30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës: Asnjë shantazh nga Presidenti Trump për të hetuar të birin e Biden

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se nuk i ishte bërë “shantazh” në telefonatën e korrikut me Presidentin amerikan Donald Trump që është në qendër të një hetimi për procedurën e shkarkimit, ndërmarrë nga Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët.

Zoti Zelenskiy u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni në kohën e telefonatës se zoti Trump kishte ndërmarrë hapa për të bllokuar dhënien qindra milionë dollarëve në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Presidenti Trump thotë se e mori vendimin për të nxitur Ukrainën që të luftonte korrupsionin. Demokratët akuzojnë udhëheqësin amerikan se ngriu ndihmën për t’i bërë presion administratës së zotit Zelenskiy për të hetuar kandidatin demokrat presidencial, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter.

Zoti Zelenskiy tha të enjten se synimi i tij gjatë telefonatës ishte të siguronte një takim me zotin Trump dhe ta bindte që të ndryshonte retorikën e tij publike për Ukrainën si vend i korruptuar.

Sipas ankesës së një informatori dhe transkriptit të telefonatës të zbardhur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump e nxiti zotin Zeklenskiy të hapte një hetim për zotin Biden.

Tre komisionet kryesore të Dhomës së Përfaqësuesve që po kryejnë hetime për procedurën e shkarkimit, bënë publike një sërë mesazhesh telefonike që ua kishte vënë në dispozicion ish-i dërguari i posaçëm amerikan në Ukrainë, Kurt Volker, përfshirë një që zoti Volker ia kishte dërguar këshilltarit të Presidentit Zelenskiy, Andrey Yermak ku thuhej “Do të përcaktojmë një datë për një vizitë në Uashington” nëse zoti Zelenskiy “e bind presidentin Trump se do të bëjë hetim.”

Zoti Volker u dha dëshmi me dyer të mbyllura Komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Marrëdhëniet me Jashtë dhe Mbikqyrjen javën e kaluar. Departamenti i Shtetit ia ndaloi ambasadorit amerikan në BE, Gordon Sondland që të dëshmonte të martën dhe nuk është e sigurt nëse komisionet do arrijnë ta mbajnë dëshminë e planifikuar për të premten me ish-ambasadoren në Ukrainë, Marie Yovanovitch.

Zoti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë gabim dhe e ka përshkruar telefonatën si “të përkryer”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se refuzon të marrë pjesë në hetimin e drejtuar nga demokratët për të përcaktuar nëse duhet të hapet një procedure për shkarkimin e Presidentit Trump.

Mes pakënaqësive të shprehura në letrën e Shtëpisë së Bardhë që njoftonte për mospjesëmarrjen në hetim, ishte një ankesë sipas së cilës demokratët po i mohojnë zotit Trump dhe përkrahësve të tij republikanë mundësinë për të marrë në pyetje dëshmitarë dhe për të pasur qasje në të dhënat që kanë demokratët.

Shtëpia e Bardhë e quan hetimin për procedurën e shkarkimit “jokushtetues”.

Por nuk ka rregulla që të ndalojnë Dhomën e Përfaqësuesve të hetojë akuzat për aktivitet të paligjshëm të një presidenti, para se të vendosë nëse do të hedhë në votim akuza formale për shkarkim.

Grabitja e Kopështit Botanik nga Rama e Veliaj, Boçi zbulon 5 mashtrimet e nënkryetarit të bashkisë

Luçiano BOÇI

5 MASHTRIMET E MAZNIKUR PËR KOPSHTIN BOTANIK
Nënkryetari Bashkisë Mazniku mashtroi dje në emisionin Real Story për grabitjen e Kopshtit Botanik nga Qeveria e Bashkia Tiranë dhe iu shmang pyetjeve të bëra nga paneli.

1. Mashtroi kur u përpoq të argumentonte se Kopshti Botanik nuk është pronë e Universitetit të Tiranës por vetëm në administrim.

-Kopshti Botanik është pjesë e pronësisë së paluajtshme në administrim të Universitetit të Tiranës. Ai është regjistruar në inventarin e pronave të Universitetit, me VKM nr. 430 të datës 02/07/2014 dhe është përllogaritur nga Agjencia Britanike e Akreditimit si pronë e tij. Juridikisht ajo pronë i takon Universitetit dhe spekulimi i Maznikut me termin administrim nuk ka vlerë. Vetë Ligji i Arsimit të lartë në nenin 117, të emërtuar “Pronat e institucioneve publike të Arsimit të lartë”, pika 1, e thotë qartë pajtimin midis këtyre termave:
1.Pronat e paluajtshme, në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet publike të arsimit të lartë, që i shërbejnë institucionit për të garantuar përmbushjen e misionit të tij, kalojnë në administrim të institucioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për arsimin.

2. Mashtroi kur deklaroi se për të investuar në këtë hapësirë ajo duhet të bëhet medoemos pronë e Bashkisë.

-Bashkia mund dhe duhet të financojë Universitetin dhe nuk është fare e domosdoshme t’i grabisë atij pronën për të bërë një gjë të tillë. Kjo është krejt e qartë ligjërisht. Këtë ia njeh si detyrim dhe si të drejtë Ligji i Arsimit të lartë në nenin 48 të tij, “Përbërja dhe krijimi i Bordit të Administrimit”. Në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, Ligji kundrejt pasjes së një përfaqësuesi në Bordin e Administrimit i njeh Bashkisë qartazi detyrën që ajo ka për të investuar në Universitet:

2. Përbërja e Bordit të Administrimit përcaktohet në varësi të planit buxhetor afatmesëm të institucionit publik të arsimit të lartë, të miratuar nga Bordi i Administrimit…… Në rastet kur njësia e qeverisjes vendore, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë institucioni i arsimit të lartë, kontribuon financiarisht, së paku në masën prej dhjetë për qind të buxhetit afatmesëm të IAL-së, atëherë një prej përfaqësuesve, që i takon ministrisë përgjegjëse për arsimin, përcaktohet nga njësia e qeverisjes vendore.

3. Niveli i kontributit financiar të ministrisë, të qeverisjes vendore dhe të vetë institucionit bazohet në planin buxhetor afatmesëm të institucionit, me marrëveshje midis tyre. Ky plan përditësohet çdo vit dhe në fund të vitit të tretë financiar bëhet rivlerësimi i financimit dhe përcaktimi i pjesëmarrjes së kontribuesve në Bordin e Administrimit.

3. Mashtroi kur tha se VKM-ja 510 për grabitjen e Kopshtit Botanik nuk cenon autonominë universitare, megjithëse pranoi që e njeh ligjin dhe madje ka qenë një nga promovuesit e mbrojtësit kryesorë të tij.

-Vetë ligji që Mazniku e mbronte me aq zjarr dikur, e përcakton në nenin 3, të tij se autonomia midis të tjerash është sipas pikës a, e drejtë për të krijuar të ardhura nëpërmjet veprimtarisë shkencore (dhe në Kopshtin Botanik) dhe jo që këto t’i marrë bashkia. Dhe e drejtë për të administruar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme sipas pikës d. Çdo rrëmbim pronësie pra, shumë thjesht cenon rëndë, drejtpërdrejtë autonominë universitare:
3. Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore- shkencore……….
d) për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre.

4. Mashtroi për iniciativën e saj për bashkadministrimin me Fakultetin.

-Bashkia nuk ka një marrëveshje me Universitetin, madje janë në gjyq, pavarësisht se tërthorazi. Nuk ka organizuar dëgjesa dhe nuk ka paraqitur asnjë plan zhvillimor. Mashtron, sepse bashkia sipas ligjit për pushtetin lokal, por dhe VKM-së 510, pronat i merr për funksione lokale dhe jo për funksione të enteve të tjera publike. Dhe pasi i merr ajo nuk asnjë detyrim ligjor të respektojë ndonjë marrëveshje sepse i pronëson për funksionet e veta, duke përjashtuar sipas dëshirës Fakultetin e Shkencave të Natyrës. VKM 510 në nenin 1, ia jep këtë të drejtë:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën
kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta, sipas
shtojcës nr. 1 dhe kartelave të pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse
e tij.

5. Mashtroi kur tha se VKM 510 i vendos kushte për marrëveshje detyruese apo mosndryshim destinacioni dhe ajo, Bashkia nuk mund ta bëjë.

“Mini Shengeni Ballkanik”, Mustafaj: Shumë i dëmshëm, është një mënyrë për të shmangur Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj foli për procesin e krijimit të minishengenit në Ballkanin Perëndimor, i cili u diskutua sot në Novi Sad të Serbisë mes Ramës, Vuçiçit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e shoh lehtësisht të realizueshme. Nuk e shoh të realizueshme duke parë dhe analizuar marrëdhënien Kosovë-Serbi. Serbia nuk njeh asnjë dokument të Kosovës, nuk njeh as targat e makinave dhe nuk njeh asnjë dokument identifikimi. Si mund të krijohet ky minishengen, në kohën kur shqiptarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë drejt Serbisë me mjete identifikimi.

Më parë duhet nënshkruar një marrëveshje që njeh dokumentet mes të dyja vendeve. Unë besoj se edhe disa vende të tjera nuk do ta pranojnë. Unë e cilësoj si një gjë të dëmshme dhe kjo është një mënyrë për të shmangur Kosovën  dhe Bosnjën, ose të gjashtë vendet ose asnjë. Kjo do të ishte një gjë e mirë nëse Serbia përshpejtonin njohjet e dokumenteve të Kosovës”, tha ai.

Kryemadhi për ‘Nova Media’: Nuk ka tërheqje! Ja çfarë do të ndodhë pas datës 18 tetor

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim për median shqiptare në SHBA, Nova Media, ka komentuar situatën politike në vend dhe planet dhe veprimet e së ardhmes sa i përket Opozitës së Bashkuar.

Kur pritet të shpërthejë opozita?

“Ka një datë zgjedhje për 13 tetorin, por KQZ ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk pranon dekretin e presidentit, që për shkak të stabilitetit kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Është një dekret, që duam apo nuk duam, që do ta shikojë e do ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Situata në të cilën gjendemi, tregon se jemi ende një vend në trazicion.

Data 18 tetor është datë e rëndësishme, pavarësisht 9 kushteve nga Bundestagu gjerman. Sfidat janë përballë klasës politike, jo vetëm mazhorancës dhe kryeministrit të Rilindjes.

Opozita po përgatit platformën antikrizë”, u shpreh kryetarja e LSI.

Pse është tërhequr opozita nga protestat? Ka mbetur vetëm në luftën e deklaratave… 

“Nuk ka tërheqje. Mos harrojmë se kur opozita dogji mandatet dhe me bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit opozita kishte një komunitet ndërkombëtar totalisht kundër, që për hir të interesave të tyre, stabilitetit në rajon apo projekte të tjera siç ka qenë ndryshimi i kufijve të Kosovës. Por sot ne kemi të gjitha kushtet që kishte vendosur opozita, nga Bundestagu gjerman. Nuk ka tërheqje…

Ne presim që 18 tetori të jetë një “Po”. Hapja e negociatave do të thotë implemtim të reformës në drejtësi. 99.9% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kushtet nuk janë për ta, por për qeverinë.

A kemi ne gabime? Po, ndryshe do të ishim Kroacia. Pas datës 18 opozita do të bëjë një axhendë tjetër…”, deklaroi Kryemadhi.

Banorët e Unazës së Re sfidojnë policinë, shtohet numri i protestuesve kundër qeverisë

Banorët e Unazës së Re nuk i janë trembur arrestimeve nga policia dhe kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ku numri i protestueve është rritur ndjeshëm në krahasim me netët e tjera.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka filluar prej afro një viti në mbrojtje të shtëpive të tyre nga projekti për ndërtimin e rrugës.

Ditën e djeshme policia arrestoi tre persona për “bllokim rrugësh” ndërsa ditën e sotme banorët zhvilluan një protestë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kundërshtuan veprimin e autoriteteve.

Si çdo mbrëmje, edhe sot, banorët kanë shpalosur pankarta si dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit kundër projektit që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës, Klevis Balliu, Oriola Pampuri dhe Xhemal Gjunkshi, që kanë ftuar të gjithë qytetarët të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.

Franca kundër hapjes së negociatave me Ramën: “Nuk lufton korrupsionin, s’ka drejtësi”

Tjetër vendim i fortë kundër narko-qeverisë. Franca thotë se nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë përderisa nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.

Franca shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vitin 2020. Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Brukseli gazetarja e ABC Neës Erisa Zykaj sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sapo kam mundur të kontaktoj me burimet në France që më kanë vënë në dijeni me planin konkret të hapjes negociatave. Propozimi i Francës mbështetet në dy boshte siç janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha gazetarja.Franca mbêshtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.

Për këtë, Franca konsideron se hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet.

Shengeni Ballkanik si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor!

Sali BERISHA

Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!

Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ishJugosllavise.

Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij perçares antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshem te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacine, Malin e Zi pa republiken e Kosoves.

Ky akt, i cili perveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbise dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.

Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij.

“Libra”, monedha e re e Facebook-ut merr kritika të shumta

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg do të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve këtë muaj mbi planet e rrjetit social për të nxjerrë një monedhë dixhitale që do të përdorej në të gjithë botëm, njoftuan zyrtarët të mërkurën.

Në një deklaratë të komisionit të Shërbimeve Financiare të kësaj Dhome thuhej se se zoti Zuckerberg do të ishte dëshmitari i vetëm në seancën dëgjimore mbi “kontrollin e Facebook-ut, ndikimi i tij në shërbimet financiare dhe sektorin e strehimit”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur monedha e planifikuar digjitale Facebook-ut që do të njihet me emrin Libra (Pershorja) po përballet me kritika të forta nga entet rregullatore dhe ligjvënësit si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë.

Në fillim të këtij viti shefi ekzekutiv i Facebook-ut David Marcus, i cili po drejton përpjekjet për nxjerrjen e monedhës digjitale, i doli në mbrojtje planeve për këtë qëllim gjatë seance prej më shumë se dy orësh në komisionin Bankar të Senatit.

Ai tha se monedha digjitale nuk do të dalë pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore.

Zoti Marcus dhe drejtuesit e tjerë të Facebook-ut pretendojnë se monedha e re digjitale mund të ndihmojë në uljen e kostove për transferimin e parave në të gjithë botën si dhe do të ndihmojë ata që nuk kanë qasje në sistemin bankar.

Ministri francez për Ekonominë e Financat Bruno Le Maire ka paralajmëruar se në rrethanat aktuale Libra (Peshorja) do të përbënte një kërcënim për “sovranitetin monetar” të qeverive dhe se nuk mund të autorizohej në Evropë.

Javën e kaluar kompania e pagesave digjitale PayPal njoftoi se po hiqte dorë nga aleanca me kompanitë dhe organizatat që e reklamojnë këtë monedhë dhe ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e Facebook-ut për ta nxjerrë monedhën në fillim të vitit të ardhshëm sikurse është planifikuar.

As Erjon Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar nuk do të më mbyllin gojën mua e opozitës

Albana VOKSHI 

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike takohen për koalicionin qeverisës

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kandidaten e kësaj partie për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani, po takohen në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e një koalicioni qeverisës për zgjedhjeve të së dielës.

Zoti Kurti tha shkurt para takimit se “ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta ç’kapë shtetin nga e keqja”.

Sipas rezultateve paraprake lëvizja Vetëvendosje kryeson në këto zgjedhje e pasuar nga Lidhja Demokratike.

Të dyja palët kishin lënë të hapur mundësinë për një koalicion pas zgjedhjeve, pasi nuk arritën të merren vesh që të dalin bashkë në votime.

Pas zgjedhjeve, zoti Kurti tha se është e domosdoshme që këto dy parti të punojnë së bashku, ndërsa edhe zonja Osmani tha se qytetarët e Kosovës “përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme.

Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”.