37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Revolta! Fermerët bllokojnë aksin Lushnje-Berat, përplasen me policinë

Fermerët në Lushnje janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur.

“Mos u tall me fermerët zoti Kryministër”, janë thirrjet e tyre.

Fermerët janë përplasur edhe me policinë pasi nuk duan të lirojnë rrugën, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë me forcë për t’i larguar nga rruga.

Fermerët kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

Vasili poshtëron Ramën: Ki turp nga Kosova, or ti i sëmuri i Surrelit!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama në adresët të politikanëve kosovarë për zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshmëe. Vasili shprehet se Ramës duhet t’i vijë turp nga Kosova ndërsa duke e quajtur “i sëmuri i Surrelit” shton se nuk duhet të fus hundët kundër Kosovës duke i përçarë për hesap të Beogradit.

“Ndersa i semuri Surrelit ne zgjedhjet moniste vetem pas 27 ditesh mund te shpallte nje rezultat publik”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Ki turp nga Kosova, or ti i semuri i Surrelit!!

I semuri i Surrelit te kete turp nga Kosova dhe te mos fuse hundet kunder saj duke i percare per hesap te Beogradit

Per tre ore ne Kosove dolen rezultatet online dhe u mesua cdo gje dhe u pranua nga te tere forcat

Ndersa i semuri Surrelit ne zgjedhjet moniste vetem pas 27 ditesh mund te shpallte nje rezultat publik

Mos i jep më mend Kosoves se boll e ke ngaterruar ate per pazaret e tua te pista

Kerkoju falje dhe hiq taksen antikombetare te Kalimashit

Në Kosovë humbi edhe Edi Rama!

Nga Enver ROBELLI

Në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama. Ai që në Nish u entuziazmua me idenë e Aleksandër Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Ai që erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe foli e foli e nuk e përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, prijetarit të pavarësisë së Kosovës. Dhe çka ndodhi? Gjysma e Kuvendit ia bojkotoi fjalimin.

Ai që kundërshtarët e copëtimit të Kosovës i quajti «gomarë».

Ai që protestat studentore nga Shkodra në Sarandë kundër oligarkisë së tij i quajti konspiracion kosovarësh.

Ai që Kosovën e njeh nga njerëzit që i takon në kafehane dhe që i merr me vete për t’i përdorur e keqpërdorur.

Ai që e humbi një shans të madh, të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të.

Baton Haxhiu qan pse humbi partia e Thaçit, ishte betuar se do mbyllë televizionin po nuk fitoi PDK

Javë më parë betohej se, do të mbyllë televizionin po nuk fitoi PDK, sot Baton Haxhiu derdhi lot në studion e televizionit pse humbi partia e Thaçit.

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”. Kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu.

Dhe sot, kur kreu i PDK doli publikisht duke pranuar humbjen dhe daljen në opozitë, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Sipas Presheva Jonë, përveç kësaj, Baton Haxhiu ka frikë se tani ka mbetur pa sponsorë besnikë, ka frikë se Gjykata Speciale do të nisë të mbledhë shokët e tij, të cilët akuzohen për krime lufte dhe vrrasje pas lufte të rivalëve politikë.

Basha uron LDK dhe LVV: Kosova votoi për ndryshim!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ururar LDK dhe LVV për fitoren në zgjedhjet e të dielës në Kosovë. “Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren”, shkruan Basha në një postim në rrjetin social.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.

Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!”, shkruan Basha.

Haradinaj: Dëshmuam se jemi po aq europianë sa çdo vend tjetër në Europë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimarrjen duke dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, sot u vërtetua që ishte i drejtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gara e drejt dhe e qetë e ka ngritur Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë, sipas Haradinajt, janë meritore të gjitha partitë.

“Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.”

Reagon Vjosa Osmani: Fitore e madhe e opozitës, numërim i çdo vote, respektojmë vullnetin e sovranit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nga selia e partisë ka folur para gazetarëve lidhur me rezultatet e deritashme të publikuara nga KQZ-ja.
Ajo thotë se presin që të numërohet edhe vota e fundit dhe të shpallet fituesi për t’u deklaruar më pas.
Megjithatë, ajo ka thënë se opozita ka dalë fitimtare dhe nëse do të fitojë Kurti ajo ka thënë se do ta urojë.

Fjala e Osmanit nga selia e partisë:
Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët. I falënderoj për pjesëmarrje që rezultoi me largim përfundimtar të atyre që kanë keqqeverisur dhe me një fitore të madhe të opozitës. Për sonte besoj që nuk mund të shpallet fituesi, meqenëse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit.

Rezultati siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht dhe nga votat e mërgatës. Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të mërgatës do të kemi një rezultat përfundimtar dhe do të dalim me një deklaratë.

Do të presim rezultatin final. Dallimi tani është diku 0,7 %, prandaj është e domosdoshme që të pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të mërgatës. Dhe në fund sigurisht që do ta pranojmë dhe respektojmë vullnetin e sovranit.

Duhet të presim shpalljen e fituesit dhe numërimin e votës së fundit dhe pastaj do të flasim.
Nuk pranojmë në asnjë mënyrë të negociojmë me PDK-në.

Deklarata e parë e Kurtit: Nesër ftoj LDK-në të bashkëqeverisim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

I pari i Vetëvendosjes i pyetur për koalicionet e ardhshme nëse konfirmohen rezultatet aktuale, ka thënë se LDK është opsioni i parë.

“Sigurisht se ne gjithmonë i kemi konsideruar LDK-në si partnerë në opozitë. Kemi bërë hapa të bashkërenduar. Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm. Së bashku do t’i kemi 60 deputetë.

Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDK-në”.
Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.

Veseli pranon humbjen në zgjedhje, PDK del në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se në këto zgjedhje nuk kanë arritur të fitojnë.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media. “PDK do të kaloj në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë për mua shumë e veçantë”, ka shtuar Veseli.

“Unë jam shumë falënderues për jetën dhe mirënjohës mijëra njerëzve. Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë, ku anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj, sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju. Besimi im te ju është i palëkundur – duhet të besoni dhe punoni për një Kosovë më të mirë, sepse në nuk ndalemi asnjëherë. Ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Veseli.

Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:
Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam.
Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë.
Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë.

Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë.
U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë.
Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë.

Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj.
Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju!

Keni bere nje pune te madhe dhe besimi im te ju eshte i palëkundur.
Ju duhet te besoni dhe te punoni cdo dite per nje Kosove me te mire.

Që nesër, ne do të vazhdojmë punën.
Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi

Zgjedhjet në Kosovë, fitore e demokracisë, Vetëvendosja dhe LDK drejt bashkëqeverisjes

Zgjedhjet në Kosovë mund të konsiderohen si një spektakël demokracie për shkak të garës dhe fushatës qytetare që është zhvilluar por mbi të gjitha për shpalljen në një kohë record të rezultatit të zgjedhjeve. Vetëvendosja kryeson garën me një diferencë mjaft të ngushtë kur janë numëruar rreth 80 % e votave

Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje po e rrit dallimin ndaj LDK’së, raporton Gazeta Express.
Nga 628.651 vota të numëruara, VV’ja ka epërsi ndaj LDK’së me 6 mijë vota.

VV’ja po prin me 26.10 për qind, që në numër të votave i bie 164.103, ndërsa LDK është e dyta me 25.15 për qind, apo 158.087 vota.

Subjekti i tretë është PDK’ja me 21.18 për qind, ndërsa kreu i saj, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen.
Koalicioni AAK-PSD i ka 11.61 për qind të votave, ndërsa koalicioni Nisma – AKR ka 5.07 për qind.

10:20 – 535 mijë vota janë numëruar në tërë Kosovën, duke nxjerrë rezultatet preliminare.
6 mijë vota diferenca e Vetëvendosjes me LDK’në

Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje po e rrit dallimin ndaj LDK’së, raporton Gazeta Express.
Nga 628.651 vota të numëruara, VV’ja ka epërsi ndaj LDK’së me 6 mijë vota.

VV’ja po prin me 26.10 për qind, që në numër të votave i bie 164.103, ndërsa LDK është e dyta me 25.15 për qind, apo 158.087 vota.

Subjekti i tretë është PDK’ja me 21.18 për qind, ndërsa kreu i saj, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen.
Koalicioni AAK-PSD i ka 11.61 për qind të votave, ndërsa koalicioni Nisma – AKR ka 5.07 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga KQZ-ja, janë numëruar 67 për qind të votave dhe në epërsi është Vetëvendosja me rreth 2 mijë vota më shumë se LDK-ja.
VV-ja ka 138.362 vota, ndërsa LDK-ja ka 136.159 vota.

21:57 – Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.
117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosja, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express.
Pas tyre është PDK-ja me 21,72 për qind të votave.

21:43 – Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.

385 mijë vota janë numëruar deri më tani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 96.781 vota, raporton Gazeta Express.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, e dyta është Vetëvendosja me 95.281 vota.

Dy partitë deri tash opozitare po garojnë me rezultat të ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa e treta është PDK-ja me 85.479 vota.
Koalicioni AAK-PSD ka 47.761 vota, që i bie 12,4 për qind.