31.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Terror në mes të Tiranës, 1 mijë policë të armatosur masakrojnë artistët dhe pushtojnë Teatrin

Më shumë se 1 mijë forca policore, të armatosura me armë automatikë, me spraj piperi dhe me gaz lotsjellës kanë ndërhyrë sot dhunshëm, rreth orës 4:30 të mëngjesit, në hapësirën publike të Teatrit Kombëtar, Monument Kulture, duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, që kanë qëndruar mbi dy vite në mbrojtje të këtij Monumenti Kulture.

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Është shoqëruar në polici edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme.

Aksioni terrorist për prishjen e Teatrit ka nisur kur njerëzit kanë qenë ende brenda godinës. Ndërkohë që dëgjohen e ulërimat e njerëzve që kundështojnë shembjen.

Nga raportimet mësohet se policia ka shoqëruar mbi 40 persona, mes të cilëve edhe emra të njohur të artistëve.

Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të opozitës kanë mbërritur tepër vonë dhe e kanë gjetur të shembur godinën.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.

Rama duhet të shkojë për ndjekje penale si përgjegjës për infektimin e dy bashkive përmes fasonerive

“Ky Kryeministër është e keqja e këtij vendi, mendon vetëm për pasurimin dhe pushtetin e tij”, Basha: Rama duhet të shkojë për ndjekje penale si përgjegjës për infektimin e dy bashkive përmes fasonerive.

Edi Rama i la fasonët hapur dhe infektoi dy rrethe të tëra. Asnjë kryeministër në botë nuk ka që të marrë përsipër, dhe në fakt duhet të shkojë urgjentisht për ndjekje penale se është ai përgjegjësi që ka infektuar Krujën, Kurbinin dhe dje kemi parë prapë infektime në Durrës. Pse? Sepse i ka rrasur nënat, gratë dhe vajzat shqiptare në hapësira të vogla ku infeksioni është përhapur megjithëse kemi dy muaj që i themi se këto janë vatra infeksioni.

Infeksioni është përhapur në mënyrë marramendëse, kanë infektuar njëra-tjetrën, kanë infektuar qytete të tëra sepse refuzon t’i paguajë. Sepse paratë prej taksave të shqiptarëve që ua ka rritur 7 vite me rradhë, ia çon prapë se prapë inceneratorëve, ia çon oligarkëve. E patë se çfarë bëri? Ka hequr TVSH-në e jahteve. Kush blen jahte? Oligarkët blejnë jahte, pasanikët blejnë jahte. Për këtë kishte ngelur Shqipëria për të hequr TVSH-në e jahteve?!

Pra qartësisht kjo javë ka demaskuar edhe më shumë atë që shumë shqiptarë e kanë ditur edhe para pandemisë, por pandemia po e nxjerr lakuriq, që ky kryeministër është e keqja e këtij vendi, është e keqja e njerëzve, që Edi Rama nuk mendon për njerëzit. Mendon vetëm për pushtetin e tij, mendon vetëm për pasurimin e tij dhe të një grushti njerëzish dhe pjesë e kësaj është edhe Teatri Kombëtar.

Parashikimiet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë se kriza ekonomike në Shqipëri do të jetë më e thella dhe për këtë ka një dhe vetëm një përgjegjës. Qoftë kriza ekonomike që po thellohet, qoftë tenderat sekretë dhe vjedhja e parave të shqiptarëve në kohë pandemie dhe batërdia me teatrin, e gjithë kjo batërdi ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama.