21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Covid-19 i vërtetë i biznesit është Edvin Kristaq Zografi!

Nga Sali BERISHA

Ai paralizoi per 3 muaj ekonomine dhe sipas Thesarit te shtetit gjer sot ka dhene si ndihme gjithsej vetem 60,6 milion euro apo vetem 0,35% te GDP.

Miq, sot pas 6 mujash del qarte perfundimisht se per Shqiperine dhe 145 vende te tjera me vdekshmeri me te ulet se sa Shqiperia, pandemia e covid19 ishte thjeshte si nje viroze e zakonshme gripale. Megjithe kete Edvin Kristaq Zografi po trajton ekonomine e Shqiperise si nje terrorist i vertet, si armik i eger i saj.

Pasi per te terrorizuar shqiptaret foli per 18000 te vdekur, male me te vdekur dhe mure me kufoma e varreza masive etj, ai vendosi ne vend masa shkaterrimtare per ekonomine, biznesin, te cilat nuk do ti vendoste dot as dhe pushtuesi me i eger i ketij vendi.

Keshtu, ne rast se karantina ne nje mase te caktuar mendoj se ne javet me te para ishte e domosdoshme, vazhdimi i saj pasi u kristalizua qarte trendi i pandemise si i nje gripi te zakonshem ishte i gabuar, i qellimshem dhe shkaterrimtar per ekonomine.

Me qendrim skizofreni sadist Edvin vazhdoi ti mbaj me ligesi dhe qellim kobzi keto masa vetem e vetem qe te shkaterroje ekonomine.

Keshtu ai vazhdon ne menyren me kriminale si asnje vend tjeter perfshire dhe vendet qe kane vdekshmeri 40-80 here me te larte se sa Shqiperia te:

1-mbaje te mbyllur turizmin e brendshem te vendit, duke lene pa rroga me se paku 170 mije punonjes te ketij sektori.

2-te ndaloje qarkullimin e lire te automjeteve ne fundjave duke demtuar ne menyre shkaterrimtare bizneset qe fundjaven e kane periudhen e xhiros me te madhe.

3-Mbane te mbyllur kufijet e vendit duke shkaktuar deme ekonomike kolosale.

4-Mbane per qellime politike kriminale antikombetare kufirn me Kosoven paçka se epidemia e covid19 ka te njejten shembelltyre ne te dy vendet.

Nga te gjitha keto masa absurde kane falimentuar gjer tani mbi 73 mije biznese te vogla dhe vazhdojne te falimentojne cdo dite qindra e qindra te tjera. Si pasoje kane humbur perfundimisht vendin e punes mbi 120 mije te punesuar.

Ai duke kerkuar shtyrjen e afateve te pagesave te kredive bankare pa u subvencionuar bankave humbjen, nga kjo shtyrje kercenoi rende stabilitetin e sistemit bankar te vendit ku gjenden kursimet e 30 vjeteve te fundit te shqiptareve.

Krahas ketij rregjimi paralizues per ekonomine, Edvini jo pa qellim i dha asaj ndihmen shteterore me te ulet dhe me qesharke te globit.

Gjer sot, 3 muaj pas paralizes se imponuar ekonomike, nga Thesari i shteti jane levruar me qellim perballimin e pasojave te covid19 vetem 60,6 milion euro per te gjitha se bashku, ndihmen ekonomike, papunesine, bizneset etj. Pra eshte levruar gjithsej 0,35% e GDP. Kjo jashte çdo dyshimi eshte dhe shifra me e ulet dhe me qesharake e planetit. Kjo shifer eshte 16 here me e ulet se sa shifra prej 5,2% e GDP qe deklaroi Edvini ne media dhe eshte 4 here me e ulet se sa shfra prej 1,3% e GDP, qe sipas FMN Shqiperia do te jepte per ekonomine.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim armiqesor shkaterrimtar ndaj ekonomise qe ka kushtuar gjer sot mbi 2,3 miliard euro humbje dhe qindra mijra vende pune te shkaterruara, ju bej thirrje mbare qytetareve dhe biznesmeneve, qe duke respektuar distancen sociale dhe mbajtjen e maskes, te kundershtojne me akte te guximshme te mosbindjes civile cdo kufizim tjeter te kerkuar nga Edvin Kristaq Zografi, armik i eger i qenies se tyre! sb

Basha takim me fasonët: Të dhënat janë tronditëse, gjysma e punonjësve kanë humbur vendet e punës

• Takmi i Bashës me fasonët në Krujë, të dhënat janë tronditëse: gjysma e punonjësve kanë humbur vendet e punës nga mungesa e mbështetjes së qeverisë. Basha: Qeveria i bëri paratë tendera dhe koncesione. Do të më keni në krah!

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA NË DISA FASONERI TË KRUJËS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa fasoneri në Krujë për të parë nga afër pasojat e rënda të braktisjes nga qeveria gjatë pandemisë. Shkurtim i vendeve të punës, refuzim i pagesës së papunësisë për shumicën e punëtorëve të hequr, gjoba për pronarët janë 3 nga goditjet më të forta të sektorit që punëson rreth 70 mijë persona, pjesa më e madhe gra e vajza.

“Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe vetëm 11 prej tyre kanë marrë pagën e luftës. Vazhdoj të aplikoj, por nuk kam përgjigje, nuk e di a do të dëgjohet zëri”- i tha pronari i një fasonerie kreut të opozitës.

“Nga këta mos prit përgjigje. Nuk kanë as veshë për të dëgjuar, as zemër, as sy për të parë problemet e njerëzve”- u shpreh Basha. “Sikur të kishin patur pak zemër për t’ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t’jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë. Ky është momenti i një krize të thellë ekonomike. Kësaj i dilej përpara duke paguar punonjësit, duke rritur konsumin dhe të mos detyroheshe të hiqje njerëz nga puna. Kostoja do të ishte 30 milionë euro në 2 muaj, por ai prish Teatrin Kombëtar, çon 30 mijë euro atje dhe mbyll 70 mijë vende pune. Kjo është kriminale”- theksoi kreu i opozitës.

Pronari i një fasonerie tjetër shprehu shqetësimin se problemi i zero ndihme nga qeveria i ka efektet e shtrira në kohë. “Problemi ka për të qenë në vazhdim. Po t’i shikosh, dikush që punonte para një jave, sot nuk punon më. Mund të jenë 6-7 ndërmarrje që janë mbyllur 2 ditët e fundit. Paketat nuk ishin fare për ne, pa asnjë ndihmë financiare. Nga 160 vetë vetëm 13 kanë marrë ndihmë. Kam shkurtuar shumë vende pune, më vjen keq, por isha i detyruar. Ishte thikë me dy presa. Na lanë hapur, për të na lënë pa asnjë ndihmë. Vetëm nga marsi i ardhshëm mund të rimëkëmbemi dhe pa një ndihmë financiare është shumë e vështirë”- u shpreh pronari i fasonerisë.

“Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.”- tha Basha

Një nga faktet më domethënëse është se shumica e grave dhe vajzave të fasonerive janë ose kryefamiljare, ose personat e vetëm që çojnë të ardhura në familje. Ato i pohuan kreut të opozitës se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti dhe se janë në vështirësi të mëdha.

“Një fjalë kurajo mund t’ju them sot, mos u dorëzoni. E di që e keni të vështirë, do të na keni në krah, do të më keni në krah”- u shpreh Lulzim Basha në bashkëbisedim me gratë dhe vajzat në fasoneri.

Në takimin e veçantë me përfaqësursit e shoqatës së fasonëve kreu i opozitës mbështeti kërkesat e tyre për subvencionim të pagës së punonjësve dhe lehtesi fiskale në të ardhmen, si një masë mbrojtëse për këtë industri që punëson rreth 70 mijë gra e vajza në të gjithë vendin.

Komisioneri për Zgjerimin bisedë me Bashën: Përmbyllja pa vonesa e Reformës Zgjedhore, thelbësore në rrugën drejt BE

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, postoi një mesazh online, ku theksoi se ka pasur një diskutim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në qendër të diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore, që mbetet një kusht themelor për përparimin e vendit drejt BE.

“Fola me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik”.

“Është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me konkluzionet e marsit të Këshillit Europian”, thuhet në mesazh.

Teatri Kombëtar jo vetëm do ta shembë Edi Ramën, por edhe do ta përndjekë!

Nga Albana VOKSHI

Rama qëllimshëm mundohet ta trajtojë çështjen e Teatrit Kombëtar si një çështje, mosmarreveshjesh e grindjesh mes disa artistëve.

Çështja e Teatrit nuk është vetëm çështje e artistëve, por është çështje e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku janë. Teatri Kombëtar ishte një pjesë e çmuar e trashëgimisë së kombit shqiptar, materiale dhe jo materiale.

#Edi Rama në një akt të paligjshëm, kriminal, vandal, shembi si burracak në mes të natës me mijëra forca policie të armatosur deri ne dhëmbë me armatim të rëndë të gatshëm për asgjësim…Teatrin me të cilin na lidhnin shume kujtime.

#Edi Rama e deri te nënpunësi më i fundit i përfshirë në këtë krim, duhet të shkojnë para drejtësisë e të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Ashtu siç ju qep Teatrit Kombëtar prej 22 vitesh këmba këmbës për projektin e uzurpimit dhe kullëzimit të pronës publike për përfitime 200 mln Euro, ashtu edhe Teatri Kombëtar jo vetëm do ta shembë Edi Ramën, por edhe do ta përndjekë tërë jetën duke i vënë vulën e zezë të dhunuesit të artit dhe artistëve.

#TeatriDoRindërtohetSicIshteAtjeKuIshte
#UnëJamTeatri

Rriten sërish rastet me Covid-19, QSUT vatër infeksionesh, ja sa mjekë janë prekur sot

26 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në orët e fundit në Tiranë. Nga këta persona 20 janë pjesë e QSUT-së, personel mjekësor dhe pacientë, gjendja e të cilëve sipas Ministrisë së Shëndetësisë paraqitet e qendrueshme.

Nga 20 rastet e reja në QSUT 12 janë personel mjekësor, të gjitha pa shenja të shfaqura të sëmundjes, dhe 8 të tjerë pacientë në repartin e sëmundjeve të brendshme. Ka qenë një infermiere që është zbuluar pozitive ditën e hënë, ajo që ka sjellë dhe zinxhirin e infeksioneve brenda vetë QSUT-së.

Vlen të theksohet se prej disa ditësh tashmë Tirana është i vetmi qytet që shënon numër relativisht të lartë të rasteve, dhe në qytetet e tjera numri i të infektuarve ka shkuar pothuajse në zero, me vetëm ndonjë rast sporadik në Shkodër apo në Durrës.

Njoftimi i plotë

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Veliaj 30 milionë euro kredi për projektin e Fushës për Teatrin, Tabaku: Të hetohen!

PD zbulon dokumentin e Veliajt për 30 milionë euro kredi për projektin e kompanisë Fusha për teatrin. Jorida Tabaku: Veliaj dhe Rama të hetohen. Po marrin borxh në kurriz të shqiptarëve.

Si hajdutë e prishën teatrin në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike.

Paftyrësia e një rregjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe parà në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë.

Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo menorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa I vjedhin, varfërojnë shqiptarët dhe I zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë.

Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës.

Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë.

I mbyllin shqiptarët në shtëpi, u heqin lirinë e dinjitetin pastaj u marrim çdo gjë duke i rënduar më tej me taksa. Mos i kërkoni turp hajdutit aq më pak Veliajt dhe Ramës që turpin e kanë ngrënë me bukë prej kohësh! Të dy meritojnë të hetohen por më së pari të frenohen për këtë çmenduri që po veprojnë, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre!

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Tiranës se sa të çojmë përpara drejtësisë kryebashkikun Veliaj që vrau historinë e qytetit.

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla.

U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhën pjesë e aferës kriminale. Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëginisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund tua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik.

Kur Edi Rama del enkas për të qarë veç hallin e vet!

Nga Bardh SPAHIA

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it! Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë “hallin” e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë.

Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit! Se cfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

– Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?

– Çfarë shkoi mirë e cfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?

– Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?

– Çfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me cfarë cmimi?

– Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?

– Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?

– Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?

– Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?

– Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?

– Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?

– Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

– Pra, cfarë bilanci tjetër ka përvec tenderave sekretë me cmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?

– Çfarë bilanci tjetër ka përvec shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks sic Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?

Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurtë!

Basha me punonjësit e fasonerive në Fushë-Krujë: Këto para që ju takojnë njerëzve, Rama ua jep oligarkëve

Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë.

Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.

Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje.

Masat shtrënguese nga Rama për Covid-19: Miliarda dollarë humbje dhe 70 mijë të papunë të rinj

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë goditur rëndë ekonominë e vendit.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një lidhje direkte për emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” deklaroi se efektet dhe dëmet në ekonomi dy javët e fundit të muajit mars dhe prill llogaritet mbi 2 miliardë dollarë.

Duke qenë se çdo kufizim prodhon një faturë financiare, Buxhuku tha se të gjitha bizneset janë goditur rëndë nga pandemia. Sipas tij, Shqipëria duhet të ndiqte shembullin e disa vendeve të rajonit.

“Masat tona shtrënguese ishin jashtëzakonisht jo në përpjestim me shkallën e rrezikut që ishte e ulët. Çdo kufizim i aktivitetit të biznesit përkthehet në në faturë financiare. E përllogaritur vetëm për dy javët e fundit të muajit mars dhe prill kalon në ekonomi formale 1. 2 miliardë dollarë dhe në ekonomi rele, ku futet dhe pjesa informale, mbi 2 miliardë dollar që do paguhen nesër nga qytetarë shqiptarë. Vendet e rajonit kishin masa shumë të lehta dhe patën rezultatet shëndetësore shume herë më të mira.

Duhet të ndiqnim shembullin e tyre, por zgjodhëm një mënyrë tjetër, masa të paarsyeshme dhe jo profesionale që rënduan dhe prodhuan një faturë financiare që për 6 javë ka kaluar 2 miliardë dollarshin, pa llogaritur këtu edhe muajin maj që janë humbje dhe i shtohen faturës së parë. Faturës 2 miliardë do t’i shtohet edhe qindra milionë të tjerë që janë prodhuar gjatë muajit maj”, deklaroi ai.

Mes të tjerash, Buxhuku shtoi se kriza nga koronavirusi ka shkaktuar në tregun formal rreth 70 mijë të papunë.

“Çdo kufizim prodhon një faturë financiare dhe të gjitha bizneset janë prekur nga fakti që nuk kanë qenë të lirshme për t’u ushtruar në kohë të plotë në shtrirje gjeografike të vendit punën e tyre.  Ka pasur një kategori biznesesh që kanë punuar normalisht, por kategoria më dërrmuese është e prekur mjaft rëndë.

Pasojat kanë filluar që tani. Sipas shifrave zyrtare, llogariten rreth 65 mijë-70 mijë të papunë të rinj që i janë shtuar armatës së papunëve në Shqipëri. Po flasim për tregun formal, imagjino ç’ndodh me tregun informal që është pothuajsve aq i madh sa tregu formal. Kemi një numër të madh punonjësish që goditen në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha kreu i Konfindustrisë.

Akuza ndaj ekspertëve të Ramës: Turp të infektohen mjekët në “bishtin” e epidemisë

Një debat është zhvilluar në studion e Byro Politike në Abcnews, mes Drejtoreshës së epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino dhe epidemiologut Erion Dasho.

Debati ka lindur për infektimin personelit mjekësor në QSUT, i cili u raportua nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Sipas Binos, infermierja është infektuar sepse ka thyer rregullat e sigurisë por epidemiologu Dasho e kundërshtoi duke thënë se masat mbrojtëse mungojnë ndërsa për marrjen e tyre kishte më tepër se 3 muaj kohë.

Më tej gjatë debatit Bino e ftoi Dashon që të kontribuojë në lidhje me masat që duheshin marrë dhe se e ka patur një ftesë të tillë edhe më herët por Dasho u përgjigj se ai i kishte dhënë këshillat e tij që në fillim të epidemisë por se nuk ishin marrë parasysh as nga Bino dhe as nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Debati

Silva Bino: Infermierja ka thyer rregullat e sigurisë dhe kjo është e qartë. Pikërisht kjo ka qenë që me hapjen dhe funksionimin. Evidentimi i infermieres erdhi si rezultat i kontrollit në spital. Ne kemi pasur spitalin infektia apo t tjera që nuk kanë pasur këtë shpërthim.

Erion Dasho: Silva kishe 3 muaj kohë që të mos infektohej mjeku i QSUT, se është turp, dihej qe ka Covid, po të shohësh italianët

Silva Bino: Kjo ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Gjermani

Erion Dasho: Ka ndodhur në shkurt kur kishte dyndje, nuk ka ndodhur në moment qetësie. Mjeku italian kur jep shërbimin mjekësor është i veshur komplet me masa mbrojtëse.

Silva Bino: Në QSUT ka një njësi të kontrollit të infeksionit. Qsut-ja në krahasim me shumë qendra të tjera ka një organizim me shumë qendra të tjera të kontrollit të infeksionit dhe pikërisht kjo është një arsye që mua normalisht nuk më vjen mirë. Brenda QSUT ka një komitet të kontrollit të infeksionit.

Erion Dasho: Çfarë ka bërë kjo njësi prej 3 muajsh që ka Covid. Po të shohësh mjekun në qendër terciare në Itali ofron kujdes shëndetësor me maskë me filtra anti-viral ndërsa ju në qendër terciare infermieri shkon pa maskë për tu kujdesur për pacientin. Ti mund të thuash çfarë të duash por asnjë profesionist nuk mund të mbrojë këtë që në qendër terciare një infermier ofron shërbimin pa maskë.

Silva Bino: Nuk po e mbroj. Jo kaq nervoz, ke qenë i ftuar që të vije të kontribuoje.

Erion Dasho: Kam kontribuar dhe të gjithë sugjerimet e mia i ke marrë edhe i ke hedhur në kosh. Po ti kishit marrë parasysh këshillat e mia që në fillim të epidemisë, nuk do ishim këtu ku do jemi sot. Ti e di shumë mirë dhe nuk ka nevojë ti hapim për publikun se janë biseda mes kolegëve.

Silva Bino: Mos të flasim në teori. Stafi i kontrollit të infeksionit janë trajnuar, natyrisht përparësi u është dhënë atyre që do të trajtonin pacientët me covid. Kjo situatë do të vazhdojë, derisa e kemi virusin midis nesh ne duhet të kemi kujdes.

Erion Dasho: Ju po thoni meqë kemi virus duhet të jemi të kujdesshëm, kujdes do të thotë të mos kesh infeksion në QSUT.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se një infermiere kishte infektuar një pjesë të stafit mjekësor dhe pacientë në QSUT. /abcnews.al