37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kurti: Qeveria e re në Kosovë do të varrosë idenë e ndryshimit të kufijve

Kandidati për kryeministër të Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh.

Por, ai tërheq vërejtjen se perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes.
Kurti ka thënë për Zërin e Amerikës se projekti për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar por ideja ende nuk ka vdekur dhe se qeveria e tij do t’i jap fund asaj.

Zoti Kurti, ende pa e marrë pushtetin, ju po përballeni me kërkesat për ripërtëritje të shpejtë të bisedimeve me Serbinë. A jeni i gatshëm për një gjë të tillë?

Albin Kurti: Sigurisht që po. Besoj që do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse kemi shumë çështje të hapura, mirëpo, statusi i Kosovës nuk është njëra prej tyre. Ne konsiderojmë që me Serbinë tashmë i kemi 33 marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet ta shohim qysh në muajin e parë në zyrë një bilanc të zbatimit të tyre dhe të ndikimit të tyre në realitetin e qytetarëve.

Por edhe më herët se kaq, në javën e parë në zyrë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, që është një gjë tjetër për zhvillim, dialog demokratik prej poshtë për integrim të tyre, ndërkaq ekipi negociator, ekipi i bisedimeve me Serbinë do të udhëhiqet nga unë sepse republika jonë parlamentare ashtu e do dhe ashtu e thotë me ç’rast do t’i vendosim edhe principet të dialogut të ardhshëm.

Do ta kemi përgatitjen paraprake me dialog me Brukselin për dialog me Serbinë, por dua që patjetër të jetë edhe opozita e përfshirë meqenëse skena jonë politike e Kosovës nuk guxon të jetë e ndarë dhe e përçarë sa i përket Serbisë.

Zoti Kurti, Serbia kërkon diçka nga Kosova në mënyrë që ta njoh pavarësinë e saj. Si do t’ia bëni me këtë?

Albin Kurti: Ne kemi po ashtu kërkesa për Serbinë. Përveç se duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojë kushtetutën, e ka kushtetutën të vjetruar Republika e Serbisë dhe duhet ta ndryshoj dhe gjithashtu duhet që të ballafaqohet me të kaluarën me ç’rast patjetër që Serbia na shfaqet si borxhli ndaj Kosovës edhe sa i përket suksesionit të Jugosllavisë edhe sa i përket reperacioneve të luftës edhe të okupimit.

Prandaj besoj që i gjithë spektri politik kosovar, duhet të bashkohen në kërkesat e Republikës së Kosovës për Republikën e Serbisë, ku duhet theksuar një mijë e 500 të pagjeturit, pastaj janë mbi një milionë shqiptar të dëbuar ga shtëpitë e tyre në pranverën e vitit 1999, 860 mijë të deportuar jashtë Kosovës, njëzet mijë gra e vasha të përdhunuara, janë 10 mijë civilë të pambrojtur e të paarmatosur të vrarë në mesin e të cilëve mbi 1 mijë fëmijë, fondi i kursimeve pensionale, depozitat bankare dhe 1 mijë e 200 artefakte kulturore gjithashtu të plaçkitura por të mos harrojmë se edhe shumë ndërmarrje në Kosovë i kanë pasur degët, zyrat e tyre gjithandej në Serbi të cilat janë tjetërsuar padrejtësisht dhe këto janë vetëm disa prej elementeve përbërëse të kërkesave tona për borxhin që na e ka Serbia.

Zoti Kurti, Serbia nuk ka shprehur ndonjë gatishmëri për ta njohur të themi Kosovën dhe një gjendje e tillë do të mbaj një status quo si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Sa është e qëndrueshme një gjendje e tillë?

Albin Kurti: Unë nuk them se po kënaqemi apo gëzohemi me këtë status quo, por nuk do të lejojmë as të nxitohemi dhe të biem edhe më poshtë seç jemi. Me hapa të nxituar mund ta përkeqësosh gjendjen.

Besoj që korniza e integrimeve evropiane, fryma e Bashkimit Evropian, ideja udhërrëfyese e fqinjësisë së mirë, parimi i reciprocitetit, dialogu parimor i përgatitur mirë dhe i qëndrueshëm, është rruga e duhur përpara në mënyrë që të mos kemi dështime të reja për çfarë sigurisht më nuk e kemi komoditetin.

Një javë pasi u emërua si përfaqësues i Posaçëm presidencial për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell qëndroi në Prishtinë dhe në Beograd duke kërkuar që të dyja palët të punojnë ngushtë dhe shpejt për një marrëveshjeve gjithëpërfshirëse. Keni diskutuar në takim me të për ritmet kohore se kur mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë?

Albin Kurti: Shkëlqesia e tij, ambasadori Grenell, insistonte që për investime në vendin tonë e në vendet tona, është e domosdoshme një marrëveshje e shpejtë përfundimtare me Serbinë.

Natyrisht që ne nuk e mohojmë faktin që imazhet e vendeve tona, joshja e investitorëve të huaj do të mund të ndihmohej nga një marrëveshje që do të arrinim ne, mirëpo janë tre faktorë tjerë posaçërisht të cilët ndikojnë në ardhjen e investimeve të huaja, në kushtet ku as mërgata jonë nuk po investon në Kosovë e këto janë; e para, varfëria e përhapur në Kosovë që e zbret kërkesën agregate, e dyta; është korrupsioni i përhapur në institucionet e sistemit i cili ka krijuar biznese të privilegjuara që në mënyrë kujdestare i fitojnë tenderët të cilët specifikohen pikërisht për t’u fituar nga ato biznese dhe e treta; është qasja e vështirë në financa për shkak të bankave komerciale me kamata të larta të kredive.

Pra, jemi për marrëveshje me Serbinë, jemi për dialog parimor me Serbinë dhe besojmë që marrëveshja e tillë ka nevojë të përmbaj patjetër pavarësinë e Kosovës të njohur nga Serbia, Serbia ta ndryshoj kushtetutën, të ballafaqohet me të kaluarën që do të thotë se për këtë marrëveshje duhet shumë më tepër të ndryshoj Serbia se sa Kosova dhe mbi të gjitha procesi drejt marrëveshjes dhe përmbajtja e marrëveshjes janë më prioritare, më të të rëndësishme se sa afati kohor për të. Nuk kemi kohë për të humbur por nuk e kemi as komoditetin për t’u nxituar.

A është për përmendur ndonjë afat kohor në takim me ambasadorin Grenell?

Albin Kurti: Është përmendur disa muaj pra jo çështje javësh por disa muaj.
Mirëpo unë besoj që perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet pikërisht kur e vë afatin kohor përpara përmbajtjes dhe procesit deri atje.

A ka ndonjë kërkesë për një takim të themi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi që të zgjidheni kryeministër i vendit, një takim të shpejtë?

Albin Kurti: Deri më sot jo. Natyrisht që janë disa forume ndërkombëtare ku me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë do të na binte që të takohemi, njëri prej tyre është procesi i Berlinit por e kemi edhe iniciativën franko-gjermane, e kemi Brukselin si lehtësues.

Unë jam i gatshëm që si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës të marr përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit tonë në këtë dialog të ri e parimor, por kërkesa konkrete me takime të tilla në ndonjë kohë të caktuar nuk ka.

Në dritën e forcimit të angazhimit amerikan rreth marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ka pasur ide që mund të jetë një lloj konference, apo siç tha komisionari i deritashëm për zgjerim i Bashkimit Evropian, një lloj konklave, ku palët nuk do të dilnin pa një rezultat. A është e mundur një formë e tillë dhe a u diskutua kjo me ambasadorin Grenell?

Albin Kurti: Nuk është diskutuar me ambasadorin Grenell një mundësi e tillë. Natyrisht që nuk mund të përjashtosh asgjë, por ajo që është e sigurt është se formatet e tilla janë në fund të procesit negociator dhe kurrsesi në fillim dhe mendoj se jemi shumë larg nga ajo ditë.

Diçka e tillë si konferenca e Rambouillet?

Albin Kurti: Rambouillet ka qenë midis lufte pra kur në Kosovë vdisnin çdo ditë civilët tanë dhe kishte për ditë beteja midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake policore të Serbisë.

Ajo ishte një konferencë për ta ndalur luftën mirëpo dështimi i konferencës së Rambouillet na dha neve një hov të fuqishëm meqenëse ndërhyri NATO-ja kundër Jugosllavisë së Millosheviçit dhe asisoj u mundësua çlirimi i Kosovës në qershorin e vitit 1999. Ajo është kontekst krejt tjetër fare prej asaj që kemi sot.

Zoti Kurti që nga vera e vitit të kaluar janë hedhur ide të ndryshme për korrigjim kufijsh apo një lloj shkëmbimi të territoreve, deri tash i keni kundërshtuar idetë e tilla por nëse hidhen ato sërish çfarë do të bëni?

Albin Kurti: Projekti për shkëmbimin territorial midis Kosovës dhe Serbisë ka dështuar. Më duhet të pranoj se ideja nuk ka vdekur, projekti ka dështuar – ideja nuk ka vdekur. Me qeverinë tonë jo vetëm që projekti i dështuar vuloset, mirëpo vdes edhe një ide e tillë meqenëse nuk mund të shtiremi thua se jemi para një çerek shekulli dhe me lapsa mbi hartë luajmë rolin e (Franjo) Tugjmanit e Millosheviqit teksa ndajnë dhe copëtojnë Bosnjën. Mendoj që ajo kohë ka kaluar, ajo është kohë lufte. Tash jemi në kohë të paqes kur kemi nevojë që sa më shpejt të bëjmë hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Shkëmbimi territorial në Beograd është quajtur kufizim me shqiptarët, përkufizim me shqiptarët apo siç e thonë ata “razgraniçenje”, që për bindjen time është koncept racist, meqenëse gjithmonë do të ketë në të dy anët e kufirit edhe shqiptarë edhe serbë. Nuk ka kufij të përsosur etnik dhe kërkimi i një përsosmërie të tillë është qasje dhe qëndrim racist.

Ndërkaq shkëmbimi territorial në Kosovë nga presidenti ynë quhej korrigjim kufiri me kompromis të dhimbshëm ku veriu është dhuratë e (Aleksandër) Rankoviqit, pra ai kishte një frazë tjetër për shkëmbimin territorial, por koha e monarkëve të mesjetës që e trajtojnë territorin e shtetit sikurse pronë private të tyre që mund ta shkëmbejnë por si një mall të zakonshëm, ka përfunduar. Kosova është Republikë parlamentare dhe demokratike, mban zgjedhje të lira dhe në këto zgjedhje të gjashtë tetorit mund të themi që më parë kishim ironikisht një lloj shkëmbimi të popullsisë ku shumë të rinj tanë fatkeqësisht emigruan për shkak të qeverisë së keqe por edhe shumë nga mërgata u kthyen që të votojnë me gjashtë tetor për ndryshimin e madh që opozita e djeshme të bëhet qeveri e nesërme dhe që këtij ndryshimi e kësaj qeverie të ardhshme t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje.

Zoti Kurti ju keni thënë që kur të vini në qeveri do të bëni bashkë të gjitha partitë politike duke përfshirë opozitën për bisedimet me Serbinë. Këtu pjesë e institucioneve është edhe zoti Thaçi me të cilin dihet që nuk keni marrëdhënie të mira, si do të veproni?

Albin Kurti: Unë nuk do ta përjashtoj presidentin Thaçi, unë nuk do ta përjashtojë opozitën, unë do të përfaqësoj koalicionin qeverisës dhe do t’ja shtrij dorën e bashkëpunimit opozitës në mënyrë që ne të mos ndahemi nga Serbia si një pykë e cila na e dobëson pozicionin tonë dhe shtetin tonë në përgjithësi.

Pra nuk do të ketë përjashtim të presidentit Thaçi, por nuk është e mundshme më që ai të udhëheq në dialogun me Serbinë. Udhëheqja ka ndryshuar me rezultatet e gjashtë tetorit, ardhmëria në Kosovë ka datë, ishte ky gjashtë tetori i vitit 2019.

Në qershorin e vitit 1999 kishim entuziazmin e çlirimit të vendit tonë dhe popullit tonë nga një shtet i huaj, në shkurtin e vitit 2008 kishim entuziazmin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë dhe në tetorin e vitit 2019 kemi entuziazmin e çlirimit të shtetit tonë nga uzurpimi i brendshëm, nga një pushtet apo regjim i cili e bëri veten më shumë se qeveri e shtetin tonë më pak se Republikë.

Zoti Kurti presidenti Thaçi zakonisht ka marrë ftesë nga Bashkimi Evropian për bisedime, nëse merr prapë si do të ja bëni?

Albin Kurti: Nuk është e mundshme një gjë e tillë sepse unë do të vendosi menjëherë kontaktet me Brukselin qysh në javën e parë të punës sime si kryeministër i ri dhe po e theksoj nuk do të ketë përjashtim të presidentit Thaçi. Ai është përfaqësues i politikës së jashtme por nuk është më krijues i politikës së jashtme.

Republika jonë nuk është presidenciale sikurse Franca, është republikë parlamentare dhe konform kësaj dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të pranverës të këtij viti, dialogun e ardhshëm me Serbinë e udhëheq kryeministri i ri i Republikës së Kosovës nga qeveria e re dhe ekipi përkatës negociator dhe jo më presidenti.

Zoti Kurti të enjten në Novi Sad presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë për atë që ata e kanë quajtur si një “mini shengen” ballkanik. Si e shini ju një deklaratë të tillë dhe mungesën e Kosovës këtu?

Albin Kurti: Në njëfarë mënyre të tria këto vende tashmë e kanë lirinë e lëvizjes e kanë liberalizimin e vizave, këtu çështja është që Kosova ta fitojë këtë gjë.

Unë jam i bindur që për liberalizimin e vizave të Kosovës thelbësore është Prokuroria Speciale, pra liberalizimin e vizave nuk do ta sjellë qeveria e re por aktiviteti i ri i Prokurorisë Speciale atëherë kur ajo do të jetë e çliruar prej ekzekutivit.

Unë synoj që të takohem me qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por mendoj që në të gjitha këto iniciativa është tejet e rëndësishme që Kosova të jetë gjithnjë e pranishme, e përfaqësuar, të marrë pjesë, sepse Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare.

Të gjitha këto debate po bëhen në një kohë kur Kosova ende po numëron votat. Ju tashmë keni një marrëveshje me Lidhjen Demokratike për të bashkëqeverisur ose për të krijuar koalicionin e ardhshëm. Kur pritni që të formohet qeveria?

Albin Kurti: Ka një lloj një lloj zvarritje me rinumërimin, janë edhe votat me kusht, votat e mërgatës tonë, por besoj që një muaj prej tash çdo gjë do të jetë e përfunduar ndonëse rezultati nuk do të ndryshoj, ai do të mund të thellohej për shkak të votave të mërgatës.

Në vitin 2014 lëvizja Vetëvendosje ka pasur 50 për qind të votave të mërgatës, në vitin 2017 kemi pasur 70 për qind të votave të mërgatës rrjedhimisht diferenca që kemi ne si subjekt fitimtar i dalur i pari nga zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti vetëm sa do thellohet në fund kur do të certifikohet rezultati nga KQZ.

Cilat do të jenë punë te para pasi që të bëheni kryeministër?

Albin Kurti: Punët e para tashmë i kemi nisur në bisedat që kishim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. U dakorduam plotësisht për qeveri të zvogëluar dhe efikase dhe për shtet sa më të fortë e të fuqishëm, që do të thotë se nga 21 ministri sa ishin, ne do të zvogëlojmë me synimin tonë që të jenë rreth 12 prej tyre dhe jo më shumë se aq, ndërkohë që numri i zëvendësministrave nga mbi 80 sa ishin të mos jenë, të themi më shumë se një e treta e çfarë e kishim me këtë qeverisje të dy viteve të shkuara.
Po ashtu jemi dakorduar që të kemi përfaqësim të duhur gjinor me ç’rast të jenë së paku 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe të zëvendësministrave. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të kenë alternative tjera përveç se njëra tjetrën, do të vazhdojmë kontaktin edhe me pakicat tjera jo serbe dhe do të ecim drejt, mbarë e mirë drejt qeverisë së re të Republikës së Kosovës e cila do të jetë po ashtu e drejtë, e mbarë dhe e mirë.

“VOA”

Gazment Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Pyetje: Cili është komenti juaj për raportin final të Vencias për presidentin?

Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.

Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja?

Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

PD thirrje Ramës: Ndalo menjëherë dhunën dhe arrestimet ndaj banorëve të Unazës së Re

Partia Demokratike ka dënuar urdhërin politik të Ramës mbi dhunën dhe arrestimet e ndërmarra nga policia gjatë mbrëmjes tek Unaza e Re duke.

”Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.

Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës.

U ka hyrë frika deri në palcë nga revolta popullore! Shikoni si terrorizon Llesh Kimiku banorët e Mirditës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi po ushtronka ushtruar sot në vendlien e tij, Mirditë.

Sipas banorëve, gjeneral Hashashi ka dërguar forca të shumta policie në zonë në mbështetje të klientelës së qeverisë.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Gjeneral Hashashi lidhi zagaret para se tju lidhe Mirdita ty dha ata!

Miq, forca te shumta te narkopolicise jane dyndur sot ne Selit te Mirdites dhe ushtrojne terror te eger mbi popullin protestues qe mbrone pasurite e tij ujore ne mbeshtetje te klientelse se narkoqeverise. Pas nderprejes se punimeve ne Hec-t e Zajs dhe ne Melth te Selites, sot gjeneral Hashashi qe eshte nga ajo zone dhe qe tani e tutje meriton te quhet edhe gjeneral harami, ka derguar forca te panumerta policie per vazhdimin e punimeve dhe shtypur protesten e drejte te banoreve te Selites per te mbeshtetur klientelen e tij dhe Edvin Mafise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe terrorin mafioz policor ndaj banoreve te Selites dhe kerkoj nderprerjen urgjent te projektve qe grabisin pasurit ujore dhe kercenojne jetesen dhe miqenien e banoreve te zones!

Lexoni mesazhin e banorit dixhital. sb

Ja care ben Sander Lleshi ne vendlindjen e tij, pushton me forca policore banoret autoktone, sepse aty do te rrembejne Lumin Uraka dhe te fusin neper tuba per hidrocentrale, qe i kane Ndrec Deda (kryetari i bashkise) me njerezit e vet, kriminele, qe ju i keni denoncuar me emer. Publikoje, ta njohin mire selitasit dhe ata nga Merkurthi, ku ka lindur dhe eshte rrit Sander Lleshi, se cfare po iu ben selitasve biri i tyre minister rendi. Shume respekte per ju, Zoti Berisha!’

Policia e Lleshit u sulet edhe mediave tek Unaza e Re, arrestohet operatori i “Shijak Tv”

Rama ka urdhëruar ushtarin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi që të arrestojë qytetarët që protestojnë tek Unaza e Re.

Janë më shumë se 50 forca policie kanë zbarkuar në zonën e unazës së re dhe kanë arrestuar të paktën 5 qytetarë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se kanë arrestuar edhe operatorin e Shijak TV, Ledio Guni.

Sipas të dhënave, ai ka qenë duke i filmuar civilët e Lleshit që janë shpërndarë përgjatë rrugës nga sheshi Shqiponja deri tek shkolla teknologjike dhe për këtë arsye e kanë ndaluar.

Terror tek Unaza e Re, policia arreston disa banorë, presion mediave mos transmetojnë

Bandat në polici po ushtrojnë terror dhe arrestime tek Unaza e Re. Me urdhër të Lleshit policia është sulur sërish sonte ndaj protestuesve duke bërë arrestime.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se dhjetëra forca policie janë duke arrestuar qytetarët protestues.

Por nuk kanë ngelur me kaq. Policia u ka bërë presion edhe medieve të pranishme në atë zonë, që më herët kishin ndjekur protestën e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Zëri i Amerikës citon Venecian: Nuk janë kushtet për shkarkimin e Metës

Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve. Në një deklaratë të tijën Komisioni, thekson se ekspertët e tij janë të mendimit se ndonëse Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave kushtetuese, veprimet e tij mund të mos justifikojnë shkarkimin nga detyra.

Deklarata e Komisionit të Venecias pas shqyrtimit në seancë plenare të rastit të Presidentit shqiptar Ilir Meta për anullimin e datës së zgjedhjeve, i mëshon kryesisht aspektit të shkarkimit ose jo të Kreut të Shtetit, siç synon parlamenti i cili ka ngritur dhe një komision të posaçëm hetimor hetimor. “Ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të tillë që mund të justifikojnë shkarkimin e tij”, thekson deklarata duke ju referuar përfundimeve të ekspertëve.

Në fakt dhe në projekt opinion theksohej se “Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anulluar dhe duke shtyrë zgjedhjet vendore përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve vendore pa një bazë ligjore specifike. Megjithatë, elementët e parashtruar më sipër mund të çonin në konluzionin se këto akte mund të mos kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht të rëndë për të autorizuar një shkarkim të Presidentit”.

Në deklaratë e sotme vërehet se “edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Kuvendi do të duhej të miratojë legjislacion të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet”, vë në dukje teksti. Në projekt-opinion, ekspertët e Komisionit të Venecias, duke patur parasysh situatën e krijuar në Shqipëri, theksojnë se presidenti Meta mund të ketë patur synime legjitime, por se ai nuk ka patur asnjë bazë ligjore për vendimin e marrë. “Anullimi i zgjedhjeve është i mundshëm vetëm në situatat të cilat plotësojnë kërkesën për deklarimin e një gjendje të emergjencës. Megjithatë, rregullat e aplikueshme kushtetuese për situatat e emergjencës nuk janë ndjekur në këtë rast. Nuk ka patur as konsensus politik, i cili do të kishte lejuar përcaktimin e një baze ligjore ad hoc”.

Sipas deklaratës “në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet vendore”. Në lidhje me këtë moment, në projekt opinion jepet një shpjegim më i detajuar, duke qenë se bojkoti i opozitës ishte dhe një ndër argumentat e presidentit Meta për të anulluar datën 30 Qershor duke qenë se në ato zgjedhje nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Dhe sipas ekspertëve “bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike, edhe në qoftë se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Për ndryshe, këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje”.

Duke ju rikthyer vendimit të parlamentit për rastin, në deklaratë theksohet se “edhe nëse parlamenti do të konstatonte se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky veprim ishte i një karakteri të tillë sa për të vërtetuar nje “shkelje serioze”, ndërsa shtohet më tej se “edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në shkarkim, duke marrë në konsideratë, fuqinë e seancës plenare të parlamentit për të marrë parasysh qëllime të tjera kushtetuese, siç janë ruajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetit në vend”.

Ndërsa vë në dukje se dekreti i presidentit nuk u sfidua para një gjykate, në deklaratën e sotme të Komisionit të Venecias, nënvizohet se “nëse parlamenti do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje “serioze” që do të justifikonin shkarkimin e tij”, përfundon deklarata.

Projekt opinioni i Komisionit të Venecias u kritikua ashpër nga Presidenti Meta. Në thelb të kundërshtimeve, ishte fakti se sipas tij vlerësimet ligjore “janë të pamjaftueshme nëse nuk vendosen në dritën e rrethanave ekstreme ku janë zbatuar”. Sipas presidentit “projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor” dhe se “krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit”.

Edhe në intervistat e tij të ditëve të fundit, Presidenti mbajti të njejtat tone të larta, duke përsëritur madje se për të nuk kishte fare rëndësi opinioni i Venecias, ndonëse më herët ai kishte shprehur vlerësime për këtë institucion, të njohur gjerësisht për ekspertizën e tij të specializuar për cështje që lidhen me interpretime kushtetuese.

Reagon nipi i viktimës: Policia fsheh provat, Dritani ka marrë dy plumba, në banesë kishte drogë

Nipi i Dritan Hoxhollit i vrarë dje në mëngjes në shtëpinë e Marsida Qatjës në Kavajë nga plumbat e dala nga pistoleta e policit Bledar Toçi ka reaguar për mediat duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Nipi i viktimës ka dhënë detaje të reja që mund t’i japin një rrugë tjetër hetimeve dhe nga ana tjetër rrisin dyshimet në opinionin publik. Ai ngre akuza ndaj policit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij. Nipi ndërkohë nxjerr dhe një fakt tjetër. Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi ai.

Sipas tij, të tre personazhet kryesore të kësaj historie njiheshin me njeri-tjetrin nga më para duke hedhur dyshime mbi shkaqet e ngjarjes.

Nipi i tij shprehet se ata kishin shkuar më parë tek shtëpia e nënës së viktimës dhe se kishin lidhje të ngushta bashkë.

Ai shprehet se polici duhej të informonte shefat e tij për kërcënimet e Hoxhollit ndaj Marsidës dhe jo të vepronte vetë duke rezultuar me vrasjen e tij.

Shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi që kreu vrasjen është nipi i ish-deputetit të PS, Fatmir Toçi

Paloka: Raporti i Komisionit të Venecias fshikullon Ramën, Ballën dhe Spiropalin

Nënkryetari i PD, Edi Paloka me anë të një statusi në ‘Facebook’ shkruan se Edi Rama përdor dy kllounët e tij Taulant Balla e Elisa Spiropali, të cilët gjoja flasin për drejtësi e duan edhe shkarkim antikushtetues të presidentit, ndërkohë që në të vërtetë duhet të ishin sot në burg.

Paloka shkruan se, dy ‘kllounët’ e Ramës përdorën Komisionin e Venecias si justifikim për të shkarkuar padrejtësisht presidentin, ndërsa vijon paturpësisht punën edhe Komisioni Hetimor me në krye Ulsi Manjën.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Raporti Komisionit te Venecias fshikullon Ramen, Ballen dhe Spiropalin.

Sa shpejt ju bie boja nga surrati kllouneve të Rames…

Kerkuan te perdornin Komisionin e Venecias si ‘mashe’ qe Rama te mos i fuste duart ne zjarrin qe ka ndezur vete.

Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit,  nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore.

E sic ndodh rendom kur ne ‘loje’ futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati…

Te dy keta duhet te ishin sot ne banken e te akuzuarve per nje sere skandalesh , aferash korruptive e lidhjesh kriminale te faktuara me se nje here. Por nderkohe keta jo vetem perfaqsojne qeverine perpara institucioneve nderkombetare, po vazhdojne te flasin per parime, per drejtesi e  ju shesin moral shqiptareve  nga ekranet e televizioneve. Sigurisht qe Rama di ke te zgjedh per raste te tilla. Dy me te diskretituarit e nje maxhorance te diskretituar teresisht.

E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se ‘pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias’ komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar ‘lideri’ i ketyre te treve.

Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre.

Skandal! Turqia i ndalon Shqipërisë flamujt “Authoctonus” dhe të Kosovës, FSHF e aprovon

Turqia nuk do t’i lejojë tifozët e Shqipërisë të hyjnë në stadium për ndeshjen e sotshme me fjamuj ‘Authoctonues” apo të Kosovës, banerët e tifozëve ultras apo çfarëdo pankartë që s’ka të bëjë direkt me flamurin e Shqipërisë, shkaku i një ligji sportiv në Turqi.

Shqipëria ka udhëtuar në Turqi dhe sonte në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta arritur këtë turne.

Megjithatë, para kësaj ndeshjeje, shumë tifozë shqiptarë kanë mbetur të zemëruar nga njoftimi se flamujt ‘Authoctonus”, ata të Kosovës dhe shumë materiale të tjera s’do t’i lejohen brenda në stadium.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.