30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kina konfirmon zyrtarisht: Virusi është ngjitës dhe vdekje-prurës

Ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë konfimuar se virusi i ri ka shkaktuar të paktën katër viktima dhe rreth 136 raste të reja të personave të prekur.

U konfirmua gjithashtu se virusi mund të transmetohet edhe nga një person tek tjetri, dhe jo vetëm nga kafshët tek njeriu. Rastet e para të udhëtarëve të infektuar janë njoftuar nga Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Japonia.

Ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi i ri ka marrë tashmë jetët e katër personave dhe është shtuar frika se mund të përhapet me shpejtësi mes njerëzve.
Komisioni Kombëtar Kinez tha se virusi, i cili shkakton një lloj pneumonie, mund të transmetohet nga një person tek tjetri, dhe jo vetëm nga kafshët tek njerëzit.

Më herët ishte konfirmuar nga autoritetet kineze se 136 raste të reja ishin zbuluar, një rritje kjo tepër e lartë gjatë tre ditëve të fundit. Janë pikasur edhe rastet e para në kryeqytetin e vendit Pekin dhe në Shangai.

Zyrtarët e qeverisë besojnë se situata do të vendoset nën kontroll. Madje edhe një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë u përpoqën të qetësonte shqetësimet për ndikimin që do të ketë në treg përhapja e këtij virusi.

“Do të sigurohemi që tregu të jetë i mbrojtur gjatë kësaj epidemie dhe që njerëzit të kenë një Festival Pranvere të gëzuar dhe të kalojnë pushimet me të gjitha ushqimet dhe mallrat që ju duhen”.

Sidoqoftë, punonjësit e shëndetësisë në qytetin Wuhan, ku filloi epidemia, thonë se tashmë numri i njerëzve të prekur i ka kaluar 200. Shumica e këtyre rasteve përshkruhen si të lehta. Viktima e fundit e konfirmuar ishte një 89-vjeçar nga Wuhani.

Zyrtarët koreanojugorë të shëndetësisë konfirmua dje rastin e një gruaje 35-vjeçare që pati udhëtuar nga Wuhan për në Incheon të Koresë së Jugut. Edhe Tailanda dhe Japoni kanë konfirmuar raste të tjera. Indonezia njoftoi se ka shtuar kontrollet në aeroporte të pasagjerëve nga Kina.

Që të premten, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara filloi kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga qyteti kinez Wuhan në tre aeroporte amerikane, në San Françisko, Los Anxhelos dhe Nju Jork.

Skandali në Prokurori: I dënuar për armëmbajtje pa leje, por Petrit Fusha shpëton kryebashkiakun Agron Malaj

Prokuroria e Përgjithshme e ka verifikuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe e ka shpëtuar nga shkarkimi. ABC News siguron një vendim të prokurorit Petrit Fusha, i cili ka vlerësuar se mbajtja e armës pa leje, meqë është bërë në vitin 1999, nuk e pengon Malajn përjetësisht, por ai mund të vazhdojë detyrën, sepse është rehabilituar.

Disa vepra penale e ndalojnë një person përjetësisht të ushtrojë funksione publike. Armëmbajtja pa leje në mjediset publike nuk e lejon një person të zgjidhet deputet apo kryetar bashkie. Këtë argument Partia Demokratike e ngriti ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili ishte dënuar në vitin 1999 për armëmbajtje.

PD i kërkoi prokurorisë ta verifikojë këtë rast përmes sektorit të dekriminalizimit. Por, prokuroria e ka bërë një herë këtë gjë. ABC Neës ka siguruar këtë dokument, të vitit 2017, që mban firmën e prokurorit të atëhershëm, Petrit Fusha.

Asokohe, Agron Malaj ka qenë drejtor i OSHEE-së në Dibër, dhe Drejtoria e Adminsitratës Publike i ka kërkuar prokurorisë ta verifikojë në lidhje me dënimin e vitit 1999.
Prokurori Petrit Fusha, ka dalë në konkluzionin se Agron Malaj, prekej nga ligji i dekriminalizimit, por ishte rehabilituar.

Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP=it, se Malaj ishte rehabilituar.
Ai e mbajti detyrën si drejtor i OSHEE-së, dhe më pas mori dhe detyrën si kryebashkiak sepse edhe KQZ argumentoi po një lloj.

Në këto kushte, përvarësisht kërkesave të PD-së, kjo cështje mund të quhet e mbyllur, sepse pavarësisht hijeve të dyshimta të argumenteve juridike, edhe Prokuroria edhe KQZ-ja e kanë hetuar më herët këtë rast dhe kanë marrë vendim në favor të kryebashkiakut të Matit.

Rrëfimi i Atë Anton Lulit për torturat nga kriminelët e diktaturës natën e Krishtlindjeve në banjo

esta e Krishtlindjes për një besimtar dhe për një jezuit, është një nga më të veçantat e vitit, por Atë Anton Lulit, të burgosurit të regjimit komunist, i është dashur ta kalojë këtë natë mes torturash. Ja si i përshkruan ai orët e kaluara “varun në terrin e zi të natës ma të shndritshme të vjetës”

Krishtlindje në një nevojtore burgu…

Nga Atë Anton Luli

Isha në burg atë natë, kur mbarë bota e krishtenë përkujtonte lindjen e Jezu Krishtit me një festë shumë prekëse. Shefi i policisë më zvarriti në një nevojtore tanë handrak, në katin sipër. Aty më urdhnoi me u zhdeshë picak.

Mandej lavari nji litar në tra, ma kaloi nën stjetulla e më detyroi me u çue në maje të gishtave. Më lidhi fort. Në mënyrë që trupi të mos mujte me pushue, tue e prekë tokën me kambë. E ngrehi litarin e ndjeva një dhimbje të mprehtë. M’u duk se m’u thyen tanë eshtënt. Mbeta varë ndërmjet tavanit e dyshemes, të cilën e prekshe sapak vetëm me majet e gishtave të kambëve”.

“Isha në burg atë natë, kur mbarë bota e krishtenë përkujtonte lindjen e Jezu Krishtit me një festë shumë prekëse. Shefi i policisë më zvarriti në një nevojtore tanë handrak, në katin sipër. Aty më urdhnoi me u zhdeshë picak. Mandej lavari nji litar në tra, ma kaloi nën stjetulla e më detyroi me u çue në maje të gishtave.

Më lidhi fort. Në mënyrë që trupi të mos mujte me pushue, tue e prekë tokën me kambë. E ngrehi litarin e ndjeva një dhimbje të mprehtë. M’u duk se m’u thyen tanë eshtënt. Mbeta varë ndërmjet tavanit e dyshemes, të cilën e prekshe sapak vetëm me majet e gishtave të kambëve”.

Bota kremtonte Natën e Krishtlindjes. Ndërsa këtu ishte terr, shi, ftohtë. Mbeta varë, në heshtje të thellë. Një gjysëm ore, ndoshta. A një orë. Nuk më kujtohet sa. Mandej ndjeva se po më akulloheshin kambët e akulli ngjitej kadalë-kadalë. Ngjitej në gjuj, në stomak mandej… edhe pak, edhe pak, e do të mbërrinte në zemër.

Më kapën të dridhuna të forta. Nuk isha ma në gjendje me e sundue trupin tem, varun në terrin e zi të natës ma të shndritshme të vjetës. Thashë me vedi: “Tashti do të des me siguri. Vjerrë mbi handrakun e nevojtores së palame qyshkur. Në vend që të isha pranë elterit, la me dritën e Natës së Madhe!”.

Ndjeva se akullina po më prekte zemrën. Atëherë nisa me bërtitë me disprim. Shefi i policisë më ndigjoi e vrapoi në atë gjiriz, ku kalojshe, ndoshta, natën e fundit të Krishtlindjes, e të jetës. Më preku nën gju. E pa se po jepshe shpirt. Nuk i duhesha gja i dekun… Më zgjidhi, prandej, shpejt shpejt e më çoi në dhomën e tij.

Aty ishte një stufë e ndezun. Më vuni aq pranë stufës, sa kjesh në rrezik me u djegë për së gjalli. Sepse trupi ishte ngri aq, sa nuk e ndiente ma nxehtësinë. Vetëm mbas një gjysë ore jeta nisi me u kthye në trupin e mardhun… Nata e Krishtlindjes… Isha gjallë!”.
Vatican News

Veliaj qindramijëra euro për udhëtime me avion nëpër Europë, pushimet e luksit nga Stambolli në Vienë

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues. Jemi mësuar ta shohim qytetarin e parë të Tiranës, të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte.

Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.
‘News24’ bëri një vëzhgim rreth veprimtarisë së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë.

Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë.

Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. ‘News 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni.

Veliaj, 85 mijë euro shpenzime luksi për fluturime me avion ne 2015
Kur varfëria ka prekur thuajse gjysmën e shqiptarëve, siç thuhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, qeveritarët vazhdojnë të rrisin shpenzimet e luksit. Dhe këtë po e bëjnë jo vetëm pjesëtarët e ekipit të qeverisjes qendrore, por edhe të zgjedhurit lokalë. Rasti më flagrant është ai i Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka programuar të shpenzojë 11 milionë e 700 mijë lekë të reja apo afro 85 mijë euro, vetëm për bileta avioni, për vitin 2016.

Kaq është shuma që ai i ka vënë në dispozicion Agjencisë së Prokurimit Publik. Tenderi, siç shihet në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga “Lapsi.al”, është zhvilluar më 15 mars 2016. Objekti i prokurimit është “Blerje bilete udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar për Bashkinë e Tiranës për vitin 2016”.

Afati për realizimin e këtij shërbimi është 31 dhjetori 2016. Po për çfarë i nevojiten Bashkisë së Tiranës kaq shumë bileta avioni? Në këtë buxhet duket se janë futur edhe biletat për 20 gazetarët që Veliaj mori me vete në Milano në fundjavë, për të asistuar në takimin e tij privat me arkitektin Stefano Boeri.

Nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të ketë parashikuar të tjera udhëtime si ky i kësaj fundjave, për të shëtitur nëpër botë që të shohë si ç’punë kanë realizuar arkitektë e artistë të ndryshëm, se si po i gjelbërojnë ata kryeqendrat e botës, ndërkohë që Veliaj akuzohet në Shqipëri se po varros edhe të vetmen hapësirë të gjelbërt të Tiranës.

Veliaj, siç rezulton nga shuma që do të shpenzojë për fluturime ndërkombëtare, duket se do të fluturojë jo pak këtë vit. Dhe shpenzimet janë disa herë më të mëdha, pasi me 11.7 milionë lekët e reja do të blihen vetëm për biletat. Këtu nuk përllogariten hotelet apo darkat e luksit.

Nga mazhoranca parlamentare janë jo të paktë qeveritarët e vënë nën akuzë nga kundështarët politikë se po shpenzojnë më shumë kohë jashtë vendit, sesa në Shqipëri. I pari në listën e atyre që ka fluturuar më shumë jashtë është Kryeministri Edi Rama.

Erion Veliaj i ka tashmë më të pakta mundësitë protokollare për të qenë pjesë e delegacioneve qeveritare në udhëtimet jashtë vendit, pasi nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Por për të mos mbetur mbrapa ish–kolegëve në qeveri, ai duket se i ka rezervuar vetes të tjera privilegje luksi, të paguara me taksat e qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës, të cilat i ka rritur jo pak me të ardhur në krye të Bashkisë.

Ishte shtatzënë dhe me kancer në gji, pacientja thotë se terapia e Hetem Ramadanit arriti ta shërojë

Medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani,në kuadër të punës dhe angazhimit të tij, ka shënuar një mori sukseseshës, duke arritur që përmes terapive të propozuara nga ia t’i mjekoi shumë shqiptarë nga sëmundjet të cilat kanë qenë rrezik për jetën e të prekurve.

Njëri nga ato raste është edhe Klodiana Ndoci nga qyteti i Laçit, e cila ishte diagnostikuar me kancer në shi, e njëherit duke qenë edhe shtatzënë në muajin e shtatë.

Ajo ka treguar për Telegrafin se mjekët në të dyja spitalet që kishte bërë kontrolle, si në atë shtetëror poashtu edhe në privat, i kishin thënë sipas saj, që të heqte gjirin dhe foshnjën.
“Kam dalë nga spitali e trishtuar.

Më pas kam parë videot e profesor Hetemit, dhe kam tentuar ta gjejë një numër kontakti të profesorit, derisa e gjeta edhe filluam trajtimin. Nuk kam bërë as terapi, as kirurgji që doktorët më sugjeruan, pas një bisede 2 – 3 orëshe me profesorin, më pyeti a je e gatshme me iu përmbajt regjimit.

I thash po, sepse profesori e dinte që shtatzënia ka nepse, ke nevojë për të ngrënë ëmbëlsira e kështu. Sigurisht që po i thash”, ka shtuar Ndoci, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se e ndoqi për një muaj këtë terapi, ku fillimisht ka rënë nga pesha 10 deri në 15 kilogramë, e ka gocën në krah dhe ndjehet shumë mirë.

“Falë profesorit goca ime është në krah këtu, unë ndihem mirë dhe shumë e shëndetshme. Nuk gjejë fjalë si ta falënderoj. Do tu thosha njerëzve besoni, lexoni edh mos u ngutni. Çdo gjë është e shërueshme, çdo gjë është e mundur”, ka thënë Klodiana Ndoci.

Bashkëshorti i Klodianës, Dedë Ndoci ka theksuar për Telegrafin se kanë shumë besim të Hetem Ramadani, prandaj sipas tij, i kanë lënë të gjithë më njëanë dhe kanë marrë udhëzimet e tij si zgjidhja e duhur.

Krimi po bën kërdinë, policia nxjerr urdhër për celularët e policëve

Në kuadër të paralajmërimit edhe të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve që të mos komunikonin me gazetarët për ngjarjet e rënda, kreu i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër dy ditë më parë ku i ndalon policët që të shërbejnë me celular me vete.

Duket se qëllimi i këtij urdhri është pikërisht pengimi i policëve që të komunikojnë me gazetarët pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend që nxorrën në pah mungesën e plotë të kontrolliut të territorit nga policia.

Kështu, siç raporton abcnews.al Veliu i ka ndaluar policëve që të forcave “Shqiponja” që janë kryesisht “motorristë” që të mos mbajnë celular me vete, por vetëm radio.

Po ashtu, sipas këtij urdhri, komunikimi mes policëve, vartësve dhe eprorëve në Policinë e Shtetit do të bëhet vetëm me radio dhe jo me celular.

Urdhri detyron eprorët që të kontrollojnë policët nëse dalin me celular apo me radio në shërbim.

Urdhri:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit.

Taksa “Haradinaj”, Serbia humbet çdo ditë një milionë euro, Rama i shqetësuar

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se ekonomia e Serbisë humb nga 1 milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.

Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”. Taksa ndaj Serbisë ishte vendosur në muajin nëntor të vitit të kaluar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ekonomia e Serbisë humb nga 1 milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova, ka thënë nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq.

Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”.

“Gjatë gati 14 muajve kur është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi kësaj gazete, duke shtuar se vendin e tyre e kanë zënë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut .

E presioni mbi Kosovën nga Serbia për ta hequr taksën 100 për qind ka nisur me fillim të këtij viti. Kërkesën që kjo taksë të hiqet e ka bërë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se “Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit”.

Ai tutje ka thënë se gjatë këtij viti Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut. “Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar, sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia.

Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”.

Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.

E ditë më parë edhe përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Këtë kërkesë ai ua ka bërë një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës që i ka pritur në takim.

Ndërkohë, dy subjektet politike që pritet ta krijojnë qeverinë e re, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë paralajmëruar se taksa apo tarifa doganore mund të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm dhe i interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç ka thënë ai, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011.

“Edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, certifikatës së prodhimit të mallit, edhe sa i përket targave të automjeteve, qofshin për qarkullimin e udhëtarëve apo të mallrave, spedicionit e kështu me radhë, qoftë sa i përket investimeve te njëri-tjetri, duhet ta përdorim parimin e reciprocitetit si garantues normal i bilateralizmit konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

Edhe kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ka thënë se tarifa duhet të bëhet pjesë e marrëdhënieve reciproke me Serbinë, qoftë reciprocitet politik, por

Ndryshe, që nga vendosja e taksës, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u dëmtuan për qindra miliona euro. Sipas Doganës, që nga vënia e taksës 100 për qind, vlera e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rënë në 6 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, importi ka rënë për 99 për qind.

“Deri tani kemi pasur import nga Serbia dhe Bosnja rreth 6 milionë euro pra rreth 3.3 nga Serbia dhe 2.7 nga Bosnja. Derisa vitin e kaluar kemi pasur 365 milionë import nga Serbia dhe rënia është 99%. Si rreth 65 milionë nga Bosnja ku rënia është 96%”, kanë thënë në Doganë.

Produktet që vinin nga këto dy shtete më herët, tash importohen nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria e Italia. Ndryshe, para vendosjes së taksës, tregu i Kosovës ka qenë i mbushur me produkte nga Serbia. Ky vend ka qenë eksportuesi më i madh i mallrave në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.2 milion euro në ditë apo mbi 400 milionë euro në vit, ka qenë vlera e produkteve që kanë hyrë nga shteti i Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, vlera e prodhimeve “Made in Kosova” në territorin e Serbisë ka qenë rreth 40 milionë euro në vit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar pezullimin ose edhe shfuqizimin e kësaj takse, pasi ajo u konsiderua si shkak që Serbia të tërhiqet nga tavolina e bisedimeve me Kosovën, deri në heqjen e tarifave doganore apo taksës.

Veliaj, 36 fluturime me avion dhe charter në 2019, del në Tv sikur mbjell pemë

Erion Veliaj ka bërë plot 36 fluturime për vitin 2019 me avion dhe charter ndërsa del çdo ditë në televizione për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte. Në fakt, në shumë raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

‘News24’ bëri një vëzhgim rreth veprimtarisë së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës.

Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë.

Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë.

Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. ‘News 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni.

Shkencëtari: Së shpejti teknologjia do të na manipulojë trurin

Bota është në mes të një gare të teknologjisë së re, sipas historianit të njohur Yuval Noah Harari, i cili paralajmëron se çmimi për të cilin po luftohet gjatë kësaj kohe nuk është territor fizik, por truri ynë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Harari parashikoi një të ardhme ku qeveritë dhe korporatat do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për qytetarët në të gjithë botën, të cilat, kur kombinohen me fuqinë llogaritëse, do t’i lënë ata të parashikojnë plotësisht – dhe manipulojnë – vendimet tona.

Harari e quan këtë koncept “mashtrim të trurit”.
“Imagjinoni, nëse 20 vjet nga tani, ju mund të keni dikë të ulur në Uashington, Pekin, ose San Francisko, dhe ata mund të njohin tërë historinë personale, mjekësore, seksuale të – të themi, çdo gazetari, gjyqtari dhe politikani në Brazil,” tha Harari.

Harari ilustroi pamjen e zymtë të një të ardhme vetëm disa dekada larg, në të cilën teknologjia e madhe, ose qeveritë, “ose kushdo”, mund të marrin informata për kushtet mjekësore të secilit dhe historitë e jetës personale.

Me fjalë të tjera, ata mund të na njohin më mirë sesa e njohim veten tonë.
Tani për tani, tha ai, gara po zhvillohet midis kontrollit të shteit në Kinë dhe kapitalizmit kontrollues në SHBA.

“San Francisko tani po afrohet me Uashingtonin, sepse ata kanë nevojë për mbështetje të qeverisë për këtë,” tha Hariri.

Megjithatë, sipas Hariri, në vend që të krijojmë mjete për të spiunuar qytetarët, ne mund të kemi një teknologji që lejon qytetarët të vlerësojnë qeveritë dhe korporatat. Ose një “antivirus për mendjen” që ju lejon të dini kur jeni duke u manipuluar.

Optimizmi, mënyra më e lehtë për pasur një shëndet më të mirë

Karakteristika të caktuara psikologjike janë të njohura për ndikimin që kanë në shëndet, për shembull, stresi dhe zemërimi mund të jenë faktorë risk për problemet me zemrën, dhe depresioni është i lidhur ngushtë më shëndetin kardiak.

Një studim i madh vëzhgues, i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, zbuloi një lidhje mes optimizmit dhe më pak atakeve kardiake dhe nje risku të ulur për vdekje të parakohshme.

Studiuesit analizuan 15 studime që përfshinin pothuajse 230,000 persona që u ndoqën për një mesatare prej 14 vjetësh. Të qenurit optimist lidhej me një risk prej 35% më të vogël për probleme kardiovaskulare dhe një risk 14% më të ulët për një vdekje të hershme, krahasuar me të qenit pessimist.

Gjetjet nuk vërtetojnë që mendimi i anës pozitive të gjërave mund të shkaktojë një shëndet më të mirë, por edhe shumë studime të tjera kanë raportuar gjetje të ngjashme.

“Njerëzit optimistë mund të kenë zakone më të shëndetshmë, si aktivitet të rregullt fizik dhe dieta të shëndetshme ushqimore, dhe ata mund të jenë më të aftë në rregullimi dhe menaxhimin e emocioneve të tyre në situata stresuese.

Kjo mund të kontribuojë në nivele më të ulëta të inflamacionit. Por është nevoja e studimeve të mëtejshme për ta konfirmuar plotësisht këtë,” u shpreh dr. Laura Kubzansky, një nga autoret e studimit dhe bashkëdrejtuese e Qendrës për Shëndet dhe Lumturi, pranë Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.

Por, ndërkohë që optimistët po kënaqen që edhe një studim tjetër gjeti efekte pozitive të sjelljes së tyre, pesimistët nuk duhet të dëshpërohen. Shumë nga vetitë që kanë personat optimist si menaxhimi i emocioneve dhe përshtatja me situata të ndryshme, mund të mësohen me pak praktikë.