30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Greqia rihap ishujt edhe për turistët e huaj: Presim vizitorë që nga 15 qershori

Greqia do të hapet më shpejt nga sa ishte parashikuar, edhe për turistët e huaj. “Greqia pret turistë nga jashtë duke nisur prej 15 qershorit”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, një vendim ky për të ndaluar kolapsin ekonomik.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë nga 1 korriku, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina 2-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Po kështu ai shtoi se do të lejohen vetëm vizitorët nga shtetet ku pandemia Covid-19 shfaq nivele të ulëta.

Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar. “Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi apo karantinë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha se, zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet. Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdèkje.

Ish-ambasadori italian: Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse…

Ish-ambasadori italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti ka folur në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” për shembjen e Teatrit Kombëtar, trazimin e politikës shqiptare dhe rolin e partnerëve europianë në këtë krizë.

Foresti e klafisikoi në listën e krimeve ndaj ndërtesa arkitekturore shembjen e Teatrin Kombëtar, duke theksuar se nëse bota do të sillej kështu nuk do të kishte më histori, pasi ato na kujtojnë sakrificën e personave që i kanë ndërtuar.

Idenë e kryeministrit për ta ndërtuar Teatrin diku tjetër ai e quajti të gabuar duke deklaruar se sado i afrohen origjinales kopjet mbeten kopje.

Sa herë ke hyrë në Teatrin Kombëtar Shqiptar?

Mbaj mend që kam qenë disa herë rreth 30 vite më parë. Të jep përshtypjen e një shtëpie kulture, ndihet aroma e artistëve, secilit prej atyre që merr pjesë, më ka bërë përshtypje arkitektura.

Si ndihet një italian kur shikon film- shkatërrimin e Teatrit Kombëtar?

Është një përshtypje që s’ka kombësi si për shqiptarët apo italianët. Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është një ndërtesë që i përket universit dhe jo vetëm një kombi dhe përshtypja e dhunës të lë pasoja. Ka pasur edhe krime të tjera që i janë bërë ndërtesa arkitekturore në Shqipëri.

Me Teatrin Kombëtar është zhdukur edhe një pjesë Italie?

Jo nuk e besoj këtë sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë 3000 vite më parë dhe janë përmirësuar me kalimin e kohës. Ajo që bën të ndihesh keq është që një trashëgimi kulturore që bën pjesë edhe tek Italia tashmë është hequr, nuk është më.

A ka dhe në Romë një tendencë për të zhdukur të kaluarën?

Nëse bota do të sillej kështu tashmë nuk do kishim më histori. Në Romë ka shumë monumente dhe ndërtesa që janë simbolik për artin dhe qytetin. Janë të gjitha dëshmi të një arti që nuk duhet harruar. Duhet ta na kujtojnë edhe sakrificën e shumë personave që kanë marrë pjesë në ndërtimin e tyre.

Kryeministri ka një ide tjetër, të ribëhet Teatri në një tjetër vend…

Më duket e gabuar por secili ka mendimin e tij. Kryeministri Rama është i lirë të ketë mendimin e tij. Por nuk mund të shkatërrohet një objekt antik që në 1943 një gazetar italian e përshkroi si pjesë e një kryeqyteti modern. Sepse kopjet mbeten kopje sado që i afrohesh.

Ndërmjetësi i duhur që Reforma të mos shndërrohet në pazarin e presë me gjahtarin…

Nga Ilir NIKOLLA

Këto ditë po asistojmë në një fushatë të pisët propagandistike, e cila në mënyrë skizofrenike, fajëson opozitën se pse s’merr armët në dorë për ta rrëzuar pushtetin e Edi Ramës e nga krahu tjetër, të njëjtët personazhe e kritikojnë opozitën se pse s’gjen gjuhën e përbashkët me qeverinë për reformën zgjedhore.

Kjo fushatë e krisur është tregues i paqartësisë që ekziston brenda kampit të kryeministrit, lidhur me mënyrën se si duhet ta menazhojë regjimin e tij, tani, me ardhjen e verës dhe me shpërthimin e krizës ekonomike. Shenjë e këtij hutimi të përgjithshëm ishte edhe tweet-i i mesnatës i para dy ditëve i Edi Ramës ku shkruhej se hëpërhë, edhe dy fundjavat e ardhshme do të vijojmë të qendrojmë të mbyllur në karantinë se s’i dihet, por përgatituni për një shtetrrethim më të madh aty nga fillimi i tetorit, pasi kështu “më thonë zërat” mua.

Sa për armët në dorë, asaj qemaneje mund t’i bihet gjithë ditën, por një forcë politike që ende vepron brenda sistemit s’ka asnjë mundësi që ta shohë ardhjen e saj në pushtet nëpërmjet kësaj mënyre. Armët në dorë janë përgjegjësi e barkut të rezistencës qytetare, e cila herë pas here, po i jep shenjat e veta në sheshet e Tiranës.

Pjesa e dytë e kryqëzatës skizofrenike meriton një vëmendje të posaçme, pasi ajo po luhet brenda mjedisit politik dhe mund të shërbejë disi për të projektuar konfiguracionin politik, në një kohë të afërme. Kryeministri ka bllokuar çfarëdo mundësie për të bërë një reformë konsensuale në një kohë të afërt dhe i duhet veç një tabelë qitjeje, që të shpikë armikun-opozitë, e më pas të vërë në punë parlamentin monist, për një “zgjidhje finale” të krizës politike, pra për të ligjëruar një skenar ku për dekadën e ardhshme, ai vetë të vendosë e vetë të vulosë.

Mbi qëllimin final të Edi Ramës për të shfrytëzuar parlamentin monist për një reformë që do t’i lehtësojë mbajtjen e pushtetit dhe do ta katandisë përfaqësimin opozitar në një përfaqësi të emëruar e pa qeder, askush s’ka dyshime, prandaj ai po kërkon me çdo kusht bllokimin përfundimtar të Këshillit Politik që merret me reformën. Për këtë bllokim atij i duhet edhe propaganda që e vizaton opozitën si përgjegjësen kryesore që po pengon arritjen e zgjidhjes. Bllokimi i Këshillit Politik dhe miratimi i reformës zgjedhore nga parlamenti monist është rruga e vetme që çon tek “zgjidhja finale”, tek legalizimi i një regjimi që s’do të ketë më kurrfarë alternative pushteti.

Kundërpërgjigjja ndaj kësaj propagande është vetëm transparanca. Opozita nuk është thirrur në Këshillin Politik si një pre, që synim të vetëm ka një marrëveshje me gjahtarin, për të shtyrë shqyerjen e saj. Me një kryeministër që drejton një klikë që sillet si një gjahtare që shtyp kundërshtarët politikë dhe rrënon liritë e qytetarëve, pazari i vetëm që mund të bëhet është ai i ndërmjetësuar e i garantuar nga një instancë, para së cilës kreu i klikës është një dhelpër me dhëmbë të rënë, që nuk i funksionojnë më hilet.

S’ka më pandemi që mund të thirret në ndihmë për të shtyrë kryerjen e një reforme të drejtë zgjedhore. Transparenca dhe ndërmjetësi janë garancitë e mjaftueshme që zgjidhja e ngërçit nuk do të jetë zgjidhja finale që synon kryeministri. Përndryshe, teatri parlamentar i kukullave aty është, edhe makina e Ramës që e vizaton opozitën si djallin me brirë që po na prish punë është në funksion të plotë, e mirëpaguar dhe e etur për t’ja grahur.

Këto janë parakushtet, por panorama s’është aq keq, pasi transparenca nuk është një detyrë e vështirë për opozitën, ndërmjetësi gëzon ende admirimin e shqiptarëve të etur për të mbrojtur liritë e tyre, ndërkohë që po ky ndërmjetës e ka bërë të qartë se do ja ndalojë kryeministrit të përdorë parlamentin e kartonëve për të blerë zgjedhjet e ardhshme.

P.S: Në foto, nje karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu

Media gjermane: Prapaskenat e largimit të Richard Grenell nga Berlini

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi nuk kishte shumë miq në Berlin me mënyrën e tij jodiplomatike. Tani atë e pret me sa duket një detyrë e re në Uashington.

Richard Grenell, ambasadori gjerman në Berlin pritet të dorëzojë postin e ambasadorit amerikan. Ai konsiderohet besnik i fortë i presidentit, Donald Trump dhe spekulohet, se fillimisht do të mbështesë Trumpin në fushatën elektorale. Të dielën presidenti Trump e lëvdoi ambasadorin Grenell me tone të larta për punën e tij si koordinator i përkohshëm i shërbimeve sekrete në SHBA. “Richard Grenell është një superstar”, tha Trump në një intervistë televizive. “Ai ka bërë një nga punët më të mira që kam parë ndonjëherë”.

53-vjeçari i ngarkuar amerikan edhe për dialogun Kosovë-Serbi u thirr papritur në Uashington nga Trump për të marrë detyrën e koordinatorit të shërbimit sekret, të cilën më parë e kryente Jospeh Maguire, të cilin Trump nuk e kishte më me sy të mirë. Por të enjten senati konfirmoi John Ratcliffe si koordinator permanent të 17 shërbimeve sekrete.

Që në shkurt revista amerikane “The Daily Wire” ka raportuar se Grenell i ka bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë synimet e tij për largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani. Por për këtë nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga përfaqësia diplomatike në Berlin. Këtë linjë ndoqi ambasada edhe këtë të dielë.

Zëdhënësja e Grenell është shprehur për një gazetë gjermane se nuk mund “ta konfirmojë aktualisht” raportimin për dorëheqjen e Richard Grenell. Nuk jepen komente për planet dhe udhëtimet e ambasadorit, thuhet.

Richard Grenell i vetmuar në Berlin

Richard Grenell, i cili e përfaqëson SHBA prej dy vjetësh në Berlin ka shkaktuar pakënaqësi në Gjermani si në Ministrinë e Jashtme edhe në zyrën e kancelares për shkak të mënyrës së tij të drejtpërdrejtë jodiplomatike. Nga opozita madje pati zëra për ta shpallur atë “person të padëshiruar”.

Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut ‘Nord Stream 2’. /DW

Gazeta zvicerane: Shpërthen zemërimi në Shqipëri, Rama si Vuçiç!

Gazeta autoritare zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, në një analizë, shkruan se në rajonin tonë po rikthehen protestat. “Frustrimi për autoritarizmin në rritje dhe mungesën e perspektivës ka sjellë protesta,” shkruan gazeta.

Sipas saj, kriza e koronavirusit nuk i ka mbyllur llogoret, por i ka theksuar.

“Në Shqipëri ka zemërim për prishjen e Teatrit Kombëtar,” vijon shkrimi, duke vazhduar të krahasojë kryeministrin Edi Rama me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Kriza e koronës nuk i mbushi këto hendeqe, përkundrazi: kundërshtarët e qeverisë shprehën dyshime të hershme se pushtetarë si presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të përdorin kërcënimin nga sëmundja për të zgjeruar fuqitë e tyre. Sidoqoftë, deri tani protestat nuk ishin të mundura për shkak të kufizimeve të rrepta. Tani megjithatë shprehjet publike të pakënaqësisë kanë nisur të rishfaqen gradualisht”.

“Në Tiranë, qindra njerëz protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj. Pati edhe përplasje me forcat e sigurisë. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, një i besuar i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, urdhëroi prishjen në një aksion natën me mjegull”.

“Qeveria ka planifikuar të riprojektojë zonën prej dy vitesh. Përveç një teatri të ri, do ketë zyra dhe një qendër tregtare. Rezistenca për teatrin përfshin humbjen e historisë arkitekturore nga njëra anë dhe dyshime për favorizim nga ana tjetër. Mbi të gjitha, zhgënjimi vjen pasi vendimi jo-transparent u mor pa dëgjuar palën e kundërt. Dyshimet se qeveria po përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të krijuar fakte në një çështje të sikletshme, janë të qarta”.

Një psherëtimë jo si gjithë vdekatarët…

Nga Albert AVDYLI

Nekrologji

U lind në shtator 1939
E vranë në maj 2020

Në lindje s’pati stinë, se fasha e zezë kishte mbuluar vendin.
Ajo vjeshtë ishte zi, jo verdhë
Në vdekje, stinë nuk pati gjithashtu
Qyteti ishte shpallur zonë e kuqe
Ajo pranverë kish çelur, por njerëzit ishin kyçur
Fatalitet i parashkruar me stinët e humbura
Jetoi 81 vite të vrullshme
Iku shumë i ri

Sivëllezërit e tij në botë jetojnë sa ullinjtë kalinjot
E lindën italianë, por në tokën tonë
Për rrjedhojë mbeti këtu
Mori nënshtetësinë shqiptare
U maturua dhe ju dha titulli kombëtar
Ishte poliglot, por shqipen kishte gjuhë të parë
Pati një fëmijëri traumatike
Belbëzoi me canzone italiana

Pastaj shugulloi nga fjalët shqip : vdekje, litar, pushkatim
Në rini u çel dhe u zbukurua me komedi, koncerte, drama, por edhe tragjedi të mëdha
U çel, por nënvetëdija ja sillte ëndrrave ato fjalët me plumba e litar, varje e pushkatim
Zgjohej lebetitur e mbuluar djersë të ftohta
Si çdo i gjallë pra. . .

Në moshën 79 vjeçare vdiq Vdekje si në tragjeditë e luajtura në skenën e Tij
Ishte kohë murtaje, por jo prej saj
E vranë

Një vrasje e paralajmëruar
Vrasje markeziane
Për të thuhej: ” Nuk vritet as për gjak ”
Cubat, kur dalin për plaçkë nuk gjykojnë pasoja
Ata që kishte rritur brenda vetes ju bënë roje për 27 muaj plot
Sa herë i dhan ujë, sa herë i dhanë dritë, ajër i dhanë, por . . .
Predhat e hekurta e goditën një mëngjes

Atëhere i kuptoj me të vërtetë gjithë vrasjet, ato skenike dhe ato reale
Kishin menduar një vrasje joestetike, por të bujshme në shëmtinë e saj
Ishte emblemë e artit, por edhe ngjitur me akademinë e shkencëtarëve
Akademia, kuku për akademi

Me autoblinda e vranë pa mëshirë
U cënua dhe muaj i shenjtë atë mëngjes
Kush vret, mallkim mer, por vrasja në ditë të shenjta, mallkimin e ngre si mal
E mundën, e shtrin përtokë të bukurin dhe trupin ja ngarkuan në kamionë zhavoresh
Nuk pranuan askënd në varrim, as familjarët e tij nuk i pranuan.
Në fakt i arrestuan
Kodi i mortit u shkel me traktorë dhe me policë
E lanë pa varr me siguri

Shqipëria ka titan të tjerë pa varr, pa prehje
Në grahmat e vdekjes, shqip psherëtiu
Një psherëtimë jo si gjithë vdekatarët.
Ajo ishte klithmë rrëqethëse
Teksa binte, buçiti me piskam :
“Mizantropi më vrau !
Kaq më shkruani si epitaf ”

E zgjoi Tiranën, i prishi gjumin kombit
E vetmja gjëmë e madhe, e cila u quajt e tillë, pa urdhër.
Nga të rrallat prej shpirti, se ky popull, me gjasme, kuje e vajtime ka patur disa.
Ishte e vërtetë si vdekje, si gjëmë
Me rënien e tij
Prekëm nocionin e asgjësë
Amaneti nuk tretet
Duhet varr për epitaf
Ose duhet kthyer i gjallë

Quhej: Teatri Kombëtar

6 raste të reja me Covid-19, kush janë dy bashkitë e prekura

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 6 persona. Numri total i kalon mbi 1 mijë.

Sipas MSH, rastet e reja janë në dy bashki, përkatësisht 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

DEKLARATA E MSH

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj.

Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid-19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale-14659
Testime molekulare-13333
Testime serologjike-1326
Raste pozitive-1004
Raste të shëruara-795
Raste aktive-177

Humbje jete-32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-59
Durrës-53
Krujë-27
Shkodër-12
Berat-10
Kamëz-9
Fier-4
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1

Berisha publikon Videon: Rezistencë qytetare ndaj Policisë pa numër identifikimi: Mbi ç’vendim më…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si një qytetar ia ka bërë rezistencë policisë pa numër identifikimi. Qytetari u është drejtuar policëve: Mbi ç’vendim më ngrini nga lokali?!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Artisti qytetar i tregon vendin narkobanditit me uniforme pa ligj, pa numer, pa identitet! Mosbindja civile triumfon mbi narkobanditet e Skizofrenit Sadist! Nderim! sb

Ditën e dielë, më 24 maj, Policia e Shtetit ka hasur në rezistencën qytetare për të boshatisur baret e kafenetë, pasi ata, në shumë raste kanë refuzuar t’i binden një urdhri të pashkruar dhe të mbështetur në asnjë ligj.

Në videon e mëposhtme dëgjohet debati gjakftohtë dhe bindës, i një qytetari që e ka kapur patrullën e policisë më shkelje: Pa numër identifikimi në uniformë, pa një vendim në dorë, tek i kërkon të dalë nga lokali.

Në video, qytetari i kërkon me qetësi, policëve: Po cili është ligji dhe VKM-ja që vini ju, pa numër identifikimi, të më ngrini mua nga tavolina?! Ku është VKM-ja? Cili nen i Aktit Normativ thotë se në datën 24 maj nuk duhet të rrini në lokal?! Nuk është “shoë”, është e drejta ime të rri ku të dua. Ju na nxirrni VKM-në ose ligjin, ku e bazoni?! Me urdhër “Facebook”-u nga Kryeministri ne nuk bindemi! Ti je Policia e Shtetit dhe nuk ke urdhër identifikimi! – insistoi qytetari deri në fund.

Artisti qytetar i tregon vendin narkobanditit me uniforme pa ligj, pa numer, pa identitet! Mosbindja civile triumfon mbi narkobanditet e Skizofrenit Sadist! Nderim! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 25. Mai 2020

“As Italia e Greqia s’i kanë hapur”! Si gënjen i Sëmuri për të mbajtur mbyllur plazhet! Ja faktet…

Edi Rama gënjen sërish. Ndërsa lajmëroi se edhe këtë javë rregullat e orareve dhe fundjavat pa makina do vazhdojnë, kryeministri theksoi se plazhet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Rama gënjen duke thënë se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet: “Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave”, u shpreh Edi Rama në një video-mesazh pasditen e djeshme në Facebook.

Por, Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet hapja këtë javë që vjen, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani.


(Familje në një plazh në Itali)
Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për ‘normalen e re’. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.


(Plazh Greqi)
Qytetarë që shkuan këtë fundjavë me diell në jug për të pushuar treguan se policia i bezdisi duke mos i lejuar të qëndrojnë në plazh me argumentin se po ndiqen urdhrat.

“Na çuan, as në det nuk i lanë njerëzit. I thërrisnin. Policia kontrolloi gjithë plazhin. Këtu në Dhërmi arritëm të pushonim të qetë vetëm pas orës 4 pasdite, kur policia u largua”, u shpreh një qytetare për Lapsin.


(Policia të shtunën në mesditë në Dhërmi duke çuar pushuesit. Ata kanë sfiduar edhe rregullin për ndalimin e makinave në fundjavë, edhe atë për daljen nga zona e kuqe në të gjelbërt, edhe rregullin për të mos shkuar në plazh e notuar në det).

Edhe pse Shqipëria nuk është goditur rëndë nga Covid-19, masat e marra nga vende më të zhvilluara do të pranoheshin logjikisht të aplikuara në proporcion edhe në vendin tonë. Por, kur këto vende bëjnë të kundërtën e vendimeve të qeverisë Rama, kur edhe mjekë ekspertë si Pëllumb Pipero bëjnë thirrje që njerëzit të lejohen të dalin për të marrë rreze, qytetarët refuzojnë t’i binden këtyre vendimeve.

Ky refuzim për t’iu bindur urdhërave të Edi Ramës duket qartazi edhe në mbushjen e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë me pushues në fundjavë, ku jo vetëm plazhi është i ndaluar, por edhe lëvizja e makinave gjithashtu./LAPSI.AL

Kufizimi i lirisë së lëvizjes/ Bylykbashi citon Kushtetutën: Rimerrni të drejtat tuaja!

Nga Oerd BYLYKBASHI

Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!