37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Një lajm i keq dhe një i mirë nga drejtësia e kapur prej Edi Ramës, Basha: Pa u ndëshkuar vjedhja nuk ka ndryshim

Pyetje: Presidenti Meta ka folur për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në Reformën në Drejtësi. Ai ka publikuar një seri mesazhesh të ardhura nga një ambasador identitetit e të cilit nuk e përcaktoi, ku Presidenti linte të kuptohej mund të merrej vesh me Ramën për emrat konkretë të Gjykatës Kushtetuese. E keni parë këtë mesazh dhe cili është opinioni juaj?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë çudi, çuditem me ata që çuditen. Katër vite më përpara kemi bërë një betejë të jashtëzakonshme, unë personalisht dhe Partia Demokratike, që Shqipëria të kishte një reformë në drejtësi të standardit europian dhe ata që çuditen sot më drejtonin gishtin mua dhe thonin: ky është kundër reformës.

Lulzim Basha: Mesazhet që më kërkoni të komentoj nuk kanë pikë rëndësie. Nuk është asgjë në krahasim me skandalet e tjera që kanë ndodhur më përpara. Asgjë.

Pyetje: përse nuk ka pasur më përpara një reagim Partia Demokratike për këtë çështje?

Lulzim Basha: Sepse nuk përbën asnjë lajm për ne. Reforma në Drejtësi është kapur tërësisht nga Edi Rama, është projekt i tij të kapë reformën në drejtësi.

Pyetje: Me apo pa ndihmën e ndërkombëtarëve?

Lulzim Basha: Sigurisht që ndërkombëtarët kanë përgjegjësinë e tyre për sa kohë që kanë qenë bashkëhartues dhe bashkëshoqërues të reformës, por nuk mund t’i vë fajin pragut për derën. Një gjë është e qartë: ky e ka kapur reformën, ky është lajmi i keq për shqiptarët. Kjo është arsyeja që 4 vjet pas reformës në drejtësi, asnjë zyrtar i kapur në hajdutëri, në vjedhje, në korrupsion, asnjë kriminel nuk është vënë para drejtësisë. Asnjë krim i rëndë, as krimet elektorale nuk janë ndëshkuar. Ky është lajm i keq. Pse është lajm i keq?! Është lajm i keq sepse zhbën besimin e shqiptarëve te Reforma në Drejtësi dhe këtë po të shikoni e kanë konstatuar edhe vetë studimet e financuara nga BE dhe SHBA. Ky është një lajm i keq që pa diskutim zbeh besimin e njerëzve te reforma në drejtësi, zhbën dhe dëmton kredibilitetin e kujtdo që ka investuar tek Reforma në Drejtësi. Ka një një lajm të mirë…

Pyetje: Lajmi akoma më i keq është se banditë e kriminelë po lirohen nga burgu dhe ky është një kambanë alarmi për këtë vend…

Lulzim Basha: Pa diskutim. Edhe kjo nuk ndodh rastësisht, ndodh gjithmonë para zgjedhjeve. Ky është lajmi i keq. Edi Rama e ka kapur dhe e kontrollon drejtësinë dhe për fat të keq asnjë nga gabimet, dështimet, korrupsioni, kriminaliteti i Edi Ramës dhe i ministrave të tij nuk po shkojnë para drejtësisë. Ky është lajmi keq. Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeverie janë të numëruara dhe nesër opozita që është sot qeveri le të kontrollojë drejtësinë e re, për sa mund ta kontrollojë, sepse synimi im nuk është të vë nën zgjedhë drejtësinë e re, përkundrazi, le të kemi një drejtësi sa më agresive me qeverisjen e re. Kjo është ndarja dhe balancimi i pushteteve. Kjo është ajo që i bën vendet e përparuara, të përparuara.

Pyetje: Ju e dini që kur drejtësia është e kapur bëhet me kryeministrin e rradhës dhe kjo ndodh rëndom…

Lulzim Basha: Nuk është ashtu dhe ne kemi pasur prova që nuk ka ndodhur kështu sepse ne kemi qenë në qeverisje dhe kemi pasur jo vetëm Prokurorë të Përgjithshëm të emëruar nga Partia Socialiste, por edhe Prokurorë të Përgjithshëm të emër gjatë kohës që kemi qeverisur ne të cilët kanë qenë agresivë. Është çështje e vullnetit politik. Edi Rama i trembet drejtësisë së pavarur. I trembet se do të japë përgjegjësi për ato 2 milardë kontrata koncensionare, për vjedhjet pafund të pasurisë së shqiptarëve.

Pyetje: Kështu thuhet gjithmonë ku je në opozitë dhe më pas ai që ikën nga pushteti nuk jep llogari për asgjë!

Lulzim Basha: Kështu ka ndodhur deri tani, prandaj sfida kryesore e opozitës që drejtoj unë, nesër në qeverisje, është t’i jap fund pandëshkueshmërisë. Prandaj detyra kryesore nuk është të largojmë këtë regjim, këtë kryeministër, por t’i çojmë para drejtësisë. Pa u ndëshkuar korrupsioni, pa u ndëshkuar vjedhja, pa u ndëshkuar kriminaliteti që sollën Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të ketë ndryshim në Shqipëri dhe ndryshimi do të jetë zero. Prandaj zotimi im i parë para shqiptarëve është që nuk do të ketë vetëm largim të këtyre, por do të ketë ndëshkim të tyre.

“Basha, Kryeministër”, Kryemadhi shuan çdo shpresë të Ramës për diversion tek opozita

A është Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i opozitës?

“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takon atij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.

Teksa në studio debatohej mbi koalicionin e mundshëm PD-LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha i telefonon partneres së tij politike, e cila nuk nguroi ti përgjigjej.

“Jam te Çim Peka. Jemi LIVE”, i tha Kryemadhi-Bashës, duke mbyllur më pas telefonin.

Telefonata live e Bashës për Kryemadhin është detaji që rrëzon çdo dyshim të mundshëm mbi një ndarje apo ftohje mes PD dhe LSI.

E ftuar në “Çim Peka LIVE” përballë një paneli analistësh, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se, vendimet e opozitës janë në unison.

Sipas saj, ajo dhe kreu i PD nuk kanë ndonjë pritshmëri të madhe nga reforma zgjedhore.

“Dhe kam përshtypjen se jemi në unison të gjithë si opozitë. Vendosja e ngritjes së Këshillit Politik ishte një shans ose një mundësi e fundit, që i jepet mazhorancës për të treguar që është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri.

Edhe pse unë personalisht, por jam e bindur që edhe vetë z. Basha nuk është se kemi ndonjë shpresë shumë të madhe se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme, por ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Sot, unë nuk kisha absolutisht dyshimin më të vogël që do të ndodhte kjo çfarë ka ndodhur më shumë prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, pra nuk ka ardhur akoma në atë pikë.

Është diskutuar roli i policisë në sistemin zgjedhor dhe identifikimi biometrik që parimisht edhe me partnerët ndërkombëtarë edhe me OSBE/ODHIR edhe po themi në një farë mënyre në bisedat informale, është rënë dakord që identifikimi biometrik sot është shumë i domosdoshëm duke pasur parasysh që ne kemi një mungesë reagimi nga SPAK përsa i përket 339 dhe 184. Ato kanë kaq shumë gjëra që po ndodhin saqë këto dosjet  i ka zënë pluhuri.  Gjërat që po ndodhin janë produkt i këtyre dosjeve…

Deklarata e fortë e Bashës: S’ka grup kriminal që e shpëton Edi Ramën

Nga emisioni ‘Opinion’, kreu i PD-së, Lulzim Basha, foli qartë se nuk do të ketë grup kriminal që shpëton Ramën dhe bandën e tij nga largimi nga pushteti.

Pyetje: Ju do të kërkoni deri në fund qeveri tranzitore, por më thatë se edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore ju prapë do të jeni të gatshëm për zgjedhje?

Lulzim Basha: Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë se sa të shfaqim vullnetin tonë politik për t’i dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsionin, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve.

Pjesë e kësaj është sabotimi i reformës zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme, i fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e reformës në drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017-të.

Pyetje: Zoti Basha keni 48 orë deri në përmbylljen e reformës zgjedhore, çfarë janë të pa negociueshme për ju? Kush janë pikat që nuk tolerohen?

Lulzim Basha: Shiko, asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet  për ta zbatuar atë. Kështu që fillim e mbarim pika më e rëndësishme është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…

Pyetje: Pra ju po shprehni vullnetin për të zgjidhur diçka, por edhe po nuk u zgjidh jeni gati për betejë thoni dhe nuk tërhiqeni nga asgjë?

Lulzim Basha: Pa diskutim, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës zgjedhore që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.

Pyetje: Ka pasur mjaft komente sipas të cilave opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje, sepse vetëm legjitimon një sistem që drejtohet nga Edi Rama. A ka diskutim që opozita të mos hyjë në zgjedhje ose të tërhiqet nga zgjedhjet siç veproi me daljen nga parlamenti dhe në mos paraqitjen në zgjedhjet lokale?

Lulzim Basha: Opozita po ndërton bashkë me qytetarët, bashkë me grupet e interesit që nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tek fermerët, tek biznesi, tek të papunët, tek rinia e studentët, tek profesorët e universiteteve, aleancën më të madhe që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite për t’u përballur dhe për të fituar mbi këtë minorancë.

Pyetje: Aleancë për zgjedhje apo aleancë për muhabet?

Basha: Aleancë për interesin publik që, padiskutim do të marrë formë përmes shprehjes së vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme

Pyetje: Kjo do të thotë që opozita do të dalë në zgjedhje në të gjitha rrethanat?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që çdokush do të gjejë veten tek program ynë, tek alternativa jonë, tek programi jonë për ta shpëuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë me e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet ti japim fund një orë e më parë.

Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime është që të gjithë po thonë: “Rama duhet të largohet një orë e më parë.

Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit që mezi po e pret çdo shqiptar”. Dhe kjo, po ta them me sinqeritetin më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.

Basha: Betejën e drejtësisë e bëra 4 vjet më parë. Kapja e saj u bë pas miratimit të 6 ligjeve 

“Nuk i bëj nder Ramës duke bërë replika me Presidentin”

Pyetje: Më thatë se ka një tentativvë për ta çuar vemendjen tek reforma në drejtësi dhe kjo bëhet për llogari të Edi Ramës. Tek reforma në drejtësi, tentativën për ta çuar diskutimin e kishte Presidenti i Republikës…

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë

Pyetje: Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!

Pyetje: Ju thatë që Edi Rama ka provokuar. Çfarë ka provokuar ai?

Lulzim Basha: Edi Rama nxorri deputetët e vet dhe tha se do të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe pastaj fshehu dorën si gjithmonë.

Pyetje: Pra, ju mendoni se Tëitteri i ambasadores amerikane i referohet kryeministrit të vendit?

Lulzim Basha: Nuk mendoj, jam i bindur dhe ia kam shprehur këtë kujtdo që më ka pyetur.

Pyetje: Po citoj Presidentin që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita , ka bërë gabim fatal largimi nga parlamenti dhe disa të tjera…

Lulzim Basha: Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e veta. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik.

Pyetje: Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?

Lulzim Basha: Në asnjë sekondë nuk jam penduar sepse po të mos ishim larguar nga parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim, fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar e të kriminalizuar.

Pyetje: Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për tu përballur. Vjen nga presioni ndërkombëtar apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nga vetëdijësimi total i shqiptarëve por edhe i faktorit ndërkombëtar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

Basha i prerë: Asnjë pakt me një kufomë politike si Rama

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi prerë sonte se nuk do të ketë asnjë pakt politik me “një kufomë politike si rama”. Ai është vetëm një hajdut ordiner, një kufomë politike me të cilin nuk ka asnjë mundësi për pakt politik apo bashkëqeverisje”, tha Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo zë për një marrëveshje aktuale apo paszgjedhore mes tij dhe Kryeministrit Rama. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Basha tha se ka dy arsye, për të cilat kjo është e pamunndur.

Fevziu: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të  nënkuptuar, sy më sy apo me ndërmjetës, mes jush dhe Kryeministrit Rama, për këtë situatë dhe atë post zgjedhjeve 202?

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para punës atë që e shpërndajnë kanë versione të ndryshme. Të njëjtën njerëz thonë në mëngjes thonë që ka marrëveshjë që Rama të bëhet President dhe Meta Kryeministër dhe pasdite thonë që Basha Kryeministër dhe Rama President.

Tani të them diçka serioze.

Përtej dallaverexhinjve të vegjël dhe provincialë, që megjithëse u pasuruan, ndërtuan vila, blenë makina e prapë se prapë mbetën provincialë të vegjël, përtej dallaverexhinjve të Tiranës, ka dy gjëra fondamentale, që s’ka të bëjnë as me ata dhe as me darkat e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë si Edi Rama.

E para nuk ka për të patur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Ramën Veliajn, ministrant e tyre për çdo shkelje ligjiore. Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im personal si kryetar i opozitës dhe nesër drejtues i ardhshëm.

Nuk do të ketë as aministi të fshehur dhe as marrëveshje për këtë. Nuk kam as mllef dhe as diçka personale. Por kam realizimin, që pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato.

E dyta, si mund të mendohet që të jemi bashkë? Rama i ka bërë zgjedhjet e veta, paratë e shqiptarëve 2 miliardë euro ja ka dhënë oligarkëve, mbi 700 milionë euro i ka bërë buzëkuq elektoral. Nuk ka komb në Ballkan dhe Europë që i janë rritur taksat më shumë se shqiptarëve në këto 7 vite. Sa e ke taksën? 23 % ka shkuar apo jo? Faturat e energjisë? Karburanti më i shtrenjti në Europë? Ja dha tendera oligarkëve dhe bleu pllaka që dalin me shiun e parë. Unë kam një tjetër projekt që është anulimi i këtyre projektve.

Pjesëmarrja në zgjedhje, Basha: Nuk ka grup kriminal dhe alibi që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi

Pyetje: Ju do të kërkoni deri në fund qeveri tranzitore, por më thatë se edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore ju prapë do të jeni të gatshëm për zgjedhje?

Lulzim Basha: Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë se sa të shfaqim vullnetin tonë politik për t’i dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsionin, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve. Pjesë e kësaj është sabotimi i reformës zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme, i fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e reformës në drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017-të.

Pyetje: Zoti Basha keni 48 orë deri në përmbylljen e reformës zgjedhore, çfarë janë të pa negociueshme për ju? Kush janë pikat që nuk tolerohen?

Lulzim Basha: Shiko, asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Kështu që fillim e mbarim pika më e rëndësishme është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…

Pyetje: Pra ju po shprehni vullnetin për të zgjidhur diçka, por edhe po nuk u zgjidh jeni gati për betejë thoni dhe nuk tërhiqeni nga asgjë?

Lulzim Basha: Pa diskutim, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës zgjedhore që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.

Pyetje: Ka pasur mjaft komente sipas të cilave opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje, sepse vetëm legjitimon një sistem që drejtohet nga Edi Rama. A ka diskutim që opozita të mos hyjë në zgjedhje ose të tërhiqet nga zgjedhjet siç veproi me daljen nga parlamenti dhe në mos paraqitjen në zgjedhjet lokale?

Lulzim Basha: Opozita po ndërton bashkë me qytetarët, bashkë me grupet e interesit që nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tek fermerët, tek biznesi, tek të papunët, tek rinia e studentët, tek profesorët e universiteteve, aleancën më të madhe që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite për t’u përballur dhe për të fituar mbi këtë minorancë.

Pyetje: Aleancë për zgjedhje apo aleancë për muhabet?

Lulzim Basha: Aleancë për interesin publik që, padiskutim do të marrë formës përmes shprehjes së vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme

Pyetje: Kjo do të thotë që opozita do të dalë në zgjedhje në të gjitha rrethanat?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që çdokush do të gjejë veten tek program ynë, tek alternativa jonë, tek programi jonë për ta shpëuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë me e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet ti japim fund një orë e më parë.

Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime është që të gjithë po thonë: “Rama duhet të largohet një orë e më parë. Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit që mezi po e pret çdo shqiptar”. Dhe kjo, po ta them me sinqeritetin më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.

Basha denoncon skandalin: 720 mijë euro është paguar sot banda e Lushnjes për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi në “Opinion” skandalin e rradhës të qeverisë që sot ka paguar me 720 mijë euro bandën e Lushnjes për inceneratorin e Tiranës.

“Pas inceneratorin të Tiranës është banda e Lushnjes, një nga bandat më të rrezikshme. Eshtë Veliaj dhe Ahmetej”, tha Basha duke shtuar se kjo bandë paguan qindramilionë lekë për të mbyllur gojën e mediave që të mos japin asnjë lajm në lidhje me këtë skandal.

“Të jesh i bindur që kjo shifër që unë denoncoj do të censurohet në të gjithë edicionet e lajmeve se paguhen nga kjo bandë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Opozita mund të fitojë zgjedhjet në çdo moment që mund të mbahen, Basha denoncoi sërish pagesat për inceneratorët.

“Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.

I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike. Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro.

Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar. Ndërkohë, mijëra familje nuk kanë përfituar pagën e luftës”,-tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye, opozita po kontribuon për ta përmbushur.

I ftuar në “Opinion”, Basha tha se nuk ka pritshmëri nga kjo reformë, pasi ajo nuk çmonton mekanizmin që sjell deputetë kriminelë në Parlament.

“Mos harroni kjo është pjesë e 15 kushte e Bashkimit Evropian dhe është i vetmi kusht ku opozita ka një rol. Nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe tek ajo reformë. Ajo që ka publikuar Bild është maja e ajsbergut të një projekti të tmerrshëm që fillon nga Tirana tek fshati më i largët.

E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe ai e ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. Garancia ligjore do të kishte një qeveri tranzitore”.

“Një reformë zgjedhore e vërtetë është ajo që çmontonte mekanizmin që u sjell shqiptarëve në Parlament kriminelë, bedelë”.

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Rama synon të marrë kontrollin e komisioneve zgjedhore

Ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që po mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe ka zgjatur për rreth 4 orë.

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashi gjatë një prononcimi për mediat tha se kishte debat në lidhje me debatin për identifikimin biometrik.

“U hap debat në lidhje me votimin elektronik. Doli qartë që maxhoranca nuk është e gatshme të eci në këtë drejtim të fusë identifikimin biometrik për të garantuar që kutitë e votimit të mos mbushen nga komisionerë, me ato vota ato që nuk erdhën të votonin.

PS e bëri të qartë se nuk ishte e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës që të numërohen vota të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara.

Pa u arritur kjo çështje është e vështirë. Ajo që ne presim nesër është që mazhoranca të vijë me një propozim ku identifikimi biometrik të jetë në të gjitha qendrat zgjedhore të Shqipërisë.

Qeveria të vendosë para, në mënyrë që në Shqipëri mos të manipulohen zgjedhjet. Maxhoranca vuri në pikëpyetje mundësinë që kjo të mos realizohej. Kjo tregoi qartë sesi maxhoranca e sheh zbatimin në të ardhmen. Synon të marrë kontrollin e komisioneve. Identifikimi biometrik është thellësisht i lidhur me profesionalizmin e administratës zgjedhore.

Maxhornaca nuk është e gatshme për çështjen e qeveris teknike. Nëse nuk garantohet mosmbushja e kutive do të kemi numërim brilant dhe do të vijë një pushtet me vota të vjedhura që nuk i duhet askujt”, tha Bylykbashi.

Mazhoranca nuk e do votën biometrike

Duke folur para gazetarëve, Oerd Bylykbashi është shprehur se është diskutuar një nga çështjet më të rëndësishme: votimi elektronik.

Bylykbashi u shpreh: “U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme. Debati u bë për votimin elektorinik. Për fat të keq për ne sot është i qartë qëndrimi i mazhorancës për të mos futur votimin biometrik. Mazhoranca nuk e ka pranuar këtë. PS e bëri të qartë që nuk ishte e gatshme të pranonte këtë. Pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje, është e vështirë të arrihet një rezultat për çështje të tjera. Diskutimet e tjera për teknikalitete kanë pak rëndësi”.

Përfaqësuesi i PD tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik.

“Mazhoranca nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet  të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin.

Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një projekt pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ, por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet”.

Reagon mjeku që denoncoi skandalin: Infektimi i stafeve mjekësore, për fat të keq, më dha të drejtë!

Nga Ilir ALLKJA

Asnjeri nuk do që të ketë gjithmonë të drejtë në fobitë e tij, të paktën një mjek kurrë!

Me 11 mars të këtij viti, i ndikuar emocionalisht por edhe profesionalisht shpërndava një videomesazh në të cilin kërkoja më shumë kujdes instancave përgjegjëse në mbrojtjen e shëndetit të stafeve mjekësore!

Në vend të marrjes së përgjegjësive mbi personin tim vershuan fyerjet, shantazhi dhe persekutimi nga kryeministri i vendit seri tek militanti i fundit i rilindjes.

Infektimi i stafeve mjekësore për fat të keq, më dha të drejtë, fatkeqesisht, sot Shqipëria ka përqindjen më të lartë infektimit te bluzave të bardha!

Epidemitë kanë qenë e do të jenë pjesë e pandarë e jetës njerëzore, ne nuk mund t’i fshijmë ata, por thjeshtë mund ti menaxhojmë me përgjegjësi e meçuri , jo duke ngritur komitete impotentësh e sulmuar kritikët, duke i kthyer në beteja personale e madje partiake çështjet që janë thjeshtë teknike!

Epidemitë nuk thyejnë dot sistemet shëndetësore, ata thjeshtë nxjerrin në pah dobëstë e tyre, unë kaq ju kërkoja autoriteve në mbyllje të videomesazhit!