19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Protesta/ Studentët dy javë afat Ramës: Nëse nuk bën kthim pas, do të rikthehemi përsëri!

Ashtu si në fundin e vitit 2019, studentët i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme. Studentët kanë bojkotuar auditorët duke u mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të para dy viteve, të cilat pavarësisht premtimeve të kryeministrit Edi Rama, nuk janë plotësuar ende.

Studentët kërkojnë uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve të konvikteve. Lidhur me protestën e sotme ka reaguar edhe grupimi organizativ i protestës, “Rezistenca Rinore”.

Sipas tyre, sot fituan studentët që i plasën në fytyrë kryeministrit Rama paktin e mashtrimit, siç e quajnë ata.

Reagimi i plotë i Rezistencës Rinore

Sot fituam ne studentet. Sot fituam sepse ia plasem ne fytyre paktin e mashtrimit Kryeministrit Rama. Pritem nje vit qe kushtet tona te relizoheshin, por asgje nuk ndodhi. Akoma studiojme ne kushtet me te veshtira nga çdo vend tjeter ne Europe. Ne kete vend qeverite kane para per çdo gje perveç se per arsimin. Te rinjt jane e ardhmja e vendit dhe pa ta nuk ka nje te neserme.

Nese Qeveria nuk kthehet aty ku duhet le te thyej qafen sepse ne si te rinj jemi te vendosur qe arsimin ta kthejme ne nivelet e BE-se. Buxheti, infrastruktura dhe Ligji i Arsimit te Larte jane barriera qe do te shemben dhe mbi to nuk ka nje pakt te ri. Jemi krenar sot per te gjithe organizatoret e Rezistences Rinore qe ne kohe rekord kane paralizuar arsimin ne 3 fakultetet te medha dhe kishim perfaqesues nga te gjitha fakultetet e UT-se ne shesh.

Jemi te lumtur qe askush nga ne organizatoret nuk foli ne publik dhe nuk tentoi te merrte lidershipin e protestes. Ajo eshte e studenteve, e prinderve dhe e pedagogeve te ndershem qe perballen çdo dite me kete sistem te kalbur.

Gjithashtu, shprehim perkrahjen tone per vendimin qe studentet moren sot ne shesh per te krijuar Levizjen per te Drejtat e Studenteve, te cilet kane shpallur si mision te pare mbledhjen e 20 mije firmave per shfuqizimin e Ligjit te Arsimit te Larte. Eshte koha qe te gjithe ata qe besojne tek e ardhmja te bashkohen me studentet!

Protesta nuk ka mbaruar! Pas dy javesh nese qeveria nuk ben kthim pas ne do te rikthehemi perseri!

Prinder, student dhe pedagoge bashke me shqiptaret e ndershem jemi shumica.

Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes tone!

Rama çon ligjin ”Anti-Shpifja” në Venecia’/ Zëri i Amerikës: I paqartë nxitimi i mazhorancës

Komiteti i Monitorimit të Asmblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare e të kritikuar gjerësisht, jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë por dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve si dhe nga institucione ndërkombëtare.

Shqipëria është ndër vendet anëtare që ende ndodhet nën vëzhgim dhe misioni i fundit në tetor të vitit të kaluar, i dy relatorëve për Shqipërinë, e pati çështjen e ndryshimeve në dy ligjet “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”, një nga temat kryesore të takimeve që pati në Tiranë.

Vendimi për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias erdhi në një moment kur parlamenti ka nisur shqyrtimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu pas ndryshimet e miratuara në fund të muajit dhjetor, ndërsa shumica nga ana e saj po këmbëngul t’i kalojë ato sërish pa i prekur.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një status quo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi”, shkruajti sot në Facebook, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke deklaruar se “ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit”.

Zoti Balla shkruan më tej se”do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen. Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që ia kaluan Komisionit të Venecias tekstin, dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias”.

Mbetet i paqartë nxitimi i shumicës për të kaluar me urgjencë këtë paketë, në një kohë kur dhe nga institucionet ndërkombëtare është theksuar se kthimi pas i ndryshimeve ligjore nga presidenti Meta duhet të shfrytëzohet si një mundësi për të bërë përmirësime.

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir, bëri të qartë javën e shkuar, përmes një deklarate, se “asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit”, duke theksuar se shpresonte se”rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Zoti Desir u shpreh gjithashtu se ishte “i gatshëm të punoj me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar”. Më herët kryeministri dhe përfaqësuesë të lartë të shumicës kishin këmbëngulur se varianti i votuar në parlament kishte part miratimin “100 përqind” të OSBE-së.

Të martën ndërkohë, dhe Komisioni europian ju përmbajt qëndrimit të vet kritik. “Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen trajtuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, deklaroi zëdhënësja Ana Pisonero, duke shtuar se “ne mbështesim rekomandimet e Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim rekomandimin për ta kufizuar rregullimin vetëm për shërbimet e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë së mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”.

Presidenti Meta e ktheu pas ligjin “Për mediat audiovizive”, pasi sipas tij, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bie në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë. Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave. /VOA

Tenderi 500 milionë lekë i jepet Administratorit “rilindas”!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal të madh që po ndodh në Shqipëri, ku administratori rilindas fiton tenderin me vlerë 500 milionë lekë.

Në postimin e radhës ish-kreu i qeverisë ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili denoncon vjedhjen që po ndodh me bujqësinë në Zharrëz të Fierit.

Sipas qytetarit administratori i Komunës Zharrëz Arben Sejmaku është shpallur fitues për tenderin e bujqësisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Parate duhet te mbeten brenda sojit hajdut te partise se krimit!

Administratori i Komunes fiton tendera prej 500 milion lekesh! Bravo! Parate brenda familjes se krimit

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha doja te informoja se ne komunen zharrez. Bashkia patos a esht e lejushme qe administratori i komunes arben semanjaku te fitoj tenderin 500 a 600 million lek te buqesis .. Duke ndenje ne krah me antoneta dhimen mengjes drek e dark .. Faleminederi.. Une qe te shkr jam keshilltar patos.. Respekt_

Nga arrestimi i djalit tek plagosja e vëllait/ Kush është kryebashkiaku i Ramës që u kap duke…

Duket se Edi Rama e ka të vështirë të bashkëjetojë në qeverisje pa njerëzit problematikë, kryesisht të lidhur me shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, por tani edhe të zyrtarëve rilindas përdorues të lëndëve të forta narkotike.

Ky është edhe rasti i fundit i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, që shfaqet në një video teksa konsumon kokainë në një lokal.

Lefter Alla është investim direkt i Edi Ramës.

Ai është biznesmen në fushën minerare.

Tetorin e shkuar Policia, arrestoi në Tiranë, djalin e Lefter Allës, shtetasin Enio Alla, 19 vjeç, pasi u kap me 5.2 gram kanabis.

Ndërkohë që vetëm një muaj përpara kësaj ngjarje, në muajin shtator, u plagos shtetasi Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës, ku policia arrestoi dy persona. /Syri.net

Prokuroria “gropos” hetimet për skandalin 40 milionë euro të Unazës së Re

Nga Edmond Hoxhaj

Në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania.

Koordinatorja për mediat e Gjykatës së Tiranës, Alba Nikolli i tha BIRN se dosja e DH Albania ka mbërritur në gjykatë më 27 dhjetor me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Hetimet për kompaninë fantazmë nisën në dhjetor 2018, pasi emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi se kompania DH Albania u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re përmes falsifikimit të datës së regjistrimit në Delawere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancit të tre viteve. Në jetën e saj të shkurtër në Tiranë, DH Albania fitoi gjithashtu një tender tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetimit- të dyja me vlerë rreth 28 milionë euro.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila ishte njëherazi dhe prokurore e çështjes nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për mbylljen e hetimeve me rezultate minimale. Një zëdhënëse e Prokurorisë nuk ktheu gjithashtu përgjigje nëse po vazhdonin apo jo hetimet për persona të tjerë të dyshuar.

Skandali DH Albania është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që përcillet drejt Gjykatës me rezultate minimale.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi u regjistrua në Shqipëri në korrik 2018, si degë e kompanisë amerikane Dunëell Haberman, e themeluar më 25 qershor 2018 në Delaëere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në QKB, Dunëell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm; rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjera nga OST për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi lidhje të shumëfishta mes kompanisë fantazmë dhe kompanisë së njohur Gener 2; punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të Re dhe veprime të tjera për llogari të DH Albania.

Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri se qëndronin pas aferës. Kryeministri i hodhi poshtë akuzat, ndërsa ish-ministri Gjiknuri deklaroi se menjëherë sapo ishte njohur me falsifikimin, kishte urdhëruar anulimin e kontratave si dhe kishte denoncuar çështjen në Prokurori.

Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistruar hetimet fillimisht për tre vepra penale; “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj çështjeje, Avdjol Dobin. /BIRN/

Gazetari: Kanë kërcënuar me jetë njerëzish që të mos publikohet videoja e kryebashkiakut të Ramnës

Gazetari që publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar kokainë, Artan Hoxha, i ftuar në Abc News, ka dhënë detaje lidhur me pamjet që po bëjnë xhiron në të gjitha mediat e vendit.

Hoxha tha se janë persona të afërt të rrethit të kryebashkiakut që kanë kërcënuar me jetë edhe familje, qytetarë në Dibër dhe Tiranë që kjo video të mos publikohet.

Sipas tij këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar familje me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli.

Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do t’i kërkoj meqë jam në studio, policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos.

Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme”, tha Hoxha.

“Mua më ka tërhequr përshtypjen për një gjë. Unë i ndjek fushatat elektorale dhe mundohem të shikoj kush janë kandidatët. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen ishte që daja ia dorëzoi mandatin nipit. Jam përpjekur që ta shikoj, kishin dy gjëra, personaliteti i personit në fjalë, i arsimuar, biznesmen, jetë të qetë. Nuk më përputhej me atë që po shikoja.

Pse kete personazh është përzgjedhur të shkojë aty. Bulqiza është më e varfra e Shqipërisë, por operojnë disa nga kompanitë më të fuqishme. Ajo njësi bëhet e rëndësishme. Mua nuk më përputheshin e kaluara e këtij personi, nuk është i përfshirë në ngjarje problematike, por rrethi i ngushtë, i vëllait, ka probleme.

Dhe është ky rreth sot që ka bërë ato kërcënmie që kanë kërcënuar qytetarët në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës. E di shumë mirë që kur del një e vërtetë cënohen shumë interesa. Reagimi i tyre është që të sulen te njerëzit që u kanë prishur punë”, shtoi ai.

Video/ Bardhi: Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht, SPAK të veprojë pa asnjë vonesë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në një psotim në Facebook se, Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. Bardhi shprehet se, SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë, Gazment Bardhi

Postimi i plotë

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi

Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkiaku i Ramës për Bulqizën shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike. Sipas selisë blu, Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën.

“Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.

Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit.

Bardhi takim me strukturat: Reforma territoriale një dështim, realiteti ndryshohet duke ndryshuar qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh gjatw njw takimi me demokratët e qarkut të Beratit se, për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë.

Postimi i Bardhit
Në takimin me demokratët e Beratit mësova se Berati është një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend. Të rinjtë janë më të prekurit e kësaj gjendjeje të mjerueshme që duhet të ndryshojë duke ndalur largimin e tyre nga vendi.

Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës.

Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre.

Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve.

Presidenti Trump, optimist për bisedimet tregtare SHBA-BE

Presidenti amerikan Donald Trump foli me një farë optimizmi rreth bisedimeve tregtare me Evropën, por e la në tryezë kërcënimin për tarifa të reja ndaj automjeteve evropiane.

Prej kohësh, ai ka akuzuar Bashkimin Evropian se përfiton nga një avantazh i padrejtë tregtar, duke kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj makinave evropiane dhe pjesë të tyre të këmbimit, një produkt i rëndësishëm eksporti, veçanërisht për Gjermaninë, ekonomia më e madhe e eurozonës.

Pas një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Davos, Presidenti Trump tha se pati bisedime “shumë të mira” por pohoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Uashingtoni do të shihte me përparësi mundësinë e tarifave ndaj automjeteve.

“Ne shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje me Evropën. Dhe nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje ne sigurisht do ta studiojmë me përparësi këtë mundësi,” tha ai.
Shtetet e Bashkuara këtë muaj arritën marrëveshje të reja tregtare me Kinën, Meksikën dhe Kanadanë, duke rishikuar marrëveshjet e mëparshme, që presidenti thotë se ishin të padrejta.

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha se këto marrëveshje mund të nxisin rritjen e ekonomisë së SHBA këtë vit dhe se kjo rritje do të tejkalonte parashikimet më të mira, përfshirë ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shtëpia e Bardhë e ka shtyrë vazhdimisht vendimin nëse do të vendosë tarifa deri në 25% për makinat evropiane, duke i përdorur këto kërcënime si levë në negociata.

Sektori i gjerë i prodhimit industrial në Evropës u zhyt në recesion vitin e kaluar, kryesisht për shkak të rënies së kërkesës për automjete eksporti, duke rritur presionin mbi zyrtarët e BE-së që ata të bien dakord për një marrëveshje.

“Populli amerikan dhe ai evropian janë miq të mirë, dhe pikërisht kjo duhet të shërbejë si bazë. Ne vërtet kemi çështje për të diskutuar dhe do të negociojmë,” i tha zonja Von der Leyen Presidentit Trump.

Kërcënimi i Presidentit Trump për të vendosur tarifa ndaj një eksporti të rëndësishëm evropian ka sjellë reagime të forta nga zyrtarë dhe kompani evropiane, të cilët janë punëdhënësit kryesorë në bllokun e BE-së.