28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Vendimi i prerë i Perëndimit për zgjidhjen e krizës shqiptare

Nga Red VARAKU

Perëndimi gjithmonë ka menduar që strategjia e duhur për t’i bërë presion qeverive në Shqipëri është kërcënimi për izolim dhe bllokim të hapave drejt Bashkimit Evropian.

Ndaj në zbatim të kësaj strategjie, krejtësisht e bindur për ilegjitimitetin e kësaj qeverie, të shqetësuar për djegjen e mandateve dhe revoltën qytetare, fillimisht BE vendosi të shtynte negociatat me Shqipërinë deri në tetor.

Objektivi kësaj shtyrjeje ishte dhënia e një mundësie kryeministrit për të dalë vetë nga kjo krizë, duke përcaktuar gjithashtu prerazi hapat që duhet të ndërmerrte për të zgjidhur krizën.

Por, Edi Rama edhe pse i kapur në çark nga përgjimet, që e nxirrnin si arkitekt i masakrës elektorale shqiptare, vendosi të mos e lexonte me seriozitet mesazhin e prerë të BE.

Ai jo vetëm nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen, por refuzoi ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Angela Merkel , z. Wahdepul për të zgjidhur krizën. Por, ishte pikërisht nevoja për të mbuluar krimin elektoral, ajo që e shtyu atë të bënte të pamendueshmen, që vetëm një njeri i papërgjegjshëm si ai mund ta bënte, zgjedhje pa Opozitën.

Jo vetëm kaq, por ai i hodhi në kosh të plehrave porositë e BE dhe veçanërisht porositë e z. Mathew Palmer, premtimi i të cilit për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda muajit korrik, ishte dhe garancia kryesore për popullin shqiptar.

Këto akte i alarmuan miqtë e Shqipërisë, të cilët po e shikonin me sytë e tyre përbindëshin që Opozita kishte kohë që e denonconte. Ndaj, ata u detyruan si në asnjë rast tjetër të ndërmerrnin hapin radikal, vendimin për bllokimin e integrimit.

Pas këtij vendimi të ashpër, çdo kryeministër normal jo vetëm do të dorëhiqej, por do të bënte gjithçka për t’i hapur rrugën ëndrrës më të madhe të shqiptarëve integrimit të vendit në BE.

Por, Edi Rama në vend që të reflektonte, vendosi të kërcënojë dhe shantazhojë Perëndimin nëpërmjet pjesëmarrjes në projektin e Moskës dhe Pekinit për krijimin e Jugosllavisë së re, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e rajonit.

Këto janë akte të rrezikshme që provokojnë fort zemërimin e shqiptarëve. Në raste të tjera një kryeministër si ky padyshim do të përmbysej me dhunë.

Por, fatmirësisht Shqipëria ka shumë miq që nuk do ta lejonin kurrë destabilizimin e saj. Pas vendimit për tu bashkuar me Moskën dhe Pekinin, presioni ndërkombëtar është radikalizuar me qëllim parandalimin e destabilizimit të vendit. Ai ka hyrë në një fazë tjetër, të panjohur më parë për shqiptarët.

Për herë të parë në historinë shqiptare të pluralizmit politik, faktori ndërkombëtar është i angazhuar si asnjëherë tjetër në ndërprerjen gati ‘me dhunë’ të një mandati qeverisës, nëpërmjet presionit të hapur për realizimin e nëntë kushteve të Bundestagut.

Mustafa-Kurtit: VV të vendosë përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo!

Në mbledhjen e Kryesisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, mbesin të përkushtuar që të punojnë për marrëveshjen me VV-në.

Duke sqaruar situatën, Mustafa ka thënë se presin që deri në fund të javës VV-ja të dal me një qëndrim dhe se në takimin e fundit, të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo.

“Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që marrëveshja duhet të qet në pah një marrëveshje të balancuar.

Ne kemi dhënë një propozim dhe mendojmë që ventvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje, dhe deri në fund të kësaj javë të kemi një përgjigje. Ne me Kurtin kemi qenë në komunikim, por qëndrimi jonë është në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshje, ose që kontaktet tona të japin rezultate”, ka thënë Mustafa.

Berisha: Si ua la “Bild” në gojë Arben Malavitës dhe Sugar Fugës halen e bosit të tyre!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur fenomenal sjelljen e gazetës gjermane ‘Bild’, e cila fshiu shkrimin për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ku me porosi të rlindasve shkruante se ai ka paguar para ruse për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në postimin e tij Berisha thekson se ‘Bild’ i la në gojë halenë e kryeminsitrit Edi Rama, drejtorit të Top Channel Ben Blushi dhe ‘Gebelsit kryeministror’ Endri Fuga, duke hequr nga faqja trillin e madh rilindas për kryeopozitarin Blushi.

Sipas Berishës media që demaskoi vjedhjen dhe krimin më të madh të votave në Shqipëri, i goditi për herë të dytë rilindasit, duke hequr nga faqja e tyre lajmin e sponsorizuar nga dyshja Blushi-Fuga dhe që më vonë u tentua të shndërrohej në debat nga gazetarët e paguar nga rilindja.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Si ua la Bild ne goje Arben Malavites dhe Sugar Fuges halen e bosit te tyre!

Miq! Fenomenale! Gazeta me e madhe e Europes “Bild”, qe para disa muajve me regjistrime autentike iu faktoi botes se Edvin Kristaq Mafia ishte bosi i nje qeverie te mafies se droges dhe vjedhjes se votave, vendosi ne faqen e saj pardje nje shpifje, trillim te mirefillte te Edvin Kristaq Mafise per Lulzim Bashen.

Çdo njeri mbi toke qe lexonte ate pamflet rrene qeshte dhe tallej me te!

Bazuar ne ate shkrim, sipas te cilit Basha paska paguar para ruse ne ShBA per te bllokuar hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, ne nje mobilizim te papare Arben Malavita, Sugar Fuga urdheruan mercenaret ne mediat e tyre Karlo Malavita, Ymer Çorapja, tualetin Masturbiv te Kol Balles ta shnderronin ne çeshtje debati kryesor shkrimin e Bild.

Mirepo keta mjerane dhe ndonje tjeter tejet i vrerosur me Bild mbllaçisnin ne debatet e tyre televizive me pasion te zjarrte dhe pergjerime dhe perjargezime halen e gatuar nga bosi i tyre sepse vazhdoni me zjarr betimet dhe sterbetimet edhe shume e shume ore pasi Bild kishte fshire nga faqja trillimin e gatuar nga Bosi i tyre.

Nje mik i imi ne kete gazete duke qeshur me tha se tragjikomikja e kesaj afere eshte se, edhe pasi u hoq si kryekeput trillim shkrimi nga gazeta, ne Tirane zelltaret e kryekreut vazhduan te sherbehen me halen e bosit te tyre!

Miq, le tju themi me gjithe zemer ju befte mire!

Ndjese miq per fjalen qe kam perdorur, por nuk e shmangia dot pasi pasioni i Edvin Mafise per halen tejkalon tek ai, siç dini, çdo shije tjeter! sb

Lajthit kryebashkiaku i Ramës në Tropojë, Dega e PD denoncon mashtrimin e radhës

Partia Demokratike Dega Tropojë ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar sot në disa media, sipas të cilëve, për një kallëzim penal për ish-kryetarin e bashkisë dhe drejtues të bashkisë Tropojë, të inicuar nga kryetari rilindas i Bashkisë Tropojë.

Reagimi i plotë

Dega e Partisë Demokratike Tropojë denoncon mashtrimin e radhës të inicuar në media për një kallzim penal-politik për ish-kryetarin dhe drejtues të bashkisë Tropojë nga kryetari i emruar i Bashkisë Tropojë.

Sqarojmë se çdo veprim dhe çdo proçedurë e kryer në periudhën 2015-2019 është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi për prokurimet publike, gjatë auditimit nga ana e kontrollit të lartë të shtetit për përiudhën 2017-2018 është konstatuar se çdo prokurim është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, çdo punë është kryer në përputhje të plotë me preventivin e punimeve.

Kallzimi politike i kryetarit të emruar është në vazhdën e propagandës së përhapur për të mos njohur investimet e viti 2019 ,të cilat janë bërë nga të ardhurat e Bashkisë Tropojë në vlerën 68,072,000 lekë investime që kanë prekur rrugët kryesore të qytetit Bajram Curri këto në zbatim të Vendimit nr.187 datë 19.12.2018 Bashkia Tropojë ka miratuar buxhetin e bashkisë dhe numrin e përgjithshëm të punonjësve për vitin 2019 në të cilin u parashikuan dhe investime me burim nga të ardhurat të cilat realizoheshin në vitin 2019, me emrimin e tijë në krye të Bashkisë Tropojë, për përiudhën 6 mujore nuk iniciojë asnjë faturë për arkëtimet e të ardhurave, nuk miratoi asnjë plan për mbledhjen e tyre dhe në momentin që u miratua me vendimim nr.60 datë 30.12.2019 buxheti për vitin 2020 nuk parashikojë asnjë lekë për shlyerjen e detyrimeve kjo në kundërshtim me ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin, udhëzimin për shlyerjen e detyrimeve, edhe pas insistimit të Drejtorit Ekonomik dhe Përgjegjëses Financë buxhetit për parashikimin e tyre në përputhje me legjislacionin e mësipërm, nga ana e tijë nuk u mor parasyshë dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për nëpunësin civil iniciojë pezullimin dhe largimin e tyre nga puna.

Në mënyrë që të mbulojnë paaftësinë e tijë për menaxhimin e fondeve i faktuar ky keq menaxhim nga kontrolli i lartë i shtetit gjatë përiudhës që ishte kryetar komune ndaj tijë u bënë kallzime penale për shpërdorim detyre. Shoku kryetar me kallzimet politike me buxhetin më të çuditshëm në financat vendore i cili ka 0 lekë për detyrimet nuk të shpëtojnë dot nga drejtësia.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë ju bën thirrje mediave të shkruara dhe vizive që të kërkojnë pranë bashkisë Tropojë verifikimin e këtyre dokumenteve, gjithashtu bëjmë me dije se jemi të gatshëm për tu përgjigjur dhe sqaruar me detaje pranë çdo organi ligjë zbatuese çdo lekë të shpenzuar. Në ditët në vazhdim do tu njohim me dokumente origjinale në lidhje me abuzimet e kryetarit të emeruar si ish kryetar i komunës Margegaj, si dhe ne përiudhën që është emeruar kryetar i bashkise Tropoje.

“Rama ik” edhe në Korçë, i gjithë stadiumi në këmbë! (Foto)

Po kthehet në traditë tashmë në stadiumet e futbollit. Në çdo ndeshje futbolli nuk mungojnë as thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Rastim më i fundit vjen sot nga stadiumi “Skënderbeu” në Korçë.

Në nisje të sfidës mes vendasve dhe Partizanit, “Ujqërit” nisën brohoritjet në kor “Rama ik”, “Rama ik”.

Në nisje të sfidës mes vendasve dhe Partizanit, “Ujqërit” nisën brohoritjet në kor “Rama ik”, “Rama ik”.

Kjo nuk është hera e parë që në stadiumet shqiptare tifozët brohorasin kundër shefit të qeverisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “Air Albania Arena” në dy raste, në stadiumin e Shkodrës dhe atë të Vlorës…

Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit u mbyll me fitoren e korçarëve me shifrat 3-2.

Basha: Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujton presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta. Basha shkruan në një postim në Facebook se, sot nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinnjitet njerëzor.

Basha shprehet më tej se, Rugova është simbol i pavarësisë së Kosovës dhe i kauzave të drejta, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të realizojnë ëndrrën e tij, që Shqipëria e Kosova të jenë shtete të forta e demokratike.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

14 vjet më parë kaloi në amëshim Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare dhe vazhduesi më i denjë i aksionit për zgjim kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët, andej e këndej Drinit, shihnin dritën e shpresës, dritën e çlirimit, edhe atëhere kur pak vend kishte për shpresë e pak optimistë besonin tek çlirimi i Kosovës nga zgjedha e fundit kolonialiste në Evropë.

E sotmja nuk është një datë dëshpërimi, as një përkujtimore, është një fat, është një këmbanë për secilin prej nesh për ta ndihmuar vetveten t’i rikthehemi veprës dhe trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. Si një qëndrestar i pashoq në përpjekjen për demokraci, ai na mëson se si duhet t’u qëndrojmë kauzave të drejta, t’i mëkojmë ato dhe të mos i braktisim.

Rugova foli për Bogdanin në ditët më të errëta për Kosovën, u solli atyre kushtrimin e Çetës së Profetëve “Eja kush asht trim…”, Rugova foli për demokracinë atëhere kur shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë kishin aq shumë nevojë për të.

Laureati i çmimit “Saharov”, “Gandi i Ballkanit”, themeluesi i të parës parti antikomuniste në botën shqiptare, luftëtari i palodhur për kthimin e shqiptarëve atje ku e kanë vendin dhe ku e meritojnë, në Perëndim, u shndërrua në legjendë që në të gjallë të tij.

Sot nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinnjitet njerëzor dhe me një dashuri të pashoqe për shkollën dhe për gjuhën shqipe.

Veç kjo përpjekje mund të përligjë tek ne krenarinë se ishim bashkëkohës të Ibrahim Rugovës dhe pasardhës të politikës që ai themeloi në botën shqiptare.

Skandali/ SPAK nisi hetimet, qeveria ndryshon kontratën e koncesionit të sterilizimit

Në një kohë kur prokuroria e posaçme anti-korrupsion (SPAK) po e heton koncesionin për sterilizimin e instrumenteve mjekësore, qeveria ka bërë disa ndryshime të kontratës së tenderit, i dyshuar e akuzuar shpesh herë si një koncesion i korruptuar.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi këtë të martë se koncesioni ka njohur ndryshime, fill pas dërgimit të kallëzimit penal nga ana e Nismës Thurje, e cila e çoi dosjen në SPAK.

Ogerta Manastirliu tha se ndryshimi parashikon një ulje të çmimit të shërbimit të sterilizimit në momentin kur do të ketë mbi 64 mijë ndërhyrje, Reduktimi i çmimit për sterilizimin e instrumentave mjekësore është në masën 25%, pra pagesa për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e tyre do të ofrohen më lirë nga koncesionari.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve.

Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria.

Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Cdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet.

Cdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompelskiteteve të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje” deklaroi Manastirliu.

Kujtojmë se pak ditë më parë Nisma Thurje dërgoi në SPAK dosjen për koncesionin e sterilizimit, me argumentin se është dukshëm një tender korruptiv dhe se I ka kushtuar xhepave të shqiptarëve miliona euro.

Në dalje të ndërtesës së SPAK, doktori urolog Artan Koni, I cili e ka kritikuar hapur koncesionin, u shpreh se ka besim se drejtësia do të dijë t’i bëjë llogaritë e duhura për të kuptuar korrupsionin e tenderit për sterilizimin.

“Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike, ne paguajmë 17 milionë euro në vit, për një set kirurgjikal kosto na del 2.4 euro, ndërsa ne i paguajmë koncesionit 90 euro. Kjo është baza e këtyre dyshimeve që kemi ne për një koncesion korruptiv” tha Artan Koni, ditën e djeshme pasi u pyet nga prokuroria.

Kryebashkiaku që konsumon drogë edhe në ambjente publike

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, së fundmi është filmuar duke konsumuar drogë në ambiente publike.

Disa ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’ ka deklaruar se një video e tij duke konsumuar lëndë narkotike është ende në qarkullim, por pa bërë me dije emrin.

Videoja për të cilën përflitet ende nuk është bërë publike, por kujtojmë që vëllai dhe i biri i Allës janë kapur më herët me lëndë narkotike.

Në nëntor të vitit të kaluar dajli i kryebashkiakut është arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi droge në makinën e tij.

Ndërsa vëllai i tij në shtator të vitit të kaluar mbeti i plagosur pas një sherri, që dyshohej se kishte ndodhur mes grupeve kriminale në Bulqizë për trafik droge.

27.al

Udhëtimi në kohë, e pamundura do të bëhet rutinë?

Që nga eksperimentet e hershëm të Keely, Tesla e Vëllezërit Wilson, deri në hamendësimet për udhëtim në kohë në Eksperimentin e Filadelfias, Projektin Montauk, të gjithë janë intriguar nga udhëtimi në kohë

“Lavdia e kohës është që të qetësojë mbretërit ndërluftues, të çjerrë maskën e falsitetit dhe të nxjerrë të vërtetën në dritë” – William Shakespeare.

Koha është mënyra e Zotit për të mos lejuar që gjithçka të ndodhë njëkohësisht. A është pranë dita kur ne do të takojmë pasardhësit tanë të largët, apo paraardhësit tanë? Udhëtimi praktik në kohë vazhdon të shmangë konsumatorin dhe deri kur pajisjet e udhëtimit në kohë të jenë prodhuar në masë të madhe, shpikësit e garazheve do të duhet të ndërtojnë makineritë e tyre.

Që nga eksperimentet e hershëm të Keely, Tesla e Vëllezërit Wilson, deri në hamendësimet për udhëtim në kohë në Eksperimentin e Filadelfias, Projektin Montauk, të gjithë kanë dëshiruar të sjellin udhëtimin praktik në kohë tek konsumatori.

Mendoni nëse do të ishit një nga njerëzit ende të gjallë sot, që ka lindur para 1903, kur u ngrit aeroplani i parë? Kur ishit të rinj, ideja e fluturimit ka qenë ndoshta shumë ngacmuese. Disa shkencëtarë besojnë se ne mund të jemi duke jetuar aktualisht në një skenar identik.

Por tani, shumë ngacmues nuk do të ishte fluturimi, por udhëtimi në kohë. Shkencëtarët besojnë se fëmijët tanë do të jetojnë të shikojnë edhe një herë të pamundurën të shndërrohet në rutinë. Profesor Mikio Mukaku i Universitetit të New York-ut, beson se fluturimi në hapësirë mund të zbulojë një ditë të fshehtën e vetë kohës. Kjo do të kërkojë zhvillimin e anijeve hapësinore që mund të udhëtojnë me shpejtësi dyqind milionë kilometra për sekondë.

Anije që udhëtojnë në këtë shpejtësi do të na shpien pranë shpejtësisë së dritës, ku në fakt koha ngadalëson. Ky është fenomeni që njihet si zgjerimi i kohës. Teoritë e Einstein parashikojnë se sa më shpejt që një anije kozmike lëviz, aq më ngadalë ecën koha brenda saj. Mendoni një raketë që ngrihet nga toka dhe i afrohet shpejtësisë së dritës.

Nëse ne e ndjekim atë nga toka me një teleskop shumë të fuqishëm teksa largohet, do të shohim gjithkënd brenda anijes si të ngrirë në kohë. Për ne, koha e tyre do të ngadalësojë, por për ta nuk do të ndryshojë asgjë!

Kjo është matur në laboratorë dhe në vendndodhje, duke përdorur orë atomike, aeroplanë, satelitë dhe raketa. Është provuar se koha ngadalëson, sa më shpejt që lëvizni. Në 1975, Carol Allie, profesor i Universitetit të Maryland, testoi teorinë e Einsteinit duke përdorur dy orë atomike të sinkronizuara.

Një orë u ngarkua në një avion dhe fluturoi për disa orë, ndërsa tjetra u la në tokë, në bazën ajrore. Pas kthimit, ora në avion ishte shumë pak më e ngadaltë se ajo në tokë. Kjo nuk ndodhi për shkak të gabimeve eksperimentale dhe është përsëritur disa herë me të njëjtin rezultat.

Ky ndryshim në kohë është edhe më i theksuar në satelitë si stacioni i hapësirës. Kjo është për shkak se këto objekte udhëtojnë me shpejtësi shumë më të mëdha dhe për një kohë shumë më të gjatë nga sa është e mundur për një aeroplan. Sa më shpejt të lëvizë një objekt, aq më shumë është e deformuar koha.

Tani që ne e dimë se është e mundur që të udhëtojnë në të ardhmen, duke lëvizur me shpejtësi të mëdha, problemin tjetër është se si të udhëtojmë në një kohë të tillë pa pasur nevojë të ulemi në një anije kozmike për vite të tërë. Ky problem është zgjidhur me ekzistencën teorike të atyre, që njihen si kurba kohore të mbyllura dhe “tunele”.

Teoritë e përgjithshme dhe të veçanta të relativitetit të Einsteinit kombinojnë hapësirën tredimensionale me kohën për të formuar katërdimensionalen hapësirë-kohë. Binomi hapësirë-kohë përbëhet nga pika ose ngjarje që përfaqësojnë një vend të veçantë në një kohë të caktuar. E gjithë jeta juaj formon një lloj “krimbi” në hapësirë-kohë!

Maja e bishtit të krimbit do të jetë lindja juaj dhe kreu është vdekja juaj. Vija që krimbi krijon me trupin e vet quhet vija botërore e objektit. Einstein parashikon që vijat botërore mund të deformohen nga trupa masivë si vrimat e zeza.

Kjo është në thelb origjina e gravitetit, mos harroni. Tani, nëse vija botërore e një objekti do të deformohej aq shumë sa për të formuar një lak që lidhen me një pikë të vetvetes e që përfaqëson një vend dhe një kohë të mëparshme, ajo do të krijojë një korridor drejt të kaluarës!

Kjo quhet një kurbë kohore e mbyllur. “Kanalet” janë vrima në strukturën e katër-dimensionales hapësirë-kohë që janë të lidhura, por që kanë origjinën në pika të ndryshme në hapësirë dhe në kohë të ndryshme. Ato sigurojnë një rrugë të shpejtë midis dy vendeve të ndryshme në hapësirë dhe kohë.

Ky është ekuivalenti katërdimensional i bashkimit të dy copave të një letre të palosur për të krijuar kontakt. Shtrembërimet në hapësirë bëjnë që pikat e ndara të mufaten dhe të lidhen. Kjo formon një kanal përmes të cilit diçka mund të udhëtojë menjëherë në një vend dhe kohë të largët. Pra, s’ka më nevojë të udhëtojmë në një raketë për vite të tërë për të hyrë në të ardhmen!

Kjo është në thelb ajo që është shkruar tek “Liza në botën e çudirave: Përmes Pasqyrës”. Pasqyra e saj ishte një “kanal” që lidhte shtëpinë e saj në Oksford me botën e çudirave. Ajo mjaftonte që të shkonte tek pasqyra dhe do të kalonte menjëherë në anën tjetër të përjetësisë.

Ndërsa në realitet, do të duhej një punë shumë më e madhe për të krijuar një “kanal” që lidh dy pika të ndryshme në hapësirë-kohë. Së pari, do të kërkonte ndërtimin e dy makinerive të mëdha identike të përbëra nga dy pllaka shumë të mëdha metalike paralele, të ngarkuara me sasi të jashtëzakonshme energjie.

Kur makinat vendosen në afërsi të njëra-tjetrës, sasia e madhe e energjisë – afërsisht sa ajo e një ylli shpërthyes, do të shkaktonte një vrimë në hapësirë-kohë dhe do të lidhte dy makinat nëpërmjet një “kanali”. Kjo është e mundur dhe fillimet e saj janë ilustruar në laborator me atë që njihet si Efekti Casimir.

Detyra e ardhshme do të jetë të vendoset një nga këto makina në raketë, e cila do të mund të udhëtonte afërsisht me shpejtësinë e dritës. Raketa do të merrte njërën makinë në një udhëtim larg, ndërsa do të vazhdonte të ishte e lidhur me tokën përmes një “kanali”.

Tani, një hap i vetëm në “kanal” do të mund t’iu transportonte në një vend dhe në kohë të ndryshme. Këto duken të jenë të vetmet mënyra që bëjnë të mundur udhëtimin drejt së kaluarës. Kufizimi i këtij udhëtimi në kohë në të shkuarën është se do të ishte e pamundur për të udhëtuar prapa në një kohë përpara krijimit të makinës.

Megjithëse teoritë e lartpërmendura të relativitetit flasin për kanalet dhe kurbat e mbyllura të kohës, teoritë nuk thonë asgjë për procesin e udhëtimit nëpër to. Mekanika kuantike mund të përdoret për të modeluar skenarë të mundshëm dhe jep probabilitetin e çdo rezultati të mundshëm.

Mekanika kuantike, kur përdoret në kontekstin e udhëtimit në kohë, ka një të ashtuquajtur interpretim shumë-universësh. Kjo është propozuar së pari nga Hugh Everett III në 1957. Ajo përfshin idenë që nëse diçka mund të ndodhë fizikisht, e bën në disa universe. Everett thotë se realiteti ynë është vetëm një prej universeve njëlloj të vlefshëm. Ekziston një grup universësh që quhet multivers.

Çdo multivers ka kopje të çdo personi dhe të gjithë materies… Propozimi i udhëtimit në kohë mbështetet nga teoria shkencore, por kjo nuk mjafton për ta bërë realisht të mundur. Janë hedhur argumente të shumtë që ndalojnë udhëtimin në kohë drejt të shkuarës. Si arsyeja e shëndoshë, edhe faktet shkencorë ngrejnë pengesa serioze.

Një argument madhor kundër udhëtimit në kohë në të kaluarën është quajtur parimi i autonomisë, i njohur më mirë si paradoksi i gjyshit. Ky paradoks krijohet kur një udhëtar në kohë shkon në të kaluarën për të takuar gjyshin apo gjyshen e tij.

Tani, me njohjen e tyre do të ishte e mundur të ndërrohej kursi i ngjarjeve që çojnë në martesën e gjyshit dhe gjyshes. Mund t’i thuash diçka për një sekret të familjes për ta bindur që je ai që thua se je dhe ai mund t’i rrëfejë bashkëshortes së ardhme. Në këmbim, ajo mund të vërë në dyshim shëndetin e tij mendor.

Si pasojë, gjyshërit e t’u nuk do të lindin kurrë nënën tënde, e si rrjedhim ti nuk mund të lindësh! Por, si mund të kesh ekzistuar ndonjëherë për të udhëtuar sërish pas në kohë, nëse ti nuk ekziston?

Një tjetër argument për pamundësinë quhet parimi i kronologjisë. Ky parim thekson se, udhëtarët në kohë mund të sjellin informacion në të kaluarën që mund të përdoren për të krijuar ide dhe produkte të reja.

Kjo nuk do të kërkonte energji krijuese nga ana e “shpikësit”. Paramendoni sikur Pablo Pikaso, artisti më me ndikim dhe i suksesshëm i shekullit XX, do të udhëtonte pas në kohë për të takuar vetveten në një moshë më të re.

Supozojmë se ai do të qëndronte në universin e duhur, ai do t’i jepte vetvetes në moshë të re portofolin e tij të kopjeve të pikturave, skulpturave, artit grafik, qeramikës. Versioni rinor i Pikasos më pas do të riprodhonte këtu, duke ndikuar kështu thellësisht në të ardhmen e artit.

Pra, riprodhimet ekzistojnë, sepse janë kopjuar nga origjinali dhe origjinalët ekzistojnë, sepse janë kopjuar nga riprodhimet! Asnjë çikë energji krijuese nuk do të ish përdorur për të krijuar kryeveprat! Një ide që dikur ishte asgjë më shumë se “science fiction”, tani është një koncept që po bëhet realitet.

Teoritë e relativitetit të përgjithshëm dhe të veçantë të Einstein mund të përdoren për të provuar se në fakt udhëtimi në kohë është i mundur dhe hulumtimet kanë treguar se raketet që lëvizin me shpejtësi mund të udhëtojnë në të ardhmen.

Zgjerimi i kohës është metoda më e lehtë për shkak se ajo thjesht kërkon lëvizje me shpejtësi të lartë për të përjetuar udhëtimin në kohë. Fenomenet e njohur si “kanalet”, kurbat e kohës janë mjete të mundshëm për të udhëtuar në të ardhmen dhe në të kaluarën. Udhëtimi në të kaluarën është një detyrë shumë më e vështirë.

Teoria e tij përfshin skenarë të komplikuar në katërdimensionalen hapësirë-kohë, energji të barabartë me atë të një ylli shpërthyes dhe udhëtim me afërsisht shpejtësinë e dritës. Arsyeja e shëndoshë dhe faktet shkencorë mund të përdoren për të paraqitur skenarë që shndërrohen në pengesa serioze.

Megjithatë, shpjegime mund të ketë edhe kundër këtyre pengesave. Nëse koncepti i multiversit është realitet, atëherë shumica e ideve të tashme të udhëtimit në kohë bazohen në një realitet fals. Nëse udhëtimi në kohë është krejtësisht i pamundur, atëherë arsyeja për këtë ende nuk është gjetur.

OSBE: Prokurorët, të gatshëm të shqyrtojnë akuzat për krime zgjedhore

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt mendon se do ishte një hap pozitiv kalimi i kandidatëve që garojnë në zgjedhje përmes një procesi vetting-u.

Në një aktivitet organizuar në Tiranë nga ODIHR, ambasadori Borchardt kujtoi se opozita e bashkuar ka sugjeruar krijimi i mekanizmave për të prerë lidhjet mes krimit dhe politikës, për të cilin në fund të vitit 2018 pati edhe një reagim nga Komisioni i Venecias.

“Në fund të vitit 2018, pati një projektligj për këtë. Komisioni i Venecias e quajti jopërpjestimor. Por Komisioni theksoi, njëkohësisht, përligjjen për të diskutuar një ligj të tillë. Unë do të sugjeroja një diskutim të plotë për mënyrat e kufizimit të ndikimit të shkelësve të ligjit në jetën politike të rangut të lartë. Gjatë procesit të vettingut në drejtësi, justifikimi i pasurisë ka luajtur një rol mbizotërues.

Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë katërcipërisht të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore. Ne besojmë se reforma në drejtësi është pjesë e rrugës në këtë drejtim. Prokurorët duhet të jenë të gatshëm të shqyrtojnë akuzat për krime zgjedhore. Kjo do të sillte një ndikim frenues”, deklaroi Borchardt.

Ambasadori Bernd Borchardt vlerëson si një hap tejet pozitiv marrëveshjen politike për reformën zgjedhore. Ai theksoi se rishikimi i kuadrit ligjor duhet të prekë fenomenet që prekin standardet e zgjedhjeve.

“Ne kemi rekomanduar ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, një zotim të sinqertë të partive politike për të luftuar shitblerjen e votës, si edhe që politikanët të refuzojnë publikisht mbështetjen financiare nga individët me të shkuar kriminale.

Nuk duhet të ushtrohet asnjëfarë presioni për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në një mënyrë të caktuar. ODIHR-i ka sugjeruar ngritjen e një strukture të pavarur për trajtimin e pretendimeve për presion mbi administratën dhe abuzime me burimet shtetërore.

Hapa të mëtejshëm duhen marrë edhe për depolitizimin e shërbimit civil. Qeveria duhet të hartojë një procedurë sipas së cilës punonjësit e administratës publike mund të denoncojnë çdo lloj presioni ndaj tyre. Këta persona duhet të gëzojnë mbrojtjen si sinjalizues.

Reformimin e ligjit “Për partitë politike” për të siguruar transparencën financiare të tyre dhe vendimmarrjen demokratike të brendshme”, tha ambasadori. Kreu i Prezencës nënvizon rëndësinë e medias, duke kujtuar qëndrimin mbi përmirësimin e paketës ligjore për shpifjen.

“Një nga rekomandimet është që të ashtuquajturat ‘kaseta’ të përgatitura nga partitë duhet të kufizohen dhe të etiketohen qartë. Një rekomandim tjetër është ai për dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga kodi penal.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka rekomanduar që projektligji për shpifjen ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, tha ai. Reforma zgjedhore në këndvështrimin e ambasadorit Borchardt, bëhet e prekshme vetëm kur korrupsioni eliminohet.

“Ekziston një e vërtetë e thjeshtë, edhe në sektorë të tjerë: Nëse dëshiron të ndalosh korrupsionin, duhet të ndalosh së qeni i korruptuar. Legjislacioni ekzistues mund të prodhojë zgjedhje të përshtatshme dhe rezultate të besueshme.

ODIHR-i e ka theksuar këtë në disa raporte. Kjo nuk ka ndodhur pasi bëhet korrupsion dhe autorët e tij e dinë se sistemi nuk mundet t’i dënojë apo thjesht nuk i dënon sa duhet. Mund të vijoni të përpiqeni të ndryshoni sistemin, por do të ishte më mirë të ndryshonit sjelljen.

Ky është parakushti për mbarëvajtjen e gjithçkaje. Sepse nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota”, tha Borchardt.