21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Policia ndalon ish-deputetin Klevis Balliu

Policia ka kryer një akt rrëmbimi gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re duke marrë forcërisht ish-deputetin Klevis Balliu. Ai ka qenë bashkë me protestuesit kur është marrë me forcë nga civilë të armatosur.

Ndërkohë zyrtarë të PD janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lrimin e Balliut.

Basha: Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim në Shqipëri

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot gajtë protestës së banorëve të Unazës së Re se Europa sot flet gjuhën e qytetarëve të bashkuar. Basha deklaroi se nuk do të ketë Shqipëri europiane pa daljen para drejtësisë së Ramës.

“Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë.

Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferrën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve. Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecili prej bashkëpunëtorëve të tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane.

Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët, këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli. Europa ka treguar se sa e drejtë dhe legjitime është kauza me të cilën nisi beteja e opozitës, beteja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë.

Kjo nuk është një betejë për pushtet. Kjo nuk është nëj betejë për veten tonë. Nuk është betejë për karrige. Kjo është betejë për t’i dhënë fund një herë e mirë jo vetëm këtij regjimi hajdutësh, kriminelësh, pa drejtësi, pa gjykata, një regjimi i cili ka asgjësuar bazën e bashkëjetesës demokratike, votën e lirë.

Beteja jonë është që një herë e mirë t’i japim fund këtij tranzicioni të tmerrshëm, plot me vuajtje dhe dhimbje dhe padrejtësi dhe të hapim për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindje politike, një kapitull ku politikanët të mbahen përgjegjës para ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë dhe sa herë që ta shkelin ligjin, të marrin dënimin e merituar nga një drejtësi e pavarur.

Për një Shqipëri kur kurrë më të mos cënohet vota, vjedhja e votës, blerja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve me krimin e organizuar, kapja dhe blerja e medias, mbyllja e zërit të gazetarit të lirë; janë tipare të një vendi autokrat dhe kriminal. Ato nuk janë tipare të një Shqipërie europiane ashtu siç e duam dhe luftojmë të gjithë sëbashku.

Por miqtë e mi, koha kur Shqipëria po ecën indietro po merr fund. Koha kur Shqipëria sundohet nga paligjshmëria do të marr fund shumë shpejt. Gjashtë muaj më parë kur e nisëm këtë betejë, shumëkush nuk besoi, na talli dhe na përqeshi.

Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, duan transformim të thellë politik dhe ekonomik që besojnë tek Shqipëria, që besojnë tek demokracia, që besojnë tek liria, që besojnë tek familja, besojnë tek atdheu, besojnë tek Europa. Zoti ju bekoftë ju shqiptarë të lirë dhe të ndershëm! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore”tha Basha.

Revolta e banorëve të Unazës së Re, leksion demokracie

Revolta e banorëve të Unazës së Re ëhstë një leksion demokarcia sepse ata po mbrojnë një të drejtë të shenjtë siç është e drejta e pronës në nnjë kohë që pushteti kërkon ti grabisë këto prona për t’ua dhuruar klientëve të vet dhe për të ndërtuar mbi këto shtëpi kulla.

Qytetaret nuk terhiqen perballe nje adresioni dhe terrori te shtetit policor.

Banorët kërkojnë të drejtën e tyre që të mos devijohet plani dhe të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë ku duhet theksuar se ishin të shumta në numër, ndërkohë që grupe rezervë qëndronin në distancë për të mos lejuar bllokimin e rrugës.

Ndërkohë kjo ka zgjatur për pak kohë pasi numri i protestuesve u shtua dhe qëndrimi i të gjithë në trotuar ishte i pamundur. Ka qenë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që ka dalë i pari në rrugë, dhe pas tij janë bashkuar edhe protestuesit, ndërsa është gjetur mirëkuptimi i drejtuesve të mjeteve.

Të pranishëm mbrëmjen e sotme në protestë kanë qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ish-deputeti Endrit Braimllari si dhe shumë zyrtarë e aktivistë të tjerë të njohur.

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re ku hodhi akuza të forta ndja kryeministrit Edi Rama si tregoi se kur do të ishte gati vendi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Basha tha se nuk mund të shkuohet në BE kur Shqipëria drejtohet nga krimi dhe kriminelët, si dhe theksoi se banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre mbahen në burg ndërsa hajdutët janë të lirë.

“100 milionë euro është çmimi i aferës pas së cilës fshihet dhuna, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Janë vendosur këtu nga anti-ligji për t’i shërbyer një hajduti dhe të sëmuri kronik si Edi Ramës.

Arrestuan tre baballarë që mbronin fëmijët e tyre dhe shtëpitë e tyre. Përmes parave të drogës dhe krimit shkeli ligjet amerikane.

Një person është dënuar me burg, por për Edi Ramën nuk ka drejtësi që e heton. I lirë është edhe Saimir Tahiri që e gjithë bota e din se e ktheu shtetin në një hambar të drogës. I lirë është Damian Gjiknuri që u kap duke manipuluar votat.

Në një vend ku kriminelët dhe hajdutët janë të lirë, dhe baballarët që mbrojnë shtëpitë e tyre janë burgjeve. Ky vend nuk e meriton Europën. Dhe ndaj ju bëj thirrje ndërkombëtarëve që një vend ku drejtohet nga krimi nuk mund të integrohet pa plotësuar kriteret.

Nuk shkohet në Europë me Edi Ramën. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, do të thotë dëmshpërblimi i pronave, do të thotë mirëqënie, punësim dhe siguri për gjithë shqiptarët dhe jo për një grup kriminelësh dhe hajdutësh”, tha Basha.

Basha me protestuesit e Unazës së Re: Arrestohen banorët se mbrojnë pronat, por jo kriminelët

Kryetari i opozitës, Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re sëbashku me një grup ish-deputetësh.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari u shpreh se, në një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në

“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.

Të lirë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë.

Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj”, u shpreh Basha.
Sipas tij, Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg.

Në vendngjarje ka shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezentë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit.

Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.

Vijon protesta te Unaza e Re, Balliu: Shikoni sa forca policie kanë ardhur, Rama kërkon gjakderdhje

Banorët e Unazës së Re vijojnë të protestojnë ndonëse janë të rrethuar nga qindra forca policore me maska e makina të blunduara.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu tha se, nëse gjyqtarët do të dënojnë banorët e shoqëruar, ata do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit.

“Protesta do të vazhdojë. Shikoni sa forca policie kanë ardhur. Qartazi krimi mund të bëjë çfarë të dojë. Çdo hajdut, kriminel, bandit, është në qejf të vetë, pasi policia është këtu. Rama ka hallin e “Unazës”, se këtu do t’i vjedhë lekët. Ai kërkoi të kishte gjakderdhje, por qytetarët refuzojnë të bëjnë gjakderdhje dhe të përplasen me policinë, pasi ata kërkojnë dialog me qeverinë. Policia duhet të ishte në punë të vetë, duke kapur kriminelë, të kapte Kajmakun, Pjetrin, Avdylajt, etj. Protesta është e drejtë kushtetuese. Qytetarët po protestojnë sepse po iu shemben shtëpitë”, u shpreh Balliu.

“Nëse do të dënohet qytetarët, gjyqtarët janë të çmendur dhe do të mbajnë  përgjegjësi penale. Ne do të jemi këtu çdo ditë”, shtoi ish-deputeti Balliu.

Mesprotestuesve ishte edhe nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, që gjatë fjalës së saj, përveçse shprehu mirënjohjen e saj për rezistencën qytetare, akuzoi qeverinë se me sjelljen dhe politikat e saj po largon shqiptarët nga vendi.

“Nëse ulim kokën sot, do ta ulim përjetë dhe do të duhet të largohemi ashtu siç kanë bërë mijëra të rinj. Mbi 2 mijë të rinj aplikojnë për azil në Francë dhe për 70 vjet i bie që të mos kemi më fare shqiptarë. Kjo është fatkeqësia më e madhe që i ka bërë kjo qeveri popullit të vet, prandaj kërkoj rezistencë, forcë dhe një atdhedashuri shumë të madhe”, u shpreh ndër të tjera Xhixho.

Ndërtimi i rrezikshëm/ Deputeti i Ramës kërcënon me jetë banorët që guxojnë të ankohen

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon rastin e pallatit të ndërtuar nga deputeti Robert Bitri, i cili pas përfundimit të ndërtimit, i ka kaluar firmën djalit të tij.

Ky i fundit ka nisur të ndërtojë në tarracën e pallatit, pa pyetur asnjë nga banorët.

Një nga pronarët e ka denoncuar zotërinë në fjalë në polici, por uniformat blu nuk janë vënë në veprim.

Në vazhdën e denoncimit, qytetari thotë se asnjë inspektor bashkie apo policie, nuk i shikon punimet që po bëhen.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet Narko deputeti i Edvin Mafise me te birin per ndertimin e rrezikshem, kercenimin me jete te banoreve qe guxojne te ankohen.

Ndaj te gjitha ketyre narkopolicia hesht. Per narkozyrtaret ligji nuk ekziston.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Ne jemi banor te pallatit ne rrugen Ali Visha. Ky pallat eshte ne Kryeqezim mjaft te frekuentuar. Pallati eshte ndertuar ne token e familjes autoktone tiranse Beja nga deputeti Robert Bitri. Sapo zoteria u be deputet ja kaloj firmen te birit. Ne si komshi jemi habitur qe ky zotri ka uzurpuar pa leje duke ndertuar ne te gjithe pjesen e taraces. Nje nga pronaret e ka denoncuar zoterine ne polici sepse ai e ka kercenuar ne tel me fjalet më te ndyra dhe deri ne kercenim per jeten e tij dhe te familjes por policia e sander kimikut nuk mundet ta preki se eshte djali i deputetit. Asnje inspektor bashkie apo policie nuk i shikon punimet qe zhivillohen ne 1 kryqezim qe njihet si ish vajguri dhe kalojne mijra njerez ne dite.

Berisha: Me delen e zezë të Europës, Edvin Mafinë, negociatat nuk hapen, por vetëm shtohen kushtet!

Nga Sali BERISHA

Me delen e zezë të Europës, Edvin Mafinë, negociatat nuk hapen, por vetëm shtohen kushtet.

9 kushteve të Gjermanisë iu shtohen dhe 5 kushte të tjera të Francës, Holandës. Qeveria socialiste e Spanjës, për shkak të narko-shtetit, kundërshton për herë të parë hapjen e negociatave me Edvin Mafinë. Parlamenti i Mbretërisë së Holandës, mocion tjetër për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë, Edvine Mafia e quajti dje fantazi kafkiane, procesin e vendimarrjes. Këtu më poshtë keni njoftimin e Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP lidhur me zhvillimet e fundit në debatin për negociatat me Shqipërinë,” fton më tej ish-kryeministri.

Zbulimi i AFP: Franca, Danimarka, Spanja dhe Holanda mbajnë peng hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Panorama online/Në një shkrim të botuar sot, AFP pohon se sa i takon votës pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përveç Holandës, qendrim kundër mban Franca, Danimarka dhe Spanja.
Sipas AFP, këto vende po mbajnë peng hapjen e negociatave, ndërsa Franca ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk i plotëson kushtet e nevojshme për t’u bashkuar vendeve të BE.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë. Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është më pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, tha një diplomat evropian për AFP.
“Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.
Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia”, shkruan AFP.

Shkrimi ne AFP:

Disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFP të premten disa diplomatë në Bruksel.

Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatave në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE-së, por Franca beson se “ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme”, mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel.

Për Shqipërinë, janë edhe tre vende që e kundërshtojnë, përveç Francës: Danimarka, Hollanda dhe Spanja, thanë disa burimet.

Vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucioneve evropiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatave.

Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitetin e Ballkanit.

Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implementojnë reforma domethënëse, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë,” tha një diplomat evropian në AFP.

“Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, shtoi ai.

Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.

Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia.

Basha për “The Irish Times”: Shqipëria vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa Gjykatë Kushtetuese…

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Europian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të bëhen pengesë serioze në këtë proces.

43 deputetët demokratë hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamentin me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata quajnë prova të qarta se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që vendos me dekret pa ndonjë kufi institucional të pushtetit të tij”, shprehet Basha për britaniken “The Irish Times”.

Demokratët mbështesin reformën radikale në drejtësi, por Basha thotë se qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” procesin.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”.

Këlliçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të CDU: 9 kushtet e vendosura nga Bundestag, pasqyrë e situates së rëndë në Shqipëri

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është takuar në Saarbrucken, Gjermani, me Sekretarin e Pergjithshëm të CDU-së, Paul Ziemiak.

Postimi i plotë i Kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi

Sebashku me Tobias Rüttershoff, Drejtorin e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung ne Shqiperi, sot pata mundesine te takoja mikun tone te vyer, Sekretarin e Pergjithshem te CDU, Paul Ziemiak.

Me Paulin diskutuam per situaten aktuale ne Shqiperi, rolin e te rinjve si dhe ndihmen e posacme qe Bundestagu Gjerman po jep ne procesin e hapjes se negociatave me vendin tone, permes vendosjes se 9 kushteve te panegociueshme te cilat pasqyrojne me se miri situaten e rende politiko sociale qe po kalon Shqiperia.

Shqiperia Europiane eshte destini yne i pashmangshem.

Reagon Berisha: Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të ndal terrorin dhe dhunën ndaj banorëve të Unazës së re.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë i kërkon uniformave blu të ndalin dhunën dhe mos bëhen pjesë e dhunës dhe urrejtjes qeveritare.

Postimi i Berishës

Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re.

Qindra narko bandite me uniforme rrethojne heronjte qe mbrojne shtepite e tyre!

Narkohorrat kane arrestuar gjashte protestues! Turp! Krim! sb

Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re.Qindra narko bandite me uniforme rrethojne heronjte qe mbrojne shtepite e tyre!Narkohorrat kane arrestuar gjashte protestues! Turp! Krim! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 12. Oktober 2019