30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Mesazhi/ Kërcënohet Adi Krasta: Tani po të paralajmëroj, herë tjetër do të…

Gazetari Adi Krasta është kërcënuar ndërsa ka qenë vetë ai i cili mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “A-Show” publikoi mesazhin kërcënues të një personi që duket se jeton në SHBA.

Krasta lexoi mesazhin, duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndërsa në mesazh shkruhej se duhet të tregojë kujdes kur flet dhe se do t’i thyej kockat.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e radhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta.

Gazetari ka qenë një ndër mbrojtësit më të flaktë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Edi Rama nuk duhet të “largohet me votë”, ai duhet rrëzuar si qelbësirë

Nga Erl KODRA

Është e vështirë të përkufizohet ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri përgjatë 7 viteve të pushtetit të Edi Ramës. Ky individ pa asnjë vlerë intelektuale dhe morale, tejkaloi çdo fantazi thriller, duke kapur rekorde të padëgjuara më parë në historinë politike të vendit, që mund të krahasohen vetëm me regjimet kriminale të disa vendeve afrikane.

Sikur të kisha fuqinë e një prokurori të Republikës, ju siguroj se Edi Ramës do t’ia garantoja të paktën 25 vite burg vetëm për projektin mbarëkombëtar të kanabizimit të Shqipërisë. Provat e pakundërshtueshme gjenden në Zyrën e Presidentit të Republikës, në zyrat e Shërbimit Informativ, dhe në zyrën e Kryeministrit. Puna është se në Shqipëri nuk gjendet një PROKUROR, por vetëm disa qenie të mjera në shërbim të Kumbarit Edi Rama.

Për të tjerat është e tepërt të flasim, si përshembull vjedhjet dhe blerja e dy palë zgjedhjeve, qartësisht të provuara nga përgjimet aksidentale të prokurorisë shqiptare.

Nuk mund të bëhet politikë normale në Shtetin e Mafias.

Në këto kushte, ne nuk kemi pse denoncojmë më tej më regjimin; por duhet të mendojmë seriozisht si ta rrëzojmë atë. Edi Rama nuk duhet të “largohet me votë”, ai duhet rrëzuar si qelbësirë. Është miopi politike të shpresohet për rotacion normal pushteti me këtë killer serial, të provuar si hajdut dhe vrasës i demokracisë.

Për këto arsye qytetarët shqiptarë, në rradhë të parë njerëzit që ndjejnë një fije përgjegjësie para fateve të vendit, duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit; ata duhet t’i drejtojnë një pyetje të thjeshtë vetes së tyre:

A do të lejojnë që fëmijët e tyre të rriten në mbretërinë e terrorit që ka ngritur Edi Rama? Çfarë mund të jenë ata fëmijë nesër? Vrasës me pagesë? Hajdut dhe kriminel? Trafikantë heroine dhe kokanine? Gazetarë në ERTV? Inxhinier në Kullat e Tiranës? Aktorë në Teatrin e Portokallisë? Dealer droge në metropolet europiane? Apo punëtorë krahu në plantacionet e hashashit?!

A keni një përgjigje, o shqiptarë të mirë?!

Partia Demokratike ishte e vetmja shpresë për qytetarët. Për shumë arsye që mund të merren me mend, opozita shqiptare nuk mjafton. Nuk mjafton, edhe për shkak të disa rrethanave komplekse dhe brutale në të cilat është gjendur si rezultat i luftës politike të paprecedent; sepse Edi Rama ia ka dalë të ndërtojë një narrativë neveritëse kundër Partisë Demokratike.

Çfarë mund të jetë zgjidhja?

Atë mund t’a gjejmë vetëm brenda vetes tonë. Është e pafalshme që qytetari shqiptar të presë që Partia Demokratike të rrëzojë Edi Ramën me frymën e shenjtë. Qytetari nuk ka pse i bindet askujt, asnjë politikani, asnjë ambasadori, dhe asnjë polici, në momentin që i rrezikohet jeta, dinjiteti dhe e ardhmja.

Qytetarët, në rradhë të parë intelektualët nuk kanë pse presin nga Partia Demokratike, as nga LSI. Ata duhet të ndërtojnë partinë e tyre, në vend që t’i bëjnë opozitë – opozitës shqiptare. Në fund të fundit, do të ishte një mrekulli sikur të kishim edhe një alternativë më shumë.

Për një komb ka momente të atilla që vlejnë sa një epokë. Dikush mund të firmosë për shembjen e Teatrit Kombëtar, dikush tjetër mund t’i bëjë lavazh shurre pisllëqeve të Edi Ramës.

Burrat e vertetë e marrin rrezikun në sy dhe nuk tuten.

Dy listat në tryezën e Lulzim Bashës, çfarë do të bëjë kreu i opozitës kur të marrë drejtimin e qeverisë

Adriatik Lapaj: A e merrni përsipër ju një angazhim për të fshirë procedimet penale të protestuesve si kryetar i opozitës dhe si kryeministri i ardhshëm, pretendent?

Lulzim Basha: Zoti Lapaj ka disa dokumente të cilat nuk ndahen kurrë nga tavolina ime e punës, njëri prej tyre është lista e plotë e të gjithë aktivistëve të opozitës të dhunuar, të keqtrajtuar barbarisht dhe në mënyrë antiligjore për të drejtën e protestës gjatë gjithë protestave të opozitës gjatë këtyre 7 viteve. Dhe po kështu lista e të gjithë atyre të tjerëve qytetarë të thjeshtë, prindër, fëmijë, 18 vjeçar, 16 vjeçar, minorenë dhe aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë të cilët janë trajtuar barbarisht, me emër dhe me mbiemër, datat dhe hollësitë e ngjarjes.

Ajo që dua të them sot për ju në përgjigje të kësaj pyetje dhe për gjithë opinionin publik është se ka edhe një listë tjetër, që edhe ajo është e printuar në të bardhë me shkronja të zeza por unë e quaj ‘lista e zezë’, është lista e dhunuesve. E kam thënë edhe më përpara por me gjithë këto mizori që ndodhin këtu, me gjithë këto të keqe që ndodhin këtu edhe mund ta harrojmë kështu që nuk më vjen keq ta përsëris që : gjithsecili prej atyre që ka marrë pjesë në këto dhunime as nuk do të falet, as nuk do të harrohet.

Se puna e parë do të jetë me të vërtetë vënia para përgjegjësisë penale e majës së kupolës dhe kujtdo tjetër që është përfshirë në këto afera korruptive dhe kriminale. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, qeveria e dalë nga vota e lirë do ta nisë me këtë por vepra e dytë do të jetë jo thjesht amnistimi i luftëtarëve për liri, për të drejta, për kushtetutshmëri, për dinjitet njerëzor. Shumë pak kjo që kërkon nga unë nesër ti, por edhe ndëshkimi, por e përsëris edhe një herë, se pa i ndëshkuar ata krimi rrezikon të përsëritet. Dhe angazhimi im sot para shqiptarëve është që ky krim të mos përsëritet më kurrë nga asnjë qeveri, as e kuqe, as blu, as rozë, e asnjë ngjyre.

“Janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin”, Basha zbërthen biznesin e Ramës dhe Veliajt me krimin

Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe.

Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravizojmë rrugën përpara.

Pyetje: Si zoti Basha?

Lulzim Basha: Si të duan që të mos ketë një Ramë tjetër, një Veliaj tjetër, mos të ketë më një përqëndrim dhe një kapje të pushteteve që u shërben 5 vetave, që shteti të punojë për 5 veta, si tenderat i marrin 5 veta, që naftën dhe minierat ti marrin 5 veta, dhe e gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve të jenë skllevër të tyre, që të bëjnë ligje speciale në parlament për ta, që të ndryshohen taksa, divident e tarifa vetëm për ta. E gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët të jenë skllevër të tyre. Dhe skllavërimi nis tek vota.

Po t’u skllavërua vota, prit të skllavërohet gjithçka, skllavërohen dhe fëmijët dhe nuk ke zgjidhje pasta. Ose pranon skllavërimin dhe dhunimin siç u dhunuan fëmijët e shqiptarëve dje dhe pardje ose ikin e largohen. Nuk ka pse të jetë kështu, ky është një vend i bekuar, është një vend me mundësi të jashtëzakonshme, është një vend me njerëz të jashtëzakonshëm. Duhet të bëjmë një gjë dhe vetëm një gjë: duhet të gjejmë brenda shpirtit gjithë shqiptarët kurajon për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Teatrin 27 muaj, siç ka qëndruar dhe do të qëndrojë opozita në krah të tyre.

Basha citon gazetën austrike: Rama kreu një operacion hitlerian me Teatrin dhe protestuesit. Ndëshkim për Ramën dhe Veliajn…

Një nga gazetat austriake e ka krahasuar me veprimet e nazistëve. Dua të jem fare i qartë se kush ka përdorur një gjuhë të tillë në Europë kundër një kryeministri ballkanik, ‘Der Standard’ e ka krahasuar me dekretet e nazistëve, hitlerianëve, ka përdorur termin “operacioni natë dhe mjegull” që i referohet një dekreti të komandatit të Ëehrmacht të 12 shtator 1941, sipas të cilit instruksioneve të Hitlerit thuhej që “anëtarët e rezistencës në territoret e pushtuara në Francë, Belgjikë dhe Holandë, transferohen në Berlin të ekzekutohen pa gjyq ose të çohen ne kampe përqëndrimi”. Shikoni se çfarë termi ka zgjedhur një nga më të mëdhatë e Europës, dhe më prestigjiozet e botës gjermanike ‘Der Standard’ për t’iu referuar asaj që ka ndodhur.

Jam i bindur që në këtë pikë kalimi i kësaj vije të kuqe, ka sjellë dhe po sjell bashkimin më të madh të shqiptarëve dhe natyrisht na takon ne si opozitë bashkë me Aleancën për Teatrin, bashkë me pjesën e shëndoshë të shoqërisë civile, të elitës së mendjes e të shpirtit të shqiptarëve, t’i udhëheqim në këtë rrugëtim që siç e thashë nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm çlirim nga tirania, pa ndëshkuar tiraninë. Nuk mund të jetë thjeshtë çlirim nga Edi Rama pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar gjithë shërbëtorët e tyre nga i pari tek i fundit.

Është garancia e vetme që kjo mos të përsëritet kurrë se është viti 2020 dhe Shqipëria nuk meriton të sillet në qarqet e mbyllura të vorbullave ciklike. Ne kemi thirrur dhe ndjejmë një bashkim si asnjëherë edhe përtej vijave politike. Në protestën dje edhe tek teatri kishte edhe të majtë, edhe socialistë, edhe njerëz me bindjen thellësisht të majta por që na bashkon një dëshirë: për të pasur një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të dinjitetit njërzor dhe për këtë duhet t’i japim fund Shqipërisë jo të pakicës, por Shqipërisë së një dyzinë të ndyrë.

Aq janë, një dyzinë e ndyrë, shqiptarët nuk mund të punojnë për ata, shqiptarët nuk mund të rrethohen nga ata. Shqiptarët do ti rrethojnë dhe do ti asgjesojnë politikisht dhe moralisht. Ky është misioni im, ky është misioni i opozitës.

Basha: Është koha jo thjesht ta largojmë, por ta ndëshkojmë Ramën dhe shërbëtorët e tij

Edhe në media europiane edhe institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakort që ky është një çmin shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë.

Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me rradhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijësim dhe veprimn, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë.

Që siç e di fare mirë imazhi i bashkëatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkëatdhetarëve të mi të ndërshëm është nxirë dukë përfshirë në vendet ku ndodhesh ti (Hollandw) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie. Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën.

Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar.

Babëzia e rilindjes! Shfrytëzojnë pandeminë dhe tërmetin për të vjedhur me tenderimet

Nga Enkelejda RICA

Termeti i nentorit ka lene shenja të pa tjetersueshme në qytetin e Laçit.

Një nga keto shenja janë edhe shkollat e demtuara nga termeti.

Sot jane prishur dy shkolla të 9-vjeçares“Gjoke Elezi” .

Njëra prej tyre ishte në kushtet e parinkostruktimit dhe është parë e udhes të prishej. Por shkolla tjeter ishte funksionale dhe lehtesishte e rikonstruktueshme.

Ajo u prish me urdher të Kryetares së bashkise.

Pasi tenderimet sjellin benefite.

Pa pike turpi mbas shembjes jane futur punetore për të mbledhur hekurin dhe për ta shitur ate nen urdherin e bashkise.

Edhe në keto kohe të veshtira pandemie dhe post-termet rilindja dhe Kryetaria e bashkise së saj mendojne vetem si të vjedhin.

“Ka ardhur pika e kthesës”, Basha: Europa u bashkua në një zë për të dënuar krimin e Edi Ramës

Jam plotësisht dakord me dy konstatime që bëri Vincent van Gerven. E para që jemi në një pikë kthese që artikulli i Frankfurter Allgemeine Zeitung apo artikuj të tjerë që e kanë cilësuar si një krim moral ose si një veprim fashist, në rastin e Der Standard, që vjen era korrupsion, qëndrimeve të prera dhe të qarta të autoriteteve europiane Donald Tusk dhe komisioneri Varhelyi tek një njeri që ka lobuar shumë për çeljen e negociatave me BE që ka arritur madje të bindë edhe parlamentin holandez që të votojë hapjen në parim, sigurisht me 15 kushte, siç është doktor Whadepul i CDU-së.

Zëra nga e gjithë Europa janë bashkuar për të dënuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, krimin që ndodhi të dielën në mëngjes. Sigurisht krimi përbëhet me dy pjesë: përbëhet nga pjesa materiale e krimit që është shkatërrimi i një ndërtese me vlera historike, kulturore të çmuara për Shqipërinë, por tani e dinë edhe për Europën,

sepse ishte Europa Nostra ajo që e renditi ndër 7 monumentet që duhen mbrojtur në Europë dhe që madje filloi të siguronte dhe financimin për restaurimin e tij, kjo është pjesa materiale e krimit. Është një pjesë tjetër që ka galvanizuar këtë lloj reagimi të cilin për fat të keq dhe këtu është pjesa e dytë ku bie dakord me Vincentin, nuk e pamë kur u prishën shtëpitë e banorëve të unazës së re, të Shkozës apo në fund të bulevardit të ri.

Nuk e pamë kur u dhunuan dhe u përgjakën aktivistë, gazetarë, kur u mbyllën media kritike apo televizione kritike me qeverinë. Nuk e pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore, u kapën me presh në duar duke manipuluar votat e shqiptarëve, zgjedhjet e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk e pamë kur Shqipëria u kthye në hambar droge për të financuar kapjen e pushtetit, për të financuar kapjen e ekonomisë. Në këtë kuptim, kjo është pika e kthesës, kjo është vija e kuqe dhe shkon shumë përtej simbolikës së ndërtesës, e cila dua ta theksoj edhe një herë, do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë.

Dhe ata që morën pjesë në këtë krim në pjesën materiale të këtij krimi, nga i pari tek i fundit do të përballen me drejtësinë. Ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin në korrikun e vitit të kaluar dhe të cilit i qëndroj plotësisht me nderin tim, në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, dhe që është diçka që do ta bëjmë realitet.

Pyetje: Kjo është diçka, një kontratë me Aleancën…

Lulzim Basha: Kjo është një vijë e kuqe e kaluar dhe është një zgjim më së fundmi i shumë faktorëve të rëndësishëm. Por mbi të gjitha është një zgjim edhe i atyre që mund të kenë pasur iluzione apo kanë qenë të struktur në indiferencën e tyre personale për të kuptuar nga mënyra se si u trajtua Teatri, se si u trajtuan artistët, se si u trajtuan aktivistët, se si u trajtuan gazetarët, se si u trajtua media, se si u trajtuan qytetarët, nënat, vajzat e reja, se si u trajtuan edhe politikanë të opozitës që ishin aty në përpjekjen e tyre për të qëndruar bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit se pa një ndryshim radikal i njëjti fat mund të presë secilin prej tyre, i pret të gjithë ata.

Dhe ne e dimë që shkatërrimi i Teatrit është një vazhdimësi e shkatërrimesh që kanë ndodhur. Ky njeri, ky sistem që ai ka ngritur, kjo kakistrokraci, kjo ngritje në sistem e të keqes. E keqja ka fytyrën e Edi Ramës, ka emrin e Edi Ramës, sigurisht ka edhe tentakula sepse jam dakord një njëri i vetëm nuk e mban dot të gjithën, ka edhe tentakulat e saj. Ky sistem dhe ky njeri ka 7 vite që shkatërron dhe placket Shqipërinë, pasuritë publike, paratë e shqiptarëve, demokracinë, institucionet dhe të ardhmen tonë europiane.

Studenti Blendi Shahu flet për VOA një ditë pas prangave të policisë

Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, që policia arrestoi të dielën gjatë protestave spontane të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai është një artist i ri, student i pikturës në nivelin master, dhe bashkë me shoqërinë e kursit po përpiqen të organizojnë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre të parë.

Por shembja e Teatrit Kombëtar të dielën i tërhoqi studentët e arteve afër vendit të ngjarjes, ku shpejt e gjetën veten me fytyrë në asfalt dhe me prangat e policisë në duar.

23 vjeçari Blendi Shahu sapo festoi ditëlindjen me familjen në kushtet e karantinës pak ditë më parë.

Ai ka studiuar në Liceun Artistik për pikturë dhe pas mbarimit të nivelit Bachelor të studimeve në Universitetin e Arteve, tani është në vitin e parë master në degën e pikturës.

Blendi ka disa vite që krijon dhe përpiqet bashkë me shokët e kursit të organizojnë ekspozita të përbashkëta, si çdo artist në fillim të karrierës. Por të dielën ai u bë njëri nga të rinjtë që u arrestuan gjatë protestës.

“Dalja jonë atje te tubimi ishte pas lajmeve që pamë në mëngjes, se natën asnjë nuk e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Dolëm thjesht si qytetarë. Pamë atje shumë shokë të tjerë, që natyrisht do t’I mbështesnim. Ishte kauzë fiks për ne si student artesh, dhe jo vetëm për ne. Qëndrimi ynë aty ishte krejt paqësor. Madje ishim në momentet e fundit të protestës simbolike, dhe për pak minuta do të iknim vet, por policia erdhi dhe na largoi me forcë. Ne nuk e kundërshtuam me forcë policinë. Ishim të ulur paqësisht në rrugë për të shprehur simbolikisht një mendim tonin. Ka dhjetëra filmime që tregojnë se ne ishim aty krejt paqësorë”, tha ai.

Blendi refuzoi t’i tregonte para kameras shenjat e prangave që ia pamë nëpër kuçet e duarve, sepse tha që shokët e tij i kishin më keq plagët dhe gjurmët e ndërhyrjes së policisë.

Ai gjatë gjithë bisedës foli më shumë për shokët, që e pësuan më keq dhe janë ende në polici, si Burim Tafalica, se sa për veten. Blendi thotë se shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte një gabim.

“Unë vet personalisht nuk kam patur shumë mundësi të shkoj te Teatri dhe ta ndjek protestën bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Me aq sa kam patur mundësi i kam mbështetur ata moralisht, edhe në bisedat me miq e shokë, sigurisht. Ajo ishte një ndërtesë e vjetër e trashëgimisë kulturore. Çdo ndërtesë e hershme e trashëgimisë kulturore është e padrejtë të prishet. Shpresojmë të mos kemi më ngjarje të tilla” – thotë Blendi.

Studenti i arteve thotë se përveç shembjes së Teatrit Kombëtar i bëri shumë përshtypje ndërhyrja e policisë në orën 4 të mëngjesit ndaj Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, të gjithë artistë dhe njerëz paqësorë sipas tij.

“Une besoj se policia ka abuzuar me pozitën e vet në ato momente. Është një abuzim i policisë ndaj gjithë atyre protestuesve. Nuk besoj se atje ka pasur protestues jopaqësorë. Miqtë e mi që ishin aty asnjë nuk është jopaqësor. Ne jemi artistë, student të arteve”, thotë Blendi.

Ai shtoi se në atë tubim të pasdites afër parkut Rinia pjesa më e madhe ishin rreth 20 vjeçarë, dhe ndërhyrja e policisë nuk përputhej me sjelljet paqësore të studentëve.

Policët vetë, tha ai, ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se ne, por me gojë thonin gjëra të tjera e me duar bënin gjëra të tjera, ndërkohë që shtynin dhe prangosnin studentët.

“Shpresoj se të gjithë ne që po akuzohemi dhe do të dalim para gjykatës duhet të na ndihmojë dikush. Ne ishim aty për Teatrin dhe më shumë se Teatrin, ishim për kulturën. Nuk mund të lihemi pa mbështetje as unë që hetohem në gjendje të lirë as të tjerët që janë ende nëpër qeli. Dikush duhet të na ndihmojë” – tha Blendi Shahu.

Studenti i arteve thotë se artistët e kërkojnë famën përmes veprave të tyre dhe nuk ishte zgjedhja jonë, tha ai që pamjet e arrestimit tonë të bëheshin virale në internet.

Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit të dielën, policia ndaloi edhe grupe të rinjsh nën akuzat e tubimit të paligjshëm, kundërshtim me dhunë të policisë dhe bllokim rrugësh edhe në mesditë.

Aktivisti nga Kosova që i çorri maskën Ramës: Më i paedukati në trojet shqipfolëse. Frymëzohet nga Vuçiç

Debati i tij me kryeminsitrin Edi Rama, dje në T7, u bë viral në portale dhe rrjete sociale me qindra mijëra shikime dhe shpërndarje. Aktivisti nga Prishtina Rron Gjinovci ishte i ftuari i Adi Krastës këtë mbrëmje në “A-Show” në Syri TV ku rrëfeu indinjatën e tij pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“27 muaj qëndruat me mbrojt një teatër, nuk ka ndodhur kurrë në Ballkan. Ju mendoni se ne jemi para jush, se kemi një histori protestash, por ne po mësojmë prej jush. Faleminderit”.

Kështu e nisi intervistën e tij në Skype Gjinovci, i cili më pas tregoi atë çfarë ndodhi një mbrëmje më parë në “Pressing”-un e Leonard Kërqukit.

Sipas tij, qëllimi ishte që ti tregonte shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri se kryeministri Edi Rama është më i paedukati në trojet shqipfolëse.

“Unë isha në pozicionin juaj, unë isha në studio ai në skype dhe nuk doja ti ndërhyja. Si aktivist prej vitit 2011 në Kosovë jam arrestuar dhe sharë shumë herë. Doja të shihte publiku edhe kosovar edhe shqiptar, që Rama është njeriu më i paeduktatë në trojet ku flitet shqip. Nuk besoj se ka dyshime. Doja ti tregoja se vegël e oligarkëve është ia vetë”, tha Gjinovci.

Sa i përket dhunës së ushtruar mëngjesin e 17 Majit, Gjinovci e gjen frymëzimin e Ramës te Aleksander Vuçiç.

“E ka te miqësia me Vuçiçin që ka qenë ministër i propagandës së Milloshevicit. Këto metoda i ka përdorur vetëm Millosheviçi. Shumë është shoqëruar me të kohët e fundit me të, ka mësuar metoda prej tij, Këto janë pamje të tmerrshme”, tha aktivisti.

“Ata na urrejnë ne, se ne themi të vërtetën për ta. Sa herë që ne themi të vërtetën atyre iu ikën maska dhe skanë tejtër veçse të na urrejnë. Qytetarët në Shqipëri nuk do të tërhiqen. Energjia që përjetova nga protesta dje është një energji që nuk ndalet. Unë mezi pres të hapen kufijtë dhe ti bashkohem”, shtoi Rron Gjinovci.