30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Denoncimi: Rama po largon shqiptarët nga Shqipëria siç largoi Millosheviçi ata nga Kosova

Ish-Kryeministrit Berisha shkruan në një postim në faqene tij ën Facebook se, Rama po largon shqiptarët nga Shqipëria siç largoi Millosheviçi ata nga Kosova. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora, i cili shkruan se, Rama dhe kryetari i bashkisë Vlorë bashkëpunojnë me bandat në kurriz të qytetarëve duke i detyruar ata të largohen nga vendi i tyre.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Rama po largon shqiptaret nga Shqiperia siç largoj Millosheviçi ata nga Kosova.

Ky eshte denoncimi i qytetarit dixhital!

I shkaterrojne shtepine me orendi dhe çdo gje ne Vlore pa asnje paralajmerim, me dokumenta dhe leje te rregullt legalizimi.

Lexoni denoncimin e tij. sb

Mirembrema doktor Berisha,
Sapo lexova postin e fundit ne Facebook me te cilin ju referuat mediave. Rreth ne muaj me pare kemi kontaktuar per nje problem ne qyetin e Vlores ku bandat kriminale me mbeshtetjen e kryetarit te bashkirs Vlore po ndermarin vendime te pa ligjshme,disa dite me pare un Inuku se bashku me policin e shtetit te cilet marrin urdhera nga kata mafjoz kane prishur nje shtepi e cila gezonte lejen e legalizimit fale qeveris suaj ,asnje lajmerim asnje leter qe vertetonte kete absorditet ne oren 12:00 kane hyre brenda duke e shkatruar me gjith sendet personale qe kishte brenda duke mos menduar se keto shpi ishin bere me gjak por duke menduar se njerzit pasurohen njesoj si keta madjoza.Sikur te mos mjaftonte kjo kane hapur ceshte gjyqesore duke paditur pronarin e ligjshem, im ate ,per te rrezuar lejen e legalizimit ,certifikaten e pronesis qe e kemi fituar fale qeveris Berisha.

Ah se harrova dhe persa i perket kryeministrit ,pergjigjet ne nje menur jo bashkebiseduese me popullin por sikur populli i ka borxh shtepit me bera me gjak.Normale sepse keta jan pasuruar duke marre tendera miliona euro per nje rrug 1km qe nuk i peket as standaredeve europiane.Sikur te mos mjaftonte Miloshevici per ate cfare i shkaktoi Kosoves tani kemi Edi Ramen per te na larguar nga vendi jon dhe jemi ne hapat e pare te vitin 2020 ku lufta ka perfunduar ,njeriu ka liri por liria vlen vetem per pushtetaret ne kete vend.
Ju faleminderit per mirkuptimin.Shume Respekte !

Denoncimi: Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, plantacione me drogë në malin e Troshanit, Lleshi nuk reagon

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, mali i Troshanit është i mushur me hashash nga nga njerëzit e ish deputetit Arben Ndoka. Qytetari shkruan se, Ndoka punon për Pjerin Ndreun Edhe është i pa prekur nga askush.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzon Pjerin Ndreun, Arben Ndoken, gjeneral Hashashin per plantacionet e droges ne malin e Troshanit. sb

Mrm z Berisha asht shum e vertet se ne malin e Troshanit asht i mushur me hashash nga
Njerzit e Ish deputetit Arben Ndoka

E djali qe e kan mbjedh sot asht ne kshill bashkiak lezh bashk me Pierin Ndreun
Ai asht ish drejtiri i OSHE Vincens Tuku i quajtur (Vini)
O cili te siguroj qe edhe diplom e mesme Nuk e ka por ai punon per Pjerin Ndreun Edhe asht i pa prekur nga askush.

Ai ka edhe baban e vet kryolak fshati edhe polici zones asht ne dieni por heshtin te gjith
Edhe ministrit aktual i kam cuar nje sms ne rrjetet sociale te cilin do ta dregoj tani si ka mindesi qe nje bandit votash te jet i pa prekur.

Te siguroj qe super restornatit te quajtur Hani Leks Ku ai ka ber nje stall ne ate zon ai ka mbjedhur mir bim
Tani di te dregoj edhe ca i kam shkruajtut ministrit edhe asnje mas Nuk ka marr turp te ken ..

Paloka: Nuk ka Reformë Zgjedhore pa PD-në, PS duhet të tregojë se ka vullnet për zgjidhjen e krizës

Mariglen KUME 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh se Kryeministri Edi Rama e ka ditur më herët që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian më 18 tetor. Ecuria e Reformës në Drejtësi dhe përdorimi i drejtësisë me disa standarde është arsyeja kryesore, sipas Palokës, se përse disa vende të BE-së nuk janë të bindura për të votuar pro Shqipërisë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzon Kryeministrin se së fundmi ai ka “luftuar” që edhe Maqedonia e Veriut të marrë një përgjigje negative. “Rama e di që negociatat nuk hapen dhe e gjithë lufta e tij ‘diplomatike’ së fundmi ka qenë e përqendruar në kërkesën që negociatat të mos i hapen dhe Maqedonisë së Veriut, që Rama pastaj të përdorte këtë justifikimin e dalë boje se nuk është faji i tij po i Europës që nuk pranon zgjerimin”, tha Paloka.

Po afrohemi drejt momentit final, pra të përgjigjes së Këshillit Europian për Shqipërinë. A ka Partia Demokratike sinjale dhe informacione se si do të votojë Holanda dhe Franca për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Përgjigjen për hapjen ose jo të negociatave, Rama ka kohë që e di, sepse është i vetëdijshëm që jo vetëm nuk ka bërë hapa përpara në plotësimin e kushteve, por përkundrazi ka treguar se vullneti i tij politik shkon në krah krejt të kundërt. Shihni vetëm marrëdhënien me drejtësinë të Ramës, meqë Reformën në Drejtësi e konsideron si sukses të qeverisë së tij. I kërkohet dënimi i Tahirit, Rama e dërgon në shtëpi, ndërkohë që në burg ka të rinj për një cigare hashash.

I kërkohet dënimi i atyre që kanë blerë, vjedhur apo manipuluar votat, Rama degdis dosjen 184 në Dibër ku prokurore është e afërmja e njërit prej të pandehurve kryesore. E jo vetëm kaq, po pikërisht atë prokurore e merr dhe e fut në KLP. I kërkohet dënimi i të korruptuarve, Rama vetë dhe zëvendësi i tij sulmojnë hapur dhe kërcënojnë një prokuror pse ka dërguar para drejtësisë një drejtor kadastre. Madje prokurorit i thonë se është i lidhur me bandat, po as Rama e as i vogli pas tij, jo vetëm nuk kërkojnë arrestimin e tyre, por as nuk guxojnë të përmendin bandat për të cilat flasin.

E kuptoni çfarë shteti? Vetëm për kaq duhet të kalben të gjithë në burg. Fshehje të krimeve dhe presion e shantazh ndaj politikanëve dhe funksionarëve të drejtësisë të lidhur me krimin. E pastaj presim të na hapen negociatat?! Rama e di që negociatat nuk hapen dhe e gjithë lufta e tij “diplomatike” së fundmi ka qenë e përqendruar në kërkesën që negociatat të mos i hapen dhe Maqedonisë së Veriut, që Rama pastaj ta përdorte këtë justifikimin e dalë boje se nuk është faji i tij po i Europës që nuk pranon zgjerimin.

Opozita ka vendosur që deri më 18 tetor, kur jepet edhe vendimi i Këshillit të Europës për Shqipërinë, të mos bëjë asnjë protestë, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në përgjigjen. Çfarë do të bëjë opozita gjatë gjithë kësaj kohe, si do të jetë në kontakt me qytetarët?

Ne jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me qytetarët. Ndërkohë kemi marrë angazhimet tona që lidhen pikërisht me hapjen e pritshme të negociatave për Shqipërinë, vendim që pritet të merret më 18 tetor. Kur them “angazhimet tona” nuk kam parasysh vetëm fushatën diplomatike të zotit Basha për t’ju kërkuar vendeve skeptike hapjen e negociatave, por edhe angazhimin konkret të opozitës së bashkuar në një nga pikat e përcaktuara si kushte nga partnerët ndërkombëtar, të vetmen pikë ku opozita duhet të jap kontributin e saj, që është Reforma Zgjedhore. Edhe për këtë çështje, ne tanimë kemi paraqitur një platformë me pesë pika, së cilës Rama duhet t’i japë përgjigje, përsëri pa lojëra fjalësh e batuta boshe. Kërkesa jonë është institucionale dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjja e palës tjetër.

Kryeministri Rama ka thënë se Reformën Zgjedhore, duke reflektuar rekomandimet e ODIHR, mund ta bëjë edhe me opozitën parlamentare. Ndërsa ju thoni, s’ka shanse. Si do ta pamundësoni ju reformën nëse nuk përfshiheni?

Nuk ekziston e ashtuquajtura “opozite parlamentare” dhe kjo është evidente për këdo. Opozita ka marrë vendimin dhe ka dalë nga ai Parlament prej kohesh. Sot kemi praktikisht opozitën e bashkuar përball një maxhorance të dalë nga zgjedhje të manipuluara, që përpiqet të mbajë në këmbë një Parlament të deligjitimuar dhe jashtë kornizës kushtetuese. Një pjesë e deputeteve të asaj që quhet maxhorancë janë aty me vota të blera nga krimi e me paratë e krimit, siç është vërtetuar tanimë me fakte. Ata që Rama përpiqet t’i shesë për opozitë, nuk përfaqësojnë askënd tjetër përveç vetës dhe siç e dini, janë aty tërësisht në shërbim të Ramës. Së fundi, Parlamenti me Kushtetutë duhet të kishte 140 deputetë që të kryente funksionet e tij. Rama e di shumë mirë se opozita është vetëm një, po edhe nëse ai bën sikur nuk e di, ia ka kujtuar Bundestagu që ia ka bërë të qartë te 9 kushtet se Reforma Zgjedhore mund të bëhet vetëm me opozitën e vërtetë.

A do pranojë opozita të dialogojë me z. Rama si Kryeministër, por me garancinë e ndërkombëtarëve? Kryeministri është shprehur i gatshëm për të ardhur edhe në selinë blu. 

Opozita është e gatshme të dialogojë me PS-në për zgjidhjen e krizës. Përfaqësuesit e PS-së nuk i përcaktojmë ne. Por si fillim, PS-ja duhet të tregojë se ka vullnet për zgjidhjen e krizës dhe si hap i parë duhet të japë përgjigje për 9 kushtet e Bundestagut. Ajo që ne kemi deklaruar dhe i qëndrojmë, është se që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, ato duhen organizuar nga një qeveri tranzitore, e cila nuk mund të ketë Kryeministër Ramën. Rama është kapur më se një herë dhe është diskretituar si manipulator dhe armik i zgjedhjeve.

A po përgatitet PD për zgjedhje të parakohshme? A do të ishte opozita gati nëse do të kemi zgjedhje në pranverë ose verë?

Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës në vend dhe këtë tanimë e kanë evidentuar dhe partnerët ndërkombëtarë. Për këtë arsye, jo vetëm PDja, por e gjithë opozita është duke u përgatitur. E rëndësishme është që zgjedhjet të plotësojnë kushtet për të qenë të lira e të ndershme e që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të zgjedhin ata që duan t’i përfaqësojnë dhe qeverisin.

Po nëse nuk ka vullnet politik për zgjedhje të parakohshme?

Rama praktikisht ka humbur çdo lloj kredibiliteti dhe çdo të drejtë për të marrë vendime që përcaktojnë të ardhmen e shqiptarëve. Ai bën mirë të interesohet për problemet që ka me drejtësinë amerikane. “Gruaja e Bilalit”, që bën Kryeministrin ne Shqipëri, ka llogari të hapura me drejtësinë amerikane për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës së SHBA-ve. Rama është mësuar ta bëjë rëndom këtë në Shqipëri, por nuk besoj se do t’ia hedh kaq lehtë edhe me drejtësinë amerikane. Emri i tij ka dalë qartë në deponime nga dy të dënuar tanimë për aferën e 80 mijë dollarëve, që u paguan në kundërshtim me ligjet e SHBA në një fushatë elektorale, me qëllim që Rama të bënte një foto me Obamën. Në SHBA nuk është as Arta Marku, as Donika Prela…

Kur mund të jetë gati platforma antikrizë?

Zgjidhja e krizës së thellë në Shqipëri, tanimë është jo vetëm qëllim i opozitës së bashkuar shqiptare, por është rreshtuar dhe në shqetësimet kryesore të BE-së për Shqipërinë. 9 kushtet e Gjermanisë që janë kushtet e Europës për qeverinë shqiptare, praktikisht janë platforma për zgjidhjen e krizës dhe në thelb të saj, janë zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme. Topi është në fushën e Ramës dhe ai ka detyrimin të përgjigjet para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë e të mos vazhdojë me lojëra, që siç u tha dhe në diskutimet e Bundestagut, “nuk mashtrojnë dot më askënd”

Pyetja e fundit del paksa jashtë kornizës së diskutuar më sipër. Z. Paloka, ju personalisht jeni pro, apo kundër afrimit të të larguarve nga PD-ja?

Së pari duhet të kuptoni që hapja e PD-së është një politikë konstante e saj dhe me hapje nënkuptohet afrimi i të gjithë atyre që kanë të njëjtat qëllime dhe interesa me PD-në dhe me ata që PD-ja përfaqëson e që sot përbejnë shumicën e shqiptarëve. PD-ja nuk largon askënd po as nuk mund të mbaj askënd kundër dëshirës së tij. Afrimi apo largimi nga PD-ja edhe i ish-funksionarëve të PD-së është zgjedhje personale e gjithsecilit. Sigurisht dera është gjithnjë e hapur dhe një herë e përsëris, për të gjithë ata që kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta me PD-në.

Numërohen 97% e votave, Vetëvendosja 5900 vota më shumë se LDK

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Express. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë në vend të parë, derisa u është afruar 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV-ja ka marrë 199271 vota.
Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 193793 vota.

Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK-ja ka marrë 163777 vota. Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 89847 vota.
Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë.

Si ndahen vendet në Parlamentin e Kosovës, Vetëvendosja 31 deputete, LDK, 30 deputete

Sipas metodës D’Hondt për llogaritjen e ndarjes së vendeve në parlament, më të cilën llogaritet edhe ndarja e Kuvendit të Kosovës, ku deri më tani KQZ ka numëruar 96 për qind të votave në gjithë Kosovën, nga rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje merr numrin më të madh të ulëseve.

Në bazë të votave Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 31 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 vende. Katër vende më pak i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës, pra kjo parti ka 26 vende.

Koalicioni AAK-PSD pritet t’i ketë 14 ulëse, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD nuk pritet të ketë vende pasi që nuk ka kaluar pragun prej 5 për qind deri tash.

Ndryshe Lista Serbe pritet t’i merr 7 vende në Kuvend. Ndërsa partitë tjera, duke i llogaritur vendet e rezervuara pritet t’i marrin 12 vende.

Thaçit nuk i bën zemra të urojë fituesit e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, më në fund është kujtuar që të prononcohet për procesin zgjedhor në Kosovë, ku partia që ka themeluar PDK ashtu siç deklaroi mbrëmë edhe kryetari i saj Kadri Veseli, ka kaluar në opozitë. Presidenti ka reaguar pak minuta më parë, por edhe pse tashmë KQZ e Kosovës ka dhënë zyrtarisht shifrat që përcaktojnë fituesit, ai nuk ka bërë qoftë edhe një urim kortezie.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shkruan Thaçi.

Shaqiri: Nuk pendohem për asnjë sekondë që erdha te Liverpool

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk pendohet për asnjë sekondë që i është bashkuar Liverpoolit, duke këmbëngulur se fitimi i Ligës së Kampionëve me të kuqtë dëshmon se ai ka triumfuar pasi njerëzit e quajtën dështak pas rënies nga Premierliga me Stoke City.

Pasi iu bashkua Liverpoolit për rreth 15 milionë euro verën e 2018-es, anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës u kritikua për mungesë profesionalizmi në Stoke nga një numër personalitetesh së futbollit, përfshirë ish-bashkëlojtarin Charlie Adam.

Por, ish-ylli i Bayern Munich dhe Inter, e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi i tretë më i mirë i Liverpoolit dhe e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë në karrierë.

“Unë kam triumfuar”, ka thënë Shaqiri për Schëeizer Illustrierte.

“Nuk jam penduar për kalimin në Liverpool për asnjë sekondë. Shumë persona më kanë quajtur të dështuar në Stoke, por kush mund të thotë se nga rënie nga liga e ka fituar Ligën e Kampionëve?”, shtoi ai.

“Unë e di çfarë mundem dhe se përshtatem me futbollin anglez. E kam merituar kontratën me Liverpoolin pas paraqitjeve për Stoke. Është thjesht një hap para në karrierën time, ku të gjithë do të donin të luanin”, theksoi Shaqiri.

Inter – Juventus, ja si vlerësohet Cristiano Ronaldo

Juventusi është lider i ri në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar ekipit të Contes humbjen e parë këtë edicion në Serie A.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

Me këtë fitore të Juves në shtëpinë e Inter, ndryshon gjithçka në renditjen e Serie A.

Juve tani është lider me 19 pikë, kurse Inter mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë.

Pavarësisht se Cristiano Ronaldo nuk realizoi në këtë derbi të Italisë, është vlerësuar si më i miri i takimit.

Barcelona me 9 lojtarë shkatërron Sevilian, Messi shënon golin e parë në La Liga

Barcelona e ka mposhtur 4-0 Sevillën në “Camp Nou”, një ndeshje që dhuroi shumë kartona të verdhë e dy të kuq për Barçën.

Barcelona ka shfrytëzuar gabimin e Atletico Madrid, duke e mposhtur 4-0 Sevillën për të rrëmbyer pozitën e dytë në La Liga me 16 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Real Madridi, shkruan Gazeta Express.

Leo Messi ishte ai që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke konfirmuar edhe njëherë se dalëngadalë po gjen formën e dikurshme dhe se lëndimi i takon të kaluarës.

Gjithçka nisi siç është më së miri për Barçën, që e mbylli pjesën e parë me rezultat 3-0; Luis Suarez në minutën e 27’, Arturo Vidal 32’ dhe Ousmane Dembele 35’, shënuan për vendasit.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Lionel Messi për të cilin sezoni nisi me probleme e lëndime të ndryshme.

Ai tani është i gatshëm për çdo ndeshje, derisa e konfirmoi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të, që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Në këtë ndeshje u dhuruan shumë kartonë, në mesin e tyre edhe dy të kuq për Barçën, u përjashtuan Ousmane Dembele 87’ dhe Ronald Araujo 89’.

Juve i shkakton Interit humbjen e parë dhe rrëmben kreun në Serie A

Juventusi është lider i ri në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar Interit humbjen e parë këtë edicion në Serie A, raporton Gazeta Express.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

Me këtë fitore të Juves në shtëpinë e Inter, ndryshon gjithçka në renditjen e Serie A.

Juve tani është lider me 19 pikë, kurse Inter mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë.