40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Veseli: Na mungon një lider si Cana, në Turqi vetëm për fitore

Edhe Frederik Veseli beson te një triumf i Shqipërisë të premten në mbrëmje në Stamboll ndaj Turqisë.

Mbrojtësi i Empolit në Serie B, në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure foli me superlativa për afrimet e reja në skuadër dhe sidomos për Marash Kumbullën, ndërkohë që nënvizoi se Shqipërisë i mungon një lider në skuadër, siç ishte kapiteni Lorik Cana dikur.

Skema me tre? “Kemi lojtarë që përshtaten me skemën me 3 por mund të kalojmë edhe me 4 pa problem. Është diçka që varet nga kundërshtari dhe nuk është fiks. Mund të kalojmë edhe me 4 apo 5 mbrojtës”.

Turqia? “Ka shumë rëndësi kjo ndeshje sepse e dimë që ka mundësi të bëjmë një hap shumë para nëse fitojmë. Synojmë fitoren dhe pse jo të vazhdojmë në këtë edicion dhe të bëjmë diçka pozitive. Besoj e shpresoj të mundim Turqinë si në miqësore në Antalia. Nuk duhet të kemi presion por të bëjmë lojën tonë pasi kemi mundësi të fitojmë”.

Afrimet e reja? “Sigurisht që do të na ndihmojnë pasi kanë ardhur lojtarë me shumë kualitet dhe i kemi parë në stërvitje dhe kur kanë luajtur. Janë një shenjë me perspektivë për të ardhmen dhe kur ka lojtarë të rinj shtohet konkurrenca dhe kjo është pozitive për skuadrën”.

Rivaliteti për një vend titullari? “Konkurrenca është pozitive për mua sidomos në Kombëtare ku duhet dhënë maksimumi. Mund të sigurojnë vendin e tyre në Kombëtare pasi jemi gati të japim maksimumin. Të gjithë kanë kualitet. Unë nuk kam menduar aktivizimin por vendos trajneri. Duhet një bazë dhe duhen lojtarë që japin më shumë por e vendos trajneri se kush luan. Ne jemi gati dhe të motivuar.  Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe të gjithë flasim me njëri-tjetrin dhe jemi të bashkuar të rinjtë me më të vjetrit. Entuziazmi nuk është siç kanë qenë para europianit ose në Europian dhe normal që tashmë bie. Atmosfera është ndryshe nga entuziazmi dhe është shumë mirë”.

Çfarë mendoni për Marash Kumbullën? “Kumbulla është shumë i mirë dhe shumë i ri. E ka treguar veten në Serinë A dhe si person është djalë i mirë e punëtor. Do të arrijë shumë lart nëse e mban këtë mentalitet. Është pozitive për Kombëtaren që një lojtar si ai, përparon aq shumë në një kampionat të atij niveli. Hysaj mungon shumë sidomos pas ndeshjes me Islandën ku edhe shënoi. Mundem të them se është lider i ekipit dhe e vuajmë mungesën e një lideri në ekip por kemi lojtarë për të mbuluar atë pozicion. Edhe unë mundem ta bëj atë pozicion por në fund vendos trajneri”.

Emre Çan: Nuk jam i lumtur tek Juventusi

Emre Çan e ka konfirmuar se ai nuk është i lumtur për momentin në Juventus, mirëpo beson se do të ketë mundësi të luajë sërish kur të kthehet nga detyra me ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Emre Çan u la jashtë skuadrës së Juventusit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve dhe ai ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje për bardhezinjtë këtë sezon, duke luajtur vetëm 78 minuta pas inkuadrimit nga stoli.

“Nuk jam i lumtur në Juventus për momentin”, tha mesfushori, pas barazimit 2:2 të Gjermanisë kundër Argjentinës mbrëmë.

“Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kisha luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshjen e rëndësishme për Juventusin, në të cilat luajta shumë mirë”.

“Nuk e kam pasur ende një mundësi ta dëshmojë vetën këtë sezon. Por mendoj se, kur të kthehem në klub nga Kombëtarja, do ta kem mundësinë që të luaj sërish”.

“Natyrisht që unë i jam shumë mirënjohës Joachim Loëit sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai prapëseprapë më ftoi. Kjo është arsyeja pse unë thjesht jam i lumtur që po luaj sërish”.

Rama peng i krimit të organizuar! Bandat e krimit po përplasen me bandën e qeverisë për prishjen e pazarit për grabitjen e pronave

• Në Vlorë, në Durrës dhe gjithë Shqipërinë po përplasën bandat e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për prishjen e pazarit për grabitjen e pronave të shqiptarëve. Edi Rama është peng i krimit të organizuar.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Djegia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me krimin, ku pushteti i takon bandave dhe jo ligjit.

Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare.

Bashkë me vrasjet, rrëmbimet dhe kërcënimet mafioze, gjendja është njësoj e rëndë në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Durrës, Fier dhe Elbasan. Krimi i organizuar me trafikantë ndërkombëtare droge, ka në dorë gjithçka. Ai ka në dorë edhe kryeministrin e vendit, i cili akuzon prokurorët se bashkëpunojnë me bandat, por nuk çon përpara drejtësisë as prokurorët, as bandat, megjithëse ka nën urdhra policinë, shërbimin informativ dhe vetë drejtësinë.

Rasti i Durrësit, ku edhe aty janë në përplasje banda e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për çështje pasurish të paluajtshme, është tregues i qartë se kryeministri i vendit është peng i krimit të organizuar.

Duke blerë zgjedhjet për Edi Ramën krimi i organizuar ka siguruar paprekshmërinë nga drejtësia, prandaj ai guxon të kërcënojë zyrtarët e shtetit, t’i detyrojë ata të japin dorëheqje dhe të hedhë në erë makinat e kryetarëve të bashkive.

Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot në Shqipëri dhe jashtë saj, prandaj vendi ynë ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri peng i krimit.

Rama shpall nga Beogradi aleancën anti-Europë: S’do të presim BE…

Edi Rama, Alekandar Vuçiq dhe Zoran Zaev u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve.

Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zav, Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara axhendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne.

Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar garantoi se në bashkëpunimin midis tre shteteve nuk ka asgjë të panjohur nga çfarë është diskutuar më parë edhe me shtetet e tjera të rajonit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin e sotëm kanë nënshkruar një dokument, i cili sipas tij përmban zbatimin e katër lirive kyçe: lirinë e shërbimeve, lirinë e kapitalit, lirinë e qytetarëve dhe lirinë e lëvizjes së mallrave.

“Dokumenti që kemi nënshkruar përmban zbatimin e katër lirive kyçe që janë të pranuara ndërkombëtarisht: liria e shërbimeve, liria e kapitalit, liria e qytetarëve dhe liria e lëvizjes së mallrave. Besojmë se qytetarët e vendeve tona meritojnë të ardhme më të mirë dhe standarde më të mira.

Është koha që me mënyra të reja t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona. Qëllimi jonë është që deri më 2021 të mundësojmë me letërnjoftim të kalojmë kufijtë e këtyre shteteve”, tha mes tjerash Vuçiq.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, tha se takimi i sotëm dhe të tjerët që do të jenë në të ardhmen, janë për të krijuar Ballkan që do të respektohet nga të tjerët, që do të jetë më konkurrent dhe më tërheqës për investuesit, si dhe të rinjtë.

“Qëllimi jonë është për standard më të madh, më shumë para dhe fuqi ekonomike më të madhe, si dhe vende të reja pune, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë, studiojnë në cilin do rajon dhe të mund të punësohen”, tha Zaev.

Ai shtoi se në hapjen e përbashkët të kësaj iniciative është që të dërgohet mesazhi se Ballkani nuk është më fuçi baruti, por rajon i stabilitetit.

Zaev gjithashtu theksoi se bashkëudhëheqja e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit do të jetë nxitës për këtë iniciativë.

Polici që kreu vrasjen në Kavajë, nip i ish-deputetit të PS

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Kavajë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, oficeri i plocisë, Bledar Toçi është vënë në pranga në spital pasi ka qëlluar për vdekje Dritan Haxhollin.

Ndërkohë janë bërë të ditur edhe detaje të reja në lidhje me oficerin e policisë. Ai është nipi i ish-deputetit të PS-së, Fatmir Toçi, i cili është edhe pronari i shtëpisë botuese Toena.

31-vjeçari Bledar Toçi, i cili mbante detyrën e shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, ka shkuar i pari tek shtëpia e të dashurës së tij, Marsida Qatja.

Më pas, në banesë ka mbërritur edhe Dritan Haxholli, 41-vjeç, i cili për motive xhelozie ka qëlluar me armë shefin e sigurisë së burgut.

Për t’u vetëmbrojtur, Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Berisha: Ndal arrestimeve dhe terrorit policor të protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë dhe Policisë së Shtetit të ndalin terrorin policor ndaj banorëve që protestues të Unazës së Re. “Ndal arrestimeve dhe terrorit policor të protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re!”, shkruan Berisha në Facebook. Thirrja e tij është bërë menjëherë sapo është informuar me një mesazh nga këta qytetarë se mëngjesin e sotëm, në Unazën e Re kanë filluar arrestimet politike.

Doktor, të përshëndes dhe të uroj një ditë të mbarë.

Filluan arrestimet politike të Edvin Hajdutit dhe të Sandër Kimikut. Banorët e Unazës së Re nuk tërhiqen. Me këto arrestime e kanë blinduar me civilë dhe me “Shqiponjat”, zonën e Unazës së Re.

Asnjë hap pas. Nga kjo betejë, vetëm ata do të largohen, në do të qëndrojmë deri në fund. Të lutem publikojeni.

Perleshje ne mes te narkopolicise dhe qytetarve te pamposhtur qe mbrojne vatrat e tyre tek Unaza e Re! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Paralajmërimi i banorëve: Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re!

Banorët e Unazës së Re që protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i kanë bërë thirrje Presidentit, Ilir Meta të mbledhë urgjent Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Ata pretendojnë se janë bërë plane për përplasje të forta në këtë zonë duke degraduar deri në gjakderdhje.

“Kam një thirrje për presidentin e Republikës. Të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re. Është presion për të penguar negociatat. Po bëhet për të çorientuar Albin Kurtin dhe kanë gjet Unazën e Re, njerëz të lodhur. Po përgatitet gjakderdhje. Data 10 me 18 është shumë afër. Edi Rama na ka mbajt një vit, jua them me siguri të plotë. I bëj thirrje presidentit, ambasadave, sidomos ambasadës Amerikane se ne kemi dalë me flamurin amerikan dhe u kemi treguar hajdutin e tyre. Amerikanët na e kanë borxh për të na mbrojt ne”, tha një prej banorëve.

Një nga thirrjet në kor të këtyre banorëve që qëndrojnë prej më shumë se një ore përpara Drejtorisë së Policisë, ishte: “Ku është presidenti, ku është presidenti?”

Shpërthen revolta tek Drejtoria e Policisë, protestuesit: Duam Drejtësi!

Shpërthen revolta tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Efektivët i kanë bërë thirrje banorëve të Unazës së Re që po protestojnë, që të largohen nga trotuari dhe të zhbllokojnë trafikun.

Banorët janë mbledhur aty për të protestuar me thirrjen “Duam drejtësi”, duke kërkuar lirimin e tre prej tyre që Policia i arrestoi këtë mëngjes në Unazën e Re, pikërisht pse kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre ngritur atje pa u kompensuar.

Protetsuesit po lëshojnë thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se po grabisin miliona euro në kurriz të tyre duke pastruar paratë e pista.

Ish-deputeti i PD, Kleves Balliu tha se, pasojat janë përgjegjësi e Edi Ramës. “Arrestimi i 3 banorëve, ishte një provkim, është Rama shkaktari. Pasojat janë përgjegjësi e Edi Ramës”, u shpreh Balliu.

Tension para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Balliu: Pasojat janë përgjegjësi e Ramës

Banorë të “Unazës së Re” po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër shoqërimeve që ka bërë policia gjatë mëngjesit ndaj banorëve të “Unazës”.

Ata kërkojnë lirimin e të shoqëruarve dhe akuzojnë policinë se po përdoret politikisht.

Gjatë protestës ka pasur tensione. Janë thyer xhamat e derës hyrëse të godinës së policisë.

Ish-deputetë të opozitës ishin në mbështetje të banorëve të “Unazës”.

“Arrestimi i 3 banorëve, ishte një provkim, është Rama shkaktari, pasojat janë përgjegjësi e Ramës”, tha Klevis Balliu, ish-deputeti i PD.

Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.

Brahimllari tha se, Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën shoë dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.

Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij.

Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë.

Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim  të trembë qytetarët e këtij vendi.

Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi.

LIVE – Banorët e Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të disa përfaqësuesve të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Paralajmërimi i Albin Kurtit për Thaçin: E shkarkojmë nëse…

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti la të kuptohet në emisionin “Opinion”, se nëse do të kishte votat  e duhura, ai do ta shkarkonte Hashim Thaçin nga posti i presidentit.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje, është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit.

Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti.

Ai u  ndal edhe  tek procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se ky proces duhet përgatitur mirë.

“Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi faktin se procesi i dialogut me Serbinë do të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”,pohoi Kurti, duke shtuar se  presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”.