21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Fasada AirAlbania dhe mashtrimet e Edi Ramës

Përpara fundit të shtatorit kryeministri Rama u shpreh se shqiptarët do të udhëtojnë me AirAlbania Migjeni drejt Italisë me kosto më të lirë. E gjithë kjo propagandë ishte për të mbuluar dështimin spektakolar të çeljes së negociatave, por përtej gënjeshtrës banale të kryeministrit, ajo që duhet theksuar është mashtrimi që ai po i bën institucioneve ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Siç e kemi thënë edhe më parë, AirAlbania e ka të pamundur që të udhëtojë nëpër Europë pa marrë liçencën TCO të lëshuar nga EASA (European Aviation Safety Agency), kjo licencë mund të merret vetëm nëse përmbushen disa kritere të forta të cilat nuk mund të shmangen. Sipas dokumenteve publike AirAlbania nuk rezulton si një linjë fluturimi e licencuar.

Në mungesë të licencës, në mungesë të standardeve minimale, kryeministri ka gjetur shpëtim tek një tjetër marifet. Ai ka kërkuar nga Turkish Airline (aksionare e AirAlbania) përdorimin e licencës, avionëve, stafit dhe ndoshta edhe karburantit (kjo në gjuhën teknike quhet “Ëet-Lease”). Përmes kësaj lëvizje ai ka mundur t’i hedhë hi syve të shqiptarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, shqiptarëve ua ka shitur këtë si “fluturimin e Migjenit” ndërsa ndërkombëtarëve u ka treguar kontratën që ka bërë me Turkish Airlines.

E vërteta pra, është se Migjeni është fasada e cila fsheh Turkish Airlines, ndërkohë që kjo e fundit jo vetëm që ka 49% të aksioneve, jo vetëm që drejtori ekzekutiv i AirAlbania është ish punonjës i Turkish Airline; por gjithashtu Turkish zotëron edhe mirëmbajtjen, licencën dhe gjithçka tjetër. Kështu kryeministri ynë fryhet me miellin hua që ia ka marrë borxh Turqisë dhe që mund t’i hiqet nga duart në çdo çast.

/Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD

Paloka-Ramës: Prapë guxon e flet për drejtësi e moral! Je ti dhe vetëm ti, o monstër që pengon integrimin

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ngdaj deklaratës së Ramës, i cili shpik armiq të brendshëm e të jashtëm për pengesën e integrimit. Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Rama i gjeti gjithë armiqtë e brendshëm e të jashtëm që pengokan integrimin.

Postimi i Palokës

Ik mor …edvin, hapi rrugen shqiptareve ooo…edvin!

Prape guxon e flet per integrimin. Prape guxon e flet per drejtesi e ben moral per “ata qe mbrojne bandat”.

I gjeti gjithe armiqte e brendshem e te jashtem qe pengokan integrimin. Vetem ai eshte i pafajshem!!!

Opozita, “forcat e erreta” jane prej kohesh armiku i brendshem, madje dhe mandatet i paskemi dorezuar vetem qe ketij mos i hapen negociatat”. Edhe ne zgjedhje nuk paskemi hyre vetem qe ti prishim festen dhe hapjen e shampanjes se rradhes ketij…

Po sot u percaktuan nje me nje dhe armiqte e jashtem. E sot nuk ishte vetem Hollanda “qe ka miqesi me Lulin” po dhe Franca e Macron me te cilin ky mburrej se fliste me ore ne telefon pasi i kishte falur dhe nje pale atlete.

Papritur sot ne listen e armiqve u shpall dhe Gjermania qe vetem pak dite me pare ky e falenderoi “per vendimin e hapjes se negociatave”. Gjermania qe sipas ketij, votoi sepse vuri veton kancelarja Merkel, (qe ky me mediat e tij e ngatrrojne me Ornelen e Parisit) por sot papritur u sulmua se sajoka klecka qe nuk i shohin te tjeret…

Je ti dhe vetem ti o monster, po hapi rrugen shqiptareve se ka vajtur aty ku nuk mban me asgje…

Parlamenti në Holandë i thotë Jo Ramës, dy kushtet e Holandës

Parlamenti në Holandë, një nga vendet më skeptik në zgjerimin e BE-së, të martën mbështeti hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, por dukej një ton shumë më kritik për Shqipërinë.

Deputetët holandezë sqaruan pozicionin e tyre vetëm një javë para një mbledhjeje të Këshillit Europian më 17-18 tetor, kur vendet e BE-së duhet të marrin një vendim përfundimtar nëse bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë apo jo me dy vendet e Ballkanit.

Seanca e komisionit parlamentar për çështje të BE-së, e mbajtur me iniciativën e Ministrit të Jashtëm Stef Blok, u pajtua që Maqedonia e Veriut kishte ndërmarrë shumë hapa pozitiv në vitet e fundit.

Megjithëse deputetët thanë se Maqedonia e Veriut nuk e kishte përfunduar detyrën e miratimit të një ligji të ri për prokurorinë, i cili duhet të përcaktojë fatin e shumë çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë të nisura nga Prokuroria Speciale e vendit, ata nuk e kanë bërë këtë kusht për të vazhduar drejt bisedimeve.

Ministri Blok tha se mosarritja e vendit në miratimin e këtij ligji ishte kryesisht në dorë të partive të opozitës dhe jo të qeverisë.
Një pakicë e deputetëve dëshironte t’i privonte të dy vendet nga një datë fillimi për bisedimet. Socialistët e ekstremit të majtë dhe Partia për Liri e ekstremit të djathtë e justifikuan këtë kërkesë për shkak të skandalit të ashtuquajtur “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut, i cili ka ngatërruar ish-kryeprokuroren speciale si të dyshuar në një rast zhvatjeje.

Për Shqipërinë, shumica e ligjvënësve holandezë kundërshtuan t’i japin vendit një datë fillimi bisedimesh, duke përmendur dy parakushtet kryesore që vendi duhet të përmbushë fillimisht: reformimi i strukturave gjyqësore për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe përmirësimin e rekordeve të tij në luftën kundër tyre.

Disa parti, si të Gjelbrit, ishin pro pas vendimit të mëparshëm të parlamentit gjerman, Bundestag, i cili muajin e kaluar mbështeti një fillim të pakushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe një fillim të kushtëzuar për Shqipërinë.

Por shumica e deputetëve, përfshirë Ministrin e Jashtëm, zgjodhën një “jo” të ashpër për Shqipërinë, duke thënë se i mirëprisnin hapat që ajo kishte ndërmarrë, por e konsideronin “të parakohshme” hapjen e bisedimeve me Tiranën.

Megjithatë, Blok tha se nëse të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së mbështesin një datë fillimi për bisedimet me Shqipërinë në Këshillin Europian, Holanda nuk do t’i pengonte.

Përfundimet e debatit në parlamentin holandez tani do të duhet të përmblidhen në një qëndrim të përbashkët të të gjitha partive parlamentare.

Ndërsa rezultati i debatit në Holandë do të gëzojë qeverinë në Shkup, ai do të vijë si një goditje për Tiranën. Të dy vendet shpresojnë të marrin një datë të vendosur për të filluar bisedimet e anëtarësimit përpara fundit të vitit.

Rezervat e shprehura nga qeveria franceze në lidhje me zgjerimin e BE-së në përgjithësi mbeten ende një pengesë e rëndësishme. Që Këshilli Europian të marrë një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 17-18 tetor, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të jenë në një mendje.

Nga shtatë shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, vetëm dy, Sllovenia dhe Kroacia, janë anëtarësuar në BE. Dy të tjerë, Serbia dhe Mali i Zi, kanë hapur bisedimet e pranimit. Maqedonia e Veriut është tjetra në radhë. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova mbeten më pas, me shanset e Kosovës të zbehta nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme për shtetësinë e saj.

“Reporter.al”

Vjosa Osmani falenderon qytetarët: Koalicioni LDK-VV, qeveria e re

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë.

Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim.

Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.
Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!
E juaja,
Vjosa

Kriminelët e Edi Ramës në 3 bashki qëndrojnë ende në detyrë për shkak të mosveprimit të Prokurorisë

• Prokuroria është vënë nën kontrollin e Edi Ramës e cila ka stopuar verifikimin e kriminelëve të Edi Ramës në të paktën 3 bashki të vendit të cilët ende qëndrojnë në detyrë për shkak të mosveprimit të prokurorisë.

• Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Pavarësisht se flet nga mëngjesi në darkë për drejtësinë dhe qytetarët, Edi Rama është një nga armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë së pavarur dhe zgjedhjeve demokratike.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Edi Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kriminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë Edi Rama ka stopuar verifikimin e kriminelëve të tij në të paktën 3 bashki të vendit, për të cilët Partia Demokratike ka sjellë dokumenta të pakundërshtueshëm.

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kriminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë.

Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike ka referuar në prokurori krimin shtetëror të 30 Qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave në 30 Qershor, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim.

Deri tani:

• Nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar.
• Nuk ka asnjë person të hetuar.
• Nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por prokuroria hesht. Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, Prokuroria ka zhvlerësuar edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit.

Mosveprimi i prokurorisë për të ndëshkuar krimet zgjedhore që mbajnë në pushtet Edi Ramën, është treguesi më i qartë i mungesës së vullnetit politik të kryeministrit për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama është pengesa e vetme që Shqipëria nuk bën dot zgjedhje si në Kosovë apo në vende të tjera, ku demokracia funksionon vërtet.

Mungesa e vullnetit politik të kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme ka bllokuar zbatimin e planit me 5 pika të opozitës së Bashkuar për realizimin e një reforme të vërtetë elektorale, një plan që është pikënisje për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.

Rama kërkon të shtypë protestat e opozitës, Astirit, Teatrit Kombëtar, por nuk do t’ia dalë

Ligji i ri per protestat eshte nje atentat qe i behet reagimit qytetar. Edi Rama medoemos kerkon t’i vrase protestat, si ato te “Opozites, Astirit, Teatrit Kombetar, protestat kunder HEC-eve, protestat ambientale kunder mbetjeve, apo cfare do proteste qe ndodh ne kete vend”.

Ne propocion me popullsine e mbetur ne vend, Shqiperia eshte nje vend qe protestohet dhe ka disa vatra te tilla. E te mendosh se kete ligj e ka hartuar njeriu qe i urren protestat, Kryeministri dhe i kane votuar analfabetet funksionale, te ahstuquajtur “deputete te opozistes se re”.

Rama po i perdor te gjithe mekanizmat ligjore dhe “ekstra-ligjore” per te mbytur fjalen e lire dhe reagimin me protesta. Faktori nderkombetar qe eshte ketu duhet t’a shikoje kete dhe duhet te flase per kete ligj shqetesues per ne dhe per ata.

Aulon Bej KALAJA

Beteja e vetme dhe më e madhe

Indrit HOXHA

Edi Rama nënshkroi “frontin” e madh me qytetarët. Bashkëqeverisje! Përveç gjithë formës e përmbajtjes bolshevike e populiste të kësaj ndërmarrjeje, kjo lëvizje djallëzore politike ka edhe një rrezik tjetër të madh: goditjen përfundimtare të opozitës. “Populli në këmbë – partia në ballë”, motoja e rilindur e Enverit s’është as më pak e as më shumë veç diktatura e proletariatit kundër armiqve të klasës.

Tashmë beteja me këtë kryeministër nuk është më për pushtetin por për demokracinë dhe pluralizmin. Pa ardhur puna ende tek përmbysja me revolta popullore, le t’i hedhim një sy skenës politike.

Ka një tjetër alternativë opozitare në treg. Alternativa që solli në pushtet Sali Berishën dhe Partinë Demokratike në vitin 2005: ZDHUKJA E BANDAVE!

Shqipëria kontrollohet nga 4 klane mafioze – deklaroi ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa kohë me perpara. Nëpër debate televizive e lajme, si pa të keq, për vrasjet e përditshme thuhet “për pazare droge”, “për larje hesapesh”, “për rivalitet bandash”….. Në 6 vjet edhe ato rilindën! Sot nëpër institucione (pa folur fare për bashkitë), vendet e punës i caktojnë KËTA! Ushtarë e rreth i bandave.

Pas 14 vjetësh jemi në pikën zero sërish. Mafia nuk largohet me votë. Krimi nuk luftohet me retorikë. Ajo pak politikë që ka mbetur për të bërë sot, është e njejta me atë që solli pra në pushtet 14 vjet më parë Partinë Demokratike. Zbythja e krimit të organizuar nga drejtimi dhe kontrolli i vendit. Përfaqësuesi i kësaj të keqeje është Edi Rama!

Sot në treg ka energji të jashtëzakonshme opozitare. Të djathtët e papërfaqësuar fare. Ish të përndjekurit dhe të shpornësuarit e rinj e të vjetër, po ashtu. Ish aleatët e PS dhe ata të PD – së , sot janë apatikë, por potencial i jashtëzakonshëm.

Përveç asaj shoqërie civile që tund dynjanë për qentë e rrahur e ariun e vrarë, gëlon një kapacitet i heshtur mendimi dhe fryme, e ndezur nga kolumbizimi i vendit. Është edhe 56&% e popullsisë që ka deklaruar se do të ikë pa kthim nga vendi dhe ata qindramijë që aplikojnë çdo vit për llotarinë amerikane.

Sot atdheu është në rrezik. Gjobat për bizneset nga shteti dhe nga mafia e kanë falimentuar vendin. Pronat e marra me dhunë “për interes publik” dhe ato me shkop bejzbolli nga të fortët kanë mbytur çdo shpresë.

Beteja më e madhe dhe e vetme është kjo me krimin e organizuar dhe me përfaqësuesin politik të tij në krye të të gjitha pushteteve në vend.

“Ushtri tastieraxhinjsh” për të përhapur propagandën e regjimit dhe sulmuar kritikët

Çdo mëngjes Agimi* dhe kolegët e tij marrin të njëjtët mesazhe me instruksione në WhatsApp. Anëtarët e grupit të chat-it, rreth 80 të punësuar në administratën publike, udhëzohen të publikojnë dy deri në katër lajme (links) në rrjetet e tyre sociale.\

Lajmet që duhet të publikohen në mënyrë ‘urgjente’ janë propagandë qeveritare. Ato tregojnë çfarë bëri ministri apo ministrja apo lavdërojnë qeverinë socialiste. Lajmet dërgohen nga persona të caktuar në ministri, të cilët janë punësuar për të ruajtur reputacionin e secilit ministri në rrjete sociale.

“Është e turpshme t’i shpërndash ato – të afërmit dhe miqtë e dinë që nuk është e natyrshme, por duhet ta bëjmë gjithsesi.”
Në fund të çdo jave kontrollohen rrjetet sociale të të gjithë të punësuarve për të parë nëse janë shpërndarë të gjithë lajmet proqeveritare në profilet e tyre.

Nëse nuk poston sa duhet, mund të humbasësh edhe vendin e punës. Agimi tregon se askush nuk guxon të mos i postojë lajmet apo aktivitetet, për të cilat udhëzohen që t’i shpërndajnë.

Gjithashtu, ata njoftohen sa herë ministri del drejtpërdrejtë në Facebook dhe udhëzohen ta ndjekin dhe të shtojnë numrin e shikuesve. Edhe kur daljet e ministrit ndodhin jashtë orarit të punës, ata janë të detyruar ta ndjekin.

“Na thonë të komentojmë gjëra si ‘bravo’, ‘kjo është partia që duam’ dhe ‘ju jeni e ardhmja’, por unë nuk komentoj gjëra të tilla sepse nuk shtirem dot”, thotë Agimi.

E pyeta nëse ai është i angazhuar me ndonjë parti politike dhe përgjigja e tij ishte negative. Por ai më tha se duke qenë se kishte punuar dikur me dike që shihej pranë opozitës, edhe Agimin e konsideronin mbështetës të saj, pavarësisht se emri i tij nuk figuron në asnjë parti.

“Çdo ditë që vij në punë kam frikë se mund të humbas punën. Ata mendojnë se jam me opozitën dhe për këtë arsye trajtohem ndryshe. Është stresuese,” tha ai.

“Nuk do të rritem kurrë në pozicion pavarësisht sesa shumë punoj. Dua të largohem nga Shqipëria. E dua vendin tim, por nuk shoh të ardhme këtu,” u shpreh Agimi me një vështrim të trishtë.

Ai vazhdoi të shpjegonte se shumë vetë në departamentin e tij, përfshi dhe atë vetë, kanë kontrata afatshkurtra, dhe mund të pushohen nga puna në çdo moment për çfarëdo arsye, pasi këto kontrata hyjnë brenda periudhës së provës.

Sipas Agimit, kohët e fundit rreth 10 personave iu ndërprenë kontratat e punës për shkak të aktiviteteve të tyre të supozuara politike dhe lidhjeve me partitë opozitare:

“Erdhi një listë nga ministria, të gjithë u shkarkuan për arsye politike. Jetoj me frikën se e njëjta gjë do më ndodhë dhe mua, pavarësisht se jam i zoti në punën time.”

Ai foli për ‘spiunët’ që punojnë në të gjithë departamentet – persona që mbikëqyrin se çfarë bëjnë të tjerët, çfarë qëndrimesh politike kanë apo se në çfarë aktivitetesh marrin pjesë jashtë orarit të punës. Më pas këta ‘spiunë’ e çojnë informacionin në ministri, nga ku vjen urdhri për shkarkim për ata që nuk bindin me veprimet e tyre.

E pyeta Agimin nëse kjo ndodh vetëm në departamentin e tij, por ai qeshi dhe tregoi se kjo ndodh në çdo departament të çdo institucioni shtetëror:

“Kam shumë miq që punojnë në ministri të ndryshme apo në dhe insitutcione qeveritare, të gjithë jemi të detyruar ta bëjmë këtë, kjo është vetëm një pjesë e punës.”

Më pas bisedova me dy punonjës të policisë bashkiake, që janë nën juridiksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Të dy më thanë se, pavarësisht se mbështesnin partinë opozitare, ata urdhërohen çdo mëngjes të shpërndajnë nëpër rrjete sociale materiale që promovojnë policinë bashkiake dhe Veliajn.

Njëri prej oficerëve thotë:
“E urrej, është shumë e bezdisshme. Çdo mëngjes ata na porosisin dhe na tregojnë çfarë duhet të shpërndajmë. Është marrëzi sepse të gjithë e dinë që unë jam me PD-në.”

Nga vëzhgimi i profileve në Facebook të 10 oficerëve të policisë bashkiake, rezultoi se në 7 ditët e fundit ishin shpërndarë në të gjitha profilet 8 lajme apo aktivitete të njëjta. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre kishin ‘pëlqyer’ faqe në Facebook në lidhje me partitë opozitare, duke lënë të kuptohet se ata nuk mendonin njësoj si propaganda që po shpërndanin.

Mes këtyre materialeve të shpërndara kishte fotografi të Veliajt, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, Taulant Ballës apo të tjerë deputetë e politikanë të PS-së që marrin pjesë në aktivitetet e Bashkisë Tiranë dhe policisë bashkiake.

Ata më thanë se ndër faqet që i shtyjnë të pëlqejnë në Facebook janë faqja zyrtare e Partisë Socialiste, e kompanisë ajrore Air Albania, e televizionit privat të kryeministrit ERTV dhe faqen e ministres Elisa Spiropali.

Të dy punonjësit konfirmuan, gjithashtu, se gjatë votimit të 30 qershorit u thanë se duhet të shkonin në votime dhe se duhet të shtynin edhe miqtë dhe familjen për të votuar.

Prej vitesh tashmë, dyshohet se qeveria ka një departament të tërë të dedikuar për administrimin e reputacionit të partisë dhe figurave publike të saj në mediat sociale.

Në vitin 2016, u raportua se rreth 40 individë ishin të punësuar në zyrën e Kryeministrit dhe 23 të tjerë në Bashki, qëllimi i vetëm i të cilëve është të sulmojnë ata që kritikojnë qeverinë.

Këta ‘trolls’ dyshohet se paguhen nga taksat e qytetarëve dhe kanë për detyrë t’i japin formë dhe të mbajnë gjallë propagandën e qeverisë dhe Partisë Socialiste, si dhe të shuajnë zërat kritikë.

Më tej, në prill 2019, Exit.al zbuloi se si Bashkia Tiranë kishte ngritur një rrjet më qindra profile false në Facebook, hapur në të njëjtën periudhë kohore, duke përdorur foto të personave të huaj pa asnjë lidhje më Shqipërinë, që komentonin në mbrojtje të Veliajt dhe sulmonin ata që kritikonin atë.

Një punonjës tjetër i qeverisë, që punon për Bashkinë Tiranë, më tha se ai është një mbështetës i vendosur i LSI-së. Pavarësisht kësaj, ai tregoi se është detyruar në disa raste të marrë pjesë në mitingjet e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 30 qershorit, gjatë dhe jashtë orarit të punës. Nëse nuk merrte pjesë, ishte kërcënuar se do të largohej nga puna.

“Thjesht shkojmë, nuk ka diskutim. Është e detyrueshme, megjithëse më acaron.”
Punësimi i njerëzve dhe përdorimi i profileve të rreme për të bërë propagandën qeveritare është i përhapur në të gjithë botën.

Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri kishin punësuar “ushtri tastieraxhinjsh” për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentues pro-qeveritarë, të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

Por qeveria Rama, Bashkia Tiranë dhe Partia Socialiste e kanë çuar këtë një hap më larg, duke detyruar nëpunësit civilë të shpërndajnë dhe të shkruajnë komente false për punën e qeverisë dhe bashkisë. 164 mijë nëpunësit civilë në gjithë vendin kthehen në një ushtri propagandistësh me një urdhër të vetëm.

Në një vend ku niveli i papunësisë është ndër më të lartët në Evropë, ku pagat mezi janë të mjaftueshme për të jetuar, dhe ku mbizotëron mosrespektimi i ligjeve dhe Kodit të Punës, ata që varen nga qeveria për të siguruar jetësën e tyre nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje.

Agimi e mbyll rrëfimin e tij:
“Ky presion na bën të gjithë të ndihemi sikur nuk kemi të drejtë të themi atë që duam ose të shprehemi. Ne nuk jemi të lirë, është si komunizëm – ka vetëm një parti.”

*Për të ruajtur identitetin dhe rrjedhën e shkrimit, emri ‘Agim’ është vënë nga redaksia e EXIT.AL

Der Spiegel: Zgjedhjet në Kosovë, mesazh kundër sunduesve të korruptuar edhe në Shqipëri

Në Kosovë, fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti premton ndryshime rrënjësore. Nëse kjo do jetë e suksesshme, është e pasigurt. Por, për Ballkanin Perëndimor, mosvotimi për autokratët e korruptuar është një sinjal i fortë

Nga Keni Verseck, SPIEGEL
Për dy dekada, Kosova drejtohej pothuajse ekskluzivisht nga ish-kryekomandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të korruptuar, kanë punësuar familjarët dhe miqtë e klaneve në poste kyçe dhe dyshohet se kanë kryer krime të rënda lufte. Nën sundimin e tyre, lulëzuan nepotizmi dhe krimi i organizuar, ndërsa shumë njerëz u larguan nga vendi përballë varfërisë së hidhur dhe mungesës së perspektivës.

Tani në Kosovë po lajmërohet një ndryshim epokal. Në zgjedhjet e parakohshme të së dielës triumfoi partia e majtë e opozitës, Vetëvendosja e ish-liderit studentor, Albin Kurti.

Ai ndoshta do të jetë kryetar i qeverisë. 44-vjeçari, që dikur ishte i burgosur politik në Serbi dhe keqtrajtohej ndërsa ishte në paraburgim, ka qenë një kritik i pamëshirshëm i establishmentt politik në atdheun e tij për vite me radhë.

Ai gëzon një reputacion të madh në popull, pasi konsiderohet i papërkulur dhe i pakorruptueshëm. Dhe ai premton një transformim rrënjësor të Kosovës drejt sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe kushteve të pranueshme shoqërore të jetesës.

Politikanët dhe komentatorët e mediave të pavarura në Kosovë e kanë përshkruar me entuziazëm rezultatin e zgjedhjeve si një tërmet politik. Vetë Kurti shkruan në faqen e tij në Facebook se ‘qytetarët e penguan që drama kosovare e një shteti të marrë peng të kishte një fund tragjik’.

Në fakt, Vetëvendosje ka qenë prej kohësh forca më e fortë politike në vend. Sidoqoftë ajo deri më tani ishte e përjashtuar nga pushteti. Jo vetëm establishmenti politik ndjehej i kërcënuar nga programi reformator i partisë.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë e bojkotonin Kurtin si partner për bisedime, mes të tjerash sepse konsiderohej problematik. Ai edhe anëtarët e partisë së tij organizonin shpesh protesta të dhunshme në rrugë dhe në parlament, duke avokatuar bashkimin me Shqipërinë.

Rebeli politikan sugjeron tone më të moderuara
Por për vite me radhë, rebeli politik po përpiqet për më shumë pajtueshmëri, veçanërisht në stil, por edhe sa i përket përmbajtjes.

Vetëvendosje nuk propagandon më bashkimin me Shqipërinë e Madhe si një projekt konkret politik, përkundrazi ai preferon të flasë për një ‘komb në dy shtete’ dhe për mundësinë afatgjatë të rritjes së bashku.

Në të kundërt, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë kanë kuptuar se koalicionet e luftës së UÇK, të cilat kanë sunduar në vend, e kanë çuar atë në rrugë pa krye dhe se Vetëvendosje si faktor politik nuk mund të injorohet në planin afatgjatë.

Kurti tani po përballet me negociata të vështira për koalicion me partinë e vendit të dytë, konservatorët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Edhe kandidatja kryesore e LDK-së, Vjosa Osmani, konsiderohet gjithashtu një politikane me integritet. Por pjesë të partisë së tyre i përkasin gjithashtu establishmentit të komprometuar.

Dialog për dialogun
Me Kurtin si shef qeverie, Kosova do të përballet me një periudhë emocionuese. Do të jetë interesante se si do e zgjidhë problemin e administratës së bukosur, se si do të luftojë korrupsionin dhe se si sjellë një politikë më të mirë sociale në vendin e varfëruar. Përballë fuqive të huaja, të cilat për mendimin e tij janë shumë të shqetësuara me elitën e korruptuar, ai paraqitet me një vetëbesim anti-kolonial.

Edhe marrëdhënia me Serbinë mund të jetë edhe më e stuhishme se më parë. Kurti kërkon një dialog të brendshëm në Kosovë përpara se të nisin bisedimet bilaterale me Serbinë.

Kurti kundërshton pjesëmarrjen në qeveri të Listës Serbe, të kontrolluar nga Beogradi, por dëshiron të punojë me politikanë të pavarur serbë. Mbetet të shihet nëse Kurti do të sinjalizojë sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve të Kosovës dhe marxhinalizimin e tyre.

Sidoqoftë, zgjedhjet parlamentare të Kosovës të dielën e kanë pasur një efekt tashmë: Pas ‘Revolucionit shumëngjyrësh’ në Maqedoni në vitin 2016, ato i dërgojnë një sinjal të fortë të gjithë Ballkanit Perëndimor- gjithashtu edhe Bashkimit Europian.

Është një sinjal se shumica e votuesve janë të lodhur nga sunduesit e tyre të korroptuar, të cilët për vite me radhë konsiderohen si partnerë gjoja të mirë të Brukselit. Në fillim të vitit, dhjetëra mijëra dolën në rrugë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi- pa sukses. Kosova nuk ishte pjesë e kësaj ‘Pranvere ballkanike’ të shkurtër. Por tani qytetarët e saj thjesht kanë votuar kundër korrupsionit dhe autokracisë.

Në Tiranë shtyp butonin, në Prishtinë shtyp Batonin! Vargjet ironike që po shpërthejnë rrjetin

“Digitalizimi i Administratës Publike”. Këtë titull i ka vënë vargjeve të tij ironike, gazetari i njohur për thumbimet e tij, Ylli Dylgjeri. Vargjet i ka shoqëruar me foton e mëposhtme:

Në Tiranë shtyp butonin,
Në Prishtinë shtyp Batonin!
Nuk ka nevojë më për IT-i,
Të dy kanë të njëjtën fuqi