20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

SHBA, shpërthen kaosi dhe vandalizmi në Minneapolis pas videos së dhunës policore

Një person i dyshuar si vandal u qëllua për vdekje jashtë një dyqani në Minneapolis të SHBA. Qyteti është përfshirë nga trazira të dhunshme pasi një person me ngjyrë humbi jetën.

George Floyd vdiq pasi një polic i bardhë i vuri këmbën në qafë dhe e mbajti për disa minuta. Floyd po arrestohej për falsifikim dokumentash.

 

Kaosi përfshiu qytetin, ndërsa presidenti Donald Trump tha se ka urdhëruar të nisin hetimet për ngjarjen. Ai e quajti rastin një ngjarje të trishtueshme.

Në rrugë kanë dalë edhe vigjilentët që po ruajnë pronat nga vandalët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë revoltën, pasi policët e akuzuar për ngjarjen e rëndë vetëm janë pezulluar. Ata kërkojnë drejtësi.

Diktatura, kukuvajkat e sistemit dhe metamorfozat e vemjeve politike!

Nga Arif REXHMATI

Shqiperia po kalon situaten me te veshtire ekonomike, sociale dhe politike qe nga rrezimi i sistemit komunist, biles edhe me te pashprese se viti i mbrapshte 1997, kur komunistet e rinj ideuan rrezimin e pushtetit demokratik me arme!

Disa mendojne se eshte model autokracie, une them se po instalohet diktatura, pasi perveç se nuk ekziston de’fakto as nje institucion plural, po tentohet me shpejtesi qe edhe legalisht te kete privim te te drejtave dhe lirive njerezore, siç jane ato te levizjes, te zgjedhjes dhe te informimit. Nderhyrjet ne kodin penal me qellimin e vetem per te ndeshkuar kritiket dhe opozitaret tregojne haptazi se regjimi diktatorial ne Shqiperi eshte instaluar por i maskuar nen petkun e nje “vendi demokratik”.

Kur qytetaret po vuajne pasojat e pandemise, te termetit dhe te varferise ekstreme te shkaktuar nga keqqeverisja e Rames, ky i fundit me sjelljen e nje kllouni po tallet dhe po e zhyt Shqiperine ne nje kaos ekonomik, social dhe me pasoja per sigurine kombetare.

Sistemet totalitare nuk vijne nga qielli, por ata kultivohen ne shoqeri te pazhvilluara qe harrojne shpejt te kaluaren e tyre, qe frikesohen apo frustohen nga filozofite e implementuara nga nje grusht njerezish te lidhur me krimin ligjor dhe ekonomik.
Kur nje shoqeri pranon te mashtrohet, ti vidhet vota , ti bindet qeverisjes se nje te droguari apo personi me çrregullime mendore pritet gjithçka deri tek prishjet e trashegimise kulturore siç eshte Teatri Kombetar.

Ne kushtet kur nje person vendos per gjithçka ,edhe se kur duhet marrim ajer , problemi nuk eshte me vetem ky i çmendur, por edhe ata qe i mbajne ison e kukuvajkave te nates me disa media te blera , me disa portale pa vlere qe per gjithçka te keqe qe ka Shqiperia, fajin e paska opozita dhe kryetari Basha!

Krahasimi i te pakrahasueshmes, eshte dashakeqesia me e madhe ndaj opozites dhe pajtim me gjendjen ku jemi. Te thuash se ky eshte i keq por opozita eshte fajtore se Rama qeveris keq eshte ndihma me e madhe qe i behet regjimit. Pikerisht kete kerkojne edhe regjimet: te shperlajne trurin e nje shoqerie, te vrasin shpresen, besimin tek alternativat zhvillimore dhe te zhyten ne batakun e varferise qe sjell qeveria hajdute dhe administrata e korruptuar.

Sikur te mos mjaftonin kukuvajkat e oborrit te diktatorit , qe “vajtojne” opoziten dhe “harrojne” qeverisjen, (ne fakt keta paguhen per kete pune ndaj sulltanit Rama) , te shumte jane edhe disa “opozitare” te Opozites, te cilet pasi kane livadhisur sa kane dashur ne besimin e dhene nga demokratet, tani te ngelur pa pushtetin e dhuruar, pa ofiçet, pa postet e tyre, duan te faktorizohen me sharje, me ndarje , me etiketime, me perçmime te Opozites!

Ne opozite mendoj se kane me shume vlere bashkimi i forcave dhe ideve te gjithsecilit qe mendon se ky regjim duhet te rrezohet, ne te kundert ata persona nuk jane hiq me shume se disa vemje politike te cilat pasi jane ushqyer ne stadin e tyre “larvor” ne kohen e qeverisjes se PD-se, tani po kalojne metamorfozen e tyre per te siguruar strehe tek sekti i rilindjes…

Ka vetem nje mundesi te rrezojme me mjete demokratike kete regjim, te bashkohen te gjithe bashke, idealiste, pragmatiste, qejfmbetur por jo te shitur, ata qe jane mesuar vetem te votohen dhe jo te votojne, te bashkohemi tek Opozita Shqiptare, tek PD-ja, tek Lideri Basha, tek platforma per zhvillimin e Shqiperise dhe alternativa e kahershme per Shqiperine si Europa!

Per Shqiperine pa Edi Ramen!

Bardhi publikon Videon: Solidaritet mes çunave problematikë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar disa pamje dhe regjistrime të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i plotë

Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz.

Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore! 😂

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222678187813049/

Messi i tronditur nga koronavirusi: S’është e lehtë të jetosh kështu

Lionel Messi e ka pranuar se ai kurrë nuk do të kishte mundur ta kishte paramenduar dëmin që e ka sjellë koronavirusi në botë, përderisa kapiteni i Barcelonës po bëhet gati ta rinisë kampionatin në La Liga në qershor.

Përhapja e Covid-19 në botë ka pasur ndikim të madh në jetët e përditshme të njerëzve kudo në planet, përderisa raportohet që në të gjithë globin kanë vdekur mbi 350 mijë njerëz shkaku i këtij virusi.

Edhe të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar që nga muaji mars, përkundër që aktivitetet në futboll tashmë kanë filluar gradualisht të kthehen. Bundesliga tashmë ka rinisur, ndërsa La Liga pritet të fillojë më 8 qershor.

Përderisa gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë, Messi, e ka pasur të vështirë të mësohet me mënyrën e re të jetesës gjatë kësaj krize, ai thotë se mezi po pret të kthehet sërish në fushën e lojës.

“Nuk mendoj se dikush do të mundë ta kishte parashikuar këtë. Disa njerëz kanë paralajmëruar se mund të përballemi me ndonjë pandemi, por unë kurrë s’kam imagjinuar se diçka e tilla do të ndodhte, ose që diçka të ketë kaq ndikim të madh në të gjithë botën”, ka thënë Messi.

“Të jetosh dhe të punosh me kaq shumë pasiguri nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur përballesh me situata të tilla të paprecedentë. Ne të gjithë mendonim kur do të mundë të kthehemi në punë, kur do të mundë të stërvitemi dhe të luajmë sërish. Për çdo futbollist, është vendimtare të qëndrosh i përqendruar kur të dalësh në fushë”.

Messi e komentoi edhe rinisjen e sezonit në La Liga pa praninë e tifozëve në stadiume.

“Po flitet që sezoni në ligën spanjolle do të përfundohet pa pasur tifozë të pranishëm në stadiume, që sjell plot sfida të reja”, shtoi Messi.

“Grupi përgatitet për çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë, por individualisht çdo person duhet të përgatitur dhe ta mendojë se si do të jetë të luajë pa tifozë sepse është shumë e çuditshme. Mua m’u ishte dashur ta përjetoja këtë për një ndeshje si vendas, ishte e frikshme”.

“Por, është normale që liga dëshiron ta rinisë sezonin në këtë mënyrë, pas gjithçkaje që kemi kaluar. Duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në botë, është plotësisht e kuptueshme”.

“Kur ne të fillojmë të luajmë sërish, do të jetë sikur t’ia nisim nga fillimi. Ne do të kemi pak kohë të bëhemi gati para se të rinisë liga dhe do të na kthehen në skuadër disa lojtarë kyç që i kishim të lënduar. Teknikisht do të jetë sezoni i njëjtë, por mendoj se çdo skuadër dhe çdo lojtar do ta mendoj si sezon tjetër”.

“Edhe pse unë nuk po luaj më në nga dy ndeshje në javë, unë po tentoj të stërvitem çdo ditë dhe i bëj ushtrimet që po na i dërgojnë. Natyrisht që ka dallim të madh nga stërvitjet ekipore. Më e keqja është që s’i kemi ndeshjet e zakonshme që i bëjmë në stërvitje, por ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të jetojmë”.

Trajneri i Lyonit: Do t’i japim goditjen e fundit Juventusit

Trajneri i fitnesit në skuadrën e Lyonit, Paolo Rongoni, shpreson se Lazio do ta fitojë titullin në Serie A dhe paralajmëron se Lyoni do t’ia japë goditjen e fundit Juventusit.

Lyoni e fitoi 1:0 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të luhet në gusht.

Derisa Juventusi do të luajë për të luftuar për titull në Serie A në muajt në vazhdim, për Lyonin sezoni ka mbaruar, pasi Ligue 1 i dha fund atij para kohe për shkak të pandemisë koronavirus.

“Shpresoj se Lazio do ta fitojë titullin në Serie A. Shpresoj se pas kësaj do të ndodhë një rrëmujë e madhe në skuadrën e Juventusit dhe ne ia japim asaj goditjen e fundit”, shtoi ai.

“Ata pritet të vijnë në gjendje më të mirë fizike së ne pas 12 ndeshjeve. E vetmja mundësi që ne të kemi përparësi ndaj tyre është nëse gjërat nuk shkojnë mirë për Juventusin”, theksoi ai.

Bale: Ende s’e kuptoj pse më fishkëllejnë tifozët e Realit

Gareth Bale thotë se akoma nuk mund ta kuptojë përse tifozët e Real Madridit vazhdojë të fishkëllejnë, duke e pranuar se vërshëllimat ia dëmtuar vetëbesimin.

Përfaqësuesi i Uellsit është fishkëllyer në disa raste nga përkrahësit e Real Madridit që prej se iu bashkua klubit nga Tottenhami në vitin 2013.

Në nëntor, Bale e festoi kualifikimin e Uellsit në Euro 2020 duke pozuar pranë një baneri me mbishkrimin: ‘Uellsi. Golfi. Madridi. Sipas Këtij Rendi”, duke i nxitur tifozët e Real Madridit ta fishkëllejnë edhe më zëshëm pas rikthimit në klub.

“Ne jemi nën presion të madh në çdo ndeshje. Nëse nuk luan mirë, të kritikojnë ashpër”, tha Bale.

“Mua më kanë fishkëllyer 80 mijë njerëz në stadium sepse nuk kam luajtur mirë. Më ka ndodhur disa herë. Nuk është mirë dhe nuk të ndihmon aspak në vetëbesim”, shtoi ai.

I pyetur përse e bëjnë një gjë të tillë, Bale u përgjigj: “Kjo është pyetja më e madhe dhe unë thjesht s’e kuptoj”.

Çaj me bishtat e qershive, kura magjike që shëron veshkat

Pema e preferuar e muajit maj – qershitë, filluan sezonin e tyre dhe tashmë po kënaqemi me frytet e para të shijshme.

Megjithatë, të gjithë i hedhim bishtat e tyre, duke mos e ditur që janë shumë shëruese!

Në të vërtetë, bishtat e qershive janë shumë të mirë për veshkat dhe kanalet urinare, por mund të ndihmojnë edhe në rastin e gurëve në veshka, transmeton Telegrafi.

Përgatitet shumë thjesht, por kërkohet që bishtat të thahen mirë në diell, pastaj në një litër ujë zihet në grusht bishta.

Lëngu i mbuluar me kapak duhet të qëndrojnë një orë dhe pastaj të kullohet.

Pihet 3 – 4 herë në ditë.

Çaji mund të ëmbëlsohet me mjaltë.

Maradona: Futbolli i kohës sime ishte xhungël, të shkelmonin si gomarin

Maradona, gjatë një Instagrami “live” ka kujtuar 35-vjetorin e ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës ’86: “Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, pas Botërorit ‘82. Në ato gati tri vite mungesë, unë kalova hepatitin, një frakturë të këmbës dhe disa probleme të tjera. Para se të fillonin ndeshjet e FIFA-s, ishin klubet, ato që kishin pasaportat e lojtarëve. Federatat nuk ishin të detyruara t’i tërhiqnin ato. Kjo ishte një goditje tjetër. Një botë tjetër.

Kur arrita në Venezuelë, një person më goditi në gju, sapo hyra në hotel. Sot nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo është arsyeja pse u them gazetarëve, të cilët sot bëjnë një mijë krahasime, një mijë statistika me ata që mendojnë se kanë zbuluar futbollin. Në futboll nuk bëhen dot krahasime të tilla epokash. Atëherë nuk ishte si tani. Ishte gjithçka ndryshe. Fushat, topi, paratë, gjyqtarët, trajnimet, stërvitjet, mjekësia, gazetaria, media, transporti, hotelet, pjesa tjetër…

“Fair play” nuk ekzistonte, asokohe të shkelmonin si gomarin. Nëse nuk do të ishte Kupa e Botës, nuk mund të flitej për parajsën. Kjo është arsyeja pse Bilardo, gjatë viteve të para, bashkoi një ekip kombëtar me lojtarët që luanin në Argjentinë. Nuk kishte “europianë”. Passarella, Burruchaga dhe Valdano, gjithashtu, u përjashtuan. Ata nuk u lejuan të vinin në kombëtare. Përkundër gjithë kësaj, dua t’ju them se nuk u largova kurrë nga kombëtarja. Unë kurrë nuk e hoqa fanellën time nga ekipi. Mos gënjeni njerëzit. Mos lejoni që karantina t’ju godasë, sepse, edhe kur nuk kam qenë atje, në kombëtare, 10 ka qenë gjithmonë e imja”.

BE miraton buxhetin rekord për kapërcimin e pandemisë

Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembullt ekonomike me një projekt-buxhet të paparë. Shpëtimi i përbashkët shihet tek kreditë.

“Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Parlamentin Evropian në Bruksel. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. “Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë,” tha von der Leyen. “Ky është momenti i Evropës”.

Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale. “Çdo shtet anëtar është i prekur nga kriza, kështu që duhet të jetë në interesin tonë të përbashkët që të dalim nga kriza shpejt dhe së bashku”, tha von der Leyen për DW pas paraqitjes së saj në parlament. “Ne duhet të rregullojmë me shpejtësi tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Asnjë shtet anëtar nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Ne të gjithë jemi të ndërvarur.” – tha ajo.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme.

Programe akute ndihme

Vetë vendet e BE-së kanë buxhetuar tashmë në buxhetet e tyre kombëtare shuma tri herë më të mëdha, përkatësisht 2,4 trilion euro, për të mbështetur kompanitë e vendeve të tyre. BE ka vënë në dispozicion disa javë më parë 540 miliardë euro për tri programe akute ndihme.

Komisioni propozon që 500 miliardë euro të jepen në formë granti dhe 250 miliardë euro t’u vihen në dispozicion vendeve anëtare si kredi. Gjermania dhe Franca janë shprehur në favor të kësaj formule. Kurse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe përfaqësuesit e Holandës, Danimarkës dhe Suedisë këmbëngulin që të mos jepen grante, por kredi të ripagueshme.

Italia, Franca, Spanja dhe gjashtë vende të tjera nga ana tjetër, insistojnë për grante sepse huatë shtesë do ta rritnin shumë borxhin e vendeve të prekura. Sipas llogaritjeve paraprake Italia do të marrë rreth 173 miliardë euro nga fondi ekonomik “Gjenerata tjetër e Evropës”, por më shumë se gjysma e kësaj shumë është në formë kredije. Spanja do të marrë rreth 140 miliardë euro, Franca 39 miliardë euro grante dhe Gjermania rreth 28 miliardë euro.

Reforma zgjedhore/ Basha: Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës me Komisionarin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se, biseda ka qenë e frytshme.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore.

Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar.