37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Personat që flasim me vete mund të jenë më inteligjentë

Nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë, por sipas shkencëtarëve britanikë nga departamenti i psikologjisë dhe neurologjik është shenjë e mendjes së shëndoshë.

Jeni zgjuar në mëngjes dhe ju mungon motivimi për punë. Vetes i thoni: “Jepi. Ngrihu dhe nisu në punë”? Kjo nuk është e jashtëzakonshme, sidomos nëse ballafaqoheni me situata që ju nevrikosin.

Realiteti është se shumica e njerëzve kanë një zë të brendshëm, i cili ju nxit, ju shtyn apo ju falënderon.

Ky zë mbetet në kokat tona pothuajse gjatë gjithë kohës, por kohë pas kohe, e nganjëherë edhe nuk jeni të vetëdijshëm, keni hapur gojën dhe mendimet i keni shprehur me zë.

Kjo nuk do të thotë se jeni të çmendur, madje studimet tregojnë se është shenjë inteligjence.

Në librin “My Stroke of Insight” Dr. Jill Bolte Taylor thekson se nëse vetes suaj i drejtoheni me zë nuk është shenjë e çmendurisë, por mënyra se si trurit të vetëdijshëm i ofroni udhëzime të qarta. Në këtë mënyrë truri më shumë përqendrohet.

“Ky është instrument i rëndësishëm”, shpjegon ajo.

Kërpudhat, vlera të jashtëzakonshme shëndetësore me shumë pak kalori

Kërpudhat përmbajnë pak kripë, yndyrë, kolesterinë dhe kalori. Një filxhan kërpudha përmban vetëm 15 kalori, 0 gram yndyrë, 2.2 gramë të proteinave dhe 2.3 gramë karbohidrate. Edhe pse ekzistojnë lloje të ndryshme të kërpudhave, vetitë e tyre ushqyese janë mjaft të ngjashme.

Kërpudhat janë një burim i begatshëm i vitaminës B kompleks. Ato janë gjithashtu burimi i vetëm bimor i vitaminës D. Ato ofrojnë disa lloje të mineraleve, konsumimi i të cilave mund të jetë i vështirë për t’u plotësuar duke përdorur dietë normale. Ato janë seleni, kaliumi, bakri, hekuri dhe fosfori.

Kërpudhat përmbajnë edhe kolinë, një komponentë e nevojshme për gjumë adekuat, funksionim të duhur të muskujve, kujtesë dhe përqendrim.

Parandalimi i diabetit
Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i kërpudhave mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i kërpudhave mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët dhe zvogëlimin e nevojës për ilaçe.

Shëndeti i zemrës
Fibrat, kaliumi dhe vitamina C e ndihmojnë shëndetin kardiovaskular. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, dhe përmbajnë aq kripë sa nevojitet që kaliumi të mund të veprojë dhe të ndihmojë në rregullimin e niveleve të shtypjes të gjakut dhe ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Imuniteti
Studimet kanë treguar se seleni mund ta forcojë sistemin imunitar dhe ta promovojë luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve. Seleni mund ta gjejmë në kërpudha, ndërsa disa studime kanë treguar se mund të ndihmojë në luftën kundër qelizave të kancerit.

Kontrolli i peshës së trupit
Fibrat dietike e luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës së trupit dhe punën e sistemit të tretjes. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, të cilat do ta reduktojnë lirimin e hormonit të urisë, ghrelinën, dhe e mbajnë për një kohë të gjatë ngopjen dhe kështu ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të kalorive.

Mbappe: Duhet të frymëzohem nga Ronaldo, është shumë vonë të bëj si Messi…

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se ai duhet të frymëzohet për karrierën e tij nga Cristiano Ronaldo, pasi që është shumë vonë për të të bëhet si Lionel Messi – ta mbyllë karrierën me vetëm një klub.

21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francës dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë, transmeton Gazeta Express.

Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.

Përderisa 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, ai ka sugjeruar se do ta vazhdojë karrierën me klube të mëdha, ashtu siç ka bërë Ronaldo.

“Është shumë vonë për mua ta bëjë një karrierë si të Messit, do të duhej të kisha qëndruar në Monaco. Pa larguar asgjë nga trashëgimia e Messit, tani unë duhet të kërkoj frymëzim te karriera e Cristianos”, kat hënë Mbappe.

“Juventusit gjithmonë u ka munguar diçka për t’ia dhënë atyre epërsinë në sezonet e fundit, mirëpo tani e kanë Cristianon. Ai është një lojtar që të fiton trofe të mëdha. Këtë vit, Juventusi është ndër favoritët në Ligën e Kampionëve, mes të zakonshmëve – Real Madridit, Barcelonës dhe Liverpoolit”.

Shkëmbim Bernardeschi-Rakitiç?

Raportet e fundit thonë se Barcelona dhe Juventusi po bisedojnë për një marrëveshje shkëmbimi në mes të Federico Bernardeschi dhe Ivan Rakitiç.

Eksperti dhe gazetari Gianluca Di Marzio ka treguar se negociatat janë ngadalësuar në mes të bardhezinjve dhe gjigantit spanjoll, të cilët janë duke e kërkuar një sulmues për të zëvendësuar të lënduarin Luis Suarez.

Dy klubet nuk po arrin që të gjejnë gjuhën e përbashkët për lojtarin, pasi që Barcelona dëshiron që të ofrojë vetëm 10 milionë deri tani .

Trajneri i Blaugrana, Quique Setien ka kthyer vëmendjen të Rodrigo i Valencias dhe agjenti Jorge Mendes vetëm ka nisur negociatat.

Kjo do të bënte që Rakitic të transferohet në Juventus derisa skuadra nga La Liga do të shtunë një lojtarë në shkëmbim që të arrin marrëveshje me Rodrigon nga Mestalla.

Lojtarët e Tottenhamit ngrihen kundër Mourinhos

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, po përballet me pakënaqësi gjithnjë e më të mëdha nga ana e lojtarëve të Tottenhamit, të cilët s’janë të kënaqur me taktikat dhe seancat stërvitore të portugezit, pasi që i konsiderojnë ato të vjetruara.

Lojtarët e mëdhenj në zhveshtoren e Tottenhamit i janë kthyer kundër trajnerit Jose Mourinho dhe taktikave të tij, sipas gazetës britanike The Sun.

Për më tepër, ka shqetësime në klub se lojtari më i shtrenjtë në histori të Tottenhamit, Tanguy Ndombele, e ka humbur motivin për të luajtur për klubin, pas kritikave publike që Mourinho i bëri drejt mesfushorit.

Tottenhami s’ka arritur të sigurojë fitore që katër ndeshje në Premierligë, ndërsa s’ka arritur as të shënojë gol në tri ndeshjet e fundit. Këtë ecuri, londinezët shpresojnë ta përfundojnë të mërkurën, kur do të përballen me klubin e fundit në tabelë, Norwichin.

The Sun raporton se shumë nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Tottenhamit – të cilët fillimisht kishin qenë të lumtur nga lajmi për emërimin e Mourinhos në vend të Mauricio Pochettinos të shkarkuar – tani s’janë më të kënaqur me qasjen e portugezit.

Seancat stërvitore thuhet se përqendrohen më shumë sesa që ata do të kishin dashur në topat e gjatë dhe rivëniet anësore. Disa lojtarë të Tottenhamit e kanë cilësuar këtë qasje si të klubeve të nivele më të ulëta të futbollit.

Skuadra ndihet keq për Ndombele, i cili u kritikua dy herë publikisht nga Mourinho gjatë periudhës festive. Mourinho sugjeroi se francezi nuk ishte i lënduar, por s’ishte në gjendje të luajë, kur Tottenhami e mori fitoren e fundit në ligë, kundër Brightonit.

Më pas, Mourinho e kritikoi Ndombelen duke thënë se ai është gjithmonë i lënduar, pasi mesfushori kishte dalë nga fusha gjatë disfatës kundër Southampton duke ecur me vështirësi.

Tritan Shehu paralajmëron dy koncesionet e reja që po përgatit Rama në shëndetësi

Nga Tritan SHEHU

Ministria sot kerkon te mbuloje ceshtjen e PPP-ve me vetem «arnen» e kontrates per sterilizimin.
PPP-te e Rilindjes ne shendetesi, te gjitha se bashku jane ndertuar mbi filozofi abuzive e demtuese per sistemin dhe unitetin funksional te institucioneve perkatese.

Jane ndertuar mbi bazen e nje centralizmi te thelle duke u pasqyruar kjo dhe ne menyren qendrore te vendimarjes.

Kane krijuar qellimisht keshtu monopole kombetare private deformueses te tregut, te financuara nga buxheti i shtetit, bllokuese keto per konkurencen qe eshte ne baze te permiresimit te cilesise, uljes se kostos etj e rrezikuar kolaps te sistemit perkates ne rang vendi, me mos funksionimin e secilit prej tyre.

Kostot e ketyre PPP jane me te larta se sa do te ishin ne nje vend normal me treg te lire e nivel decentralizimi, pra me vendimarje institucionale adeguate.

Megjithese i pari prej tyre ai Check up, qe ndonese ka gelltitur dhjetra miliona E ne keto vite nuk ka prodhuar asnje demostrim shkencor a klinik te rentabilitetit te shpenzimeve, vazhdohet me te tjere PPP, pa bere as dhe nje analize trasparente.

Dhe te mendosh se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences…

Prandaj dhe analiza per PPP duhet bere duke filluar nga themeli i perbashket abuziv qe Rilindja i ka ngritur, per te shkuar me tej te analizat e seciles nga ato per vecorite.

Rama humb toruan në Zall Herr, tregon përralla nga e kaluara dhe…

Rama befason sërish me deklaratat e tij. Ai ishte sot në Zall Herr të Tiranës, te familja e Riza Tafës, të cilit i ishte rindërtuar banesa pas tërmetit.

Duke biseduar me familjarët, Rama, që sapo është kthyer nga Ukraina ku vizitoi edhe zonat në konflikt, tha se, shqiptarët duhet të ndjehen mirë, pasi harrojnë si janë vendet e tjera.

Tërthorazi, Rama u kërkoi shqiptaërve që të mos krahasohen me Gjermaninë dhe Francën.

“Megjithatë dje, kur shkuam te ajo zona e konfliktit, thosha me vete shpeshherë, dhe kështu është, nuk ke çfarë i bën, njeriu harron, harron shumë, harron të keqen shpejt.

I bëjmë, dhe mirë bëjmë që i bëjmë krahasimet me Gjermaninë dhe Francën, po kur sheh si jetojnë njerëzit dhe kur mendon si kemi qenë jo shumë larg përpara, duhet me u…

Më tha bukur njëri, ishim të lumtur, por nuk e dinim. Tani që jetojmë në këtë situatë katastrofike, me një urë dykalimshme për njerëzit, dhjetë mijë veta në ditë që kalojnë urën për të marrë pensionin, ilaçet, me dy palë ushtarë, me dy palë flamuj, me ata snajperët që gjuanin. Një histori… realisht…

Patjetër që ne nuk mund të kënaqemi me asnjë gjë, por duhet me pa një çikë edhe mbrapa, ku jemi nisur dhe çfarë kemi bërë”, tha Rama.

KLSH organizon ceremoninë dedikuar 100 vjetorit të krijimit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë

Në datën 20 janar 2020, në respekt të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit mes Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë (NIK) dhe KLSH-së, u organizua në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në sallën “Lech Kaczyński”, ceremonia dedikuar 100 vjetorit të krijimit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ambasadori i Republikës së Polonisë në Shqipëri SH.T.Z. Karol Bachura, z. Jacek Jezierski, ish-President i NIK-ut polak dhe këshilltar i Presidentit aktual të NIK, intelektualë të arsimuar në Poloni, si Prof.Osman Kraja, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Poloni-Shqipëri z.Leonard Zisi, Prof.Arqile Teta, etj.

Aktiviteti u çel me ligjëratën e Kryetarit të KLSH-së për Institucionin Suprem të Auditimit të Polonisë me temë : “Një shekull shërbim i NIK-ut për shtetin polak”. Zoti Leskaj bëri një pasqyrë të historikut të NIK, duke filluar me themelimin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë nga Kryetari i Shtetit, Jozef Pitsudski, më 7 Shkurt, 1919. Për këtë arsye, 2019 ishte një përvjetor i veçantë për NIK-un polak.

Zoti Leskaj bazuar në eksperiencën personale dhe në informacionet e marra nga botime të ndryshme përmendi një dekalog risish të NIK-ut polak si : NIK është një nga institucionet e para të Republikës së Dytë Polake (1918-1929); NIK gjatë viteve të Luftes së Dyte Botërore ka funksionuar në mërgim, në France dhe Britaninë e Madhe; Evoluimi i NIK gjatë periudhes se Levizjes “Solidarnosht” (1980-1989);

Shnderrimi i Zyrës së Auditimit Suprem (nën drejtimin fillimisht te personalitetit me të spikatur politik dhe shtetëror ne Polonine e viteve 1990-2010, ish-Presidentit Lech Kaçinski) në një SAI modern, katalizator i ndryshimeve pozitive ne ekonomine dhe shoqerine polake te viteve 1992-2004 dhe kontribues me vlere në anëtaresimin e Polonise ne BE, etj. Zoti Leskaj u ndal gjithashtu shkurtimisht në të gjithë ata që kanë drejtuar NIK në këto 100 vjet dhe veçanërisht në periudhën 2007-2013, gjatë së cilës z. Jacek Jezierski ishte President i NIK. Për here te parë në historinë e institucionit, një kandidat që erdhi direkt nga personeli i auditimit të Zyrës u bë drejtues i saj. Ai u përball me shumë sfida, nga të cilat më e rëndësishmja ishte lufta për të ruajtur pavarësinë e Zyrës Supreme të Auditimit, përballë ndryshimit të Ligjit integral të NIK të vitit 1994.

Gjatë periudhës 2007-2013 te mandatit te Presidentit Jacek Jezierski, NIK zgjeroi në menyre të ndjeshme marrëdhëniet e bashkepunimit me SAI-t partnere si në Evrope dhe më gjerë. Ishte pikërisht ky angazhim personal i z.Jacek Jezierski që bëri të mundur rinovimin e marrëveshjes mes KLSH-së dhe NIK-ut. Trajnimet e para të vitit 2012 shënuan fillimin e një tradite dinamike të shkëmbimit të vizitave studimore dhe trajnimeve dhe gjatë periudhës 2012-2016, një numër i konsiderueshem audituesish shqiptarë u trajnuan ne mjediset e NIK për auditimet e performancës, financiare, të perputhshmerise dhe të teknologjise së informacionit.

Gjatë vizitave të para në cilësinë e Kryetarit të KLSH, në qershor 2012 në Poloni, së bashku me Presidentin Jezerski, z.Bujar Leskaj nënshkroi rinovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes KLSH-së dhe NIK-ut Polak, e cila kishte mbetur në letër që kur ishte nënshkruar në vitin 2006.

Me ish-presidentin e NIK, Z. Krzysztof Kwiatkowski, i cili drejtoi NIK në periudhën 2013-2019 vijoi bashkëpunimi shumë i mirë mes të dy institucioneve. Në mars 2016 në Varshavë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit përmes së cilës të dy institucionet u angazhuan dhe u zotuan në arritjen e objektivave të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013, së bashku me SAI-n Kroat, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira europiane.

Ky projekt i realizuar përgjatë periudhës mars 2016-korrik 2018 ishte i një rëndësie madhore për KLSH-në, pasi institucionit dhe audituesve shqiptarë iu dha mundësia që të njiheshin me eksperiencën e audituesve të NIK-ut dhe praktikat më të mira.

Përvoja e përfituara nga projekti IPA është mjaft e rëndësishme dhe ka ngritur një shtyllë të re për progresin e KLSH-së, përgjatë rrugëtimit të tij si një SAI modern europian. Projekti u drejtua me profesionalizëm dhe përkushtim të madh nga ish zv/presidenti i NIK, z.Vojçek Kutula.

Projekti i Binjakëzimit është formati origjinal i BE-së për zhvillim dhe bashkëpunim që bazohet në parimin se zgjidhjet duhet të vinë nga puna praktike e jo përmes teorive. Një SAI mëson nga një SAI, një bankë qendrore nga një bankë qendore etj. NIK-u polak së bashku me SAI-n e Kroacisë ishin shembujt europianë për KLSH-në europiane. Gjatë implementimit të projektit u organizuan rreth 100 misione, me rreth 70 ekspertë nga 5-shtete të BE-së: Polonisë, Kroacisë, Hollandës, Estonisë dhe Portugalisë.

Ambasadori i Republikës së Polonisë në Shqipëri SH.T.Z. Karol Bachura, në fjalën e tij u shpreh se ndihet tejet i nderuar pasi nuk ka asnjë auditorium, përveç atij në Varshavë që nderon dhe vlerëson punën dhe përpjekjet e ish presidentit Kaczynski dhe kjo dëshmon lidhjen e ngushtë të bashkëpunimit midis dy institucioneve supreme të Polonisë dhe Shqipërisë. Këtë gjë e dëshmoi për gjatë dy viteve dhe implementimi i suksesshëm i projektit IPA, i cili shërbeu jo vetëm shkëmbimit të eksperiencave por shkoi më tej, në thellimin e marrëdhënieve profesionale dhe miqësore.

Organizimi i këtij aktiviteti sot vërteton që institucionet e auditimit të Polonisë dhe Shqipërisë e kanë çuar edhe më tej bashkëpunimin e tyre duke e bërë këtë bashkëpunim edhe më efektiv e më të suksesshëm.

Ajo që mund të theksojmë është se nëse gjykojmë se reforma në drejtësi është baza e të gjithë reformave, atëherë mund ta themi me bindje se institucionet supreme të auditimit janë një hallkë e rëndësishme që i shërbejnë rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit veçanërisht në periudhat e tranzicionit është i pazëvendësueshëm. Gjej rastin të falënderoj z. Leskaj dhe audituesit e KLSH për angazhimin maksimal dhe punën e vazhdueshme e të palodhshme në shërbim të qytetarëve e shoqërisë shqiptare- përfundoi Ambasadori Bachura.

Më pas e mori fjalën z.Jacek Jezierski, ish-President i NIK-ut polak dhe këshilltar i Presidentit aktual të NIK, i cili ndër të tjera tha : “…NIK është pjesëmarrës aktiv në bashkëpunim me SAI-t e tjera dhe beson fuqimisht në moton e INTOSAI-t “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”. Ne jemi një partner i vlerësuar që kontribuojmë në zhvillimin dhe përditësimin e standardeve të auditimit, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, për të ndihmuar SAI-të e tjerë në zhvillimin e auditimit publik në vendet e tyre, në kuadër të projekteve të binjakëzimit. Jemi krenarë që brenda këtij bashkëpunimi KLSH është bërë partneri ynë “binjak” dhe ne mund të ndihmojmë shqiptarët jo vetëm si kolegë por edhe si miq për të zhvilluar një institucion modern dhe dinamik të auditimit publik”.

Zoti Leskaj e mbylli aktivitetin duke falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe duke cituar një shprehje të ish Presidenti Z. Kwiatkowski në fjalimin e tij në nder të përvjetorit të 100-të të NIK-ut: “ Prej 100 vjetësh, NIK ka qenë rojtar i financave publike dhe i menaxhimit të përgjegjshëm të pasurisë publike polake, duke promovuar efektivitetin, efiçiensën dhe ekonomicitetin e autoriteteve publike. NIK-u auditon të gjitha fushat e shpenzimit të fondeve publike, si të administratës në nivel qendror, ashtu edhe lokal, sikurse dhe ndërmarrjet dhe entet që përdorin fonde shtetërore dhe kanë detyrime financiare ndaj shtetit”.

Nisi uragani studentor kundër kryemashtruesit, Berisha thirrje qytetarëve të mbështesin studentët

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e nisjes së protestës së studentëve kundër qeverisë.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin studentët.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Nisi uragani studentor kunder kryehorrit dhe kryemashtruesit te studenteve dhe shqiptareve Edvin Kristaq Hajduti!

Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin studentet! sb

Nisi uragani studentor kunder krehorrit dhe kryemashtruesit te studenteve dhe shqiptareve Edvin Kristaq Hajduti!Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin studentet! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 22. Januar 2020

Burgosja e kryetarëve të komunave të Farkës e Kasharit, Berisha: Tallje cinike me shpitrat e 51 të vdekurve nga tërmeti

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryetarët e komunave, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia, po mbahen prej 1 jave në burg, edhe pse në zonat që ato kanë drejtuar nuk ka pasur dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ky është një akt i mirëfilltë politik, dëshmi e kapjes së drejtësisë për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë si fajtor pa faj apo me fajin e vetëm se janë kundërshtarë të regjimit.

Postimi i plotë

Tallje cinike me shpitrat e 51 të vdekurve nga tërmeti.

Miq, prej nje jave mbahen ne burg kryetaret e komunave te Farkes dhe Kasharit, perkatesisht Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia paćka se ne zonat e komunave qe ata kane drejtuar nuk ka asnje ndertese te shembur nga termeti, asnje qytetar te plagosur as dhe te vdekur.

Dy muaj pas termetit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fućia jane dy ish zyrtaret me te larte qe mbahen ne burg per 51 viktimat, shumica e tyre vrasje shteterore te termetit te 26 nentorit.

Ky eshte nje akt i mirefillte politik, deshmi e kapjes se drejtesise per ndeshkimin e kundershtareve politik si fajtor pa faj apo me fajin e vetem se jane kundershtare te rregjimit..

Por ky akt perben nje perdhosje per shpirtrat e 24 viktimave te Thumanes dhe te mbi 15 viktimave te Durresit, te cileve termeti i majit i vitit 2018 dhe ai i qershorit te vitit 2019 i kishin bere te pabanueshme pallatet e tyre qe ju moren jeten me termetin e 26 nentorit te 2019 sepse narkoqeveria me cinizem ekstrem dhe papergjegjshmeri te plote nuk mori asnje mase per mbrojtjen e tyre. Mirepo ne kete rast, vrasesit e tyre shteterore narkoqeveritare dhe narkozyrtare qendror dhe lokal me ne krye Kreun e Meduzes kane imunitet ndaj çdo lloj krimi qe ata mund te kryejne.

Denoj kete krim te mirefillte politik dhe i them Edvin Mafise se shpirtrat e viktimave te vrasjes shteterore te termetit te 26 nentorit 2019 kerkojne drejtesi dhe se ata do te ndjekin ty dhe shpuren tende te vrasesve te tyre deri diten e fundi te jetes se tyre! sb