15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Qindra qytetarë vërshojnë drejt Teatrit, Rama nxjerr policinë për të bllokuar rrugët

Prej orës 08.00 të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë, protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministria e Llesh kimikut ka marrë masat që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt kryeqytetit.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan – “Tyneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur izolimin nga koronavirusi për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe demokracinë në vend.

Basha: Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë. Pa shporrur atë, nuk do ketë as ligj, as demokraci

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar me urdhër të Edi Ramës. Basha shprehet se, me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë

Reagimi plotë i kryetarit Basha

Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë.

Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë!

Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet.

Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë.

Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 17. Mai 2020

Përlotet aktori i njohur: Këta janë hiena, të vrasin natën dhe të qajnë ditën…

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj i përlotur për prishjen e Teatrit Kombëtar shprehet se tashmë Shqipëria është në diktaturë.

‘Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit.

Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.

Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi, që kanë qëndruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, tha ai.

Shpërthen revolta/ Përplasje me diktaturën te Teatri, disa të plagosur dhe të arrestuar

Përplasje të forta mes policisë dhe qytetarëve pranë Teatrit Kombëtar. Qytetarët kanë hequr barrierat dhe janë konfliktuar me policët.

Kordoni është çarë dhe FNSH-ja ka përdorur forcën për të mos lejuar qytetarët të ecin më tej. Raportohet se ka disa persona të lënduar dhe të arrestuar nga policia.

Europa Nostra: Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë!

Organizata Europa Nostra, që e kishte shpallur monument të mbrojtur kulture Teatrin Kombëtar, reagoi me një mesazh pas shembjes së godinës.

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë.

Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë.

Herët këtë mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur”, thuhet në mesazh.

Europa Nostra e kishte shpallur Teatrin Kombëtar mes 7 godinave të rrezikuara në Europë dhe kishte ofruar fondet për restaurimin.

Mjeku i njohur reagon ashpër kundër shembjes së Teatrit: Është Sovrani ai që e vendos për…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka kritikuar qeverinë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, teksa thotë se vendi ka akoma nëpër këmbë Covidin, dhe nuk kishte asnjë arsye për këtë nxitim.

Postimi i Kalos

17.05.2020…Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotëshme” të quajtur COVID-19?….

MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vëndet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….Zgjidhja ime NUKU është marë parasyh….Zgjidhja “tënde” NUKU i pëlqen të gjithve që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!

Video/ Berisha: Barbaria kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit si genocidi fetar i vitit 1967!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për shembjene Teatrit Kombëtar. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama ngjan në këtë drejtim me Enver Hoxhën.

“Një barbari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit që të kujton genocidin fetar kulturor të Enver Hoxhës të vitit 1967!”, shkruan Berisha.

Nje barabari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit qe te kujton genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967! sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 17. Mai 2020

Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, krim Kushtetues!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar. Meta ka hedhur akuza të forta, duke folur për “MAFIEN në pushtet”.

“MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri“, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Reagimi i regjisorit të njohur: Sot u vendos diktatura, Presidenti të shpërndajë Parlamentin

Regjisori Edmond Budina ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka deklaruar se sot në Shqipëri është vendosur përfundimisht diktatura.

Gjithashtu Budina i bëri thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin.

“Sot është bërë një akt kriminal. Është dhunuar shteti i së drejtës. Për mendimin tim sot në Shqipëri është vendosur përfundimisht diktatura.

Neritan Liçaj ishte brenda, Juli Emiri ishte atje, dhe 10 artiste te tjere, ata kanë goditur për të vrarë njerëz, e kuptoni se në çfarë gjendje jemi.

Zoti Soreca na kishit dhënë fjalën që do të reagonit, turp i madh, ambasadorja amerikane që bëri një show me shokun Edi, unë i akuzoj të gjithë që këtu kemi një bashkëpunim për të vrarë njerëz. Prandaj them që ky është shtet kriminal, i bëj thirrje presidentit, që është momenti të shpërndahet ai parlament ilegjitim”, është shprehur Budina.

Pabesia ndaj Teatrit/ Basha: Dhuna, paligjshmëria dhe hajdutëria nuk do të kenë fund pa u larguar Edi Rama. Do të marrim vendimet tona politike

“Pabesia ndaj Teatrit dhe qytetarëve”, Basha: Dhuna, paligjshmëria, pabesia ndaj Teatrit dhe hajdutëria nuk do të kenë fund pa u larguar Edi Rama. Do të marrim vendimet tona politike

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë.

Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

Pyetje: Zoti Basha cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita?

Lulzim Basha: Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Pyetje: Cilët janë hapat konkretë zoti Basha?

Lulzim Basha: Hapa politikë do të hedhim. Ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.

Pyetje: Opozita parlamentare ka bërë thirrje…

Lulzim Basha: Nuk ka opozitë parlamentare. Ne jemi këtu sot edhe për shkak të një grushti individësh të papërgjegjshëm që i dhanë koperturë parlamentit ilegjitim, parlamentit të krimit. Dhe kur ke një parlament të dalë nga krimi, atëherë krimi kthehet në ligj dhe ligji shkelet me të dyja këmbët. Kështu që mos të flasim më me terma që nuk ekzistojnë të paktën për hir të kolegëve tuaj të dhunuar. Nuk e di nëse i keni sytë nga trishtimi apo gazi sytë të skuqur, por ju thashë dhe njëherë: aksioni nisi duke shkatërruar, duke hedhur poshtë kamerat e medias.

Aksion barbar, dhunë barbare në zemër të Europës. Pse? Se u mbrojt një monument i trashëgimisë shqiptare dhe europiane. Dhunë, pabesi, hajdutëri dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Hajdutëri dhe babazi e pastër. Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona politike.