28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Çfarë vendosi Gjermania për çështjen e klimës

Pika kryesore e paketës për klimën të qeverisë gjermane, e cila miratohet këtë të mërkurë është reduktimi i emetimit të gazravre karbonikë. Sipas studimeve ato janë arsyeja kryesore e ngrohjes globale.

Dokumenti 170 faqësh përmban ndër të tjera edhe futjen e çmimit të CO2-it, gazit karbonik, gjë që do të shtrenjtojë lëndët djegëse fosile si vajin për ngrohje, benzinën dhe naftën dhe do të rrisë impulset për një sjellje më ekologjike të qytetarëve. Për të reduktuar barrën shtesë financiare për qytetarët qeveria do të ofrojë psh. kompensime për ata që janë të detyruar të udhëtojnë më larg e përditë në vendin e punës.

Me këtë paketë masash, qeveria gjermane e CDU/CSU-së dhe SPD-së kërkon të arrijë qëllimet e klimës për vitin 2030. Që do të thotë reduktim i emetimeve të gazit karbonik me 55% kundrejt vitit 1990.

Pika e grindjes – çmimi i gazit karbonik
Kur u miratua paketa e klimës pati kritika të forta. Grindja kryesore bëhet për çmimin e gazit karbonik. Qeveria planifikon që emetimi i një toni gazi karbonik do të kushtojë 10 euro nga viti 2021.

Por sipas kryeministrit të landit të Saksonië së Pshtme, Stephan Weil ky çmim është shumë i ulët për të pasur efektin e duhur. Ai i përgjigjet blerjes së 3-4 birrave, thotë ai. Edhe Të Gjelbrit kërkojnë një çmim më të lartë, sipas tyre 40 euro për ton.

Nga ana tjetër unioni konservator, CDU/CSU është dakord me këtë çmim. Sipas konservatorëve duhet që barra për qytetarët dhe ekonominë të mos jetë shumë e lartë. Angela Merkel lidhur me këtë grindje tha se “besojmë, që duhet të fillojmë ngadalë, me qëllim që të marrim sa më shumë njerëz me vete për këtë çështje.”

Lufta verbale e kreut të meduzës me Parlamentin e Holandës

Sali BERISHA

Lufta verbale e Edvin Mafise me parlamentin e Mbreterise se Hollandes njellloj si lufta e Don Kishotit me mullinjte e eres!
Miq, kreu i meduzes dhe skizoidi Edvin Mafia, shkaktari kryesor i mosçeljes se negociatave me Shqiperine qe nga viti 2016, ndermori sot nga platforma e narkoprlamentit te tij sulmin e rradhes ndaj armiqve te jashtem dhe te brendshem.

Sulmi i tij prej gangsteri poltik ndaj parlamentit te Mbreterise se Hollandes eshte sulmi i njeriut te semure psiqik dhe te papergjegjshem, i cili ne asnje rast dhe per asgje nuk mbane asnje pergjegjesi.

Ne te vertet ky sulm ndaj parlamentit hollandez, po te kemi parasysh faktin se Hollanda ka mjaft mullinj ere, ngjante si sulmi i Don Kishotit me mullinjte e eres.

Ai mendon se shqiptareve mund t’iu shese çdo trillim dhe mashtrim te tij.

Por ftoj çdo shqiptar te shtroje pyetjen e thjeshte per te kuptuar mashtrimin e tij bajat ne parlament, se jane problemet e brendshme dhe jo korrupsioni i papermbajtur dhe krimi i organizuar ne te gjitha nivelet e narkoshtetit tek ne ato qe detyrojne parlamentin e Mbreterise se Hollandes te votoje kunder Shqiperise.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq ti shtroni pyetjen Don Kishotit shqiptar, se pse problemet e brendshme nuk penguan dje parlamentaret hollandez te votojne per hapjen pa kushte te negociatave ne Maqedonine e Veriut??

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që sunon te lidhë luftën e brendshme politike në Shqiperi me disa vende sic është dhe Hollanda.

Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një ççshtje e politikes së brendshme të atij vendi.Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Çfarë fsheh interesimi i Turqisë për Serbinë?

Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë të mira. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e rendit Turqinë ndër vendet më të rëndësishme partnere të Serbisë.

Këtë e vërtetojnë edhe shifrat konkrete, të cilat u bënë publike në fillim të vizitës dy ditore të Erdoganit në Serbi. Shkëmbimi tregtar ka mbërritur shifrën prej 1,2 miliardë euro në vit. Firmat turke punësojnë në Serbi rreth 8000 punëtorë, ndërsa investimet turke në Serbi kanë mbërritur prej një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018. Po në të njëjtin vit nga Serbia në Turqi kanë shkuar rreth 100.000 turistë.

Krahasuar me raportet ekonomike të Serbisë me vendet e tjera, këto janë shifra ende modeste, deklaruan dy presidentët. Por ata shtuan se raportet mes Serbisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Vuçiq dhe Erdogan janë të mendimit se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve.

Turqia në Ballkan
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq thotë për DW, se “pas ftohjes së raporteve në vitin 2013 dhe ndërprerjes së trilaterales Ankara-Beograd-Sarajevë, tani raportet e Turqisë me Ballkanin Perëndimor janë forcuar. Duket se kjo ka të bëjë me rolin mbrojtës të Turqisë ndaj faktorit boshnjak e tani edhe përmirësimin e raporteve me Beogradin”.

Gjukanoviq thotë se interesimi i Turqisë nuk ndalet vetëm në Serbi, sepse “Ballkani është i rëndësishëm si i tërë për Turqinë”. Raportet më të ngushta politike janë me boshnjakët, e deri diku edhe me elitën politike shqiptare. “Por Turqia e kupton Serbinë si një partner shumë të rëndësishëm, nëse jo edhe partnerin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor“, pohon profesori.

Politika e brendshme
Niveli i lartë dhe dendësia e vizitave të presidentit turk në Serbi shihet si pjesë e aktiviteteve të brendshme politike të Erdoganit, mendon Naim Leo Beshiri. “Presidenti Erdogan nuk ka aktualisht shumë miq jashtë vendit.

Ndaj këtë vizitë e shfrytëzon për përfitime në politikën e brendshme në Turqi, sepse të githa këto vizita përdoren për propagandë të brendshme“. Nga ana tjetër, Turqia po e shfrytëzon hapësirën e zbrazët në Ballkan për shtimin e influencës.

“Në kohën kur SHBA dhe BE nuk po mund të dakordohen për çështjet e rëndësishme të këtij rajoni, Turqia po përpiqet të shtojë influencën e saj. Erdogani po përpiqet të prezantohet si faktor stabliteti në raportet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, pohon Beshiri.

Influenca e Turqisë
Beogradi pret nga Erdogani dhe Turqia të luajnë një rol pozitiv tek boshnjakët në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Sanxhak, për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. „Turqia ka influencë tek boshnjakët, ndonëse i tërë rajoni është i preokupuar për momentin me raportet Beograd-Prishtinë”, thotë Gjukanoviq. Ai mendon se është vështirë të jepen konstatime përfundimtare, “por boshnjakët ende mbeten më të afërt me Ankaranë se sa me Brukselin, që në një farë mënyre pengon edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor“.
Turqia është e interesuar për “integritetin territorial të B-H dhe për raporte të mira mes Beogradit dhe Sarajevës”, pohon Beshiri, duke shtuar se Erdogani ka arritur atë që Perëndimi nuk ka mundur – “të përmirësojë raportet mes Beogradit dhe Sarajevës”.

Perëndimi e shikon me sy kritik forcimin e influencës turke në këtë rajon, por edhe prezencën gjithnjë e më të dukshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ndaj aktivitetet e Turqisë shikohen me rezerva.

“Perëndimi është i shqetësuar me shtimin e influencës turke, por edhe ruse dhe kineze në këtë rajon. Kjo me siguri që do të shtrohet si çështje edhe në procesin e afrimit të Serbisë me BE”, pohon Gjukanoviq.

Shoqëri e keqe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shtuar takimet me Erdoganin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, që është komentuar si një “shoqëri me mungesë demokracie dhe tendeca autoritare”.

Naim Leo Beshiqi thotë se “Serbia shikohet si një nxënës i keq, i cili shoqërohet me nxënës të tjerë të këqinj”. Serbia ka miq edhe në BE, por shikuar në shtigje afatgjate, BE mund të shprehë shqetësime për shkak të afrimit të tillë të Vuçiqit me Erdoganin dhe Orbanin.

“Në shtigje të shkurtra, Serbia mund të përfitojë nga këto takime të liderëve jo demokratikë, por kjo është një e keqe në shtigje afatgjata“, konstaton drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

Si po i kërcënon mafia e pronave drejtorët në Kadastrën e Vlorës të japin dorëheqjen

Kadastra e Vlorës ka hyrë në një gjendje kolapsi, pasi brenda një muaji kanë dhënë dorëheqjen tre drejtorë të këtij institucioni.

Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Kadastrës Vlorë po ndodh ajo që nuk është parë kurrë në asnjë institucion tjetër shtetëror.

Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen. Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda një muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë, fakt që tregon se ky institucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresha tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtori, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të Policisë, që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, duke komentuar situatën në Kadastrën e Vlorës, ku forcat të shumta të Policisë mbërritën në këtë institucion për të hetuar mbi përplasjet për pronën në bregdet, u shpreh se Vlora mbetet një nga qytetet më problematike në këtë aspekt.

Lame nga ana tjetër e lidh këtë situatë me vijën e madhe bregdetare të këtij qarku, duke bërë që çështjet ku shumë palë të kenë pretendime për një pronë, të jenë më të shumta se në çdo qark tjetër. “Problematika në Vlorë ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo, për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë”, u shpreh Lame. /Panorama

Bafason Messi: Doja largimin nga Barça në 2017, por s’kishte ofertë

Lionel Messi ka befasuar me intervistën e tij të fundit, pasi që ai bëri të ditur se kishte dashur të largohet nga Barcelona gjatë kohës kur akuzohej për evazion fiskal dhe se vetëm mungesa e ofertave nga klubet e tjera e kishte mbajtur atë në Katalonjë.

Kapiteni argjentinas ka luajtur për Barcelonës gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist dhe ka bërë të ditur se është i gatshëm edhe ta përfundojë karrierën me vetëm një klub. Por, gjithçka mund të ketë qenë ndryshe nëse atij do t’i kishte ardhur ndonjë ofertë në verën e vitit 2017.

Duke folur në një intervistë për RAC1, argjentinasi tha: “Në atë kohë, gjatë rrëmujës me taksat, unë dëshiroja të largohesha – por jo pse doja të largohesha nga Barcelona, por sepse doja të largohesha nga Spanja”.

“Unë ndihesha i keqtrajtuar dhe nuk dëshiroja të qëndroja këtu më tutje. Unë kurrë nuk mora asnjë ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin se qëllimi im ishte të qëndroja këtu”.

Kur u pyet më tutje për rastin e padisë për shmangie të pagimit të taksave, që përfundoi me gjobitje të futbollistit me 223 mijë funte, ai shtoi: “Ishte shumë e vështirë për mua dhe familjen time sepse njerëzit nuk e dinin se çfarë po ndodhte”.

“E vërteta është se ishte e vështirë për shkak të gjithçkaje që po ndodhte, por është më mirë që fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e dinin”.

Tani, Messi mbetet në “Camp Nou dhe për momentin po e luan sezonin e tij të 16-të në karrierën e tij si profesionist me klubin katalonas.

Që kur debutoi në nëntor të vitit 2003, ai i ka shënuar 604 gola për klubin në 692 ndeshje të zhvilluara dhe synon të shtojë edhe shumë të tjera në rekordin e tij personal.

Kur u pyet për të ardhmen e tij, Messi tha: “Sot, dëshira ime dhe e familjes time është që ta përfundoj këtu karrierën.

“Fillimisht për shkak të asaj se si jam unë në këtë klub, si ndihem këtu e pastaj edhe për shkak të afërsisë dhe përshtatjes në qytet, për fëmijët e mi, për t’i mbajtur shoqëritë dhe nuk dua të prish gjithçka vetëm sepse doja të përjetoja diçka në një nivel personal”.

Analisti amerikan: Kosova i hoqi mandatin Thaçit për të diskutuar me Vuçiç ndarjen e Kosovës

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilin e cilëson si goditje ndaj presidentit Hashim Thaçi, për sfidat e menjëhershme të qeverisë së re e të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Joseph, si e shihni përfshirjen gjithnjë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi?

Edward Joseph: Është edhe pozitive, edhe shqetësuese. Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë. Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka zbritur (atë rajon) nga prioritetet e saj. Por, kjo çështje (dialogu) qartazi kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim.

Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese. Përse ambasadori (Richard) Grenell është emëruar (në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi) kur Mattheë Palmer është zgjedhur së voni në pozitën e të dërguarit të posaçëm (për Ballkanin)?

Palmer natyrisht ka përvojë të gjatë në rajon, ndërsa ambasadori Grenell ka punuar në Kombet e Bashkuara, ka njohuri për rajonin, por jo në të njëjtin nivel.

Është një gjë e mirë që Shtëpia e Bardhë, në kohën e shumë krizave të tjera, është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por, në anën tjetër, është e çuditshme dhe mbetet të shihet se çfarë do të thotë për politikën amerikane në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk është një gjë e zakonshme që të ketë dy të dërguar?

Edward Joseph: Është e pazakonshme, sidomos kur keni një emisar të sapoemëruar dhe pastaj emëroni edhe një tjetër. Krijon vërtet konfuzion. Por, në anën tjetër, nuk është krejt keq.

Grenell është ambasador në Gjermani dhe, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje atje, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e Gjermanisë në lidhje me politikën që ka ngritur ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e cila duket se është në favor të shkëmbimit të territoreve (midis Kosovës dhe Serbisë).

Është e mundshme që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues.

Radio Evropa e Lirë: Cili është disponimi në SHBA?

Edward Joseph: Disponimi në SHBA nuk është i lidhur me çështjet në Ballkan. Nëse shikojmë në aspektin ndërkombëtar, SHBA-ja është e përqendruar tash për tash në tërheqjen e trupave nga Siria, në mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Iranin dhe, mes tjerash, në konfliktin tregtar me Kinën.

Nuk ka disponim në SHBA për Ballkanin. Ata që e ndjekin këtë çështje janë të shqetësuar dhe në konfuzion me emërimin e ambasadorit Grenell.

Ata që mendojnë se emërimi i tij mund të reflektojë qasjen e Boltonit drejt ndarjes së Kosovës – që natyrisht se do të krijonte shumë probleme serioze në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje dhe brenda vetë Kosovës… për ne që mendojmë kështu, (emërimi i tij) nuk na jep shumë siguri.

Radio Evropa e Lirë: Po si e sheh zgjidhjen SHBA-ja për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi?

Edward Joseph: Kjo është një pyetje politike, së cilës nuk ia dimë përgjigjen, por duhet t’i lexojmë sinjalet. Kur John Bolton ka qenë këshilltar për siguri kombëtare, unë mendoj se ka pasur mbështetje për idenë – të favorizuar edhe nga (shefja e politikës së jashtme të BE-së) Federica Mogherini – për shkëmbim territoresh, për një lloj ndarjeje të Kosovës, me sa duket në veri, në lumin Ibër, ku katër komunat veriore do t’i kalonin Serbisë dhe një pjesë e padefinuar e jugut të Serbisë, që është Lugina e Preshevës, do t’i kalonte Kosovës.
Duket se këtë e kanë diskutuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për disa muaj. Mogherini e ka mbështetur këtë, por të gjithë e dimë se (kancelarja gjermane) Angela Merkel e ka kundërshtuar fuqishëm, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë të rajonit që do të ndikoheshin drejtpërdrejt.

Për shembull, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përsëritur vazhdimisht kundërshtimet ndaj kësaj ideje. Në një rast, ai e ka cilësuar atë si idenë më të pamend që ka dëgjuar. Mali i Zi është shprehur i shqetësuar për këtë ide, Bosnja po ashtu, e mos të flas për shumë paqartësitë rreth mënyrës se si do të zbatohej ajo në Kosovë.

Me gjasë do të kishte lëvizje masive të popullsisë serbe që jeton në jug të Ibrit. Ajo vë në pyetje edhe lokacionet fetare serbe në Deçan, Graçanicë… Të gjitha këto kanë mbetur pa përgjigjet e atyre si Mogherini dhe zyrtarët amerikanë të kohës së Boltonit. Ata nuk e kanë shpjeguar se si do të adresohej kjo çështje.

Radio Evropa e Lirë: Të dërguarin e tij për dialogun Kosovë-Serbi pritet ta emërojë edhe Bashkimi Evropian. A nuk do të bëhet, ta quaj, pak tollovi?

Edward Joseph: Ata do të duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka dyshim për këtë, sepse SHBA-ja vetëm nuk mund t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje. E përsëris, kjo mund të jetë një arsye për emërimin e ambasadorit Grenell, sepse kundërshtimet e Merkelit kanë qenë të dëmshme për qasjen e Mogherinit dhe të Boltonit dhe të Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.
“Zgjedhjet e dobësuan pozicionin e Thaçit në bisedime”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë për dialogun me Serbinë?
Edward Joseph: Në njërën anë është goditje e qartë ndaj presidentit (të Kosovës, Hashim) Thaçi. Nuk ka dyshim për këtë. Ideja se ai mund të ketë mandat nga votuesit e Kosovës për të ndjekur rrugën e tij – së bashku me presidentin e Serbisë (Aleksandar) Vuçiq – për ndarjen e Kosovës, qartazi nuk ekziston.

Në anën tjetër, mund të ndodhë që Albin Kurti i Vetëvendosjes bëhet kryeministër. Edhe qasja e tij është e përzier, sepse ai, me vite, ka këmbëngulur në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ai nuk do që Kosova të jetë një shtet i pavarur, por të bashkohet me Shqipërinë. Kjo do të bëhej e mundur me shkëmbim territoresh. Kurti po ashtu ka thënë se është kundër dorëzimit të ndonjë territori te serbët. E ka thënë këtë disa herë, por duhet të shohim.

Radio Evropa e Lirë: Ku do të çonte një gjë e tillë?

Edward Joseph: Nuk ka shumë rëndësi se çfarë mendoj unë, apo të tjerët që kanë punuar me vite në Ballkan. Me rëndësi është ajo që e mendojnë ata që do të prekeshin nga këto vendime (të mundshme për shkëmbim territoresh).

Për shembull, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vazhdimisht ka paralajmëruar për pasojat e vendimeve të tilla. Ato do të vinin në pyetje edhe vetë kufijtë e Maqedonisë së Veriut.

Pastaj, çfarë në lidhje me Malin e Zi, me pakicën e tij shqiptare? Nëse komuniteti ndërkombëtar do ta pranonte precedentin e ndarjes etnike territoriale, atëherë përse Millorad Dodik nuk do të vazhdonte me fushatën – ndoshta edhe në mënyrë më të rrezikshme – për ndarjen e Republika Sërpskës?

Radio Evropa e Lirë: Pra, si e shihni ju rrjedhën e mëtejshme të dialogut me Serbinë? Deri më tash kjo ka qenë një çështje më tepër midis dy presidentëve…

Edward Joseph: Pozicioni i Thaçit është dobësuar tani. Ai nuk mund t’i udhëheqë më negociatat, në mënyrë të besueshme, si individ, pa konsultime me kryeministrin. Nëse përpiqet ta bëjë këtë, nuk do të ketë kredibilitet në Kosovë.

Çdo marrëveshje që mund ta arrijë, do të jetë përçarëse dhe do të jetë pyetje serioze nëse kosovarët do ta pranojnë. Nëse Albin Kurti është kryeministër, nuk kam dyshim se ai do të jetë tërësisht i përfshirë në këto bisedime, së bashku me presidentin Thaçi, i cili, e përsëris, është dobësuar nga zgjedhjet, sepse partia e tij ka kaluar shumë dobët.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Jospeh, a prisni që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të bëjnë koalicion për bashkëqeverisje?

Edward Joseph: Ato janë shumë të ndryshme. Por, një gjë të tillë e kemi parë në shumë vende me demokraci parlamentare, edhe pse këtu në Shtetet e Bashkuara nuk kemi. Në shumë vende të tjera, në politikë bëhen partnerë të çuditshëm. Andaj, gjithçka është e mundur.

Aritmetika ekziston. Çështja kryesore natyrisht është se kush do të jetë kryeministër. Por, nëse pajtohen për koalicion, do të thotë se e kuptojnë mirë rëndësinë e kësaj çështjeje, ashtu si edhe të trajtimit të korrupsionit dhe të çështjeve ekonomike.

Radio Evropa e Lirë: Sapo përmendet çështjen e korrupsionit, të ekonomisë…Janë bërë shumë premtime për luftimin e korrupsionit e të papunësisë. A mund t’i realizojnë ato partitë fituese?

Edward Joseph: Albin Kurti duhet t’i realizojë, sepse, nëse nuk i realizon, ai nuk ka besueshmëri. Këto janë çështje mbi të cilat e ka ndërtuar emrin e Vetëvendosjes.

Kjo nuk është thjesht një parti tjetër e Kosovës, është një parti që e ka bërë luftën kundër korrupsionit çështje thelbësore. Jo LDK-ja, por Vetëvendosja, nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Andaj, Vetëvendosja duhet ta realizojë këtë (zotim), në të kundërtën do të përballet me pasoja serioze në zgjedhjet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë sfidat e menjëhershme të partive fituese?

Edward Joseph: Sfidë e menjëhershme është formimi i qeverisë natyrisht dhe veprimi i shpejtë për të fituar besimin e popullsisë.

Qeveria (e re) në Kosovë duhet të dëshmojë shpejt se është vërtet e ndryshme nga paraardhëset e saj dhe se është vërtet e angazhuar për çrrënjosjen e korrupsionit dhe të politikës së shfrytëzimit të pushtetit qeveritar për të emëruar miq dhe të afërm në pozita të larta.

Duhet të veprojë shpejt dhe t’iu dëshmojë votuesve se kjo është një qeveri ndryshe, që e dëgjon popullin dhe u përgjigjet shqetësimeve të tij për korrupsionin. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, së bashku me presidentin Thaçi, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për kundërshtimin që i bën Beogradi pavarësisë së Kosovës.

Rekordmeni Joao Felix, më i zëvendësuari në La Liga

Talenti portugez është zëvendësuar më së shumti në La Liga deri tash tek Atletico Madridi. Ai e pati një fillim të mrekullueshëm në kampionatin spanjoll, por së fundmi ka rënie të formës.

Joao Felix po thyen rekorde qysh në sezonin e tij të parë në La Liga.

Në fakt, futbollisti anësor i Atletico Madridit është lojtari më i zëvendësuar në kampionatin spanjoll këtë edicion.

Pas një fillimi të mrekullueshëm të sezonit, me gola, asistime dhe ekzibicione, talenti 20 vjeçar po has në vështirësi së fundmi në Spanjë.

Ish-futbollisti i Benficas ka pësuar rënie dhe këtë e ka vërejtur edhe trajneri Diego Pablo Simeone.

Për këtë, trajneri argjentinas e ka zëvendësuar atë 7 herë në 8 ndeshje të zhvilluara.

Felix ka luajtur 90 minuta vetëm në ndeshje me Leganes në ligën spanjolle.

Në Champions League, ndërkohë, ka luajtur në tërë ndeshjen ndaj Juventusit, kurse kundër Lokomotivës, ku shënoi gol, është zëvendësuar në fund. Ndërkohë, tifozët kërkojnë më shumë nga numri 7, i cili i kushtoi Atleticos plot 120 milionë euro.

Mustafi reagon ashpër ndaj tifozëve të Arsenalit: Më kritikojnë edhe kur s’luaj

Shkodran Mustafi i ka quajtur të tepruara dhe të paarsyeshme kritikat e tifozëve të Arsenait drejtuar atij, duke thënë se është bërë cak i kritikave për paraqitjet e tij për Arsenalin madje edhe kur nuk luan.

Mbrojtësi 27-vjeçar me prejardhje shqiptare, i cili e fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, e ka humbur vendin në skuadrën e Uani Emeryt dhe është më së paku i parapëlqyer nga pesëshja Sokratis, Rob Holding, Calum Chambers dhe David Luiz.

Gjatë verës u raportua se Mustafi do të largohej nga klubi londinez, pasi Emery ia kishte bërë të qartë se nuk e kishte më në planet e tij.

Megjithatë, ish-ylli i Valencias zgjodhi të qëndrojë në Emirates Stadium për të luftuar për një vend në skuadër.

Mustafi nuk e ka luajtur asnjë minutë te vetme në Premierligë këtë sezon, por luajti për 90 minuta në Ligën e Evropës kundër Eintrach Frankfurt dhe Standard Liege.

Ai u paraqit edhe në Carabao Cup kundër Nottingham Forest.

Duke folur për Der Spiegel, Mustafi – i cili nuk është ftuar nga Gjermania që prej vitit 2017 – foli për dy paraqitjet për të cilat u kritikua më së shumti sezonin e kaluar, humbja 5:1 kundër Liverpoolit në dhjetor dhe ajo 3:2 kundër Crystal Palace në prill.

“Pata munguar për tri javë shkaku i lëndimit dhe luajta kundër Liverpoolit pa u stërvitur me ekipin sepse trajneri kishte nevojë për mua. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 4:1, nuk bëra mirë dhe e lëndova veten përsëri”, tha Mustafi.

“Pas lojës, mora shumë komente negative nga tifozët e Arsenalit në Instagram dhe Tëitter. Edhe shkrime pati ku unë u kritikova shumë”, shtoi ai.

Për lojën me Palace, ku gabimet e tij kushtuan me gola dhe humbje, Mustafi tha: “Unë jam kritik i vetes mjaftueshëm për ta kuptuar se i bëra ato gaime.”

“Mund t’i përballoj kritikat e mëdha, po ashtu. Por është tepruar me kritika të paarsyeshme. Jam bërë cak”, përfundoi ai.

“Në një rast, ata më fajësuan mua për një humbje edhe pse unë nuk kisha luajtur fare në atë ndeshje”.

Shkarkohet Giampaolo, Pioli trajner i Milanit

Stefano Pioli është emëruar trajner i ri i Milanit. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do ta pasojë Marco Giampaolon, i cili u shkarkua mbrëmë. Ndërkohë, tifozët “Rossoneri” e kanë shprehur menjëherë pakënaqësinë e tyre për trajnerin e ri.

Milani ka njoftuar se ka emëruar Stefano Piolin për trajner të ri. 53 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin italian, ndërsa do ta pasojë të shkarkuarin Marco Giampaolo.

Ky i fundit e pagoi fillimin e dobët të sezonit me “Rossoneri” duke u larguar pas vetëm shtatë ndeshjesh.

Ky është shkarkimi më i shpejtë i një trajneri në histori të klubit.

Pioli do ta drejtojë Milanin për herë të parë të dielën tjetër në ndeshje me Leccen.

Ndërsa, disa tifozë të Milanit e kanë shprehur dëshpërimin dhe mospajtimin e tyre për emërimin e Piolit, duke kërkuar nga ai të largohet ende pa e drejtuar as në stërvitje ekipin e ri.

Marco Giampaolo e ka thyer një rekord në Milan, duke zgjatur vetëm 111 ditë në pozitën e trajnerit të kuqezinjve, pasi dje u konfirmua shkarkimi i tij nga ai post.

Ish-trajneri i Empolit dhe Sampdorias u shkarkua mbrëmë, ndërsa Stefano Pioli besohet se do të konfirmohet së shpejti si trajneri i ri i gjigantit italian.

Me përjashtim të trajnerëve të përkohshëm, Giampaolo është trajneri që ka shërbyer si trajner për kohën më të shkurtë në histori të Milanit.

Ai e kishte drejtuar skuadrën e Milanit vetëm për shtatë ndeshje, duke rezultuar në tre fitore dhe katër disfata. Skuadra e tij i shënoi gjashtë gola dhe i pranoi nëntë, të gjitha në Serie A.

Milani njoftoi mbrëmë në një komunikatë për media se e ka shkarkuar Giampaolon nga pozita e trajnerit, duke e falënderuar atë për punën dhe duke i uruar sukses në të ardhmen.

“AC Milan njofton se e ka liruar Marco Giampaolon nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punën e kryer dhe i uron të gjitha të mirat në karrierës e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Giampolo e zëvendësoi Gennaro Gattuson në stolin e gjigantit italian gjatë verës, pas tri sezoneve të mira në krye të Sampdorias.

Megjithatë, katër humbje në shtatë ndeshjet e para në ligë dhe mbi të gjitha paraqitjet e dobëta në cdo ndeshje i kushtuan atij me humbjen e pozitës në Milan.

Shpërthen rrjeti ndaj Ramës: “Te lagjia ime kanë ngelë vetëm qentë se njerëzit kanë ikë”…

Qytetarë të shumtë kanë shpërthyer në faqen sociale të Ramës duke adresuar një sërë akuza, sharjesh e fyrjesh ndaj tij. Shumë syresh i shkruajnë kreut të qeverisë se ato që thotë janë vetëm propagandë, vendi po zbrazet, dikush ironizon duke i komentuar: “Kjo shifër është e boteve me ujë që janë shtuar. Këto janë biznese që quani ju”.

“Zoti Rama, këtu ke lagja ime nuk ka njerëz më, por vetëm qentë kanë ngel se njerëzit kanë ik dhe nuk e kuptoj nga u shtuan bizneset”, shkruan dikush tjetër.

“Herët je Zgjuar Z.Kryeministër, duke folur për biznese, shumica e njerëzve mbajnë akoma fletoret me lista e s’po lajnë borxhet ne ushqimore’ ju thoni biznese, hajde Rama hajde”, është një tjetër koment.

Rama me siguri që problemet i di, por ai është piktori që shkarravit propagandë…