19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Qeveria e Edi Ramës vijon të rëndojë klimën e biznesit, vendos një tjetër barrierë antiligjore

Qeveria e Edi Ramës vijon të rëndojë klimën e biznesit në Shqipëri, vendos një tjetër barrierë proçeduriale antiligjore. Çdo biznes nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet, por me agjensinë pa ekspertizë dhe pa kapacitet ADISA.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORI I KABINETIT TË PD, DORIAN TELITI

Qeveria e Edi Ramës ka marrë këto ditë një vendim që godet çdo biznes tatimpagues dhe që përkeqëson më tej klimën e biznesit në Shqipëri.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, qeveria ka vendosur që çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrë më shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të organit tatimor.

Tatimpaguesit shqiptare do të futen në rradhët e gjata të sporteleve të Agjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), e cila nuk ka as ekpertizën, as kapacitetet për të përballuar kërkesat dhe volumin e punës për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim që tatimpaguesit kanë.

Sipas Ligjit për Proçedurat Tatimore, detyra parësore e organit tatimor është dhënia e shërbimit tek tatimpaguesi, por me vendimin e fundit të qeverisë, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim apo ndihmë nga tatimet, do ta gjejnë këtë derë të mbyllur, pasi klima e mirë për biznesin nuk është prioritet për Edi Ramën.

Tatimet do të funksionojnë vetëm për të shtydhur bizneset, për t’u marrë edhe qindarkën e fundit nga taksat e rritura për t’u turrur si ujqër kur të jete koha për kontroll, por nuk do të japin më asnjë shërbim për biznesin.

Vemendja e qeverisë nuk shkon në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.

Perkundrazi!

Në vend që t’i kushtohet më shumë vëmendje marrëdhënies tatimpagues – administratë, me qëllim rritjen e performancës së bizneseve, duke i ndihmuar ata gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë, qeveria vendos edhe një tjetër barrierë proçeduriale, e cila rëndon akoma edhe më shumë klimën aktuale negative që po përjeton ekonomia shqiptare.

Zgjidhje ka, dhe shumë shpejt do të bëhet realitet.

Partia Demokratike ka një plan të thjeshtë dhe të qartë për biznesin!

Tatimpaguesi në piedestal, një sistem tatimor të thjeshtë dhe shërbëtor për biznesin, minimizim të kontrolleve tatimore, taksa të ulëta, hapje të vendeve të punës dhe më shumë para për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Kosova me sy e veshë nga Praga

Anglia është përfaqësuesja që e ka mposhtur së fundi Kosovën.

Më 10 shtator në Southampton, Anglia fitoi 5:3 ndaj “dardanëve”, që kaluan në epërsi që në minutën e parë. Një tjetër fitore e Anglisë do të paraqiste lajm të mirë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Natyrisht jo në ndeshje me Kosovën, por në ndeshjen që anglezët e luajnë të premten (sot, 20:45) ndaj Çekisë. Ndeshja Çeki – Angli luhet në “Sinobo Stadium” në Pragë dhe ka ndikim të madh në ëndrrën e Kosovës për kualifikim në “Euro 2020”, shkruan sot Koha Ditore.

Anglia prin në Grupin A eliminator me 12 pikë nga katër ndeshje. Çekia është e dyta me 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa e treta është Kosova me 8 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi e Bullgaria janë jashtë garës për kualifikim me nga 2 pikë të mbledhura.

Me Anglinë superiore në grup, ka mbetur e hapur gara për vendin e dytë, që po ashtu ofron biletë për kampionatin evropian.

Vjosa Osmani: Gjatë fushatës për zgjedhjet më kërcënuan dhe frikësuan fëmijët…

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, thotë se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore e kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj.

Vjosa Osmani thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare është kërcënuar nga njerëz të panjohur.

“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë në Rubikon se asaj i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.

Papërgjegjshmëria makabre me ilaçet vazhdon

Nga Bardh SPAHIA

Dy javë më parë, si qytetar e si mjek ngrita shqetësimin se në Shqipëri nuk ishte ndermarre asnje veprim për tërheqjen nga tregu të barit Ranitidinë, i ndaluar në Europë e në SHBA për shkak se gjatë testit laboratorik, u dallua prania e një papastërtie nitrosamine (NDMA), që klasifikohet si substancë që mund të shkaktojë kancer.

Natyrisht që kjo këmbanë alarmi që aktivizoi vetëm pas denoncimit Ministrinë që shëndetin e qytetarëve e ka të fundit në listën e prioriteteve, ishte rasti për të reflektuar e vepruar edhe për ilacet e tjera që prodhohen në vend e ato që importohen nga jashtë.

Si mjek, i drejtova disa pyetje krejt të thjeshta por thelbësore për shëndetin e cdo qytetari, pyetje të cilat edhe pas dy javësh nuk kanë marrë përgjigje. Sot po i përsëris edhe njëherë si shprehje shqetësimi për këtë papërgjegjshmëri makabre ndaj shëndetit të qytetarëve, të pasigurt për cilësinë e barnave që kjo qeveri lejon në treg.

1- A qarkullojnë në Shqipëri barna me princip aktiv ranitidine, lëndët e para ose ndihmëse të të cilave prodhohen në Indi?

2- A ka kapacitete AKBPM për të kryer testet e nevojshme mbi praninë e papastërtisë nitrosaminë tek barna me princip aktiv ranitidinë?

3- A ka kapacitete AKBPM për të kryer analizën e cilësisë dhe efikasitetit të barnave?

4- A garanton AKBPM barna të sigurta e efikase për popullatën?

5- A është e vërtetë se aktualisht AKBPM nuk kryen asnjë analizë laboratorike për asnjë bar që prodhohet apo importohet në vend?

Zonja ministre, mjaft u bëre qesharake duke prodhuar suksese, që as ti vetë nuk i beson! Kujdesi ndaj shëndetit te qytetarëve është detyrim bazik për postin që mban.

Rasti i Ranitidinës duhet të të alarmojë që të bësh detyrën e të mos luash me jetët e qytetarëve të këtij vendi. Bëj ndonjë ditë pushim nga propaganda e teatri dhe merru seriozisht me këtë cështje. E sigurtë që edhe shëndeti yt do përfitojë!

Zgjedhjet në Kosovë dhe qëndrimi mjeran i Rilindsve të Tiranës

Nga Bujar NISHANI

Zgjedhjet në Kosovë patën një përfshirje në diskutim edhe të opinionit publik në Shqipëri.

Përtej faktit që ky interes vjen për shkak të lidhjeve dhe ndjeshmërive normale që ekzistojnë midis shqiptarësh ajo kishte të bënte me diferencat e mëdha dhe kontrastet e forta midis dy modeleve të implementuara në proçeset politike elektorale në dy vende të ndryshme por me të njëjtin popull.

Modeli i Logjikës Politike vs modelit të Politikës së Forcës përmes grupeve të krimit !

Zhvillimet politike në Kosovë erdhën si rezultat i logjikës politike.

Logjika politike në fakt duhet të jetë udhërrëfyesi i zhvillimeve politike në një vend normal.

Dorëheqja e KM Haradinaj, erdhi si rrjedhojë e logjikës politike.

Akuzat e ngritura për dyshime ndaj tij, ishte logjika politike e z. Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e për tu verifikuar në transparencë dhe pa u fshehur pas “mburojës” politike (megjithëse ishte hetuar e verifikuar shumë herë nga gjykatat ndërkombëtare më të specializuara që kishin konfirmuar pafajsinë e tij).

Në Shqipëri, megjithëse KM i përfshirë publikisht në shumë skandale politike dhe financiare jo vetëm që refuzon logjikën politike të hetimit dhe verifikimit jashtë mburojës politike por kthehet në një agresor e dhunues edhe mbi mekanizmat e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Në Kosovë, gjatë të gjithë proçesit elektoral nuk pati asnjë vullnet të mbrapshtë për të vjedhur zgjedhjet, për të blerë votat, për të shantazhuar votuesit e opozitës, për të inkuadruar grupet kriminale në prodhimin e votave.

Ky lloj vullneti është minimumi i standartit dhe bazamentit ku ngrihet i gjithë proçesi.

Rezultati i një proçesi normal politik ishte konkluzioni i logjikës politike.

Rrotacionin politik, nga një mazhorancë që kishte konsumuar ciklin e saj qeverisës tek një opozitë që ishte kuptuar dhe pranuar nga opinioni si mundësi shprese për ndryshim.

Logjika politike duket se do të vijojë me mandatimin e z. Albin Kurti si Kryeministër, dalja e të cilit në krye të shumicës së votës popullore nuk është aspak aksident apo fat elektoral por logjikë e plotë dhe e mënçur e popullit të Kosovës në situatat aktuale.

Logjika politike e konfiguroi LDK-në si peshë e barabartë qeverisjeje duke patur njëkohësisht edhe misionin e balancuesit kryesor të qeverisjes me eksperiencën, trashëgiminë dhe kapacitetet e saja intelektuale dhe vizionare si dhe mekanizmin real në verifikimin e mbajtjes së premtiveve elektorale të VV e në rast të thyerjeve të tyre garantimin për kthimin e mandatit për rivlerësim tek elektorati.

Zhvillimi politik në Kosovë tregoi se jo vetëm proçesi elektoral shkoi sipas logjikës politike por edhe konfigurimi i qeverisjes reflekton logjikën politike të qeverisjes në realitetin e sfidave që ka aktualisht Kosova.

Albin Kurti, Kryeministër dhe garancia qeverisëse nga pesha dhe kapitali politik i LDK përbëjnë logjikën e garancive për të sfiduar korrupsionin, garantuar sigurinë e qytetarëve, ruajtur integritetin dhe dinjitetin e shtetit të tyre si dhe mundësuar oportunitete për zhvillim.

Vijimi i logjikës politike në Kosovë nuk do të jetë i lehtë, pasi nëse ajo funksionon prej shoqërisë dhe popullit atje, është e sfiduar dhe rrezikuar prej faktorësh të tjerë.

Dy prej vendeve fqinjë të saj në kontrast me logjikën politike të Kosovës janë të infektuar nga politika e forcës destruktive në raport me Kosovën.

Për paradoksin më të madh këto vende janë Serbia dhe Shqipëria, që në fakt për nga logjika politike duhet të ishin në dy ekstremet e qasjes ndaj Kosovës, por që për shkak të modeleve qeveritare janë kapur në një simetri politike kundër logjikës politike, në këtë rast jo vetëm të Kosovës por dhe të gjithë Rajonit tonë.

Logjika politike e qeverisjes së re të Kosovës do të duhet të përballet me qëndrime dhe zëra të caktuar nga Brukseli, që në raport me Kosovën, duke përdorur mekanizmin komunitar dhe prestigjin e tij, çuditërisht preokupohen për interesat e Moskës dhe Pekinit, në vend që të avancojnë politikën e Berlinit, Londrës, Parisit, Vienës, Romës e në tërësi të 23 shteteve të Unionit të kontinentit tonë mbi stabilitetin e Ballkanit.

Logjika politike e Kosovës për bashkëjetesë, mirëkuptim, paqe e stabilitet përballet me platformat e pandryshuara pan-serbe të destabilitetit, dominimit, madhështisë së marrëzisë, prej Serbisë.

Situata e re politike në Kosovë përkon edhe me qëndrimin mjeran të Qeverisë së Rilindsve në Shqipëri, e cila zvarritet pas tallavasë mini-rajonale të Serbisë, që e vetëquan “Shengeni Ballkanik”, një sajesë “fiction”, për të kuruar hallet në politikën e brendëshme të A. Vuçiç, me qëllimin e vetëm për të shpikur mizanskena virtuale ku emri dhe shteti i Ksovës të mos egzistojë.

Rilindsve të Tiranës nuk ju bën përshtypje se përse pjesmarrjen në këtë tallava serbe e ka injoruar Mali i Zi dhe Bosnja & Herzegovina, pa përmendur pastaj Kroacinë dhe Slloveninë të cilat përpiqen ta tërheqin Ballkanin në ombrellën evropiane, kur ndërkohë rilindsit tentojnë të na “frymëzojnë” me kadavrën politike me emrin “jugosllavi”.

Në këto krahasime modelesh; midis logjikës politike në Kosovë dhe politikës së forcës me bazë krimin në Shqipëri, gjendet i shpjeguar interesi dhe diskutimi i zhvillimeve politike të Kosovës këtu ndër ne, në Shqipëri.

Por gjithashtu, mbi bazën e vijimit të logjikës politike në Kosovë, ne këtu mbetemi të qetë (edhe për stabilitetin e paqen tonë), se tentativat për mutacione politike dhe kthime pas të destabilitetit rajonal, do të pamundësohen.

Suksese Kosovës, për të mirën e të gjithëve!

“Kam dashur dhe dua përmbysjen e këtij pushteti dhe zëvendësimin e tij me një demokraci perëndimore”

“Kam qenë dhe jam armik i pushtetit të sotëm në Shqipëri, kam dashur dhe dua përmbysjen e këtij pushteti dhe zëvendësimin e tij me një regjim të tipit të demokracisë perëndimore“- Shefqet Beja

Më 10 tetor 1947 përkujtohet Grupi i parë opozitar në Parlamentin shqiptar. 72 vjet më parë, më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:

Shefqet Beja (me varje në litar)
Riza Alizoti (me varje në litar)
Sulo Klosi (me varje në litar)
Selaudin Toto (me varje në litar)
Sheh Ibrahim Karbunara
Paolo Saggioti
Agathokli Xhitoni
Mehmet Prishtina
Abdul Kokoshi
Beqir Çela
Salim Kokalari (me varje në litar)
Tefik Deliallisi
Irfan Majuni (me varje në litar)
Pertef Karagjozi
Enver Sazani (me varje në litar)
Hysen Shehu

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:

Foto Bala
Ramazan Tabaku
Rram Marku
Gjovalin Vlashi

Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:

Shefki Minarolli
Rustem Sharra
Xhevat Xhafa

Me 15 vjet heqje lirie u dënua:

Sulo Konjari

Organizata Nacional-Demokratike e njohur ndryshe dhe si Grupi I Deputetëve përbën grupin e parë opozitar brenda Asamblesë Kushtetuese. 17 deputetë, të cilët duke mos njohur natyrën e vërtetë me të cilën kishte vendosur të funksiononte pushteti i Enver Hoxhës, i porsaardhur në fuqi, guxuan të kundërshtojnë dhe të bëjnë opozitën e parë të tij.

Deputeti i Shkodrës, Riza Dani, më 7 mars të vitit 1946, kundërshtoi listën e Presidiumit të Asamblesë, rregulloren për çështjen e imunitetit dhe të mandatit të deputetit si dhe projektstatutin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë mbi të cilin do të mbështetej më pas pushteti I regjimit komunist:
“Për statutin tonë ka dy anë të shëndosha, të çkëlqyera, e plot heroizëm. Lufta çlirimtare në njërën anë e Fronti Demokratik në anën tjetër. Kjo bazë dyshe pa dyshim na ka diktue projekt-statutin. Por lufta çlirimtare dhe Fronti Nacionalçlirimtar kanë pasur dhe kanë akoma ma tepër karakter kombëtar sesa karakter ideologjik. Populli pa ndryshim klase e ideje ka luftue. Prap populli pa ndryshim ideje e partie ka bërë qëndresë në Frontin Demokratik. Fronti s’asht tjetër veçse bashkim njerëzish, partish e tendencash për luftën çlirimtare e për rindërtimin.

Çdo lloj ngjyre ideologjike që mund të marrë Fronti, ai do të ketë për pasojë xhdukjen apo transformimin e tij në nji parti të thjeshtë me ngjyrën e saj esenciale. Statuti pa dyshim asht ba me frymë ideologjie dhe politikisht ashtu dhe nga pikpamja social- ekonomike.

Unë vetë personalisht jam në nji demokraci të lirë. Do të votoj për statutin, por natyrisht do të dëshiroja që dhe statuti jonë të inspironte nga ky parim”.
Në dhjetor 1946, Riza Dani u arrestua. Në maj 1947 u arrestuan dhe deputetë e anëtarë të tjerë të Organizatës Nacional-Demokratike. Në shtator 1947 u zhvillua gjyqi kundër tyre. Ata u akuzuan si elementë terroristë, që kishin dashur të përmbysnin me dhunë pushtetin, duke shpresuar dhe në ndihmën e anglo-amerikanëve. Trupi gjykues dha për 21 vetë dënime me vdekje dhe për shumë të tjerë dënime me burgime të rënda.

Asgjësimi i këtij grupi tregonte se forcat opozitare do ta kishin të pamundur të organizoheshin në kushtet e diktaturës komuniste. /Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”

Nobeli/ Reagon Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Jemi të shtangur…!

Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një komunikatë përmes së cilës kanë kritikuar dhënien e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit Peter Handken, i cili ka përkrahur publikisht liderin kriminel serb, Sllobodan Millosheviqin dhe ka qenë shok i Radovan Karagjiqit, dënuar për masakrën e Srebrenicës në Bosnje.

PEN Amerika ka lëshuar një deklaratë të shkruar nga autorja dhe presidentja e kësaj shoqate, Jennifer Egan, si përgjigje për zgjedhjen e shkrimtarit Peter Handke fitues të cmimit Nobel për Letërsi.

Ajo që ka ndodhur sot në Suedi, sipas shoqatës amerikane, është një rast në vete sepse nuk mund të pranohet që çmimi Nobel për letërsi t’i jepet një autori si Handke, shkruan Gazeta Express.

“PEN Amerikan, përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e cmimit Nobel për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim”, thuhet në komunikatë.

Shkrimtarët amerikanë janë të shokuar me dhënien e Nobelit për një shkrimtari që kishte përkrahur Millosheviçin.

“Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publikisht që të shtrembërojë të vërteta historike dhe t’i japë përkrahje për kryesit e gjenocideve si ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq dhe ish-lideri serb i Bosnjes, Radovan Karagjiç. PEN America është angazhuar për të luftuar gënjeshtrave të qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Shoqata jonë për më shumë është e angazhuar që të punoj që të shuaj të gjitha urrejtjet dhe të triumfojë ideali i jetesës në paqe dhe me barazi”, thuhet në reagim.

Shoqata e shkrimtarëve amerikan kundërshton që çmimin shumë i rëndësishëm i Nobelit t’i jepet një shkrimtari i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan.

“Ne kundërshtojmë vendimin që një shkrimtar, i cili ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje krimet në luftëra që janë krejtësisht të dokumentuara, të vlerësohet për “aftësi gjuhësore”. Në një kohë kur po rritet nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe po shpërndahet dezinformata në gjithë botën, komuniteti i Letërsisë meriton diçka më shumë se kjo. Ne ndiejmë shumë keqardhje për zgjedhjen e Nobelit për Letërsi”, përfundon komunikata e Shoqatës.

Për fitimin e çmimit Nobel nga Handke kanë reaguar edhe shumë të tjerë, përfshirë edhe shkrimtarin me famë botërore, Salman Rushdie.

Ai i ka thënë ambasadores kosovare në Amerikë, Vjosa Citakut se “për idiotësitë e Handkes ka shkruar 20 vjet më parë” dhe se pajtohet se dhënia e Nobelit është goditje në fytyrë për të gjithë viktimat e Millosheviqit. /Express/

Detaje të reja/ Kryebashkiakut të Vlorës iu dogj “Range Rover”-i për prishjen e pazareve të pronave

Detaje të reja janë mësuar nga hetimet për djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Burime policore bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë vërejtur dy motora që qarkullonin në mënyrë të dyshimtë. Njëri prej motorëve është larguar pak përpara se makina të merrte flakë, ndërsa mjeti tjetër ka qëndruar edhe pak çaste më shumë.

Ndërkohë që një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke i hedhur makinës Range Rover, në pronësi të bashkisë së Vlorës lëndë djegëse.

Grupi hetimor është duke kqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar personat.

Makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shkrumbua nga flakët në lagjen ‘Lef Sallata’ dje dhe si pasojë e flakëve nga zjarri u përfshi edhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip ‘Ford’ në pronësi të B.A.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD, Flamur Noka u shpeh dje në një deklaratë për mediat se, djegia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me krimin, ku pushteti i takon bandave dhe jo ligjit.

“Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare”, deklaroi Noka.

 

Si u fali Rama oligarkëve 1 miliardë e 200 milionë euro me një ligj antikushtetues

Një ligj antikushtetues i kryeministrit Rama u dhuroi qindra milionë euro disa biznesmenëve duke ia marrë buxhetit të shtetit. Këtë ligj e ktheu presidenti Meta si ligj antilkushtetues, por qeveria dhe parlamenti e miratuan.

Bosët e bizneseve të mëdha në Shqipëri e kanë shfrytëzuar në maksimum përgjysmimin e tatimit mbi dividentin duke shpërndarë masivisht fitimet e mbartura prej vitesh në bizneset që ata zotërojnë.

Të dhënat zyrtare Tatimet tregojnë se për periudhën janar shtator të këtij viti, bizneset e mëdha shpërndanë 1 miliardë e 200 milionë euro dividentë për aksionerët e tyre ose 6 herë më shumë se vjet.

Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani shpërndan për aksionerët e saj. Por meqënëse ndarja e fitimeve nuk është detyrueshme me ligj, shumë kompani i lënë fitimet për vite të tëra të pashpërndara për të mos paguar taksën, veçanërisht kur ajo është e lartë. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri.

Deri në fund të vitit të kaluar, shkalla e taksës së dividentit në Shqipëri ka qenë 15 për qind. Por duke filluar nga një janari i këtij viti, me propozim të qeverisë, parlamenti e uli tatimin nga 15 në 8 për qind.

Sipas ligjit të miratuar me paketën fiskale, kësaj mase ju dha fuqi prapavepruese duke taksuar me 8 për qind edhe fitimet e pashpërndara që bizneset kishin nga vitet e mëparshme. Por me kushtin që këto fitime të shpërndaheshin si divident brenda 30 shtatorit të këtij viti.

Një ligj që mbetet krejtësisht antikushtetues me pasoja të rënda për ekonominë dhe që u bë vetëm për pak biznesmenë. /Koha Jonë

Të largojmë me çdo mjet të çmendurin që shkon në Beograd dhe s’paska kohë të presë BE-në!

Nga Petrit VASILI

Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën, që s’paska kohë të presë BE-në! E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Evropës dhe integrimit europian.

Tanimë kjo është tepër e qartë. Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit te saj. Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd.

Një deklaratë antishqiptare, anti-Kosovë dhe anti çdo vlere madhore, që shqiptarët an e kënd Ballkanit dhe botës, kanë ndërtuar. I çmenduri politik deklaroi në Beograd se, “s’ka ndryshim axhende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh, pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së”.

Pas kësaj deklarate, çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të Rilindjes është legjitim. Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Evropën, e nxori fytyrën e vërtetë anti-integrim.

Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor: ai është Edi Rama. Shikojeni videon ku dy vjet më parë, në mes të Brukselit, ky i çmendur i bënte karshillëk Evropës me strategjinë e ligë për të na mbajtur jashtë saj.