40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Hyri me kallash në banesën e ish të dashurës, dinamika e krimit në Kavajë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanËeb’ se Dritan Haxholli ka pasur një lidhje dashurie me shtetasen me inicialet M. Q.

Po ashtu mësohet se prej disa javësh ata ishin ndarë, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën ne telefon dhe në banese.

Bezat raporton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë.

Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bledar Toçin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë. Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur.

Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur. “BalkanËeb” ka siguruar detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.

Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.

Gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjec, ishte lidhur me shtetasin

Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Nga fotot e siguruara në “BalkanËeb” shihet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.

I vihet zjarri makinës ‘Range Rover’ të kryebashkiakut të Vlorës

I vihet zjarri makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Policia bëri të ditur se, ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Sipas burimeve, policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

Terror dhe arrestime ndaj protestuesve të Unazës së Re, banorët nisen drejt Drejtorisë së Policisë

Policia nis reprezaljet dhe arrestimet ndaj banorëve të Unazës së Re. Banorët njoftuan se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesorë të protestës që vazhdon prej një viti për mbrojtjeene  shtëpive të tyre nga një projekt korruptiv i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Edhe në këto momente policia është atje, njoftojnë banoret e Unazës. Ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesorë të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, thuhet në një reagim zyrtar nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike.

Punonjësit e policisë kanë shoqëruar në komisariat, Gramos Shehun, Skënder Dodën dhe Ilir Katirajn, banorë të Unazës. Ilir Katiraj është përsoni që goditi me këpucë Ramën te spitali i Traumës. Shoqërimet janë bërë sot në mengjes.

Në tentative për të shuar protestën e banorve te unazës, qeveria duket se ka urdhëruar nisjen e një vale terrori ndaj banorëve.

Ndërkohë, banorët e Unazës së Re janë nisur drejt Policisë së Tiranës ku mbahen të izoluar dhjetëra protestues.

LIVE – Banorët e Unazës së Re marshojnë për tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të disa perfaqësuesve të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Tronditet Kavaja, polici vret me armën e shërbimit një person dhe mbetet i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një konflikti për një grua. Dritan Haxholli ka mbetur i vdekur në vend nga plumbat e pistoletës së punonjësit të policisë Bledar Toçi

Burime bëjnë me dije se, efektivi i policisë, Bledar Toçi është dërguar rreth orës 01:00 të mëngjesit në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Toçi dhe viktima, Dritan Haxholli kanë shkuar në të njëjtën kohë në shtëpinë e të dashurës së tyre, e cila kishte marrëdhënie me të dy dhe kjo ka bërë që ata të nxjerrin armët dhe të qëllojnë mbi njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës dhe viktima dyshohet që të jetë banor i zonës. Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur një armë pistoletë dhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë për vrasjen në Kavajë

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë,  shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.  Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Jeta ime ka qenë e kërcënuar në Shqipëri”! Gazetarja britanike fiton gjyqin me Policinë shqiptare

Alice Taylor, gazetarja dhe blogerja britanike, fitoi betejën 8-mujore me Policinë e Shtetit, pas një konflikti gjyqësor që nisi në mars 2019 me refuzimin e autoriteteve për t’i rinovuar asaj lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Gjykata Administrative e Tiranës, të mërkurën vendosi të pranojë padinë e gazetares Taylor për shfuqizimin e një gjobe prej 20 mijë lekësh, e cila sipas avokatit të saj, mbante peng aplikimin për t’u pajisur me një leje të re qëndrimi.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Taylor e konsideroi gjobën të padrejtë dhe të pabazuar në ligj, ndërsa argumentoi se vonesa në aplikim ishte e justifikuar me problemet e saj shëndetësore gjatë shtatzanisë, të cilat ua kishte bërë me dije punonjësve të zyrës së emigracionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkoi rrëzimin e padisë, duke pretenduar në gjyq dënimi administrativ ishte i bazuar në ligj.

Pas vendimit të lexuar nga gjyqtarja Semiramis Hoxholli, gazetarja Taylor i tha BIRN se procesi kishte qenë një barrë e jashtëzakonshme për të, por ndjehej falenderuese që logjika dhe drejtësia mbizotëruan.

“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar nga vendimi i sotëm”, tha Taylor për BIRN pas vendimit të gjyqtares Semiramis Hoxholli.

“Për gati tetë muaj kam qenë nën presionin dhe intimidimin e sjelljes së policisë kufitare. Shëndeti, siguria dhe jeta ime familjare kanë qenë të kërcënuara. Sikur të mos mjaftonte kjo, m’u desh të luftoja kundër lajmeve të rreme të publikuara për mua dhe me deklaratat e false të policisë dhe Ministrit të Brendshëm në adresën time”, shtoi ajo për BIRN.

Alice Elisabeth Taylor, blogere e The Balkanista dhe kontribuese në median online Exit jeton dhe punon në Shqipëri prej më shumë se një viti. Përveç problemeve me lejen e saj të qëndrimit, në mars 2019 Taylor u bë gjithashtu target i një fushate denigruese online, ku një mori portalesh pro-qeveritare e akuzuan atë si “spiune ruse”.

Fushata online kundër Taylor u denoncua në platformën e Këshillit të Europës për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve si dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.

David Phillips: Ideja e ndryshimit të territoreve ka vdekur, çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara

Një analist amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përshtatin qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së ardhshme të Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.

Por prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias tha për Zërin e Amerikës, se edhe Albin Kurti me kalimin e kohës, i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Phillips tha se ideja e ndyshimit të kufirit ka vdekur dhe kur negociatat me Serbinë të rifillojnë, Kosova do të shkojë në tryezë me një platformë të integritetit territorial.

Zëri i Amerikës: Zoti Phillips, si i shihni rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?

David Phillips: Është e qartë se democracia po funksionon në Kosovë. Brezi i ri i votuesve do ndryshim. Njerëzit janë të lodhur me kandidatët e vjetër që e ndërtuan reputacionin gjatë luftës kundër Serbisë.

Pra zgjedhjet shkuan mirë. Ato ishin të lira dhe të drejta. Tani Kosovën e pret puna e madhe e formimit të qeverisë dhe të një qëndrimi ndaj Beogradit për negociatat e ardhshme.

Zëri i Amerikës: A e shihni rezultatin jo vetëm si një sinjal për mbështetjen ndaj zotit Kurti, por edhe si votë ndaj politikave dhe qëndrimeve të ish-shumicës brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare?

David Phillips: Është e qartë se Albin Kurti është i respektuar dhe i admiruar nga elektorati. Tani atij i duhet të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të punojë drejt formimit të një qeverie koalicioni, të komunikojë me përfaqësuesit serbë në Kosovë për mënyrat se si mund të punojë me ta dhe të zhvillojë një qëndrim për negociatat me Beogradin.

Mendoj se fillimisht do të rishikohet zbatimi i 33 marrëveshjeve ekzistuese dhe bazuar tek ajo analizë, do të rekomandohen disa hapa për zbatimin e mëtejshëm të tyre.

Një gjë që nuk është në tryezë, është ndryshimi i kufirit. As Albin Kurti dhe asnjëra nga partitë e mëdha nuk e mbështesin. Pra, qeveria e Kosovës mund të ketë një dialog me Beogradin por dialogu do të jetë për normalizimin brenda kufijve aktualë të Kosovës. Dhe nuk do të jetë në tryezë ndarja.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. A mendoni se kjo është realiste?

David Phillips: Patjetër që duhet të ketë negociata për normalizimin. Të gjithë e mbështesin normalizimin. Ndryshimi i kufijve ishte një ide e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiçit.

Dhe tani i ka ikur koha. Është e vdekur dhe nuk duhet të merremi më me të. Duhet të përqendrohemi t’i bëjmë presion Beogradit që të njohë Kosovën, të normalizojë marrëdhëniet, të merret me çështjen e personave të zhdukur, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara si fqinjë brenda kufijve të tyre, krah për krah në paqe dhe mirëqenie.

Zëri i Amerikës: Disa nga deklaratat dhe qëndrimet e zotit Kurti, kanë shkaktuar shqetësim ndër vite tek perëndimi, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në fakt pas zgjedhjeve, deklaratat e tij kanë qenë të matura. A mendoni se ai do t’i modifikojë qëndrimet kur të jetë në qeverisje?

David Phillips: Unë e njoh prej dekadash Albin Kurtin dhe e kam parë të ndryshojë si person dhe si personalitet politik. Unë parashikoj që pjekuria e tij të rritet, që ai të vazhdojë të ndryshojë. Ai mbështet një dialog me Beogradin, por duhet të jemi të qartë për axhendën. Ai është kundër ndarjes apo ndryshimit të kufirit. Prandaj unë pres që zyrtarët amerikanë të përshtaten me realitetin.

Albin Kurti do të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie. Do t’i duhet të bashkëpunojë me parti të tjera dhe do t’i duhet të merret me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me serbët e Kosovës, me listën serbe, në mënyrë që të punojmë në mënyrë konstruktive drejt forcimit të një shoqërie të përbashkët që të jetë shumëetnike dhe demokratike.

Albin Kurti mund të jetë partner i mirë në këtë drejtim: i pakorruptuar, pa pazare të fshehta, nuk ka prapaskena. Këtë donin votuesit dhe ne në Shtetet e Bashkuara, duhet ta pranojmë.

Zëri i Amerikës: Pra ju po thoni që do të ketë përshtatje si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe nga ana e zotit Kurti…

David Phillips: Kosova nuk është koloni e Shteteve të Bashkuara, nuk merr urdhra nga Uashingtoni. Ditët kur ambasadori amerikan në Prishtinë diktonte rregullat për çdo gjë, kanë mbaruar.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor (Mattheë Palmer) dhe tani i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, zoti Grenell, duhet të ndjekin një strategji të mbështetur në realitet.

Ata nuk do të marrin vendime në Uashington dhe t’i thonë qeverisë së Kosovës apo Albin Kurtit çfarë të bëjë. Duhet të ketë një dialog të vërtetë. Kosova është e pavarur dhe sovrane. Duhet gjithashtu ta kuptojmë që votimi i së dielës, ishte një refuzim i planit për ndarje dhe personalisht Hashim Thaçit.

Votuesve të Kosovës u kishte ardhur në majë të hundës me qeverisjen e tij në vend, që ishte joefektive dhe përgjithësisht e korruptuar.

Ishin kundër marrëdhënieve të tij rajonale, dhe lidhjeve të tepruara miqësore me Beogradin. Ata duan një qeveri që do të përfaqësojë ineresat e popullit të Kosovës dhe jo interesat e Rusisë apo Serbisë. Është koha të shihet realiteti në sy.

Zëri i Amerikës: A mendoni se do të hiqen tarifat nga qeveria e re?

David Phillips: Sipas mendimit tim tarifat ishin plotësisht të justifikuara, duke u nisur nga veprimet agresive të qeverisë serbe ndaj Kosovës. Veprimet e Serbisë në Abu Dhabi në votimin për Interpolin e detyruan Ramush Haradinajn, të vendoste tarifat e jashtëzakonshme.

Përpjekjet e tyre për të bindur vendet e tjera ta tërhiqnin njohjen, e acarojnë edhe më shumë marrëdhënien. Tarifat ekzistojnë. Ndoshta ato do të hiqen, por duhet të ulen gradualisht në varësi të sjelljes së Serbisë.

Nuk duhet të ketë më qëndrim antagonist, nuk duhet ta shohë me përçmim Kosovën dhe t’i trajtojë shqiptarët e Kosovës si më pak të rëndësishëm. Duhet të kemi trajtim të barabartë. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol për ta garantuar një gjë të tillë dhe për të respektuar vullnetin e votuesve të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti ka ftuar LDK-në në koalicion. Si mendoni se do të shkojë?

David Phillips: Si dy partitë me numrin më të madh të votave, LDK-ja dhe Vetëvendosja duhet të ulen dhe të flasin për koalicion.

Meqenëse Vetëvendosja ka numrin më të madh të votave dhe gjasat më të mëdha janë që të marrë përgjegjësinë për negociatat dhe që Albin Kurti të jetë kryeministri. Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbështesin këto përpjekje dhe LDK-ja në vend që të kërkojë rinumërim, duhet të fillojë të bjerë dakord për bisedime, në mënyrë që t’i përfaqësojë me efetkivitet qytetarët e shumtë që votuan për LDK-në në zgjedhje.

Dade: Rama i përdor gratë në qeveri, i konsideron numra…

Po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra drejt Holandës. Sipas ish-ministres Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Gjatë një interviste në ABC Neës përballë gazetares Mirela Milori, Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë.

Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade, e cila shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri.

Dade komentoi edhe reagimin e kishës katolike këtë të mërkurë në lidhje me letrën e ministreve.

“Ky është një zhvillim i ri i letrës së përfaqësuesve të kishës. Ata e shikojnë çështjen nga këndvështrimi i tyre. E drejta e abortit është e drejtë e secilit idivid për të vendosur për trupin e tyrë, për ata çka mendojnë se është e mirë. Në këtë rast ndahem nga ajo që konstatohet nga letra e përfaqësuesve të kishës”, tha Dade.

Deklarata e fortë: Edhe nëse Edi Rama do më dënonte me 100 vite burg, sërish do më gjente në protestë

Aulon Bej KALAJA

Kryeministri Edi Rama ka vendosur 3-vjet burg per protetuesit qe bllokojne rrugen. Une i them Edi Rames, se edhe nese do denohesha me 100 vite burg, serish do me gjente ne proteste. Nuk pranoj asnje tirani qe ndalon te drejten kushtetuese te protestes. Asnje idivid qe e kufizon ate, apo na e ben ne te pamundur regaimin qytetar.

Dy rruge kemi:
1- Ose te pranojme qe Shqiperine t’a beje prone private Rama dhe t’a qeverise nga cifligu i Surrelit dhe ne te zhdukemi nga Shqiperia. Qe te realizohet kesisoj plani ogurzi i Xhorxh Sorosit me mekembes Ramen per shpopullimin e Shqiperise.

2- Ose ne te luftojme per te drejtat tona, te protestojme dhe te kundershtojme vendimarrjet e tilla qe duan te na mbyllin gojen dhe te na mbysin kryengritjen. Qe kete vend t’a qeverisin patriotet dhe te debojme tradhetaret.

Une mendoj se shqiptaret e kane bere zgjedhjen e tyre dhe po e deshmojne me vepra banoret e astirit, artistet dhe qytetaret e Teatrit Kombetar dhe vartar e protestave ndezur ndarazi ne gjithe Shqiperine.

Facebook kundër Biden: Nuk e ndalojmë fushatën e Trump, respektojmë procesin demokratik

Në një letër në formë të përgjigjes drejtuar fushatës presidenciale të Joe Biden, Facebook mbrojti politikën e saj për të lejuar që fjalimet nga politikanët të mos kontrollohen, pavarësisht nga vërtetësia e pretendimeve të tyre.

Kjo letër e siguruar nga Neë York Times, përcjell Telegrafi, tregon se ishte një përgjigje ndaj kërkesës së fushatës së Biden, që Facebook-u të refuzojë ose demantojë reklamat nga fushata për rizgjedhjen e presidentit Donald Trump, që përmbajnë pretendime të rreme.

Në kërkesën origjinale të fushatës së Biden për Facebook, që i adresohet drejtorit të përgjithshëm Mark Zuckerberg, Sheryl Sandberg dhe shefes për politika të zgjedhjeve që zhvillohen në mbarë botën Katie Harbath, tregohet një reklamë nga fushata e Trump, që përmban një deklaratë e cila ende nuk është vërtetuar me fakte, se ish-nënkryetari “i ofroi Ukrainës 1 miliard dollarë për të larguar nga detyra prokurorin, që është duke hetuar një kompani, të lidhur me djalin e tij”.

“Pretendimet me motive korrupsioni, janë vërtetuar se janë tërësisht të rreme”, thuhet në fushatën e Biden, sipas kopjes së letrës së postuar në internet, nga një reporter i CNN-it.

Sipas kërkesës së fushatës, thuhet se Facebook duhet t’i përmbahej premtimeve të mëparshme, për refuzimin e reklamave politike që kanë “materiale me përmbajtje diskredituese”.

“Qasja jonë është e bazuar në besimin thelbësor të Facebook-ut në shprehjen e lirë, respektimin e procesit demokratik dhe besimin në demokracitë e pjekura me shtyp të lirë, derisa fjalimi politik është më i diskutueshmi që mund të jetë”, ka thënë Katie Harbath, që është shefe në Facebook, për politika te zgjedhjeve që zhvillohen në mbarë botën.

Megjithatë, Harbath tha se Facebook do të mundohet, që të ndalojë “mashtrimet e përhapura në mënyrë virale”, kur është fjala për fushata zgjedhore.