30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Çollaku: Ambasadat tona janë kthyer në resorte turistike për familjarët e rilindasve, nuk i shërbejnë qytetarëve

Nga Kreshnik Çollaku

Nje investigim i emisionit Stop ka sjelle ne vemendje publike nje fakt skandaloz, qe deshmon problematiken e thelle te sherbimit diplomatik shqiptar me drejtues Edi Ramen. Sipas ketij investigimi asnje nga perfaqesite tona diplomatike, ambasada dhe konsullata qe kane detyrimin zyrtar te jene 24 ore non stop ne sherbim nuk pergjigjen ne kontaktet telefonike te dedikuara ne sherbim te qytetareve emigrante apo jo.

Ne Paris,Rome,Berlin,Athine dhe qendra te tjera ne Evrope perfaqesite e Republikes se Shqiperise jane te shurdheta per kerkesat apo nevojat e qytetareve shqiptare. Pervec nje shkelje e rende e detyrimeve te tyre funksionale si punonjes se shtetit shqiptar,kjo sjellje eshte deshmi e arrogances e shperfilljes ndaj qytetareve.

Kjo tipologji thuajse simetrike sjellje ne te gjitha perfaqesite nuk eshte thjesht nje mungese disipline rastesore,kjo qasje shperfillje ndaj atyre qe kane nevoje per ndihmen e shtetit frymezohet nga Tirana dhe kreu i qeverise, i cili, si minister i jashtem eshte pergjegjes kryesor per degradimi e sherbimit diplomatik.

Arroganca e Kryeministrit ndaj qytetareve te tij ne Shqiperi nuk ka si mos te shnderrohet ne model per te besuarit e tij ne ambasada ndaj qytetareve shqiptare neper Evrope.
Ky skandal eshte vetem nje pjese e kaosit te plote e shthurrjes qe po vuan trupa jone diplomatike.

Problemet jane dhe me te thella. Ambasadat tona pergjithesisht neper kryeqytetet evropiane jane kthyer ne resorte turizmit diplomatik te miqve e klienteve te kryeministrit e pushtetareve. Ka nje dyndje disproporcionale emerimesh ne keto ambasada me militante apo familjare pushtetaresh ,ndersa ambasada ne vende te tjera por qe nuk ofrojne “avantazhe turistike” mbeten pa perfaqesi e te pambuluara ne personel.

Kjo vale emerimesh nepotike dhe ne mungese te plote te kualifikimit diplomatik te diplomateve tone neper Evrope nuk ka si te mos reflektohet dhe ne nje produkt i skaduar i punes diplomatike duke shkaktuar perfaqesim te dobet ne disa raste dhe duke demtuar ne disa te tjera rolin e Shqiperise ne marredheniet me jashte.

Asnje korrigjim i pjesshem nuk e zgjidh dot me batakun ku ka rene sherbimi i jashtem i Republikes se Shqiperise pervecse nje ndryshim thelbesor i mentalitetit dhe modelit te qeverisjes dhe vullnetit te duhur politik per te rikthyer Shqiperine e rolin e saj neper bote ne standarte dinjiteti dhe profesionaliteti.

Si po e shkatërron Rama Shqipërinë, e fundit në çdo renditje pasi mori pushtetin

Gjërat në Shqipëri vetëm po përkeqësohen dhe kjo është e dukshme për çdo qytetar që jeton në këtë vend.

Por edhe nëse keni ndopak iluzione, shihni raportet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve që japin të dhëna tronditëse. Shqipëria ka njohur rënie pikiatë në çdo renditje ndërkombëtare që kur Edi Rama mori pushtetin.

Të enjten u publikua indeksi më i rëndësishëm i korrupsionit, ai nga Transparency International, që tregon se Shqipëria ka humbur shtatë vende nga një vit më parë. Tashmë Shqipëria është e 106-ta në botë.

Një ditë më parë u publikua edhe indeksi i demokracisë nga revista The Economist. Edhe aty Shqipëria ka pësuar rënie. Jo vetëm kaq, rënia është e vazhdueshme që nga viti 2014, kur Rama nisi të qeverisë.

Indekset e lirisë së medias janë të gjitha në pikiatë, madje në mënyrë të frikshme. Raportet e Departamentit të Shtetit janë të gjitha për të vënë duart në kokë.

Kaq e rëndë është situata, sa Top Channel publikoi në nëntor të vitit të shkuar raportin e Bankës Botërore, që tregon se korrupsioni në Shqipëri është dyfishuar që kur Rama mori pushtetin.

“Jemi shumë më keq se gjashtë vite më parë,” raportonte TCH.

Shqipëria me indeksin e demokracisë më dobët dhe me korrupsion më të lartë se 2018, bie me 7 vende

nga Jorida Tabaku

Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton. Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.

Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar.

Krimi dhe droga nuk ndalen/ Si po bien një nga një të gjithë kryebashkiakët e Rilindjes

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla rrezikon dënimin deri në tre vjet burg, për veprën penale moskallëzim krimi, në rast se vërtetohet se personi që konsumon kokainë në ambientet e një lokali është ai.

Kjo sepse sipas juristëve droga që ai konsumon është shitur apo servirur nga dikush që e shpërndan, ose është i lidhur me trafikantët. Sipas tyre është e njëjta situatë që ndodh dhe me krerët e njësive administrative apo dhe inspektorët e policisë kur evidentohet se në zonat e tyre është kryer aktivitet i paligjshëm dhe ata nuk e kanë kallëzuar atë.

Vetë denoncuesi, gazetari Artan Hoxha pretendon se video është xhiruar pas marrjes së mandatit si kryebashkiak, pra pas 30 qershorit 2019. “Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet” thuhet në nenin përkatës.

Gjithsesi, konsumimi i drogës në ambiente private nuk përfshihet në ligjin e dekriminalizimit, por në rast se provohet nga organet përkatëse konsumimi i veprës penale, atëherë nuk është çudi që Alla të pasojë të njëjtin fat me Shukri Xhelilin e Dibrës, i cili u shkarkua asokohe në urgjencë me vendim qeverie nga Kryeministri, pas përfshirjes në një skandal seksual.

Video
Ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha i cili ka shfaqur ditën e djeshme një filmim të bërë nga kamerat e sigurisë së një lokali, ku ai pretendon se është vetë kreu i Bashkisë Bulqizë ai që shfaqet në të dhe kjo është lehtësisht e identifikueshme.

“Kamerat e sigurisë të ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime.

Kjo video është filmuar pas datës 30 qershor, d.m.th. pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin.

Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për t’iu shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion që i kanë besuar qytetarët”, tha Hoxha.

Deklarata e tij u mbështet më pas dhe nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili identifikoi Allën si personin që shfaqet në video. Vetë PD në një deklaratë të orëve të vona kërkoi shkarkimin urgjent nga detyra të Allës, duke shtuar se përgjegjësia për zgjedhjen e individëve të tillë në krye të pushtetit lokal është direkte e Edi Ramës. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u shpreh se SPAK, duhet të marrë në hetim rastin.

Të gjitha akuzat për të zgjedhurit e Ramës
Lefter Alla është kryebashkiaku i gjashtë i cili denoncohet nga Partia Demokratike, dhe kërkohet ndjekje penale për të. Valdrin Pjetri do të ishte i pari, i cili pas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dha dorëheqjen për shkak se kishte fshehur një dënim për trafik drogë në Itali në fillim të viteve 2000. Më pas listës do i shtohej Agim Kajmaku, i Bashkisë së Vorës, i cili fshehu një dënim të marrë në Greqi për falsifikim monedhash.

Kajmaku aktualisht prej nëntorit është në kërkim, pasi mbi të nuk rëndon vetëm akuza e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit, por edhe akuza e ushtrimit të paligjshëm të detyrës shtetërore.

Por PD nuk u ndal me kaq. Bardhi do dilte në konferencë për shtyp në datë 16 shtator, këtë herë për të denoncuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani, i cili sipas tij kish fshehur një dënim në Itali në vitin 1994.

Në dhjetë janar në rrjetën e opozitës do të binte një tjetër i zgjedhur pa garë më 30 qershor. Bëhet fjalë për Qerim Ismailajn e Bashkisë Mallakastër i cili sipas PD ka fshehur një dënim prej tri vitesh burg në Greqi për përdorim dhune.

Për ta mbyllur me kreun e Bashkisë Mat, i cili megjithëse e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 1998, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje, sërish kjo është një vepër penale, që sipas sekretarit Bardhi, e ndalon për të kandiduar në listat e të zgjedhurve vendorë. Sipas PD listës së të denoncuarve i shtohen dhe rreth 17 raste të tjera që janë në proces verifikimi.

Akuzat e PD për kryebashkiakët
– Lefter Alla Bulqizë, moskallëzim krimi
– Valdrin Pjetri Shkodër, trafik droge
– Agim Kajmaku Vorë, falsifikim monedhash
– Mark Babani Vau i Dejës, vjedhje
– Qerim Ismailaj Mallakastër, Përdorim dhune
– Agron Malaj Mat, armëmbajtje pa leje, plagosje

MAPO

Paketa e censurës/ Basha përshëndet vendimin e KE për ta dërguar çështjen në Venezia: Peketa dëmton rëndë lirinë e fjalës

Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian.

Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. #MOSnaPREKfjalën

Kokainën e thithte nga pjata në banakun e lokalit pasi e vizonte me kartën e kreditit

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet sesi kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kapet duke konsumuar kokainë në një ambient publik.

Në videon e publikuar sot nga “Abc Neës”, Lefter Alla edhe pse e mohoi kategorikisht se nuk ishte ai personi në video, në pamje shihet qartë sesi Alla merr kokainë. Me një kartë krediti ai përgatit drogën të cilën e ka vendosur në një pjatë tek banaku i një lokali.

Gazetari Artan Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve.

Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha tha se është kërcënuar për të nxjerrë videon, ai por edhe persona të tjerë pranë tij dhe në Dibër. Prej ditësh përflitej se ekzistonte një video e një kryebashkiaku socialisti që merrte kokainë në një lokal, por ishte Gazment Bardhi me Artan Hoxhën ata që thanë se e kishin parë vetë videon.

Pasi mediat raportuan se bëhej fjalë për Lefter Allën, Dosja.al e kontaktoi kryebashkiakun, por ai mohoi në mënyrë kategorike, si dhe tha që jo vetëm që s’është ai në video, por edhe se në jetën e tij nuk ka parë kurrë drogë me sy. Ndërsa sot, ai iu shmang mediave duke mbyllur telefonin.

Presidenti i Izraelit: Shqipëria, model unik për botën në shpëtimin e hebrenjve

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

Presidenti Meta e falënderoi homologun izraelit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokaustit dhe 75-vjetorin e Çlirimit të kampit të Aushvitz-Birkenau.

“Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi ku numri i hebrenjve jo vetëm u shumëfishua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve”, – vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.

Ndërsa Presidenti Rivlin nënvizoi se “shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën”.

Presidenti Meta e ftoi Presidentin Rivlin për një vizitë në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

“Do të jetë kënaqësia ime”, shtoi ai – “të jem Presidenti i parë i Izraelit që viziton vendin tuaj aq mikpritës për ne”.
Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë.

Yuri Kim nis misionin në Shqipëri

Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Pak ditë më parë u njoftua se ambasadorja Yuri Kim do të marrë zyrtarisht detyrën në Tiranë më 30 janar.

Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan ,se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

jo video tregon momentin e ardhjes, të Yuri Kim ambasadore e SHBA, fiksuar nga kamera. Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Tiranë.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Rrjeti nepotik Alla në Bulqizë, nga helmimi i 60 fëmijëve, tek minierat dhe kokaina

Nga mësues fizkulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie. Kjo është historia e ngritjes së Lefter Allës në krye të Bashkisë Bulqizë.

Abc Neës i kushtoi një profil kryetarit Alla duke zbuluar se për rreth 17 vite ai ka zotëruar një nga kompanitë kryesore të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë. Është nip i ish-kryetarit të Bashkisë Bulqizë.

Në vitin 2018 puna e dobët e kompanisë së vëllait të tij shkaktoi helmimin e 60 fëmijëve në një shkollë të Shupenzës. Ndërsa i biri iu arrestua 6 muaj më parë për narkotikë.

Alla është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin si mësues fizkulture e ka ushtruar vetëm në periudhat 89-90 dhe 96-98 në Bulqizë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2017 Abc Neës thotë se ai ka pasur në zotërim një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Prej janarit 2016 mori drejtimin e Partisë Socialiste në Bulqizë, kohë kur (2015-2019) Bashkia drejtohej nga daja i tij, Melaim Damzi.

Në mars 2018, kompania B-Alla 76 e vëllait të Lefter Allës, Ilir Alla, ishte përfshirë në një rast të rëndë.

Gjashtëdhjetë fëmjë të shkollës së mesme në Shupenzë u asfiksuan dhe u dërguan në spital pasi u helmuan nga kaldaja.

Instalimet e kaldajës ishin bërë nga kompania e vëllait të Lefter Allës, e cila nuk kishte përvojë të mëparshme në këtë fushë.

Pasi Melaim Damzi vendosi të mos rikandidonte për Bashkinë Bulqizë, deputetët socialistë të qarkut Dibër dhe Kryeministri Rama ia besuan Lefter Allës kandidimin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një muaj pas marrjes së detyrës, më 18 shtator 2019, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje në Bulqizë.

Pak muaj më vonë policia arrestoi djalin 19-vjeçar të Lefter Allës, Enion, për lëndë narkotike hashash.