30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Vrasja e deputetëve nga diktatura komuniste/ Basha: 72 vjet më pas kemi një Shqipëri me Parlament monist që…

Nga Lulzim BASHA

72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa.

Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre.

Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues.

72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore.

Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.

72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.

Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.

Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.

Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit.

Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Ceka: I putha dorën Kryemadhit kur i gjuajti Ramës me çizme

Politikani Neritan Ceka i rikthyer në vëmendjen e të gjithëve së fundmi me deklaratat e tij të bujshme, nuk ndalet së hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

I ftuar në Report Tv, ai zbuloi më tej se i ka puthur dorën kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit për gjestin e gjuajtjes me çizme ndaj Ramës.

Po ashtu Ceka tha se një meritë e zgjedhjeve në Kosovë janë edhe përfaqësuesit e OSBE, që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me ambasadorin në Shqipëri, Bernd Borchard, duke vlerësuar personin që i shkroi poshtë pallatit parrullën “Shame on you”.

“Jemi akoma në kohën e gëzimit, Shqipërinë e ka bërë Kosova. Jemi një vend që kërkon shkatërrimin e qytetarëve, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa…a mund ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, moralisht është më e mirë se ne.

Si qytetar, si votohet, si përgatiten zgjedhjen, jo si këta që çojnë bandat. Sa të jetë OSBE-ja që kemi këtu nuk ka zgjedhje të lira këtu. Për sa kohë të që ai të ulet në tryezë me një kryebandit, ai nënkupton se këtu s’ka zgjedhje të lira.

Dua ta takoj atë gocën që ka shkruar “Shame on you” t’i puth dorën, se s’ka burra Shqipëria. I kam puth dorën Kryemadhit që e goditi Ramën me çizme. I kam thënë me cilën dorë e qëllove dhe i putha dorën”, tha Ceka.

Presidenti: Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, do të zbatoj Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Parlamenti ka të ligjshëm 82 deputetë, përfshi këtu edhe ato 3 të PD dhe LSI që nuk pranuan dorëzimin e mandateve.

Meta theksoi mbrëmjen e sotme në “Open” se, në bazë të Kushtetutës, parlamenti duhet të ketë 140 deputetë, dhe jo 82 apo 100.

“Kini parasysh se zëvendësimi i mandateve u bë në shkelje të hapur të procedurave”, tha Meta.

Ai tha se do të zbatojë Kushtetutën, ndërsa shtoi se Presidenti përgjigjet vetëm para Kushtetutës dhe popullit shqiptar.

Meta: Venecia ka dalë jashtë kompetencave! Më citoni nenin e Kushtetutës që kam shkelur dhe dorëhiqem

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar sot në emisionin “Open” të gazetares, Eni Vasili i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. “Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja (Eni Vasili): Zoti President mirëmbrëma!

Presidenti Meta: Mirëmbrëma!

Gazetarja: Faleminderit që pranuar ftesën e OPEN, një ditë para publikimittë Opinionin të Komisionit të Venecias, kur ky komision do të shprehet nëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të anuluar përmes një dekreti zgjedhjet e 30 qershorit dhe caktimin e tyre më datë 13 tetor. Fillimisht dua t’ju pyes si ndjeheni përpara shpalljes së këtij Opinioni?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Unë nuk pres as Venecia dhe askënd tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim.

Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës.

Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo?

Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias. Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it.

Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande…

Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia?

Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…

Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin.

Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?

Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni?

Presidenti Meta: Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?

Edita Tahiri: “Shengeni ballkanik” pjesë e Serbisë së Madhe, dëmtohet Shqipëria!

Ish-kryenegociatorja e dialogut Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri thotë se, Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë e takimit me Vuçiç për “shengenin ballkanik”. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Tahiri tha se kjo është një mekanizëm artificial, si pjesë e planit për Serbinë e Madhe.

Sipas Tahirit, ky minishengenin përbën bërthamën  ekonomike për Serbinë e madhe.

Me marrëveshjen e shengenit ballkanik pa Kosovën, sipas Tahirit do të dëmtohet Shqipëria politikisht dhe kombëtarisht.

Edita Tahiri: Ky mekanizëm i ri artificial është një tendencë neojugosllave për të vendosur sisteme dominimi, sepse Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe kërkon të dominojë.

Për mendimin tim është pjesë e këtij plani për Serbinë e madhe. Ku ky minishengenin përbën bërthamën  ekonomike për Serbinë e madhe.

Unë mendoj se Shqipëria nuk u desh të bëhej pjesë e kësaj, sidomos për faktin se Ballkani i të barabartëve mund të ketë perspektive dhe stabiliteti. E dyta kur  nuk është Kosova çfarë kërkon Shqipëria dhe pse e bën Rama bypass Kosovën për tu afruar me Serbinë?

Rama bëri dhe gabime të tjera historike. Me Vucicin provuan të imponojnë ndryshimin e kufijve, por nuk patën sukses.

Këtu dëmtohet Shqipëria e para politikisht dhe kombëtarisht në raport me ne. E dyta edhe  në planin rajonal është një dëm i madh që Serbisë ti jepet një primat, sepse Serbia po punon shumë në fuqizimin gjeopolitik. Ka sjellë Rusinë, Kinën në Serbi dhe po përpiqet të rikthejë neohegjemonizmin, e që nuk mund ta bëjë sepse projekti evropianë është projekti i një Ballkani me shtete që do bëhen pjesë e BE.

Paloka: Nuk mund t’i hapen negociatat një vendi, ku kryeministri del dhe sulmon egërsisht prokurorë e gjyqtarë…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë një interviste për Fax News duke folur për çeljen e negociatave, deklaroi se shqiptarët po bëjnë regres me qeverinë e Edi Ramës.

Paloka deklaroi se nuk mund të hapen negociatat, pa zgjedhje te lira, ndërkohë që Rama përdor justifikime duke mos pranuar përgjegjësinë.

Po ashtu Paloka foli edhe për përplasjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.Kryeministrit Erion Braçe me prokurorin Arjan Ndoja, ku sipas ish-deputetit ky sulm është jashtë çdo logjike.

Paloka shtoi se, nëse kryeministri e di se prokurori është pjesë e bandave kriminale, pse nuk e tregon se pjesë e cilës bandë është dhe pse nuk e arreston edhe bandën edhe prokurorin.

“Ju kujtoj se të paktën tre herë deri më sot ka festuar ka hapur shampanjë, për çeljen e negociatave. Dje nxori fytyrën e vërtëtë ashtu siç është dhe siç pritej. Ka qendruar në pushtet 20 vjet, dhe ka 6 vjet në qeveri, nuk e kemi dëgjuar kurrë të mbajë përgjegjësi për çdo lloj skandali. Nuk thotë asnjëherë që përgjegjësi jam unë.

Dje përcaktoi edhe armikun e brendshëm edhe armikun e jashtëm që ishin opozita dhe media dhe dje zbuloi edhe armikun e jashtëm. Dje vuri Gjermaninë si armik të jashtëm.

Një nga justifikimet e tij është se BE nuk do të zgjerohet më, por pse Maqedonisë së Veriut janë gati t’i hapen negociatat. Pse Gjermania i vendosi kushte vetëm Shqipërisë. Bundestagu Shqipërisë i vuri 9 kushte dhe Maqedonisë së Veriut pa asnjë kusht. Nuk ka naiv sot që gënjehet nga loja e Ramës.

Saimir Tahiri është theksuar nga shumë parnterë dhe është kërkuar arrestimi i tij. Një deputet në Bundestag tha nuk mund t’u hedhim hi syve me këtë dënim. Saimir Tahiri del i lirë dhe sot janë arrestuar dy a tre nga banorët që protestojnë për shtëpinë e tyre. Nuk mund t’i hapen negociatat një vendi, që dalin dhe sulmojnë egërsisht prokurorë dhe gjyqtarë, duke i akuzuar për lidhje me krimin. Pse sepse kanë vënë në bankën e drejtësisë një drejtor kadastre.

Në rastin kur këtyre ju kapen të korruptuarit, këto dalin në kundërshtim me gjykatës e prokurorë, jashtë çdo logjike. Pse nuk e thotë kryeministri me cilën bandë është prokurori Ndoja? Pse nuk e arreston edhe bandën edhe prokurorin. Si pretendon të hapen negociatat?! Kur janë vënë kushte të qarta. Ku ti jo vetëm nuk zbaton kushtet por bën të kundërtën. Duket që me qeverinë Rama shqiptarët po bëjnë regres”, u shpreh Paloka.

Gabuat rëndë, o ndrikulla “krenaria” e Edvin Mafisë!

Nga Sali BERISHA

Ne historine dhe histerine e parodise se lobimit te narkoshtetit per joshje dhe miresime per hapjen e deres se negociatave te mbyllura nga Edvin Mafia, do mbetet thagme e madhe letra qe ndrikullat e partise Kanabiste iu derguan burrave dhe grave anetare te kabinetit te Mbreterise te Hollandes.

Kjo ishte nje thagme sepse bazohej ne nocionin e keqperdorimit te gjinise se tyre nga kreu i meduzes si ne forme ashtu dhe ne substance.

Duke firmosur vetem ndrikullat dhe jo kumbaret letren me pretekstin se ne narkoshtetitin e Edvin Mafise ndrikullat jane me te “pasterta” se kumbaret, harruat se kur ju shohin te rrethuar me badiguard, makina luksi e salltanete deri ne kup te qiellit per te tilla ju nuk mund ti shiti as rojes se dikasterit tuaj. Ne sfondin e zi te kumbareve te narkoqeverise, per te mos thene shprehje tjeter, dukeni binjake siameze me njeri tjetrin.

Perveç kesaj gafuat perseri, sepse ne doktrinen e qeverisjes, ne nje vend te civilizuar ministrat pavaresisht nga gjinia apo orjentimi seksual jane “interpares” pra te barabarte njeri me tjetrin kurse ne narkoshtet ministri i droges eshte superministri dhe kryeministri eshte krye kreu i meduzez. Shkurt, sado te zinj jane koleget tuaj kumbare, ju jeni kopje e tyre ne gjinine tjeter.

Por gafe akoma me e madhe ishte dhe substanca e letres tuaj. Ajo ishte skandaloze. Do mjaftohem lidhur me kete te fundit te rikujtoje ketu vetem faktin tragjikomik se sipas letres te shkruajtur nga vet kreu i maduzes, ndrikullat e qeverise shqiptare admironin shume njerin nga vendet me te zhvilluara te Europes, per zgjidhjen aty te problemeve te orjentimit seksual a thua se qeveria dhe parlamenti i Mbreterise se Hollandes i kishin thene jo hapjes se negociatave me Shqiperine se ajo ka probleme apo ngerçe ne fushen e orjentimit seksual.

Kjo ishte nje tallje e madhe se pari me vehten tuaj dhe sigurisht kjo nuk ju ben pershtypje ju peronalisht por eshte lenduese per çdo grua, nene, moter te ketij vendi kur ju flisnit ne leter ne emer te tyre paçka se recitonit permendesh nje pamflet te turpshem te shkarravitur nga nje bipolar ne faze manjakale qe beson se do mund te mashtronte nje qeveri dhe nje parlament me pergjerimet e shtira te ndrikullave te narkokabinetit te tij.

Uzurpatori i Bashkisë Mat po sillet si pushtues, Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht!

Nga Denisa VATA

Pseudokryetarit të Bashkisë nuk do t’ia falin qytetarët matjanë që po nxit përçarje e dhunë në institucionin e Bashkisë Mat.

S’ka ndodhur kurrë në 30 vite kjo situatë. Çdo ditë grindje. Çdo ditë policia në zyrat e institucionit. Çdo ditë skema, heqje nga puna e dhunim të ligjit e të institucionit. Eshtë e dënueshme. Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht.

Një njeri që uzurpon Vulën dhe autoritetin që s’ja jep votuesi, kështu sillet. Si pushtues. Nuk do të ta falin qyetarët e thjeshtë që po i çon në dhunë me njeri-tjetrin dhe ti fshihesh si frikacak. Ti je shkaktari. Ti je uzurpatori.

Taulant Balla vijon masakrën me pyjet në Librazhd, policia e Lleshit shoqëron kamionët me dru

Kreu i Departamentit të Mjedisit dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi,

ka denoncuar sërisht masakrën me pyjet në Librazhd, zonë ku është deputet edhe Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar socialist.

Pavarësisht moratoriumit të pyjeve, duket se të lidhurit me Rilindjen nuk ndalen dhe vijojnë shketimin e sipërfaqeve pyjore.

Postimi i Malltezit

Live nga Librazhdi: 2 kamionë në dy min rrugë. Ku policia? Ku pyjprja? Ku inspektorët mjedisorë? Pse paguajmë paga për këta që veç vjedjin dhe e shkretuan vendin banditët? pasojat e tualetit tek të gjitha pisllëqet nga droga tek prerja e pyjeve. #trishtim