21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Krenar për Top Blushin se u sterroi ekranin qindra mijëra familjeve shqiptare

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama ndjehet krenar për Top Blushin se u sterroi ekranin qindra mijëra familjeve shqiptare.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Krenar se per Top Blushin u sterroj ekranin qindra mijra familjeve shqiptare vetem e vetem se do t’i detyroje te blejne dekoderat e Top Blushit per ta shpetuar nga falimentimi. sb

ps: Kohe me pare i dhe Top Blushit 16 milione euro per te shperndare dekodera falas te varferve por ato paten fatin e fondeve te Check up-it!

Haxhiu: Kurti ti kërkojë falje Ramës dhe Cakajt, do ketë përplasje të fortë me PS

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” për të folur mbi çështjen e zgjedhjeve në Kosovë ishte analisti Baton Haxhiu.
Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai.

Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë goxha afektive në kontekstin politik, por tashmë jo më, Haxhiu u pyet nëse mendon që do ketë një ndryshim, për faktin se Kurti ka marrë një peshë politike si dhe nëse Rama duhet të shohë këndvështrimet e qëndrimit politk në raport me Kurtin.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Më tej, Haxhiu shtoi se rrethanat dhe rezultate në fjalë do të shpien në krijimin e një arene të përbashkët politike ku do ketë përplasje mes Vetëvendosjes dhe PS-së.

“Por unë mendoj që VetëVendosja, për faktin se çfarë është opozita në Shqipëri do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe debatet Vetëvendosje- PS do të ashpërsohen dhe nuk do jenë debate të buta tani e tutje”, tha ia.

Shtetet e Bashkuara nuk mbështetën të ashtuquajturën “stabilokraci” në Kosovë

Analisti Daniel Serëer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Zoti Serëer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial.

Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Serëer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Zoti Serëer thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim.

“Mendoj se është një shenjë se Kosova ka një demokraci të vërtetë, se atje mund të ketë këmbim pushteti në mënyrë paqësore dhe kjo është gjë e mirë”.

Megjithëse zoti Seëer thotë se nuk e di pse njerëzit votuan ashtu siç votuan, ai shton se pa dyshim është një mposhtje për zotin Thaçi dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

“Ishte një veprim dinjitoz dhe një shenjë pozitive, që PDK-ja menjëherë tha se do të shkojë në opozitë. Mendoj se Kadri Veseli meriton vlerësim për këtë qëndrim”.

Analisti i Ballkanit thotë se ende nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë.

“Do të mbahen negociata për të vendosur për koalicionin qeverisë. Shpresoj të jetë një koalicion i gjerë me një shumicë të konsiderueshme votash, sepse një i tillë duhet për bisedimet me Beogradin”.

Duke pasur parasysh ftesën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion, zoti Serëer thotë se u takon dy partive vendimi, por nëse realizohet…

“Me siguri që do të kenë një program që e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit, rëndësia e ekonomisë dhe integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Mendoj se të dyja partitë nuk e pëlqenin idenë e këmbimit të territorit dhe donin ta shmangnin.”

Ai shtoi se duke qenë se qëndrimi i shprehur nga PDK-ja për të mos qenë pjesë e qeverisë, përbën një shtysë për të dyja partitë që të formojnë një qeveri së bashku. Zoti Serëer thotë se rezultati është një sinjal kundër korrupsionit dhe mënyrës të së qeverisurit.

Lidhur me qëndrimet e zotit Kurti, që mund të interpretohen si izolacioniste, zoti Serëer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket se për momentin ai është i prirur të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

Çështja kryesore, thotë zoti Serëer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, zoti Serëer thotë se Uashingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

“Nuk besoj se është në interes të Kosovës, që t’i bëhet presion për zgjidhje përpara zgjedhjeve serbe ku Vuçiç do të përdorë argumentin se duhet të marrë diçka në këmbim që të fitojë shumicën në parlament”.

Zoti Serëer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

“Mendoj se kurdo ka një alternativë serioze qeverisëse në Ballkan, amerikanët nuk kanë qenë kundër ardhjes së saj në pushtet dhe në fakt nuk duhet të jenë kundër. Kjo është demokracia”.

Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe zoti Serëer thotë se është vështirë të bësh parashikime por…

“Unë pres që Kosova të shkojë në fazën e ardhshme të bisedimeve me një qëndrim të konsoliduar, në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Dhe mendoj që do të këmbëngulë në këtë pikë, dhe kjo ndoshta do të thotë që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të problemit të statusit”.

Zoti Serëer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.
“Besoj se varet nga ajo që do të marrin në këmbim. Nëse marrin si këmbim një mandat të qartë për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve eksistues, mendoj se do të ishte gabim të mos i hiqnin”.

Shikoni si Rama flet përçartë e i dridhet zëri, Berisha: I tmerruar nga 8 vite burg që e presin në SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa i referohet intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama në “Real Story”, shkruan në një postim në Facebook se, ramë është i tmerruar nga 8 vite burg që e presin nga drejtësia në SHBA.

Sipas Berishës, tre akuza të rënda rëndojnë mbi shefin e qeverisë për foton e famshme të vitit 2012 me presidentin e atëhershëm amerikan, Barack Obama.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Shikoni si flet perçarte e i dridhet zeri i tmerruar nga 8 vite burg qe e presin nga drejtesia amerikane per tre akuza te renda te provuara plotesisht:

  1. Shkelje te rende te ligjit elektoral amerikan duke paguar 80000$ per nje foto me ish presidentin Obama.
  2. Mashtrim, perjury te drejtesise ne kohe qe dy te denuarit Ashik Bilali dhe Bill Ageros kane deshmuar nen betim se parat jane paguar per foton e tij me Obamen ky deklaron se nuk eshte paguar asgje
  3. Martese e rreme apo (Fake Marriage) per arritjen e nje qellimi te paligjshem.

Ndiqeni videon se si perdridhet:

Shikoni si flet perçarte e i dridhet zeri i tmerruar nga 8 vite burg qe e presin nga drejtesia amerikane per tre akuza te renda te provuara plotesisht:1- shkelje te rende te ligjit elektoral amerikan duke paguar 80000$ per nje foto me ish presidentin Obama.2- Mashtrim, perjury te drejtesise ne kohe qe dy te denuarit Ashik Bilali dhe Bill Ageros kane deshmuar nen betim se parat jane paguar per foton e tij me Obamen ky deklaron se nuk eshte paguar asgje3- Martese e rreme apo (Fake Marriage) per arritjen e nje qellimi te paligjshem.Ndiqeni videon se si perdridhet. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 7. Oktober 2019

Grabitja e demaskuar

Nga Luçiano BOÇI

Asambleja e personelit akademik të FSHN, e mbledhur sot në një takim të jashtëzakonshëm, kundërshton njëzëri kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Asambleja akuzon Ministrinë e Arsimit për mungesë transparence dhe hedh poshtë çdo pretendim të Bashkisë Tiranë për disinformim nga Rektorati dhe strukturat e FSHN-së.
Ajo është në ndjekje dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative.

Ky qëndrim i Asamblesë i shprehur dhe në deklaratë, dëshmon qartë se grabitja e Kopshtit Botanik është bërë hajdutërisht, fshehtas, duke anashkaluar çdo konsulencë, opinion apo mendim të anëtarëve të Asamblesë dhe të strukturave drejtuese të FSHN-së dhe të UT-së.

Grabitja njëkohësisht është realizuar në kundërshtim të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit të Tiranës.

Kosova, shteti që meritojnë shqiptarët

Nga Erl KODRA

Netëve të vona dëgjoja Radio Prishtinën, krysisht muzikë popullore qytetare, kryesisht gjakovare, dhe sidomos një program që jepej ditëve të shtuna, në ora 24.00 me titull “Muzika dhe Poezia”.

Nuk e mbaj mend se kush ka qenë moderatori i programit, por e shtuna duke ardhë e diela, për mua ishte koha më e bukur e jetës time, sepse, atyre netëve unë dëgjoja zanin e prajshëm të folësit, poezi të autorëve kosovarë dhe autorëve të huaj dhe muzikë të zgjedhur, bash ajo muzika që mua më shtinte në të thella, për të kuptuar ma mirë se çka ishte bota jonë, kjo e këndej dhe ajo përtej kufirit, dhe pse, pse jetojmë të ndarë në dy shtete, dhe pse, pse po vuejm kaq shumë?!

At’botë unë nuk e kuptoja, edhe pse isha fort i ri, por edhe se kisha mungesa informacioni se çka ishte Kosova, por mbaja mend përmendësh tregimet e babës për Kosovën, por edhe tregimet e nanës, kur një mbramje vere, si një çikë 12 vjeçe, nana e saj (gjyshja ime) si bijë Gjakove, kishte dashtë me e lanë te dajtë e saj për nja dy javë, por nana, çika e vogël 12 vjeçe, kishte vrapue me te tana forcat, dhe e kishte arritë gjyshen, tuj qajt i kishte thanë se nuk donte me ndejtë te dajat, por do të kthehej në Shqipni.

Pas nja një jave, kufini Kosovë – Shqipni ishte ba efektiv, i fortë dhe i gurtë. Fati i nanës teme, i babës tem dhe i imi: e unë kam ardhë në këtë botë, e jam kështu qysh jam, se përndryshe, Zoti e di se çka do të isha.

Ma vonë, kujtimet e mia për Kosovën pasurohen me muzikë, letersi, kangatarë, poetë e shkrimtarë. Ndërkohë kam shëtitë pothuaj të gjitha qytetet katundet e Kosovës, sidomos Rrafshin e Dukagjinit.

Tashti mund të them lirisht se Kosova asht e imja. KREJT.

***

Shpesh mendoj se disa gjëra rregullohen vetiu, prej Zotit. Përndryshe, kur mendoj se Kosovës i erdhi një prijës si Ibrahim Rugova, me siguri këtu duhet të ketë dorë Zoti; sepse burra të tillë si Ai lindin rrallë. Në këtë kuptim mund të thuhet se shqiptarët janë popull me fat. Sepse trashgimia e Tij po e mban gjallë urtësinë e shqiptarve të Kosovës. Zgjedhjet e fundit, qytetaria dhe dinjiteti i ka rrënjët bash në urtësinë e Presidentit Ibrahim Rugova.

Në të vërtetë, zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë ishin njësoj si zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani, Francë dhe Angli. Një perfeksion si ky është i denjë për demokraci qindra vjeçare. Në Kosovë, partitë politike e duan me gjithë mend vendin. Edhe PDK e Kadri Veselit, edhe LDK e Isa Mustafës, edhe VV e Albin Kurtit. Ndërsa Ramush Haradinaj është bash shpirti i paepur i Kosovës. Përndryshe, edhe ata mund të silleshin si kolegët e tyre në Shqipëri.

Sfidat e Kosovës janë të mëdha. Bash për këtë arsye, Kosovës i duheshin këto zgjedhje, jo vetëm për të verifikuar vullnetin e qytetarëve, por edhe për të treguar se shqiptarët e Kosovës meritojnë shumë më tepër respekt nga Europa dhe SHBA. Kosova meriton gjithçka që bota demokratike ka bërë, madje meriton shumë më shumë. Ata meritojnë njohje të plotë ndërkombëtare, lëvizje të lirë, anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Kosova meriton mbështetje nga e gjithë bota përballë Serbisë. Kosova meriton përfundimisht të respektin më të thellë prej të gjithëve.

***

Mbrëmë, ndërsa ndiqja përditësimin e rezultateve të zgjedhjeve, një dhimbje e pakuptueshme kaploi krejt qenien time. Minutë pas minute më kujtoheshin farsat tona me zgjedhjet, kërcënimet, shantazhet, shitjet dhe blerjet, çunat e fortë, lakejtë, droga dhe trafikantët, vrasjet, tenderat, PPP-të, vetting-u, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Mark Frroku, Tom Doshi, “opozita e re”, Top Channel, Sokol Balla, Mero Baze, Baton Haxhiu, Gent Cakaj…

Dikur u lodha dhe më erdhi pështirë nga fakti që jam shtetas i një shteti kaq pervers. Nuk e di se çka ka ndodhë me shqiptarët e Shqipërisë, por ka nja 75 vjet që karriera politike dhe pasuria janë privilegj i ndyrësirave të kombit.

Sepse Kosova është shteti që meritojnë shqiptarët.

Studentët paralajmërojnë protestë në mbrojtje të Kopshtit Botanik, thirrja drejtuar Veliajt

Jo vetëm pedagogët, por edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka dalë në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Këshilli Studentor pranë FSHN i ka drejtuar një thirrje çdo studenti për t’iu bashkuar marshimit që do të nisë nga oborri i fakultetit.

Këshilli Studentor i bën thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të ndalë turravrapin e shëmtuar dhe antiligjor të uzurpimit dhe shfrytëzimit të pasurive publike në interes të mafies së betonit.

Gramoz Ruçi që bën shkencë

Nga Luçiano BOÇI

Gramoz Ruçi u lexoi sot leksionin e rradhës Rektorëve të Universiteteve të rreshtuar kuadratikisht.

Po u tregonte atyre Kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin e madh!?
Çfarë mjerimi e turpi?!!!

Në krah i mungonte Besa “e mençur” e paktit dhe Gjinushi, dhurata me e fundit që Rama-Ruçi i bënë shkencës.

Sipas sekretarit të parë të Kuvendit alias Kryetarit, puna shkencore kishte rritur kaq shumë efektivitetin e Kuvendit, sa tani shkenca na ishte zhvendosur vetëm dy hapa larg.
Nga godina e Akademisë tek godina e Parlamentit.

Prandaj tani vidhet shkencërisht me ligje speciale, siç e parashikoi Shalësi.

Duke u shfaqur me pas qesharak me seriozitet, i listoi Rektorëve si arritje të madhe bashkëpunuese, atë që Kuvendi e ka detyrim ligjor: dëgjesat me grupet e interesit përfshirë Universitetet, të cilat i kanë hedhur gjithmonë në kosh, ose që nuk i kanë bërë kur kanë qenë të domosdoshme.

Plot autoritet e krenari u transmetoi atyre me këndim, se qeveria nuk ka para për shkencë e arsim.

Sepse ato që u rrëmbehen nga xhepi njerëzve, shkojnë për konçesione e PPP.
Kur arriti pastaj tek Pakti, e shtoi akoma më shumë kompetencën shkencore të fjalimit të vet të mbushur plot xhevahire.

Asnjë fjalë për koasin në të cilën gjendet sot Arsimi i Lartë dhe Kërkimi shkencor.
Asnjë fjalë për rrënimin e institucioneve kërkimore shkencore.

Asnjë fjalë për gjendjen katastrofale në Universitetet publike, ndonjë prej të cilëve rrezikon mbylljen.

Asnjë fjalë për dhjetra degë të mbyllura në shumë fakultete të Universiteteve publike, e mijëra të rinj të lënë rrugëve për shkak të ligjit të Arsimit të lartë dhe VKM-rave idiote antikushtetuese kryeministrore.

Asnjë fjalë për eksodin akademik, si rezultat i humbjes së besimit tek diploma shqiptare dhe kostoja marramendëse e studimit në Shqipëri.

Asnjë fjalë për ligjin sovjetik të Akademisë që Gramozi e futi vetë nga dritarja, ligj që cënon lirinë akademike e autonominë universitare dhe për të cilin vërejtjet e rektorëve nuk u konsideruan.

Asnjë fjalë për grabitjen e pronave Universitare si Kopshti Botanik, nga Rama-Veliaj.
Asnjë fjalë për pagat lëmoshë të pedagogëve.

Asnjë fjalë për tarifat skandaloze të ciklit të parë e sidomos të ciklit të dytë të studimeve.
Asnjë fjalë se si mund të kapërcehet mjerimi i Shkencës dhe i Universiteteve.
Sot Gramozi i bëri të skuqen ata që pretendojnë se merren me shkencë!

Ambasadori gjerman: Kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme për hartimin e reformës zgjedhore

Ambasadori gjerman Peter Zingraf i ka drejtuar një apel klasës politike shqiptare që të nisë përmbushjen e pikave që përfshihen në rezolutën e Bundestagut.

Një nga pikat që Bundestagu kërkon është edhe hetimi, gjykimi dhe dënimi i personmave të përfshirë në krime zgjedhore.

“Kushtet e Bundestagut gjerman janë të rëndësishme për hartimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, tha Zingraf, duke shtuar se klasa politike duhet të gjejë konsensus.

“Sigurisht që besimi i zgjedhësve në një proces zgjedhor të ndershëm është mjaft i rëndësishëm, ndaj edhe reforma zgjedhore dhe konsensusi që duhet arritur në vend për këtë reformë është po kaq të rëndësishme.

Si do të bëhet kjo, mbetet ta vendosin institucionet shqiptare. Ka disa elementë që janë të rëndësishëm për ne, janë kushtet e Bundestagut gjerman që ju përmendët por që nuk janë ende kushte të Bashkimit Evropian, sepse lidhur me to në fund të fundit do të vendosë Brukseli. Faktori kohë është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse duam të zhvillojmë një proces zgjedhor të arsyeshëm, atëherë duhet të kemi një bazë ligjore të përshtatshme.

Unë mendoj se kjo është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe e partive politike shqiptare sepse në pikëpamjen time ne nuk mund të mbikëqyrim këtë proces. Sigurisht, ne mund të bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme sikurse mund të japim mbështetjen tonë teknike për formësimin e reformës zgjedhore. Madje, kemi paraqitur propozimet tona nga ekspertët gjermanë në formën e projektligjeve përkatëse. Pra, sikurse e thashë mbështetje dhe asistencë teknike me shumë kënaqësi, por sa i përket mbikëqyrjes dhe monitorimit ndërkombëtar nuk është detyra jonë”, theksoi ai.

Lidhur me hapjen e negociatave, Zingraf theksoi se Qeveria federale dhe Bundestagu i kanë thënë “Po” nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe sigurisht ne kemi patur bisedime në mënyrë të vazhdueshme lidhur me faktorët brenda Unionit që të mbërrihet në një vendim të tillë edhe me ato vende skeptike.

“Jo të gjithë vendet janë për “Po”. Edhe brenda Bundestagut gjerman ka pasur grupime të vogla që kanë qenë kundër hapjes së negociatave, por në fund patëm një shumicë, e cila e tha “Po”-në e saj.

Në këtë mënyrë, shpresojmë të arrihet tek një “Po” edhe nga vendet e tjera”, theksoi ai.

Polici qëllon me pistoletë qytetarin pse i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim, ku tregon se si ka degraduar policia e shtetit ku njerëz me uniformë sillen si banditë.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit qytetari shkruan, se punonjësi i policisë së Komisariatit të Kukësit, Haki Onuzi ka qëlluar me pistoletën e shërbimit mbi një qytetar, pasi ky i fundit i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkobanditi me uniforme godet me pistolete qytetarin sepse i kerkon borxhin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema doktor Berisha dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Kukesit ..para 3 ditesh punonjesi i policise se shtetit Haki Onuzi godet me pistoleten e sherbimit qytetarin pasi qytetari ne fjale i ka kerkuar leket qe ia kishte dhene borgj. ja pra ky eshte shteti qe perfaqeson dhe godet popullin shqiptar ju lutem publikoje Anonim