22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Ministria: 23 raste të reja me Covid-19, ja qytetet që i rikthehen ”zonave të kuqe”

23 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Mat dhe Lushnje, ndërkohë që nuk konfirmohet rasti i shtetases ukraine që u raportua më herët në Sarandë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në QSUT janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë të shtruar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Reagimi i fortë i Berishës: Qëndra Spitalore Univiersitare, një bombë biologjike e paralajmëruar!

Nga Sali BERISHA

Qendra Spitalore Uneviersitare Nene Tereza, QSUT nje bombe biologjike e paralajmeruar!QSUT institucioni mjeksor Nr 1 i vendit perfundon ne bombe virale tejet te rrezikshme.

Ne dy dite rezultojn te infektuar 25 mjeke dhe infermiere dhe 8 te semure!
Kjo eshte shkalla me e larte i infektimit te personelit mjeksor!

Ky eshte nje kercenim serioz madhor per perhapjen e infeksionit te covid19 dhe jeten e te semurve te shtruar me semundje te ndryshme ne kete institucion!

Miq, strategjia e ndjekur nga kryepedimologu xhahil i Surrelit shnderroi ne bombe biologjike virale qendren me kryesore mjekesore te vendit, e cila duke qene e vetmja e ketij lloji ne Shqiperi duhej mbrojtur ne menyren me te sigurte. Shpjegimet e ketij zhvillimi tejet negativ me gjoja nje infermjere te infektuar apo nje paciente te infektuar pergjegjese per shnderrimin e QSUT ne bomben biologjike me rrezikshmeri te larte, jane thjeshte perralla me mbret, mashtrime vulgare.

E verteta eshte se zbulimi vetem ne 48 ore ne QSUT i 25 mjekve dhe infermiereve dhe 8 pacienteve te infektuar me covid 19 nuk eshte rastesi as dhe reçente.

Shkaqet e ketij zhvillimi dramatik jane:

1-Fshehja dhe manipulimi i te dhenave per epidemine e covid19 nga Sulltan Salep Surreli. Qe nga fundi i Marsit qytetare dixhital ne menyre te perseritur kane informuar se covid19 ishte i perhapur ne QSUT por kjo fshihej duke refuzuar berjen e testeve me urdher te kryepedimilogut xhahil te Surrelit.

2-Situata kontagioze ne QSUT u krijuar nga ndrikull Hajni Maska qe me vendosjen e mjediseve per trajtimin e rastseve me covid19 ne urgjencen e ketij spitali, gje qe u denua me forcen me te madhe tek qytetari dixhital nga mjeke te asaj qendre ne fb!

3-Lenia pa mjetet mbrojtese te punonjesve dhe te semureve ne pavjonet e ketij spitali ndaj covid 19 per shkak te vjedhjeve te shfrenuara me blerjen e maskave, kostumeve madje edhe te skaduara, mungesen e uijt, sapunit, dizinfektanteve ne pavione siç eshte denoncuar me ze dhe figure nga paciente te shtruar madje edhe me covid19. Keshtu qe mund te thuhet se kemi te bejme me nje bombe virale te paralajmeruar.

Por shnderrimi i QSUT ne nje bombe virale perben ne kercenim madhor dhe nje problem tejet serioz per vendin.

Se pari te infektohen ne dy dite 25 punonjes mjeke dhe infermiere shenon ne proporcion nje rekord boteror ne rithmin e infektimit te bluzave te bardha. Me kete rast ju uroj te gjithe mjekeve dhe infermjereve te infektuar sherim te shpejte dhe te plote.

Se dyti QSUT eshte qendra spitalore ne te cilen shtrohen qindra e qindra te semure te te gjitha moshave per semundje nga me te ndryshmet, te cilat ne teresi perbejne faktor madhor rrisku per mbivendosjen e covid19 dhe prognozen e te infektuarve.

Perhapja e epidemise si dhe fshehja e kesaj perhapje ne QSUT jane me pasoja vertet tejet serioze. Vetem paraliza e punes se ketij institucioni do kushtonte shume e shume jete njerezish.

Duke denuar edhe nje here me force si pergjegjesin me kryesor Edvin Hajdutin per shnderrimin e QSUT ne bombe teper te rrezikshme virale, kerkoj testimin urgjent dhe plote te te gjithe punonjesve dhe te semureve, akt ky i domosdoshem ky per te patur sa me te qarte gjendjen reale te perhapjes se covid19 ne kete qender.

Natyrisht kete nuk mund ta lejoj kryepidemiologu xhahil i Surrelit. Ai ka zgjedhur ne krye te radhes mashtrimin, manipulimin e statistikave, me testet, rezultatet e tyre, rastet e infektuara gje te cilen e deshmon kurba sui generis dhe gazi i botes i ecurise se pandemise.

Por e garantoj se e gjithe pergjegjesia per shnderrimin e QSUT ne bombe biologjike tejet te rrezikshme do bjeri personalsht mbi te. sb

Basha: Referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nëse nuk do të kem votat e mjaftueshme si mazhorancë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë në emisionin “Opinion” se do të kërkojë referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nëse nuk do të ketë votat e mjaftueshme si mazhorancë: Basha tha se, nuk ka pse të ketë Shqipëria një kryeministër për më shumë se 8 vite. Jam i vendosur ta propozoj dhe në qoftëse në Parlamentin e ardhshëm nuk do të kem votat për ta kaluar këtë, si kryeministër do t’i drejtohem popullit me referendum që kurrë më Shqipëria të mos ketë një kryeministër më shumë se 8 vite.

Pyetje: Pra të shkojmë tek sistemi amerikan?

Lulzim Basha: Kurrë më kryeministri të mos ketë më shumë se dy mandate.

Pyetje: Nuk e ka asnjë vend në Europë?

Lulzim Basha: Asnjë vend nuk ka patur këto rekorde të zeza ku shoqëria shqiptare të ketë mundësinë të zhvillohet ekonomikisht dhe politikisht si shoqeëritë europiane, atëherë mund ta heqim këtë kufizim. Sot jam i vendosur ta vendos këtë kufizim. Jam i vendosur po kështu që të vendos kufizime të tjera të cilat do të bëjnë të mundur që shumë më shumë pushtet të jetë në duart e qytetarëve, shumeë më pak pushtet të jetë në dorën e elitës politike. Kjo është e para dhe e dyta dhe më e rëndësishmja është mënyra se si do të veprojmë me ekonomine. 7 vite e ka shkatërruar ekonominë, 7 vite i vuri kazmën. Nuk mbajti asnjë premtim.

Pyetje: Kështu thoshte edhe Rama për Berishën. Kështu thoni edhe ju për Ramën…

Lulzim Basha: E vërteta është se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Nuk po them unë se çfarë thoshte tjetri se ai mund të ketë thënë gjëra por i ka thënë të paverteta, kurse unë po them të vërteta. Ti e di fare mirë që nuk ka 300 mijë vende pune. Ka 200 mijë të shpunësuar vetëm në 2 vitet e fundit. Ka 500 mijë të çuar refugjatë.

Unë po them të vërtetën. S’ka shëndetësi falas. Taksat i rriti, ty ta rriti taksën, shqiptarëve ua rriti taksën. Pra po them të vërtetat dhe kur them të vërtetën nuk duhet të relativizojmë. Një nga armiqtë më teë mëdhenj të ndryshimit pozitiv në vend është relativizimi, për të thënë kështu ishte. Jo, nuk ka për të qenë më kështu, do të ndryshojë dhe me mua gjërat do të jenë ndryshe.

Zbulohet rasti i parë me Covid-19 në Sarandë

Në Sarandë është identifikuar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pas testit ka rezultuar pozitive.

Ky është rasti i parë me koronavirus në qytetin e Sarandës, i cili nuk regjistroi asnjë pacient me Covid-19, gjatë kohës që ishte kulmi i pandemisë.

Mësohet se ukrahinasja kishte shkuar si turiste në Sarandë, ndërsa hetimi epidemiologjik pritet të nxjerrë rezultate edhe për kontaktet e saj. Megjithatë shtetasja nga Ukrahina ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte të tjera në qytetin e vogël.

140 punonjës të një fasonerie në Vlorë rrethojnë Drejtorinë e Tatimeve, duan pagën e luftës

140 punonjës në një fasoneri këpucësh në Vlorë kanë dalë sot në protestë pasi kërkojnë pagën e luftës.

Ata janë shfaqur mëngjesin e sotëm me pankarta në duar, por pa masa mbrojtëse dhe distancë, ndërkohë që vetëm disa prej tyre kanë pasur maska.

“Na kanë thënë se na kanë dalë emrat dhe nuk e kemi përfituar. Duam të dimë pse shteti nuk na e jep pagën e luftës”, u shpreh njëra prej tyre.

Punonjësit kanë marshuar drejt Drejtorisë së Tatimeve në Vlorë ku do të kërkojnë plotësimin e kërkesës së tyre.

“Taksa e sheshtë 9%”, Basha: Premtimi im nuk është luksi, por një ekonomi dhe Shqipëri normale 

Lulzim Basha: Partia Demokratike qëndron për taksën 9% për taksën e sheshtë.

Pyetje: Jeni i bindur për këtë sepse e kam dëgjuar që e keni përsëritur dy –tre herë këtë gjë?

Lulzim Basha: Është e panegociueshme. Ia kam thënë edhe aleatëve tanë që mund të negociojmë aspekte të tjera të programi ekonomik me të cilën jemi në fazë të përparuar në përfundim të këtij plani, po e pasurojmë edhe me aspektet anti COVID sepse sigurisht kjo është një situatë që kërkon masa të tjera, por 9% taksë e sheshtë është e panegociueshme.

Pyetje: Pra, do të jetë 9% taksë e sheshtë për çdo qytetar dhe biznes të Republikës së Shqipërisë?

Lulzim Basha: Me përjashtim të 300 mijë lekëshit të parë ku do të jetë 0%.

Pyetje: Pra, për ata që marrin deri 300 mijë lek do të jetë 0 dhe për këdo mbi 300 mijë lekë….

Lulzim Basha: Dhe për këdo tjetër 300 mijë lekëshi i parë do të jetë I përjashtuar dhe pjesa tjetër do të tatohet 9%.

Pyetje: Kanë rëndë dakord edhe LSI-ja dhe forca të tjera?

Lulzim Basha: Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, riprezantimi I fashës së energjisë për biznesin për biznesin prodhues, fashës mbrojtëse jo asaj që është sot dhe për shtresat në nevojë. Heqja e taksës Rama për karburantin që e bën karburantin tonë më të shtrenjtin në Europë dhe si rezultat prodhimet tona jokonkuruese që nga trangulli, speci, domatja, shalqiri dhe deri tek prodhimet industriale apo shërbimet tona janë më të shtrenjta se të Kosovës, janë më të shtrenjta se të Maqedonisë së Veriut, të mos marrim të tjerat, pikërisht prej këtyre faktorëve. Kjo është një pjesë, mund ta zhvilloj edhe më shumë se ka edhe masa të tjera por do të jem me ekipin tim që t’ua tregoj.

* Taksa e sheshtë 9%,
* Kontributet shoqërore dhe shëndetësore 18%.
* 9% mbi 300 mijë lekëshin, duke hequr 300 mijë lekëshin e parë.

Kjo është pjesa fiskale dhe nuk ka asgjë të përbashkët me rrenimin që quhet taksë progresive, me hajdutërinë që quhet taksë progresive që kishte një qëllim që të gjunjëzonte të varfrit dhe të shkatërronte shtresën e mesme dhe ata kanë marrë goditjen më të madhe.

Askush para meje nuk ka guxuar që për interesin publik të sakrifikojë interesat e partisë së vet, siç ishte djegia e mandateve apo që të hedhë një hap ekstrem, por që sot të gjithë e kuptojnë se përballë kanë një njeri, një autokrat që është e keqja e vendit Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë Edi Rama, që është e keqja e çdo familje. Sot kjo ka sjellë bashkimin më të madh të njerëzve, edhe të majtëve, domosdoshmëri për ta larguar.

Detyra ime është që me alternativën time të siguroj këdo, jo vetëm votuesit e mi, por edhe të majtët që me Lulzim Bashën dhe me qeverinë e ardhshme do të jenë në duar të sigurta dhe që ekonomia nesër do të ndryshojë, do të mundësojë mirëqenie për të gjithë jo vetëm për një grusht njerëzish që janë bërë pashallarë të këtij vendi.

Dua t’i siguroj shqiptarët që unë kam planin, kam vizionin, kam vendosmërinë, përvojën dhe ambicien t’inxjerr nga kjo situatë ekonomike. Nuk ju premtoj as luks, as pasuri marramendëse, por ju premtoj qeverisje normale, ekonomike normale, Shqipëri normale.

Rikthehet Covid-19 në disa qytete, zbulohen 6 raste të reja në Mat

Mati është futur sërisht në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19. Ndërkohë që kujtojmë se veç Tiranës, raste të reja raportohen dhe në Sarandë e Lushnje, duke e skuqur sërish hartën e vendit.

Trafiku i drogës/ Gazeta italiane: Lirohet kushëriri i ish-ministrit që zhyti në krizë Ramën

Gazeta italiane online, MeridioNews, e cila shpërtheu e para skandalin e përgjimeve të Moisi Habilajt, ku implikohej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka raportuar për lirimin e Habilajt.

Sipas saj, Habilaj ishte dënuar me 15 vite burg dhe ishte konsideruar kreu i një grupi të specializuar në importin e drogës dhe armëve nga Shqipëria.

Pas tij, një histori ndërkombëtare spiunazhi që futi në krizë qeverinë e Edi Ramës”, shkruan gazeta.

Habilaj do të kalojë në arrest shtëpiak pas 954 ditësh në qeli. Ai u arrestua më 17 tetor të vitit 2017. Ai nuk do kthehet në Shqipëri, por do jetojë te vëllai. Mësohet se ai nuk duhet të ketë asnjë kontakt me persona të tjerë, por vetëm me ata me të cilët jeton.

“Pas arrestimit në vitin 2017, një krizë politike shpërtheu në Shqipëri, që lëkundi qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ish-njeriu i tij i fortë, ish-ministri nga viti 2013 deri në vitin 2017, Saimir Tahiri, përfundoi në bankën e të akuzuarve nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Gjykatësi e dënoi me 3 vite burg për abuzim me detyrën përballë 12 viteve të kërkuara për implikim në trafik droge. Tahiri u hetua edhe nga prokuroria e Katanias, por dosja u arkivua”.

Basha i vendosur: Çdo kompani që përfshihet në aferën e Ramës dhe Veliajt për Teatrin do të hetohet nga dita zero

Teatri ishte vija e kuqe. Duhet të jesh i verbër që të mos t’a shohësh që bashkë me teatrin ka rënë dhe maska e Edi Ramës. Nga Berlini në Bruksel tw gjitha gazetat e mwdha tw botës e kanw kuptuar që këtu ka një autokrat të korruptuar, një hajdut ordiner, i cili kaq u trullos kur e pa reagimin e shqiptarëve, edhe reagimin e të majtëve edhe të socialistëve, edhe të faktorit ndërkombëtar dhe doli në parlament dhe e pranoi vetë se përse e kishte shkaterruar. Tha, me dy fjalë që unë e shkaterrova se me duhej trualli. Se donte të vidhte trualline dhe të bënte projektin Rama- Veliaj- Fusha me 200 milionë eurot e droges.

Pyetje: Ka premtuar që nuk do të preket fare trualli dhe që teatri do të ndërtohet i ri…

Lulzim Basha: Kush e ka premtuar? Ky që ka premtuar 300 mijë vende pune ? Ky që premtoi shëndetësinë falas? Fjala ka premtuar dhe Edi Rama ka premtuar vetëm një fjali.

Pyetje: Zoti Basha do të ndaloni ndërtimin e tij?

Lulzim Basha: Ne do t’i qëndrojmë kontratës që kemi me Aleancwn për Mbrojtjen e Teatrit, e cila parashikonte në rastin e shembjes rindërtimin ashtu siç ishte , aty ku është dhe çuarjen para drejtësisë të çdokujt nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek ata që i shërbyen atij akti barbar dhe kriminal.

Pyetje: Po sikur ta fillojë ndërtimin ku do t’a ndërtoni teatrin?

Lulzim Basha: E para e punës çdo kompani që përfshihet në këtë aferë do të hetohet nga dita zero e saj.

Pyetje: Ky është kërcënim për kompaninë që do të shkojë?

Lulzim Basha: Ky është premtim, që nga dita kur ka filluar biznesi me çanta me çokollata apo cigare e cemcakez, sido që ta kete filluar biznesin e deri më sot qeveria ime do të hetojë cdo veprimtari të saj. Në qoftë se futet në këtë aferë ashiqare korruptive, që nuk ka njeri, nuk ka socialist, nuk ka ministër socialist, edhe ai Erion Veliaj që kishit këtu që ia bëntë gek-mëk se e di çfarë është, pasi është pjesë e saj. Cdo entitet privat që bëhet pjesë e kësaj do të hetohet nga dita zero. Se këta të gjithë do të hetohen për këtë që kanë bërë.

Pyetje: Hetimin duhet ta bëjë prokuroria, çfarë punë keni ju?

Lulzim Basha: Nesër në qeveri do të hetohet me të gjitha, me hetimin financiar, me hetim antikontrabandë me krimin ekonomik të policisë. Ky është një premtim dhe një zotim

Pyetje: A nuk është kërcënim për biznesin?

Lulzim Basha: Po po, me standartet e Edi Ramës dhe të hajdutërisë kështu siç thua ti është.Me standartet e shqiptarëve është ashtu si unë. Vendet e botës nuk kanë një mekanizëm të tillë që në mes të pandemisë në vënd që të ndihmojë njerëzit shkon shkatërron teatrin për të të vjedhur tërritorin dhe merr 30 milionë euro, do të marrë 30 milionë euro borxh.

Pyetje: Do ta bëni për çdo punë publike për çdo gjë?

Lulzim Basha: Absolutisht për të gjithë ata të përfshirë në korrupsion. Fare normale. Të gjithë ata që janë përfshirë në afera të tilla duhet ta dinë dhe e kemi shpallur që nw shtator të vitit 2018 programi ynë është “ndiq paranw”. Ato kompani që me paratë e marra borxh, me paratë e qytetarëve shqiptarë, apo akoma më keq me paratw e trafikut të drogës që sot po investohen masivisht në projekte zhvillimi në Tiranë, të gjitha do të përballen me ligjin. Unë do të jem gardian i interesit të shqiptarëve dhe interesi i shqiptarëve do të pengojë aferat korruptive.

Pyetje: Do ta pengoni ndërtimin e godinës së re?

Lulzim Basha: Me çfarë do ta pengojmë? Me artilerinë e kujt? Do t’i çojmë përpara drejtësisë. Kurthe të tilla me porta të vogla të një dështaku provincial që me porta të vogla ka arritur në 22 vjet t’ua fusë të gjithëve, politikanë, shokë, miq, të huaj, nuk funksionojnë me Lulzim Bashën. Jam kalibër tjetër. Nuk bie në kurthet e tij, por nëse guxon të ecë përpara, për këtë që ka bërë padiskutim që do të shkojë para drejtësisë, por nëse guxon të ecë përpara edhe atë do ta paguajë shumë shtrejtë dhe kushdo tjetër. Do ta paguajë shumë shtrejtë, Eshtë qartësisht e paligjshme. Do të jetë pjesë e vendosjes së drejtësisë ai dhe çdokush që i vihet në krah.

Zotimi i Bashës: Nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë në Shqipëri pa ndëshkuar Edi Ramën dhe Erjon Velinë

Pyetje: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të nënkuptuar, sy ndër sy apo me ndërmjetës mes jush dhe kryeministrit Rama për këtë situatë dhe sidomos për post zgjedhjet 2021?

Lulzim Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para e punës në të njëtën javë ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione . P.sh: drejtori i një media të madhe kombëtare, madje qeshëm para nja dy muaj me presidentin pasi mbaruam një takim në mënyrë informale, dhe po qeshnim sesi të njëjtit njerëz në mëngjes thonë që ka marrëveshje që Rama të bëhet president e Meta kryeministër, e pasdite ka marrëveshje që Basha të bëhet kryeministër dhe Rama president.

Janë të njëjtit njerëz. Dhe po qeshnim me njëri-tjetrin. Domethënë ishte diçka kaq qartësisht pjesë e propagandës së Edi Ramës saqë nuk ia vlen të komentohet. Tani të të them diçka serioze.: përtej dallaverexhinjëve të vegjël dhe provincialë që megjithëse u pasuruan, megjithëse dolën dhe shëtitën, megjithëse ndërtuan vila luksoze, blenë makina, shijuan jetën në luksin e saj dhe në veset e saj, prapë se prapë ngelën provincialë të vegjël, përtej dallaverexhinjëve të Tiranës që janë pesë a gjashtë që kujtojnë se sjellin rreth e qark gjithë Tiranën, dy gjëra fondamentale, themelore, që nuk kanë të bëjnë as me ata as me darkat e tyre luksoze, as me dëshirën e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë politike si Edi Rama të cilit i ka ardhur fundi.

Pyetje: Cilat janë këto dy gjëra?

Lulzim Basha: E para, nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë në Shqipëri pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar ministrat e tyre të korruptuar, pa ndëshkuar shërbëtorët e tyre të verbër për çdo shkelje ligjore. Dhe unë kam thënë se mund të mos jetë e shpejtë, drejtësia mund të dojë kohën e vet, por ky do të jetë dhe është zotimi im personal, sot si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër i shqiptarëve: Ndëshkim për çdo krim.

Pyetje: Pse duhet tu besojmë ju?

Lulzim Basha: Për arsyen fare të thjeshtë se pa ndodhur kjo qeveria e ardhshme nuk do të ketë mundësinë të ndërtojë asnjë projekt të besueshëm dhe unë të jesh i bindur jam shumë i ri për tu koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend që me gjithë sfidat para të cilave ndodhet Shqipëria të dal faqebardhë para çdo shqiptari të djathtë apo të majtë. Dhe nuk do të kem mundësi të realizoj asnjë projekt, asnjë premtim, pa mbajtur premtimin kryesor sado kohë dhe energji të na kushtojë që gjithë padrejtësitë, gjithë vjedhjet, gjithë krimet, të shkojnë para drejtësisë.