35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Detaje të reja për zbulimin e 700 kg kokainë në Greqi me destinacion Durrësin

Autoritetet greke kanë dhënë detaje pasditen e sotme, lidhur me sekuestrimin e 700 kg kokainë, përfshirë edhe 137 kg që kishin si destinacion portin e Durrësit, që u bllokuan në Pire, ku ngarkesa e drogës u zëvendësua me miell orizi.

Përfaqësues të policisë dhe të doganës greke u shprehën se pastërtia e kokainës së nisur nga Ekuadori ishte 85% dhe vlera e saj në treg kapte vlerën e 10 mln euro.

Autoritet greke deklaruan se ishin sinjalizuar nga shërbimet e huaja lidhur me ngarkesën e kokainës, e cila ishte fshehur në kontenierët me banane. Më pas autoritetet greke komunikuan me zyrën e DEA-s në Athinë, dhe më pas njoftuan edhe autoritetet shqiptare.

Droga u zbulua përmes ekzamimimeve me rreze X-Ray. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të konteinerëve, e në disa raste të tjera në motorët e frigoriferëve.

Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës.

Autoritetet greke e kanë cilësuar gjithë operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm dhe kanë bërë të ditur se në pesë porte të vendit kanë instaluar aparate X-Ray, me qëllim që t’u heqin çdo shans rrjeteve të krimit të organizuar që të përdorin portet greke për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

Policët civilë e filmojnë protestuesit e Unazës së Re për t’i arrestuar në mesantë (Foto)

Policë civilë e filmojnë dhe fotografojnë banorët e Unazës së Re që vijojnë protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre. Bëhet e ditur se, mbrëmjen e sotme ka patur forca të shtuara të policisë në zonën e Unazës së Re ku po zhvillohet protesta prej një viti.

Denoncimet janë bërë nga banorë të zonës, të cilët shprehen se policë civilë po filmojnë protestën.

Sipas tyre, civilët e Lleshit po filmojnë banorët që të bëjnë arrestime në mesantë ose ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit.

Qëndresa e banorëve të Unazës së Re është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.

Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re ndërsa policia e Lleshit përndjek dhe arreston banorët pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Damian Gjiknuri drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.

Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve.

I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme,  jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.

Ndal rikthimit në pushtet të kriminelëve të Sigurimit të Shtetit!

Ekspertja e Sigurimit të Shtetit autorja e ekspertizës që çoi në pushkatim poetin Genc Leka kandidat për anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Aktualisht procedura është në Kuvendin e Shqipërisë dhe figura e saj po verifikohet nga institucionet e pastërtisë së figurës.

Është tashmë e dokumentuar botërisht pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit dhe zgjedhja e saj në një institucion me rëndësi siç është KKRT do të përbente një krim më vete nga Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër që në shkelje të ligjit e mundëson zgjedhjen e saj.

Në bazë të ligjit ajo nuk mund të zgjidhet për shkak të pjesëmarrjes së vërtetuar me prova e dokumente në krimet e Sigurimit të Shtetit por ne kemi informacione se po përdoret një artificë ligjore sipas të cilës kush ka marë një vërtetim pastërtie nga Komisioni Bezhani e merr sërish të tillë edhe pse implikimi i saj në krime është publik.

Në këto kushte Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Autoritetit mbi Informonin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, Komisionarit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të kryejnë detyrën e tyre e të mos fshihen pas ligjeve djallëzorë për të fshehur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre.

I kërkojmë Partisë Demokratike dhe krejt opozitës si dhe Ambasadave të USA e BE dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe organizatave të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të ushtrojnë çdo mundësi e influencë për të ndaluar vallen e rikthimit në pushtet të autorëve të krimeve të komunizmit.

Zgjedhja e Diana Çulit në krye të televizionit publik shqiptar është një fyerje për viktimat e krimeve të saj dhe familjarëve të tyre dhe krejt të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë. Fakti që kjo po ndodh në prag të pritjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon edhe një herë se Shqipëria është shumë larg standardeve perëndimore të trajtimit të krimeve komuniste dhe autorëve të tyre.

Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë
 

Grushta e shkelma në Bashkinë e Durrësit, PS në kaos për ‘tepsinë’

Partia Socialiste në Durrës është futur në një situatë kaosi. Lufta për pushtet dhe influencë i ka ndarë anëtarët e saj në dy kampe kundërshtare. Kjo situatë është ashpërsuar pas emërimeve të fundit në Bashkinë e Durrësit.

Lufta për pushtet i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe. Mbledhjet e degës së PS në këtë rreth bëhen në atmosferë presioni dhe agresiviteti. Më i fundit takim me dyer të mbyllura, dy ditë më parë u realizua mes debateve të ashpra.

Emërimet  në bashkinë e Durrësit, kryesisht pas emërimit të nënkryetares Etleva Kondi, dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana, ka irrituar socialistët lokale. Burime për ABC Neës thanë se situata po përkeqësohet më shumë tani në prag zgjedhjesh për kryetar të Partisë Socialiste Durrës.

Janë dy klane socialistësh, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza.

Ky i fundit sipas burimeve për ABC News disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragaj sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e  tij nga detyra që mban.

Tragaj i emëruar në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së duket se nuk e ka pritur mirë propozimin  për largim, vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak. Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj  janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit. /ABC News Albania

 

Trafiku i drogës/ “Filluan zogjtë e Taulant Ballës të fluturojnë në malin e Shebenikut”

Ish-Kryeministrit Berisha shkrun në një postim në Facebook se, eksporti i mallit nga narkoshtetit i Edvin Mafisë vazhdon me sukses.

“Vazhdon me sukses eksporti i mallit nga narkoshteti i Edvin Mafise! sb”, shkruan Berisha

Denoncimi i Berishës është bërë pas një mesazhi të ma rrë nga një qytetar i cili i kadërguar edhe fotot e avionëve të drogës. “Prsh zoti Sali Berisha, filluan zogjt të fluturojnë në malin e Shebenikut”, shkruan qytetari

Dyshohet se aviopnët e drogës janë të bandës që ka mbështetje nga Taulant Balla. Burimet bëjnë të ditur se i gjithë mali i Shebenikut në Librazhd është mbjellë me drogë. Po ashtu edhe mali i Çermenikës, fshati të Taulant Ballës dhe Stravanit si dhe gjithë zonave të tjera në Librazhd janë të mbjella me kanabis.

Ka patur mjaft raste që banorët e zonës kanë denoncuar këtë fakt, duke u shprehur se parcelat ruhen nga persona të armatisur, por policia nuk ka ndërhyrë në asnjë rast.

Kisha katolike u përgjigjet ministreve të Ramës: Kush ju dha të drejtën të flisni në emër të shqiptarëve?

Mons. George Frendo,
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit
Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë ‘nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë’.

Më poshtë shkruajnë: ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën’. E pse? Sepse ‘ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin’ dhe ‘keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001’.

Disa komente. ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën’. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë ‘nëna’.

Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë ‘bija’, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se ‘luftojnë për familjet’ – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre.

Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Holandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

Djali i trafikantit të drogës i lidhur me Rilindjen shëtit me makinë luksoze, policia nuk e ndalon

Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar djalin e një trafikanti droge të lidhur me Rilindjen që qarkullon lirshëm në Shkodër me makina luksoze i ndihmuar edhe nga drejtuesit e policisë lokale.

Qytetari bën të ditur se bëhet fjalë për djalin e trafikantit të drogës, Bardhok Plana.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se narkoshteti është mbi shtetin.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkoshteti mbi shtetin!

Shikoni si shetit ne Shkoder me makine me dy targa djali i famozit Bardhok Plana.

Lexoni qytetarin dixhital. sb

“te uroj shendet,jam nje qytetar nga shkodra e desha me tregu si funksiono policia e shkodres me ne krye niko brahimin ja si shetit djali i bardhok planaj neper shkoder me dy targa ne makine e se nal kush se kane frike nga Edi Rama,e kena telefonu sa here drejtorin e policine e shkodres per vet bardhokun i cili po zapto krejt shkodren per ndertime pa leje dhe pse eshte me arrest shpie tan diten bardhoku del neper qytet e asnje polic sguxo me e nal, ai akuzohet per pastrim paresh e te trego fotoja e makines si i pastro leket me makinat prodhim i funit normal se krejt prokuroret i ka te vetet ketu kjo eshte policia e drejtesia e narkoshtetit respekte i nderuar.”

ps: Miq, Bardhok Plana eshte supertrafikanti i te gjithe veriut. Ai eshte personi qe ne operacionin Viluni ndiqej nga policia e 5 shteteve dhe qe e shpetoi ish deputeti Mark Frroku, i cili e mori ne makinen e tij dhe pasi e bllokoi tek kthesa e Kamzez postblloku i policise ne makinen e Frrokut, me urdher te Edvin Mafise policet u detyruan qe ta lirojne. sb

Rama mbërrin në Serbi bashkë me Zaev, Kosova kundër projektit serb

Edi Rama ka mbërritur në Serbi ku do të zhvillojë takim me Presidentin Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vizita e Ramës ka të bëjë me projektin e kahershëm të Vuçiç për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

Temë kryesore e takimit do të jetë propozimi i tij për krijimin e një “Shengeni të vogël”, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe heqjen e pengesave për biznesin dhe rrjedhën e lirë të mallrave dhe njerëzve në territorin e tre vendeve, raportojnë mediat serbe.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik, që në fakt është një rijetësim i ‘Jugosllavisë’.

Të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Edi Rama, lot krokodili për gratë e dhunuara. Qeveria nuk ka zbatuar asnjë pikë Rezolutën e Parlamentit

Nga Albana Vokshi

Lotët e krodilit të Ramës për gratë e dhunuara

Kur flet për ndershmëri, për drejtësi dhe për solidaritet, Edi Rama është hipokriti numër 1. Kur të gjitha bashkë lidhen me gratë, ai është një mashtrues i rëndomtë, i cili në vend që të vendosë shtetin në shërbim të grave të pambrojtura e të dhunuara, frymëzon dhunë.

Edi Rama qan me lotë krokodili për gratë, pasi qeveria e tij nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës së Parlamentit për mbrojtjen e grave.

Dy vjet pas propozimit dhe miratimit në Kuvend të rezolutës për masat kundër dhunës në familje, nuk është bërë asgjë. Nuk është miratuar asnjë politikë favorizuese dhe asnjë institucion nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës. Në ndryshim nga dy vjet më parë, gjendja është përkeqësuar, dhuna në familje ka bilanc lufte.

Studimi i OSBE zbilon se 67% e grave në Shqipëri ose 959 mijë gra, pësojnë një formë dhune. Thënë ndryshe, janë mbi 2600 raste dhune ne ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara, pasi mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar, sepse institucionet shtetërore nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit, kriminelët, trafikantët apo familjarët e deputetëve te Ramës.

Rama, ky dhunues i pashembullt i të drejtave të grave, ky shkaktar për situatën e rëndë të grave e të dhunës në familje, duhet të izolohet për të shpëtuar edhe ato pak liri që u kanë ngelur shqiptarëve, përfshi edhe të drejtën e fjalës apo lirinë e medias, që futet së shpejti në gijotinë.

Salianji publikon fakte të reja të falsifikimit të zërit të Agron Xhafajt për të shmangur nga hetimi për trafik droge mafian qeveritare

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denocnduesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj.

Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrësi dhe punëdhënësi me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë.

Sot dua t’ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikimi i aktit të ekspertimit, nga ana e prokurorisë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokurorisë në orën 14:15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorinë e Tiranës pranë OPGJ-së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalistikës Dritan Zota. Proçedurialisht është marrë zëri në rregull duke pasur oficerë të policisë gjyqsore, ekspertë kriminalistikë dhe në prani të prokurorit.

Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetarisht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësisht se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri.

Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana proçeduriale, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë.

Në procesverbalin që kemi kërkuar në Gjykatë, të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalistik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt, dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administruar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018e cila po ju citoj: “Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër”.

Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha.

Pra prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por ka dërguar një mostër zëri e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit.

Ekspertiza britanike, për të cilën do t’ju vendos në dispozicion materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalistikës italiane për shkak të klësaj shkelje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligjshme nga prokuroria të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti.

Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot.

Në vendimin e gjykatës thuhet: “Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri-tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë.

Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët.

Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafën, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë, kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal, dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatuese, aty ku nuk duhet të jetë.

Pavarësisht se kemi instituar në Gjykatë, pavarësisht se kemi çuar kallzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorimin e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokurorit Gentian Osmani dhe për t’i çuar ata përpara përgjegjësisë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapara hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj që edhe sot kontrollojnë trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetjen e ish-ministrit të asaj kohe, Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Republikës, Edi Rama.