. Gjatë tre viteve të fundit ata perceptojnë një rënie të transparencës dhe llogari-dhënies nga qeveria qendrore dhe ajo vendore” – thuhet në raport.

Mbi 85 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni i nivelit të lartë dhe atij të ulët është një dukuri e përhapur gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

Sipas tyre, institucionet më të korruptuara janë drejtësia, spitalet, dhe qeveria, e më pas janë parlamenti, policia dhe bashkitë.

Shumica e të anketuarve nuk kanë besim në ndëshkimin e korrupsionit të niveleve të ulëta dhe atyre të larta.

“6 nga 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsionit të vogël, ndërsa 7 në 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsionit të madh” – thekson raporti.

Prokuroria e përgjithshme dhe gjykatat shihen si institucionet më pak të pavarura për të tretin vit rresht.

“Mbi 60 për qind e shqiptarëve besojnë se axhenda e gjykatave ndikohet shumë nga interesat politike, ndërsa prokurorinë e vlerësojnë si shumë të ndikuar nga interesat politike” – thuhet në përfundimet e sondazhit.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në demonstrata, tubime dhe peticione mbetet relativisht e ulët. Një pjesë e madhe kanë humbur shpresat se mund të ndikojnë në jetën e vendit, duke ëndërruar një jetë më të mirë në emigrim. “Të paktën 6 nga 10 të anketuarve pohojnë se dëgjesat publike janë takime formale, ku sugjerimet nga grupet e interesit për projektligjet nuk merren parasysh” – thekson raporti.

“Pothuajse 1 në 2 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ata që mendojnë kështu u përkasin grupe me të ardhura të larta, me arsim universitar, si dhe gratë dhe të papunët” – thuhet në studim.

Dyshimet dhe mosbesimi i qytetarëve shtrihen edhe mbi reformën në drejtësi. Sipas sondazhit, afro 1 në 2 shqiptarë besojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit, por gjysma tjetër pohojnë se reforma nuk po kryhet me korrektësi.

Mosbesimin më të madh ndaj reformës në drejtësi e kanë moshat deri në 30 vjeç, të arsimuar e në fillim të karrierës.

Ata u shprehën se “reforma po bëhet sa për sy e faqe”, se “ajo nuk ka ndikim të vërtetë”, se “kjo reformë është proces selektiv, ku po ndëshkohen disa për t’u shërbyer atyre, që kanë mbështetje të fuqishme”.

Reforma në drejtësi perceptohet si proces politik e jo thjesht si proces ligjor. Pjesëmarrësit mbi 55 vjeç raportuan ndikim të kufizuar pozitiv të reformës, sepse sipas tyre, “procesi është i lidhur me interesa të caktuara politike”.

Edhe media vendore, si “pushtet i katërt”, ka fituar rreth vetes një mosbesim të konsiderueshëm.

Sondazhi gjeti se televizioni mbetet burimi mediatik më popullor për marrjen e lajmeve të fundit, veçanërisht për brezat në moshë të madhe, të punësuarit dhe për banorët e zonave rurale.

Por televizioni ndiqet më pak nga të rinjtë dhe nga qytetarët me nivel të lartë të ardhurash.

Të anketuarit nga të gjitha grupet demografike shpesh shprehen se nuk besojnë që media jep informacion të saktë.

Të anketuarit nga moshat e mëdha shprehin besim më të lartë tek institucionet, krahasuar me moshat e reja, të cilat janë veçanërisht mosbesuese ndaj tre degëve të qeverisjes: ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit.

Nëpunësit publikë të anketuar shprehin më shumë besim te institucionet se sa të papunët.

Anketat e të punësuarve në sektorin publik janë në kontrast të madh me ato nga të punësuarit në sektorin privat, nga të anketuarit e papunë, dhe ata me paga të ulëta, vëren studimi.

Reforma, Rama vendos si kusht të panegociueshëm që të bëjë vetë numërimin e votave

Sipas Ramës nuk do të ketë më komisione bipartizane që do të bëjnë numërimin e votave, por këtë eksluzivitet ai do ta marrë duke bërë vetë numërimin e votave. Ky është një kusht i panegociueshëm i tij.

Ndërsa deri tani komisionerët zgjidheshin nga pozita dhe opozita duke vendosur një kontroll të procesit, tanimë këtë kontroll Rama kërkon ta ketë i vetëm duke qenë ai dhe administrata e tij përzgjedhës të numëruesve të votave.

Kryeministri Edi Rama lidhur me përfundimin dhe finalizimin e Reformës Zgjedhore tha se nuk kanë rëndësi propozimet e opozitës aq sa kanë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Rama tha se për mazhorancën 2 pika në Reformën Zgjedhore janë të panegoicueshme, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe një Kolegj Zgjedhor pa gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar vettingun.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë sakrificë por ka pasur prej disa raundesh. Kanë qenë në përmirësim por duhen përmirësuar. Nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës por për të pranuar rekomandimet e OSBE.

Puna po shkon në atë drejtim që 2 pika janë të panegocueshme, e para depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore, një histori e vjetër dhe burim problematikashtë lidhura me politizimin e administratës zgjedhore. ODIHR në raportet e veta ka rekomanduar depolitizimin. Ne jemi ta çojmë deri në fund që kjo administratë t’i përkasë qytetarëve dhe ligjit.

Dhe e dyta përfshirja e Kolegjit Zgjedhor e atyre gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun.
E përsëris që gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, nuk do pranohen në Kolegj Zgjedhor. Pra këto janë 2 pikat e panegociueshme. Pjesa tjetër është pjesë e rekomandimeve dhe presim që ODIHR të kontribuojë drejt një procesi transparent.”- tha Rama.

Rama: Strategjia jonë, si ajo e Serbisë

Rama është me syte nga Beogradi per strategjine e hapjes se ekonomisë si pasojë e virusit. Ketë e ka pohuar sot në komunikimin nga facebooku.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se as këtë javë Tirana së bashku me zonat e kuqe nuk do të kenë lehtësime masash pasi janë problematike.

Rama thotë se në qershor do të ketë një strategji se si do të funksionojë transporti publik i cili është tashmë i bllokuar dhe paralizuar prej marsit.

Ndërkohë Rama thotë se qeveria dhe autoritetet shqiptare do të monitorojnë Serbinë e cila ka marrë një sërë masash lehtësuese të shpejta dhe në varësi të ecurisë aty të koronavirusit do të vendoset dhe në Shqipëri.

”Dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë. Tirana mbetet problem ende edhe lehtësimi në Tiranë apo në zonat e kuqe. E pamundur këtë javë. Në pjesën tjetër do të vijojnë.

Kemi diskutuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor. Nëse numrat do të vazhdojnë stabil ne mund t’i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të bërë kushtet. Do të hyjnë në klasa me rregulla komplet të tjera dhe do të mund të kenë një periudhë 3-javore para maturës shtetërore.

Do të vazhdojmë lehtësimin e qarkullimit jo në zonat e kuqe. Zgjatjen e fashave të orareve. Shtrirja e fashës orare sidomos në orën kur mbaron puna ka shqetësimin për nevojën për t’u grumbulluar dhe rrit tundimin për të hapur lokale.

Kemi parë disa vende që kanë bërë hapa të shpejtë, si Serbia. Do shohim si shkojnë gjërat aty lidhur me epideminë.

Dua të përsëris që lokalet duhet të marrin masat sepse lokalet 1, transporti 2, turizmi 3 janë pika shumë të nxehta dhe të rrezikshme. Lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk dua t’i penalizojmë. Lokalet dhe sipërmarrësit e lokaleve duhet të ndjejnë përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët dhe shqiptarët. ”- tha Rama.

Kryemadhi: Mbyllja e reformës zgjedhore çon vendin në zgjedhje të reja

Monika Kryemadhi

Ne po merremi jo vetëm me anën organizative, atë që than dhe pak më parë kolegët për të dalë dhe për të bërë takimet e opozitës dhe në qytete të tjera për të pasur kontakt me njerzit, me qytetarët sepse tashmë edhe uria për tu takuar me atë strukturë, e cial I jep zgjidhje kësaj situate alarmante është jashtëzakonisht e madhe.

Vetë zoti Basha ka qenë dje dhe sot nëpër takime, por dhe ndërkohë ne kemi pasur takimet tona. Njerëzit presin, kërkojnë kontaktin e tyre për tu takuar, për të biseduar, për të qarë hallet sepse çdo shqiptar është në ditën e tij më të zezë ekonomike. Pandemia e Covid që instaloi Rama në Shqipëri është kthyer në pandemi ekonomike, e cila ka shkatërruar ekonominë shqiptare që është në ditët e saj më të vështira.

Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme apo dhe një mënyrë të zgjidhjes së kësaj situate për t’i dhënë një mundësi dhe për t’i dhënë hapësira rifuqizimit të ekonomisë shqiptare, krijimin e mundësive, sidomos të biznesit të vogël, biznesit të mesëm, I cili është në ditët e tij më të vështira ku nuk ka qenë asnjëherë në këto vitet e tranzicionit.

-Në tryezën e Këshillit Politik ditën e nesërme, do të paraqesë opozita një propozim të sajin sa i takon çështjes së sistemit zgjedhor?

Në fakt dua të ju bëj një sqarim sepse përveç se ka një mungesë informacioni ka dhe një mungesë dijë. Nesër nuk është Këshilli Politik, as tryeza politike. Nesër është grupi i punës i Këshillit Politik. Këshilli Politik që të dinë dhe të gjithë qytetaret dhe vetë socialistët që nuk e dinë, Këshilli Politik përbëhet nga 10 veta. 5 ka opozita jashtëparlamentare dhe 5 ka Parlamenti. Ky Këshill ka një grup pune prej 4 vetash, që 2 janë z. Bylykbashi dhe z. Vasili dhe 2 të tjerë Gjiknuri dhe Hajdari, të cilët bëjnë përgatitjet e matërialeve të axhendës dhe rendit së ditës të mbledhjes së Këshillit Politik.

Këshilli Politik është i përbërë nga 10 veta! Duhet ta kuptojmë ëtë dhe ta sqarojmë. Duhet të sqarojmë edhe amabasadorët, se nuk e kuptojnë dhe e ngatërrojnë më pas, duke bërë gafa politike dhe informacion të gabuar të qytetarët. Por edhe mediat dhe socialistët vetë, sepse edhe ata e kanë hartuar këtë si institucion. Nesër është takimi i radhës për t’u përgatitur, për të ecur në punët që janë lënë në harresë, për ta zhvilluar dhe për ta mbyllur sa më shpejt. Ne jëmi shumë të qartë dhe shumë të vendosur që Reforma Zgjedhore, që është kushti i parë nga 15 kushtet e BE, se besoj e keni marrë vesh që gjatë pandemisë iu shtuan edhe 6 kushte të tjera Shqipërisë, që duhet në mënyrë urgjente të mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhje, zgjedhjeve të reja, sepse është kushti i dytë, pra miratimi dhe implementimi. Do të thotë që zgjedhjet e reja të mbyllet njëherë e përgjithmonë dhe të dalim nga kjo situatë varfërie dhe depresioni ekonomik që e ka kapur Shqipërinë.

-Ka një draft që nuk është bërë publik, që parashikon legalizimin e kanabisit në vendin tonë. Si e shikoni këtë vendim të qeverisë?

Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi dhe një mashtrues qesharak.

Besoj se e mbani mend që vendosi dhe në një pozitë shumë të vështirë dhe ambasadorin e BE-së, ku e bëri prezentë nismën e tij në zyrat e delegacionit të Bashkimit Europian për ta bërë sikur e kishte të dakordësuar dhe të konsultuar me ta. Ky është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët, nëse ai mendon se varfëria e shqiptarëve mund të kalojë ndërmjet drogës, por ligji për të cilin z. Rama flet nuk është gjë tjetër, por veçse legalizim i grupeve kriminale, fuqizimin ekonomik të tyre dhe të varfërinë për ta vrarë, të mesmin për ta bërë të varfër dhe për të shkatërruar çdo ditë dhe më shumë ekonominë shqiptare dhe të ardhmen e shqiptarëve, legalizimi i kanabisit nuk është gjë tjetër veçse skandali i radhës dhe 1 nga shashkat e radhës që Edi Rama hedh sepse nuk do që njerëzit, mediat dhe gjithë qytetarët të diskutojnë për zgjidhjen e situatës ekonomike dhe të varfërisë së shqiptarëve sepse sot Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara për sigurinë ushqimore. Shumë shpejt shqiptarët mjafton të dilni dhe të pyesni do të jenë ne diskutimin e bukës së gojës, nuk do të kenë ushqim për të ushqyer fëmijët e tyre dhe ky është një nga problemet më të mëdha që sot ka dhe ne sot dëgjojmë teori nga më të ndryshmet të Ramës që fillojnë nga dielli lind në perëndim dhe nuk lind në lindje, dielli lind në jug dhe nuk lind në lindje, e tjera të tjera gjëra, për të larguar vëmendjen nga ajo që është problematikë, pra ekonomia shqiptare.

Në takim vendoset për aksionin e ri opozitar

Koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka patur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve.

Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria

nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

Në fillim të takim, Kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

‘Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen. ‘ – mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria.

Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.

41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re.

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë.

‘Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.’ – është shprehur Basha.

Shkëndija e konfrontimeve të reja

“Çdo berr varet nga këmbët e veta”, në traditën popullore shqiptare është proverbi më i njohur që përcjell sensin e përgjegjësisë personale.

… Këtë sens në traditën humaniste europiane e gjejmë në parabola, metafora dhe ese të shumta nga Shkrimet e Shenjta, trashëgimia klasike apo edhe iluministe sa që mund t’a konsiderojmë si shtyllë të moralit shoqëror po ashtu si dhe nxitjen për vepra të mira për të afërmin e shoqërinë.

Paragrafin didaktik të mësipërm do të kisha dashur t’ia kurseja lexuesit të mirëlëçitur, por e shkruajta me vullnet të plotë pasi dëgjova kryeministrin Rama të thotë se për hir të negociatave me BE (vini re: ende nuk janë çelur!) ishte i gatshëm të ulej në tryezë me kreun e shtetit dhe me shefin e opozitës. Kjo për të bërë çmos që integrimi europian përmes këtij simboli uniteti të ecë suksesshëm.

Dy vjet më parë, gadishmëria e zotit Rama ishte edhe më e avancuar në simbolikë e në logjistikë. Në prag të vendimit të Këshillit Europian për negociatat me Shqipërinë shefi i qeverisë Rama ftoi shefin e opozitës Basha të hipnin bashkë në avion e të fluturonin tok në çdo kryeqytet europian për t’u shfaqur dorë për dore para vendimmarrësve politikë me mesazhin unitar se duam negociatat.

Jo pakkujt mund t’i ketë lënë mbresë ky demarsh imagjinar si dhe nuk e gjej dot përqindjen e njerëzve që e kuptonin se ishte i padobishëm. Qeverive europiane nuk u mungonte informacioni se të dy krahët e politikës shqiptare ishin shprehur për çeljen e negociatave si dhe në tërësi për vendin e Shqipërisë në BE. Pakashumë kjo vlen për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk u mungonte as informacioni se qeveria kërkonte negociata me pretendimin e progresit ndërsa opozita i donte ato edhe pse shihte regres. Për këto qeveri përcaktues nuk ishte teatraliteti I politikanëve shqiptarë por informacioni se kriteret konkrete të lëna si kusht ishin faktikisht larg pëmbushjes. Dhe vendimi i 2018 ishte i pritshëm: negativ për negociatat, sinjalizues i kushteve shtesë dhe inkurajues për përpjekje të mirëfillta.

Në Tiranë kryeministri Rama realizoi një kryevepër të komunikimit publik: në një anë i shpalli negociatat e çelura dhe suksesin e festoi duke ndarë dekorata e duke ngritur dolli me shampanjë; në anën tjetër ai fajësoi shefin e opozitës, i cili duke mos hipur në avion tok me të shkaktoi mossuksesin me negociatat.

Edhe digresionin e mësipërm mund t’ia kisha kursyer lexuesit të informuar, por çështja është aq e rëndësishme sa nuk e justifikon aspak riskimin.

Unë nuk jam e nuk ka si të jem kundra dialogut politik i cili në një demokraci plurale ndodh sa përmes debatit publik, aq edhe në institucionet legjitime.

Gjatë epidemisë presidenti, kryeministri e shefi i opozitës kanë patur dy herë mundësinë të shkëmbejnë mendime, paraqesin propozime e konfirmojnë qendrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas mediave propozimi për anullimin e koncesioneve abuzive dhe kanalizimin e fondeve të tyre për përballimin e pandemisë ekonomike ka hasur në refuzim konstant dhe madje epik.

Në realizimin e 15 kushteve europiane, opozita ka rol vetëm në reformën zgjedhore. Përmbushja e të tjerave varet kryekëput nga qeveria e institucionet pranë saj. Kushtet e shtuara, nga pesë në nëntë e përfundimisht pesëmbëdhjetë, janë krijesa safi të kësaj qeverie; mjafton të kujtojmë proçedimin penal të votëblerësve apo edhe autogolin e minutës së fundit, ligjin antifjalë, i cili u kthye në kushtin nr 15.

Në këto rrethana, megjithëse e stërmundoj imagjinatën time, nuk gjej se çfarë mund të thonë më shumë Basha e Meta në tryezë me Ramën, më shumë se sa kanë thënë në media. Ah,po! Mbase i thonë e do Zoti e bindin, që të lërë mënjanë provokimet e reja si ai me Teatrin Kombëtar. Se ato jo vetëm mund të jenë embrioni i kushteve shtesë, por edhe shkëndija e konfrontimeve të reja.

Sa për Europën e negociatat, gjithkush të mbajë kryqin e tij e mundësisht të ecë në drejtimin e duhur. Duke mos harruar se çdo berr varet nga këmbët e tij. Edi Rama e njeh mirë këtë shprehje: për herë të fundit e ka përdorur për Saimir Tahirin.

Rama: Do zyrtarizoj drogën dhe do prish Teatrin

Rama tha sot se po punohet prej një viti dhe synohet të miratohet në këtë sesion parlamentar ligji qe legalizon drogen, ndresa shprehu bindjen se ai do te prishe Teatrin Kombetar.

Për kanabisin:

Kohë më parë kam thënë se nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje, pasi ishte koha për të vënë nën kontroll kultivimin e paligjshëm dhe trafikun.

Situata ka ndryshuar tashmë. Kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, pasi na është dashur të bëjmë shumë punë kërkimore. Tani janë pjekur kushtet, është shumë e thjeshtë. Nga vijnë idetë, unë nuk jam që luftojë për të drejtat e autorit.

Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, tashmë është një trend botëror. Do ta shtyjmë përpara këtë projekte dhe ambicia është që ta kalojmë para këtij sesioni në parlament.

Për Teatrin Kombëtar:

Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tani më nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa.

E Kam thënë që prej viti 1998, që ajo godinën duhet shembur dhe që Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtarë për këtë emër. Mezi po pres të shoh të ndërtohet teatri i ri. Të gjithë kanë të drejtë të kenë kundërshtinë e tyre, por në fund vendos shumica.

Ne jemi shumica, e kemi marrë këtë vendin dhe nuk shoh se si pakica të caktuara mund të imponojnë vendimmarrje që lidhjen me kompetenca të drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli.

Protesta e fasonëve, Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë

Punojnë vetëm 50 metra larg Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe i trajtojnë sikur të jenë skllevër! Pronari i firmës nuk ka aplikuar për “pagën e luftës”, kurse institucionet e shtetit në Vlorë, ngrenë supet!

Kjo është situata tragjike, e cila i ka detyruar sot 250 punëtorë të një fasonerie në Vlorë, që të organizohen në protestë! Në kërkim të “pagës së luftës”, të premtuar nga Kryeministri!

Partia Demokratike Vlorë pyet publikisht:

Përse nuk reagon shteti në Vlorë?

Përse nuk e detyron dhe ndëshkon firmën që nuk ka kryer aplikimin, ashtu si e parashikon ligji në raste të tilla?

Sa raste të tilla janë sot në Vlorë, që nuk e kanë fituar “pagën e luftës”?

Çfarë fshihet pas mosaplikimeve me dashje të rasteve të tilla?

Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit, të cilat janë bërë palë me firmat të cilat nuk aplikojnë për qëllime të mbrapshta!

Partia Demokratike Vlorë do të jetë në mbështetje të çdo lloj proteste dhe reagimi qytetar, që kërkon të mbrojë të drejtat që u jep Ligji, Kushtetuta.

E ardhmja e fluturimeve/ Proces që zgjat 4 orë, dezinfektim, analiza gjaku dhe pasaporta imuniteti

Pasi aeroportet dhe kufijtë hapen përsëri dhe njerëzit të jenë në gjendje të fluturojnë lirshëm – është menduar një proces për aeroportet e të gjitha madhësive nëpër botë, një strategji e gatshme për të siguruar udhëtim të shëndetshëm ajror. Sa të gatshëm jeni për të ndryshuar zakonet tuaja të fluturimit?

Duke marrë parasysh disa prej ndryshimeve që po ndodhin tashmë në mënyrë që aeroportet të mund të rihapen të sigurt për rrugët tregtare, ekspertët po i referohen pandemisë koronavirus si “terrorizmi i ri”, duke shkaktuar krizën më të madhe që industria e linjave ajrore ka hasur ndonjëherë.

Le të fillojmë me të gjithë procesin e kontrollimit të fluturimeve, të cilat disa llogaritin se mund të zgjasë deri në katër orë dhe të përfshijë distancimin shoqëror, kanalizimet e pasagjerëve dhe bagazheve, hapësira më të gjera për linja të ndryshme.

Nëntë nga 10 ekspertë presin kthesa më të ngadalta midis fluturimeve për shkak të nevojës për pastrim të plotë të kabinave dhe ndjekjes së masave sanitare në aeroportet.

Në periudhën afat-shkurtër, megjithatë, pritet që numri i zvogëluar i pasagjerëve dhe linjat ajrore që udhëtojnë në një numër më të vogël destinacionesh mund të zvogëlojnë vonesat.

Çfarë mund të prisni
Ndër hapat në shqyrtim: nukd o të ketë më valixhe apo çanta në kabinë, nuk ka më sallë pritjeje dhe as stola ku të ulesh. Do të jenë të detyrueshme maska për fytyrën, doreza kirurgjikale, pasaporta imuniteti, analiza të shpejta të gjakut dhe dhe tunele dizinfektuese.

Teknologjitë dixhitale dhe automatizimi do të luajnë një rol kritik në të ardhmen e udhëtimit ajror. Nevoja për të zvogëluar “pikat e kontaktit” në aeroporte nënkupton përdorimin e detyrueshëm të “check-in” biometrik që lejon udhëtarët të hipin në aeroplanë vetëm duke përdorur fytyrën e tyre si pasaportë.

Një numër i linjave ajrore duke përfshirë British Airëays, Qantas dhe EasyJet tashmë janë duke përdorur këtë teknologji.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (ËTTC), “normaliteti i ri” në aeroportet kryesore, të tilla si Heathroë, JFK dhe Singapori Changi do të përfshijë vetëm përdorimin e check-in online dhe pagesa me kartë.

“Vetëm ata që konsiderohen “të sigurt për të fluturuar” do të lejohen të hyjnë në avion,” parashikon firma e strategjisë ajrore SimpliFlying, në një raport të fundit, ku identifikon më shumë se 70 zona të ndryshme në udhëtimin e pasagjerëve që “pritet të ndryshojnë ose të prezantohen nga e para, duke përfshirë dezinfektimni e çantave dhe bagazheve me tunele dezinfektimi apo rreze ultraviolet.

“The Telegraph” shpjegon se “mund të tingëllojë shumë futuriste, por tunelet ultraviolet për dezinfektim ka të ngjarë të bëhen të zakonshme në aeroportet e të gjithë botës.

Dhe pastaj vjen hipja në avion
Procesi i hipjes gjithashtu pritet të bëhet “pa prekje”, me opsione përfshirë njohjen e fytyrës, të përdorur tashmë në disa aeroporte amerikane për fluturime ndërkombëtare. Në avionë do të ketë vende të bllokuara, spërkatje elektrostatike, personel në veshje mbrojtëse dhe, natyrisht, maska. Transportuesit kryesorë evropianë si Air France dhe KLM tashmë i kanë bërë ato të detyrueshme dhe pritet që të gjitha linjat ajrore të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sa i përket ushqimit, tendenca është të ndalohet plotësisht në fluturime me distanca të shkurtra, ndërsa linjat ajrore mendojnë të shpërndajnë vetëm pije freskuese për fluturime me distanca të gjata. Hong Kong Airlines ka vendosur ta ndalojë plotëisht ushqimin.

Në mbërritje
Në pikën e mbërritjes, parashikimet e SimpliFlying, pasagjerët ndërkombëtarë do të duhet t’u tregojnë agjentëve të kontrollit kufitar një lloj dokumenti / pasaporte imuniteti, i mbrojtur gjithashtu nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA. Pasi të jetë gjetur një vaksinë, mund të duhet të paraqesësh një provë të vaksinimit.

“Mbërritja e pasagjerëve gjithashtu do t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër të temperaturës në destinacionin e tyre përfundimtar dhe potencialisht madje edhe teste gjaku për COVID-19,” parashikon Conde Nast. Disa aeroporte si Hong Kongu dhe Vjena po testojnë pasagjerët për koronavirusin me një test gjaku përpara se të lejohen të hyjnë në vend. Sidoqoftë, ato lloj testesh mund të jenë jetëshkurtër.