31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Mbyllur nga Ramavirusi”! Bizneset shpallin falimentin!

Biznese të mbyllura dhe njerëz të papunë. Kjo është panorama e Shqipërisë pas izolimit mbi 2-mujor që vendosi qeveria për shkak të Koronavirusit.

Për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë disa prej bizneseve në Tiranë kanë ulur qepenat, ndërsa mbi to kanë lënë mbishkrimet “Mbyllur nga Ramavirusi”.

Mbyllja e detyruar për një kohë të gjatë dhe ndihma e munguar nga qeveria bëri që shumë biznese të shpallin falimentin, ndërsa bashkë me to edhe mijëra qytetarë humbën vendin e punës.

Gjata: Qeveria kujdestare është zgjidhja më e mire, Rama të pranojë…

Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në studion e “ABC News”, ka folur për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, “qeveria kujdestare” është zgjidhja më e mirë, ndërsa theksoi se kjo duhet të vendoset përgjithmonë, pavarësisht se kush parti është pushtet.

“Edi Rama angazhon oligarkët e tij, civilët, policinë operacionale, për të kontrolluar zgjedhjet dhe kjo situatë duhet zgjidhur. Edi Rama duhet të pranojë qeveri teknike me polici të paanshme”, u shpreh Gjata.

Gjithashtu ai u shpreh se problemi qëndron te vullneti politik. Numri i partive sipas Gjatës nuk mund të ndalohet, ndërsa shtoi se koalicionet janë çështje që kanë të mirat dhe problemet e saj, por sipas tij nuk është ky problemi kryesor.

“Kur hyn Niçja dhe të thotë,- “shef e ke të kryer”, atëherë çështja e koalicionit është më pak e diskutueshme”, u shpreh ai.

Sipas tij pa u ndryshuar vullneti politik nuk mund të ketë Gjykatë Kushtetuese, apo SPAK, ndërsa shtoi se nuk mund të bëjë kryeministri drejtësi për të futur veten e tij në burg.

“Reforma në Drejtësi duhet parë në total, me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, por  jo me Edi Ramën. Edi Rama nuk është i interesuar të ketë Gjykatë Kushtetuese. Sa të jetë Rama nuk lëviz Dvorani nga aty. Gjithë këto muaj ka penguar krijimin e BKH. Çfarë e pengon “Vettingun” të realizohet?  Është e gjithë çështje e vullnetit politik”, tha më tej Gjata.

Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se sa më shpejt të ngrihet Gjykata Kushtetuese edhe standardi përmirësohet. Më tej ai shtoi se Partia Demokratike mbështet rindërtimin e teatrit ndërsa shtoi se personat që morën vendimin për ta shembur duhet të përballen me drejtësinë.

“Çfarë standardi vendosi Rama me çështjen e teatrit? Unë do e shemb se do të bëj diçka të bukur?! Me këtë standard të gjithë Shqipërinë e hedhim në erë. Do të protestojë shoqëria civile, por do e rrahin. Pikërisht ky standard duhet ndryshuar, sepse është shumë e rrezikshme. Ajo që ka thënë aleanca e mbështesim, ne dhe PD, e kemi detyrim të ringrejmë teatrin aty ku ka qenë dhe të çohen para ligjit ata që e kanë bërë”, tha Gjata.

Vjedhjet gjatë pandemisë nuk i fshehin dot mashtrimet e Ramës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama sa i takon buxhetit të akorduar për pandeminë e koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët sipas tij, ndan lekët që i vjedh njerëzve. Po ashtu demokrati shtoi se ndihma e emergjencës për njerëzit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama iu paguan miqve të vet.

‘Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!

 

Me ‘maskë’ e mjekër, nga bunkeri i Surrelit mashtrove përsëri…

Nga Kastriot ISLAMI

Jam menduar nga dje deri më sot mbi 100 herë nëse duhet të reagoja apo jo. Herë mendoja se nuk duhet reaguar se Rama më i dobët se asnjëherë tjetër po përpiqet në aktin e fundit të luajë “viktimën”. Herë mendoja se më duhet t’i plotësoj kërkesën qytetarëve duke i bërë me dije disa të vërteta pavarësisht se çfarë lojë bën mashtruesi kongenital! Intervista e djeshme nga bunkeri dhe pas “maskës” së facebookut ka revoltuar shumë qytetarë që më shtynë të reagoj…

Në fakt për mua, dje ai doli me bishtin nën shalë dhe më shumë si bythëlëprirës, rol që e luan sa herë është në gjendje të rëndë… psiqike e mendore! Për më tepër dje doli me “maskën” e mashtrimit pasi kishte hedhur në media përmes falangave të paguara me paratë e korrupsionit e krimit, diversionin e radhës kundër opozitës se “Rama e Basha do të qeverisin” bashkë dhe më tej “Rama do të jetë president i vendit”…

Ky njoftim i neveritshëm do të shoqërohej edhe me një diversion tjetër të pështirë në të njëjtën gazetë që disa kohë më parë e kishte nxjerrë Ramën lakuriq apo duke akuzuar të atin…

Ja për çfarë dhe përse përse vendosa të reagoja?

Mashtrimi 1: “Unë nuk jam një politikan me dy fytyra, por veproj me gjak e me pasion…”… Pyetja që shtrohet në këtë rast sesa i pastër është gjaku i tij sepse sa herë e kanë akuzuar për përdorues të drogës, duke i kërkuar të bëjë testin e drogës, ka refuzuar dhe asnjëherë nuk e ka përgënjeshtruar këtë akuzë… A mund të jetë i pastër gjaku i një përdoruesi droge… Sigurisht që përgjigja e qartë është JO… Por me “pasion” a mund të veprojë një pervers i droguar? Sigurisht që JO…

Mashtrimi 2: “Unë jetoj për të punuar…”… një mashtrim tjetër i neveritshëm… për të cilin askush s’e pyeti…Ndërkohë që e vërteta për të gjithë ata që e njohin nga afër është se “punon shumë për të vjedhur shumë…”…apo “ai vjedh, por të paktën punon…!” Kjo është një dekaratat më legjendare që thuhet për të nga njerëzit pranë tij…

Mashtrimi 3:  “Do të ketë një valë të dytë”… sikur të ishte epidemiolog i spikatur… por nuk tha se ku e kishte gjetur këtë përfundim “shkencor” me të cilin në fakt po tentonte të tmerronte qytetarët…Mos vallë për të paraprirë një vaksinim të detyrueshëm në vjeshtë! Apo që disa shqiptarëtë kthehen për kavje për testimin e vaksinës, njëlloj siç veproi me armët kimike siriane, ndërkohë që në vendet e tjera demokratike pjesëmarrja në testimet e vaksinave është vullnetare?!

Mashtrimi 4: “Gjithçka ju kam thënë për COVID-19 ka qenë e paravendosur” pa thënë se nga kush, por duke lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë ishte parafabrikuar nga Komiteti… Cili komitet? Ai komitet që nuk pati deri vonë guximin të deklaronte se kush bën pjesë! Ai komitet, i përbërë nga zyrtarë të emëuar prej tij, që në popull është perceptuar nga shumica e qytatërëve si komitet i disa kukullave të “haremit” klientelist. Ai komitet që kanë lënë jashtë vëmëndjes dhe këshillimit të gjithë ekspertët e vërtetë dhe profesionistët e guximshëm që thonë çdo natë të vërteta shkencore në ekranet e disa mediave…Dhe nuk shpjegon përse nuk ka bërë transparencë deri online për asnjë nga vendimet e këtij komiteti, por del pas pilafit e deklaron nga bunkeri i Surrelit se gjithçka kam thënë, ma kanë përgatitur komitetasit…Ky është turp, por edhe linçim i komitetit siç ka vepruar gjithnjë me njerëzit që ka vënë me detyrim nën hyqëm!

Mashtrimi 5: “Unë nuk jam hajdut…” por asnjeherë deri më sot nuk e ka përgënjeshtruar lajmin e rrjedhur nga zyrat e OSBE në Tiranë se “është zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në off shore në emër të të vëllait të tij…”.   Apo asnjëherë nuk lejoi që të hetohej për paratë e harxhuara për ndërtimin e bunkerit të Surrelit?! Nëse nuk bën transparencë për këto dy çështje, por edhe shumë të tjera, qytetarët kanë të drejtë ta akuzojnë “si hajdut, madje me çizme!”…

Mashtrimi 6: “Nuk jam “autoritar” e agresiv, por jam i vendosur në arritjen e synimeve dhe qëllimeve të mia…”. Nuk ka asnjë dyshim ky deklarim agresiv e inatçor ishte për të maskuar veprimet e tij tipike prej një diktatori prej kartoni…Të gjithë sjelljet e tij kanë në themel sindromin e tij prej sadisti, sepse ai ndjen kënaqësi tek fatkeqësitë e të tjerëve…Të marrim çështjen e shembjes së TK… Ai duket se ka ndjerë kënaqësi pas 22 vjetësh, i mbushur dufin për t’i shkatërruar shtëpinë artistëve… por mbi të gjitha me inatin e një sadisti për ta shembur në mes të natës, për t’i krijuar komunitetit të artistëve dhembje të madhe për gjënë e tyre më të shtrenjtë… Pra nxorre dufin e ndjenjave sadiste për të ndjerë kënaqësi mbi dhimbjen e artistëve… Njësoj siç deklaroje dikur përmes një sms-je, kur po i prishnin një emigranti, shtëpinë që kishte ngritur me shumë mundim me para djerse e gjaku: “prishjani shtëpinë sa më keq që të ndjejë dhimbje”. Sepse kënaqësinë tënde sadiste e ndjeje tek dhimbja e madhe e emigrantit të gjorë…

Luajte rolin e viktimës duke u shfaqur i menderosur dhe bythëlërpirës siç vepron sa herë je në situatë të vështirë…

Reagova sot se i dëgjova të gjitha këto nga shumë bashkëbisedues..!  Në një farë kuptimi ndjehem i qetë, se shumica e shqiptarëve nuk kanë më nevojë të sqarohen se të njohin shumë mirë… Të kuptojnë pa folur fare sa herë ju del në media, me maskë e tanimë edhe me mjekër, nga bunkeri i Surrelit, i fshehur si gjynahqar pas facebookut për të lëshuar mashtrimin apo marrëzinë e rradhës. Dhe pavarësisht se me poza e xheste përpiqesh t’i gënjesh, të gjithë të perceptojnë të pështirë e të neveritshëm… Të gjithë thërrasin: Largohu sa nuk është vonë se do të kesh fundin e diktatorëve…

Po të më pyesësh mua, do të preferoja të qëndroje edhe për pak kohë që të kalbëzoheshe tërësisht dhe të kundërmosh çdo ditë me fort sepse kështu bëhesh edhe më i neveritshëm…më i padurueshëm! Së fundmi, dëshiroj që të sqaroj që të mos lëshosh zagarët që ditën dalin të veshur police pa nummër identifikim dhe natën si minj të shajnë nëpër rrjetet sociale, sepse ti e di shumë mirë që vetëm më motivojnë edhe më shumë: kultura dhe formimi im nuk do të ma lejonin të reagoja në këtë mënyrë, për më tepër që kjo nuk është qasja ime se unë mendoj se ti duhesh të qelbesh duke konsumuar marrëzinë deri në fund që të thyesh kokën… Por gjithçka kam shkruar në këto pak rreshta e ndoshta me një gjuhë paksa të papërshtatshme për personin tim, është kërkesa e shumë qytetarëve që nuk të durojnë më dot kur iu del me mjekër nga bunkeri i Surrelit dhe tenton t’i mashtrosh!

Berisha publikon Videon: Oligarkët e Ramës po shkatërrojnë bukuritë natyrore edhe në Drimadhe!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, oligarkë pranë Ramës po shkatërrojnë bukuritë natyrore në Drimadhe.

Qytetari shkruan se, Lorenc Gjikuria është oligarku i Ramës po hap gropë për ndërtim dhe merrë inerte në Drimale.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Shikoni krimin qe po ndodh ne Drimadhe!

Qytetari dixhital denoncon benjaminin e Edvinit qe nderton dhe merr inerte buze uji!

Krim i rende mjedisor shteteror!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij. sb

Pershendetje dr Lorenc gjikuria esht oligarku rames po hape grope per ndertim dhe merre inerte ne Drimale. njoftova 129 ata e njoftuan dhe au hoqi skrepin me vrap sepse keta jane bashke jane narkotrafikant kam shkruajt dhe te komisariati dixhital dhe asnje gje si kan ber sot dhe dallendyshe bicit i kam.shkruajt po asnje mase deri tani eshte i lidhur shume me Ramen vetem.te ju besoj se mund ta beni kte gjeja ku e ke dhe germimin e ber nga Lorenc gjikuria ne dhermi. mund ta publikosh

Shikoni krimin qe po ndodh ne Drimadhe!Qytetari dixhital denoncon benjaminin e Edvinit qe nderton dhe merr inerte buze uji!Krim i rende mjedisor shteteror!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij. sbPershendetje dr Lorenc gjikuria esht oligarku rames po hape grope per ndertim dhe merre inerte ne Drimale,njoftova 129 ata e njoftuan dhe au hoqi skrepin me vrapSepse keta jane bashke jane narkotrafikant kam shkruajt dhe te komisariati dixhitaldhe asnje gje si kan ber sot dhe dallendyshe bicit i kam.shkruajt po asnje mase deri tani eshte i lidhur shume me Ramen vetem.te ju besoj se mund ta beni kte gjeja ku e ke dhe germimin e ber nga Lorenc gjikuria ne dhermi. mund ta publikosh

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 28. Mai 2020

Pse u infektuan mjekët me Covid-19 në QSUT, mjeku i njohur jep detajet: Është për të vënë duart në kokë

Një shpërthim rastesh me koronavirus ka patur në QSUT, ku deri tani janë konfirmuar 25 të prekur, staf mjekësor dhe pacientë të infektuar. Mjeku Petrit Vargu ka zbuluar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News përse ndodhi një gjë e tillë duke theksuar se është për të vënë duart në kokë.

“Në QSUT, mjekët shëtisin pa maska. Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët”, tha Vargu.

Mjeku foli ashpër ndaj Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke e cilësuar “zysha e kimisë” e duke theksuar se punojnë pa projeksione, ndryshe nga vendet fqinje.

“Askush nuk e mendonte që ne do ishim me datën 28 maj me 25 raste. Dhe ne duhet të shkonim sipas projeksionit që do të na jepnin. Italianët e dinin shumë mirë kur do të thyhej sëmundja dhe e dinë kur do të kenë rastin zero që e kanë deklaruar, me 28 qershor.

Ne kemi punuar pa projeksione, kemi punuar, hajde kush të shtojë llafe, çfarë mendon ti. Dilte ministrja ose më saktë zysha e kimisë e thoshte si një gjetje të sajën, mos të harrojmë që javës tjetër, isha edhe unë ajo pjesë për koeficientët e korrelacionit që duhet të ishin 3-4 dhe thonin që kishte zbritur 0.8- 0.6. se me çfarë i maste ministrja, një zot e di. Po kur kemi 0.8-0.6 përse kemi 25 raste kur këto gjëra kanë ndodhur në mes të QSUT.

Imagjino çfarë mund të ndodhë në Shkodër e Sarandë, kush e kontrollon këtë situatë. Shqipëria nuk është vend me 600 milionë banorë që të mos e përballosh”, tha Vargu.

Gjermania kërcënon Kinën: “Ka prova të besueshme se…”

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj “atyre që janë përgjegjës”, duke përfshirë një shtetas rus, për një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman. Tensionet diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë janë rritur.

Më 28 maj, ministria gjermane tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadorin rus në Berlin për t’ia përcjellë mesazhin.

Sipas autoriteteve gjermane, provat tregojnë se në kohën e sulmit, shtetasi rus, Dmitry Badin, ishte duke punuar për agjencinë e inteligjencës ruse.

Prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi besohet se ishte pjesë e një grupi të hakerëve të njohur si APT28, ose Fancy Bear.

“Ambasadori rus u njoftua se mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga zyra e prokurorit federal gjerman më 5 maj kundër shtetasit rus Dmitry Badin, qeveria gjermane do të kërkojë që Brukseli të përdorë regjimin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër përgjegjësve për sulmin ndaj parlamentit gjerman”, tha ministria në deklaratë.

“Ka prova të besueshme që Badin ishte anëtar i shërbimit sekret ushtarak të Rusisë – GRU, në kohën e sulmit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve gjermane.

Në fillim të këtij muaji, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kishte “prova bindëse” për përfshirjen e “forcave ruse” në një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman, dhe zyrës së saj.

Më 27 maj, Moska mohoi çdo përfshirje në sulmet kibernetike ndaj parlamentit gjerman, duke thënë se çështja është duke u përdorur nga Berlini për të larguar vëmendjen nga problemet mbi pandeminë koronavirusit./REL

Regjisori Budina reagon ashpër ndaj Ramës: Rezistncë dhe protestë!…

Regjisori Edmond Budina ka mbërritur në Lushnje së bashku me AMT ku po mbledhin firmat në kuadër të peticionit që kërkon të ringrihet Teatri Kombëtar ashtu siç ishte. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur për të firmosur peticionin, Budina iu përgjigj drejtpërdrejt Ramës që tha se artistët dhe aktivistët po krijojnë parti të re.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina duke theksuar se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

Në përfundim të turit në qytetet e Shqipërisë për të mbledhur firmat, AMT ka paralajmëruar se do të mbajë protestë madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

KSHH kundër përgjimeve të policisë ndaj qytetarëve pa autorizim: Rrezikojnë…

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm. Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Mjeku: Qeveria e ka përdorur numrin e të infektuarve për interesa politike

Ditën e sotme është rritur numri i bluzave të bardha të infektuar me Koronavirus.

Nga QSUT bëjnë me dije se janë zbuluar 12 raste të reja me COVID-19 brenda personelit shëndetësor në shërbimin e mjekësisë interne, ku një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me 13 raste me COVID-19 tek personeli shëndetësor i interneve.

Lidhur me këtë situatë, i ftuar në “Edicioni i Pasdites” në Syri TV, ishte Gazment Koduzi.

Sipas tij, duhet të kishim një strukturë parandaluese për ti paraprirë situatave të tilla, ndërsa theksoi se me shifrat që kemi patur, në Shqipëri nuk ka patur pandemi.

Nëse kemi një sasi të shtuar të tamponëve, pse nuk janë përdorur edhe për bluzat e bardha?

“Çështja e tamponëve e kam ngritur që në fillim, por ajo që më bëri përshtypje, më duken të kontrolluara. Nuk ka patur më shumë se 270-280 analiza në ditë që edhe numri i personave të kapur pozitiv të jenë të planifikuar. Grafiku ynë duket si dhëmbët e sharrës, ndërsa në Itali ka një kulm ka edhe zbritje. Ka një rregullsi. Kjo tregon numrin e pakët të analizave. Ka një farë planifikimi që sa edhe me juve ka një ilaritet, duke vënë baste se sa të infektuar do të ketë të nesërmen”, u shpreh Koduzi.

Por a është përdorur Koronavirusi për qëllime politike?

“Mendoj se, institucione të caktuara, qeveria kryesisht, e ka përdorur numrin e personave të infektuar apo situatën për interesa politike.

Rastet e para kanbë qenë që në shkurt. Kishim edhe Kongresin e PS, ndërsa rastet e para u publikuan më 2 mars. Më 2 mars kishim mitingun e presidentit dhe ecuria e shifrave tregpon se në Shqipëri diçka nuk shkon”, tha Gazment Koduzi.