28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Gjermania është zgjidhja e problemit

Auron DODI

Në fund të prillit (23.04.) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të parë ndihme prej 540 miliardë eurosh, për shtetet e goditura nga Covid-19. Meqenëse të gjithë qenë dakord se kjo shumë nuk mjafton, u vendos që të ngrihet një paketë e dytë, fondi i rindërtimit (ose instrumenti i rindërtimit, siç e duan francezët).

Ky fond e ka ndarë Evropën: në shtete të veriut, pjesërisht edhe të lindjes, përballë shteteve të jugut. Shtetet latine apo jugore, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkojnë grante për rindërtimin. Shtetet veriore përfytyrojnë që jugorët të ndihmohen vetëm me kredi. Me deklaratën e kancelares Merkel të hënën, Gjermania u shkëput nga qëndrimi i shteteve „kursimtare” të veriut të Evropës.

Gjermania ra dakord me Francën që fondi i rindërtimit të ketë vëllimin 500 miliardë euro. Dhe që t’u japë shteteve më të goditura grante, subvencione që nuk kthehen. Për këtë, Komisioni Evropian do të marrë, përmes emetimit të obligacioneve, para borxh në tregjet financiare.

Dhe sipas propozimit të më të mëdhenjve në BE, Gjermanisë dhe Francës, Komisioni do t’ua përcjellë paratë, për rreth tre vjet rresht, shteteve më të goditura nga Covid-19. Për këtë do të ngrejë programe të reja ndihme, ose do të rrisë shumat në programet ekzistuese të BE.

Komisioni Evropian do t’ua shlyejë borxhet tregjeve në një periudhë shumë të gjatë, p.sh. për 20 vjet. Shlyerja do të bëhet duke e rritur buxhetin e BE, shpenzimet për ta kthyer borxhin do të jenë shpenzime të reja të buxhetit. Ndaj disa vëzhgues thonë se pas disa vitesh shteteve të BE do t’u duhet të rrisin kontributet për BE. Një konstrukt teknik pak i vështirë.

Plani gjermano-francez i rindërtimit dhe kritikët e tij, nga Auron Dodi
Por është një hap historik i Gjermanisë në dobi të shteteve të jugut të BE. Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, siç është kriza e Covid-19, Gjermania vendosi për Bashkimin Evropian. Gjermania me kancelaren Merkel është zgjidhje e problemit. Gjermania dhe Franca janë të gatshme t’i futin shtetet e tyre në borxh, dhe duan të bindin edhe të tjerët, që (kryesisht) jugu i Evropës të mos shkëputet edhe më tej nga zhvillimi ekonomik i BE.

Është sakrificë e të gjithëve që shtetet jugore si Italia, me një borxh kombëtar që sipas parashikimeve mund të arrijë 130 përqind të Produktit Kombëtar Bruto (160 përqind të PKB e kishte Greqia në krizën e saj) të mos i afrohen falimentimit. Bashkimi Evropian futet në një krizë ekzistenciale nëse bëhen të pashlyeshme p.sh. borxhet e Italisë dhe Spanjës, duke i thelluar ato në rastin e Coronas. Kjo bën që kundërshtimet për grante në Evropë të formulohen me tone diplomatike.

Kriza e Covid-19 do të hyjë në histori si kriza më e madhe e deritashme ekonomike e Evropës. Krahas krizës shëndetësore. Megjithatë nuk është detyrë e lehtë të bindësh taksapaguesit e vendit tënd se po i fut më thellë në borxh në një kohë krize, ndoshta për një brez të tërë. Për të arritur miratimin e planit të rindërtimit, kancelares Merkel do t’i nevojitet e gjithë fuqia e saj.

Cilat janë shanset e zbatimit të planit gjermano-francez?

Të hënën kancelarja Angela Merkel e quajti me modesti dakordimin me Macronin, “një propozim”, një “ofertë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha se dakordimi midis Berlinit dhe Parisit ende nuk është sukses. Por pa të, çdo përgjigje evropiane mbetet një iluzion.

Këto nuk janë vetëm deklarata kortezie ndaj kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE, të cilët deklaruan se kalimi në vendimin për grante i gjeti papritur.

Fondi i rindërtimit mund të miratohet vetëm njëzëri, nga të 27 shtetet anëtare të BE dhe nga parlamentet e tyre. Kjo do të thotë se Merkeli dhe Macroni duhet t’i bindin të tjerët. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Asamblesë Nacionale franceze se po përgatitet për diskutime të vështira.

Ka kundërshtime nga disa shtete si për vëllimin e fondit, 500 miliardë euro, ashtu edhe për faktin që me obligacionet e KE hyjnë në borxh të gjitha shtetet, ndonëse e bëjnë këtë indirekt, përmes Bashkimit Evropian. Dhe megjithëse përgjegjësi ato do të mbajnë vetëm për borxhin e tyre, jo edhe për borxhin e të tjerëve, siç do të ishte rasti i Corona-bondeve.

Kundërshtarët e dakordimit gjermano-francez

Nga radhët e kritikëve në Gjermani, deri tani thuajse nuk ka protesta. Si sipërmarrës, ashtu edhe parti konservatore, si p.sh. deputetë të CSU-së në Bundestag, flasin për “një zgjidhje të jashtëzakonshme” që nuk do të përsëritet. Një votim në Bundestag, edhe nëse nxjerr ndonjë pengesë, ka pak gjasa që ta bllokojë këtë dakordim për Evropën.

Kancelari austriak Sebastian Kurz

Nga shtetet, grupi i parë që duhet bindur janë Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë “se kreditë janë rruga e duhur, jo grantet.” Ndërsa ministrja e Financave të Suedisë, Magdalena Andersson premtoi se “do të jemi partnerë konstruktivë në këtë diskutim”, por sheh pikëpyetje të mëdha, “kur merr hua për ta shpenzuar” dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve të BE.

Grupi tjetër janë shtetet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Këto shtete marrin fonde strukturore dhe agrare nga BE. Ato duket se do ta japin dakordimin vetëm po të mos preken fondet e tyre. Ose ndoshta po të mos përndiqen për shkak të shkeljeve të shtetit juridik, si Hungaria dhe Polonia.

Grupi i tretë, shtetet jugore, Italia dhe Spanja duan dyfishimin e shumës së fondit të rindërtimit: ata duan që vetëm fondi i rindërtimit, pa paketën e parë, të arrijë 1 bilion euro. Ndaj planin gjermano-francez ato thjesht e kanë përshëndetur se ecën në drejtimin e duhur. Por këto shtete janë në pozitat e marrësit.

Hapat për miratimin e fondit të rindërtimit

Variantin përfundimtar të planit të rindërtimit do ta vendosin kryetarët e shteteve e të qeverive të BE. Për shkak të kundërshtive mendohet se një dakordim i tyre më 18 qershor mund të arrihet vetëm në një takim të drejtpërdrejtë, jo më me videokonferencë.

Ish- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i tha DW se çdo shtet dhe parlament ka të drejtë dhe detyrë ta shqyrtojë propozimin gjermano-francez. Por ai shtoi se “më pëlqen të mendoj se përgjigjja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me planin gjerman dhe francez.”

Spanja hapet për turistët e huaj nga Korriku

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se vendi i tij do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik.

Qeveria spanjolle para disa javëve e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë, transmeton Gazeta Express.

Vitin e kaluar, Spanja u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz.

Ky shtet ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta të izolimit që nga 14 marsi, por ka filluar t’i largojë ato gradualisht. Megjithatë, Madridi dhe Barcelona kanë mbetur me më shumë kufizime shkaku i numrit më të madh të rasteve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, Spanja i ka regjistruar mbi 28 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe rreth 234 mijë të infektuar.

SHBA, sanksione ndaj Kinës: Mban më shumë se një milionë myslymanë në kampe përqëndrimi

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj nëntë kompani kineze sot për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane në rajonin Xinjiang, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Një institut shkencor i Ministrisë së Sigurisë Kineze dhe tetë kompani u futën në listën Uashingtonit, transmeton Telegrafi.

Teksti vazhdon tutje, se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin përfshirë edhe 28 kompani dhe organizata tregtare kineze në atë listë në tetor, duke i akuzuar ato se ishin të përfshirë në këto shkelje ndaj këtyre pakicave myslimane.

“Këto nëntë subjekte janë bashkëpunëtorë në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet e kryera gjatë fushatës së shtypjes, arrestimeve masive arbitrare, punës së detyruar dhe mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë kundër pakicës myslimane në rajonin autonom Xinjiang, Ujgure”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se ka dërguar më shumë se një milion anëtarë të kësaj pakice myslimane në “kampe përqendrimi” në atë rajon veriperëndimor të vendit.

Trump sfidon guvernatorët: Të hapen në fundjavë të gjitha objektet e kultit, ndryshe…

Donald Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në një deklaratë për medie.

“Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare”, shtoi presidenti. “Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë”, u shpreh presidenti.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim”, vazhdoi presidenti në konferencën për shtyp. Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë presidenti në këto rrethana.

Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim.

Berisha, thirrje besimtarëve: Nesër mbushni sheshet në lutjen e të Madhit Zot

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin nga kreu i Qeverisë, të faljes në sheshet e qyteteve, të Fitër Bajramit, festës më të madhe të besimtarëve myslimanë.

“Në një akt prej narkodiktatori ateist dhe në traditën e etërve të tij barbarë të urrejtjes së besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me një fjali në Fb kërkon të ndalojë faljen e Bajramit, festën e besimtarëve myslimanë që mbyll muajin e madhnueshëm të Ramazanit,” – shkruan Berisha në FB.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim diktatorial dhe atesit, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin.

U bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve, të udhëheqin me urdhër të Të Gjithfuqishmit, lutjen e besimtarëve dhe të mos i tradhëtojne ata si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të Sulltan Salep Surrelit që kërkon të dalë këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshëm,” ka përfunduar ish-kryeministri.

Komuniteti Myslyman: Namazi i Fitër Bajramit do të falet tek Pazari i Ri, xhamia e Kokonozëve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhamia, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi i plotë i KMSH

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit, ky besimtarët myslimanë kufizojnë ushqimin si një shenjë devotshmërie ndaj Zotit. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Vitet e shkuara, namazi është falur në sheshin “Skënderbej” por për shkak të pandemisë, një skenar i tillë duket i pamundur që të realizohet.

Paloka: Ka para për të paguar Knutin, por jo për një sallë për tryezën e reformës zgjedhore

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se, Edi Rama ka parë për të paguar Knutin, por jo për një sallë për tryezën.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se, Edi Rama përdor çdo justifikim banal për ta zvarritur Refornën Zgjedhore

Reagimi i plotë i Palokës

Çdo justifikim banal eshte i mire per Ramen, mjafton qe te zvarrise sa te mundet Reformen Zgjedhore.

Kerkesen e perfaqsuesve te opozites per te mbledhur tryezen te henen, Rama (nepermjet Gjiknurit) e ka kundershtuar me dy “argumente”, justifikime qesharake;

Ky qafir qe ne nje dite te shenjte per myslimanet , sic eshte festa e Fiter Bajramit, kerkon te tallet duke marre rolin e Padishahut qe ka ne dore ti lejoje ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hena eshte pushim dhe perfaqsuesit e tij nuk mund te privohen nga kjo “e drejte”…

E pas kesaj vjen dhe justifikimi tjeter, per pamundesine qe te paguajne per te marre nje salle ne Pallatin e Kongreseve!!!

Kane para per ti lidhur pension suplementar dhe Knutit qe “do na ndihmoje per integrimin” duke keshilluar Ruçin, po nuk kemi per Tryezen Zgjedhore qe eshte kusht i BE per integrimin.

Vazhdo zvarritu Edvin…

PD përshëndet vendimin e Presidentit për Porto Romanon: Koncesion antikushtetues për oligarkët e Ramës

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Rama ndaloi faljen në sheshe, reagon Berisha: Një akt prej narkodiktatori ateist! Kërkon të dalë mbi Zotin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi ndalimin nga Rama të faljes në sheshet e qyteteve të Fitër Bajramit, festës më të madhe të besimtarëve myslimanë. Berisha e ka konsideruar vendimin e Edi Ramës, “një akt prej narkodiktatori ateist” dhe i ka drejtuar një thirrje, krerëve të këtij besimi.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nje akt prej narkodiktatori ateist!

Miq, ne nje akt prej narkodiktatori atesit dhe ne traditen e eterve te tij barbar te urrejtjes se besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me nje fjali ne FB kerkon te ndaloje faljen e Bajramit, festen e besimtareve musliman qe mbyll muajin e madhnueshem te Ramazanit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim diktatorial dhe atesit, ju bej thirrje besimtareve musliman te mbushin neser sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ti luten te Madhit Zot dhe te falin Bajramin.

Ju bej thirrje te gjithe hoxhallareve te vendit, imameve, myftijve te udheheqin me urdher te te Gjithfuqishmit lutjen e besimtareve dhe te mos i tradhetojne ata si dhe te denojne qendrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial te Sulltan Salep Surrelit qe kerkon te dale kete dite te shenjte mbi Zotin e Madhnueshem! sb

Mjeku i njohur thirrje shqiptarëve: Lahuni në det! Argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët

Epidemiologu Ilir Alimehmeti vijon të japë këshilla në lidhje me koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar studimeve të fundit të Institutit Francez për Shkencat Oqeanike, Alimehmeti shkruan se nuk është gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe.

“IFREMER – Instituti Kombetar i Frances per Shkencat Oqeanike – nuk gjen gjurme te koronavirusit as ne ujin e detit dhe as ne molusqe. Qe ta kemi te qarte, DETI NUK E PERHAP KORONAVIRUSIN!

Pse molusqet jane te rendesishme ne studim? Sepse ushqehen permes filtrimit te ujit te detit. Ne ujerat detare derdhen ujerat e zeza qe permbajne virusin. Nese ky virus do te mbijetonte ne det, atehere prova behet pikerisht te molusqet qe sherbejne si akumulues biologjike!Forca miq! Lahuni ne det, argetohuni vete dhe lironi femijet!”, shkruan mjeku.