30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Skema e fajdeve/ Arrestohet nga Interpoli në Paraguaj djali i ish-prefektit të Ramës

Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani është arrestuar nga Interpoli në Paraguai. Shpallja në kërkim e tij ishte bërë për akuzat e përfshirjes në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani eshte arrestuar pasi interpoli e ka shpallur ne kerkim nderkombetar.

Mediat paraguaiane bëjnë të ditur se, sipas dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre, Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

Banorët e Unazës së Re, 4 ditë afat Ramës: Më 19 tetor “do të flasim ndryshe”…

Banorët e Unazës së Re i kanë dhënë ultimatum Ramës që të lirojë menjëherë të arrestuarit. Banorët kanë vendosur t’i lenë kohë qeverisë deri më 18 tetor të lirojë protestuesit dhe në rast se kjo nuk ndodh, ata kanë paralajmëruar se më 19 tetor “do të flasin ndryshe”.

Sipas vendimit që kanë marrë sot, tre banorë të Unazës së Re pritet të njoftojnë në Komisariatin nr.6 se do të zhvillojnë në mbrëmje në orën 18:00 një protestë, për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre nga qeveria pa u kompensuar dhe t’i lenë afat qeverisë, 4 ditë, për të liruar të arrestuarit.

Por në datën 19 tetor do ta përshkallëzojnë protestën nëse arrestimet vazhdojnë. Sipas burimeve, banorët në mbledhjen që zhvilluan sot, propozuan edhe futjen në grevë urie, në rast se Policia do të vazhdojë terrorin.

Berisha rrëfen kush dhe pse e rrahu Ramën, me kë ishte në apartament dhe pse nuk e denoncoi autorin

Statusi i Berishës në 2016

Viktimizimi i Edi Rames dhe glorifikimi i krimit te pasionit!

Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:

– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.

-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate.

Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames! sb

Këlliçi takon kryetaren e CDU: “Gjermania ju mbështet, por përmbushni kushtet”

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është takuar me Kryetaren e CDU dhe Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është shprehur se, CDU do të vazhdoje të mbështesë Partinë Demokratike dhe Shqipërinë në sfidat që ka përpara.

Postimi i kreut të FRPD

Kenaqesi te takoja sot Kryetaren e CDU dhe Ministren e Mbrojtjes se Gjermanise, Annegret Kramp-Karrenbauer. CDU do te vazhdoje te mbeshtese PD dhe Shqiperine ne sfidat qe ka perpara.

Ndonese ajo u shpreh se java ne vijim do te jete e veshtire persa i perket hapjes se negociatave, zj. Kramp-Karrenbauer gjithashtu me konfirmoi se Gjermania do te mbeshtese Shqiperine, nderkohe qe Shqiperia duhet te permbushe detyrimet e saj per demokraci funksionale, lufte kunder krimit e korrupsionit si dhe respektimin e shtetit te se drejtes!

Rama si dështim i Bashkimit Europian

Nga Red VARAKU

Edi Rama, udhëheqësi më i llastuar nga Bashkimi Europian, vazhdon të refuzojë me vendosmëri ofertën për dialog dhe kompromis me Opozitën të udhëhequr nga vetë BE, për të cilën BE është e angazhuar që prej Qershorit. Kjo është arsyeja kryesore se pse BE e shtyri vendimin e saj për hapjen e negociatave në Qershor dhe duket që do ta shtyjë atë drejt një afati të pacaktuar këtë Tetor. Kjo është njëkohësisht dëshmi e dështimit të BE në lidhje me mbështetjen pa limit që i kanë dhënë z.Rama.

Ky njeri, në vend të një kompromisi të ofruar nga BE në Qershor për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërmori hapin vetvrasës të zhvillimit të zgjedhjeve të paligjshme pa Opozitën, si dhe nisi një sulm të paprecedentë kundër Presidentit, pasi ky i fundit zbatoi Kushtetutën dhe i anuloi zgjedhjet e datës 30 Qershor me anë të një dekreti, që i bënte nul ato, kjo edhe sipas raportit zyrtar të Venecias.

Gjesti i refuzimit për dialog nga një ‘llasticë’ ballkanase, nuk dëmton vetëm interesat e shqiptarëve, por është një tallje e hapur me Bashkimin Europian dhe përfshirjen e tyre në këtë proces. Kjo është një meritë që i duhet njohur edhe Ramës, sepse vetëm një person karagjoz dhe i papërgjegjshëm si ai mund ta bëjë këtë gjest pa marrë parasysh pasojat e rënda, që do të ketë mbi popullin shqiptar një tallje e tillë me Bashkimin Europian.

Por, problemi që ka tani e tutje ky proces, është fjalia idiote e kryeministrit artist :-“Ne i kemi kryer detyrat tona, nëse Europa nuk na pranon, nuk është më problemi ynë”, apo fjalia emblematike e Mimi Kodhelit që me moshapjen e negociatave “Nuk humb Shqipëria, por humb vetë Europa”. Një karshillëk idiot i klloun-kryeministrit që kemi.

Ndërkohë, Opozita ka dhënë dhe sakrifikuar gjithçka edhe pse ndodhet nën presionin e fortë të mbështetësve të saj ,sepse duket sikur me ndalimin e protestave, gjithçka ka rinisur nga e para. Opozita ofroi gjithçka që kërkoi Europa, në shenjë kompromisi qysh në qershor. Ajo mori përsipër një rrezik të madh kur vendosi të angazhohej në zgjedhjet e 30 Qershorit për të neutralizuar çdo lloj mundësie për dhunë dhe destabilitet.

Ajo pranoi të ulej menjëherë në tavolinë sipas kërkesës së partnerëve europianë dhe amerikanë për Reformën Zgjedhore. Sipas kërkesës së Europianëve dhe Amerikanëve, Partia Demokratike hoqi dorë nga protestat deri në vendimin final për negociatat duke prerë kështu në mes ritmin e protestave opozitare, që mund ta hidhnin në Lanë kryeministrin më të papërgjegjshëm që ka njohur historia e tranzicionit.

Ndërsa Edi Rama po refuzon në mënyrë të prerë të gjitha propozimet e BE. Ai refuzoi në Qershor ofertën e e të dërguarit special të Kancelares Merkel, z. Wahdepul nënkryetarit të CDU , i cili sugjeroi shtyrjen e zgjedhjeve në Qershor, por ai po refuzon edhe tani Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos plotësuar kërkesat legjitime të Opozitës për Reformën Zgjedhore.

Pas refuzimit me kusht të Qershorit për hapjen e negociatave, me gjithë deklaratat e ashpra zyrtare të Francës dhe Hollandës, dhe pas vendimit poshtërues të Budestag-ut, artisti vazhdon të bëjë sikur nuk kupton, që është shndërruar në pengesën kryesore të integrimit të Shqipërisë dhe aspiratave të shqiptarëve për një Shqipëri si gjithë Europa.

Vendimi hileqar i Ramës për të hyrë në zgjedhje në 30 Qershor me qēllim zhvendosjen e vëmendjes nga skandali i publikuar nga BILD, kërcënimi me destabilitet, injorimi që ai po i bën kërkesave të BE dhe SHBA, që kërkuan ngritjen e Gjykatatës Kushtetuese dhe ndëshkimin e hajdutëve të votave brenda Korrikut, angazhimi i pacipë në një mini shchengen ballkanik, si formë presioni ndaj Perëndimit, pra rikthimin tek ideja e një Jugosllavie të re, janë kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, janë futje në një tunel të errët pa dritë dhe rikthim në pikën zero.

Ky është edhe dështimi më i madh i Bashkimit Europian, i cili me politikat e tij të paqarta dhe të pavendosura mbështet prej gjashtë vitesh një udhëheqës tipik autokrat, që është aq idiot dhe i llastuar , sa e çon nëpër mend se mund t’i bëjë presion ose shantazhojë Perëndimin.

Por, Edi Rama nuk është aq naiv sa e perceptojnë. Ai është njeriu më i qartë dhe i informuar për situatën ku ndodhet, qysh në Janar kur filloi sulmi nga Zëri i Amerikës me publikimin e përgjimeve, sulm që u intensifikua me djegjen e mandateve dhe kulmoi me bombat e gazetës gjermane BILD.

Ai e di më mirë se askush tjetër, që e gjitha kjo ofensivë perëndimore ka pasur prej fillimit vetëm një qëllim, largimin e tij. Ndaj po bën gjithçka për ta mbajtur mazhorancën të bashkuar kundër BE. Ai dinakërisht e përdori gjithë këtë situatë për të thënë, që ai sot është një faktor i pakapërcyeshëm dhe se pa atë, askush nuk bën dot asgjë në këtë vend.

Ndërkohë, rikthimi i SHBA në Ballkan, dëshmon se vendimi në emër të interesit perëndimor në Shqipëri tashmë është marrë! Prej Qershorit ata janë pozicionuar qartë ndaj këtij njeriu që është haptazi pengesë jo vetëm për dialogun, por është rrezik për demokracinë dhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

Por, ata nuk kanë pse e llastojnë një kryeministër të diskretituar publikisht si një diktatoruc antiperëndimor, si hajdut zgjedhjesh dhe si i implikuar personalisht dhe familjarisht në krime dhe pazare droge, dhe i akuzuar ligjërisht nga drejtësia amerikane për përfshirje në korrupsion në një fotografi me Presidentin Obama. Pas refuzimit të Ramës dhe PS, çdo përpjekje e mëtejshme për dialog me ta është qesharake. Është koha që SHBA dhe BE duhet të jenë më të qartë dhe të drejtpërdrejtë kësaj rradhe, jo vetëm me Ramën, por edhe me Partinë Socialiste, sepse tashmë nuk po luhet vetëm fati i Ramës, por edhe i PS-së.

Nëse edhe pas kësaj, dialogu dështon, atëhere BE dhe SHBA duhet të rrisin radikalisht angazhimin e tyre në vend, ashtu siç bënë edhe në Kosovë, për ta detyruar Ramën të hapë rrugën, si problemi më i madh i integrimit të Shqipërisë dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, ku shqiptarët të gjykojnë se cilin krah politik duhet të mbështesin me votën e tyre, ata që duan Europën dhe Perëndimin apo ata që duan Jugosllavinë e Re dhe Lindjen.

Por, nëse ata nuk do të ndërhyjnë shpejt dhe me vendosmëri për ta zgjidhur këtë krizë brenda një kohe të shkurtër, asgjë nuk nuk mund t’i ndalojë më shqiptarët, që me çdo mjet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre.

Viti i ri akademik/ Përgjysmohet numri i studentëve, mbyllen dhjetëra degë

Viti i ri akademik 2019-2020 nis me rënie të numrit të studentëve të regjistruar. Me dhjetëra degë studimi janë mbyllur për shkak të pamjaftueshmërisë së studentëve, që në disa raste kanë braktisur plotësisht disa profile.

Bëhet e ditur se, në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, janë mbyllur plot 11 degë studimi, që janë: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frënge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi. Ndërkohë, janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira.

Ndërsa, në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të vitit akademik, prefekti Astrit Alia deklaroi se ky vit akademik ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’, në Shkodër. Viti i ri akademik në Shkodër ka nisur jo me pak probleme. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege.

Në një deklaratë për mediet për këto çështje, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.

 

Personat me aftësi të kufizuara, protestë para bashkisë së Tiranës

Personat me aftësi të kufizuara janë ngritur në protestë sot para bashkisë së Tiranës duke akuzuar organet për prishjen e ambjenteve të zyrave të tyre.

Tetraplegjikët po protestojnë para bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë zyra për shoqatën e tyre nga qeveria. Një prej tyre është shprehur se zyrat e tyre që ishin në Laprakë, u prishën pasi vendi iu dha ga Veliaj për të ndërtuar pallate.

Ai thekson se më tej se kërkesa e tyre për zyra po zvarritet prej dy vitesh pasi edhe kreu i bashkisë së Tiranës s’pyet per portalin e Bashkëqeverisjes.

“Ka dy vite që lekët e shoqatës kanë kaluar për ndërtim pallatesh. Në bazë të shtetit shqiptar ambientet na i jep falas shteti shqiptar. Unë në komunikim me Kryeministrinë, na ka çuar te ministria, ministria na ka çuar te Bashkia. Bashkia na ka ofruar disa variante që thotë si agjenci udhëtimesh.

Si përfundim ramë dakord me ministrinë e mbrojtjes të marrim një repart ushtarak, që po provatizohet që ka kthejnë në qendër reahabilitimi, trajtimi edhe me radhë. Por kemi dy vite që përcillet shkresa nga ministria e mbrojtjes te Bashkia, nga bashkia te ministria.

As nuk shkohet shkresa rregullisht për një VKM, as nuk na japin një reagim zyrtar  e të tjera. Ne kemi ngelur pa zyra. Shteti na i dha zyrën për pallat. I dhanë Samir Manes se e kishin pa lekë dhe thanë ta ndihmojnë, që të ketë edhe ai pallat. Zyrat ishin te uzina në Laprakë”, u shpreh ai.

Gjymtimi i universiteteve publike

Nga Luçiano BOÇI

Nesër nis procesi akademik në Universitete dhe gjithçka i ngjason një situate pas lufte. Universitetet publike janë tashmë të shpartalluara plotësisht e të gjymtuara. Nuk shërbeu as protesta e studentëve e as akreditimi, për të cilin pothuaj nuk flitet më fare, që ato të fillonin të ringriheshin.

Procesi i regjistrimit të studentëve vazhdon në një ritual që prodhon vetëm absurditet, drama dhe gajasje, ku vende bosh në degë të caktuara ka plot, por maturantë që i dorëzohen rrugës, ka me mijëra. Nuk ka më as meritë dhe as preferencë.

Matura ka kohë që është vrarë, ndërsa cilësia që prodhohet falë pasionit individual të mësuesit e nxënësit në shkollat tona më të mira, zhvlerësohet nga inflacioni i notave të periferisë, ku vlerësuesi më së shumti nuk është shkolla. Është politika që fut hundët.

Inxhinier në Shqipëri bëhesh dhe po ta kesh mesataren 6 e matematikën e fizikën 5, por nuk mund të bëhesh psikolog, ose sociolog nëse nuk e ke 7.5, sipas mençurisë së Ramës. Me 6 del dhe jurist dhe ekonomist dhe infermier, por jo mësues i ciklit fillor.

Askush nga qeveria nuk denjon të shohë realitetin mjeran të ulur këmbëkryq atje në ‘atelienë’ që prodhon elitën e një vendi. Mjerim financues, mjerim shkencor, mjerim akademik.

Braktisja, përçmimi dhe linçimi i akademizmit dhe shkencës vazhdon me pasionin e një të çmenduri dhe krenarinë e injorantit.

Pa cikël të tretë studimesh, pa Këshill Profesorësh, por dhe tani pa numër studentësh, shumica e Universiteteve publike kanë humbur, jo vetëm shkëlqimin e dikurshëm, por kanë humbur dhe emrin.

Tashmë janë thjesht ca Kolegje të rëndomta, të shpërndara në territor, që në shumicën e tyre prodhojnë ‘krahë pune’ të freskët për vendet e zhvilluara, që shpërndajnë dije nënmesatare dhe që në luftën për mbijetesë, janë shndërruar në ndërmarrje ekonomike të lodhura, ku çfarë nuk ndodh.

Universiteti i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës, i Vlorës, i Durrësit më pak, kanë humbur këtë vit akademik, degët më themeltare: historinë, gjuhën, matematikën, fizikën, biologjinë, kiminë, gjuhët e huaja, por dhe më të rejat disi psikologjinë, filozofinë, sociologjinë dhe janë mpakur në degë si ekonomiku me derivatet e tij, gazetari, gjuhë angleze etj.

Kaosi që do lindë nga ky zhbalancim do japë efektet negative në shoqëri dhe ekonomi pas disa vitesh.

Ndërkohë, kanë rritur fiktivisht pa respektuar dinamikën e kërkesës së brendshme, degët që nxisin rininë drejt një braktisje pa kthim.

Madje Universiteti i Gjirokastrës ‘po mbledh plaçkat’ për të shkuar i sigurtë drejt fikjes.

Ndërsa Universiteti i Tiranës, ndonëse nuk cungohet në degë, copëtohet në territor dhe në laboratorin natyror.

I rrëmbehet me një grabitje perfide Kopshti Botanik duke e lënë në qiell të hapur Fakultetin e Shkencave pa zemrën e procesit akademik e të kërkimit shkencor.

Kësisoj gjymtimi fizik i Universiteteve publike është apokaliptik.

E brenda këtij gjymtimi, entuziazmi politik qesharak i qeverisë për suksese reformash nuk resht.

Besa nesër do flasë për paktin, duke lënë pa përmendur faktin dramatik të situatës, shpartallimin e Universitetit publik dhe kërkimit shkencor. Përkundrejt Besës fatlume, studentët fatkeqë do vazhdojnë të paguajnë përsëri më shumë tarifa për ciklin e parë dhe për masterin, do ulen po në të njëjtët auditorë pa ngrohje e kushte optimale, pa laboratorë bashkëkohorë e pa shpresë në të ardhmen e në fund do marrin një karton me të cilin do kënaqin vetëm familjarët, por aspak ambiciet e dëshirat e tyre jetësore.

Pedagogët do vazhdojnë të jenë thjeshtë ca mësues të papërkrahur, të papaguar si kolegët e tyre parauniversitarë dhe të anatemuar me mëkatet e tyre mbi shpinë.

Rama do listojë arritjet e tij për profesionistët që do mbushin vendet e punës imagjinare që ai promovon me propagandë, duke lënë mënjanë eksodin akademik të 12 mijë studentëve më të mirë që këtë vit braktisën vendin. E braktisën për shkak të tarifave marramendëse, për shkak të mungesës së të ardhmes, për shkak të rrënimit ekonomik e social.

Do i bjerë gjoksit që e futi në shina ‘çaf-çufi’ Akademinë me Gjinushin e vet. Do shajë ‘me kuç e me maç’ stafet akademike e studentët ‘dembelë’ e ‘mbetës’ që duan favore sipas tij. Do lavdërohet për ekselentë të cilët janë të tillë fale vetes e familjes e jo falë Ramës dhe që ky realisht i ka lënë të ecin spontanisht pa asnjë orientim dhe pa asnjë mbështetje.

Asnjë fjalë nuk do artikulojë për atentatin që i ka bërë Universiteteve publike që me Ligjin e Arsimit të Lartë e në vazhdim. Asnjë fjalë për mungesën e financimit për Universitetet. Asnjë fjalë për shkurtimin e sivjetshëm me aktin normativ të buxhetit për Arsimin e Lartë. Asnjë argumentim për xhevahiret e tij kryeministrore, që Bachelorin në degët e mbyllura e konsideron mësuesi, kur profesioni nis kristalizohet me masterin. Asnjë fjalë për braktisjen e studentëve në mëshirë të fatit.

E pas kësaj maskarade Universitet e çala publike nga nesër do nisin zvarritjen e tyre inercike drejt askundit, në një vend që shkon drejt askundit, duke u tërhequr zvarrë prej një askushi në krye.

Por nesër vjen dhe një shpresë. Studentët do nisin rrëzimin e absurdit.

‘Maratona e Tiranës’ apo Maratona e ujit?! Ina Zhupa: U bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet!

“Maratonën e Tiranës” e organizuar nga Bashkia e Tiranës ishte një dështim. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, shkruan në një reagim në rrjetin social se, ky organizim i bashkisë, ashtu edhe siç do vit u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Ajo shton se, qyteti u bllokua totalisht për më pak se 1000 vrapues duke paralizuar jetën në kryeqytetin shqiptar.

Zëdhënësja e PD, gjithashtu postoi dhe videon e disa pjesëmarrësve në maratonë, që sipas saj, vraponin për kauzën e mungesës së ujit të pijshëm.

Postimi i plotë i Ina Zhupës 

“Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet! Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”.

Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 13. Oktober 2019

Zarfet me vota nga Serbia helmojnë 27 punonjës të KQZ në Kosovë

Në Kosovë, autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

Besnik Buzhala nga Divizioni i shërbimit të votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Tash janë duke u bërë kontrollet”, tha ai.

Policia e Kosovës ka rrethuar hapësirën e ndërtesës së ministrisë së Infrastrukturës në qendër të Prishtinës ku është vendosur shërbimi votues. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i tha Zërit të Amerikës se “policia është duke e trajtuar rastin”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe zyrtarët e prokurorisë së posaçme.

Në kohën e hapjes së zarfeve në mjediset ku po kryhet verifikimi ndodheshin 26 zyrtare, disa prej të cilëve janë shtruar për trajtim në Klinikën Infektive të spitaleve të Prishtinës.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës tha se ka pranuar nëntë paciente, “me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë.

Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

Ekipet kujdestare të Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke u ofruar ndihmën e duhur mjekësore”,thuhet në komunikatën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Votat nga Serbia janë pjesë e votimeve me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi dhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thanë se zhvillimet e sotme në Prishtinë janë “shfaqje” me të cilën siç thuhet, “është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve, me qëllim që me çdo kusht në parlamentin Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’”, duke ju referuar përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës që morën pjesë në zgjedhje kundër dëshirës së Beogradit.