17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Vjedhje tinzare e fondit 11 milionë euro për Operan! 20 mijë euro për një ndenjëse!

Pak ditë më parë, teksa protestohej kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama do të inspektonte punimet në Teatrin e Operas dhe Baltetit.

Shefi i qeverisë foli për punë dhe suksese, por ajo që publikon ish kryeministri Sali Berisha rrëzon gjithçka.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shprehet se, për një ndjenjes në TOB janë shpenzuar plot 20 mijë euro.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhje tinzare e fondit 11 milione euro per Operan! Per nje ndenjese shpenzohen 20 mije euro!
Miq, nje tym i zi po del nga teatri i Operas!

Nje fond prej 11 milion euro u shperdorua dhe u vodh per rikostruksionin e theatrit te Operas nga Edvin Kristaq Hajduti dhe banda e tij!

Me 11 milione euro me çmimet e Shqiperise mund te ndertohej nga themelet nje theater i Ri per operan dhe baletin.

Kurse Edvin Hajduti dhe banda e tij caktoi nje fond prej 11 milione euro per rifreskimin apo rikonstrksionin e salles, skenes dhe anekseve. Po shtoj ketu se pak vite me pare me nje fond prej 2 milion dollare u vendos ngrohja e theatrit dhe u rifreskua salla, skena dhe mjediset e saj!

Me fondin prej 11 milione euro te shperdoruar dhe vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon te jene shpenzuar 22000 € per ndenjese pasi theatri ka gjithsej 500 te tilla. Shuma e shperdoruar eshte e barabarte me 250 kg flori 24 karat, te cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma per larjen me ar dhe riprarimin e salles, ndenjeseve, skenes, prapaskenes, madje edhe ËC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.

I kapur me presh ne dore ne kete vjedhje klamoroze dhe per ta fshehur ate, Edvin Hajduti, njelloj si krimineli ka si magnet vendin e krimit, brenda nje jave vistitoi publikisht dy here sallen e vjedhjes se madhe te miliona eurove. Nje here e vizitoi fill pas shembjes se theatrit dhe heren tjeter per ti hequr eren e vedhjes qe po kundermon ne te kater anet vendosi aty tuletin e Kol Balles duke besuar se me eren e forte te tualetit do shuaj ate te korrupsionit!

Thirrja ime eshte per shoqerine civile te hetoj kete vjedhje klamoroze dhe ti bejme gjyqin pubik Edvin Hajdutit dhe vjedhesve te tij!

Yuri Kim i dha fund dy kryespekulimeve të Ramës

Nga Red VARAKU

Ambasadorja amerikane, emëruara e drejtëpërdrejtë e Presidentit Trump, foli dje qartë dhe i dha fund dy spekulimeve kryesore të Ramës dhe megafonëve të tij mediatikë.

Spekulimi i parë lidhet me atë që ajo përjashtoi kategorikisht: një marrëveshje midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Një spekulim, që duke shfrytëzuar marrëveshjen e 17 majit, që të gjithë e dimë se u bë nën presionin dhe garancinë e faktorit ndërkombëtar, kishte zënë rrënjë në retorikën e qeverisë.

Duke vlerësuar si “udhëheqësi të vërtetë” rolin e Lulzim Bashës, ajo jo vetëm hoqi çdo alibi të një marrëveshjeje të Bashës me Ramën, por qartësoi se ishin “të tjerë” ata që në të vërtetë kanë marrëveshje me Ramën në dëm të interesit publik.

Njëkohësisht ajo paralajmëroi “të tjerët” të heqin dorë menjëherë nga marrëveshjet “prapa krahëve” në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe të ndjekin qëndrimin e Bashës.

Spekulimi i dytë lidhet me qëndrimet diplomatike apo deklaratat parimore të BE dhe SHBA, të cilat prej kohësh kryeministri po ia servirte popullit shqiptar si mbështetje për qëndrimet e tij.

Me deklaratën e djeshme, ambasadorja amerikane, i dha fund retorikës së spekulimeve, që vazhdojnë të bëhen me qëndrimet shumë të kujdesshme diplomatike të zyrtarëve amerikanë, gjoja sikur amerikanët mbështesin Edi Ramën.

Ajo e bëri edhe një herë të qartë që prioritet i Perëndimit mbetet interesi i popullit shqiptar dhe stabiliteti i vendit.

Jo rastësisht, ajo pati premtuar para Senatit Amerikan se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri do të ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Tani që situata po stabilizohet dhe konflikti po vendoset nën kontroll, SHBA kanë vendosur të ndërhyjnë radikalisht për ta zgjidhur krizën duke i treguar secilit vendin.

Natyrisht, ndërhyrjet diplomatike mbeten teknika më pak poetike se beteja për liri dhe demokraci, që aspirojnë njerëzit e zakonshëm, por ja që politika nuk është poezi dhe vetëm dëshirat për t’i bërë gjërat ashtu siç duam, nuk mjaftojnë.

Zef Deda i bashkohet protestës: Mjaft me sjellje kanabiste! Deri këtu arriti kjo mafie sa manipuloi artistët. Çohu o popull!

Aktori i njohur, Zef Deda, është bashkuar sot me Aleancën për Mbrotjen e Teatrit gjatë tubimit të mbajtur në Shkodër. Në nisje të fjalës së tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” dhe tha se nuk duhet lënë që arti dhe kultura të rrënohen.

“Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh Deda.

Më tej ai u shpreh se qeveria ka manipuluan artista të mëdhenj dhe tha se qeveria është një mafie dhe nuk e do artin. “Mjaft sjellja komunistë, kriminelë, kanabistë, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipuloi shumë artista dhe figura të mëdha. Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”, shtoi më tej Deda.

Regjisori Edmond Budina ka folur gjatë tubimit të sotëm në Shkodër para Teatrit “Migjeni’ ku qytetarë, artistë dhe aktivistë po firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte.

Përpara dhjetra njerëzve, Budina tha se në gjithë botën sa më i vjetër të jetë një objekt aq më i tepërt është kujdesi ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim.

Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shmebnin simbbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte. Çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar dhe çdo qytetar duhet të reflektojë.

Ja ku është ai flamur kombëtar që valvitet krenar, ne e kishin vendosur në majën e godinës së Teatrit Kombëtar, por ata e futën nën rrënoja, e shkelën atë flamur. Ata mbyllën në mes të natës mbrëmë vendin, ata duan të na shkelin me këmbë, do na vijnë në shtëpitë tona siç erdhën tek Teatri kur njerëzit ishin brenda. Ky është një nga krimet më të mëdha”, tha Budina.

Kristo ironi me teoritë e Ramës për koronavirusin: Na thanë se njerëzit urinojnë në det ndaj nuk ju lejojmë…

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo bëri i pari deklaroi se sot pasdite do të dilte shëtitje kundër urdhërit të qeverisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa e ka konsideruar vendimin si të palogjikshëm dhe që nuk përbën asnjë bazë ligjore.

Kristo tha se, qytetarët duan të shkojnë në park dhe në plazh, ndërsa ka bërë edhe ironi me teoritë e nxjerra për rrugët e marrjes së koronavirusit. Atij i janë bashkuar dhjetra qytetarë të tjerë që po ashtu kanë shpërfillur masat dhe vendimet e pa deklaruara zyrtarisht dhe mbi baza ligjore të qeverisë.

“As maska nuk do vëmë, shikoni sa njerëz janë, të gjithë duan liri, s’ke as parti politike, as s’po kërkojmë të bie qeverias, as të ministri që dhunoi njerëzit, as ministres që vodhi lekët me maska. Për ata që na shkatërruan jetën nga koka tek këmbët me beton s’ka ligj. Unë nuk shikoj ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Na lejoni të dalim nga liqeni, duam të bëjmë plazh. Doni t’ju them një humor të më shajnë ata të Shqupit se janë bashkë me ata të Pallatit të Kongreseve, ai ka dalë komplet lakuriq, njerëzit futen në plazh dhe derdhin urinën thonë, me urinën transmetohet Covidi”, tha Kristo.

Erion Kristo u bëri thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju? ‘Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.

Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverië për shkak të pandemisë, pedagogu tha: “Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni, mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni”.

Nis mosbindja civile kundër Ramës! Thyhet postoblloku te Parku i Liqenit

Ashtu siç u njoftua më herët, tek parku i liqenit artificial kanë shkuar një grup i madh qytetarësh për të protestuar kundër masave të qeverisë për të mos lejuar futjen e njerëzve në ambjentet e tij dhe shprehur mosbindjen për këtë vendim.

Thirrja u bë fillimisht nga aktivisti Erion Kristo dhe qu u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u mbështet po ashtu ndërkohë që ai tha për Fax Neës se Rama po kërkon mandatin e katërt.

“Rama po kërkon mandatin e katërt ooooo, i treti iku, ai do të katërtin. I shoqëruar nga ministri i përbrendshëm dhe ai i përjashtmi që është ai i BE-së, në një gjysëm metri nga njëri tjetri, po për këta nuk është Covidi? Pse të kapka Covidi këtu?

Le që në këtë orë ai po fle gjumë. Më cito një rregull, nëse e kam parë gabim, e kam parë në urdhërin e firmosur nga ministrja, nuk është shkruar se ndalohet të dilet tek liqeni. Cili është krimi që kam bërë, doja ajër, ç’të bëja unë i ziu”, tha Kristo.

Aleanca protestë në Shkodër, firmoset peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbërritur pasditen e sotme në Shkodër, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishtë në të njëjtin vend.

Artistë, qytetarë dhe dashamirës të artit janë mbledhur në ambientet e Teatrit “Migjeni” dhe po firmosin peticionin, ndërkohë që një ditë më parë AMT ishte në qytetin e Durrësit. Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa vetëm të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.

Ditën e djeshme Aleanca ishte e pranishme edhe në Durrës, ku po ashtu mblodhi firmat e qytetarëve.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall, ndërsa po mbledh firmat për një peticion, teksa vijon me protestat edhe në Tiranë.

Ndahet nga jeta papritur ish-kryebashkiaku demokrat

Është ndarë parakohe nga jeta në moshën 63-vjeçari ish-kryabshkiaku i Rrëshenit dhe njëherësh ish-kryetar i Partisë Demokratike të Rrethit Mirditë, Preng Toma.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së Mirditë, Mark Ruçi i cili shkruan se Toma vuante nga një sèmundje e rèndë ku po kurohej në Itali. Toma ka mbajtur një sërë postesh në rang Rrethi si kryebashkiak, kryetar komune, drejtues i PD-së së rrethit etj.

Reagimi i plotë: Ndahet nga jeta ish-kryetari i Partise Demokratike MIRDITE PRENG TOMA. Pas nje sèmundje te rènde shuhet parakohe ne Itali, ish – drejtuesi i Deges se Partise Demokratike Mirdite dhe ish- kryetar i Komunese Kthelle dhe Bashkise Rreshen z Preng Toma, nen perkujdesjen e familjes tij, qe i sherbeu deri ne frymen e fundit te jetes se tij.

Preng Toma ka qene mesues i edukimit fizik per shume vite e njekohesisht trajner i suksesshem i ekipit legjende te volejbollit te Minatorit te Rreshenit.

Shume i votuar nga mirditoret pavaresisht bindjeve politike ne ballafafaqimet elektorale ne vendlindjen e tij Kthellen dhe ne Rreshen duke u mandatur si kryetar i njesive lokale respektive. Me vizion te qarte dhe me perkushtim dhe vecanerisht me nje árme te forte si askush, raportet shume te aferta me banoret respektive, ka justifikuar teresisht besimin, nepermjet ndryshimeve te rendesishme ne nivel lokal.

Eshte pikerisht raporti shume i afert, njerezor me mirditoret, qe e ben akoma me te ndjeshem dhimbjen e mirditoreve per humbjen e parakohshme te tij. Preng Toma ka qene gjithmone shume i votuar nga strukturat dhe ne disa here radhazi ka qene anetar i kryesise se Deges Partise Demokratike Mirdite dhe njekohesisht dhe kryetar i Deges per periudhen 2000- 2003, me arritje shume pozitive ne raundet elektorale.

Preng Toma mbetet jo vetem kontributore i rendesishem per PD, por dhe nje nder intelektualet potenciale te saj nder vite. Ne emer te demokrateve mirditore dhe jo vetem shprehim ngushellimet me te thella familjes, te afermve, miqve dhe shokeve te tij! Lamtumire miku dhe kolegu yne Preng Toma!

Sa turp të punësohesh nga një komunist, reagimi i Henze për Knutin: A je në kontakt me organizatat e drogës?

Emërimin si këshilltar i Gramoz Ruçit të Knut Fleckenstein, ka ngjallur reagime, mes tyre edhe nga këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Henze shkruan në Twitter se Fleckenstein duhet të tregojë sa e ka rrogën dhe për çfarë paguhet, dhe a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar.

“Fleckenstein gjithashtu duhet t’i tregojë publikut diçka për masën e pagës së tij, dhe për çfarë rroga paguhet, për të kaluarën ose të ardhmen. Mbi të gjitha, a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar apo po merr dëmshpërblim?

A është ai në kontakt me miqtë e industrisë apo me organizatat miqësore të drogës të Ramës? Ankesa? Në fakt, Brukseli merrej me dokumente konfidenciale të BE-së, si sigurohet konfidencialiteti?” shkran, Heinze.

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Çezar Ndreu, ish i përndjekur politik, anëtar i këshillit të federatës panshqiptare të Amerikës Vatra, i cili shkruan se është e turpshme që një politikan shqiptar të punësohet nga një ish-komunist shqiptar.

“Sa turp, një politikan gjerman punësohet nga një ish-komunist shqiptar, kur ka me mijëra shqiptarë që kanë emigruar jashtë për një vend pune. Komunistët arritën deri aty sa te punësonin edhe Ton Blerin anglez, wow, Albania look like El Dorados!

Ramën e poshtëron vetëm Aleanca e të Virtytshmeve

Vehap KOLA

Provokimi i Edi Rames me njoftimin per mosndryshimin e regjimit te levizjes per kete fundjave ishte shume i ndyre.

Sigurisht, ai gjen shesh ne hezitimin e drejtuesve te jetes fetare myslimane per t’ia bere fjalen dy dhe ben persheshin e tij te propagandes ne kurriz te ushtrimit te lire te fese ne sferen publike.

Ai e di shume mire se nese nuk do te terhiqej nga provokimi i tij satanik, me sixhade ne sheshin Skenderbej do te shihte edhe qindra te krishtere dhe ateiste.

Miq te krishtere me kane shkruar sot ne mengjes te gatshem per te dale ne shesh krah besimtareve myslimane per te garantuar ushtrimin e pacenuar te lirise se besimit.

Kete e konfirmojne edhe shume besimtare te tjere dhe deklarimet publike te qytetareve dhe aktivisteve.
I tmerruar nga kjo ALEANCE E VIRTYTIT perballe shtremberimit djallezor te te vertetes nga makineria e tij e propagandes, Edi Rama nuk kishte asnje shteg te mbetur vetem se te terhiqej me turp.

Lereni c’thote e c’genjen per te mbuluar bishtin nder shale ndersa ik si spitullaq.
Shashkat me shqup e me lalz jane po aq te verteta sa perbetimet e tij se s’ka dhunuar njeri tek Teatri.

Ne s’marrim as urdher as orientim nga partite per te mbrojtur me çdo çmim te drejten me themelore te besimit dhe praktikimit te fese.
Dhe sa here te provokosh, laku do te te shtrengohet me fort ne fyt.

“Wind of Change” që shoqëroi shembjen e regjimeve komuniste, prodhim i CIA-s?

Wind of Change – a qëndron CIA pas këngës hit të grupit Scorpions?
CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe “Wind of Change”, që shoqëroi shembjen e regjimeve komuniste në Evropë, prodhim i CIA-s?

Kënga “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Evropë. Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë. Një këngë që do të thotë shumë për miliona njerëz në mbarë botën.

Por prej vitesh qarkullon një teori e çuditshme se këtë këngë nuk e ka krijuar këngëtari i grupit Scorpions Klaus Meine, por CIA si armë e luftës psikologjike për të nxitur rininë e Evropës Lindore për të ngritur krye kundër regjimeve komuniste.

Buzë lumit Moskva apo në zyrat e CIA-s?

Klaus Meine thotë se ideja për këngën himn që shoqëroi kthesën në Evropën Lindore i kishte lindur tek ecte përgjatë lumit Moskva në Moskë drejt Parkut Gorki, kur papritmas një fllad erë të ftohtë i kishte fishkëllyer veshëve dhe i kishte krijuar idenë e melodisë.

Megjithatë gazetari Patrick Radden Keefe, që punon për revistën e njohur dhe serioze amerikane “New Yorker”, hulumtoi rreth dhjetë vjet për të nxjerr në dritë nëse ka ndonjë të vërtetë në historinë që kishte dëgjuar nga një ish-punonjës i CIA-s se kënga “Wind of Change” është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan.

Edhe pse në vështrim të parë kjo histori tingëllon absurde, ajo që e shtyu Radden Keefe të hulumtojë është fakti se CIA ka përdorur shpesh këngë dhe muzikantë si instrumente propagandistike gjatë Luftës së Ftohtë, si p.sh. Nina Simone apo Dizzy Gillespie.

Histori interesante për një film

Radden Keefe ka përgatitur një podcast të gjatë për hulumtimet, investigimet dhe intervistat që ka zhvilluar për autorësinë e “Wind of Change”, por në fund nuk arriti të gjejë prova se kjo këngë është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan.

Ndër të tjera ai mendon se thashethemet për këngën e grupit Scorpions mund të jenë përhapur nga rusët për të diskredituar “Erën e Ndryshimit”. “Gënjeshtra është një metodë që e përdorin shumë regjime për të kontrolluar popullsinë,” thotë Radden Keefe. “Ato krijojnë cinizëm dhe cinizmi krijon apati”.

Pas publikimit të podcastit nga gazetari Radden Keefe këngëtari i grupit Scropions Klaus Meine tha se kjo histori është e çuditshme se as në ëndrrat e veta më të fuqishme nuk mund ta kishte imagjinuar që kjo këngë mund të vendosej në ndonjë lidhje me CIA-n. Megjithatë sipas tij “edhe pse kemi të bëjmë me një thashethem të shpikur, historia është padyshim interesante dhe një ide e mirë për një film.”