39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Premtimi i madh i Herolind Shalës para ndeshjes me Malin e Zi

Shala ka premtuar se do të japin gjithçka të hënën në “Fadil Vokrri” për t’i ndalur tri pikët në shtëpi.

Kosova ka përfunduar përgatitjet para përballjes së madhe të hënën në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” do të kenë punë me Malin e Zi për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Herolind Shala, që pasi mungoi në shtator pritet të jetë titullar të hënën – u ka premtuar tifozëve se do të japin maksimumin në “Fadil Vokrri” për të arritur fitore.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, ka shkruar ai në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës do të presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020.

Kosova po shpresonte se me një fitore eventuale kundër malazezëve në shtëpi, do të ngrihej në pozitën e dytë me dy pikë mbi rivalin e drejtpërdrejt për këtë vend, Republikën e Çekisë – të fundit që dërgon në Euro përmes kualifikimeve – por gjërat ndryshuan pas fitores së papritur të çekëve kundër lideres së Grupit A, Anglisë, të premten në Pragë.

Kjo nënkupton se tani verdhekaltërve u duhet fitorja për t’iu afruar Çekisë në vetëm një pikë para duelit të drejtpërdrejt në xhiron e ardhshme në Pragë.

Shumica e kompanive të basteve e shohin Kombëtaren dardane si favorite të madhe, duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje dhe terren në të cilin luhet.

Me vetëm tri pikë dhe pa asnjë fitore në vendin e parafundit në Grupin A kualifikues, Mali i Zi i ka humbur gjasat për kualifikim, ndërkohë që Kosova, e treta me katër pikë më pak se vendi i dytë, Republika e Çekisë, por me një lojë në dispozicion për ta zhvilluar, është ende në garë për t’u kualifikuar.

Shqipëria kundër Moldavisë, për fitore dhe për të afirmuar lojtarët e rinj

Humbja me Turqinë solli dhe venitjet e shanseve të kombëtares Shqiptare për një kualifikim të mundshëm në Europianin 2020.

Por Shqipëria ndeshjet e fundit, duke filluar nga ajo me Moldavinë sonte mbrëma, do t’i zhvillojë së pari për të fituar, sepse vendi i tretë është akoma në lojë, por edhe për të konfirmuar edhe lojtarët e rinj në skuadër.

Një lojtar për tu pasur kujdes është Marash Kumbulla.

Rritja e tij si lojtar dhe paraqitjet e tij shumë të mira në Seria A, ka bërë që drejtuesit e federatës italianë të futbollit, të shfaqin interes për të.

Pavarësisht se Kumbulla gjithmonë ka qenë me idenë për të mbrojtur fanellën kuq e zi, frika në faktin që interesimi i Italisë mund të jetë konkret në të ardhmen, duhet të shtyjë Shqipërinë që ta aktivizojë në një ndeshje zyrtare siç është kjo e sotmja ndaj Moldavisë, në këtë mënyrë, Kumbulla nuk mund të luajë me asnjë skuadër përveç Shqipërisë.

Një lojtar tjetër që ka lënë përshtypje të veçanta është dhe Klaus Gjasula, për të cilin këto ndeshje shërbejnë për të rritur eksperiencën me kombëtaren e të njohë më mirë grupin.

Poloni, konservatorët sigurojnë mandatin e dytë në pushtet

Partia konservatore në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, është fituese e shumicës në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Poloni, duke siguruar kësisoj edhe një mandat katërvjeçar për të vazhduar reformat që çuan në përplasje me Brukselin.

Sipas rezultateve paraprake,kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave, kjo parti ka siguruar 44.6 për qind të tyre. Koalicioni Qytetar, grupimi më i madh opozitar ka fituar 26.7 për qind të votave i pasuar nga aleanca e majtë me 12.3 për qind.

Fitorja e partisë Ligji dhe Drejtësia, ka të ngjarë të ngjallë shqetësime për standardet demokratike në shtetin më të madh ish-komunist të Bashkimit Evropian, qeveria e të cilit është akuzuar për politizimin e gjyqësorit, shndërrimin e medieve shtetërore në zëdhënëse të saj dhe polarizimin e shoqërisë.

Një mandat i dytë për këtë parti gjithashtu mund të forcojë populistët kundër emigracionit në Bashkimin Evropian, të cilat i kundërvihen agjendës liberale të bllokut.

Kritikët e akuzuan atë për nxitje të homofobisë gjatë fushatës zgjedhore, me zyrtarët e saj që i cilësuan të drejtat e komunitetit LGBT një ndikim të huaj pushtues që kërcënon identitetin kombëtar të Polonisë.

Votimet e së dielës konsiderohen si zgjedhjet më të rëndësishme në Poloni që nga rënia e komunizmit 30 vjet më parë.

Buffon: Ronaldo më kërkoi falje për golin me rofeshatë 

Gianluigi Buffon është një ndër personat që e mban mend mirë golin me rafeshtë të Ronaldos ndaj Juventusit në çerek finalet e Champions League në vitin 2017, pasi ai e pësoi atë.

Dhe tani portieri legjendar ka zbuluar se çfarë kanë folur pas ndeshjes.

“Pas rreth 25 sekondave frustrimi normal kur pëson një gol, mendova se çfarë arriti të bënte ai, një diçka vërtet të mahnitshme”, tha Buffon sipas “Marcas.”

“E pyeta, Cristiano, sa vjeç je? Dhe ai më tha, “Jo keq për një 32 vjeçar apo jo”? pasi përfundoi ndeshja Ronaldo më kërkoi falje për golin, shtoi më tej Buffon.

Më pas ai e përfundon duke thënë që mundësia që ka tani, duke luajtur me Ronaldon i jep një pikë shtesë karrierës së tij futbollistike.

Berisha: BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, në 2020 vetëm nëse plotëson kushtet

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se Bashkimi Europian nuk do të hapë Negociatat me Shqipërinë në vendimin që pritet të merret pas katër ditësh. Berisha thotë se negociatat mund të hapen vetëm në vitin 2020 nëse Rama plotëson të gjitha kushtet që i janë vendosur.

Nuk ka hapje negociatash kete vit per Shqiperine!

Negociata e parashikuara per tu hapur sipas deklarates se Keshillit te Ministravete BE te dt 26 qershor te vitit 2018 ne fundin e vitit 2019 nuk do te hapen.

Projekt dokumenti i djeshem i Keshillit te Ministrave te BE cakton si te mundshem dhe vetem nese plotesohen kushtet, hapjen e drites jeshile per hapjen e negociatave me Shqiperine vitin 2020 dhe per kete ai cakton plotesimin e 8 kushteve para se Shqiperia te hape negociatat me BE.

Ketu me poshte keni urimin e vjetshem te Edvin Mafise per hapjen e negociatave.

Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES 😊 Mbrëmë…., pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë!

Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur 🤗
Nje pyetje per mbare shqiptaret: A ka njeri qe nuk eshte ngopur nga mashtrimet e Edvin Mafise??!

Berisha: Edvin Kristaq Hakmarrja urdhëroi mbajtjen në qeli të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të tjerë!

Nga Sali BERISHA

Në një akt të verbër të urrejtjes së papërmbajtur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdhëroi mbajtjen, në qelitë e komisariatit të ish-deputetit dhe veprimtarit të PD, Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë, vetëm e vetëm për të shtyrë dufin e urrejtjes së tij familjare ndaj Klevisit, që prej një viti mbështet me të gjithë vendosmërine e tij, protestën e heronjve të pamposhtur të Unazës së Re, që po sakrifikojnë çdo gjë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Duke arrestuar për të dytën herë pa asnjë arsye ligjore, ish-deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kërkon gjithashtu të shfryjë urrejtjen e tij familjare primitive ndaj të atit të Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij ka treguar me vërtetësi të madhe, fytyrën e vërtetë kriminale të Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij të xhelatëve, hajdutëve, trafikantëve mafiozë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re dhe shtoj se çdo orë e tyre në qeli, së shpejti do të shndërrohen në vite burg për Edvin Mafinë dhe narkohorrat e tij!

Revolta e qytetarëve ndaj Ramës: Mos e kalo dozën se…

GAZETA 2016.indd

Ashtu si një ditë më parë, Rama zgjodhi të propagandojë me “rritjen e punësimit”. Ashtu si një ditë më parë qytetarët shpërthyen në kritika ndaj kreut të qeverisë.

Me një postim në Facebook, kreu i qeverisë përdori shifrat e Bankës Botërore për të propaganduar një “sukses” të qeverisë së tij.

o qytetarët, çfarë mendojnë për këtë “sukses” të qeverisë Rama?

Dikush i kujton mjerimin, me të cilin luftojnë jo pak shqiptarë. Dikush tjetër largimet masive nga vendi dhe kërkimet e azilit në vendet europiane, për të cilat Edi Rama i ka quajtur një fenomen normal dhe për të cilat Franca mund të vendosë veton për hapjen e negociatave.

Disa syresh i zbulojnë atë që tashmë e di, se me shifrat që jep bën vetëm propagandë dhe të tjerë punësimet partiake në administratë.

“Mos e kalo dozën se çohesh me shume ëndrra në mëngjes”, i komenton dikush. “Si nuk u lodhe me gënjeshtra”, shprehet një tjetër.

Kementet në faqen e Ramës
Komentet e qytetarëve në statusin e Ramës, që nuk bien aspak dakort me të janë të shumta. Më poshtë, po sjellim, disa prej tyre:

“Mirmengjes, statistika eshte reale se njerzit po vdesin për buke ,po han me listë cfo investim qe ju beni eshte shume i mire shiko pak dhe pensionet se me 70mije leke cfar mund te vesh suksese te kesh kudo”.

“Qe te dalesh mire futi dhe ato qe largohen, fasade hesapi se me ate rroge minimale nuk del as per uje cezme. Sa femije me pak ke ne shkolla ku eshte realiteti, sa larg Europe jemi, sa hajdut e kriminel mbron e u jep poste”.

“njerezit flasin me vete ndersa ti vazhdon me lavazhin e trurit, eshte rrit vertet por pse nuk na tregon se sa jane larguar? Bravo ia arrite qe ata 300 mije te premtuar ti rregullosh por duke i perzene nga shqiperia”.

“Beje dhe grafikun e punonjesve qe heqin drejtoret e tu partiake dhe fusin ne pune antaret e ps.ah po harrova se ata jane te fortet e tu dhe urdhrat e tua zbatojne..te pafytyre”.

“Sa është papunësia reale? Papunësia aktive ? Papunësia pasive? Sa është fuqia reale e punës pjestuar me gjith popullatën. Tjera shifra do ju dalin. Derisa nuk investoet ne kompani prodhuese dhe konkuruese ne tregun Balkan dhe me gjer ne kemi ekonomi argare dhe jo me shum”.

“Hahahaha mos u beni kaq qesharak se cdo shqiptar e di sa pune ka ne shqiperi! Normale qe do bjere papunesia sepse kan ngel vetem ata qe e kane nje pune te tjeret kane ikur te gjithe!! PO IKEN E GJITHE RINIA !!”

“Çfar quan pun ti zoti Rama plakun tim qè èsht 80 vjeç ? se tè rinjt po tè hikin dita dites, apo pun veç me datet e muajit korrik se nè ver e dim qè dhe ne nga Italia pergatitemi per tè ber nji pun atje dhe asumojn puntor , pun quhet 360 dit nè vit . ju uroj njè dit tè mbar”

“Mashtrimi i rradhes nga mashtruesi profesionist i zgjedhur apo i shit-blere nga vota edhe te vdekurish, ne kete grafik duhet te shtosh se kan lane shqiperine se nuk ja kan dal dot me shume se 500.000 shqipetar duke kerkuar azil ne europe e gjetk dhe po ikin masivisht edhe ne ditet e sotme ne shqiperi nuk jane force pune 1.270.006 sepse eshte boshatisur nga keq qeverisja juaj o bastard nje dite do jepni llogari, do zoti e ju shem e zhduke me çka keni te gjithe juve qe keni punuar per te varferuar shqipetaret e pasuruar veten tuaj. Qe nga 2013 sa % ke ngitur rrogat perveq tuajes shumfishim ku eshte statistika?????”

“nese ne shqiperi ka mbi 1.2 mil persona te punsuar pse shqiptaret ikin cdo dite nga vendi nuk besoj se shqiperia te kete ate fuqi punetore me largimet masive qe jan bere vitet e fundit kjo eshte totalisht e pa mundur”.

“Dmth akoma si ke ber 300 mij vendet e famshme te punes po ku vajti premtimi,gjysma e ketyre eshte formalizim”!

“Mos e kalo dozen se cohesh me shum endra ne mengjes”.

“Si nuk u lodhe me genjeshtra. I forte je. Beje njehere grafikun e atyre qe kane ik nga shqiperia edhe ata qe duan te ikin. Sbesoj se so kesh vend per grafikun”.

“Duhet përshpejtuar ky program se Shqipëri kan mbetur vetëm të vjetërit se të rinjtë kanë ikur për një jetë ma të mirë dhe nuk duhet të shohim ëndrra me sy hapur përveç që duhet të punojë politika shqiptare shumë”.

“Nga qe ka pune po ikin. apo nga paga e larte qe marin”.

Shqipëria në një krizë të thellë politike/ Këlliçi takohet me kreun e grupit parlamentar të PPE

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kreun e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane Manfred Weber.

Gjatë takimit është diskutuar për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kushtet e vendosura nga Gjermania.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Me kryetarin e grupit parlamentar te PPE (Partise Popullore Europiane) ne Parlamentin Europian Manfred Weber, folem per procesin e integrimit ne BE. Weber u shfaq skeptik per vendimin e Keshillit Europian pasi disa vende jane kunder per shkak te korrupsionit, krimit, droges dhe mos funksionimit te demokracise ne vendin tone.

Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe ka nje sere kushtesh per te permbushur. Gjermania me vendimin e saj permes vendosjes se 9 kushteve, i dha nje mundesi Edi Rames te ece ne kete proces, por deri tani asnje vendim nuk eshte ndermarre per te permbushur kushtet e vendosura, te cilat jane sot ne tryezen e te gjithe vendimarresve europiane.

Tallja e Ramës, u fali bizneseve VIP, 65 milionë euro, u kërkon të japin 4 milionë euro lëmoshë për të varfërit

Teksa kryeministri u kërkoi bizneseve VIP të paguajnë 2% të dividendit, shumë kjo që në një vit normal, llogaritet të arrijë në rreth 4-5 milionë euro, atyre u janë falur 65 milionë euro nga ulja e dividendit nga 15 në 8%, si rrjedhojë e efektit prapaveprues që kishte kjo ulje

Në një mbrëmje madhështore, në Pallatin e Brigadave pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama u kërkoi bizneseve që të dhurojnë 2% mbi dividentin, për të krijuar “një fond të “Shqipërisë solidare”, “për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë më në nevojë dhe më në hall”.

Normalisht, përjashtuar vitin 2018, që nuk ishte i zakonshëm për shkak të shpërndarjes së fitimeve të mëparshme, bizneset shpërndajnë 20-24 miliardë lekë si dividend (rreth 200 milionë euro). Pra, nëse bien dakord, bizneset duhet të falin 2% të kësaj shume, ose rreth 4-5 milionë euro.

Por, me një të rënë të lapsit, subjektet e mëdha kanë përfituar rreth 65 milionë euro, si rrjedhojë e një politike lehtësuese fiskale të qeverisë, që uli dividendin nga 15 në 8%, nga 1 janari i këtij viti, me efekt prapaveprues dhe për fitimet e pashpërndara të viteve të kaluara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm.

Kësaj shume i korrespondon një fitim i shpërndarë prej 137 miliardë lekësh (rreth 1.1 miliardë euro), bazuar në një nivel dividendi prej 8%.

Duke hequr shumën që shpërndahet në një vit normal (rreth 24 miliardë lekë), sipas përllogaritjeve të “Monitor”, rezulton se bizneseve u janë falur rreth 65 milionë euro nga fitimet e pashpërndara të viteve të kaluara.

Përfituesi më i madh ishte Telekom Albania. Në prill të këtij viti, Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, ka vendosur që të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication.

Shoqëria ka një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga vitet 2001 deri në vitin 2010 dhe që tani do të shpërndahen në formën e dividendit për aksionerët. Operatori i telefonisë celulare ka derdhur 2 miliardë lekë pagesë në shtet si tatim mbi dividend.

Përfituesi i dytë më i madh ishte Banka Kombëtare Tregtare, që ka derdhur 193 milionë lekë pagesë për dividend, i ndjekur nga Tirana International Airport, me 158 milionë lekë. Më pas, në listë janë Agna, Alfa sh.a., Montal, Elka-SA, Raiffeisen, Pegasus, Alb-Building etj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij për zbatimin e buxhetit faktik 2018, konstaton se për shkak të hapësirave apo trajtimin e subjekteve me dy standarde, këto subjekte të kenë përfituar nga ulja e shkallës së tatimit mbi dividendin e pa shpërndarë. Është detyrë e administratës tatimore që, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të merren hapa të kujdesshëm në ndryshimet ligjore, për të shmangur të tilla “amnisti fiskale”, me qëllim shmangien në të ardhmen të krijimit të ndonjë precedenti të rrezikshëm, në drejtim të favorizimit selektiv të subjekteve, sugjeron KLSH.

Nga auditimet e ushtruara në institucione qendrore, KLSh thotë se janë konstatuar problematika në trajtimet fiskale të subjekteve dhe në shumë raste, mungesa e kontrolleve të institucioneve shtetërore kanë lënë hapësira për shmangie fiskale, të cilat kërkojnë vëmendje të lartë të strukturave, si të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

KLSh thotë se me ndryshimin ligjor të normës tatimit mbi dividendin (në 8%), me efekt prapaveprues, bëhet fakt një “amnisti fiskale”, që krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët, të cilët gjatë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017. Ndërkohë aksionerët, të cilët nuk kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal, duke aplikuar një tatim më të ulët.

Historiku i dividendit
Paketa Fiskale e vitit 2019 pati një vëmendje domethënëse te disa taksa, duke nisur nga tatimi mbi pagat e deri te ndryshimi i shkallës së dividendit që pothuajse u përgjysmua.

Teksa tatimi mbi dividentin qëndronte më herët në shkallën 15%, Këshilli i Ministrave pa të arsyeshme që të propozonte një nivel të ri që ishte 8%, duke përfshirë jo vetëm vitin aktual, por edhe atë të mëparshëm, duke vendosur kushte.

“Do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; tatimi për dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019. Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividendin”, përcaktohet në linja të përgjithshme në ndryshimet ligjore.

Lehtësimi në një taksë si dividendi, që është pjesa e fitimit që ju shpërndahet aksionerëve të një kompanie u pa me sy kritik në atë kohë, duke e cilësuar si një lëvizje që favorizonte “të pasurit” të cilët mbanin peng fitimet, duke konsideruar 15%, një nivel të lartë taksimi.

Të dhënat zyrtare të këtij viti tregojnë se lehtësimi që bëri qeveria lidhur me këtë taksë është parë si momenti i duhur për të shpërndarë jo vetëm fitimin e vitit 2018, por edhe të viteve të mëparshme, pasi vlera e paguar si taksë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nuk paraqet trendin normal të rritjes që ka pasur kjo taksë vit pas viti.

Ecuria e të ardhurave, “pasanikët” vrapojnë të paguajnë në 2019
Në paketën e vitit 2014, qeveria prezantoi një nivel të ri të tatimit mbi të ardhurat ku dividendi, të ardhurat e përfituara nga e drejta e autorit, ato mbi qiratë do të taksoheshin me 15%.

Komuniteti i biznesit do të kundërshtonte këtë hap dhe në atë kohë, Dhoma Amerikane e Tregtisë, ajo e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, si dhe Konfindustria, do të kërkonin që qeveria ta shihte me kujdes këtë hap.

Por, pavarësisht kësaj, qeveria la dividendin 15%. Për të paktën tre vite, rritja e të ardhurave nga taksa e dividendit ka ruajtur pak a shumë të njëjtën vlerë, ndërsa në vitin 2019, bie në sy kërcimi që ka pësuar kjo shifër. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë paguar si taksë mbi dividendin 10.9 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë euro.

Kjo shifër përfaqëson 8% të fitimit që kompanitë kanë shpërndarë realisht tek aksionerët e tyre. Në vlerë, dividendi për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare është 1.11 miliardë euro (kursi 1 euro=123 lekë). Në raport me një vit më parë, të ardhurat nga dividendi u trefishuan.

Për vitin 2017, taksa e paguar si dividend është 3.6 miliardë lekë çka përfaqëson vetëm 15% të dividendit të shpërndarë që në total, para taksimit, ishte 24.6 miliardë lekë. Në vitin 2016, taksa e paguar si dividend në Tatime ishte 3 miliardë lekë, ndërkohë që fitimi i kompanive i pashpërndarë para takës llogaritet në 20.2 miliardë lekë. Në vitin 2016 të ardhurat nga taksa e dividendit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ishin 2.5 miliardë lekë, ndërsa totali i fitimit të pashpërndarë i kompanive korrespondon me vlerën 17.1 miliardë lekë.

Si ka ndryshuar ndër vite shkalla e taksimit të dividendit
Vendosja e një shkalle të re prej 8% e dividendit për vitin 2019 është lëvizja e parë që bëri mazhoranca për të ulur këtë taksë, që qëndronte në nivele të njëjta prej 15% nga viti 2015.

Para kësaj periudhe, taksa mbi dividendin qëndronte në një nivel prej 10%, duke u konsideruar si një nivel i drejtë edhe në raport me rajonin nga ana e bizneseve. Në atë kohë, bizneset nënvizuan se rritja e shkallës së taksimit do të ndikonte direkt në investimet e huaja dhe te kompanitë korrekte, që operojnë dhe paguajnë rregullisht taksat në Shqipëri.

“Pjesa më e madhe e bizneseve nuk ndikohet nga kjo rritje, sepse as nuk deklarojnë në mënyrë të rregullt dhe as paguajnë detyrimet sipas ligjit. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë efekt te buxheti i shtetit, por vetëm një rritje të barrës te kompanitë e rregullta.

Me rritjen e këtyre tatimeve, ekziston rreziku që bizneset të zhvendosin aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të rajonit, ku norma e taksimit është më e ulët dhe dekurajon ardhjen e investimeve të huaja.

Është me rëndësi të kujtojmë se taksa mbi dividendin nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur niveli historik prej 10% gjatë këtyre 18 viteve në Shqipëri, madje edhe gjatë kohës kur tatimi mbi fitimin ishte 30%. Për këtë arsye, ne kërkojmë që nuk duhet të pranohet kjo pjesë e ndryshimeve e paketës fiskale” – theksuan në atë kohë bizneset.

“Monitor”

KLSH zbulon mashtrimin shifra të çmendura të borxhit nga qeveria, vendi drejt skenarit grek të falimentimit

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Buxhetin Faktik 2018 nxjerr në pah një shthurje të financave publike.

Në përpjekje për të ruajtur parametrat e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura, të cilat realisht arrijnë në 75 miliardë lekë, nëse përllogariten dhe detyrimet kontingjente gjyqësore ndërkombëtare.

Shtohen rreziqet për një paaftësi për të paguar detyrimet financiare në të ardhmen, teksa rritja ekonomike është përgjysmuar tashmë. PPP-të janë një tjetër rrezik për buxhetin. Fshehja e shpenzimeve, një skenar i ngjashëm me Greqinë.

Buxheti Faktik i vitit 2018, i ngjan një molle të kuqe nga jashtë, në kuptimin e ruajtjes së parametrave të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, por që në fakt është e krimbur nga brenda.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në raportin “Mbi zbatimin e buxhetit të shtetit 2018”, dorëzuar në Kuvend, ka konstatuar një sërë problematikash, që kanë lindur nga përpjekjet e financave për të fshehur situatën reale të financave publike.

Treguesit realë të deficiti buxhetor, borxhit publik dhe detyrimeve të prapambetura janë të gjitha më të larta sesa raportohen nga Ministria e Financave, duke krijuar rrezikun e një paaftësie për të paguar detyrimet financiare në të ardhmen, ndërkohë që ekonomia ka hyrë tashmë në një spirale ngadalësimi (rritja në 6 muajt e parë të vitit u përgjysmua në rreth 2.2-2.3%).

Nga kontrollet ka rezultuar se institucionet shtyjnë shpenzimet në kohë, në mënyrë që ato të mos llogariten si detyrime në vitin korent, çka i mundëson të ulin treguesit aktualë të borxhit, duke rritur detyrimet në të ardhmen, një skenar ky i ngjashëm me Greqinë (konstatim i “Monitor”).

Reformat fiskale nuk kanë funksionuar, presioni dhe risqet janë rritur, dhe në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të parashikuar, herët a vonë do të duhet të merren masa korrigjuese.

Në një kohë kur nevoja për investime në problemet themelore të ekonomisë sonë është e lartë, hapësirat për të kanalizuar fonde dhe hapësirat për korrigjime fiskale janë zvogëluar.

“Në kushtet e presioneve në treguesin e deficitit dhe borxhit publik, ndikuar nga problematikat sistemike të evidentuara në zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2018 nga entet publike, nga ana e strukturave përgjegjëse janë marrë masa jo në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke përfshirë mosplanifikim të plotë të shpenzimeve, mosrespektim të radhës prioritare për buxhetimin e projekteve në vazhdim, kryerjen e shpenzimeve të pambështetura me plan buxhetor, moslejim përdorimi fondesh buxhetore të miratuara nga Kuvendi për njësitë e pushtetit vendor, mosraportim të plotë të shpenzimeve për disa zëra buxhetorë, me qëllim raportimin e treguesit të deficitit dhe disa zërave buxhetorë brenda kufijve të miratuar.

Detyrimet e prapambetura dhe stoku në rritje i rimbursimit të TVSH nuk reflektohen në treguesit e konsoliduar fiskalë, treguesin e deficit, dhe treguesin e borxhit publik për vitin 2018”, thuhet në bazën për opinionin e auditimit.

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 60 miliardë lekë, po kapin nivelin e 2013-s
Teksa Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) raporton që detyrimet e prapambetura janë 15 miliardë lekë (ose 8% më pak se një vit më parë), Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimet ka konstatuar se niveli i tyre është shumë më i lartë.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”.

Detyrimet e llogaritura në total nga KLSH arrijnë në 60 miliardë lekë, ose 4 herë më të larta sesa ato që raportohen nga Ministria e Financave. Ky detyrim ndahet si më poshtë:

-Detyrimet për Rimbursimin e TVSH-së raportohen zero nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), ndërsa sipas KLSH-së ato janë 20.7 miliardë lekë. KLSH konstaton se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit.

Në këto kushte, nga evidencat e mbledhura, në vlerësimin e KLSH detyrimet e prapambetura vlerësohen të jenë të paktën 20 miliardë lekë në fund të vitit 2018 (pa përfshirë rimbursimin e TVSH dhe detyrimet e prapambetura të FSDKSH).

Për më tepër dhe si trajtuar më lart, vlera e detyrimit për TVSH të rimbusueshme rezulton të jetë në shumën 20.7 miliardë lekë në fund të vitit 2018 dhe ajo në FSDKSH rezulton të jetë në shumën 1.2 miliardë lekë.

-Detyrime për projekte investimesh, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera janë 15.5 miliardë lekë sipas Ministrisë së Financave dhe 21.2 miliardë lekë, sipas KLSH.

-Rimbursimi i tepricës kreditore të tatimit të fitimit ka krijuar një detyrim prej 15.2 miliardë lekësh, sipas KLSH, ndërsa Ministria e Financave e raporton zero.

– Detyrime për vendime gjyqësore ndërkombëtare janë 3.2 miliardë lekë, sipas KLSH dhe zero sipas MFE.
KLSH, në këtë tabelë, nuk ka përfshirë detyrimet kontigjente për vendime gjyqësore ndërkombëtare në proces të cilat nga auditimi në Avokaturën e Shtetit vlerësohen se mund të jenë deri në shumën 15.18 miliardë lekë, ku më kryesorja i përket çështjes Becchetti.

Nëse do të shtonim dhe këtë zë, detyrimet totale mund të arrijnë deri në 75.5 miliardë lekë, duke ia kaluar nivelit të detyrimeve të prapambetura që qeveria e re socialiste gjeti në vitin 2013, të cilat arritën në 72 miliardë lekë.

KLSH thekson se niveli i detyrimeve të prapambetura është rikthyer në problematik. Si theksuar në VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, të ndryshuar, “paaftësia për të paguar detyrimet e saj financiare, brenda një kohe të shpejtë pasi ato bëhen të kërkueshme, dhe si pasojë dhe akumulimi i një mase të madhe të detyrimeve financiare të prapambetura i shkakton dëm ekonomisë.

Ndikimet përfshijnë ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e papunësisë, për sa kohë bizneset e varura nga kontratat qeveritare pushojnë ose shtyjnë aktivitetin e tyre si rezultat i vonesave në pagesa ose vështirësive në mundësinë e kredive nga bankat tregtare”.

Deficiti buxhetor real e kalon limitin ligjor prej 2% të PBB-së, financat e raportojnë 1.6%

Deficiti buxhetor i raportuar nga Ministria e Financave rezulton të jetë sa 1.6% e PBB-së, çka në aspektin formal rezulton brenda limitit ligjor prej 2% të PBB-së.

Por, KLSH ka konstatuar nga auditimet që niveli faktik i deficitit është i nënvlerësuar, në vlerësimin e KLSH detyrimet e prapambetura janë rritur me rreth 12 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë, duke kapur një nivel mbi 42 miliardë në fund të vitit 2018. Nëse do të përfshihej rritja e detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2018, duke i raportuar shpenzimet kur ndodhin, deficiti do të ishte rreth 2.2% e PBB-së.

Deficiti ka arritur vlerën e tij më të lartë në muajin dhjetor 2018, për 25,368 milionë lekë, e cila përfaqëson 97% të Deficitit Faktik të vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se në muajin dhjetor janë shpenzuar 67,448 milionë lekë, ose 1,8 herë më shumë se sa mesatarja e shpenzimeve mujore. Shlyera e faturave në masë të madhe në muajin dhjetor, vjen jo vetëm si rezultat i realizimit të shpenzimeve në këtë muaj, por edhe si rezultat i regjistrimit të shpenzimeve të ndodhura më parë, duke sjellë kështu risk për stabilitetin fiskal si dhe për efikasitetin real të këtyre shpenzimeve, devijime të shumta në mënyrën e mbulimit të financimit të deficitit buxhetor nga financim i brendshëm në atë të huaj.

Ashtu si në vitet e mëparshme, ne kemi trajtuar në këtë raport problematika që lidhen me regjistrimin me vonesë ose mosregjistrimin e shpenzimeve, për të qëndruar brenda limiteve buxhetore, apo realizimin formal të shpenzimeve në fund të vitit, për të mos djegur fondet buxhetore.

Këto fenomene evidentojnë qartë dobësitë në lidhje me menaxhimin e financave publike dhe thyerjet e sistemeve të kontrolleve gjatë të gjithë ciklit buxhetor, thuhet në raportin e KLSH.

Sipas raportimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deficiti buxhetor për vitin 2018, ishte parashikuar në vlerën 32,366 milionë lekë dhe është realizuar në masën 26,238 milionë lekë, ose realizuar në masën 81,1% e planit.

Deficiti i raportuar rezulton të jetë sa 1.6% e PBB-së, çka në aspektin formal rezulton brenda limitit ligjor prej 2% të PBB-së. Nëse do të përfshihej rritja e detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2018, duke i raportuar shpenzimet kur ndodhin, deficiti do të ishte rreth 2.2% e PBB-së, kjo bazuar në kuptim të nenit 61, të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar në të cilin citohet se “…

Metoda e njohjes së shpenzimeve dhe të ardhurave, për qëllim të këtij ligji, ka të bëjë me: a) njohjen e shpenzimeve të vitit buxhetor në çastin e ndodhjes së tyre, pavarësisht nga data e pagesës”.

Borxhi, financat e raportojnë 67.2% të PBB-së; sipas KLSH arrin në 71.6%

Ministria e Financave ka raportuar se stoku i borxhit publik zbriti në 67.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të vitit 2018. Por, KLSH konstaton se stoku i borxhit publik të raportuar për vitin 2018 paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e kërkesave ligjore për raportimin e detyrimeve të prapambetura.

Në këtë mënyrë, mosfinancimi i detyrimeve të prapambetura nënvlerëson stokun e borxhit të marrë për financimin e shpenzimeve të padeklaruara.

Detyrimet e prapambetura, sipas vlerësimit të KLSH për shpenzimet e ndodhura por të padeklaruara, detyrimin për TVSH-në e rimbursueshme dhe detyrimet e prapambetura të konstatuara në FSDKSH vlerësohen në total në rreth 42 miliardë lekë.

Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,107 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,149 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 69.7%.

Nëse do të zhvishet borxhi i jashtëm publik nga efekti i zhvlerësimit të kursit të këmbimit, atëherë borxhi real arrin në 71.6% të PBB-së, ose 4.4 pikë përqindje më i lartë sesa ai që raporton Ministria e Financave.

KLSH konstaton se ulja e treguesit të borxhit publik në raport me PBB ka ardhur kryesisht nga rritja më e madhe e PBB se rritja e stokut të borxhit publik, duke qenë se në krahasim me një vit më parë, të dy treguesit paraqiten me rritje.

Në këtë mënyrë, rritja e stokut të borxhit vlerësohet në rreth 19,116 milionë lekë, ndërkohë që rritja bruto e PBB në raport me një vit më parë vlerësohet në rreth 92,425 milionë lekë.

Rritja e borxhit publik me 19,116 milionë lekë gjatë vitit 2018 nuk reflekton rritjen reale të tij gjatë vitit, pasi shtesa në huamarrje, duke përfshirë financimin e huaj, atë të brendshëm dhe ripagesat paraqitet në rreth 52,590 milionë lekë sipas tabelës së mëposhtme:

Diferenca prej mbi 30 miliardë, ose rreth 1.9% të PBB lekë, përfaqëson efektin e rivlerësimit të stokut të borxhit në valutë të huaj në ulje si pasojë e ndryshimit të kursit të këmbimit.

Edhe këtë vit, sikurse në vitin 2017, duke qenë se monedha vendase është mbiçmuar në raport me monedhat e huaja, efekti ka qenë pozitiv në uljen e raportit të borxhit publik në raport me PBB.

Megjithatë, ulja e treguesit të stokut të borxhit si përqindje ndaj PBB, me 1.9% të PBB, si rezultat i kursit të këmbimit, është evidencë e ekspozimit të borxhit publik ndaj riskut të kursit të këmbimit, konstaton KLSH.

KLSh konstaton se monitorimi i treguesit të borxhit është tepër i rëndësishëm që të kryhet, duke marrë në konsideratë edhe implikimet buxhetore që lidhen me koncesionet/PPP.

“Në këtë mënyrë, çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare rezulton se një pjesë e tyre, referuar standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të shtetit sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit.

Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”, thuhet në raport.

“Monitor”