26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Nuk ka vend për dëshpërim, por për qëndresë deri në shporrjen e së keqes!

Nga Ilir ALLKJA

Miq nuk ka vend për dëshpërim, por për qëndresë deri në shporrjen e së keqes!

Ne mund ta rindërtojmë përsëri teatrin ashtu siç ishte!

Unë jam njohës i historisë së Bibliotekës Kombëtare të Sarajevës e cila u projektua nga arkitekti çek Karel Pařík në vitin 1891, u ndërtua nga austro-hungarezët dhe u hap për publikun në 9 maj 2014.

Gjatë luftës serbët e shkatërruan plotësisht godinën e Bibliotekës Kombëtare më 25 gusht 1992, ndërsa ne shqiptarëve, na e shkatërroi Teatrin Kombëtar partia socialiste në pushtet, e cila për mua tashmë është një parti terroristte.

Rindërtimi i saj filloi më 1996-1997 (financuar nga një donacion i republikës së Austrisë),dhe në vitet 2000-2004 (financuar nga një donacion i Komisionit Europjan), nga qyteti i Barcelonës e të tjerë. Bibliotka Kombëtare e Sarajevës u përfundua në vitin 2012, në mënyrë identike siç u projektua e ndërtua në vitin 1891.

Europa Nostra financon rindërtimin e Teatrit Kobëtar!

Ne thjeshtë duhet të shporrim sa më parë kryeminstrin e dalë duarsh dhe bandën e tij të talebanëve, në mënyrë që të pengojmë planet e tij ogurzeza për të ndërtuar çmendurira në truallin e Teatrit!

Të mos lejojmë edhe një vit të dalurin mendsh në qeversjen e vendit!

Të luftojmë fort për dinjitetin, lirinë por edhe identitetin tonë kombëtar!

E ardhmja e vendit tonë duhet të jetë një shtet i së drejtës ku cilido që ka shkatërruar, vjedhur, plaçkitur të shkojë pas hekurave!

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë Maksim Cikuli

Jam i tronditur nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të mjekut, profesorit, politikanit, dhe mikut tim të çmuar, Maks Cikuli. Ngushëllimet e mia më të ndjera Zanës, Julianit dhe Sarës për humbjen e bashkëshortit dhe babait të tyre të dashur. Me mendje e zemër gjendem sot pranë tyre dhe gjithë miqve të Maksit në këtë ditë zie.

Profesor Cikuli e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të shëndetit të njerëzve, si mjek, si profesor, si deputet dhe si ministër i shëndetësisë.

Ai ishte një nga reformatorët e spikatur që e udhëhoqën Shqipërinë në rrugën e çlirimit nga diktatura komuniste drejt ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë. Dy herë ministër Shëndetësie, në vitet 1994-1998 e 2005-2008, profesor Cikuli kontribuoi në tranzicionin e sistemit të shëndetësisë dhe mbështeti investimet e mëdha në ndërtimin e sallave bashkëkohore kirurgjikale dhe sistemit të spitaleve rajonale.

Maks Cikuli spikat si model i urtësisë politike dhe angazhimit inetelektul duke u dalluar në jetën parlamentare të vendit për kultivimin e dialogut dhe debatit civil si dhe mbrojtjen e pakompromis të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Partia Demokratike është e nderuar që ka patur në radhët e veta njërin nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri, simbol të angazhimit shoqëror, të profesionalizmit, të dijes dhe të humanzimit.

Në këtë ditë zije kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, qytetaria kujton me repektin më të madh modelin e intelektualit, shoqëria jonë nderon humanistin e pashoq, demokratët njërin nga përfaqësuesit e tyre të shquar dhe unë një mik të çmuar e të paharrueshëm. U prehtë në paqe!

Për ty që më sheh nga shtëpia…

Nga Elona CASLLI

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty, dua të t’i them dy fjalë.

E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë. Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi.

E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar , mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi . E mendoj edhe unë.

E di se brenda mendjes sate vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend. Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time.

E di se shpeshherë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket.

E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh , të vraposh dhe madje edhe të dashurosh , e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjien e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.

Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndierë keq?!

Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë.

Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket.

E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.

Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?!

Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër.

Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde.

Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës. Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi ,por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet:

Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria u përket të gjithë Shqiptarëve.

Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.

Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër.

Të pres sonte pranë pedonales në orën 16.30.

Video/ Shikoni si u sulmua nga barbarët arkitekti i ri vetëm pse nuk donte të shembej Teatri

Njëri nga aktivistët që ra pre e dhunës shtazarake të barbarëve të veshur me uniformë policie ishte edhe arkitekti i ri, Mend Zavalani.

Mendi nuk kishte bërë asnjë faj, dhe krim as që bëhet fjalë të kryej ndonjë artist, por e vetmjja gjë ishte pse nuk dëshironte që të shembej Teatri Kombëtar.

Ai ishte përkrah artistëve në mbrojtje të Teatrit, por u përball me barbarët dhe ata e morën zvarrë dhe e qëlluan si shtazë duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë dhe në të gjithë trupin.

Reagimi i arkitektit Mend Zavalani në Facebook

Pamje te renda…
Nata e mbremshme do te ishte hera e pare dhe e vetme qe do te qendroja gjate gjithe nates ne mbeshtetje te Teatrit Kombetar. Videon munda ta filmoj pak sekonda pas nisjes se bastisjes se dhunshme qe bene forcat speciale me maska dhe mbase arme.

Ora shenonte 4:30 dhe kishin ngelur shume pak mbeshtetes te kauzes te shperndare ne shesh, ndersa disa te tjere po pushonin ne erresire brenda. Trupat e maskuara erdhen me terror duke terhequr me dhune e shtyre te pranishmit.

Ne nje moment pas videos ata u versulen mbi ne ne mes te sheshit te teatrit, duke qene ne numer kaq me te madh, saqe vete une kam marre shume goditje te forta dhe te njepasnjeshme ne koke dhe ne fytyre nga disa persona, duke me rrezuar e thyer syzet. Goditjet ishin aq te vazhdueshme saqe me kerrusen dhe ndieja vetem koken te mpire dhe dhimbje ne brinje dhe qafe.

Nje grusht i forte ne syrin e majte me erresoi shikimin dhe nga veshi i djathte gjaku me rridhte deri ne xhup, teksa trupat policore me terhiqnin drejt makines se tyre.

Kur arritem ne rajon, artisti Pleurad Xhafa, qe i kishin nxjerre kaviljen dhe kaluam bashke deri ne paraburgim, me beri nje foto te veshit te gjakosur. Munda t’u bej nje telefonate edhe babait e mamase, Kozeta Zavalani, para se te me sekuestronin celularin.

Falenderoj oficeret e policise te rajonit nr. 3 qe kane treguar integritet dhe nder te tjera nuk kane prekur celularin tim.

Ndërsa nëna e tij, gazetarja e njohir Kozeta Zavalani shprehet se ka kaluar orë tmerri dhe ankth të paparë për djalin e saj.

Ja çfarë shkruan nënë e tij, gazetarja Kozeta Zavalani

Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, që mban emrin e paraardhësit e patriotit Menduh Zavalani, e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…Tani është I traumatizuar, me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qendruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës i tubimeve të paligjshme…arkitekti që nuk donte veçse të mbronte një vlerë kombëtare!

Gepostet von Mend Zavalani am Sonntag, 17. Mai 2020

Vasili publikon videon: Askush nuk do t’i falë kurrë veprimet e tyre prej kafshësh

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, publikoi në “Facebook” videon që tregon momentin kur policia shoqëron në komsariat ish-deputeten e LSI, Silva Caka, duke thënë se efektivët po dhunojnë një grua të re, një nën, një juriste dhe një deputete.

Sipas Vasilit, të gjithë ata që dhunojnë, policë me uniformë qofshin apo cuba policie civile, janë tashmë të evidentuar qartë, pasi janë fotografuar e filmuar, sipas tij, në të gjitha veprimet e tyre prej kafshësh.

Mesazhi i Vasilit

Betim!!! Te gjithe keta qe dhunojne police me uniforme qofshin apo cuba policie civile jane tashme te evidentuar qarte. (VIDEO).

Keta po dhunojne Silva Caken nje grua te re, nje nene te dy femijve, nje juriste, nje deputete qe ka lene mandatin per te qene nje qytetare e thjeshte e per te protestuar kunder vandaleve dhe horrave te qeverise qe shemben teatrin.

Jane fotografuar e filmuar qarte ne te gjitha veprimet e tyre prej kafshesh.

Ate qe po bejne ta presin shume me keq se aq.

Askush nuk do ti fale kurre dhe ne asnje menyre.

Ky eshte Betim!!!!

Policia që nuk duam!!

Gepostet von SHQIPERIA IME am Sonntag, 17. Mai 2020

Kryebashkiakja e Shkodrës: Sot është detyrë e çdo shqiptari të japë kontributin për demokracinë!

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka bërë thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari shqiptar, se është detyrë të japë kontributin e tij për Shqipërinë sot, për të protestuar për dhunimin e demokracisë.

Reagimi i plotë

Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira! Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër! Është çështje e demokracisë që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!

Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!

Shembja e Teatrit/ Noka: Përgjigjja ndaj barbarëve do të jetë popullore dhe e pandalshme!

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka shprehur zemërimin e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në mesazhin e tij në Facebook, Noka përdori fjalët barbari dhe bisha dhe i qëndroi fort bindjes se “përgjgija do të jetë popullore dhe e pandalshme”.

“Ishte dita e barbarëve. Barbarët u lëshuan si bisha mbi një godinë simbol historik i kulturës siç ishte Teatri Kombëtar.

Shqiptarët patën mundësi të shohin që nuk ka më një qeveri por një regjim. Një regjim që legalizon drogën e shkatërron themelet e kulturë. Regjimi do të marrë përgjigjen që meriton t’i jepet një regjimi.

Dhe përgjigjja do të jetë popullore dhe e pandalshme. Me regjimet nuk ka rrugë tjetër”, shkruan Noka teksa ka publikuar pamjet nga shembja e godinës dhe protesta që e pasoi atë.

Pa kthim! Kjo është kauza e reagimit qytetar…

Nga Bujar NISHANI

Krerët e partive opozitare kanë marrë vendimin politik të organizimit të protestave.

Vendimi më i drejtë që kanë marrë.

MOTO e kësaj proteste duhet të jetë ;

“PA KTHIM” !

Kauza e reagimit qytetar sot është më sublimja.

U prish dhunshëm një monument i trashëgimisë kulturore,

U asgjesua çdo ligj, garanci kushtetuese e gjyqësore ,

U denigrua ndjeshmëria e shumicës dërrmuese të qytetarëve të kryeqytetit,

U rrahën barbarisht artistët dhe shoqëria civile,

Shteti ka rënë, kanë mbetur vetëm qytetarët.

Përtej çdo debati për temat më të mprehta sociale dhe ekonomike, shqiptarët janë në rrezik madhor të ekzistencës së çdo elementi të jetës së tyre personale dhe familjare.

Tashmë është rasti që populli opozitar të tregoi që është më i fortë se mafia.

Mafia pasi ka kapur shtetin tashmë tenton të shkelë dhe popullin.

Kjo nuk mundet të ndodhë dot !

Ndaj kauza e betejës së popullit kundër mafias me pushtet është “pa kthim”.

Duhet të jetë pa kthim që të kthehet ligji, të kthehet Kushtetuta, të kthehet shteti, të kthehet teatri, që shqiptarët të vetëmbrohen !

Ndaj, PA KTHIM !

Shembja e Teatrit/ Artistja e përlotur: Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni

Dje pushteti i vendosi kazmën godinës së Teatrit Kombëtar, një godinë historike dhe me shumë vlera.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” Ermira Gjata aktore, pedagoge në Universitetin e Arteve ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Një moment i fotografuar gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar është edhe fotoja e aktores që tregon dhimbjen, pamundësinë, pafuqinë për të mbrojtur një “Tempull të shenjtë” siç edhe vetë Ermira Gjata e përshkruan.

E emocionuar dhe me një dridhje të zërit Gjata u shpreh se me atë vendim ditën e djeshme janë shembur rrënjët e identitetit.

“Kur pashë që fadroma po shembte Teatrin edhe tani kur e kujtoj emocionohem. Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr? Atyre që duan të bëhen aktorë? Edhe pse ata e dinë që në këtë Shqipëri është e vështirë të bëhesh aktor dhe pavarësisht kësaj kanë zgjedhur të ndjekin këtë rrugë.

Atyre që u kam thënë që është tempull më i shenjtë i aktorëve, ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar, një kulturë e trashëguar prej 70 –vjetësh.

Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni dhe nuk duan tja dinë fare. Akoma shpresoj se mund ta rikonstrukturojnë”, u shpreh Gjata.

5 milionë euro drogë nga Shqipëria kapen ne Brindizi

Trafiku i drogës nga Shqipëri drejt Italisë vazhdon edhe në këto ditë pandemie. Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindizit.

Atij i janë sekuestruar 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.

Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojes bregdetare të Brindizit.

Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme.
Vlera e drogës përllogaritej në 5 milonë euro.