17.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025

200 dosje për pasojat e tërmetit në Durrës, pse nuk arrestohen zyrtarët që mbajnë përgjegjësi?

Mbi 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës vazhdojnë t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task Forcës ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit të 26 nëntorit.

SYRI TV dhe SYRI.net ka kontaktuar me drejtuesen e Prokurorisë Durrës, Anita Jella të cilës po ashtu i është dëmtuar apartamenti i saj në një prej ndërtimeve pas vitit 2000.

Ajo konfirmoi që hetimet janë në proces pavarësisht vonesës së deri tanishme për shkak dhe të mbylljes së institucioneve ne fundvit, hetimet janë drejt finalizimit për të bërë dhe shoqërimin e grupit të radhës.

Sipas grupit hetimor polici-prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestro e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Gjithashtu drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella konfirmoi se 17 shoqërimet e bëra ditën e djeshme nuk kanë të bëjnë me shoqërimet për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit të 26 Nëntorit, por janë në vazhdën e një tjetër misioni nga ana e prokurorisë.

Behrami, shpresa e tifozëve të Genoas

Valon Behrami është i bindur se Genoa, do të mbijetojë në Serie A të Italisë.

Futbollisti kosovar ka theksuar se skuadra e tij e re do të arrijë t’i shmanget rënies nga kategoria e parë e futbollit italian përkundër rezultateve negative të deritanishme.

Genoa në këtë sezon ka rezultate kryesisht të dobëta. Deri më tani kjo skuadër i ka pësuar 10 humbje krahas 5 barazimeve dhe tri fitoreve. Është në vendin e 18 në kampionat me vetëm 14 pikë.

Behrami para pak javësh u transferua në Genoa për ta ndihmuar me përvojën e madhe të tij këtë ekip që ti shpëtoi rënies nga liga. 34-vjeçari deri më tash ka vetëm një paraqitje te Genoa.

“Unë i kuptoj kërkesat e tifozëve dhe i siguroj se do ta arrijmë qëllimin këtë edicion, duke luajtur edhe edicionin tjetër në Serie A”, është shprehur Behrami.

Ai u ka premtuar tifozëve se do ta jap maksimumin për ta ndihmuar Genoan që të mbetet në Serie A.

Tërmeti/ Presidentja e KE publikon datën e mbajtjes së konferencës së donatorëve në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka njoftuar në konferencën e shtypit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç datën për mbajtjen e konferencës së donatorëve në Tiranë.

Presidentja e KE ka lajmëruar sot se konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit që solli dhjetra viktima dhe pasoja të tmerrshme, do të mbahet më 17 shkurt.

“Komisioni Europian do të prezantojë medotologjinë e re për zgjerimin, por kjo nuk do të na pengojë për të avancuar me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi presidentja e KE.

Konferenca e donatorëve ka për qëllim ofrimin e ndihmës për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Krybashkiaku i Ramës në Tropojë emëron kryeplak një të dënuar për vrasje (Dokumenti)

Një skandal ka ndodhur së fundi në Bashkinë e Tropojës, ku kryetari Rexhë Byberi ka emëruar si kryeplak në njësinë administrative Lekbibaj, një person me precedent të theksuar penal.

Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Aliaj, i cili ka kryer një dënim me 20 vite burg për vrasje të kryer me dashje.

Emërimi i tij në pozicionin e kryeplakut është kryer në Nëntorin e 2019-tës, pak muaj pasi Byberi ka marrë detyrën e kryebashkiakut, në zgjedhjet pa garë të 30 Qershorit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Faxëeb.al, Aliaj ka vuajtur dhe një dënim dy mujor, përveç atij me 20 vite për vrasje me dashje.

Humbja dramatike e Barcelonës, Messi konfrontohet me Joao Felix, reagime të ashpra

Lionel Messi dhe Joao Felix u panë në tension dhe duke dashur të sqarohet me konfrontim në një episod pas pjesës së parë.

Atletico Madridi ka arritur të marr një fitore të madhe me rikthim ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke iu bashkuar Real Madridit në finale.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Koke (46’), Alvaro Morata (82’) dhe Angel Correa (86’) për Atleticon, ndërsa për Barçën shënuan Lionel Messi (51’) dhe Antoine Griezmann (62’).

Megjithatë, ndeshja u përshkrua me tension gjatë 90 minutave, por sidomos pjesa e parë pati më shumë episode.

Në një episod pas mbylljes së 45 minutave të parë u përfshin edhe ylli argjentinas, Messi dhe talenti i madh portugez, Joao Felix.

Messi iu ofrua Felixit për tu sqaruar me të pas një zënke me Jordi Alban në fund të pjesës së parë, ndërsa portugezi rezistoi duke ia kthye ia mbështetur kokën në kokë.

Pas këtij episodi, Luis Suarez u ofrua në ndihmë të bashkëlojtarit të tij, Messi, por kjo krijoi një tollovi të madhe mes shumë futbollistëve të dy skuadrave.

Suarez dhe Stefan Savic u ndëshkuan me kartonë të verdhë nga gjyqtari pas kësaj tollovie të madhe të krijuar.

Reagime

Joao Felix dhe Lionel Messi u përfshinë në një konfrontim gjatë përballjes të së enjtes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Arabi Saudite.

Portugezi 20-vjeçari, i cili bëri emër duke luajtur për Benfican gjatë verës së kaluar, u përball kokë më kokë me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, para se të përfundonte pjesa e parë, kur rezultati ishte ende 0:0, transmeton Gazeta Express.

Dy yjet e La Ligës u panë duke u zënë mes vete, para se mbrojtësi veteran i Barcelonës, Gerard Pique të ndërhynte për ta ndarë dyshen.

Vetëm disa momente më vonë, lojtarët e Barcelonës e rrethuan Felixin, përderisa situata po bëhej edhe më e tensionuar në stadiumin King Abdullah Sports City.

Edhe 32-vjeçari Luis Suarez u zu me portugezin, përderisa Felixi pati probleme edhe me Jordin Alban.

Disa tifozë të futbollit e kritikuan këtë reagim të lojtarëve të Barcelonës, duke i akuzuar ata se po e ngacmonin dhe provokonin Felixin, që është ende fëmijë.

Thaçi i kërkon përgjigje të shpejtë Albin Kurtit: A do të jesh mandatar për krijimin e Qeverisë, apo…?

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar përsëri letër kreut të VV’së, Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse VV’ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç potencon letra e Thaçit të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmend pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit.

Thaçi ka theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

Rrëfimi tronditës i vëllait: Enkeleda u hodh për të mbrojtur vajzën…

Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës ka treguar se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.

Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Erdet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.

“Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai.

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda duke patur një levë dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë me dhunë në shtëpi, Erdet Çapoku ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës.

Pasi ka ndjerë zhurmën, nëna është ngritur për të penguar futjen e Erdetit në dhomën, por në moment ai ka qëlluar me levë në shpatull gruan duke vijuar më pas me sulmin ndaj Enkeledës, raporton abcneës.al.

Kjo e fundit ka patur edhe vajzën në krevat duke ndërhyrë për të mbrojtur të bijën nga sulmi.

Në këtë moment, Erdet Çapoku ka qëlluar fillimisht me levë në kokë Enkeledën si edhe e ka çarë me thikë në fytyrë.

Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjakur në korridorin e banesës. Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas.

Pedagogët ende nuk kanë marrë pagën e Dhjetorit, kërkojnë lekë borxh derisa…

Pedagogët ende nuk kanë marrë pagën e muajit Dhjetor, ndërkohë që të njëjtin fat kanë dhe mësues në disa qytete të vendit.

Nga Ministria e Arsimit nuk ka pasur asnjë reagim për këtë ngjarje, ndërsa pedagou Ervin Goci ka zgjedhur që të bëjë një postim mjaft ironik në rrjetet sociale, ku “kërkon” lekë borxh, derisa të marrë rrogën.

“Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”, shkruan Goci, në një postim që ka marrë dhjetra reagime nga ndjekësit, ku komentet bëjnë përgjegjëse qeverinë shqiptare.

Gjendja e arsimit të Shqipëri përballet vazhdimisht me problematika të shumta, e kjo e vonesës së pagave, padyshim që cënon rëndë edhe statusin e pavarur të pedagogëve.

Jo më larg se dje edhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Rezart Prifti denoncoi mosmarrjen e pagave.

Bardhi: Largimi i Ramës objektiv i pandryshueshëm, protestat një mjet demokratik që nuk përjashtohen

• Objektiv i pandryshueshëm për opozitën është largimi i qeverisë së Edi Ramës, si mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

• Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim.

• Ministria e Drejtësisë ka vonuar për 1 muaj e gjysëm kërkesën e Prokurorisë oër autoritetet italiane, që të konfirmojnë se Edi Rama i Vaut të Dejës është dënuar si hajdut në Itali.

• Jemi drejt finalizimit të propozimeve për reformën zgjedhore. PS po tenton ta vonojë atë, pasi zbatimi i reformës sipas kushteve të Bundestagut, do të thotë zgjedhje të parakohshme.

INTERVISTA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI NGA VAU I DEJËS

Pyetje: Cili është qëllimi i takimeve me strukturat e PD?

Gazment Bardhi: Janë takime të organizuara në dy degë të qarkut të Shkodrës, që vijnë pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Lezhës dhe Kukësit. Sigurisht, kemi bërë një bilanc me strukturat e partisë mbi zhvillimet politike gjatë vitit 2019 dhe, bashkërisht, kemi caktuar objektivat për vitin 2020.

Pyetje: Sapo ka nisur 2020, cili është plani i opozitës? Do të ketë rikthim të protestave edhe përse tërmeti ndryshoi axhendën?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019.

Pyetje: A do t’u riktheheni protestave?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

Pyetje: A ka një datë konkrete?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.

Pyetje: Keni bërë një denoncim për Vaun e Dejës, a keni informacion, nëse ka marrë prokuroria informacion rreth të shkuarës së tij? A ka PD të dhëna të tjera?

Gazment Bardhi: PD ka bërë publike të dhëna të plota që tregojnë që Mark Babani, i emëruari i Edi Ramës në bashkinë e Vaut të Dejës, është një hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës.

Pyetje: A ka pasur ndërhyrje të drejtuesve të lartë?

Gazment Bardhi: Pa diskutim, Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës dhe, pa diskutim, Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur kriminelët e emëruar në krye të bashkive.

Pyetje: Edhe sa dosje të tjera ka PD?

Gazment Bardhi: Ne kemi denoncuar jo më larg se dje, kandidatin e emëruar nga Edi Rama në bashkinë Mallakastër. Sigurisht, e kam thënë edhe më parë, kemi në proces verifikimi edhe kandidatë të tjerë të PS. Sapo të kemi dokumentacionin e plotë dhe të dokumentuar për secilin prej tyre, do ta ndajmë me opinionin publik.

Pyetje: Do të merrni pjesë në reformën zgjedhore?

Gazment Bardhi: Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Opozita që është në Parlament bashkë me maxhorancën kanë bërë disa mbledhje dhe kanë bërë edhe disa propozime për reformën zgjedhore. Do t’u bashkoheni këtyre propozimeve?

Gazment Bardhi: Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës. Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Zoti Bardhi, SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që, deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.

Gazment Bardhi: Çështja e parë që kishte për shqyrtim struktura antikorrupsion, që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi, siç ju e patë, me mbyllje hetimesh dhe me pas, me rrëzim të këtij vendimi të SPAK nga gjykata. Personalisht, por edhe PD, i ka dhënë mbështetje të plotë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut, e nxit Prokurorinë e Posaçme që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës me krimin. Dua të ripërsëris që, për të ruajtur imazhin e SPAK-ut, do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje, ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit komunist, siç është drejtuesi i SPAK-ut, ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës, siç është njëri prej prokurorëve i kapur në takim një ditë përpara votimit, do të duhet t’i hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj, me integritet që gëzojnë besimin e të gjithëve, për t’i dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmërinë e nevojshme SPAK-ut.

Rama zotohet të mbrojë gratë e OSBE-së teksa në Paskuqan vritej me shkop gruaja me urdhër mbrojtjeje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Bush, publikoi një mesazh në lidhje me marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Atij i ka rënë në sy sidomos angazhimi i Shqipërisë për të luftuar dhunën ndaj grave në vendet e OSBE.

“Vlerësojmë fokusin tuaj të planifikuar për të luftuar dhunën ndaj grave,” thotë ai.
“Një shoqëri ku individët gëzojnë të njëjtat mundësi, të drejta, detyrime dhe siguri, pavarësisht gjinisë, nuk duhet të jetë vetëm një aspiratë”, shton ai.

Për ironi, duket sikur ai i drejtohet veçanërisht Shqipërisë.
Natyrisht Bush ndoshta nuk e di se shqiptarët zgjohen e ngrysen duke dëgjuar lajme nga më të frikshmet për dhunën ndaj grave.

Një i tillë u regjistrua pak orë pasi kryeministri Edi Rama ishte zotuar se do luftonte dhunën ndaj grave për 1 miliardë banorë të OSBE.
Ndërkohë në Tiranë vritej në mënyrë makabre një grua, e cila ishte dhunuar barbarisht dhe kishte marrë një urdhër mbrojtje.

Jo vetëm kaq, por edhe vajza dhe nëna e saj ishin dhunuar. Ato e dinin se nga momenti në moment i priste vdekja.

“Erdhi Erditi për të na vrarë,” rrëfen nëna e viktimës. Ajo e dinte, shoqëria e dinte, vetëm shteti nuk dinte asgjë. Ai mbledh kufomat dhe pret ditën kur lideri global të shpallë sfidat botërore.

Ka shumë paradokse kjo historia e drejtimit të OSBE nga Shqipëria. Ato nisin që nga mungesa e demokracisë në vend, te mungesa e zgjedhjeve të lira, te shtypja e lirisë së fjalës e deri te korrupsioni galopant dhe krimi në çdo qelizë të shtetit.

Të gjitha këto sjellin si pasojë një shoqëri në krizë, ku ato që vuajnë më shumë janë gjinia më e dobët. Të cilën e përdorim vetëm sa për shfaqje, kur na duhet të tregojmë se e kemi mbushur qeverinë me gra. Se çfarë bëhet atje poshtë, kjo nuk ka rëndësi.

E rëndësishme është që të zgjidhim krizat e mëdha globale. Çfarë kohësh po jetojmë…