35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Bankat: Bizneset shqiptare po falimentojnë, marrin borxh për të paguar borxhet

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Duke parë ketë tendencë negative kushtet e bankave për kreditimin janë shtrënguar më tej në tremujorin e fundit të vitit si pasojë e perceptimit në rritje për një rrezik të shtuar lidhur me aftësinë paguese të individëve dhe bizneseve, si edhe me ekzekutimin e kolateralit, vërejti Banka e Shqipërisë, pasi përpunoi opinionet e bankave.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Si faktorë me ndikim në shtimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancimin e borxheve ekzistuese dhe ristrukturimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit u perceptua si një faktor i favorshëm për zgjerimin e kërkesës për kredi.

Por edhe bizneset që janë drejtuar në banka më së shumti kanë kërkuar që të financojnë nevojat për likuiditet dhe të rifinacojnë borxhet se sa të investojnë. Kërkesa për kredi investimesh ka pësuar rënie. Me mbi 15 për qind në tre mujorin e fundit të 2019, ndërsa bankat kishin projektuar rënie kaq të fortë.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat u shprehën se presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, e shtrirë në të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Kredia për investime, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të vitit 2020.

Bizneset ulën kërkesën për kredi
Bankat janë më të prirura të japin hua, por nga ana tjetër janë bizneset që kanë ulur kërkesën për kredi, sidomos për investime.

Ulja e kërkesës u ndikua nga ndjesia e bizneseve për situatën ekonomike dhe perspektivën e saj, si edhe nga besimi i biznesit dhe pritet të vazhdojë dhe në tremujorin e parë 2020. Në rënie ishte dhe kërkesa e individëve, si për kredi konsumatore, ashtu dhe për blerje banese, ndonëse kjo e fundit pritet të përmirësohet në pjesën e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt, I cili bazohet në opinionet e bankave tregtare. Sipas vrojtimit, standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan disi në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e lehtësimit në kategorinë e kredive dhënë për bizneset e vogla e të mesme.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi është perceptuar disi më e ulët nga një tremujor më parë, për të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, dhe veçanërisht e theksuar në kreditë me qëllim financimin e investimeve.

Standardet e kreditimit u vlerësuan disi të lehtësuara edhe për individët, kryesisht në kreditë e destinuara për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e fundit të vitit u raportua më e ulët, në të dyja kategoritë.

Video/ Kryebashkiaku i Ramës duke thithur kokainë…

Një kryetar bashkie merr drogë në publik! Videoja për të cilën flitej gjerësisht në rrethet mediatike dhe politike është publikuar sot në Abc News. Saktësisht janë publikuar disa sekuenca (foto) në emisionin e Enkel Demit, Abc-ja e Mëngjesit, ndërsa videoja e plotë pritet të publikohet nga Artan Hoxha gjatë ditës së sotme po në Abc News.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, Enkel Demi teksa shfaqeshin këto imazhe në ekran tha se “Artan Hoxha disponon videon e plotë. Këto janë vetëm disa sekuenca. E kishim lënë që ta kishim Artan Hoxhën në emision por nuk përgjigjet në telefon.

Në këto pamje shohim një zotëri që është duke thithur kokainë në një bar publik. Nuk është identifikuar publikisht por ne e dimë emrin dhe mbiemrin e tij. Gazetari Artan Hoxha ka patur një punë deri vonë, prandaj nuk është i disponueshëm, por gjatë ditës ai do të sqarojë dhe do të publikojë të plotë videon. Siç është thënë edhe në disa portale, kryebashkiaku po festonte marrjen e mandatit duke konsumuar kokainë”. /abcnews.al

Revolta studentore: “Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”…

Studentët kanë bojkutuar mësimin dhe i janë rikthyer protestave, 1 vit e 1 muaj nga protesta madhështore e dhjetorit 2018. Ata shprehen se “pakti për universitetin” i miratuar nga qeveria nuk u zbatua. “Sot jemi sërish në pikën zero”, tha një prej studentëve protestues.

“Familja ime nuk ka mundësi të paguajë luksin e rektorëve. Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”, tha një tjetër student.

Dëgjohen thirrjet e shpeshta “studentët e bashkuar kanë për të fituar!”

“Nuk e duam Shipërinë si e Europa, e duam Shqipërinë si Kosova”.

Në këtë protestë marrin pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, kryesisht nga fakulteti i Histori-Filologjisë, fakultetit të Drejtësisë; fakultetit të Shkencave Sociale. /abcnews.al

Berisha ironi me Ramën: “Boll vodhëm kaq shumë! Tani betohemi se do të vjedhim më pak”!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë sot mbi të vërtetën e të ashtuquajturave investime në Shëndetësi, duke zbuluar së pari pse ndodhi pse pas kaq vitesh ndryshimi i kontratës së sterilizimit të instrumenteve mjekësore dhe së dyti, pse Rama inaguroi spitalin e Kirurgjisë, që ishte përfunduar nga qeveria e mëparshme, e drejtuar nga opozita.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Boll vodhem kaq shume! Tani betohemi se do te vjedhim me pak!

Te dashur miq, Edvini Hajduti me Ndrikull Hajnine pasi vodhen vite me radhe me koncesionin e sterilizimit te paisjeve mjekesore, per te cilin mediat njoftuan se ja dhane nje emigranti murator, pasi jane paditur per here te dyte ne narkoprokurori lajne duart sigurisht ne marreveshje me keta te fundit duke ndryshuar kontraten!

Kete deklaroi dje ndrikull Manastirliu tek vizitonte per se dyti spitalin e kirurgjise, 100% projekt i hartuar, financuar, zbatuar nga qeveria e meparshme ne vitin 2012 por qe nje jave me pare Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia spitalin pese katesh e paraqiten si veper te narkoqeverise nderkohe qe me para te siguruara nga qeveria e meparshme prej 6 milione euro kane bere vetem pajisjen e dy kateve te fundit me sallat e operacionit dhe mjetet e tjera qe duheshin.

Ne spitalin qe inauguruan si te tyre qe ne vitin 2012 u instalua qendra me moderne e sterilizimit te paisjve mjeksore dhe u dergua per specializim personeli qe do te perdorte ate. Por Edvin Hajduti per te vjedhur zgjodhi PPP!

Pra miq, me ndryshimin e kontrates Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vetem sa u thone shqiptareve ju vodhem sa deshem por tani do tju vjedhim me pak! sb

Protesta e studentëve: Jemi të revoltuar, nuk është plotësuar asnjë nga pikat e Paktit të Universitetit

Qindra studentë kanë nisur protestën përpara ambienteve të Korpusit “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak se, sipas tyre, gjendja e arsimit të lartë në Shqipëri vijon të mbetet një shqetësim serioz për të gjithë ata.

Në një komunikim me gazetaren e Fax News, një prej studentëve të Fakultetit Juridik, u shpreh se, në sallat e tyre nuk ka as karrige ku ata të ulen, ndërkohë që ulja e tarifave sipas tij është thjesht një mashtrim.

Studenti u shpreh se, ndaj tyre ka pasur një presion shumë të madh, për të mos rinisur protestat, duke i kërcënuar si zakonisht me vendosjen e mungesave edhe në orët e leksioneve.

“Nuk kemi karrige ku të mund të ulemi, pjesëmarrja është e konsiderueshme, duke marrë parasysh presionin që ka pasur ndaj nesh në këto ditët e fundit. Nuk kemi asnjë informacion se kur do ta paguajmë tarifën e shkollës, ndërkohë që shumë studentë janë djegur për shkak të kushteve absurd që ka vendosur qeveria”, u shpreh studenti.

Një tjetër student e kaloi situatën me batutë duke thënë se nga protestat e vitit 2018 u arrit vetëm një gjë “heqja e një ministreje bjonde, dhe vendosja e një bruneje”.

“Duhet që të kesh dy prindër invalidë që të marrësh bursë, vijimi i protestës është në dorën e studentëve, ne jemi të revoltuar pasi nuk është plotësuar asnjë nga pikat e paktit të universitetit, dhe për këtë shkak ne jemi sot këtu”, tregon një tjetër student.

Revoltë në Fier, nga faturat e energjisë, tek fushata e gjobave e tatimeve, kreu i PD Baçi: Banorët po vidhen ngado pa mëshirë!

Banorët e Povelçës në Fier protestuan sot kundër abuzimit të OSHEE- së me faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve të energjisë. Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi ishte në mbështetje të protestës së banorëve, duke denoncuar vjedhjen nga kompania e shpërndarjes së energjisë.

Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

“Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar”- tha zoti Baçi.

Ish deputeti Luan Baçi denoncoi si selektiv dhe të padrejtë aksionet e tatimorëve 3 ditët e fundit në Fier.

“Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit”- u shpreh zoti Baçi. Kreu i degës së PD Fier garantoi banorët për mbështetjen e panderprerë të PD për çdo protestë që godet padrejtësinë, arrogancën dhe vjedhjen që u bëhet nga qeveria dhe bashkia.

Pas Filologjikut edhe studentët e Drejtësisë bojkot mësimit! Nis marshimi i protestës

Protesta studentore ka nisur të përhapet. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë ka nisur bojkoti i mësimit.

Vendimi i tyre vjen pas bojkotit nga studentët e Fakultetit Filologjik.

Studentët bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje që protestës së tyre t’i bashkohen edhe të tjerët.
Më poshtë janë pamjet nga kjo protestë.

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për të rikthyer protestat e studentëve, ditën e sotme kanë nisur lëvizjet nëpër fakultete.

Për protestën që pritet të nisë në orën 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakultetit të Histori Filololgjisë) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.

Marshimin e ka nisur një numër i madh studentësh.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga protestat e dhjetorit të 2018-tës, ku një numër shumë i madh studentësh u hodhën në rrugë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, dhe e vunë qeverinë në pozita të një marrëveshje.

Por pakti për Universitetin që ka propozuar qeveria Rama, gjen sërish të pakënaqur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë përfituar nga premtimet e uljes së taksave, apo nga rritja e cilësisë në mësimdhënie, apo transfarencë financiare.

PD, parti e integrimit europian, Shqipëria e para!

Nga Qamil Gjyrezi

Që në krijimin e saj P.D. doli me slloganin, “Shqipëria si Europa”. Ka 30 vite që e majta në Shqipëri, pengon me një strategji të caktuar “revolucione me pushkë dhe në heshtje”, integrimin europian, me politikat e saja të mbrapshta ekonomike dhe sociale.

Rilindja e Edi Ramës është kthyer aktualisht në një të majtë shumë radikale, “tipike okulte” dhe autoritare, pjellë e së majtës ish-komuniste.

Kjo strategji është projektuar 25 vite përpara nga qarqe antikombëtare okulte, në Kosovë dhe Shqipëri, që vënë të parat interesat e tyre, në vend të Shqipnisë dhe Kosovës.

Në politikën post-moderne në Kosovë dhe në Shqipëri, duhet të jenë Shqipëria dhe Kosova dhe integrimi i tyre euroatlantik.

Nëse mbas viteve 90-të e majta mbrojti ish-komunistët, ish-nomenklaturën, ish-sigurimin e shtetit, sot e majta radikale e Rilindjes në bashkëpunim me qarqe antishqiptare dhe kartele të drogës, ish-fëmijët e diktaturës, me të majtë radikalë në botë dhe në Kosovë, po pengon integrimin e Shqipërisë.

Rilindasit deklarojnë se do të bëjnë shumë për integrimin dhe celjen e negociatave në pranverë 2020, por me politikat e tyre ekonomike dhe sociale po i bëjnë dëm integrimit në shërbim të oligarkisë rajonale.

Politikat e të majtëve ish-komunistë në 30 vite, kanë penguar integrimin e Shqipërsië. Kujtoj politikën e ish-ministrit të jashtëm Paskal Milo, që patën rrahur në Bruksel si antishqiptarë, deklaratat e qaramanit Pandeli Majko për rrugën e kombit dhe qëndrimet e të majtëve në 30 vite demokraci, janë shembuj real, të një politike të majtë, sot radikale antintegrim.

Vetëm një forcë politike e djathtë liberale si P.D. dhe një kryeministër i ardhshëm si Lulzim Basha, që vë Shqipërinë realisht të parën, do ta integrojë Shqipërinë në familjen e madhe europiane.

Liberalizimi i vizave dhe antarsimi në NATO, janë shembuj konkretë se cfarë mund të bëjë një grupim politik për integrimin euro-antlantik të një vendi.

Me ardhjen e Rilindjes radikale dhe oligarke në pushtet integrimi i vendit mori një goditje fatale.

Mos celja e negociatave në Tetor 2019, është vetëm për fajin e Edi Ramës dhe socialistëve radikalë.

P.D. dhe opozita janë vënë në një provë të madhe dhe historike. Papërgjegjshmëria e Rilindasve e bën P.D.-në dhe Zotin Basha më të përgjegjshëm për fatet e vendit dhe celjen e negociatave këtë pranverë.

P.D. dhe Zoti Basha kanë përshëndetuar Presidencën kroate të përgjegjshëm për integrimin europian dhe në kontekstin e një kryeminsitri të papërgjegjshëm si Rama, qe vë të parën interesat e tija oligarke dhe bizneset e tja dhe deklaron se do të bëjnë gjoja cdo gjë për integrimin europian.

Edi Ramës Europa nuk i cel negociata, prandaj opozita është vënë në një pozitë historike për integrimin!

Opozita në Shqipëri do të bëjë gjithcka dhe do të punojë për të ndihmuar procesin e integrimit europian.

Drejtimi i Presidencës së B.E.-së për Kroacinë është një ngjarje historike për këtë vend dhe rajonin e Ballkanit.

Proceset integruese të Shqipërisë dhe të Ballkanit perëndimor do të avancojnë edhe më tej, pa vonesa të mëtejshme, sic përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut me presidencën Kroate.

Në këtë kontekst Zoti Basha ka përshëndetur me zemër Kryeministrin kroat dhe presidencën kroate.

Një shprehje popullore thotë: “Ca të bën i joti, nuk të bën i huaji”!

Dëmet e Rilindjes radikale dhe Edi Ramës, kanë sjellur një situatë të pazakontë në Shqipëri.

P.D. dhe opozita janë të detyruar që për fatet e integrimit dhe të së ardhmes të jenë të përgjegjshëm dhe ta pengojnë rrënimin e Shqipërisë, për ta integruar në B.E.!

Studentët nisin protestat masive, nis marshimi nga fakultetet drejt…

Studentët janë rikthyer në protestë kundër qeverisë. Ditën e sotme, mbi 500 studentë të revoltuar në Fakultetin Filologjik nisën të brohorasin kundër Paktit për Universitetin.

Ata bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje që protestës së tyre t’i bashkohen edhe të tjerët.
Më poshtë janë pamjet nga kjo protestë.

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për të rikthyer protestat e studentëve, ditën e sotme kanë nisur lëvizjet nëpër fakultete.

Për protestën që pritet të nisë në orën 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakultetit të Histori Filololgjisë) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.

Marshimin e ka nisur një numër i madh studentësh.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga protestat e dhjetorit të 2018-tës, ku një numër shumë i madh studentësh u hodhën në rrugë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, dhe e vunë qeverinë në pozita të një marrëveshje.

Por pakti për Universitetin që ka propozuar qeveria Rama, gjen sërish të pakënaqur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë përfituar nga premtimet e uljes së taksave, apo nga rritja e cilësisë në mësimdhënie, apo transfarencë financiare.

Aldo Bare në Kongresin e PS, politikani që e ndihmoi të arratisej, i dha makinën dhe u maskua si piktor

Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes.

“Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano.

“Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur? Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë”, tregon Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë. Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e një autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë.

“Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij.

“Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe këtë dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.

“Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt..Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999.

Ai ishte regjistruar si piktor. “Profesori”, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni.

“Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.
Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 Shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime. Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 Mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol.

Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eliminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon. Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën “Çibiku”. Bano, ndërron jetë në vend.