19.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Reagimi i fortë i Berishës: Molotovi në Xhami si armët në Kishë të etërve barbarë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reguar pas publikimit të lajmit nga mediat e oborrit, sipas të cilit, “në ambjentet e Xhamisë së Namazgjasë pranë Parlamentit janë gjetur dy shishe molotovë”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e krahason ngjarjen me inskenimet komuniste në kishat e vendit.

Sipas tij, veprimi është kryer nga vetë qeveria për të fajësuar më pas opozitën.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Molotovi ne Xhami si armet ne Kishe te eterve barbare!

Miq, sonte Edvin Kristaq Xhelati perserit aktin e gjysem shekulli me pare te eterve te tij mizor, te cilet futen fshehtas arme ne kishe per te akuzuar kleriket se po pregatisnin kryengritje.

Sonte ai hodhi shishe Molotov ne Xhami per te mashtruar besimtaret se e hodhi opozita! Policia sekrete e Enver Hoxhes ne veprim.

Molotovi ne Xhamine e Namasgjas si armet ne Kishen ne Shkoder te eterve barbare!Miq, sonte Edvin Kristaq Xhelati perserit aktin e gjysem shekulli me pare te eterve te tij mizor, te cilet futen fshehtas arme ne kishe per te akuzuar kleriket se po pregatisnin kryengritje. Sonte ai hodhi shishe Molotov ne Xhami per te mashtruar besimtaret se e hodhi opozita! Policia sekrete e Enver Hoxhes ne veprim. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 17. Mai 2020

Ndahet nga jeta i mjeku i njohur, Maksim Cikuli

Është ndarë sot nga jeta, i mirënjohuri Prof.Dr. Maksim Cikuli, në moshën 68-vjeçare. Cikuli ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka lënë gjurmë në mjekësinë dhe në politikë shqiptare.

Në karrierën politike, që nga viti 1994 e në vitet në vijim ka qënë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

Maksim Cikuli lindi në Korçë më 7 janar të vitit 1952, është politikan shqiptar, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”. Zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shfrytëzon gjerësisht literaturën në këto gjuhë.

Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1984 e në vazhdim është pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore. Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.

Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.

Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.

Këta janë 35 këshilltarët firmëtarë për shembjen e Teatrit. Asnjë nga Tirana, të gjithë me nga 4-5 paga

35 këshilltarët firmëtarë për shkatërrimin e Teatrit. Të gjithë të zhytur deri në fyt. 🤮🤮🤮

Asnjë nuk është nga Tirana, por të gjithë marrin nga 3 paga e deri në5 paga në muaj. Paga në Bashki, në ministri dhe në borde.

Spikat pastori trendy Gogu dhe ajo që s’e di ku ka fjet mbrëmë.
……………….
Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.

Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.

Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.

Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.

Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.

Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.

Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.

Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.

Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.

Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.

Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.

Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.

Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.

Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.

Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.

Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.

Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.

Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.

Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.

Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.

Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,

Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.

Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti

Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.

Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.

Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.

Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.

Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.

Basha: Bashkohemi nesër me protestën e artistëve, betejë kundër tiranisë

Kryetari i opozitës, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër në ora 16.30 në protestën e thërritur nga artistët. Basha deklaroi se kjo do të jetë një betejë kundër tiranisë.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një komunikimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë, ka bërë me dije se janë ndarë detyrat për pjesmarrje sa më masive të qytetarëve shqiptarë në protestën e nesërme në orën 16:30.

“Sot aleanca për mbrojtjen ka shpallur protestë për nesër në 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të protestuesve. Në mbledhjen e sotme është kërkuar pjesmarrje masive e qytertarëve në protestën mbarëkombëtare, që nesër të jemi sa më shumë në mbështetje të artistëve kundër këtij krimi makabër në shkelje flagrante të Kushtetuës dhe të ligjit.

Një protestë jo vetëm pas shembjes së Teatrit por kundër mjerimit ekonomik si pasojë e të keqes më të madhe të vendit që është Edi Rama. Sot janë ndarë detyrat për të siguruar pjesmarrje sa më të madhe”, tha Basha

Avokati i Popullit për shembjen e Teatrit: Policia rrezikoi jetën e njerëzve

Avokati i Popullit ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me zhvillimet e sotme në protestën para Teatrit Kombëtar, pas prishjes së godinës. “Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e shënuara qysh prej orëve të para të mëngjesit ditën e sotme në Teatrin Kombëtar dhe protestave në orët në vijim.”- thuhet në deklaratë, ndërsa referuar dëshmive të mbledhura në terren është konstatuar se shembja ka nisur kur në godinë kishte ende qytetarë të grupimit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, çka kishte vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Deklarata e plotë:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e shënuara qysh prej orëve të para të mëngjesit ditën e sotme në Teatrin Kombëtar dhe protestave në orët në vijim.

Dy ditë më parë institucioni ynë ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Aleancës për Teatrin në lidhje me aspekte të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave dhe më pas të Këshillit Bashkiak të Tiranës përsa ato mund të cënojnë të drejtat e njeriut.

Ditën e sotme institucioni ynë ka ndjekur edhe situatën në terren.

Sot në datën 17.05.2020, u vumë në dijeni nga media se rreth orës 04:30, forca të shumta të Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë të mbështetura nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë në godinën e Teatrit Kombëtar. Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë brenda godinës dhe kanë shoqëruar me forcë në organet e Policisë, disa nga shtetasit që ndodheshin aty. Gjithashtu nga media u njoftuam se punonjësit e Policisë se Shtetit kishin bërë edhe shoqërime të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët kishin shkuar në vendngjarje pasi filloi prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas këtyre informacioneve për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, në ushtrim të mandatit tonë si mbrojtës së të drejtave të personave të ndaluar e shoqëruar dhe trajtimin e tyre përsa nën mbikqyrje policore, Avokatja e Popullit organizoi punën për të vizituar të gjitha Komisariatet e Policisë së Tiranës, Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vizita të cilat u kryen prej orës 9:30 deri në orën 14:00.

Në secilin komisariat u këqyren regjistrat dhe u takuan të shoqëruarit e pranishëm gjatë vizitës si dhe u morën shpjegime të hollësishme prej tyre.

Prej personave të shoqëruar nuk u pretenduan kryerje e veprime të dhunshme brenda ndërtesave të Komisariateve, por kishte ankesa në lidhje me dhunë fizike e psikologjike të ushtruar gjatë kapjes së tyre dhe rrugës për në Komisariatet e Policisë dhe disa persona kishin shenja dhune.

Rezultoi se ishin shoqëruar edhe disa gazetarë dhe shoqërimi i tyre gjatë kryerjes së detyrës është tërësisht i pajustifikuar. Avokati i Popullit do të hetojë e verifkojë me shumë kujdes çdo pretendim për tejkalim të forcës apo akte të dhunshme ndaj qytetarëve dhe personave të shoqëruar e do të dalë me konkluzionet përkatëse për çdo rast dhe kërkon si nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë por edhe nga ana e Prokurisë të Tiranës që këto raste të trajtohen në përputhje me rekomandimet e dhëna nga CPT (Komiteti për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Europës) në raportin e bërë për Shqipërinë e të publikuar në shtator 2019.

Po kështu nga verifikimet tona rezultoi se disa shtetas, për shkak të dëmtimeve që kishin marrë, ishin dërguar për mjekim të specializuar në institucione spitalore. Nuk pati ankesa për vonesë në lidhje me dhënien e ndihmës mjeksore brenda një kohe të përshtatshme.

Nga të shoqëruarit nëpër Komisariate u informuam se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar kishte nisur kur në godinë kishte ende qytetarë të grupimit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, çka kishte vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Në lidhje me këtë çështje është duke u kryer një hetim i plotë për të verifikuar kushtet konkrete në të cilat është vepruar.

Nga këqyrja e dokumentacionit përkatës nëpër Komisariate, si dhe biseda me punonjës të policisë, u vunë re paqartësi në lidhje me momentin e shoqërimit të një pjese të shtetasve për në Komisariate. Më konkretisht gjatë komunikimit me shtetasit e ndaluar por edhe informacion nga punonjësit e Policisë së Shtetit, u informuam se fillimisht një pjesë e tyre ishin dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe pasi ishin futur në mjedisin e shoqërimit, ku iu ishin marrë gjeneralitetet dhe sendet personale, ishin shpërndarë në komisariate të tjera. Avokati i Popullit konstatoi se personave nuk u komunikohej karta e të drejtave dhe as nuk ishin të afishuara në vënde të dukshme e lehtësisht të verifikueshme për të shoqëruarit/ndaluarit të drejtat e tyre proceduriale dhe për më tepër këto të drejta për disa prej tyre ishin mohuar. Personat e shoqëruar janë ndjekur përgjithësisht administrativisht për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe pasi janë bërë veprimet janë lënë të lirë.

Nisur nga sa më sipër, si dhe mosperputhja e orarit në raportet e shërbimit hartuar gjatë ndalimit të këtyre shtetasve dhe këqyrjes së orarit të hyrjes së tyre nëpër komisariate, Avokati i Popullit i ka kërkuar sot zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vënien në dispozicion të dokumentave shtesë.

Gjatë vizitave në Komisariate grupet e punës të institucionit tonë, konstatuan se si kushtet e punës brenda komisariateve ashtu edhe pajisja e punonjësve me pajisje mbrojtëse nuk ishte në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Asnjë prej të shoqëruarve nuk ishte i pajisur me maska dhe doreza dhe nuk kishte në dispozicion sende për të siguruar higjienën personale. Në Komisariatin nr.1 Tiranë, kushtet higjieno-sanitare brenda godinës ishin mjaft të këqija dhe gjendja e dhomave të shoqërimit dhe të sigurisë nuk garantonte asnjë kusht minimal higjienik qoftë për situatë normale dhe aq më pak situatën me masa të shtuara për shkak të gjendjes së sëmundjes infektive. Personat e shoqëruar në këtë komisariat i gjetëm në korridore në një tentativë për të siguruar një lloj distancimi social, por sigurisht i pamjaftueshëm.

Punonjësit e Policisë ishin pjesërisht të pajisur me maska por të gjithë ishin pa doreza. Në komisiariatin 4 kushtet higjieno-sanitare ishin më të mira dhe ambientet e brendshme rezultonin të pastra, por masa të tjera si dezinfektantë apo doreza nuk kishte dhe vetëm një numër shumë i vogël punonjësish ishin të pajisur me maska.

Në asnjë rast nuk është garantuar detyrimi i qëndrimit të personave në ambiente të mbyllura 2 metra larg njëri tjetrit pasi numri relativisht i lartë i të shoqeruarve nuk e lejonte një gjë të tillë. Rezuton pra se shoqërimi i këtyre personave në tërësi si në momentin e kapjes dhe shoqërimin në komisariate por edhe brenda tyre nuk garantonte sigurinë e tyre shëndetësore në kuadër të kushteve të pandemisë dhe i ka ekspozuar ata ndaj rrezikut të infektimit nga sëmundja vdekjeprurëse.

Avokati i Popullit ngre ndërkohë shqetësimin se masat e vendosura në mënyrë energjike për kufizimin e lëvizjes dhe të grumbullimit të qytetarëve në kushtet e pandemisë globale janë shpërfillur në këtë rast në mënyrë të hapur nga institucionet e Inspektoratit të Ndërtimit dhe të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që e gjithë veprimtaria ekonomike dhe administrative në vend është mbyllur dhe limituar si masë mbrojtëse ndaj Coronavirusit, mbetet e pakuptueshme për institucionin tonë kriteri që është ndjekur për t’i përjashtuar specifikisht këto dy institucione nga ky kufizim dhe lejimi që ato të kryejnë operacione që implikojnë pjesëmarrjen e një numri të madh punonjësish në të njëjtin vend përsa grumbullimet masive janë rreptësisht të ndaluara

Avokati i Popullit ndërkohë gjen rastin të bëjë thirrje në mënyrë të përsëritur për respektim të parimit të proporcionalitetit në ndërhyrjet e policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat në asnjë rast e në asnjë mënyrë nuk duhet ta përdorin pretekstin e kufizimeve të Covid-19 (të cilat për më tepër nuk respektohen nga vetë ato), si arsye për shtypjen e të drejtës civile për tubim paqësor.