32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Investitorët: Qeveria të ndalë represionin ndaj prodhuesve të energjisë, rrezikohen 600 mln euro investime

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) dhe Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) gjatë një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë (MIE), kërkuan sqarime nga ky dikaster për ndërhyrjet antiligjore në metodologjinë e llogaritjes së çmimit, që dëmtojnë në mënyrë të drejpërdrejtë prodhuesit e energjisë.

Investitorët insistojnë për transparencë mbi arsyet e uljes së çmimit të energjisë së prodhuar me 10 %, duke e çuar koeficientin e mbështetjes nga 1.3 në 1.2, pra edhe më poshtë se niveli i vitit 2015 kur ishte 1.24.

Duke nënvizuar faktin se ndryshimi i çmimit me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 13.05.2020 është antiligjor dhe retroaktiv, pasi çmimi vendoset vetëm 1 herë dhe vetëm në fillim të vitit nga Enti Rregullator i Energjisë, Shoqata kërkon nga Ministria e Energjisë të shpjegojë arsyjet e këtij vendimi.

Veç miratimi të kësaj VKM-je antiligjore dhe me pasoja të rënda ligjore për këdo institucion apo invidiv që merr vendime bazuar mbi këtë VKM, shoqatat tona janë njohur edhe me një nismë të qeverisë për të ndryshuar në themel ligjin për “Nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme”.

Ky ligj u miratua 3 vjet më parë pas 2 vitesh punë intensive me ndihmën e paçmuar të ekspertëve të huaj dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Ne shprehim shqetësimin për ndryshimin e rregullave në mes te lojës pa një arsye të motivuar, sikundër edhe për mungesën e stabilitetit në legjislacion, e cila sjell pasoja të drejpërdrejta në zhvillimin e ekonomisë”, thuhet në njoftim.

“Prodhuesit e energjisë nga burime të rinovueshme kontribuojnë në Shqipëri jo vetëm duke rritur prodhimin e enegjisë në vend, por edhe për të garantuar stabilitet dhe pavarësi në furnizimin e vendit me energjisë. Po ashtu, ata punësojnë me mijëra punonjës nga më të thjeshtët te më të kualifikuarit”, vijon njoftimi.

AREA, FIAA, Confindustria Albania dhe CCIA sqarojnë opinionin publik se janë vënë disa hërë nën trysninë e pushtetit, i cili synon të ndërhyjë me çdo kusht për të prishur rregullat e lojës, duke cënuar edhe sigurinë juridike të kontratave koncesionare.

Masat represive, për të financuar humbjet e kompanisë shtetërore që duhet të garantojë furnizimin me energji, rrënojnë jo vetëm investitorët shqiptarë e të huaj që kanë investuar mbi 600 milionë euro në impiantet për prodhimin e energjisë, por dëmtojnë edhe vetë konsumatorët shqiptarë, të cilët vijojnë të paguajnë humbjet nga keqmenaxhimi i kompanive shtetërore apo vartësinë nga energjia e importuar, por edhe bankat në Shqipëri meqë pothuajse se 80 % e investimeve janë të financuara nga bankat e nivelit të dytë.

“Ne kërkojmë një takim sa më të shpejtë me përfaqësues të MIE për të kuptuar të vërtetën mbi tentativat e pandalshme të qeverisë në dëm të prodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme. Po ashtu, kërkojmë mirëkuptim dhe për rikrijimin e një tryeze teknike për të zgjidhur çështjet që kërkojnë prej kohësh zgjidhje sipas standardeve të Bashkimit Europian. Njëkohësisht i bëjmë thirrje qeverisë të pezullojë VKM-në antiligjore të datës 13.05.2020 dhe paralajmëron institucionet që të mos e zbatojnë atë, pasi bien ndesh me ligjin”, përfundon njoftimi.

Greqia hap kufijtë për pushimet verore

Nga data 15 qershor, Greqia do të hapë kufijtë për turistët e 29 vendeve që dëshirojnë të bëjnë pushime. Ndër shtetet që janë pjesë e listës përfshihet edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit, lista përfshin: Shqipërinë, Australinë, Austrinë, Maqedoninë Veriore, Bullgarinë, Gjermaninë, Danimarkën, Zvicrën, Estoninë, Japoninë, Izraelin, Kinën, Kroacinë, Qipron, Leros Libanin, Lituaninë, Maltën, Malin e Zi, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, Hungarinë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Republika e Re, Finlandën.

Të gjithë turistët do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Lista do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm.

Lista u formua pas studimit të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

La Liga rinis sezonin e futbollit, Presidenti cakton datën

La Liga e ka ndjekur hapin e Premierligës dhe Serisë A, duke e konfirmuar se sezoni 2019/20 do të rinisë më 11 qershor, përderisa planifikohet që kampionati të përmbyllet më 12 korrik.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka konfirmuar të mërkurën se kampionati elitar i futbollit në Spanjë do të rinisë më 11 qershor, pasi ishte ndërprerë në mars shkaku i koronavirusit.

Tebas gjithashtu ka bërë të ditur se gushti është rezervuar për ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa më 12 shtator planifikohet të nisë sezoni 2020/21 i La Ligës, duke u lënë kështu shumë pak kohë për pushim lojtarëve.

Sezoni aktual pritet të rinisë me derbin mes Real Betisit dhe Sevillas, që do të luhet prapa dyerve të mbyllura, njëjtë si ndeshjet e tjera të këtij sezoni.

Tebas shtoi se liga po tenton të gjejë zgjidhjen më të mirë për transmetimin e këtyre ndeshjeve, në mënyrë që tifozët të mos e kenë problem t’i ndjekin ndeshjet e mbetura.

Pasi që Bundesliga veçse ka nisur, ndërsa Serie A dhe Premierliga gjithashtu i kanë konfirmuar planet për rinisje gjatë muajit qershor, Ligue 1 mbetet liga e vetme e madhe evropiane që vendosi ta anulojë sezonin aktual.

Babëzia e qeveritarëve po cënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e bluzave të bardha

Nga Albana VOKSHI

Sot, dy mjekë të tjerë, në qendrën shëndetësore nr. 9 Tiranë, kanë rezultuar me COVID19. Maskat e skaduara që në 2011 nuk i kanë mbrojtur dot mjekët që dyshohet që e kanë marre virusin nga pacientë.

Ditet e fundit janë rreth 30 mjekë e infermierë në QSUT pjesa më e madhe në pavionin e sëmundjeve interne.

25 mln Euro tendera në shëndetësi për përballimin e Coronavirus COVID 19, kanë shkuar në kontrata sekrete për klientët e Qeverisë, ndërkohë që stafi mjekësor është i pambrojtur në vijën e parë të betejës me virusin, me maska te skaduara, pa veshje apo mjete të pështatshme.

Babëzia e qeveritarëve po cënon cdo ditë shëndetin dhe jetën e bluzave të bardha.

Shpërdorimi i parave të shëndetit të qytetarëve është krim e duhet ndëshkuar.

#NdëshkimPërCdoKrim

Grabitja masive e pronave të pronarëve në Tiranë dhe gjykimi politik i Strasburgut

Këto ditë ajo pak media e pakapur dhe e pakorruptuar që ka mbetur në Shqipëri denoncoi publikisht një aferë tjetër mafioze të grabitjes së pronës së ligjëshme private dhe të zhvatjes së pronës publike qytetare mu në zemër të Tiranës, duke ja dhuruar interesave të mafias që ka kapur shtetin dhe pushtetin në këtë vend.

Fadromat e Bashkisë së Tiranës, në vitin 2016 shemben gati një duzinë shtëpish historike në qendër të kryeqytetit me argumentin e ndërtimit të Unazës së Vogël si dhe zhvendosjes së përkohshme të nënstacionit elektrik pas 15 katëshit.
Pushteti i rilindsave shtetëzoi 49 prona, nga të cilat 10 prona u prekën nga zhvendosja e nënstacionit elektrik.
Megjithëse për shpronësimin e tyre u vlerësua një shpërblim qesharak qindra herë më pak se vlera reale e tregut në atë zonë, ende sot e kësaj dite edhe ai kundërshpërblim qesharak as nuk është dhënë.

Por sot më shumë se sa vlera qesharake e zhdëmtimit të pronës së marrë prej bijve të etërve që i grabitën së pari ato në 1945, ka dalë mbi ujë akti mafioz i një pushteti i kapur prej mafies e në shërbim të mafies.
Territori që i duhej dhe që i hyri në punë nënstacionit është vetëm 751.6 m2, ndërkohë sipërfaqja e marrë përdhunisht pronarëve është 6105 m2 truall për gjoja Unazën e Vogël dhe 1495 m2 truall për nënstacionin elektrik.

Pak kohë pas kësaj zhvatje nën emër të “shpronësimit për interes publik” pikërisht në këtë zonë, Këshilli Kombëtar i Territorit që kryesohet nga Edi Rama, në prill të 2017-ës parashikoi se në gjurmën prej 1880 m2 të ketë një sipërfaqe ndërtimore prej 32 mijë m2, duke zhvendosur nënstacionin dhe miratuar ndërtimin e një godine private 33 katëshe me 4 kate nëntokë.
Imagjinoni tani 32 mijë m2 shumëzuar me 3-6 mijë euro për m2 që janë shitjet normale aty se sa është fitimi krahasuar me dhunën dhe zhvatjen që ju bënë rilindsat pronarëve autoktonë tiranas.

Ky është model i pastër mafioz !
Kjo është kapja e shtetit dhe pushteti prej Mafies !
E njëjta skemë duket ekzaktësisht e njëjtë tek Teatri Kombëtar dhe zona private përreth.

Shumicës së qytetarëve të vendit rasti i grabitjes së 49 pronave të familjeve tiranse mund të mos i prekë në xhepin e tyre personal.
Por kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm çështje shpronësimi dhe grabitje të disa familjeve autoktone.
Problemi që i prek të gjithë më së pari është modeli mafioz i shtetit që ju kanë vënë mbi krye çdo shqiptari dhe pamundësia e çdo qytetari e familje të këtij vendi për të garantuar e mbrojtur të drejtën e tyre në jetesën e përditëshme.

Problemi është shpronësimi nga liria e çdonjërit që jeton në këtë vend.
Ashtu siç ju grabit prona atyre familjeve tiranse, ashtu ju grabiten vendet e punës që mbyllen çdo ditë shqiptarëve pa përjashtim,
Ashtu ju grabiten rrogat dhe pensionet, vlera e të cilave zvogëlohet çdo ditë prej rritjes së çmimeve e të gjithë kostos së jetesës, prej taksave që shtohen e rëndohen,

Ashtu siç degradojnë spitalet dhe shkollat e fëmijëve të gjithëkujt prej Vermoshi në Konispol,
Ashtu siç mbyllen përditë bisneset e vogla familjare dhe rrënohet mundi e ajo pak pasuri modeste e fermerit në fshat,
Ashtu siç nuk ka drejtësi e ligj në gjykata e prokurori për shqiptarin e thjeshtë pa pushtet.
Tashmë maskat kanë rënë fare !

Nuk ishte aspak koincidencë që jo vetëm talebanizmi mbi kulturën kombëtare por dhe makutëria mbi pasurinë publike e private tek Teatri Kombëtar u realizua veç pas vendimit politik të Gjykatës Evropiane të Strasburgut kundër të drejtës mbi pronën private, për qytetarët shqiptar.
Nuk është aspak e këndëshme të konsiderosh vendimin e një gjykate, për më tepër të Gjykatës Evropiane të Strasburgut si një vendim politik !
Por ai i tillë ishte e se luan as topi, ashtu siç nuk e luan as topi vetë vendimin e Gjykatës.
Por ne, më të fortë se vetë topi duhet të kemi logjikën dhe faktet.

Mund të rendisë këtu një dyzinë faktesh e provash pse ai ishte një vendim politik.
Por ky nuk është as qëllimi i këtij shkrimi dhe as koha e përshtatëshme për këtë denoncim.

Por në respekt të moralit, dinjitetit dhe integritetit, (këto si parime), po përmend veçse një fakt flagrant.
Gjykata Evropiane e Strasburgut ka urdhëruar kompensimin e pronave të sekuestruara nga diktatura vetëm në masën 10%.
Këtë edhe për të gjitha rastet që përkojnë me kohën kur ligjvënësi shqiptar ka vendosur për kompensimin 100% .

Ku e gjen të drejtën një gjykatë të tjetërsojë vendimin e ligjvënësit pas shumë vitesh e kur nuk është gjetur kurrë antikushtetues ??!!!!
Ky pra është një qëndrim i pastër politik i Gjykatës Evropiane të Strasburgut.

Askush prej tyre nuk ka kompetencë, të drejtë apo legjitimitet të shkruajë ligje në emër të ligjvënësve të një vendi.
Mund ta konsiderojnë një legjislacion jo në përputhje apo që dhunon “Konventën Evropiane të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, por jo të shkruaj ligje që ndryshojnë vullnetin politik të ligjvënësit !

Ndaj dhe mafia me pushtet dhe që ka kapur shtetin në Shqipëri u ndie aq e fuqishme dhe shpërfillëse tek Teatri Kombëtarë dhe jo vetëm.
Padyshim që ai është dhe mbetet një vendim gjykate që veç zbatohet përsa kohë nuk do të kemi një vullnet të ri politik në legjislativin shqiptar.
Por ajo që nuk mund të pranojmë e të lejojmë mbetet modeli që po shohim me drejtësinë në Shqipëri.

Qartazi kapja e shtetit prej mafies, sjellja dhe paprekshmëria e krimit dhe korrupsionit tashmë kërkon të imponohet jo më përmes qeverisë e pushtetit politik por asaj që presupozohet të jetë e pakundërshtueshme, pushtetit të drejtësisë !

Në Shqipëri tashmë mafia synon të na thoë : “Ja, nuk është qeveria, nuk është pushteti, nuk është politika që ju vjedh, varfëron, dhunon, poshtëron.
Eshtë Vendim Gjykate, hesht e zbatoje !”, paçka se qeveria, pushteti, politika e kontrollon, komandon e urdhëron “drejtësinë” që flet !

Që nga momenti i grabitjes së pronës pronarëve legjitim tiranas e dhënies bisneseve të tjera private përmes vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit të Edi Ramës në 2017, sot më 2020 duhet të kishte përfunduar dhjetë herë hetimi për Edi Ramën dhe Erion Velinë.
Sot duhet të ishim duke vlerësuar vendimin e Gjykatës Speciale Antikorrupsion për këta dhe të gjithë abuzuesit e tjerë.

Por kjo nuk mundet të ndodh dot sot në Shqipëri.
Shteti ligjor dhe ai i së drejtës janë asgjesuar tashmë në këtë vend.

Duke rikujtuar grabitjen e familjeve tiranse tek zona 15 katëshit, duke parë grabitjen e çdo shqiptari tek punësimi i tyre, tek rroga e pensioni, tek taksa e bisnesi, tek spitalet, rrugët e shkollat, tek uji dhe buka e fëmijëve, duhet të mos harrojmë kurrë se liria fitohet nuk dhurohet, e drejta ndërtohet nuk importohet.

Mund të importojmë pa fund mallra e të mira materiale, cilësore apo të skaduara, qofshin.
Mund të importojmë kulturë e civilizim.

Por lirinë dhe të drejtën nuk mund ta importojmë dot !
Ato veç mund ti ndërtojmë e mbrojmë ne vetë, këtu !

Kel Hajduti ka përgatitur me kujdes vjedhjen e re 7 milionë euro

Sali BERISHA

Kel Hajduti ka pregatitur me kujdes vjedhjen e radhes ne QSUT!

Miq, Keli, ky konfident i Edvinit dhe Ndrikull Hajni Flakes po ben nje tender prej 7 milione eurosh, me te cilin do te gezoje shume edhe vet Edvin Hajdutin dhe Ndrikull Hajni Flaka.

Keli Famoz do tja besoj mirembajtjen e te gjithe aparaturave mjeksore nje kompanie te lidhur koke e xhep me te por qe nuk ka asnje autorizim nga asnje nga prodhuesit e aparaturave per per mirembajtjen apo furnizimin me programet dhe pjeset e nderrimit. Kel hajduti e di kete por mirembajtjen e aparaturave mjeksore qe shkojne ne mbi 100 milione euro te marra se bashku do tja besoje kompanise se xhepit te tij, e cila do perdor per mirembajtje varrezat apo plehrat teknologjike

Ky eshte nje krim i shumfishte.

Se pari, bazohet ne paracaktimin e fituesit te gares.
Se dyti, Keli Hajduti per kete qendrim ka vepruar ne kundershtim flagrant me ligjet pasi ka ndryshuar termat e tenderit pas shpalljes se tij.

Keshtu kerkesa per inxhiniere te certifikuar eshte ndryshuar duke hequr “ te certifikuar” pasi kompania prapa te cilit fshihet vet fantazma e Kelit nuk ka asnje inxhiniere te certifikuar dhe nuk mund te kete te tille.

Se treti kjo eshte nje loje me pasoja te medha ne gjendjen dhe funksionimin e te gjithe aparaturave te QSUT, te cilat per te mbushur xhepat e Kelit dhe gezuar fort Edvin Hajdutin dhe ndrikull Hajni Flaken tani do mirembahen nga varreza teknologjike dhe jo nga produkte te kompanive qe i kane prodhuar.

Gazetari investigativ ka bere nje hetim te hollesishem dhe interesant te kesaj afere 7 milione euro qe ka per protagonist kryesor Kelin por qe gezon edhe ndrikull Hajni Flaken dhe vet Edvin Hajdutin, i cili nuk e çoi me kot Kelin drejtor te QSUT!

Kel Hajduti ka përgatitur me kujdes vjedhjen e radhës 7 milionë euroshe në QSUT!

Nga Sali BERISHA

Miq, Keli, ky konfident i Edvinit dhe Ndrikull Hajni Flakes po ben nje tender prej 7 milione eurosh, me te cilin do te gezoje shume edhe vet Edvin Hajdutin dhe Ndrikull Hajni Flaka.

Keli Famoz do tja besoj mirembajtjen e te gjithe aparaturave mjeksore nje kompanie te lidhur koke e xhep me te por qe nuk ka asnje autorizim nga asnje nga prodhuesit e aparaturave per per mirembajtjen apo furnizimin me programet dhe pjeset e nderrimit. Kel hajduti e di kete por mirembajtjen e aparaturave mjeksore qe shkojne ne mbi 100 milione euro te marra se bashku do tja besoje kompanise se xhepit te tij, e cila do perdor per mirembajtje varrezat apo plehrat teknologjike

Ky eshte nje krim i shumfishte.

Se pari, bazohet ne paracaktimin e fituesit te gares.
Se dyti, Keli Hajduti per kete qendrim ka vepruar ne kundershtim flagrant me ligjet pasi ka ndryshuar termat e tenderit pas shpalljes se tij.

Keshtu kerkesa per inxhiniere te certifikuar eshte ndryshuar duke hequr “ te certifikuar” pasi kompania prapa te cilit fshihet vet fantazma e Kelit nuk ka asnje inxhiniere te certifikuar dhe nuk mund te kete te tille.

Se treti kjo eshte nje loje me pasoja te medha ne gjendjen dhe funksionimin e te gjithe aparaturave te QSUT, te cilat per te mbushur xhepat e Kelit dhe gezuar fort Edvin Hajdutin dhe ndrikull Hajni Flaken tani do mirembahen nga varreza teknologjike dhe jo nga produkte te kompanive qe i kane prodhuar.

Gazetari investigativ ka bere nje hetim te hollesishem dhe interesant te kesaj afere 7 milione euro qe ka per protagonist kryesor Kelin por qe gezon edhe ndrikull Hajni Flaken dhe vet Edvin Hajdutin, i cili nuk e çoi me kot Kelin drejtor te QSUT!

Tenderi për pajisjet mjekësore/ Joti i QSUT, mes “fituesit të paracaktuar” dhe frikës së burgut (Dokumentat)
Maj 28, 2020

Nga Boldnews.al
Në një mëngjes të korrikut 2019, dy inxhinjerë austriakë, me origjinë kroatë, përfaqësues të një kompanie pajisjesh mjekësore, me seli në Austri, ngjitën shkallët e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kishin vetëm një çantë, brenda së cilës kishte lap-top.
Në 4 orët e ardhshme, ata u shpjeguan, nëpërmjet figurave në power-point, disa punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë se çfarë kapacitetesh kishte kompania që ata përfaqësonin.

Zyrtarë të pranishëm në atë takim, thonë për “Boldnews.al” në kushte anonimati se biseda u ishte dukur më shumë si një fushatë e pakuptimtë promocionale për aftësitë e asaj kompanie për të mirëmbajtur pajisjet mjekësore.

“Na treguan se si mirëmbanin pajisjet mjekësore në një spital në Zagreb, i cili, për nga përmasat dhe kapaciteti, ishte disa herë më i vogël se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehen të njëjtë nëpunës.

Në vlerësimin e zyrtarëve të të Ministrisë së Shëndetësisë që dëgjuan për rreth 4 orë dy inxhinjerët e rinj austriako-kroatë, çështja e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore në Shqipëri kishte arritur në një moment konsolidimi.

Autoritetet shtetërore, prej vitesh, kishin krijuar një raport bashkëpunimi me kompanitë shqiptare, të cilat janë distributorë zyrtarë të kompanive të njohura ndërkombëtare në fushën e prodhimit të pajisjeve mjekësore.

Në 20 vjet bashkëpunim, autoritetet shëndetësore nuk kanë pasur ankesa për kompanitë shqiptare.

Madje, zyrtarët e QSUT dhe qendrave të tjera shëndetësore kanë vlerësuar angazhimin e shoqërive shqiptare, të cilat kanë përdorur profesionalizëm të lartë, si edhe kanë punuar çdo ditë të javës për të përmbushur nevojat e spitalave për riparimin e aparaturave mjekësore në çdo ditë të javës.

Zyrtarë të QSUT-së, kanë pranuar “off-record” për “Boldnews.al” se kompanitë shqiptare, jo vetëm kanë qenë korrekte, por, për hir të bashkëpunimit të vazhdueshëm, kanë riparuar aparatura mjekësore edhe falas, sidomos në rastet e prishjes së tyre në fillim-viti, kur QSUT ende nuk kishte siguruar buxhetin vjetor.

Po ashtu, kompanitë shqiptare, me përvojë të konsoliduar tashmë në tregun e pajisjeve mjekësore, kanë të punësuar pranë tyre edhe staf inxhinjerik, të çertifikuar pikërisht për riparimin dhe mirëmbajtjen e atyre aparaturave që janë në funksion në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Zbulohet “enigma”

Por, ajo që i bëri zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të mblidhnin supet në Korrik 2019, u kuptua pas disa muajsh, në Shkurt 2020, kur Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shpalli tenderin, rreth 7 milionë euro, për “ mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore” për 4 vitet e ardhshme.

“Mjegulla” e krijuar në takimin “promocional” të Korrikut 2019, nisi të “davaritej” kur QSUT zgjodhi të kryejë tenderin me një procedurë, tërësisht të ndryshme nga ajo që kishte zhvilluar në vitet e mëparshme.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se QSUT, me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm, Enkelejd Joti, vendosi që tenderi të jetë i llojit “Marrëveshje Kuadër”, në bazë të të cilës, fituesi i merr të gjitha.

Tenderi për pajisjet mjekësore, shpallur në Shkurt 2020

Dhe ky fitues, do të nënshkruante një kontratë 4-vjeçare, shumë më ndryshe nga procedurat e mëparshme, të cilat kishin afat 1-vjeçar.

Në tenderin, i cili po mbahet i hapur për mbi 3 muaj, mësohet se kompania që bëri “promocionin” në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, është një ndër aktorët për të qenë pjesë e fituesit të tenderit 7 milionë euro.

Duket se gjithçka është paracaktuar një vit më parë dhe tashmë pritet të luhet akti i fundit i një teatri “me tendera”, një lojë që rrezikon seriozisht jo vetëm pajisjet mjekësore në QSUT, por, mbi të gjithë shëndetin e pacientëve që kanë nevojë jetike për to.
Dyshimet

“Boldnews.al” ka raportuar më herët mbi rreziqet serioze që i kanosen të gjithë rrjetit spitalor të QSUT në bazë të parashikimeve të këtij tenderi.
Në vijim, redaksia ka siguruar informacione të tjera, të cilat forcojnë dyshimet, jo vetëm për një tender të paracaktuar, por, mbi të gjitha për problematikat e mprehta që do të shkaktohen nëse projekti i firmosur nga Enkelejd Joti do të marrë jetë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët u detyruan të dëgjonin “promocionin” e inxhinjerëve austriakë në verën e vitit 2019, japin një detaj interesant.

“Kompania që ata përfaqësonin nuk kishte kontrata me distributorë zyrtarë për riparimin apo për pjesë këmbimi të aparaturave mjekësore. Ata, për mirëmbajtjen e pajisjeve në një spital të Zagrebit, kishin nënshkruar kontrata me kompani lokale, të cilët ishin distributorë zyrtarë të pajisjeve nga kompani të ndryshme”.

<img class=”size-full wp-image-554386″ src=”https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/05/4-9.jpg” alt=”” width=”376″ height=”204″ />

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Për këta zyrtarë, përfaqësuesit e kompanisë austriake “ishin në rolin e menaxherit, jo të inxhinjerit”.

Por, detaji, i përmendur si batutë nga bashkëbiseduesi i “Boldnews.al”, dëshmon për një problematikë të madhe në kompaninë që duket se është paracaktuar për fitimin e tenderit.
Kompania e huaj nuk ka kontrata me distributorë zyrtarë. Gjë që do të thotë se ajo, në rast se shpallet fituese e tenderit për QSUT për mirëmbajtjen e aparaturave, do të jetë e detyruar që të nënshkruajë kontrata me kompanitë lokale (shqiptare), të cilat janë distributor zyrtarë të markave prodhuese ndërkombëtare.

Po çfarë ndodh nëse kompanitë lokale, që janë edhe distributor zyrtarë, nuk pranojnë që të nënshkruajnë kontratë me fituesin e tenderit?

Logjika më normale është që, në mungesë të kontratave me kompani prodhuese e distributorë lokalë, fituesi “i paracaktuar” do të përmbushë detyrimet kontraktuale me QSUT-në, duke përdorur pajisje nga “varrezat teknologjike”, të cilat nuk kanë asnjë garanci për mirëfunksion dhe jetëgjatësi.

Natyrisht, një kompani, e cila siguron pajisje në “varreza teknologjike”, logjikisht ofron edhe çmimin më të ulët në tender. Dhe, duke ndjekur logjikën e ftohtë të tenderave, kush jep ofertën më të ulët, shpallet fitues.

Por, në rastin konkret, oferta më e ulët do të thotë pajisje jo-origjinale, të cilat më pas shndërrohen në rrezik potencial për aparaturat mjekësore dhe shëndetin e pacientëve që kanë nevojë jetike për to.
“Loja me inxhinjerët”

Mungesa e kontratave me prodhuesit, pasohet edhe me mungesën e inxhinjerëve të specializuar dhe të çertifikuar nga kompanitë ndërkombëtare.
Këtë detaj duket se e ka “kapur” drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, i cili ka bërë një modifikim në dokumentat e tenderit.

Në dokumentat fillestare, të publikuara në Shkurt 2020, kërkohet që “shoqëria e kontraktuar duhet të ketë staf teknik/inxhinierik të autorizuar nga prodhuesi dhe/ose të çertifikuar sipas Direktives së Pajisjeve Mjekësore MDD 93/42/EEC…”.

Specifikimet teknike për inxhinjerët në momentin e shpalljes së tenderit
Por, pak kohë më vonë, drejtori Joti vendos modifikimin e dokumentave të tenderit, ku, ndër të tjera, përcaktohet se shoqëria e kontraktuar të ketë “jo me pak se 30 (tridhjete) punonjës ku jo më pak se 30% e tyre të jetë staf teknik (inxhinierë) për pajisjet mjekësore”.

Pra, nga kërkesa fillestare për inxhinjerë të çertifikuar, QSUT vendosi të “ndryshonte mendim” dhe të kërkojë vetëm “inxhinjerë për pajisjet mjekësore”, duke shmangur termin “të çertifikuar”.

Në këtë mënyrë, i siguron kompanisë që duket se është “e paracaktuar” që të mos penalizohet për shkak të mungesës së inxhinjerëve të çertifikuar nga ana e kompanive prodhuese.

Ndryshimet në specifikimet teknike, lidhur me inxhinjerët

Por, nga ana tjetër penalizon rëndë kompanitë shqiptare, të cilat janë të konsoliduara në tregun e aparaturave mjekësore dhe që janë distrubutorë zyrtarë të markave prodhuese ndërkombëtare.

Aktualisht në Shqipëri janë të paktën 13 kompani që kanë objekt të punës së tyre riparimin, mirëmbajtjen dhe furnizimin me aparatura mjekësore.

Secila prej tyre ka të paktën nga 10 inxhinjerë të çertifikuar për mirëmbajtjen e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë ndërkombëtare dhe që janë në funksion aktualisht në QSUT.
Pra, kompanitë shqiptare, kanë jo vetëm përvojën, por edhe personel të trajnuar, pikërisht për ato pajisje që ka në përdorim Qendra Spitalore Universitare.

Qasja, aspak normale, e QSUT-së dhe e Ministrisë së Shëndetësisë karshi kompanive shqiptare, pritet të nxisë inxhinjerët e specializuar që të largohen prej tyre, në kërkim të një punësimi më të përshtatshëm.

Largimi i inxhinjerëve të specializuar do të jetë një humbje e madhe, jo vetëm për kompanitë shqiptare që i kanë sot pjesë të stafit të tyre, por edhe të Shqipërisë, e cila po vuan prej vitesh atë që quhet “largimi i trurit”.
Rreziku për pacientët e aparaturat

Një kompani, pa kontrata me prodhuesit e pajisjeve origjinale dhe pa inxhinjerë të çertifikuar prej tyre, vendos në rrezik mirëfunksionimin e pajisjeve dhe, më seriozja, jetën e pacientëve që duhet të marrin shërbimin spitalor prej aparaturave.

Ka një detaj teknik- pajisjet mjekësore, si çdo aparaturë teknologjike, ka nevojë për azhornim (update) të herë pas hershme.

Soft-et teknologjike, të prodhuara nga kompanitë ndërkombëtare të aparaturave, u jepen vetëm distributorëve zyrtarë dhe aplikohen vetëm nga inxhinjerët e çertifikuar prej tyre.
Në mungesë të azhornimeve, pajisjet mjekësore jo vetëm që nuk kryejnë si duhet funksionin e tyre, por, mbi të gjitha, ato do të shkatërrohen ose mund të shndërrohen në një rrezik potencial për jetën e pacientëve që kanë nevojë imediate për aparaturat.
Një azhornim i pajisjeve, nëpërmjet soft-eve të licensuara, i shndërron automatikisht kompanitë prodhuese dhe distrubutorët zyrtarë në përgjegjës për sigurinë e aparaturave dhe, njëkohësisht, për jetën dhe shëndetin e pacientëve.

Por, në rast se një kompani, e cila nuk ka të drejtën për të siguruar soft-et e nevojshme për jetëgjatësinë e aparaturave, atëherë pasojat mund të jenë fatale për të sëmurët, ndërkohë që përgjegjësia do të mbetet “pa autor”.
Pesha e prangave

Në fakt, çështja e azhornimit të pajisjeve është një shqetësim i stafit inxhinjerik të QSUT-së. Por, duket se “paracaktimi” i fituesit të tenderit, ka vënë në “përballje” qendrën më të madhe spitalore në vend dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Boldnews.al” ka mësuar se, QSUT, së fundmi, ka kërkuar një opinion nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me çështjen e inxhinjerëve dhe azhornimit të pajisjeve spitalore.
Të njëjtat burime deklarojnë për redaksinë se Ministria e Shëndetësisë është mjaftuar me një përgjigje të thatë: “Zbatoni ligjin”.

Duket si një lojë “hidh e prit” mes dy strukturave të Shëndetësisë, për të “ngecur përgjegjësinë” tek njëra-tjetra.

Është e qartë që ky tender ka hapur shumë siklete për institucionet e Shëndetësisë. Nga njëra anë qëndron dyshimi për “fitues të paracaktuar”, nga ana tjetër qëndron frika se “fituesi i paracaktuar” mund t’u hapë dyert e qelive atyre që sot kanë mundësinë e firmosjes së kontratës.

<img class=”size-full wp-image-554390″ src=”https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/05/5-5.jpg” alt=”” width=”157″ height=”219″ />
Drejtori i QSUT, Enkelejd Joti
Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” krijojnë dyshime se “fituesi i paracaktuar” është një kompani shqiptare, e cila ka nevojë për një “rekuizitë” të huaj, një kompani që të sigurojë logon fiktive me termin “ndërkombëtar.

Kompania që ka sjellë dy inxhnjerët e saj në Ministrinë e Shëndetësisë, në Korrik 2019, mund të jetë një prej atyre që mund të luajë rolin e “rekuizitës së huaj”.
Por, nëse plotësohet kjo skemë, pra që tenderi t’i jepet një fituesi, i cili nuk përmbush kriteret minimale për pajisje e inxhinjerë të licensuar për aparaturat që janë në funksion në QSUT, atëherë nënshkruesi i kontratës, Enkelejd Joti, mund të jetë “viktimë” e zgjedhjes së tij, para ligjit penal.

https://boldnews.al/…/tenderi-per-pajisjet-mjekesore-joti-…/

Reagimi i ashpër i Kurtit: Gjykata po rishkruan Kushtetutën për të ndihmuar Presidentin

Nga Albin Kurti

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit ‘… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky ‘konsultim’ formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi’, apo, ‘E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj’ përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm.

Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

Zonat më të nxehta që rrezikojnë të shkaktojnë konflikt të armatosur ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.

Tawani është një shtet në kufi me Kinën dhe ka 24 milion banor, Kina pretendon se Tawani është pjes e Kinës. Për këtë arsye nuk është njohur si Shtet nga shum vënde të Botës, madje si shkak i presionit Kinez Tawani nuk bën pjes në shum Organizata Botërore. SHBA ka shprehur shqetësimin se gjat kësaj kohe tencionesh Kina mund të ndërhyjë ushtarakisht për të përvetsuar Taiwanin brënda kufijëve të saj.

Honkongu është një qytet me 20 milion banor, der në vitin 1997 qyteti ka qenë pjes e administrimit të Kurorës Britanike, në baz të një marrveshje që Britania kishte me Kinën, Honkongu do administrohej nga Britanikët për 100vjet, me përfundimin e kësaj kontrate Shteti Britanik shpalli lirimin e Honkongut dhe rikthimin e qytetit nën ndikimin e Kinës. Por duke hasur një kundërshtim të madh të vet popullit të Honkongut të cilët kundërshtonin bashkimin me Kinën, Britania firmosi një marrveshje me Kinën për një bashkim gradual të Kinës me Honkongun , ku parashikohej se Honkongu dhe Kina do të ishin i njëjti Shtet por me dy sisteme të ndara dhe në Honkong do të rrespektohej demokracia der në vitin 2040.

Protestat aktuale që po zhvillohen ne Honkong jan protesta kundra regjimit diktatorial Kinez pasi Qeveria e Honkongut e urdhëruar nga Pekini Zyrtar kërkon të miratojë ligjin e ekstradimit për qytetarët e Honkongut në drejtim të Kinës nëse Pekini do kërkonte një gjë të till, ky ligj i bën të ndihen të rrezikuar qytetarët e Honkongas dhe për kët arsye i gjith populli është në kundërshtim të miratimit të ketij ligji.

Qeveria Amerikane ka shperhur shqetesimin për një përplasje të armatosur në këto dy zona dhe për këtë arsye ka shtuar prezencën e saj Ushtarake në afërsi të brigjeve të Taiwanit dhe Honkongut.

Metastazat e “Rilindjes”

Nga Red VARAKU

Të mendosh se reforma zgjedhore shëron demokracinë, është si të mendosh se paracetamoli shëron kancerin

Demokracia shqiptare i ngjan një trupi që për shkak të metastazave të rilindjes ndodhet sot në vdekje klinike.

Opozita ia doli që të bindë faktorin ndërkombëtar që për shkak të këtyre metastazave demokracia shqiptare rrezikonte asgjësimin.

Si pasojë ‘kirurgët’ e SHBA dhe BE ndërhynë në kohë dhe arritën ta shpëtojnë atë nga vdekja e sigurtë .

Prej gati një viti ata e kanë vendosur atë në reanimacion, në mënyrë që të kapen kushtet optimale për ndërhyrjen radikale, që është operacioni kirurgjikal për heqjen e kancerit malinj, që në rastin konkret është Rama me metastazat e tij , rilindjen.

Debati për sistemin është i rëndësishëm, por jo siç po tentohet të serviret, deri në pikën sa ta konsiderojmë si jetik për demokracinë, sepse nuk është sistemi zgjedhor që garanton demokracinë.

Sigurisht, ai ka probleme por në thelb respekton demokracinë. Tjetër gjë që ai shpesh reflekton paaftësinë e shoqërisë tonë për të qenë një demokraci e konsoliduar, por nuk ka asnjë argument që ai është shkaku.

Në rastin më të mirë është i sinqertë dhe tenton që t’i japë demokracisë një dimension të munguar, të cilin e vlerësoj pa masë, në rastin më të keq është si shtojcë e propagandës qeveritare për të fajësuar edhe për këtë opozitën.

Opozita është në të drejtën e saj që të ndjekë strategjinë, që ajo mendon se mund t’i maksimizojë votat dhe ta sjellë atë në pushtet. Për këtë strategji ajo do të japë llogari në zgjedhje para qytetarëve dhe para askujt tjetër.

Ndërsa, kush mendon ta përdorë këtë debat për të sulmuar dhe linçuar opozitën dhe jo si debat konstruktiv për të mirën e demokracisë dhe qytetarëve, në fakt denigron veten si instrument i pisët në duart e qeverisë.

Ky debat sot është si debati që bëjnë mjekët për llojin e antibiotikut që duhet të përdorim në mënyrë, që të kemi një demokraci të shëndetshme.

Gjithsesi, personalisht mendoj se ky debat sot është i panevojshëm para operacionit final për të zhdukur metastazat që janë shtrirë kudo, sepse për sa kohë kanceri vazhdon të mbetet në trup, antibiotiku sado i fortë qoftë, nuk mund të ketë asnjë efekt dhe rezultati do të jetë i njëjtë.