37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Skandali, qeveria do të taksojë me 5 mijë euro çdo banesë të re për të prekurit nga termeti

Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për ndërtimin e banesave, që u shembën nga tërmeti është lajmëruar që në fillim të dhjetorit. Por nuk ka hyrë ende në fuqi. Arsyeja? – Qeveria ka dy muaj që nuk bën dot VKM-në, ku përcaktohen kriteret dhe procedurat e heqjes së TVSH-së. Vazhdojnë e zvarrisin.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është miratuar që në datën 18 dhjetor në Parlament. Ka hyrë në fuqi në datën 13 janar. Por rivlerësimin nuk e bën dot. Arsyeja? – Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk kanë bërë ende udhëzimin, që përcakton kriteret dhe procedurat se si bëhet rivlerësimi.

Fondacionet dhe organizatat bamirëse kanë filluar ndërtimin e banesave për të strehuar familjet, që sot janë jashtë në të ftohtë, sepse kanë humbur shtëpitë. Po e bëjnë duke paguar 20 për qind TVSH.

Për çdo shtëpi që kushton 25 mijë euro, shteti merr 5 mijë euro TVSH duke e çuar koston në 30 mijë euro. Ky është biznes me fatkeqësinë. Paturpësi apo paaftësi, këtë e di qeveria.
E di Ministria e Rindërtimit, Ministria e Financave, Zëvendëskryeministri, Kryeministri dhe kushdo tjetër që ka detyrën të përgatisë VKM-në.

Por, këta nuk kanë kohë të merren me kështu vogëlsirash, sepse po punojnë për të zgjidhur problemet madhore të globit.

Njerëzit janë duke pritur të rivlerësojnë pasuritë, por nuk e bëjnë dot sepse Kadastra e Artan Lames dhe Ministria e Financave përtojnë të bëjnë një udhëzim dy faqe. Pastaj ankohen se pse bien të ardhurat. Përtesa është sëmundje botërore e burokratëve. Por ka kufi.

Vendi nuk është në situatë normale. Ka me mijëra njerëz që janë nëpër çadra.
Në vend që të falenderojnë donatorët, që kanë ndihmuar duke dhuruar para dhe duke ulur koston që duhet të paguante shteti, shkojnë i taksojnë.

Ja kështu. Këta s’bëjnë dot një copë udhëzimi, do ndërtojnë banesat e njerëzve!

Video e kryebashkiakut të Ramës duke pirë kokainë, PD: Ky është modeli që dikton sot banda që drejton vendin

Vetëm pak pasi dolën pamjet e kryebashkiakut të PS-së, që konsumonte kokainë në një lokal, ka reaguar, Partia Demokratike.

Në një deklaratë pwr mediat ish-deputeti, Ervin Salianji tha se, ky është modeli që dikton sot banda që drejton vendin.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi janë cilësitë e bandës që drejton vendin”, u shpreh ish-deputeti Ervin Salianji.

Mediat zbuluan ditën e djeshme se, kryebashkiaku i Ramës që konsumonte drogë në një ambient publik ishte Lefter Alla, i Bulqizës.

DEKLARATA E PLOTE E ERVIN SALIANJIT

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Neritan Liçaj “ringjall” Enver Hoxhën/ Filmi që shfaq skenat intime me Nexhmijen në kohën e komunizmit

Aktori i njohur rrëfen përjetimet e diktatorit në filmin “Gjirokastra”, bazuar në historinë e shkruar nga Ismail Kadare. Neritan Liçaj “ringjall” Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen, për herë të parë në një film artistik me titull “Gjirokastra”.

Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkautor me shkrimtain Ismail Kadare realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.

Aktorët Neritan Liçaj dhe Linda Jarani vijnë nën lëkurën e çiftit historik të komunizmit. Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia.

Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”.

Për përjetimet e Enver Hoxhës së parë që do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë, skenat intime me Nexhmijen dhe si u ndje nën lëkurën e Hoxhës që u largua nga kjo botë kur Neritani ishte 17 vjeç, aktori i njohur i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Rimishëron Enver Hoxhën në filmin e ri me metrazh të gjatë, “Gjirokastra”. Si e prite rolin dhe t’u desh kohë për ta përvetësuar si karakter?

Neritan Liçaj: E prita me përgjegjësi të madhe. Sepse është hera e parë që figura e Hoxhës shfaqet në një film me metrazh të gjatë. Gjithashtu sepse është një figurë historike, e cila ende është shumë e freskët në mendjen e shqiptarëve.

Pra, ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë.

Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë.
Ndjetë kimi me Linda Jaranin dhe sa t’u përshtat si gruaja jote autoritare në film Nexhmija?

Neritan Liçaj: Patëm një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të mirë me Lindën. U krijua një kimi shumë e mirë dhe u përshtatëm shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që personazhi yt s’jeton më, bashkëshortja Nexhmija është ende gjallë. E morët në konsideratë faktin që ky film mund të përballet me syrin kritik të Nexhmijes?
Neritan Liçaj: Sigurisht që i mora për bazë, jo vetëm me bashkëshorten e Hoxhës, por dhe me fëmijët, nipërit, mbesat dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që e kanë pasur pranë, si dhe persona të tjerë që jetojnë ende.

Personazhet tuaja janë pozitive apo negative në këtë film?
Neritan Liçaj: Nuk i klasifikoj dot në personazhe pozitive apo negative. Kjo mbetet një reminishencë e realizmit socialist. Përveç kësaj, filmi nuk merr përsipër të bëjë as histori, as opinion mbi ato figura. Në skenar janë skena jopolitike, por skena të jetës së tyre jopolitike. Besoj do ta kuptoni kur të shihni filmin.

Ngjarjet zhvillohen rreth çiftit shqiptaro-rus, që interpretohet nga aktorët Besmir Bitraku dhe Polina Liske. A mund të na zbulosh një sekuencë nga takimi i tyre, që vë në lëvizje zhvillimin e subjektit?
Neritan Liçaj: Çifti interpretohet nga Besmir Bitraku dhe aktorja ruse, Polina Liske, e cila luan rolin e Katerina Andrenjevës. Takohen rastësisht në Galeri të Arteve dhe bisedojnë…

Duke intepretuar, e ke ndjerë magjinë e pushtetit dhe peshën e të qenit “diktator?” Çfarë ndjesie ishte?
Neritan Liçaj: Jo. Magjinë e pushtetit s’e kam ndjerë, sepse ajo ndihet kur e ke. Përveç kësaj, e shpjegova më lart që skenat janë shumë intime, pra nuk ka skena politike si figurë.

Kjo është hera e parë që një aktor intepreton Enver Hoxhën, ndihesh me fat?
Neritan Liçaj: Po, hera e parë dhe pa diskutim që përgjegjësija është shumë e madhe, sepse sigurisht do të shikohet me shumë ndjesi të ndryshme kur filmi të shfaqet në kinema. Dhe natyrshëm, kjo të vë para një përgjegjësie të konsiderueshme.

Nga “Zekatet”, “Qafa e Pazarit”, te Qendra Kulturore”Musine Kokalari”, kështjella e qytetit dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë. Si do të vijë Gjirokastra e atyre viteve në këtë film dhe ku keni xhiruar për të qenë më afër?
Neritan Liçaj: Të them të drejtën, unë nuk kam xhiruar në Gjirokastër, sepse skenat e Enverit ishin të gjitha në Tiranë, prandaj s’di të them. Por regjisori ishte shumë i kënaqur nga xhirimet në Gjirokastër.

Në filmin që pritet të shfaqet së shpejti në kinematë botërore luajnë aktorë të njohur si: Tinka Kurti, Kastriot Çaushi, Myzafer Zifla, Gent Hazizaj, Artan Imami etj. Ke pasur konkurrentë për rolin e Enverit dhe kë?
Neritan Liçaj: Nuk di të të them në kam pasur konkurrentë të tjerë. Di këtë, që roli më është besuar që në kinoprovën e parë, ku në fakt vajta për një rol tjetër, por më kaluan menjëherë te roli i Hoxhës.

Brenda mendjes, trupit dhe shpirtit të një udhëheqësi shteti të Shqipërisë komuniste, si je ndjerë?
Neritan Liçaj: E vështirë të them si jam ndjerë. Ka qenë një kompleksitet emocionesh dhe ndjesish, që s’mund të përshkruhen me fjalë. Por, siç e thashë më parë, përgjegjësia ishte e madhe.

KLOTILDA HARKA, Panorama

Emërimi antikushtetues i Artur Metanit provon se Edi Rama synon kontrollin e drejtësisë për të mos zbuluar lidhjet e tij me krimin

• Emërimi antikushtetues i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë provon se Edi Rama synon kontrollin e drejtësisë nga Edi Rama për të mos zbuluar lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Ish-deputeti i PS: Rama përgjegjës për 21 janarin, të veprojë drejtësia

Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin për 21 janarin 2011.

Ndocaj apelon për vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si përgjegjësin e gjithçkaje që ka ndodhur në atë protestë destabilizuese.

Ndocaj lëshoi mesazhe të forta politike, duke akuzuar maxhorancën qeverisëse dhe veçanërisht kryeministrin Rama, si përgjegjës për humbjen e jetëve të katër qytetarëve shqiptarë, 9 vite më parë, në një protestë të thirrur enkas për destabilizimin e vendit dhe për cënimin e rendit kushtetues.

Ndocaj, ka lëshuar akuza të ashpra për kryeqeveritarin, të cilin e cilësoi si manipulues të ngjarjeve të 21 janarit, pasi sipas ‘kaubojsit’, shqiptarët e dinë mjaft mirë se cili është vrasësi i vërtetë i tyre dhe për këtë duhet të kujtojmë se si rrjedhën ngjarjet më vonë me të ashtuquajturën ‘aleancë e qelbësirave’.

Ndocaj kërkoi që Rama të mos bëjë më teatër me këtë datë, pasi ai, përmes keqpërdorimit të saj për qëllime politike, po i rivret sërish këta katër qytetarë, si dhe po nëpërkëmb dinjitetin e familjarëve të tyre.

“Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të nxjerrë para drejtësisë organizatorët e asaj proteste, e cila përfundoi me humbjen e katër jetëve të pafajshme”, tha Ndocaj.

Prokurorët italianë hetojnë dosjet e pallateve të shembura nga tërmeti në Durrës

Prokurorët italianë që po ndihmojnë në hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ndalur në Durrës. Për rreth 6 orë ata kanë studiuar dosjet e ndërtimeve, ku pati viktima dhe kanë dhënë orientime për hetimet e mëtejshme.

Për rreth 6 orë, ekspertët italianë kanë studiuar dosjet hetimore të ndërtimeve që shënuan 24 viktima pas tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.

Me grupin e prokurorëve të qytetit bregedetar ata kanë shkëmbyer mendime mbi situatën ligjore dhe metodat që po ndiqet apo duhen ndjekur në vijim.

Në këtë pikë, prokurorët italianë kanë dhënë eksperiencën e tyre në hetimin e pasojave të tërmetit të L’Aquilas.

Burimet brenda prokurorisë, thanë se ekspertët italianë miratuar hapat e ndjekur deri tani, duke e cilësuar hetimin në rrugë të mbarë.

Puna është përqëndruar tek 6 ndërtimet që shkakttuan viktima por paralelisht hetohet për të paktën edhe 200 objekte të tjera që shkaktuan qindra të plagosur dhe lanë pas dëme të mëdha materiale.

Në funksion të zbardhjes të përgjegjësive, prokuroria e Durrësit ka sekuestuar dosjet me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmiologjik, dokumentacionin e kolaudimit, dhe raportet për cilësinë e betonit dhe hekurit.

Disa ditë pas tërmetit, prokuroria e Durrësit preu 19 urdhër arreste, por vetëm 8 prej tyre përfunduan në pranga, disa nga të cilët tashmë janë në gjendje të lirë.

Në vijim, dy prokurorët Fabio Picuti dhe Michele Renzo, 2 oficerët e policisë gjyqësore dhe inxhinieri italiaan i ndërtimit do të njihen edhe me hetimin për ndërtimet në Krujë.

Fotot e revoltës/ Protesta e studentëve që diskrediton qeverinë e Ramës…

Të paralajmëruar prej kohësh, studentët sot bojkotuan mësimin dhe iu rikthyen protestave. Ata iu drejtuan sërish shesheve pasi premtimet e qeverisë, një vit më parë ishin mashtrime dhe asgjë nuk ndryshoi në universitet.

Në orën 11:00 ata u grumbulluan te Korpusi Universitar me pankarta në duar duke brohoritur kunder mashtrimit me paktin per universitetin. Ata deklarojne se kete radhë nuk tërhiqen dhe u bëjnë thirrje studentëve ete tjere per bashkim.

“Raketat e Iranit rrënuan konviktet”, apo “Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria”, janë vetëm dy nga pankartat që studentët mbajnë nëpër duar.

“Asnjë pike e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë”, deklaroi një prej studenteve për mediat.

Kurti 13 ditë kohë për të formuar qeverinë, përndryshe mbahen zgjedhje të reja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është emëruar dy ditë më parë edhe zyrtarisht si mandatar për formimin e qeverisë së re. Mandatimi nga presidenti Hashim Thaçi erdhi pas propozimit të Vetëvendosjes, e cila e caktoi Kurtin pavarësisht faktit se ende nuk është arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu me 20 janar u është dhënë fund pritjeve, pasi është përcaktuar edhe afati kohor për fituesin e zgjedhjeve që të formojë Qeverinë e re të vendit. Kurti ka në dispozicion një afat prej 15 ditësh (tash kanë mbetur edhe 13) që të formojë qeverinë ose të lëshojë rrugë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re, mbi 110 ditë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Afati kushtetues për formimin e qeverisë ka filluar të rrjedhë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka edhe 13 ditë kohë për formimin e qeverisë.

Kurti, përmes një video-mesazhi, para dy dite ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Në këtë video të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ia ka bërë të qartë LDK-së, se Glauk Konjufca i propozuar pa marrëveshje me LDK-në por i votuar nga këta të fundit është kryeparlamentar dhe se qytetarët kanë nevojë që të kenë një qeveri të re ashtu siç e kanë dëshiruar.

Ai po ashtu theksuar se, propozimin e tij për mandatar për kryeministër ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, pa ndonjë marrëveshje me LDK-në.

Kurti ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar ofertën e fundit të LDK-së për bashkëqeverisje, por i ka bërë thirrje që të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë. Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa është shprehur pas mbledhjes se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen ose të konstatoht se nuk do të ketë marrëveshje.

“Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që marrëveshja duhet të qet në pah një marrëveshje të balancuar.

Ne kemi dhënë një propozim dhe mendojmë që vendvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje, dhe deri në fund të kësaj javë të kemi një përgjigje. Ne me Kurtin kemi qenë në komunikim, por qëndrimi jonë është në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshje, ose që kontaktet tona të japin rezultate”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të formojë qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës nëse këta të fundit e votojnë atë për kryeministër.

Po ashtu, edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të gatshëm të votojnë Kurtin për kryeministër nëse nuk arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së bashku.
Të dyja këto subjekte politike kanë pozicione të betonizuara dhe shprehin ekstremisht gjuhë polarizuese sa i përket ndarjes së pozitave në qeverinë e përbashkët.

Propozimi i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar dhe votimi i tij nga LDK-ja, ka komplikuar edhe më tepër negociatat për koalicion midis këtyre dy partive, pasi pozita e Kryetarit të Kuvendit sipas marrëveshjes parimore do t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë situatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin e rritur të ministrive dhe ka kërkuar postin e kryeparlamentarit deri në kohën kur votohet presidenti dhe pastaj t’ia kthejë përsëri Vetëvendosjes.

Posti i presidentit është kërkesë eksplicite e Lidhjes Demokratike e Kosovës, kërkesë kjo me të cilën assesi nuk pajtohet Lëvizja Vetëvendosje.

Ndarja e barabartë e ministrive, në rastin kur kryeministër do të jetë Kurti dhe do t’i ketë, një zëvendëskryeministër dhe 5 ministri, ndërsa LDK do të ketë kryeparlamentarin, një zëvendëskryeministër, propozimin për presidentin dhe 5 ministri është marrëveshja më e përfolur, por këtë e ka pamundësuar Vetëvendosje me zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar rritjen e numrit të ministrive ku LDK do të përfitonte një ministri ndërsa një tjetër do ta merrnin pakicat, por kjo ofertë është konsideruar jo-serioze nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sot, kur kanë mbetur edhe 13 ditë nga mbyllja e afatit ligjor për formimin e qeverisë, marrëveshja midis këtyre dy partive nuk duket të jetë as afër.

Tri mundësitë e vetme në gjendjen e tanishme janë: 1. Marrëveshje eventuale midis LDK-së dhe VV-së ku Glauk Konjufca dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit, Albin Kurti formon qeverinë me 10 ministra të Vetëvendosjes dhe votohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ose Kosova shpall zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Marrëveshja eventuale midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje duket e pamundur pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk është deklaruar rreth kësaj çështje prej që kur është në postin e të parit të Kuvendit dhe nuk ka dhënë shenja se mund të dorëhiqet.

Formimi i qeverisë nga Albin Kurti pa Lidhjen Demokratike të Kosovës por me votat e kësaj të fundit nuk është mohuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, por se sa do të ishte funksionale një qeveri e pakicës njohësit e çështjeve politike kanë hedhur mjaftueshëm dyshime.

Që Kosova që shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme është përmendur shpesh, por kjo sipas njohësve të politikës do të dëmtonte rëndë vendin politikisht dhe ekonomikisht.
Mbetet të shihet në 13 ditët e ardhshme nëse Albin Kurti do të gjejë alternativën për formimin e qeverisë ose pas kësaj, do të rrjedhë edhe një afat tjetër ligjor prej 10 ditësh si mundësi e dytë që Kurti ta formojë qeverinë.

Pas këtyre dy afateve kushtetuese, në rast se nuk formohet qeveria, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë në vazhdimësi kanë bërë thirrje për formimin e institucioneve të reja.

Vonesa në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që vendi të hyjë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar. Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, sipas procedurave ligjore mund të vazhdojë të zbatohet vetëm për tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Në rast se deri në fund të muajit mars nuk miratohet Ligji i ri për ndarje buxhetore të këtij viti, atëherë nënkupton që asnjë organizatë buxhetore nuk mund të bëjë shpenzime dhe nënkupton që institucionet publike nuk mund të kryejnë asnjë funksion.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto zgjedhje pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi që ai kishte marrë ftesë për intervistë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Studentët nuk mashtrohen sërish! Të revoltuar për të drejtat e tyre minimale që…

“Studentët nuk mashtrohen sërish! Studentët janë revoltuar për të drejtat e tyre minimale që nuk ua garanton shteti i oligarkëve!, tha sot Ina Zhupa, zëdhënësja e PD, duke komentuar protestën studentore që ka nisur në Tiranë sërish pas një viti, në vazhdën e protestës më të madhe studentore që pas viteve ’90, që u zhvillua dimrin e kaluar.

“Askush më shumë se studentët garanton që të bien regjimet, ka nënvizuar Zhupa, kur ata bashkohen dhe revoltohen gjithçka është e mundur”!

Skandali/ Kryebashkiaku i Ramës duke thithur dozën e kokainës

Një kryetar bashkie merr drogë në publik! Pamjet u publikuan nga ABC News.
Saktësisht janë publikuar disa sekuenca (foto) në emisionin e Enkel Demit, Abc-ja e Mëngjesit, ndërsa videoja e plotë pritet të publikohet nga Artan Hoxha gjatë ditës së sotme po në Abc News.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, Enkel Demi teksa shfaqeshin këto imazhe në ekran tha se: “Artan Hoxha disponon videon e plotë. Këto janë vetëm disa sekuenca. E kishim lënë që ta kishim Artan Hoxhën në emision, por nuk përgjigjet në telefon.

Në këto pamje shohim një zotëri që është duke thithur kokainë në një bar publik. Nuk është identifikuar publikisht, por ne e dimë emrin dhe mbiemrin e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka patur një punë deri vonë, prandaj nuk është i disponueshëm, por gjatë ditës ai do të sqarojë dhe do të publikojë të plotë videon.

Siç është thënë edhe në disa portale, kryebashkiaku po festonte marrjen e mandatit duke konsumuar kokainë. Kurse Fax News shkruan se ai është Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës.