23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Rama gënjeshtar kronik”/ Videomesazhi i Bashës: Premtoi ulje taksash, rriti papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncimet ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar për formën dhe mënyrën se si po qeverisë vendin.

Me një video të shpërndarë në Facebook lideri i opozitës shprehet se, Rama premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash para se të vinte në pushtet, por pasi fitoi këtë besim nga votuesit, ai mbolli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash për të gjithë.

Postimi i plotë i Kryetarit të PD, Basha në Facebook

“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”

Të dhënat në videomesazh:

EDI RAMA ËSHTË MASHTRUES.
AI NUK MBAJTI PREMTIMET,
ME TË CILAT ERDHI NË PUSHTET.

Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve

FAKT

TAKSAT U RRITËN PËR 95 % TË SHQIPTARËVE.
PAGUAJMË MË SHUMË
1.9 MILIARDË EURO TAKSA.

Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”

FAKT

EDI RAMA MASHTROI.
ASNJË NGA TAKSAT E PREMTUARA
AS NUK U UL, AS NUK U HOQ.

BORXHI ZYRTAR U RRIT NGA 63% NË 71%. 2.2 MILIARDË EURO PPP JANË BORXH I FSHEHUR

NË 6 VJET, EDI RAMA
VODHI DHE SHPËRDOROI
4.6 MILIARDË EURO OSE
SA BUXHETI NË 1 VIT

Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 12. Oktober 2019

Tensionohet situata te Unaza e Re, protestuesit lidhin duart me zinxhirë dhe kyçin gojën

Banorët tek Unaza e Re ndryshe nga mbrëmjet e tjera këtë herë nuk kanë bllokuar rrugën por po e zhvillojnë protestën në trotuar për shkak të forcave të shumtave të policisë të mbërritura në vendngjarje.

Qytetarët në mënyrë simbolike kanë lidhur duart me zinxhirë dhe kanë vendosur nga një shirit në gojë për të trguar se kryeministri Rama po mundohet të shuaj zërat kundër, si dhe protestat.

Mbi 200 forca policore me makina të blinduarakanë rrethuar zonën e Unazës së Re dhe po ushtrojjnë terror ndaj banorëve. Situata vijon të jetë e tensionuar.

Në dy ditët e fundit janë arrestuar 6 persona nga kjo zonë për shkak të protetsave pas ndryshimit në kodin penal ku çdokush që bllokon rrugën dënohet me gjobë deri në 5 vjet burg.

Shtetrrethim në Unazën e Re! Mbi 200 policë dhe forca speciale terror ndaj banorëve

Unaza e Re ndodhet në shtetrrethim që prej orës 18:00. Mbi 200 forca policie, përfshirë këtu edhe fektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së kanë zbarkuar tashmë në zonën e Astirit në Tiranë, aty ku çdo mbrëmje mbahet protesta e banorëve që kundërshtojnë projektin që iu shemb banesat.

Forcat e policisë, të blinduar edhe me maska kundragaz mbajnë të rrethaur vendin e protestës duke mos lejuar protestuesit e shumtë të bllokojnë rrugën ashtu si çdo natë. Forcat e shumta të policisë me makina të blinduara janë shpërndarë nëpër rrugica duke mos lejuar banorët t’i afroghen zonës së protestës.

Situata te “Unaza e Re” vijon të jetë e tensionuar. Egjithë zona i ngjan një shtetrrethimi.

Forca të shumta policie kanë blinduar të dy akset rrugore te Unaza e Re për të mos lejuar zhvillimin e protestës së banorëve të zonës, të cilët si çdo mbrëmje bllokojnë rrugën në shenjë proteste të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shembjen për banorëve të zonës së tyre.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së, një situatë e cila nuk është parë më parë.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe deputeti Klevis Balliu i cili ka qenë gjithmonë në mbrojtje të këtyre banorëve. Banorët shprehen të vendosur për ta vazhduar protestën edhe mbrëmjen e sotme.

Ditët e fundit janë shoqëruar disa banorë nga kjo zonë për shkak të protestës pas nxjerrjes së ligjit se kush bllokon rrugët dënohet me gjobë deri në 5 vjet burg.

Pas arrestimeve të shumta dhe këmbënguljes së banorëve për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre, ditën e sotme forca të shtuara policore kanë rrethuar zonën ku çdo mbrëmje mbahet protesta qytetare.

LIVE -Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 12. Oktober 2019

Prapaskenat e një çmimi

Vitin e kaluar Akademia e Suedisë nuk e ka dhënë çmimin e saj për letërsinë si pasojë e disa skandaleve me sfond seksual. Por kriteret e dhënies së mirënjohjes më prestigjioze klulturore të botës janë prej më shumë se një shekulli aspak të pastra. Siç e demonstrojnë ngjarjet që kanë të bëjnë me disa nobelistë italianë si Deledda, Pirandello apo Quasimodo, bashkë me «kuazinobelistin» Ungaretti. Më poshtë prapaskenat e dekadave, histori kulturore, një histori meskine, anipse e pasur: sidomos me rekomandime, zili, frikëra, iluzione, zemërime, paragjykime…

Pranverën e kaluar, jo pa ndonjë pasaktësi, edhe shtypi italian ka regjistruar lajmin e krizës së tjellë që po kalon Akademia e Suedisë, përgjegjëse prej 118 vitesh për caktimin e Nobelit për Letërsinë. Çmim që këtë vit, jo rastësisht, nuk është dhënë. Kjo zgjedhje dhe lajmet që e kanë motivuar një veprim të tillë e kanë befasuar një public të apasionuarisht që ndoshta në realitet nuk i ka kuptuar kurrë vërtet mekanizmat kompleksë e njohjes, rregullat e Akademisë dhe sidomos klimën e prapaskenave, intrigave e mistereve që e kanë karakterizuar gjithmonë “çmimin më të rëndësishëm të botës”, siç e quajti Alberto Moravia në një prej letrave të shumta falenderuese të marra nga Prandello në nëntorin e 1934, menjëherë pas dhënies së Nobelit për Letërsinë.

Shumë nga konfuzioni i duhet atribuar vetë konkurrentëve, të vlerësuar ose të refuzuar në Stokholm, protagonistë episodesh të veçanta naiviteti, të padyshuara në personazhe tashmë të famshëm dhe ndërlidhur mirë në mjediset letrare ndërkombëtare gjatë viteve të garës së tyre për Nobelin. Pikërisht Pirandello përfaqëson një rast paradigmatic. Shkrimtari, siç e dëshmojnë edhe letrat e botuara nga Sarah Zappulla dhe Enzo Muscari tek “Luigi Pirandello. Çmimi Nobel ose i vetmisë” – kishte nisur të ëndërronte për çmimin qysh nga vitet ‘20, duke vënë në lëvizje këdo që i dukej në gjendje se mund ta mbështeste.

Fiksimi i tij për Nobelin ka mundësi që është për t’u konsideruar si shkaku përcaktues për aderimin e tij zyrtar në fashizëm në vitin 1924, tamam në ditët dramatike menjëherë pas krimit Matteotti, një hap lidhur me të cilin vazhdojnë që të rrëmojnë më kot studiues e gazetarë deri në pikën sa të avancojnë hipotezën e veçantë se dramaturgu ndoshta ishte i sëmurë mendor. Por Pirandello, shumë i shëndetshëm nga mendja, thjesht po përshkonte të njëjtën rrugë e shumë kolegëve të tij aspirues për çmimin më të lartë letrar botëror dhe besonte se mund të gëzonte mbështetje që në realitet nuk ekzistonin ose ofroheshin në mënyrë false nga personazhe edhe me influencë, por krejtësisht të privuar nga kontaktet me Akademinë e Shkencave.

Kështu, në vitin 1926, dramaturgu i shkruante të birit Stefano se kishte mësuar që kandidatura e tij për çmimin ishte mbështetur nga Telesio Interlandi, Drejtori i gazetës “Il Tevere”, njeri në gjendje që të siguronte simpatinë e Mussolini. Duke vazhduar në fantazitë e tij, Pirandello e shihte praninë në Romë të Mbretëreshës së Suedisë si një rast ideal me qëllim që Duçja, duke folur me bashkëshorten e Gustavit të V-të, të impenjohej që t’ia siguronte çmimin që kishte frikë se mos i shkonte Papini apo Deledda, që në fakt e mori më 1927.

Zappulla dhe Muscari shohin tek çmimi për Grazia Deledda “provën e qartë e një projekti të menduar prej kohësh, të realizuar mjeshtërisht dhe të mbështetur fuqimisht nga qeveria italiane”, por një pohim krejtësisht pa mbështetje dokumentare, si për të provuar sesa janë akoma të thella konfuzioni dhe mungesa e qartësive mbi misteret e Stokholmit.

Për hir të së vërtetës, mbi bazën e dokumentave të ruajtura në arkivin e Akademisë së Suedisë dhe të deskretuara më 1977, çmimi për Deledda demonstron sesi Nobeli për shkrimtaren sarde ishte frut intrigash, por vetëm të markës suedeze, pasi në përzierjen e letrave dhe në përdorimin e argumentave të dobëta apo të pambështetshme në favor të Deledda që akademiku më i fuqishëm i kohës, Profesori i Historisë së Letërsisë në Universitetin e Uppsalas, Henrik Schück (1855 – 1947), i kapluar nga një magjepsje e çfrenuar pë veprat e saj që i kujtonin ato të bashkëqytetares së tij Selma Lagerlof dhe të polakut Władisław Reymont, të dy të nderuar me Nobelin përkatësisht në 1909 dhe 1924. Transkriptimet e Akademisë nuk lënë vend as për dyshimin më të vogël e një ndërhyrjeje të qeverisë italiane në procesin e gjatë e të mundimshëm të afrimit të Deledda tek çmimi që shkrimtarja nuk do ta kishte marrë kurrë pa ndërhyrjen vendimtare të Schück, i pandjeshëm ndaj presioneve të çdo lloj natyre.

Por Pirandello vazhdonte të fantazonte dhe në 1930 i shkruante Marta Abba nga Berlini se kishte mësuar nga një gazetar suedez sesi Mussolini kishte ndërhyrë për të “penguar që Nobeli t’i jepej” atij, një rrethanë që sipas tij “kishte lënë një përshtypje shumë të keqe në Suedi”, por një gjë për të cilën nuk ekziston asnjë gjurmë në shtypin suedez të kohës. Kështu, i paaftë që të shkëputej nga makthi për çmimin dhe pashërueshmërisht besues, në vitin 1931 Prandello i shkruante akoma Marta Abba nga Parisi se kishte mësuar nga hierarku fashist Giovanni Giuriati se Ministri i Drejtësisë Alfredo Rocco i kishte shkruar “me iniciativën e tij spontane” […] Stokholmit [sic] që mua të më jepet Nobeli”.

Transkripimet e arkivave zbulojnë pamëshirshëm sesi nuk ka arritur kurrë në Akademinë e Suedisë një kandidaturë e Rocco, jo në favor të Pirandello, por as në favor të askujt tjetër, edhe pse ministry nuk futej në grupin e ngushtë të atyre që mund të avanconin kandidatura për Nobelin. Veç të tjerash, një kandidaturë zyrtare e avancuar nga Ministri i Faljes dhe i Drejtësisë do të shërbente vetëm për ta dëmtuar në mënyrë të pariparueshme çdo mundësi fitoreje të Pirandello për sytë e jurisë, që zyrtarisht – atëhere, ashtu si sot – mbahej se ishte e pandjeshme ndaj çdo ndërhyrje prej qeverive të huaja. Akademikët nuk qenë të privuar nga simpatitë politike, por qenë shumë të kujdesshëm që të mos i përdornin për sa i përket dhënies së Nobelit.

Gjithsesi i palodhur në këmbënguljen e tij lidhur me pistën politike, më 1 dhjetor të 1932 Pirandello i shkruante Marta Abba nga Roma se kishte mësuar “me fshehtësinë më të madhe” se kandidatura e tij për çmimin “ishte paraqitur prej disa muajsh nga Rrethi i Kulturës Fashiste i kryesuar nga Giovanni Gentile” dhe se vetë ky i fundit deri kishte dërguar në Suedi gazetarin gjermanist Giuseppe Gabetti për të mbajtur një cikël koferencash lidhur me veprën e tij dhe për t’u “marrë vesh me anëtarët e Akademisë së Nobelit, që janë ata të cilët japin çmimin”.

Me këtë letër Pirandello arrin kulmin e konfuzionit të tij ndaj procedurës së përdorur për çmimin, duke përzier një naivitet befasues me një gjurmë italiane dinakërie dhe besimi në forcën e “rekomandimeve”. Gentile (që nuk e kandidoi kurrë Pirandello për Nobelin) nuk do të kishte arritur kurrfarë rezultati, përveçse negativ, nga një kandidaturë e tij e avancuar në emër të “Rrethit të Kulturës Fashiste” dhe, për sa i përket Gabetti, që praktikisht ishte pedagog universitar në Romë, emri i tij do të kishte qenë shumë më i dobishëm për kauzën e çmimit sesa profesori i gjuhëve dhe i letërsive, i përshtatshëm si i tillë për të avancuar kandidatura për Akademinë, ta kishte propozuar Pirandello për Nobelin me një letër zyrtare të bazuar mbi një ekspozim të meritave letrare të kandidatit, në vend që të paraqitej në Suedi për të mbajtur një seri konferencash. Pastaj, shqetësues aludimi ndaj një mirëkuptimi për t’u arritur midis Gabetti dhe anëtarëve të Akademisë së Suedisë. Sikur të kishte guxuar ta propozonte, profesori nga Dogliani do konsiderohej si i çmendur apo kriminel.

Pas një dekade sorollatjesh në errësirën më absolute, dramaturgu siçilian më së fundi u propozua vërtetë, për herën e parë dhe të vetme, për Nobelin e Letërsisë më 23 janar 1934 nga ana e Guglielmo Marconi me cilësinë e Presidentit të Akademisë së Italisë, dhe, rast deri më atëhere unik në historinë e çmimit – siç e dokumentojnë transkpritimet e 27 shtatorit dhe më pas votimi formal i 8 nëntorit 1934 – i jepet Nobeli po atë vit më kandidaturën e parë të tij.

Ndërkohë, Pirandello kishte vazhduar ndërkohë nga ana e tij të ëndërronte mbi bazën e informacioneve që i konsideronte shumë të rezervuara e të privilegjuara, por që në realitet qenë vënia në lojë e radhës, pasi më 5 prill të 1934 i shkruante sërisht Marta Abba nga Roma se “në fshehtësinë më të madhe” Gabetti i kishte rrëfyer që “për Çmimin Nobel nga 10 votues në raundin e parë kishte pasur 9 vota në favor, domethënë thuajse unanimitetin e tyre”. Përveç faktit që duket i pakuptueshëm një “raund i parë” për Pirandello e që gjithsesi Gabetti nuk do të kishte mundur në asnjë rast ta mësonte rezultatin e saktë të një votimi, pasi do të merrnin pjesë vetëm 10 akademikë nga 18, procesverbalet e komisionit Nobel tregojnë sesi vepra e Pirandello, e shqyrtuar bashkë me shumë të tjera në mars të po atij viti, i ishte nënshtruar një kritike shumë të rreptë nga ana e përgjegjësit më të lartë, shumë të fuqishmit Per Hallstrom, që përmblidhte në vetëvete postet e Sekretarit të Përhershëm të Akademisë, të Presidentit të Komisionit Nobel dhe të ekspertit zyrtar të ngarkuar me hartimin e një përmbledhjeje lidhur me veprën e Pirandello.

Në përmbledhjen e tij, Hallstrom e bën copa veprën narrative të Pirandello duke e konsideruar si krejtësisht të papërshtatshme për dhënien e Nobelit, por e rehabiliton shkrimtarin siçilian për sa i përket veprës teatrale të tij, për më tepër shumë e njohur dhe e përfaqësuar tashmë në Suedi, në një periudhë popullariteti për teatrin italian, ku nuk duhet harruar sesi edhe Roberto Bracco, prej aktivitetit të tij si dramaturg, ishte vlerësuar gjatë nga akademikët si një kandidat i mundshëm për fitoren.

Kështu që 9 vota nga 10 duket pak e besueshme. Që faktori politik (ama në nivel psikologjik dhe sigurisht jozyrtar) mund të ketë luajtur në vendim një rol të caktuar është i mundur, por sigurisht nuk mund të përjashtohet. Hallstrom ishte i njohur si admirues i madh i Nacional – Socializmit dhe i Hitlerit, në masën sa të dëshpërohej në fazat finale të luftës për fatin e keq e beniaminit të tij. Kështu, kandidatura e bërë nga Marconi në emër të shumëfashistes Akademi të Italisë nuk mund të ketë mbetur krejtësisht e papërfillur dhe së paku në këtë aspekt Pirandello, në marshimin e tij të lehtë drejt çmimit, kishte nuhatur diçka të mundshme, por duke e ekzagjeruar në mënyrë të çfrenuar.

Nëse fitorja e Pirandello fsheh një prapaskenë deri më tani të panjohur, jo më pak i mbushur me mistere është atribuimi i Nobelit të 1959 Salvatore Quasimodo, me veçanti surprizuese që janë zbuluar vetëm falë desekretimit të materialit zyrtar. Edhe në vitet e çmimit për poetin siçilian, nuk kanë munguar gabimet e bujshme trashanike italiane, sidomos nga ana e Giuseppe Ungaretti, që pa e ditur po përshkonte rrugën e iluzioneve dhe të fantazive të lira që kishte bërë më parë Pirandello.

Siç është bërë e njohur në fakt nga botimi i shkëmbimit të letrave midis Ungaretti dhe përkthyesit të tij francez Jean Lescure (“Giuseppe Ungaretti – Jean Lescure. Letërkëmbim (1951-1966)”), poeti italian kishte vënë në lëvizje një skemë të ndërlikuar kontaktesh, mbështetjesh dhe miqësishë që i konsideronte seriozisht në gjendje ta çonin drejt suksesit në votimet e Akademisë së Suedisë. Letrat për Lescure zbulojnë sesi Ungaretti nuk kishte kuptuar pothuajse asgjë nga procedura zyrtare për zgjedhjen e kandidatëve për Nobelin dhe se krijonte konfuzion deri edhe për afatet e skadimit për prezantimin e propozimeve dhe lidhur me aftësitë e personave të kualifikuar për t’i bërë ato.

I kandiduar rregullisht për Nobelin qysh nga 1955, kur e propozoi shumë autoritari T.S. Eliot, me kandidaturë të përsëritur më 1956 prej veprës së Marcel Raymond e Universitetit të Gjenevës, dhe më 1958 nga Howard Marraro i Columbia University, Ungaretti besonte se ata që e kishin mbështetur rregullisht në mënyrë vendimtare qenë botuesi i tij Mondadori dhe francezi Francois Mauriac, të cilët jo vetëm që nuk qenë në gjendje të ndikonin ndaj Akademisë së Suedisë, por faktikisht nuk lëvizën as gishtin për ta sponsorizuar (edhe pse më kot) poetin italian.

Ajo që ia preu “këmbët” Ungaretti qe në të vërtetë ekspertiza lidhur me veprën e tij, e ngarkuar fatkeqësisht nga Akademia e Suedisë “ekspertit” të saj të letërsisë italiane, gazetarit Ingemar Wizelius, i ushqyer keq me gjëra italiane prej afërsisë së tij gjeografike si korrespondent i gazetës së tij nga Zvicra. Wizelius, që mezi fliste italisht, hartoi një raport idiot në të cilin e varroste Ungaretti nëpërmjet përdorimit të një perspektive politike, mbi bazën e faktit që poeti kishte gëzuar favore nga Mussolini prej parathënies së silogjisë së parë lirike të tij. prandaj, si poet “fashist”, Ungaretti ishte për t’u konsideruar si jo i paraqitshëm për Nobelin në një kohë kaq të shkurtër nga lufta.

Ai që përfundimisht i trazoi ujërat në frontin e poezisë së re italiane qe hetimi të cilin hartoi paralelisht Wizelius për Salvatore Quasimodo, i propozuar për Nobel për herë të parë më 1958 nga Maurice Bowra, President i Akademisë Britanike, Carlo Bo dhe Francesco Flora, me kandidaturën e përsëritur nga Bo më 1959. Në fakt, korrespondenti Wizelius nga Zyrihu i referoi Akademisë se Quasimodo ishte dalluar për antifashizmin e tij të flaktë gjatë viteve të diktaturës dhe se kështu, nga pikëpamja etike, kandidatura e tij ishte e pasulmueshme, duke theksuar ekselencën poetike që ai ndante me Ungaretti.

Megjithatë, argumentat e Wizelius nuk e bindën komisionin Nobel e kryesuar nga Anders Osterling, që përzgjodhi më 1959 një katërshe finalistësh të përbërë nga Alberto Moravia, Saint-John Perse, Ivo Andrič e Karen Blixen, duke vendosur me shumicën e 3 votave nga 4 që t’ia jepte çmimin shkrimtares daneze, autore e “Afrika ime”. Ai që doli kundër vendimit qe anëtari i katërt i Komisionit, Eyvind Johnson, i cili bëri të ditur sesi çmimi për Blixen, anipse i merituar, do të mund të dukej si një tribut për Skandinavinë, duke i bërë më të lehta kritikat nga jashtë.

Si alternative, ai propozoi që të nderohej në fakt një shkrimtar italian prej një grupi të përbërë, sipas renditjes, nga Quasimodo, Silone, Moravia e Ungaretti dhe arriti ta bindë pjesën tjetër të Akademisë që ta ndiqte propozimin e tij. kështu, Blixen mbeti pa Nobel njëlloj si Moravia, ndërsa Saint-John Perse dhe Andrič çmimin do ta merrnin më vonë. E kotë të shtosh se reagimet e Ungaretti qenë të ashpra. Poeti e likuidoi Akademinë e Suedisë dhe komisionin e Nobelit të saj si një grusht personazhesh të korruptuar e të lajthitur dhe e tërhoqi sa kishte shkruar më parë në frëngjisht lidhur me “haute opinion” që kishte pasur për të Anders Osterling, President i komisionit dhe, për më tepër, Sekretar i Përhershëm i Akademisë së Suedisë, i akuzuar tani hapur se e kishte favorizuar qëllimisht fitoren e Quasimodo.

Por zyrtarisht gara e Ungaretti për Nobelin nuk kishte mbaruar, pasi ai u rikandidua më 1964 nga belgu Georges Poulet, Profesor i Letërsisë Franceze fillimisht në John Hopkins e më pas në Zyrih e në Nicë, dhe më 1965 nga Otis Edward Fellows, Profesor i Gjuhëve Romane në Columbia University, por tashmë shpresat e tij për fitore kishin perënduar, ndërkohë që midis kandidatëve të rinj italianë shfaqej emri i Eugenio Montale.

Prapaskenat lidhur me çmimet e dhëna e të mohuara kandidatëve italianë janë vetëm një shembull i asaj që është zhvilluar në mënyrë konstante në prapaskenë gjatë 118 viteve të çmimit, me shumë kundërvënie të papajtueshme midis 18 të Pavdekshmëve, me kompromise të shumta të arritura në një mekanizëm cfilitës do ut des dhe me vendime nganjëherë aq të çuditshme sa të rezultojnë krejtësisht të pashpjegueshëm, deri në pikën sa të çojnë në kohëra shumë të vonshme në një përçarje të bujshme të Akademisë, e konsumuar midis muajve të fundit të 2017 dhe 4 muajve të parë të 2018.

Një lloj hapjeje e Kutisë së Pandorës e mbetur e pahapur për më shumë se një shekull në emër të asaj “kulture të heshtjes”, që është evokuar me krenari nga Sekretarja e Përhershme Sara Danius për të karakterizuar diskrecionin e akademikëve, por në realitet e lexueshme, në mënyrë shumë më pak të nderuar, si “heshtja mafioze”, në bazë rregullash të errëta prej shoqërie sekrete, të ideuara në kohë nga vetë akademikët dhe të dobishme sidomos për t’i ruajtur nga kritikat (për gabime, pakujdesi apo të detyruar) që do t’u kishin rënë mbi kokë sikur të përdoreshin kritere transparence.

Siç dihet, i gjithë dokumentacioni lidhur me Nobelin ruhet për 50 vjet, një hark kohor i tillë që garanton vdekjen e sigurtë e bashkëpunëtorëve përgjegjës të vendimeve lidhur me çmimin. E lindur nga një çështje ngacmimi seksual, në realitet e huaj për çmimin pasi përfaqësohet nga akuza ndaj bashkëshortit të një akademikeje anëtare e komisionit të Nobelit, kriza më e rëndë e përjetuar nga Akademia e Suedisë ka ardhur më pas duke u zbuluar si një seri ndërhyrjesh të bëra ndaj çmimit, të shtrira për pothuajse të gjithë dekadën e fundit, por ka mundësi për një periudhë akoma edhe më të gjatë.

Në fakt, i akuzuari (të paktën sipas dëshmive të shumta) si francez do të vepronte aktivisht dhe lumturisht për të favorizuar me çdo mënyrë çmimet e dhëna Jean-Marie Le Clezio në 2008 dhe Patrick Modiano në 2014, dy çmime njoftimi i të cilave kishte ngjallur shumë dyshime. Fakti që janë kryer parregullsi apo gjithësesi që janë verifikuar ndërhyrje edhe të rënda është provuar në mënyrë implicite nga kërkesa për përzënie nga Akademia e bashkëpunëtorës në fjalë, e avancuar nga disa kolegë të saj dhe e diskutuar, për t’u refuzuar më pas me një votim në muajt e parë të 2018.

Përplasja ka çuar në braktisjen e punimeve të Akademisë në shenjë proteste nga ana e 6 prej 18 të Pavdekshmëve, duke e reduktuar kështu në vetëm 10 totalin e anëtarëve, duke qenë se 2 akademike të tjera prej kohësh dhe për motive të tjera kishin vendosur të qëndronin joaktive, duke e bërë në këtë mënyrë të pamundur caktimin e Nobelit të 2018. Është fundi i epokës së “kulturës të heshtjes”, që nëse për më shumë se një shekull ka ruajtur qetësinë e akademikëve, sigurisht që nuk i ka shërbyer aspak transparencës dhe pastërtisë së vendimeve të Stokholmit për dhënien e çmimit letrar më të rëndësishëm të botës.

(Enrico Tiozzo është Profesor i Brendshëm i Letërsisë Italiane në Universitetin e Göteborg)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

“De Ligt si Cristiano Ronaldo”

Edwin van der Sar e ka krahasuar Matthijs de Ligt me Cristiano Ronaldon, duke thënë se ata kanë mentalitet të njëjtë për të qenë ndër më të mirët në botë.

De Ligt la verën e kaluar Ajxin për t’iu bashkuar Juventusit për më shumë se 75 milionë euro, por tani për tani, nuk ka treguar atë shkëlqimin që kishte te klubi që i befasoi të gjithë në Champions sezonin 2018/19.

Van der Sar nuk ka asnjë dyshim se 19-vjeçari do të jetë ndër më të mirët në botë dhe do të shkruajë histori.

“Ai ka qenë në Ajax gjithë jetën e tij”, tha Van der Sar për ESPN. “Kështu që të largohesh me të dashurën, familjen në një vend tjetër, ai duhet fillimisht të mësojë gjuhën dhe t’i njohë gjithë shokët e skuadrës”.

“Ai ka mentalitet të fortë, lojtar që dëshiron të përmirësohet gjithmonë, dëshiron të jetë ndër mbrojtësit më të mirë në botë. E kam parë këtë te disa lojtarë dhe njëri luan për ekipin e tij, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo, 700 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori.

34-vjeçari ka realizuar sërish për Portugalinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Luksemburgut.

Me golin e bukur që shënoi, CR7 arriti në shifrën e 700 finalizimeve në karrierë, 94 me Portugalinë, duke iu afruar Ali Daei (109 gola në 149 paraqitje).

“Nuk kam asnjë dyshim se Ronaldo do ta kalojë rekordin tim”, tha Daei për MARCA.

“Në moshën 34-vjeçare, Ronaldo vazhdon të jetë në formë. Nuk më befason aspak. Gjenetikisht dhe fizikisht është futbollist për t’u studiuar. Ai vetëm mendon për të fituar, të thyejë rekorde. Është fenomen”, shtoi Mourinho për Canal 11.

Këto 700 gola CR7 i arriti në 973 ndeshje, ka realizuar në 458 sfida të ndryshme, në 12 kompeticione. Pesë herë ka shënuar në 31 paraqitje me Sporting; 118 në 292 paraqitje me Manchester United; 451 ne 438 paraqitje me Real Madrid; 32 në 51 me Juventusin dhe 94 gola në 161 paraqitje me Portugali.

Suedia, Letonia, Andorra dhe Armenia, janë viktimat në nivelin e Kombëtares, kurse në nivelin e klubeve viktimat e Ronaldos janë; Sevilla (27 gola), Atlético (25), Getafe (23), Celta (20)… dhe Barça (18).

PD padit krerët e lartë të Policisë për dhunën dhe arrestimet e protestuesve e gazetarëve në Unazën e Re

• PD padit Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Punonjësit e Policisë së Shtetit, pas dhunimit flagrant të protestuesve në Unazën e Re dhe arrestimit të përfaqësuesve të medias.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë hetimin ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.

Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.

Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në kallzim.

Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.

“E drejta kushtetuese për të tubuar, në një shtet demokratik, merr një rëndësi të veçantë. E drejta për t’u tubuar lirisht dhe pa ndonjë leje të veçantë me të tjerë, ka qenë gjithnjë e vlefshme si shenjë e lirisë, pavarësisë dhe fjalës së lirë të qytetarit të përgjegjshëm. Garantimi i lirisë për aktivitetet politike në të njëjtën kohë edhe një vendim, i cili shtrihet përtej mbrojtjes së shpalosjes së personalitetit nga ndërhyrjet shtetërore. Kushtetuta garanton si të drejtë mbrojtëse, për mbartësit e së drejtës, e cila u shërben mbi të gjitha pakicave që mendojnë ndryshe të drejtën për të vendosur vetë për vendin, orën, llojin dhe tematikën e tubimit dhe, në të njëjtën kohë, ndalon forcën e shtetit për të marrë pjesë apo për t’i ndenjur larg një tubimi”, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”, thuhet në padinë e Partisë Demokratike.

Nga bananet tek republika e Kokainës!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, bananet janë bërë frutat me të cilat mafia shtetërore importon kokainën nga Amerika Laine. Falë saj, në narkoshtetin e Edvin Mafisë, Shqipëria ze vendin e parë në botë për konsumin e kokainës, por edhe konsumin e bananeve.

Postimi i plotë

Rroft banania!
Nga bananet tek republika e Kokaines!

Miq, bananet jane bere frutat me te cilat mafia shteterore importon kokainen nga Amerika Laine. Fale saj, ne narkoshtetin e Edvin Mafise, Shqiperia ze vendin e pare ne bote per konsumin e kokaines por edhe konsumi i bananeve ne Shqiperi eshte dhjetra here me i madh se ne Maqedonine e Veriut. Keshtu, ne Maqedonine e Veriut konsumi i bananeve eshte 0,05 kg per fryme, ne narkoshtetin e Edvin Mafise eshte 7.3 kg per fryme?!?!

Keshtu miq, nuk mbetet gje tjeter vetem te brohorasim: Rrofte bananja se na solli republiken e Kokaines! sb

Rama i dhuroi 4200 m2 tokë dhe një Fabrikë, Berisha paralajmëron Bolinon: Do gjykohesh për krimet e tua bashkë me padronin tënd

Berisha ka reaguar pas vendimit të Qeverisë të firmosur nga Rama për t’i dhënë pronarit të televizionit “Report tv”, Karlo Bolono një territor prej 4200 m2 dhe një ndërtesë Fabrike pronë publike, të cilën e morën për 20 vite me 1 euro.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, ky është një akt kriminal, vjedhje abuzim me pasurinë publike i Edvin Mafisë dhe mikut të tij të akuzuar për lidhje me Sakra Corona Unita, i cili duhet të jetë automatikish subjekt i ligjit antimafia. Sipas Berishës, përveç interesave të tyre mafioze asnjë ligj apo parim nuk lejon dhënien në përdorim me 1 euro të pasurive publike një medie kryekëput qeveritare.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Mafia dhe dhe Karlo Malavita i tij lumturojne njeri tjetrin me territorin e nje shkolle te mesme!

Miq, mediat njoftuan keto dite se ne kundershtim flagrant me çdo ligj Edvin Hajduti dhe famosi Karlo Bolino u vetshperblyen me nje territor prej 4200 m2 dhe nje ndertese Fabrike prone publike, te cilen e moren per 20 vite me 1 euro.

Ky eshte nje akt kriminal, vjedhje abuzim me pasurine publike i Edvin Mafise dhe mikut te tij te akuzuar per lidhje me Sakra Corona Unita, i cili duhet te jete automatikish subjekt i ligjit antimafia. Perveç interesave te tyre mafioze asnje ligj apo parim nuk lejon dhenien ne perdorim me 1 euro te pasurive publike nje medje kryekeput qeveritare. Por kete ne narkoshtetin e Edvinit dhe Bolinos ky eshte nje standarte konstant.

Shtoj ketu se ne planin e qytetit para vitit 2015 ky territor dhe kjo ndertese kane qene te caktuara per nje shkolle te mesme, e cila ne ate zone mungon. Por Edvini me Bolinon e tij me ndihmen e Lal Plehut e hoqen nga plani per te marre per vehte.

Keshtu Edvin Mafia shfrytezon pronaret e mediave te tualetit qeveritar si Arben Malavita, televizionit te te cilit i dha 16 milione dollare per dekodera dhe qe perfunduan si fondet e Chek-up it duke i ndare se bashku dhe Karlo Malavites, qe pasi vodhi se bashku me te fondet Bunker-Hales, po vjedh tani territorin e tere te shkolles se mesme te nxenesve te Tiranes.

Me kete rast, dua ti them Karlo Malavites se per shfrytezimin e Edvin Mafise per pasurim mafioz nuk do jete e larget dita qe do gjykohesh per krimet e tua se bashku me padronin tend.sb

Albin Kurti reagon sërish ndaj Ramës: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës!

Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës dhe njëherësh dhe kryetar i partisë, në një intervistë për Anadoly Agency është pyetur nëse do t’i bashkangjitet të ashtuquajturit “Shengeni i vogël”, që u inicua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Kurti u përgjigj se nuk i kundërshton iniciativat rajonale, shkruan AA, por se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla. Duke theksuar se duhet të takohet me kryeministrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmend këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë, ta krijojnë mini Shengenin ballkanik.

Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti, sipas AA.