16.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025

Babai shpërthen në lotë: Më dhemb shpirti kur shoh se fëmijët flenë me barkun bosh! (Foto)

Kjo që sjell emisioni Boom në Ora Neës është Shqipëria e vërtetë, ndryshe nga ajo që servir propaganda e qeverisë.

Emisioni ka publikuar sot historinë e dhimbshme të familjes Prendi në Bushat të Shkodrës.

Ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nënte pjesëtaret e familjes ngelen në mes te katër rrugëve.

Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura te fshatit.

Kanë kaluar 10 vite dhe varfëria është bëre pjesë e pandashme e kësaj familje.
Fëmijëve u mungojnë gjerat më elementare veshja dhe ushqimi.

Mark Prendi: Këto janë kushtet, paguaj 1400 lekë për ti çuar në shkollë. Para vitit të ri disa ditë nuk shkuan në shkollë.

Vajza e Mark Prendit: Jam në klasën e 9-të, me nota 9-10. Ngënjëherë mungoj se nuk kam lekë me çfarë të shkoj.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt Mark Prendi duhet të kujdeset edhe për nënën e tij të moshuar e cila prej vitesh dergjet në shtrat e paralizuar.

Mark Prendi: Kjo nuk mund të hajë, çfarë i japim ne. Nuk merr as mjekim, sepse nuk kam mundësi me çfarë tja marr.

Unë dua të rindërtohet shtëpia, të fut fëmijët se i kam jashtë.

Vargjet e Migjenit të shkruara vite më parë janë aktuale edhe sot.

Gruaja e Mark Prendit: Kam 6 fëmijë, njërin e kam të sëmurë me vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë kusht. Fëmijëve i jap bukë me ujë e kripë.

Kontributi i gjithsecilit prej jush mund të ndryshoje jetën e 6 fëmijëve të familjes Prendi.

0693561705 – Kontakti me familjen.

Raporti i ISP: 650 zyrtarë të përfshirë në krim, mes tyre 3 kryetarë bashkie dhe 2 deputetë

Në dhjetor 2014 mazhoranca dhe opozita ranë dakord për Pakt kundër individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje.
Në dhjetor 2015 parlamenti miratoi ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajturi Ligji i Dekriminalizimit.

Impakti direkt i ligjit ishin dorëheqja e tre deputetëve, heqja e mandatit për dy deputetë të tjerë, si dhe largimi i mbi 150 zyrtarëve të lartë e të mesëm në nivelet e qeverisjes. Midis viteve 2016-2019 humbën mandatin edhe dy deputetë të tjerë, tre kryetarë bashkie, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese/Gjykatës së Lartë dhe më shumë se 200 këshilltarë lokalë dhe rreth 500 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë.

Bilanci statistikor i ligjit 138/2015 është pozitiv. Një analizë e detajuar e problematikës dhe brendësisë së dekriminalizimit e bën bilancin statistikor jo aq domethënës. Procesi i dekriminalizimit synonte krijimin e një sistemi parandalues, filtrues e penalizues për individët me rekorde kriminale si dhe promovimin e një sistemi të meritokracisë dhe të integritetit në politikë dhe në qeverisje.

Ecuria e dekriminalizimit 2015-2020 tregon se;

1. a) Kurba e përfshirjes së individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje pritej të ulej ndjeshëm me kalimin e viteve, por zgjedhjet lokale 2019 treguan se kurba mbetet në ngritje dhe ende ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminalizimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale.

1. b) Sistemi i meritës, transparencës, aftësisë dhe integritetit në promovimin e individëve në politikë e qeverisje tregon se mbetet ende i brishtë dhe nuk ka fuqi parandaluese. Shqipëria nuk ka ende një database të besueshme për burimet njerëzore në administratë dhe në qeverisje, për rrjedhojë partitë vijojnë të kenë peshën kryesore ndaj edhe prirja e individëve me rekord kriminale për të marrë poste drejtuese në shtet është e lidhur me natyrën klienteliste e vertikale të vendimmarrjes politike.

1. c) Legjislacioni i dekriminalizimit nuk parashikoi të gjithë elementët që e bëjnë procesin efektiv, parandalues dhe transparent aktualisht e në të ardhmen. Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike, nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo përjashtuar nga partitë, duke dëshmuar një hendek të thellë midis parimeve të ligjit dhe parimeve mbi të cilat funksionojnë partitë politike.

1. d) Shqipëria është shteti i vetëm në kontinent që ka përfshirë në Kushtetutë konceptet e integritetit dhe dekriminalizimit, një vendim i nevojshëm në periudhë afatshkurtër, por eksperimental dhe penalizues për imazhin e vendit në aspektin afatgjatë.

1. e) Jetësimi efektiv dhe afatgjatë i dekriminalizimit kërkon reformim në sistemin e emërimeve në qeverisje dhe në promovimin politik, ndërhyrje përmirësuese ligjore dhe investim afatgjatë në kulturën demokratike dhe konceptet e demokracisë dhe të mirëqeverisjes.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) prej vitit 2019 dhe në vijim deri më 2022 po monitoron të gjitha aspektet e impaktit të ligjit 138/2015 përmes projektit “Jetësimi cilësor i dekriminalizimit: Për politikë dhe zyrtarë të pastër”, me mbështetjen e Programit MATRA të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Projekti parashikon monitorimin e të gjitha institucioneve kryesore qeverisëse dhe kushtetuese në vend, përfshirë partitë politike konkurruese në zgjedhjet lokale e parlamentare, paraqitjen e problematikave, rekomandimeve dhe sensibilizimin publik për parimet e integritetit në vendimmarrje. Në funksion të projektit është realizuar aplikacioni online

http://dekriminalizimi.isp.com.al/ ku reflektohen të dhënat e vazhdueshme të monitorimit dhe analizës.

Emri i Dritan Zaganit hiqet nga lista e Interpolit…

Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri, emri i ish-oficerit të anti-drogës që denoncoi ish-ministrin në fjalë dhe të afërm të tij si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si rregul duhet të qëndronte 5 vjet.

Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë mes burimeve të tij, portali në fjalë arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i ish-oficerit është ende si person në kërkim.

Lidhur me këtë kontradiktë nuk ka ende një shpjegim nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit.

Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar.

Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë.

Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve, sipas tij, të lidhur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, e gjithë qeveria iu vu kundër. Ai u arrestua nga policia, ndërsa gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish-policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë.

Prej disa kohësh, Dritan Zagani, së bashku me familjen e tij, ka përfituar azilin politik në Zvicër.

Rama-Veliaj, të gjithë tenderat oligarkëve, vetëm Fusha arkëtoi 32.5 milionë euro në 2019

Kompania Fusha nën pronësinë e biznesmenit Shkëlqim Fusha arkëtoi 3.9 miliardë lekë (rreth 32.5 milionë euro), duke u renditur i pari në listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit shqiptar gjatë vitit 2019. Fusha mban këtë pozicion për vitin e dytë radhazi, pasi pati arkëtuar 3.5 miliardë lekë më 2018 ndërsa në vitin 2017 ishte kontraktori i pestë më i madh me 2.8 miliardë lekë të arkëtuara.

Fusha ishte e angazhuar gjatë vitit të kaluar në një mori projektesh ndërtimore si dhe në shërbime pastrimi, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë ishin punëdhënësit kryesorë të kësaj kompanie. Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, Fusha ka arkëtuar nga Bashkia Tiranë dhe institucionet nën varësi të saj, të tilla si Tirana Parking, rreth 1.4 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ndërsa ka arkëtuar edhe rreth 2.2 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fusha u vu nën vëmendjen e publikur në vitin 2018 kur qeveria e Kryeministrit Edi Rama propozoi një ligj special të shumëdebatuar në Kuvendin e Shqipërisë në të cilin kjo kompani paracaktohej si fituese pa garë e një koncesioni përmes të cilit qeveria jep tokë publike për pallate në shkëmbim të një ndërtese të re të teatrit kombëtar. Por më vonë në vitin e kaluar, Fusha u ekspozua në publik si financues i një udhëtimi në Barcelonë të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, gjë që u shoqërua me regjistrimin e një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Fusha rezulton kontraktori më i madh i punëve publike përgjatë katër viteve të fundit me pagesa totale prej 12.3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2019 (rreth 100 milionë euro).

Gjatë vitit 2019, në vend të dytë u rendit kompania Gjoka 87, një kompani e krijuar nga Gjoka Konstruksion pë zbatimin e kontratës së koncesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Gjoka 87 ka marrë dy pagesa nga buxheti i shtetit, e para në janar 2019 me vlerë 2.5 miliardë lekë ndërsa e dyta më 2 dhjetor 2019 me vlerë 630 milionë lekë.

Gjoka fitoi tenderin në vitin 2018, hapi kantierin në korrik të atij viti ndërsa rezultoi se në janar 2019 ka realizuar 25% të punimeve. Kompania, hodhi një propozim të pakërkuar për koncesion në prill të vitit 2017 dhe qeveria e pranoi ofertën duke i dhënë 10 pikë bonus. Në garën e zhvilluar në tetor të atij viti, vetëm kompania Gjoka u paraqit me një ofertë për ndërtimin e rrugës me vlerë 33.6 miliardë lekë dhe rrjedhimisht fitoi koncesionin. Në shtator të vitit 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar akuzoi Gjokën për mashtrim ndërsa Gjoka akuzoi drejtoreshën e asaj kohe të ARRSH për manipulim tenderi.

Në vend të tretë për vitin e kaluar u rendit kompania ALB – STAR, e cila arkëtoi 2.3 miliardë lekë ose afërsisht 19 milionë euro. Kjo është gjithashtu një kompani ndërtimi rrugësh ndërsa paguesit kryesorë janë Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë, e cila ka paguar një kontratë prej 347 milionë lekësh për ndërtimin e një parkingu nëntokësor në Sheshin Italia në Tiranë. Alb – Star është një kompani nën pronësinë e tërthortë të biznesmenëve Sadik dhe Idajet Ismailaj.

Përfituesi i katërt më i madh i vitit 2019 është kompania me emrin 4 A-M. Kjo kompani, arkëtoi 2.1 miliardë lekë ose afro 18 milionë euro nga një numër i madh institucionesh, nga Bashkia Tiranë te Bashkia Kamëz apo Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2009 dhe është nën pronësinë e Ardit Metaliaj. E njëjta kompani ka arkëtuar nga buxheti i shtetit 1.5 miliardë lekë më 2018 dhe 1.7 miliardë të tjera më 2017.

Përfituesi i pestë, Alba Konstruksion, është një kompani e themeluar në vitin 1994 dhe është nën pronësinë e Xhavit Ismaili. Gjatë vitit 2019 kompania arkëtoi afro 1.9 miliardë lekë për punime të kryera rrugë, ndërtesa publike apo ujësjellësa e kanalizime. Kjo kompani pati arkëtuar 1.2 miliardë lekë në vitin 2018 dhe 944 milionë më 2017 nga buxheti i shtetit.

Kompania D&E me pronar të vetëm Ismail Kadiu ishte furnitori kryesor i ushtrisë shqiptare me materjale ushtarake dhe veshmbathje me një vlerë të përgjithshme prej 1.7 miliardë lekësh vetëm për vitin 2019. Kjo kompani realizoi të ardhura nga buxheti i shtetit prej 334 milionë lekësh në vitin 2018 dhe 225 milionë lekësh më 2017. Ajo ka fituar kontratën e furnizimit të ushtrisë me veshje në bashkëofertë me kompaninë “ALFREDO GRASSI” S.p.A, në maj të vitit 2013. Kontrata shtatëvjeçare me vlerë afro 1.6 miliardë lekë vijon edhe sot.

Në tenderin e zhvilluar në atë kohë, katër konkurrentë me oferta më të ulëta u skualifikuan për mosplotësim kriteresh teknike. D&E është përfituesi i gjashtë më i madh i fondeve publike për vitin e kaluar.

Kompania Gjikuria, nën pronësinë e Milo dhe Florenc Gjikuria renditet e shtata në listën e kompanive të kontraktuara nga institucionet e ndryshme publike për punë publike. Ajo arkëtoi më 2019 afro 1.6 miliardë lekë, pasi kishte arkëtuar 2.8 miliardë më 2018 dhe 1.9 miliardë më 2017. Në fund të vitit 2018, kompania Gjikuria u shpall fituese e tenderit të koncesionit për ndërtimin e një segmenti rrugor nga Orikumi në Dukat, oferta e së cilës ishte e barabartë me 99.96% të fondit limit.

Në vendin e tetë renditet kompania Kastrati, e cila është furnizuesja kryesore e qeverisë me karburant. Kastrati dhe Kastrati SHA arkëtuan nga buxheti i shtetit afro 2 miliardë lekë sëbashku gjatë vitit të kaluar dhe pothuajse po kaq kanë arkëtuar edhe gjatë vitit 2018. Nafta nuk është shërbimi i vetëm që kompanitë e grupit nën pronësinë apo drejtimin e Shefqet Kastratit i shesin qeverisë. Një kompani tjetër, Albsig, e cila vepron në fushën e sigurimeve, arkëtoi 48 milionë lekë nga institucionet publike më 2019 pasi pati arkëtuar 205 milionë më 2018.

Në vendin e nëntë është kompania ALB TIEFBAU, e cila është nën pronësinë e biznesmenit Flamur Hoxha. Kjo kompani arkëtoi 1.4 miliardë lekë nga buxheti në vitin 2019 pasi kishte arkëtuar 1.1 miliardë më 2018 dhe 658 milionë më 2017. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është pala kryesore kontraktuese e kësaj kompanie krahas Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në vendin e dhjetë është kompania INFOSOFT SYSTEMS, e cila punon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të kancelarisë. Kjo kompani arkëtoi 1.4 miliardë lekë nga institucionet publike më 2019, pasi kishte arkëtuar afro 600 milionë lekë më 2018 dhe 1.1 miliardë të tjera më 2017. Pagesat kryesore drejt kësaj kompanie janë nga Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit (AKSHI) për një kontratë të njohur si “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave dhe Microsoft Corporation për partneritet strategjik”.

Kontraktorë të tjerë të rëndësishëm, kompanitë Integrated Energy BV SPV dhe Integrated Technology Ëaste Treatment Fier, të cilat kanë fituar secila nga një koncesion për ndërtim incineratori, arkëtuan sëbashku 1.75 miliardë lekë ose 14.5 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Integrated Energy BV SPV është nën pronësinë e Integrated Energy BV, përfituesit finalë të së cilët nuk njihen. Kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (800 euro), por sipas bilancit të publikuar në qendrën kombëtare të biznesit, pati 1.16 miliardë lekë të ardhura (9.6 milionë euro) gjatë vitit 2018 dhe 39 milionë lekë fitime neto. Link: Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2019.

Kontraktorët më të mëdhenj 2018 e 2017

Të dhënat e buxhetit të shtetit të vitit 2018 mbartin pak ndryshime në krahasim me vitin 2019. Në këtë vit, Fusha vijon të jetë përfituesi kryesor ndërsa në vend të dytë renditet kompania A. N. K. me 3.3 miliardë lekë pagesa buxhetore. Kjo e fundit, ndërsa ka qenë në vend të 19 në listën e vitit të kaluar, ka qenë në vend të parë me të ardhura në masën 4.2 miliardë lekë në vitin 2017. Përgjatë katër viteve të fundit, A. N. K. është paguar nga institucionet publike në masën 10 miliardë lekë.

Në vitin e kaluar kjo kompani fitoi një nga koncesionet më të mëdha të qeverisë “Rama”, atë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë nga Miloti për në Balldre me një kosto të përgjithshme prej 32 miliardë lekësh. Siç është tipike për qeverinë, edhe kjo kontratë iu dha kësaj kompanie fillimisht si propozim i pakërkuar para se të hidhej formalisht në tender më vonë. Link: Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2018

Në vitin 2017, kompania e ndërtimit të rrugëve Salillari ishte kontraktori i dytë më i madh pas ANK-së me 3.6 miliardë lekë të ardhura. Në vend të tretë renditej G. P. G. COMPANY, e cila ishte kompania e parapëlqyer e qeverisë për punimet e projektit Rilindja Urbane. Në vitin 2019, administratori i kësaj kompanie, Paqsor Buzi ishte një nga 15 të arrestuarit nga policia nën dyshimin se kanë krijuar skema mashtruese në fushën e taksave. Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2017

Në vitin 2016, Salillari ishte në vend të parë pasuar nga Fusha dhe kompania NDERTIM MONTIMI PATOS. Kjo e fundit është nën pronësinë e Flamur Kollozit. Kjo kompani është edhe aksionere në kompaninë e incineratorit të Fierit. Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2016. /BIRN/

Publikohet dokumenti: Anëtari i KLP agjent i Sigurimit me pseudonimin “Venusi”

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, përmes një reagimi në rrjet i qëndron akuzave se anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi, ka qenë agjent i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës me pseudonimin “Venusi”.

Madje Tufa i ka drejtuar një pyetje sot lidhur me njohjen që ka me Nikollë Ricën, drejtor i Personelit në Policinë e Shtetit, bashkëshortja e të cilit punon pranë Autoritetit të Dosjeve.

Tufa thotë se Rica jepte përgjigje negative për çdo kërkesë të ISKK-së nëse në radhët e policisë kishte oficerë të sigurimit të shtetit.

Reagimi i plotë i Tufës

MBI Oficerin E KUFIRIT DHE SHEFIN E SOTËM TË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT, NIKOLLË RICËN

Në një shkrim të javës së kaluar, i kemi bërë disa pyetje kyçe anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshit vs ish-hetuesit të komunizmit dhe spiunit të Sigurimit të shtetit me damkën “Venusi”.

Meqenëse ai u mor me mua, për t’i ruajtur erzin një tjetër hetuesi të komunizmit, si vetja e vet, ne, ndër të tjera i bëmë Sheshit edhe këtë pyetje (ndonëse ai nuk iu përgjigj asnjërës):

– A ke njohje me Nikollë Ricën dhe a të ka premtuar gjë ai kur shqyrtohej puna e “Venusit”?
Po kush është Nikollë Rica? Le ta zbardhim një pjesë të enigmës sonë:

Nikoll Rica sot është drejtor i Personelit të Policisë së Shtetit. Bashkëshorten e ka rehatuar pranë Autoritetit gajasmë të hapjes së dosjeve (ku administron, me sa duket, punën e burrit të saj dhe të shokëve të burrit).

Para se të vinte këtu ishte këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahirit. Nikolla i përgjigjej negativisht çdo kërkese të ISKK-së për praninë ose jo në Policinë e shtetit të oficerët e Sigurimit apo të kufirit. Jo pa qëllim.

Vetë Nikolla kishte qenë komisar kufiri i Repartit 299 Shkodër. Shihni një raport të komisar Nikollës kur ishte 29 vjeç dhe ziente nga urrejtja ndaj armiqve të klasës. I arrestuari prej tij quhej Pjerin Mark Malaj, 20 vjeçar, lindur në Lushnje (internim) dhe banues në Ivanaj. E arrestoi më 31.3.1986. Më pas, Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.127, datë 7.7.1986, e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Kjo është veçse një pjesëz e puzzle-s së asaj tabloje gjigande e kriminale, ku ish-spiunë, oficerë sigurimi e kufiri, ish-hetues, gjykatës e prokurorë, janë strukturuar e pleksur si lesh maceje me drejtimin e institucioneve të shtetit. Për çfarë lirie, për çfarë drejtësie, për çfarë transparence mund të flitet nën mësymjen masive të qenve të diktaturës, që kanë këputur zinxhirët? Qytetarë, ruhuni kafshimit.

Djersa e banorëve të “Astirit” kthehet në gërmadha, shtëpitë e tyre po sakrifikohen për t’i hapur rrugë pallateve të oligarkëve

Teksa shohin djersën e tyre të dy dekadave të kthehet në gërmadha, banorët e Astirit ngrenë akuza se shtëpitë dhe bizneset e tyre po sakrifikohen për t’i hapur rrugë pallateve të oligarkëve.

Fytyra të zymta qëndrojnë kudo në këmbë, me sytë e drejtuar nga punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët po i vendosnin minat një ndërtese 6-katëshe e shënjuar për t’u shembur.

Ish-sheshi Shqiponja, dikur një pikë referimi për të shumë qytetarët e Tiranës, tashmë i përngjan një sheshi lufte,ku kudo shihen rrënoja shtëpish dhe ndërtesa të shembura, një kaos makinash të ngecura në trafikun e bllokuar nga punimet dhe turma njerëzish të mbledhur.

Gjatë tre ditëve të fundit në zonën e “Astirit”, IKMT ka vazhduar shembjet e ndërtimeve për t’i hapur rrugë zgjerimit të “Unazës së Madhe”, i cili prek dhjetëra banesat dhe biznese ku banorët kanë investuar prej dy dekadash.

“Unë jam i pari që mbështes zhvillimin sepse e dua vendim tim. Por ky plan nuk ka të bëjë me zhvillim apo përmirësim,” u shpreh një ish-punonjës policie të cilit iu shemb shtëpia 2-katëshe dy ditë më parë.

Sipas bashkisë së Tiranës zgjerimi i Unazës së Madhe ka për qëllim zvogëlimin e trafikut të zonës, ndërkohë që banorët e shohin si komplot midis qeverisë, bashkisë dhe firmave private për ndërtimin të pallateve shumëkatëshe.

“Kjo është një demagogji, është një mashtrim, ky projekt është për oligarkët dhe për ngritjen e pallateve për përfitime personale,” shtoi ai.

Qeveria shqiptare hartoi në vitin 2015 një projekt tëri urban të titulluar “Unaza e Madhe e Tiranës, Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës” sipas të cilit do të ndërtohej një rrjet i ri komunikimi dhe transporti që do të lehtësojë transportin rrugor por që prek zonën e banueshme dhe të mbipopulluar të ‘Astirit.’

Pas miratimit të këtij projekti nga Këshilli i Ministrave shpërthyen protesta të shumta nga banorët e zonës dhe opozita, të cilët kërkonin mbrojtjen e pronës së tyre private dhe dëmshpërblim të drejtë në rast shembjes për interes publik. Shumë prej këtyre protestave degjeneruan në dhunë vetëm ndërhyrja me forcë e Policisë së Shtetit në nëntor i hapi rrugë fadromave të IKMT-së, pas një beteje gati dy vjeçare midis banorëve dhe qeverisë.

“Na iku prona, na iku shpirti, na ikën fëmijët! Për ne çdo gjë ka marrë fund”, deklaron duke kujtuar ngjarjet e 16 Nëntorit të 2019, Valentina Mema, një prej banoreve te zonës, e cila shtoi se “30 vite djersën e kam nën rrënojë.”

“Kanë hedhur gaz që të na nxirrnin nga shtëpia. Ne as nuk po protestonim. Thjesht ishim mbledhur gra dhe fëmijë dhe po rrinim pranë banesave tona. Policia ishte mobilizuar aq shumë sa kam parë edhe polica me snajpera për të na frikësuar,” kujtoi ajo.

Qindra forca policore rrethuan një grusht banorësh në zonën e Astirit në mëngjesin e 16 nëntorit ende pa gdhirë për t’i hapur rrugën shembjes së 33 banesave dhe bizneseve të tyre.

Mema thotë se autoritetet nuk i shembën vetëm shtëpinë, por edhe lokalin, dhe se fill pas kësaj, ditën tjetër djali i saj la Shqipërinë dhe iku në kërkim të azilit, pasi edhe ai ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë nuk shohin më një të ardhme ku mund t’u sigurohet e drejta e tyre për një jetesë normale.

Ngjashëm, edhe familjarë të tjerë thanë se ata tani presin çdo gjë dhe nuk kanë më besim se dikush do ua gjejë të drejtën e tyre.

Vetë banorët i përgënjeshtrojnë deklaratat se qeveria i ka ofruar strehim social dhe dëmshpërblim për pronat e shembura, duke thënë se askush nuk është interesuar se ku do të strehoheshin ato pas humbjes së pronës së tyre apo bizneseve nëpërmjet te cilave nxirrnin bukën e gojës.

Për sa i përket kompensimit monetar, ata pohojnë se akoma nuk kanë marrë asgjë, por edhe shuma që iu është premtuar është qesharake në lidhje me shpenzimet dhe humbjet që kanë pësuar.

“Unë kam humbur 70 milionë [lekë] deri tani, përfshirë procesin e legalizimit dhe me kreditë që kam marrë. Na kanë premtuar vetëm 200 milion përshirë shtëpinë dhe lokalin,” tha një banore e zonës, e cila u ankua se është e sëmurë dhe po i nënshtrohet edhe kimioterapisë.“Lokalin që punonim familjarisht dhe që nxirrnim fitime na e prishën. Ashtu edhe shtëpinë. Kush mi mbulon mua të gjitha këto,” pyeti ajo.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për shembjen pa dëmshpërblim apo për shembjen përkundrejt çmimeve shumë më të ulëta se sa tregu si dhe për mospagesë të dhjetëra miliona eurove detyrime shpronësimi, shkelje që kanë lënë pas një zinxhir vuajtjesh dhe varfërie për qytetarët e pafuqishëm.

“Kjo që po ndodh me ne tani është akoma më keq se tërmeti. Këtë po na e bëjnë njerëzit!”, pohoi një zonjë që banon vetëm pak metra më tutje rrethrrotullimit, e cila preferoi të identifikohej vetëm me mbiemrin e saj, Kraja.

Të premten në mëngjes e gjithë familja ishte duke pritur urdhrat e IKMT-së që të evakuohej nga shtëpia, pasi pas pak orësh do të shembej dhe banesa ngjitur me to. Nga biznesi i tyre familjar, një bar kafe, gjithashtu kanë mbetur vetëm rrënojat , pasi është shembur dy ditë më parë, dhe tani u mbetet vetëm të njohin fatin e shtëpisë së tyre.

“Jetojmë këtu që prej 1999, por procesin e legalizimit e kemi filluar në 2005. Qeveria nuk ma kishte legalizuar lokalin deri tani, por ndërkohë unë i kam paguar taksat rregullisht për 25 vite”, tha zonja Kraja, duke pohuar se shteti ia kishte pranuar pagesën e taksave edhe pse i thonin se prona ishte pa letra.

Edhe banorët qe i kanë pasur pronat e legalizuara shprehen se nuk janë kursyer nga fadromat e IKMT-së.

“Unë e kisha shtëpinë të legalizuar dhe me hipotekë, por nuk më është dhënë asnjë lloj sqarimi”, pohoi ish-punonjësi i policisë duke theksuar se banesa i është shembur nga autoritetet pa asnjë lloj sqarimi dhe nuk i është paraqitur asnjë projekt konkret në letër. I zhgënjyer ai shtoi se ka humbur çdo shpresë në drejtësinë shqiptare./ Reporter.al

Shtresa e mesme paguan më shumë taksa, PD kërkon që të mos taksojë as dijen dhe as…

Nga Jorida TABAKU

Politikat fiskale të kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama kanë prekur që në vitin 2013 shtresën e mesme dhe grupin që quhet “blue collar”. Kjo fashë qytetarësh që përbëhet nga specialistë në fushën e programimit, specialistë të rinj në fushën e Taksave, Ligjeve apo konsulencës, të cilët kanë shpenzuar vite dhe orë të tëra për t’u zhvilluar në karrierën e tyre rezultojnë të paguajën 19% të vlerës totale të TAP.

Raporti i bazuar në të dhënat e Taksave dhe Tatimeve shprehet se nga 12.8 mld lekë të mbledhura nga TAP për vitin 2018 fasha e punonjësve që paguhet nga 40 mijë në 90 mijë lekë ka paguar 7,2 mld apo 56% të totalit.

Sistemi aktual i taksave në Shqipëri dënon punonjësit që kanë përgatitje dhe shpenzojnë para dhe energji për trajnimet e tyre. Fashat më të prekura nga paga progresive janë ato nga 40 mijë lekë pagë deri në 90 mijë lekë, pra dija dhe investimi në dije po taksohet nga qeveria më shumë se sa taksohet një biznes. Kjo pabarazi ka detyruar shumë individë që të gjejnë mekanizma të tjerë apo që të kursejnë më pak.

PD kërkon që të mos taksojë as dijen dhe as punonjësit që duan të kualifikohen dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre, te mos taksoje punen e ndershme. Ne besojmë se taksa progresive ka shkatërruar prosperitetin dhe mirëqënien e qytetarëve dhe mbi të gjitha shtresës së mesme të vendit. ne besojmë se taksat e ulëta do t’i japin mundësi aftësive dhe talenteve të shqiptarëve të zhvillohen.

Ndërsa çmimet rriten për çdo të mirë dhe shërbim, të ardhurat e shqiptarëve bien. Kriza e konsumit është gjithnjë e më e prekshme për çdo shqiptar ndërsa të ardhurat bien përditë e më shumë. E vetmja shpresë për të rigjallëruar punën, konsumin dhe mundësitë në jetë është rikthimi në taksën e shteshtë 9%, uljen e sigurimeve shoqërore 9% dhe barazi të mundësive për këdo.

Pedagogët ende pa paga, Vokshi: Qeveria mendon vetëm për koncensione dhe udhëtime luksi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, pedagogët nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor, ndërsa qeveria mendon vetëm për koncensione dhe udhëtime luksi.

‘Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë’, shkruan Vokshi.

Basha me sipërmarrësititalianë: Platforma e PD për ekonominë lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi fiskale për investitorët e huaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon vizitën e tij në Itali. Së fundmi, ai është takuar me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine, ku është diskutuar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri.

Bash shkruan në një postim në Facebook se, thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës. Sipas Bashës, tërmeti i 26 nëntorit tregoi sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla.

“Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile, që të jetë gati për t’u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Termeti i 26 Nentorit tregoj sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu.

U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut.

Tre të vdekur në 24 orë në spital, ISHP: Efektivi i policisë kishte “Meningokok C”, për të tjerët priten analizat

Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar shkaqet e vdekjes tragjike të policit të Rrugores, Mariglen Mestani, në moshën 27-vjeçare.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë. Sipas Binos, ky është një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët.

Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.