20.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Protesta e fasonëve, Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë

Punojnë vetëm 50 metra larg Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe i trajtojnë sikur të jenë skllevër! Pronari i firmës nuk ka aplikuar për “pagën e luftës”, kurse institucionet e shtetit në Vlorë, ngrenë supet!

Kjo është situata tragjike, e cila i ka detyruar sot 250 punëtorë të një fasonerie në Vlorë, që të organizohen në protestë! Në kërkim të “pagës së luftës”, të premtuar nga Kryeministri!

Partia Demokratike Vlorë pyet publikisht:

Përse nuk reagon shteti në Vlorë?

Përse nuk e detyron dhe ndëshkon firmën që nuk ka kryer aplikimin, ashtu si e parashikon ligji në raste të tilla?

Sa raste të tilla janë sot në Vlorë, që nuk e kanë fituar “pagën e luftës”?

Çfarë fshihet pas mosaplikimeve me dashje të rasteve të tilla?

Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit, të cilat janë bërë palë me firmat të cilat nuk aplikojnë për qëllime të mbrapshta!

Partia Demokratike Vlorë do të jetë në mbështetje të çdo lloj proteste dhe reagimi qytetar, që kërkon të mbrojë të drejtat që u jep Ligji, Kushtetuta.

E ardhmja e fluturimeve/ Proces që zgjat 4 orë, dezinfektim, analiza gjaku dhe pasaporta imuniteti

Pasi aeroportet dhe kufijtë hapen përsëri dhe njerëzit të jenë në gjendje të fluturojnë lirshëm – është menduar një proces për aeroportet e të gjitha madhësive nëpër botë, një strategji e gatshme për të siguruar udhëtim të shëndetshëm ajror. Sa të gatshëm jeni për të ndryshuar zakonet tuaja të fluturimit?

Duke marrë parasysh disa prej ndryshimeve që po ndodhin tashmë në mënyrë që aeroportet të mund të rihapen të sigurt për rrugët tregtare, ekspertët po i referohen pandemisë koronavirus si “terrorizmi i ri”, duke shkaktuar krizën më të madhe që industria e linjave ajrore ka hasur ndonjëherë.

Le të fillojmë me të gjithë procesin e kontrollimit të fluturimeve, të cilat disa llogaritin se mund të zgjasë deri në katër orë dhe të përfshijë distancimin shoqëror, kanalizimet e pasagjerëve dhe bagazheve, hapësira më të gjera për linja të ndryshme.

Nëntë nga 10 ekspertë presin kthesa më të ngadalta midis fluturimeve për shkak të nevojës për pastrim të plotë të kabinave dhe ndjekjes së masave sanitare në aeroportet.

Në periudhën afat-shkurtër, megjithatë, pritet që numri i zvogëluar i pasagjerëve dhe linjat ajrore që udhëtojnë në një numër më të vogël destinacionesh mund të zvogëlojnë vonesat.

Çfarë mund të prisni
Ndër hapat në shqyrtim: nukd o të ketë më valixhe apo çanta në kabinë, nuk ka më sallë pritjeje dhe as stola ku të ulesh. Do të jenë të detyrueshme maska për fytyrën, doreza kirurgjikale, pasaporta imuniteti, analiza të shpejta të gjakut dhe dhe tunele dizinfektuese.

Teknologjitë dixhitale dhe automatizimi do të luajnë një rol kritik në të ardhmen e udhëtimit ajror. Nevoja për të zvogëluar “pikat e kontaktit” në aeroporte nënkupton përdorimin e detyrueshëm të “check-in” biometrik që lejon udhëtarët të hipin në aeroplanë vetëm duke përdorur fytyrën e tyre si pasaportë.

Një numër i linjave ajrore duke përfshirë British Airëays, Qantas dhe EasyJet tashmë janë duke përdorur këtë teknologji.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (ËTTC), “normaliteti i ri” në aeroportet kryesore, të tilla si Heathroë, JFK dhe Singapori Changi do të përfshijë vetëm përdorimin e check-in online dhe pagesa me kartë.

“Vetëm ata që konsiderohen “të sigurt për të fluturuar” do të lejohen të hyjnë në avion,” parashikon firma e strategjisë ajrore SimpliFlying, në një raport të fundit, ku identifikon më shumë se 70 zona të ndryshme në udhëtimin e pasagjerëve që “pritet të ndryshojnë ose të prezantohen nga e para, duke përfshirë dezinfektimni e çantave dhe bagazheve me tunele dezinfektimi apo rreze ultraviolet.

“The Telegraph” shpjegon se “mund të tingëllojë shumë futuriste, por tunelet ultraviolet për dezinfektim ka të ngjarë të bëhen të zakonshme në aeroportet e të gjithë botës.

Dhe pastaj vjen hipja në avion
Procesi i hipjes gjithashtu pritet të bëhet “pa prekje”, me opsione përfshirë njohjen e fytyrës, të përdorur tashmë në disa aeroporte amerikane për fluturime ndërkombëtare. Në avionë do të ketë vende të bllokuara, spërkatje elektrostatike, personel në veshje mbrojtëse dhe, natyrisht, maska. Transportuesit kryesorë evropianë si Air France dhe KLM tashmë i kanë bërë ato të detyrueshme dhe pritet që të gjitha linjat ajrore të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sa i përket ushqimit, tendenca është të ndalohet plotësisht në fluturime me distanca të shkurtra, ndërsa linjat ajrore mendojnë të shpërndajnë vetëm pije freskuese për fluturime me distanca të gjata. Hong Kong Airlines ka vendosur ta ndalojë plotëisht ushqimin.

Në mbërritje
Në pikën e mbërritjes, parashikimet e SimpliFlying, pasagjerët ndërkombëtarë do të duhet t’u tregojnë agjentëve të kontrollit kufitar një lloj dokumenti / pasaporte imuniteti, i mbrojtur gjithashtu nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA. Pasi të jetë gjetur një vaksinë, mund të duhet të paraqesësh një provë të vaksinimit.

“Mbërritja e pasagjerëve gjithashtu do t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër të temperaturës në destinacionin e tyre përfundimtar dhe potencialisht madje edhe teste gjaku për COVID-19,” parashikon Conde Nast. Disa aeroporte si Hong Kongu dhe Vjena po testojnë pasagjerët për koronavirusin me një test gjaku përpara se të lejohen të hyjnë në vend. Sidoqoftë, ato lloj testesh mund të jenë jetëshkurtër.

Skandali, dokumenti i grabitjes së tokës së pronarëve nga qeveria për t’ia dhënë Bolinos për pallat

Jamarber MALLTEZI

Ndersa mijera hallexhinj jane pa paga e protestojne per buken e gojes, halli i qeverise qenka vendimi per t’i pastruar token e vjedhur qe ta kete kollaj Bollino per Pallat! Nese do kishte prokuror do i bente nje pyetje te thjeshte: “Uo pasha, pse i dhe objektet “me qera” kur ne fakt qellimi qenka ti prishesh qe te ndertoje Bollino pallat?”

Afere e piste vjedhje e tokes publike dhe private:
1. Vjedh token e pronareve autoktone Tiranas dhe ia fal Bollinos si ta kish te te atit.
2. I vjedh gjimnazin Njesise Bashkiake Nr. 7 me mbi 50,000 banore per tia dhene Bollinos.

3. Shkel ligjin e kthimit te pronave qe detyron shtetin te mos jape toka te treteve deri ne perfundim te procesit te kthim-kompensimit te pronave;
4. I fal edhe token (qe ka qene private) edhe Objektet e ndertuara me taksa publike Bollinos.(privati qe ka token shteti i kerkohet ti bleje objektet publike me cmim te kripur, ndersa bolinos qe nuk ka as token ia jep edhe objektet falas?!)

5. Tani pasi ia ka falur token dhe objektin, Rama nxjerr edhe vendim per ti shembur objektet qe ia ka dhene me qera?!
Ky eshte korrupsion. Spak te mos fshihet si stuck. PD do i ktheje gjimnazin 50,000 banoreve te Tiranes!

The Guardian: A po bëhet më i rrezikshëm koronavirusi?

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën, ekziston shqetësimi se ai do të ndryshojë në një formë më të transmetueshme dhe më të rrezikshme ose të dyja bashkë, duke e bërë potencialisht krizën globale të shëndetit edhe më të keqe. Por çfarë dimë deri tani për mënyrën e evolucionit të virusit?

A po ndryshon virusi?
Të gjitha viruset krijojnë mutacione dhe koronavirusi Sars-Cov-2 që shkakton Covid-19 nuk bën përjashtim. Mutacionet lindin kur virusi shumohet brenda qelizave ku ndodhin edhe gabime në kopjimin e kodit të tij gjenetik. Për dallim nga njerëzit, gjenet e të cilëve janë të shkruara në ADN me dy nivele, gjenet e koronavirusit barten nëpërmjet një fijeje të ARN-së.

Sa shpejt krijon mutacion virusi?
Koronavirusi është në fakt mjaft i qëndrueshëm. Shkencëtarët kanë analizuar rreth 13 mijë mostra në Britani që nga mesi i marsit dhe zbuluan se mutacionet e reja shfaqen afërsisht 2 herë në muaj. Shkalla e mutacioneve është e rëndësishme sepse sa më shpejt një virus ndryshon, aq më shpejt ndryshon sjellja e tij në terren. Një virus me zhvillim të shpejtë mund të jetë më i vështirë për t’i gjetur një vaksinë sepse ndërkohë që ai ka ndryshuar nuk funksionojnë antikorpet e krijuara. I tillë është gripi sezonal që ndryshon shpejt, ndaj ne kemi nevojë për një vaksinë të ndryshme çdo vit.

Si po ndryshon koronavirusi në të gjithë botën?
Kodi gjenetik i koronavirusit në mbarë globin tregon se ai ndahet në grupe ndërsa përhapet. Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë. Studiuesit në Gjermani identifikuan 3 grupe kryesore gjenetike të virusit në prill, të cilin ata e quajtën A, B dhe C. Grupet A dhe C gjenden më së shumti në Europë dhe SHBA, ndërsa grupi B është më i zakonshmi në Azinë Lindore. Por ka edhe grupe më të vogla, të cilat shkencëtarët mund t’i përdorin për të gjetur infeksionin në burimin e tyre duke arritur kështu në Wuhan apo në Italinë veriore.

Pse kanë rëndësi mutacionet?
Mutacionet ndodhin rastësisht gjatë gjithë kohës. Shumica kanë pak efekt, por disa e pengojnë virusin. Me kalimin e kohës, një mutacion i vetëm ose mutacione të shumëfishta mund të arrijnë që ta bëjnë virusin më të aftë që të përhapet më lehtë. Mutacionet gjithashtu mund ta bëjnë virusin më të rrezikshëm, për shembull duke e bërë atë më efikas në infektimin e qelizave.

Çfarë mutacionesh ka pësuar koronavirusi?
Një numër mutacionesh te covid kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve. Studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër studiuan më shumë se 5 mijë gjenomë të koronavirusit nga e gjithë bota dhe zbuluan disa mutacione që mund të jenë dëshmi e përshtatjes së virusit te njerëzit. Dy mutacione janë në proteinën “Spike” që virusi përdor për të pushtuar qelizat.

Mutacionet në proteinën “Spike” janë të rralla për momentin, por Martin Hibberd, një profesor i sëmundjeve infektive dhe një autor me eksperiencë në këto studime thotë se shfaqja e këtyre mutacioneve nxori në pah nevojën për mbikëqyrje globale të virusit. Kjo do të zbulojë nëse mutacionet e reja e ndihmojnë atë për t’u përhapur dhe nëse vaksinat mund të kenë nevojë të rishikohen.

Në një studim tjetër paraprak, shkencëtarët e Universitetit Sheffield dhe Laboratorit Kombëtar Los Alamos në New Mexico gjetën mutacione të ngjashme në proteinën “Spike” duke arritur në përfundimin se kjo mund të ndihmojë që infeksioni të përhapet edhe më shumë. Ndërsa kjo është e mundur, shkencëtarë të tjerë besojnë se është shumë herët të dimë nëse ndonjë nga mutacionet po ndihmon virusin të lulëzojë.

Prof. Nick Loman në Universitetin e Birmingham tha se të gjitha koronaviruset janë shumë të ngjashëm dhe se viruset me mutacione të veçanta mund të përhapen më shumë në zona të ndryshme për një sërë arsyesh.

“Nga këndvështrimi i njerëzve që janë të shqetësuar në mënyrë të kuptueshme për këtë pandemi, unë jam i sigurt se nuk do të ketë rëndësi se cilat mutacione ka virusi. Ai nuk është një virus i mirë në asnjë formë. Ne po shohim nëse ndonjë nga mutacionet po ndryshon sjelljen dhe nuk kemi ende ndonjë provë për këtë” – tha ai.

Çfarë tjetër mund të na thotë mutacionet?
Teksa shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth përbërjes gjenetike të koronaviruseve, ata do të jenë në gjendje të përdorin informacionin për të gjurmuar infeksionin e një individi dhe më pas të shkohet në origjinën e tij. Kjo mund të jetë e dobishme për gjurmimin e shpërthimeve dhe zbulimin e infeksioneve të reja. Monitorimi intensiv do të tregojë se si virusi krijon mutacion dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve apo vaksinave që do të përdoren në të ardhmen.

“Derisa ato të bëhen të disponueshme, ne do të presim të shohim çfarë do të ndodhë me mutacionet”, – tha Loman

Protestë në Vlorë nga punonjësit e fasonerisë: “Kërkojmë pagën e luftës, nuk kemi para për t’u ushqyer”

250 punonjës të një fasonerie këpucësh në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata dyshojnë se kompania ku punon nuk ka bërë aplikim që ata të marrin pagën e luftës. Sipas tyre qeveria duhet të japë një zgjidhje, pasi nuk kanë me çfarë të ushqehen. Me maska, disa prej tyre dhe doreza, por pa ruajtur distancimin social, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë përgjatë këtyre dy muajve.

“Zyra e punës na tha që na takon paga e luftës. 15 ditë nuk punuam, tani punojmë me orë të shkurtra. Duam pagën, nuk kemi të ardhura të tjera.”, është shprehur një prej punonjësve.

Një ditë më parë dolën në protestë tregtarët e rrobave të përdorura në Lezhë dhe Korçë, pasi nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre, se tregjet nuk plotësonin masat për COVID-19. Ata kanë deklaruar se kanë krizë ekonomike, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Javët e fundit janë ngritur në protestë tregtarët e Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës pasi kërkojnë pagën e luftës. Po kështu ka protestuar edhe punonjëset e fasonerisë në Korçë, Krujë dhe Berat, të cilat kanë kërkuar pagën e luftës. Qindra punonjës ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që theksojnë se kanë bërë aplikimin.

PNUD: Bie besimi i qytetarëve te qeveria, parlamenti dhe institucionet ndërkombëtare

Për shumë institucione të vlerësuara, duke përfshirë qeverinë qendrore, parlamentin dhe institucionet ndërkombëtare, trendi ndër vite tregon se niveli i besimit të qytetarëve është rritur midis viteve 2015 dhe 2017 dhe është ulur midis viteve 2017 dhe 2019.

U prezantuan sot në Tiranë nga PNUD gjetjent e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2019”, i cili mblodhi dhe analizoi perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Sondazhi “Besimi në Qeverisje 2019” u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2019, duke përdorur një kampion përfaqësues kombëtar prej 2500 të anketuarish. Ky është viti i shtatë i realizimit të tij duke përdorur një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm.

Ndërsa niveli i besimit në gjyqësor (prokuroria dhe gjykatat) është rritur përgjatë viteve të fundit, edhe pse këto institucione perceptohen si më pak të besuara.

Gjetjet e sondazhit të vitit 2019 tregojnë se institucionet që gëzojnë besimin më të madh janë institucionet fetare (65.6%), ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%).

Institucionet/organizatat ndërkombëtare si NATO, OKB dhe BE renditen si institucionet më të besuara nga pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë.

Sondazhi tregon një rënie të perceptimit qytetar ndaj praktikave të transparencës dhe llogaridhënies në nivel qendror ashtu edhe vendor. Konkretisht, përgjatë viteve 2016 dhe 2019, rënia e perceptimit mbi transparencën është me 6 pikë përqindje për qeverisjen qendrore (33% në 2019) dhe me 7 pikë përqindje për qeverisjen vendore (36% në 2019) .

Që prej vitit 2017, përqindja e qytetarëve shqiptarë që perceptojnë e qeverinë si llogaridhënëse ka rënë me 11 pikë përqindje për qeverisjen vendore dhe me 8 pikë përqindje për qeverisjen qendrore (31% në 2019 për të dyja) .

Të dhënat për vitin 2019 tregojnë se qytetarët shqiptarë besojnë se organizatat ndërkombëtare (78.9%) janë më efikase për llogaridhënien nga qeveria në krahasim me institucionet në vend, ndër të cilat renditet i pari Kontrolli i Lartë i Shtetit (63.7%) i ndjekur nga Parlamenti (53.4%). Përgjatë viteve 2016 – 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbetur institucioni me vlerësimin më të lartë lidhur me efikasitetin e kërkesës së llogarisë ndaj qeverisë. Posaçërisht në dy vitet e fundit, ky vlerësim ka qëndruar afërsisht i njëjtë për Median, Parlamentin dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, të ndjekura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe bizneset.

Ndërsa roli në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë nga Avokati i Popullit dhe partitë e opozitës ka pësuar rënie përgjatë viteve 2016 – 2019. Për Avokatin e Popullit perceptimi qytetar ndër vite ka pësuar këto ndryshime: 54% (2016), 65% (2017), 59% (2018) dhe 44% (2019). Për partitë e opozitës luhatjet ndër vite janë: 51% (2016), 54% (2017), 43% (2018) dhe 42% (2019).

Gjithashtu, për vitin 2019, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët (87.5%) dhe korrupsionin e nivelit të lartë (85.2%) si fenomene të përhapura ose shumë të përhapura në shoqërinë shqiptare. Të pyetur mbi përvojat personale, në vitin 2019, 15% e shqiptarëve kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në nivel qendror dhe 25.2% në nivel vendor.

Në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike në përgjithësi, si të shërbimeve parësore (si shëndetësia, arsimimi, furnizimi me ujë, pastrimi, etj.) dhe të atyre administrative (në fushën e pronës, sigurimit shoqëror, për biznesin, etj.), mesatarisht, më pak se gjysma e konsiderojnë situatën si të kënaqshme. Megjithatë, kur qytetarët kanë kërkuar e marrë një shërbim administrativ në 2019-n, ata janë përgjithësisht më të kënaqur sesa mesatarja me një diferencë prej pothuaj 10 për qind. Ndërkohë 70% e qytetarëve që kanë vizituar një sportel shërbimi ADISA-Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara- janë shprehur “të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me shërbimin e ofruar aty.

Në aspektin e përfshirjes gjinore, shumica e qytetarëve (76.5%) thonë se gratë janë po aq ta afta sa edhe burrat për të mbajtur poste publike. Të dhënat tregojnë se 6 nga 10 shqiptarë mendojnë se rritja e numrit të grave në këshillat bashkiakë ka një ndikim pozitiv në qeverisjen vendore.

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri tha se: “Besimi në qeverisje” është një instrument që identifikon tendencën në vite të besimit dhe perceptimit të qytetarëve mbi qeverisjen në Shqipëri. Ai ofron të dhëna të rëndësishme për orientimin e politikave, planifikimin dhe zbatimin e masave praktike, si dhe për vlerësimin e impaktit të tyre në terren. Për vitin 2020, duke marrë në konsideratë situatën e emergjencës së krijuar nga COVID-19 dhe adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019, ky sondazh i opinionit publik bëhet dhe më i rëndësishëm për të ndihmuar në kuptimin më të mirë të sfidave dhe nxitjen e ndryshimeve të nevojshme nga këndvështrimi i qytetarëve”.

Sondazhi, i iniciuar fillimisht në kuadrin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur / Open Government Partnership, realizohet çdo vit nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) që prej 2013-s, me mbështetje nga UNDP.

Duke filluar nga viti 2016, sondazhi në fjalë është realizuar në kuadrin e projektit “Mbështetje për inovacionin kundër korrupsionit: Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin në Shqipëri” (ISDA Support Project), të financuar nga Qeveria italiane, Qeveria austriake dhe UNDP, si dhe i zbatuar nga Qeveria shqiptare në partneritet me UNDP-në.

Si do të bashkjetojmë me virusin nëse nuk arrijmë të prodhojmë vaksinën

Gara me kohën ka filluar prej kohësh me 100 eksperimente, por procesi i prodhimit të vaksinës kërkon kohën e vet: nuk mund të rrezikosh duke bërë më shumë dëm se mirë. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët na ftojnë të mendojmë për një plan B

Nga Cristina Marrone, Corriere della Sera

E gjithë bota shkencore, kompanitë farmaceutike dhe qeveritë janë të angazhuara për të gjetur një vaksinë efektive të koronavirusit sa më shpejt me investime miliarda dollarë. Por ekziston një mundësi e dytë, që nuk është shumë e popullarizuar, domethënë që asnjë vaksinë të mos prodhohet kurrë. Në vend që ta zhdukim virusin nga faqja e dheut me një injeksion, hipoteza është që të mësohemi të jetojmë me të, nëse jo përgjithmonë, të paktën për një kohë të gjatë. Sot, edhe për shkaqe ekonomike, i jepet jehonë e madhe lajmeve për testimet e vaksinave. Njoftimet për çdo hap të vogël në rrugën për të imunizuar botën ndodhin përditë: aktualisht janë 101 eksperimente në zhvillim. Shumë ekspertë konsiderojnë seriozisht mundësinë që zgjidhja të mos vijë. Ose ka më shumë të ngjarë që të vijë, por jo aq shpejt sa mund të presë dikush. Ka ndodhur edhe më parë.

Vështirësitë
Në dallim nga HIV dhe malaria, që pësojnë mutacione të mëdha, ky detaj i bën shkencëtarët të shpresojnë. Anthony Fauci, kreu i grupit të Shtëpisë së Bardhë flet për 18 muaj. Shkencëtarët e tjerë janë më të kujdesshëm sepse po flitet për sisteme biologjike, jo mekanike, dhe shumë gjëra varen nga mënyra se si reagon organizmi. Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregosh që vaksina funksionon dhe është e sigurt: nuk mund të rrezikosh të injektosh diçka që në vend të të mbrojë trupin, shkakton dëme anësore. Teknikat për prodhimin e vaksinës janë të larmishme, ka faza të ndryshme testimi dhe sigurisht përfundimi i hulumtimit në një vit e gjysmë do ishte një sukses i parealizuar kurrë më parë. “Janë 100 projekte në studim me teknika të ndryshme, secila ka avantazhet dhe dizavantazhet. Ne nuk e dimë nëse dhe cili kandidat do të arrijë rezultatin e dëshiruar,” thotë Sergio Abrignani, imunolog i Patologjisë Shtetërore në Milano. “Në botën normale duhen pesë deri në dhjetë vjet, me një mesatare prej tetë, për të arritur në farmaci me një vaksinë. Sipas eksperiencës sime, pavarësisht të gjithë shkurtesave të nevojshme, do të jetë e vështirë të kemi një vaksinë pa kaluar dy vite, nëse duam të jemi të sigurt për dy gjëra themelore: sa e sigurt është dhe sa mbrojtje imune sjell. Kur dëgjoj për një vaksinë të gatshme në shtator, kjo është fantashkencë për mua dhe do të doja të isha i gabuar”. Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë që qeveritë të marrin në konsideratë planin B: bashkëjetesën e gjatë me virusin.

Kur vaksinat nuk funksionojnë
Në vitin 1984, kur në Uashington u njoftua se ishte zbuluar një virus i ri, i njohur si HIV, Sekretarja e Shëndetit e asaj kohe, Margaret Heckler parashikoi se vaksina do ishte e gatshme për testim brenda dy vitsh. Sot, 32 milionë të vdekur më pas, bota ende po e pret vaksinën. Vështirësitë janë të natyrshme me këtë virus, i cili ndryshon vazhdimisht, madje edhe gjatë një infeksioni të vetëm. Për fat të mirë, Covid-19 nuk duket se i ka këto karakterisstika dhe kjo i bën ekspertët më optimistë. Sëmundje të tjera kanë dhënë probleme me vaksinën. Mes viteve 2015 dhe 2016 u njoftua se ishte prodhuar vaksina për virusin Dengue, një sëmundje që vret rreth 400 mijë njerëz në vit, por në vitin 2017 u pezullua sepse u zbulua se simptomat e sëmundjes u përkeqësuan. Për të pasur një vaksinë të variçelës u deshën 28 vite, për virusin e papijomës u deshën 15. Vaksinat kundër rinovirusëve të zakonshëm, sikundër ndaj koronavirusëve, nuk janë prodhuar dhe tregtuar kurrë. Deri më tani nuk është testuar kurrë një vaksinë kundër një koronavirusi: ajo kundër SARS u braktis gjatë testimeve sepse sëmundja u zhduk brenda disa muajsh. Në çdo rast, SARS dhe SARS-CoV2 ndajnë 80 përqind të trashëgimisë gjenetike dhe lidhen në të njëjtën mënyrë me një receptor specifik të vendosur në qelizat e mushkërive. Kjo shpjegon se pse shkencëtarët përparuan në fazat e hulumtimit kaq shpejt. Ata kishin një avantazh të vogël.

Fazat e prodhimit
Roben van Exan, biolog qelizor, që ka punuar në sektorin e vaksinave për dekada, parashikon se nuk do ketë një miratim përpara viteve 2021-2022, sërish me një probabilitet shumë të ulët. Si rregull, studiuesit kryejnë kontrolle shumë të rrepta sigurie përpara se të testojnë vaksinat eksperimentale. Në fazën e parë testohet te një duzinë njerëzish, më pas në fazën 2 te qindra dhe mijëra në fazën 3. Zakonisht kalojnë muaj nga njëra fazë në tjetrën në mënyrë që studiuesit të rishikojnë rezultatet. Është e qartë se për të pasur një vaksinë brenda 18 muajsh, duhen djegur fazat. Nëse një vaksinë është efektive në provat e para, autoritetet shëndetësore mund të pranojnë përdorimin në faza urgjente, për disa mjekë dhe infermierë kjo mund të ndodhë para fundit të vitit pasi studiuesit e Oksfordit njoftuan se po studiojnë vektorët viralë. Sidoqoftë, vetëm pas qindra vaksinimesh, studiuesit do jenë në gjendje të tregojnë nëse vaksina e përshpejtuar ka efekte anësore.

Në nyjen e prodhimit
Pasi të gjendet një vaksinë funksionale, kompanitë duhet të prodhojnë miliona, ndoshta miliarda doza, përveç vaksinave të tjera që prodhohen çdo vit. Kompanitë normalisht ndërtojnë struktura të posaçme për çdo vaksinë dhe zakonisht duhen rreth 5 vite për t’i ndërtuar sepse duhen ndjekur udhëzime të rrepta. Në këtë drejtim, fondacioni Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar se do ndërtojnë shtatë fabrika për shtatë lloje të ndryshme vaksinash, që të mos humbet kohë. Por detyra e prodhimit i bën shkencëtarët që të kalojnë net pa gjumë. Edhe futja e vaksinës në flakonë kërkon kohë. Duhen miliarda shishka dhe miliarda kapakë. Për t’i mbushur me saktësi duhen makineri të sofistikuara. Pasi të jenë gati, duhet të ruhen, transportohen dhe shiten në temperatura të rregullta.

Edhe faza e miratimit të vaksinës nuk është thjesht një formalitet. Autoritetet duhet të jenë të sigurta se vaksina është efektive duke e analizuar në hollësi. Nëse fazat e ndryshme mund të përshpejtohen, vetëm faza e miratimit mund të zgjasë deri në një vit. Historia për fat të keq na mëson se njeriu duhet të jetë i kujdesshëm. Në vitet ’50, një vaksinë poliomeliti e prodhuar dobët, u aprovua brenda disa orësh. Ajo përmbante një version të virusit që nuk ishte plotësisht i vdekur dhe pacientët u sëmurën nga poliomeliti. Disa fëmijë vdiqën.

Plani B
Nëse vaksina nuk gjendet shpejt, ka shumë të ngjarë që SARS-CoV2 të na shoqërojë për shumë vite dhe ne duhet të jetojmë me një sëmundje që nuk mund të eliminohet. Falë antiviralëve, HIV është bërë një sëmundje kronike dhe nuk është më një dënim me vdekje, siç ishte në vitet ’80. Shkencëtarët po ashtu po punojnë për të gjetur një kurë për Covid-19 me ilaçe të vjetra dhe të reja, por studimet janë në fazat e para dhe në shumë raste jemi duke punuar me prova empirike në këtë fushë. Ne po studiojmë përdorimin e ilaçit Remdesivir, trajtimet me plazmën e gjakut, hidroksiklorinën, e cila duket se shkakton probleme në zemër. Megjithatë mungojnë studimet e kontrolluara dhe problem do të jetë sërish prodhimi në shkallë të gjerë. 271 terapi janë në studim, por më pak se 10 përqind e provave klinike janë aprovuar në SHBA. Pjesa tjetër dështon; ose ilaçet nuk janë efektive, ose kanë shumë efekte anësore.

Të bashkëjetosh me virusin gjithashtu do të thotë të revolucionarizosh jetën tënde. Vendosja e maskës nuk do jetë aq e pazakontë, njësoj si mbajtja e celularit me vete. Një kollë mund të shihet si një kërcënim. Amash Adalja nga Qendra Universitare ‘John Hopkins’ thotë se tetori 2020 do jetë shumë ndryshe nga tetori 2019. Skenarët e mundshëm janë të shumtë: nga një projeksion prej qindra-mijëra vdekjesh deri në gusht, deri në valë të zgjatura dhe të ashpra deri në një normalitet të ri, me shpërthime të Covid-19 për të paktën dy vjet. Në terma afatshkurtër, asgjë nuk do jetë si më parë.

Paralajmërohen tifozët para kthimit të Bundesligës: Rrini larg ose…

Ndeshjet e Bundesligës kthehen të shtunën, nëpër stadiume të zbrazëta, mirëpo tifozët gjermanë janë paralajmëruar se ndeshjet mund të ndalohet nëse shumë tifozë grumbullohen jashtë stadiumeve.

Bundesliga do të jetë ndër ligat e para elitare në botë që do të kthehet në fushën e blertë, pas pezullimit para rreth dy muajve shkaku i koronavirusit. Megjithatë, ky kthim i sjell me vete disa rreziqe.

Megjithatë, autoritetet përgjegjëse shqetësohen se tifozët do të grumbullohen jashtë stadiumeve – ashtu siç kishte ndodhur në ndeshjen Paris Saint-Germain – Dortmund – për ta shfaqur përkrahjen për ekipin e zemrës tani që e kanë të ndalur të hyjnë në stadiume.

Ministri i Brendshëm Ronald Woeller i ka paralajmëruar tifozët të mos e bëjnë një gjë të tillë, përndryshe do të shkaktojnë që ndeshjet të pezullohen.

“Tifozët nuk duhet ta përdorin si arsyetim faktin që ndeshjet po zhvillohen pa tifozë për t’u grumbulluar jashtë stadiumeve ose diku tjetër”, ka thënë Woeller.

“Kjo mund ta shkaktojë ndërprerjen e ndeshjeve”.

Qindra tifozë ishin grumbulluar edhe në Moenchengladbach kur klubi i tij e mposhti me rezultat 2:1 Cologne më 11 mars,  ndeshjen e vetme të ligës gjermane që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura para futjes në karantinë.

Tyson rikthehet në ring: Gjithçka është e mundur…

Mike Tyson ka qenë në qendër të vëmendjes në botën e boksit gjatë javëve të fundit, pas pretendimeve se ai dëshiron të kthehet në ring. Tani, ai e ka publikuar edhe një video tjetër të stërvitjeve të tij, për t’ua treguar tifozëve formën e mirë.

Mike Tyson është njëri ndër boksierët më të famshëm në histori të kategorisë së peshave të rënda dhe gjatë kësaj krize të koronavirusit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes shkaku i pretendimit se do t’i kthehet boksit, transmeton Gazeta Express.

Ish-kampioni ishte pensionuar në vitin 2005, mirëpo tani ai pritet të kthehet në ringun e boksit, 15 vjet pas meçit të fundit.

Javën e kaluar ishte publikuar një video ku 53-vjeçari shihej duke u stërvitur dhe që nga atëherë ai ka zbuluar se dëshiron të marrë pjesë në një meç katër-rundësh për bamirësi.

Tani, 53-vjeçari e ka postuar një video të dytë për t’i treguar stërvitjet e tij të vazhdueshme, përderisa kthehet drejt kamerës dhe thotë: “Po kthehem”.

Foto/ Festimet e Mbappe të frymëzuara nga Ronaldo

Një tifoz në rrjetin social Twitter, në mungesë të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive shkaku i koronavirusit, i ka analizuar festimet e golave të Kylian Mbappes dhe e ka vërejtur që të gjitha ato janë të frymëzuara nga Cristiano Ronaldo.

Në fillimet e karrierës së tij si i ri, ylli francez kishte qenë i fiksuar t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos. Në fakt, babai i Mbappes e ka pranuar se i biri i tij ka shpenzuar orë duke shikuar video të portugezit online.

Tani, tifozi i futbollit @TheFergusonCode e theksoi në Twitter se si francezi i ka të gjitha festimet e golave të frymëzuara nga Ronaldo, duke u shprehur i befasuar që s’e kishte kuptuar këtë gjë më parë.

Mbappe gjithashtu kishte treguar se sa shumë kishte pasur ndikim pesë-herë fituesi i Topit të Artë në karrierën e tij, gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle Marca, ku e kishte pranuar se frymëzohet nga ai.

“Është shumë vonë për mua ta bëjë një karrierë si të Messit, do të duhej të kisha qëndruar në Monaco. Pa larguar asgjë nga trashëgimia e Messit, tani unë duhet të kërkoj frymëzim te karriera e Cristianos”, ka thënë Mbappe.

“Juventusit gjithmonë u ka munguar diçka për t’ia dhënë atyre epërsinë në sezonet e fundit, mirëpo tani e kanë Cristianon. Ai është një lojtar që të fiton trofe të mëdha. Këtë vit, Juventusi është ndër favoritët në Ligën e Kampionëve, mes të zakonshmëve – Real Madridit, Barcelonës dhe Liverpoolit”.