22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Ndarja nga jeta e ish-kryetarit të PD Mirditë/ Basha: Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor

Kryetari i PD, Luzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi familarëve, miqve dhe të afërmëve për nadrjen nga jeta të ish-kreut të PD dhe të Bashkisë Mirditë, Preng Toma.

“Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i kryetarit Basha

Mësova me hidhërim të thellë largimin para kohe nga jeta të Preng Tomës, njërit prej drejtuesve historikë të Partisë Demokratike në Mirditë. I mirënjohur për kontributin e tij pedagogjik shumëvjeçar në fushën e edukimit fizik, e posaçërisht si trajner i ekipit të volejbollit të vajzave të Minatorit, ekipit që ishte shndërruar në krenari të zonës për shkak të rezultateve të suksesshme në nivel kombëtar, Preng Toma ishte një qytetar i angazhuar që ja kushtoi jetën zhvillimit të krahinës së Mirditës.

Drejtues i shkëlqyer vendor, në komunën e Kthellës (1996-2003) e më pas në Bashkinë e Rrëshenit (2003-2007), Preng Toma ishte që prej vitit 1996 një nga njerëzit më të votuar nga komuniteti në të gjithë Qarkun e Lezhës. Partia Demokratike ishte e nderuar që pati në radhët e veta si drejtues Preng Tomën, si në ditët e pushtetit, por edhe në ditët kur përçonte në të gjithë Shqipërinë modelin e opozitës morale, standardin e fortë të politikës qytetare, dhe qëndrestare që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe!

Basha uron Fitër Bajramin: Forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron festën e Fitër Bajramit. Përmes një mesazhi në Facebook, lideri i opozitës shprehet se, koha që po kalojmë është plot sprova për shqiptarët.

“Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë”, shkruan ndër të tjera kreu i PD.

Mesazhi i plotë i kyetarit Basha

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Nesër sërish mosbindje civile, ja cila do të jetë lëvizja e re e aktivistëve

Aktivisti Erion Kristo deklaroi ditën e sotme se do të dilte personalisht tek parku i liqenit artificial për të ‘shkelur’ urdhërin e qeverisë që sipas tij është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Atij ju bashkuan me dhjetra qytetarë të tjerë të cilët pasdite për rreth një orë shëtitën rrugëve të parkut duke bërë edhe thirrje kundër masave të qeverisë për izolimin e vendit e aq më tepër në një kohë kur përgjatë gjithë javës gjithçka ka qëndruar e hapur, ndërsa vetëm të shtunën dhe të dielën ‘fshihemi’ nga koronavirusi.

Ndërkohë, për ditën e nesërme në orën 11:00 paradite, është njoftuar një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, nē vijim të hapjes të Parkut të Liqenit.

Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin me vete edhe filxhan pasi do të hapetkafe ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.

“Nesër, (e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, nē vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.

p.s merni filxhan me vete
#HapniShqipėrinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.

“La Repubblica”: Teatri nuk është më! U fshi nga “zemra” e Tiranës në agim, policët shkuan me kallashnikovë

Shembja e Teatrit Kombëtar ka bërë jehonë të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Gazeta më e madhe italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë këtij akti, i cili është dënuar masivisht nga artistët, qytetarët dhe opozita shqiptare.

Në një shkrim dedikuar shembjes së Teatrit, “La Repubblica” thekson mes të tjerash se “Fadromat e IKMT, të dërguara nga kryeministri Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit ndërtesën e ndërtuar në fund të viteve 1930.

Në shkrim citohet edhe regjisori i njohur, Robert Budina, teksa rrëfen atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 17 majit, ku sipas tij, policia i ka drejtuar kallashnikovin dhe e ka nxjerrë jashtë godinës së Teatrit me forcë.

Shkrimi i plotë

Teatri Kombëtar i Tiranës nuk është më: fadromat e Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit të dërguar nga kryeministri socialist, Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit ndërtesën e ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti Italian, Giulio Berte (i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë). Gjithçka ndodhi në agim të të dielës së 17 majit, teksa dhjetëra artistë të mbledhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ishin te ndërtesa, disa hapa larg Sheshit Skënderbej. Rreziku është që ato fadroma u bënë shkak i një proteste shumë të ashpër.

Tashmë, në anën tjetër të Adriatikut, artistë dhe kundërshtarë të qeverisë Rama flasin për një “kthim në autoritarizëm të kryeministrit”. Dikush tjetër e quan “diktaturë”. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në “Facebook” e quajti operacionin si “shkatërrim përfundimtar i çdo iluzioni të ekzistencës së sundimit të ligjit në Shqipëri”.

Dhe sipas agjencive të lajmeve, gjatë aksionit të IKMT për shembjen e godinës, e pranishme në protestë ishte edhe gruaja e Kreut të Shtetit, Monika Kryemadhi, drejtuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe Zonja e Parë u shoqërua nga policia, së bashku me rreth gjashtëdhjetë artistë, përfshirë dhe regjisorin Robert Budina, i cili u lirua pas 15 orësh.

“Ne ishim në një dhomë në katin e tretë të Teatrit, kur mbërritën fadromat dhe policia na sulmoi, duke përdorur spray. Ata më drejtuan një kallashnikov para se të më çonin në komisariat”, thotë artisti 56-vjeçar për “Repubblica”. “Rama na cilëson si barbarë, që kundërshtojmë modernizimin e vendit. Ai thotë se ajo ndërtesë kishte probleme statike”, shton Budina.

“Gënjeshtër. Struktura mund të rikonstruktohej, aq sa i rezistoi edhe tërmetit të nëntorit 2019”, thotë Krasta, gazetar televiziv, 55 vjecc, pedagog i komunikimkt në Universitetin e Tiranës dhe të Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. Një zë jo komod dhe jo i preferuar për kryeministrin (“më ka përzënë nga tre televizione”, kujton gazetari profesionist).

Akuza është se zona prej 5 mijë metër katrorë, që i kaloi fillimisht bashkisë me një vendim të qeverisë Rama më 8 maj dhe që ajo hapësirë do të shërbejë për të ndërtuar kulla, përvecc se një teatër më modern. Dhe protesta vjen nga Bari, nga presidenti i Konfiindustrisë së Barit, Sergio Fontana, i cili që nga viti 2018 është edhe në krye të Konfiindustrisë shqiptare.

Fjalë shumë të ashpra: “Është sikur të ndërtosh një teatër më të guximshëm, të mbuluar dhe të rehatshëm, u vendos që të rrënohej Arena e Veronës ose Kolosseumi”, thotë sipërmarrësi Apulian. Dhe pastaj: “Teatri Kombëtar ishte një shembull i arkitekturës italiane, dëshmi për lidhjen e thellë të vëllazërimit që bashkon të dy popujt. Në vend të kësaj, ne mund të kishim aftësitë tona dhe kompanitë tona për ta ristrukturuar atë dhe ruajtur historinë e tij. Vendimi i qeverisë ishte një gjest i ndyrë dhe i pakuptimtë”.

Thirrja nga Puglia, e cila ka një lidhje të fortë me anën tjetër të Adriatikut, vjen nga drejtori i Barit, Fabrizio Bellomo. “Është gjithmonë e njëjta histori në çdo këndvështrim. Të fshish atë ndërtesqë është si të shembësh Pallatin e Acquedotto në Bari. Por kjo është një histori e vjetër: Fshihet e zakonshmja për t’i dhënë hapësirë stileve të jetës globale”.

Artistë të tjerë pulianë kishin marrë pjesë në të. Ndër këta tenori Aldo Caputo, i cili për dhjetë vjet ka qenë edhe tenori i Bandës së Policisë së shtetit të drejtuar nga Maurizio Billi: “Ne ishim atje në nëntor për një koncert me rastin e javës së kulturës italo-shqiptare. Ata na kishin mirëpritur mirë dhe më dhemb lajmi për shembjen”.

Nga Tirana, kërkesa për pulianët, dhe për të gjithë Italinë është një: “Ndihmoni, duam të njëjtin teatër”, thotë Krasta.

Asqeriu mes lotësh: Artistët nuk shtypen! Thirrja që i drejton Ramës

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se rezistenca për Teatrin është më fisnikja dhe artistët nuk shtypen. Mes lotëve, ai thotë se artistët kanë në gjak lirinë dhe për këtë ka dhënë shembullin e sensibilizimit të artistëve në Shkodër.

Po ashtu ai i bën thirrje Ramës që të ndërtojë Teatrin ashtu siç ishte aty ku ishte dhe jo t’i përzërë njerëzit nga Teatri meqenëse dikur i ka thënë kryeministri aktorit se e ka hobi Teatrin.

“I thashë arkitektëve rikonstruktohet Teatri? Ata më thanë se ne po rikonstrukojmë Kisha 300-vjeçare, jo më këtë Teatër.
Akustikën që kishte ky Teatër, ka akustikën më të mirë që kemi ne. Kjo dhe salla e Akademisë së Arteve.

Ndërtuan këtë Ar-Turbinën këtej dhe më shumë i del teksti nga mbrapa se nga para. Një beton. Sa bukur e tha Ngjela. Ne mësuam të flasim kur dëgjuam aktorët. Nëse do të mësosh gjuhën shko në Teatër.

2 vjet që nuk më angazhojnë në Teatër, është pjesë e atij që më urren. I kam thënë të padrejtë. Punë e madhe. Luaj në Fushë-Krujë e kudo.

Punë e madhe, ik mos më luaj. Dua të kujtoj disa shfaqje të suksesshme, ku nuk gjeje biletë.

Lëri ata që thonë që janë shitur gjithë vitin 15 mijë bileta. Ata s’kanë ardhur kurrë në Teatër.

Pse m’i kërcet dhëmbët mua, të bëra gjë, apo ngaqë jam kundra teje, po jam. Rezistenca është më fisnikja. Shteti duhet të binte dakord edhe me një aktor. Sa fisnikë janë. Shihni artistët në Shkodër.

Artisti ka në gjak lirinë. Nuk shtypet. Pse e dua Lubonjën, sepse ka në gjak lirinë. Gabimi ishte sepse duhet të punohej më tepër.

Kam punuar me çdo qytetar që më ka dalë në rrugë. Besimi më i madh është tek rinia. Besimi që kam unë tek rinia. Po të ishte rinia nuk bëhej ai gabim. Dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për kolegët e mi, për Neritanin, Bertin, Mondin.

Që patën fuqinë dhe rezistuan për gjithë ato vajza dhe gra, që pa asnjë detyrim shkuan për të ndaluar shembjen e teatrit.

I bëj thirrje Ramës, që më ka thënë që e ka hobi Teatrin, pse i përzë. Jo në vend tjetër Teatri. Por të bëhet ashtu siç ishte”, tha Asqeriu.

Mesazhi për Falconen/ Ambasadori i Italisë: Faleminderit Lulzim Basha!

Kreu i PD, Lulzim Basha përkujtoi ditën e sotme 28-vjetorin e ekzekutimit mafioz të magjistratit italian Giovanni Falcone.

Kryedemokrati Basha përmes një statusi në Tëitter shkruante se, Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por mesazhi i Bashës është shpërndarë edhe nga ambasadori italian në Tiranë, i cili falenderon kreun e opozitës për mesazhin.

“Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi gjyqtarin Falcone, një hero italian”, shkruan ambasadori Fabrizio Bucci.

Humb jetën një grua e prekur nga Covid-19

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Foto/ Lleshi në Lezhë përkrah të dënuarit për trafike droge

Gjatë një vizite në Lezhë, ministri i brendshëm dhe përfaqësuesi i PS për këtë qark, Sandër Lleshi, ka patur pranë vetes një të dëntuar për trafik droge.

Këtë thotë mesazhi që një qytetar ka dërguar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, personi në foto quhet Altin Shtjefni dhe ka qenë i dënuar në Francë.

“Gjeneral Hashashi shoqërohet me trafikant droge! Lexoni denoncimin, mesazhin dhe shikoni foton e policit digjital”, shkruan Berisha.

‘Përshëndetje Doktor. Sot ministri Lleshaj me të dënuarin për trafik droge në Francë. Altin Shtjefni quhet zotëria që kam qarkuar me të zezë”, shkruan qytetari.

Gazetarja rrëfen si u shemb Teatrit: Vetëm mua më kanë ardhur më shumë se 4 policë të armatosur!

Gazetarja e Kulturës në News 24, Fatmira Nikolli tregon momentet e para të ndërhyrjes së policisë në Teatrin Kombëtar mëngjesin e 18 Majit.

Ajo thotë se e ka ndjekur hap pas hapi shembjen, madje thotë se është tërhequr me forcë për tu nxjerrë jashtë.

“Kishte informacione që ndërhyrja e pritur për në orën 2 do shtyhej për në 4, nuk ishte i sigurt. Kam qëndruar aty gjatë gjithë natës, edhe gazetarët kishin konfirmim se policët ishin në gadishmëri, prisnin vetëm të zbehej prezenca, turma të boshatisej. Shumica prej artistëve kishin 3 netë që qëndronin aty dhe ruanin. Mund të kem qënë gazetarja e vetme. U ndërhy kur ikën kryetarët e partive opozitare, bashkë me ta ikën edhe mbështetësit, qëndruan ata që e ndjenin…

Pak minuta para ndërhyrjes unë me një pjesë të aleancës ishim pozicionuar te hyrja..kishte njerëz brenda, kemi qënë të ulur pranë Teatrit Eksperimental, më lejonte fushëpamje..në ato moment pashë efektivët e veshur me të errëta që zbritën me shpejtësinga një makinë e bardhë e paloguar, ishin policë të armatosur”, tha Nikolli.

Mes emocioneve, gazetarja tregoi se: “Ata kanë hyrë drejt sallës, janë sulur drejt sallës. Aty ishte Flamur Noka dhe Strazimiri. Noka u lëndua me spraj, njerëzit që ishin afër meje u futën për në teatër, unë e dija që nëse do ndërhyej, artistët do hynin brenda për ta bllokuar. Vetëm mua më kanë ardhur më shumë se 4 policë që më kërkuan të dilja. I tregova që isha gazetare, refuzova të dal, pastaj më kanë tërhequr, më kanë nxjerrë me forcë…”.