31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Teatri nuk do të shëmbet! Mesazhi i artistëve italianë për Ramën

Kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i kalon kufijtë e Shqipërisë. Një grup italianësh, pjesë e grupit të xhirimit të serisë televizive “Motra për zgjedhje” janë shprehur publikisht në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ja çfarë shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook:

Një mbështetje për kauzën e Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mbërrin nga Italia

Grupi i xhirimit te serisë televizive “Motra për zgjedhje” me regji të Manuela Metri Drejtor fotografie Blasco Giurato, ( drejtor fotografie i “Nuovo cinema paradiso” i Giuseppe Tornatore. Cmim Oscar) Interpretojnë: Marisa Laurito, Fioretta Mari, Fiordaliso, Edmond Budina,Franco Neri, Andrea Coppola etj.

Teatri nuk do të shëmbet!”

Basha i prerë: Qeveri tranzitore pa Edi Ramën! Opozita është në unison

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi edhe deklaratat e kryetaresë së LSI, Monika Kryemadhi, aleate e tij në opozitë, se është e gatshme të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër.

Basha solli në vëmendje dokumentin e firmosur me aleatët rreth 7 muaj më parë, dhe theksoi se prej tyre nuk ka asnjë kërkesë tjetër përveç qëndrimit në unision që opozita e bashkuar ka vendosur.

“Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me popozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore”, tha Basha.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Në daljen e fundit për media, ju u shprehët se, “zoti Rama dështoi në zgjidhjen e krizës”, dështoi në çfarë? Kishte njëfarë negocimi për ta zgjidhur këtë krizë dhe diçka nuk shkoi mirë, diçka dështoi?

Lulzim Basha: Padyshim. Dihet mirë që ka pasur një ofertë të qartë nga partnerët ndërkombëtarë për ta zgjidhur krizën. Por edhe atëherë Edi Rama vuri interesat e veta, interesat e Valdrin Pjetrit, Kajmakut, Babanit, Tom Doshit, Vangjush Dakos, Avdylajve mbi interesat e qytetarëve shqiptarë dhe procedoi me një proçes monist, fals dhe kriminal, për kapjen me dhunë të pushtetit vendor, në vend që të dëgjonte këshillën e miqve tanë dhe t’i hapte rrugë një procesi politik që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve me standarde dhe të rivendosjes së demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës, në vend të demokracisë false, parlamentit fals, zgjedhjeve të kapura dhe shtetit të kapur nga krimi.

Pyetje: Pra bëhet fjalë për zgjidhje të krizës me sytë nga ndërkombëtarët, jo për ta zgjidhur nga brenda vendit ashtu siç në fakt ata gjithmonë kanë artikuluar?

Lulzim Basha: Padyshim që zgjidhja kërkon vullnetin e palëve. Nuk ka zgjidhje që vjen nga jashtë, por roli i faktorit ndërkombëtar ka qënë dhe është përcaktues për të ndihmuar në arritjen e kësaj zgjidhje. Aq më shumë në kushtet kur ka një mungesë totale besimi mes palëve, jo për shkakun tonë por për faktin se Edi Rama ka provuar se me marrëveshjet që u bënë për të zgjidhur krizën e vitit 2017-të, jo vetëm nuk i respektoi, por i përdori për të fshehur një tjetër batërdi, siç ishte vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, që tashmë është provuar edhe nga prokuroria përmes çeshtjes penale 339 dhe përgjimeve të publikuara nga Bild.

Pyetje: Zoti Basha do t’ju drejtoj një pyetje, por ju lutem një përgjigje shumë të drejtëpërdrejtë, sepse është në fakt ajo që të gjithë edhe kuriozohen: Është kryetarja e LSI, zonja Kryemadhi, e cila artikulon qartë se “nuk e ka problem dialogun apo zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër”, ndërkohë që për ju ky vazhdon të jetë, apo jo, kushti i panegociueshëm  se “nuk shkohet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. A hyn zoti Lulzim Basha në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Detyra ime si kryetar i opozitës të garantoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Të pafrikësuar se nesër ata apo kushërinjtë apo familjarët e tyre mund të humbin vendet e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet. Që të arrijnë në qendrat e votimit pa i ndaluar policia me postblloqe, siç ndodhi, siç e dëgjoi gjithë bota, në zgjedhjet e 2016-ës.

Që mediat të jenë të lira e të japin një raportim të balancuar, mos të jenë të kërcënuara, të blera apo të shantazhuara nga kryeministri. Opozita e bashkuar ka një platformë për ta arritur këtë dhe pjesë e kësaj padyshim është vullneti politik. Ne kemi propozuar një zgjidhje, një qeveri tranzitore që garanton zbatimin e rregullave ekzistuese dhe çfarëdo rregullash shtesë mund të nevojiten sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Pyetje: Kjo qeveri tranzitore është pa Edi Ramën?

Lulzim Basha: Pa diskutim. Ky është propozimi ynë. Ky është kontributi ynë për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pyetja shtrohet a ka një propozim tjetër? A ka një rrugë tjetër për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme? Nuk kemi dëgjuar asgjë, aq më pak bindëse, se ka edhe një rrugë tjetër për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pyetje: Ju si kryetar i opozitës, si e lexoni Monika Kryemadhin, kur thotë që ulem me Ramën…?

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë ta lexoj fare zonjën Kryemadhi dhe asnjë nga aleatët, sepse opozita e bashkuar ka një dokument politik të miratuar nga forumet më të larta, i cili përbën qëndrimin zyrtar të opozitës.

Pyetje: Pra nuk ka ndryshim nga ana e LSI-së?

Lulzim Basha: Siç jua ka konfirmuar edhe kryetarja e LSI, nuk ka asnjë ndryshim.

Pyetje: Po kjo është e artikuluar qartë se, “ne shkojmë me Edi Ramën kryeministër…”?

Lulzim Basha: Edhe njëherë po ju them. Ka një dokument politik i cili përcakton rrugën se si shkohet drejt zgjdhjeve. Ky është propozimi ynë. A shkohet në zgjedhje, a ka garanci se një njeri që u provua 3 herë që vjedh votat edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë, që angazhon krimin edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! Që kandidon persona me rekorde kriminale edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë!

Që shtantazhon administratën edhe kur nuk ka kundërshtar politik përballë! A mund të garantojë një proces zgjedhor me rregullat ekzistuese apo të ndryshuara? Përgjigja e opozitës së bashkuar është: Jo. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është pozicioni politik i opozitës.

Pyetje: A ka patur debate mes jush lidhur me këtë, për gjithmonë të artikuluarin kusht të panegociueshëm për të mos qënë Edi Rama kryeministër për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme?

Lulzim Basha: Ky dokument është hartuar të paktën 7 apo 8 muaj më parë dhe përbën një qëndrim politik.

Pyetje: Po por ka ndryshuar gjuha..

Lulzim Basha: Jo. Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me popozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore.

Pyetje: Pra ky kusht vazhdon të jetë për ju dhe për Partinë Demokratike?

Lulzim Basha: Është një qëndrim i rakorduar i Opozitës së Bashkuar. Shikoni, ka mënyra të ndryshme se si mund t’i qasemi politikës dhe në tërësi, për fat të keq, Shqipëria në këto 30 vite ka pasur një përqasje tipike ballkanike, ku çfarë thuhet në mëngjes, nuk thuhet në darkë. Për të mirë apo për të keq, nën drejtimin tim, besoj për të mirë, opozita ka një përqasje tjetër, koherente dhe konstante. Këtë që themi, asaj i qëndrojmë. Të tjerat pastaj i gjykoj se janë oshilacione gazetareske për të gjuajtur apo tregtuar lajmin e ditës.

Opozita është në unison dhe e qëndrueshme në pozicionet politike që ka përcaktuar. Për më shumë, koha na ka dhënë të drejtë. Vendi ka ardhur në këtë krizë ekonomike, me papunësi, me varfëri, me koston e jetës të papërballueshme. Sot, po të shohim statistikat zyrtare, shohim se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin.

Pra, nuk ka asgjë që është përmirësuar në këtë situatë, që të na bëjë ne që të rishikojmë pozicionin tonë sa i përket rrugëdaljes nga kriza. Gjërat kanë shkuar më keq dhe nëqoftëse do të vazhdojë kështu, akoma më keq do të shkojnë. Prandaj, nuk ka kohë për të humbur me persiatje dhe dilema të kota, e vetmja mënyrë për te ndryshuar situatën, është dhënia fund krizës politike, rikthimi i mandatit tek qytetarët shqiptarë të cilët të vendosin me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi një vizion, me një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, si kriza e të gjjthë krizave, dhe duam që qytetarët shqiptarë të votojnë për këtë plan apo çfarëdo vizioni tjetër që mund t’u paraqitet, te pandikuar nga krimi i organizuar, te pa frikësuar se nesër mund t’ju vjelin taksidarët, inspektorët, policët, në bizneset e tyre private apo mund të largohen nga puna në administratë, të votojnë si qytetarë europianë.

Pyetje: Kërkuat nga strukturat te përgatiten për zgjedhje dhe u lexua si nje sinjal që po shkohej drejt zgjidhjes së krizës politike dhe këtu lind pyetja; A kishte diçka konkrete? Une dua t’ju pyes sepse përgjatë kësaj interviste që po zhvillojmë bashkë keni artikuluar 3 herë, zgjedhje parlamentare dhe lokale te parakohshme në të njëjtën ditë. Mendoni se ështe e realizueshme kjo z.Basha kur kryeministri Rama flet për zgjedhje vetëm në 2021-shin?

Lulzim Basha: Vendi është në krizë të thellë dhe kriza ka nevojë per zgjidhje. Po të jetë për Edi Ramën, mund të mos bëjë zgjidhje edhe deri në 2121-shin. Por nuk është as dëshira dhe as mungesa e vullnetit të Edi Ramës ajo që do te diktojë daljen e Shqipërisë nga kriza. Daljen e Shqipërisë nga kriza do ta diktojë vullneti i përbashkët i shumicës dërrmuese te shqiptarëve dhe i mbështetësve tanë, i partnerëve ndërkombëtarë, të cilët para një jave, te zezë mbi të bardhë konstatuan në mënyrë institucionale që Shqipëria është në krizë të thellë politike. Deri më sot mënyrë tjetër për të dalë nga kriza e thellë politike përveç zgjedhjeve të parakohshme nuk ka.

Pyetje: I shihni të realizueshme pranverën e vitit tjetër?

Lulzim Basha: Ne insistojmë që këto zgjedhje t’i mbajmë një orë e më parë, sigurisht me garanci për qytetarët shqiptarë dhe ajo që kërkojmë nuk është për ne, është për qytetarët shqiptarë, garanci për votuesit shqiptarë.

Ky është objektivi ynë dhe për këë luftojmë dhe mendoj se me 9 kushtet e Bundestagut që tashmë përbëjnë një udhërrëfyes jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Këshillin Europian, jemi një hap më afër realizimit të një synimi fisnik, sepse nuk ka asgjë të keqe për një demokraci të bëjë zgjedhje të parakohshme, problemet me demokracinë nisin kur nuk ka zgjedhje ose kur ka zgjedhje te manipuluara apo të diktuara nga forca të errëta, siç është krimi i organizuar apo oligarkia.

Refuzimi i katërt dhe përfundimtar i perëndimit për Edi Ramën

Nga Red VARAKU

Është mbase ndër rastet më të rralla në historinë e Bashkimit Europian, që Unioni brenda një kohe kaq të shkurtër i jep një vendi mundësinë e hapjes së negociatave brenda një afati tremujor. Kjo dëshmon vullnetin e jashtëzakonshëm të Unionit, që edhe Shqipëria të anëtarësohet në gjirin e vendeve perëndimore, por sigurisht kjo u bë edhe me një qëllim.

Në fakt, në qershor me refuzimin e hapjes së negociatave, Edi Ramës iu dha një mundësi për të zgjidhur krizën e rëndë ku e kishte futur vendin dhe për të vazhduar më pas, mbase deri në përfundimin e mandatit katër vjeçar, ku shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale dhe arrestimi i peshqve të mëdhenj të përfshirë në krim elektoral do të ishin tregues të mjaftueshëm të vullnetit të kësaj qeverie për sundimin e ligjit.

BE synonte t’i jepte kështu një mesazh të qartë shqiptarëve dhe disa detyra për në Tetor qeverisë. Detyra që lidheshin kryesisht me zgjidhjen e krizës së funksionimit të demokracisë.

Pra, BE në qershor i dha për herë të fundit edhe një shans qeverisë së Edi Ramës. Si pasojë e këtij vendimi qeveria shqiptare duhet të ndërmerrte disa vendime dhe të jepte disa garanci që lidheshin drejtpërdrejtë me zgjidhjen e krizës dhe me rikthimin e funksionimit të demokracisë në normalitet, të cilat kjo qeveri nuk i ndërmori kurrë.

Për çdo Kryeministër tē përgjegjshëm refuzimi i hapjes së negociatave në Qershor, në një kohë kur hapja ishte thjesht një formalitet, do të ishte një katastrofë politike. Çdo kryeministër me pak karakter do të terhiqej menjëherë nga ideja e zgjedhjeve pa Opozitën, do të ofronte një pakt për zgjidhjen e krizës dhe kësisoj në Tetor do të garantonte edhe hapjen e shumëpritur të negociatave.

Por, fatkeqësisht ne nuk e kemi një kryeministër të tillë.

Edi Rama gjatë kësaj kohe ka treguar jo vetëm një kokëtrashësi të thellë njerëzore, por edhe një mendjelehtësi shqetësuese politike. Ndaj BE ka vendosur që t’ia mbyllë derën në mënyrë përfundimtare. Natyrisht moshapja e negociatave për të katërtën herë këtë Tetor, duke na ndarë si dele e zezë, është një mesazh i prerë në rradhë të parë vetëm për qeverinë shqiptare, e cila jo vetëm nuk ndryshoi asgjë në qëndrimin e saj ndaj krizës këto tre muaj, por përkundrazi me zgjedhjet skandaloze moniste dhe me pushtimin e turpshëm të bashkive, e thelloi atë edhe më shumë.

Në vend që të pranonte dështimin sepse është shkaktari kryesor i kësaj krize dhe arsyeja kryesore e moshapjes së negociatave, ai me paturpësinë më të madhe shpërtheu në një lumë akuzash këtë javë në parlament, jo vetëm ndaj BE-së, por edhe kundër Opozitës. Sigurisht, me qëllimin për të mbuluar këtë dështim spektakolar.

Por, e vërteta e hidhur tashmë nuk mbulohet dot më, sado moderne qoftë propaganda tashmë bajate e kryeministrit, që trashëgimi të vetme ka degradimin e komunikimit publik dhe gojështhurjen e ndyrë.

Sado u përpoq, që nëpërmjet disa ambasadorëve dhe përfaqësuesve me reputacion të dyshimtë “t’ia linte në derë” Evropës rekomandimin pozitiv, duke shpresuar se kjo do t’i jepte pikë në sytë e opinionit publik, ai nuk ia doli të bindë BE-në se Shqipëria është gati për të filluar procesin e anëtarësimit.

Përkundrazi, shuplaka që po na vjen nga Europa tregon që jo vetëm nuk kemi bërë hapa para , por jemi kthyer 30 vjet pas, pa pluralizëm, pa gjykata , me emigracion të lartë, me korrupsion kapilar , me kriminelë në parlament dhe kudo.

Në fakt, perëndimi, ndryshe nga herët e tjera po e thotë në një gjuhë aspak diplomatike, që Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kapjen kapilare të institucioneve, për vjedhjen barabare të zgjedhjeve, për zgjedhjet e turpshme moniste dhe për pushtimin e bashkive me dhunë. Pra, perëndimi po na thotë troç që ai është fajtori dhe përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar dhe kërkesa për hapjen e negociatave nuk do të pranohet për sa kohë, që ai do të vazhdojë të jetë në pushtet.

Rama bën sikur nuk e kupton arsyen e vërtetë, pse po ia përplasin dyert në fytyrë në çdo kancelari perëndimore. Ai bën sikur nuk e kupton që negociatat nuk hapen për shkak të dështimit të qartë në sundimin e ligjit dhe rrënimin e demokracisë.

Ai bën sikur nuk e kupton që radiografia e ashpër e BILD ndodhet përpara tavolinës së kancelarive perëndimore, ndërsa raporti i OSBE/ODHIR nxorri në pah jo vetëm degradimin e pushtetit, por edhe rrezikun, që nëse nuk ndërhyet menjëherë dhe radikalisht , demokracia shqiptare rrezikon të shkojë në komà.

Ai bën sikur nuk e kupton që kushtet e Bundestagut e thonë qartë, që pa një konsensus me Opozitën për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme nuk ka as hapje negociatash as anëtarësim.

Por, gjithsesi ai thellë-thellë e di që çështja e tij tashmë ka marrë fund. Ai e di që e ka humbur përfundimisht shansin që bujarisht iu dha në Qershor për të zgjidhur krizën dhe për të vazhduar mandatin. Ai e di që e humbi shansin për të hyrë në histori si njeriu që do të hapte negociatat për Shqipërinë.

Ai e di që dera e perëndimit, që iu përplas në fytyrë kësaj rradhe, ishte përfundimtare për të. Ky refuzim shënon edhe fillimin e dështimit më të madh dhe real të Edi Ramës. Shënon fillimin e fundit të tij tashmë të pashmangshëm.

Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD, Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për…

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj thirrjes së kryeministrit Rama se ishte i gatshëm në çdo orë për t’i shkuar në zyrë kryedemokratit. Basha tha prerë se koha për shfaqje ka mbaruar dhe kërkoi nga kreu i qeverisë të marrë përgjegjësit për situatën ku ndodhet vendi.

“Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha, ndërsa hodhi poshtë zërat për një marrëveshje PS-PD.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor”, vijoi Basha.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Përtej planit, propozimeve aksionit, çfarë do të lëshonte PD për ta zgjidhur këtë krizë, konkretisht z.Basha?

Lulzim Basha: PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, as për aleatët tanë. Opozita e bashkuar nuk ka asnjë kërkesë për veten tonë, për partitë tona. Të gjitha kërkesat tona janë për të zgjidhur krizën për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë që kërkojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi të votojnë të lirë nga presioni, të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi për tjetërsimin e rezultatit, të mos jenë subjekt i blerjes së votës, të mos shkarkohen nga puna se nuk votojnë partinë në pushtet.

Pra, sa i përket reformës zgjedhore po edhe kërkesave të tjera të opozitës, të PD, asgjë nuk kërkohet për veten tonë apo në emrin tonë. Gjithçka që kërkojmë është në emër të interesit publik, është në emër të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Patjetër, por a do të lëvizte diçka prej jush? Këtë pyetje ia bëjmë shpesh edhe maxhorancës, që artikulon shprehjen ‘jemi gati për dialog’. Madje unë dua t’ju pyes këtu z.Basha, është shprehur kryeministri z.Rama se jam i gatshëm t’i shkoj kryetarit të PD z.Basha në zyrë në çfarëdo lloj orari mjafton që të më pranojë. Çfarë do t’ju bënte ta pranonit Edi Ramën në zyrën tuaj?

Lulzim Basha: Asgjë! Sepse kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqe tjetër. Koha për shfaqe ka mbaruar.

Pyetje: Nuk do të uleshit asnjëherë me Edi Ramën përballë?

Lulzim Basha: Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme, me reformë zgjedhore, me dënimin e atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet e 2017, 2015, 2016.

Hetimin e plotë të çdo kujt në dosjet e famshme 339, 184 dhe me një proces transparent me pjesëmarrje dhe përfshirje të publikut për një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet, që vota e tyre do të shkojë aty ku të hidhet dhe që parlamenti i ardhshëm dhe qeveria e ardhshme do të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe jo produkt i vullnetit të bandave kriminale apo të oligarkëve. Kjo i duhet Shqipërisë, dhe këtu çdo palë duhet të marrë përgjegjësitë e veta.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë, për kriminelët që solli prap edhe në procesin e 30 qershorit.  Kemi të paktën 3 persona me rekode kriminale, në Shkodër, në Vaun e Dejës, në Vorë, me gjasa dhe shumë të tjerë. Kemi një lidhje të pashkëputshme të Edi Ramës nga që janë në listat e zeza të SHBA, si Tom Doshi apo Vangjush Dako. Kemi Shqipërinë në nivele rekord si bazë e sigurtë e trafikimit të drogës në Botë. Gjithçka që ju thëm është në 9 pikat e Bundestagut. 9 pikat e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Dhe dua ta përsëris fare qartë që për opozitën, për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se rruga e zgjidhjes së kësaj krize të rëndë politike, që peshon pastaj dhe përkthehet në krizën e tmerrshme ekonomike që ka mbërthyer vendin, me papunësi, me varfëri të shtuar, me familje të zhytyra në borxhe, me koston e jetesës në nivele të papërballueshme dhe të pakrahasueshme me vendet e rajonit, me emigracionin masiv që është rikthyer në numra më të frikshëm se sa para 25 apo 30 vjetësh, zgjidhja e vetme është zbatimi i këtij udhërrëfyesi që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, me një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve vendimmarrjen për nesër e përgjithmonë. Pra, çlirimin e politikës nga krimi.

Çlirimin e shtetit nga kapja e shtetit nga krimi dhe interesat korruptive dhe kthimin e vendimarrjes tek qytetarët. Vetëm kështu Shqipëria mund të shkojë drejt Europës. Në Europë nuk ka kryeministër as 24 orë që kapet duke bashkëpunuar me kriminelë, me policë të korruptuar, me politikanë, për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj gjen lloj-lloj alibirash për të mos u larguar dhe për të mbrotjur bashkëpunëtorët e tij në krim.

Në Europë nuk ka kryeministër që i kapen 2 ministra të brendshëm njëri pas tjetrit, njëri i përfshirë në kanabizimin e vendit, tjetri më vëllain të dënuar dhe fuxhitiv të drejtësisë që vazhdon aktivitetin në Shqipëri dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur ata, në vend që ti hapë rrugë drejtësisë. Nuk ka në Europë kryeministër që të kontrollojë prokurorinë, të diktojë mbylljen e hetimeve siç po ndodh me dosjen 184 që e kanë degdisur në Dibër për ta mbyllur, apo me dosjen 339.

Nuk ka kryeministër që mban në kryesi Vangjush Dakon, që e ka marrë vesh gjithë bota që ka qënë truri i manipulimit elektoral me bandat e Avdylajve në Shijak e gjetkë. Pra, s’po kërkojmë asgjë më shumë dhe nuk mund të pranojmë asgjë më pak se sa standardet dhe normat europiane. Dhe sot këtë nuk po e kërkon vetëm opozita, por po e kërkon Gjermania, po e kërkon Europa, po e kërkojnë partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është e vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se është një shoë i kryeministrit Rama, që kërkon t’ju takojë qoftë edhe në zyrën tuaj në çdo orë. Por nga ana tjetër unë ju pyes: Ka zëra që flasin për një marrëveshje PS-PD. Ndoshta iu është drejtuar edhe herë tjetër kjo pyetje, por unë po jua bëj përsëri: A ka pasur tentativa për një marrëveshje PS-PD?

Lulzim Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor.

Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëtën ditë, pas një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Për këtë ka një plan të qartë, ka një propozim të qartë të cilin duhet ta marrë dhe ta zbatojë, ose përndryshe duhet të hapë krahun dhe të lërë të tjerët ta zbatojnë. Ai nuk mund ta mbajë peng vendin përgjithmonë. Ka 6 vite që e mban peng vendin me dështim, me mashtrime dhe me gënjeshtra. Tani ka ardhur momenti. S’ka çfarë të bëjë më pas 6 vitesh.

Çfarë nuk ka bërë për 6 vite, nuk e bën dot më. Ka ardhur momenti të zbatojë këtë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që është në fakt edhe plani i partnerëve tanë, i Bundestagut dhe i Bashkimit Europian. Propozimin sa i përket reformës zgjdhore e ka mbi tavolinë ose përndryshe të hapë krahun.

Rama të tregojë bandat që u shërben prokurori Arjan Ndoja dhe në vend që t’i bëjë presion drejtësisë të arrestojë të dyja palët

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Edi Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyrtarët e lidhur me to. Nëpërmjet qëndrimeve burracake të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Dhe ju e dini fare mirë se cili ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike në kohë për prokurorin në fjalë.
Ajo që presin sot qytetarët shqiptarë nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës. Kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë.

Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit.

Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin.

Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot ia bën çdo shqiptar.

1. Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja?
2. Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin?
3. Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit?
4. Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?

Këtyre pyetjeve Edi Rama duhet t’u japë përgjigje menjëherë. Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij.

Basha: Negociatat, dështim i Ramës! 9 kushtet e Bundestagut, udhërrëfyes për daljen nga kriza

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, u shpreh i vendosur se beteja e opozitës së bashkuar është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Basha theksoi se, 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike.

“Siç shprehet qartë edhe dokumenti i Bundestagut, zgjidhja e krizës së rëndë politike përben sot prioritetin numër 1 për Shqipërinë, në mënyrë që të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Kreu i PD, Basha.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Zoti Basha ky është një Tetor vendimtar për hapjen e negociatave. Ju e vazhdoni mobilizimin tuaj si opozitë, por protestat masive të opozitës kanë munguar. Është kjo në funksion të negociatave apo ka edhe diçka tjetër?

Lulzim Basha: Opozita është në krye të detyrës, në një moment shumë kritik që po kalon vendi. Momenti kritik që po kalon vendi, në radhë të parë, shikohet tek shtëpitë e shqiptarëve, tek frigoriferët e boshatisur të shqiptarëve, tek fakti që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Këto janë pasojat e një politike të gabuar të një shteti të falimentuar dhe një partie në pushtet të kapur nga krimi dhe të zhytur në korrupsion.

Ndërsa shkaku i vërtetë i kësaj krize është asgjesimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndaj, e gjithë beteja e opozitës është fokusuar tek zgjidhja e kësaj krize ekonomike, sociale dhe politike, duke nisur me rrënjët e së keqes, që është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në këtë kuadër, aksioni ynë nuk është mjaftuar vetëm me protestat, por edhe me një aktivitet të ngjeshur me qytetarët shqiptarë për të konsultuar vizionin tonë, planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike; me faktorin ndërkombëtar, i cili është një aktor shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të integrimit europian; natyrisht edhe brenda koalicionit opozitar për përpunimin e platformës politike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Këto të treja janë të ndërthurura me aktivitetin e protestave, të cilat kanë qenë të ngjeshura dhe, padyshim, do të vazhdojnë si një mjet presioni për të zgjidhur krizën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Pyetje: Këto protesta do të vijojnë pas 17 Tetorit me përgjigjen e BE për negociatat?

Lulzim Basha: Axhenda e protestave është në funksion të objektivave politikë që një forcë politike apo një koalicion ka. Pra, nuk është se janë stopuar. Protesta ka patur përditë. Opozita është gjithmonë në krah të qytetarëve, nëse protestojnë kundër padrejtësive dhe korrupsionit tek Unaza e Re apo tek Teatri Kombëtar. Protestat kanë vazhduar në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Tiranë.

Pyetje: Patjetër, por fjala është për ato protesta që mbushën bulevardin…

Lulzim Basha: Këtë po ju them, që protestat janë mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi që ne kemi është është t’u shërbejmë njerëzve, t’u shërbejmë qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nxjerrja e vendit nga kriza do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në një ditë me zgjedhjet legjitime  vendore, në kushte që garantojnë lirinë e votës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Pyetje: Cili është komenti juaj në lidhje me 9 kushtet e Bundestagut. Këto 9 pika janë një ‘Po’ me kushte, apo një ‘Jo’ inkurajuese?

Lulzim  Basha: Mund të përdorim cilëndo prej dy shprehjeve që zgodhët. E rëndësishme është të kuptojmë që Shqipërisë, në vend që t’i pakësohen, i janë shtuar kushtet. Ky nuk është dështimi as i Shqipërisë, as i shqiptarëve. Ky dështim ka emrin, firmën dhe vulën e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. 9 kushtet janë kushte të cilat përcaktojnë qartë krizën në të cilën e ka zhytur vendin kjo qeverisje.

Po përmend vetëm dy prej kushteve që janë shtuar: arrestimi dhe procedimi penal I personave që janë përfshirë në shitblerjen e votive dhe gjykimin e legjitimitetit farsë të 30 Qershorit dhe përsëritjen e zgjedhjeve me një ligj të ri zgjedhor, me një reform zgjedhore. Këto tregojnë qartë se Shqipëria po mbahet në vendnumëro, në fakt, po ecën mbrapa për shkak të Edi Ramës.

Nuk janë kushte që i janë vendosur Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë kushte që i janë vendosur Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Në këtë kuptim nuk është një lajm i mirë, por mund të ishte një lajm shumë më I keq.

Ka qenë, pikërisht, për falë të përpjekjes sonë dhe qendrimit tonë të qartë që haoja e negociatave dhe çdo gjë që do të ndihmojë hapjen e negociatave, ndihmon edhe zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që ka sjellë sadopak edhe këtë përqasje të Bundestagut, ku, qartësisht dhe në ndryshim nga Maqedonia, Shqipërisë i vendosen 9 kushte për t’u plotësuar, të cilat duhet të vlerësohen përpara s evendit t’I hapen negociatat.

Pyetje: Ju çfarë angazhimi keni patur që Shqipërisë t’i hapen negociatat? Ju personalisht dhe në emër të PD-së. 

Lulzim Basha: Ne, me partitë tona simotra, kemi bërë të qartë që prej fillimit se për Shqipërinë dhe krizën politike ku ndodhet Shqipëria, është më rëndësishme hapja e negociatave si një instrument shtesë i presionit mbi keqqeverisjen, si një kontroll i shtuar mbi kapjen e shtetit, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, sesa izolimi i vendit. Sepse ne e dimë se çfarë ndodhi në Shqipëri, kur vendi u izolua nga bota për 50 vjet.

Megjithatë, dua të them se rezervat, skepticizmi I vendeve anëtare është shtuar, siç është shtuar roli i krimit të organizuar shqiptar në vendet e tyre, siç është shtuar shqetësimi i vendeve, që reflektohet edhe në raporte të tilla, nga raporti i Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut, tek raporti për Narkotikët dhe Pastrimin e Parave, tek Raporti i ODIHR-it për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend.

Këto shqetësime nuk mund të anashkalohen nga vendet anëtare. Në këtë kuadër, 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike. Siç shprehet qartë edhe dokumenti i Bundestagut, zgjidhja e krizës së rëndë politike përben sot prioritetin numër 1 për Shqipërinë, në mënyrë që të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pyetje: Unë vijoj të insistoj tek pyetja, sepse ju keni thënë që “në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë.” Deri më sot, a është bërë kjo “gjithçka” me aq s aka në dorë opozita për të bërë?

Lulzim Basha: E thatë fare mirë. Detyrat janë të qeverisë. Përgjegjësia është e qeverisë, përgjegjësia është e Edi Ramës. Ky dështim ka emrin e tij dhe vulën e tij. Porn ë si opozitë, nuk mund ta lëmë as vendin, as fatin e shqiptarëve në duart e një qeverisjeje të dështuar që ka 6 vjet që dështon vit pas viti për të na çuar më afër Europës. Është një nga premtimet e pambajtura të Edi Ramës.

Ka edhe premtime të tjera të pambajtura, që e kanë sjellë vendin në këtë krizë të rëndë ekonomike. Por, në raport me Bashkimin Europian, ky ëhstë një dështim i përsëritur i Edi ramës. Për këtë arsye, opozita nuk ka pritur dhe nuk ëhstë thjesht në pozitta e të treguarit me gisht përgjegjësit që qartësisht është një- Edi Rama dhe qeveria e tij, pork a propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza, duke përfshirë propozim për reformën zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore, si nga raporti i OSBE/ODIHR-it, ashtu edhe nga 9 kërkesat e Bundestagut dhe nga dokumenti i vitit të kaluar i Këshillit Europian.

Pyetje: Nëse protestat masive do të vijonin, kam parasysh edhe tensionet, incidentet, a do të ishin këto një minus për Shqipërinë?

Lulzim Basha: Vetëm në vendet diktatoriale protestat shikohen si një problem. Protestat janë një shprehje e demokracië, janë një shprehje e lirisë themelore të qytëtarëve. Në rastin e Shqiprisë janë garancia, se, pavarësisht kapjes së shtetit, përqendrimit të të gjithë pushteteve në duart e një njeriu – të mos harrojmë se ka më shumë se një vit që Edi Rama është edhe kryeministër, edhe kryeorokuror, edhe Gjykatë Supreme, edhe Gjykatë Kushtetuese, edhe SHISH, edhe polici, edhe kryeredaktor i përgjithshëm, edhe kryoligark, por ka patur një pengesë të fuqishme, që kanë qenë qytetarët dhe opozita politike e vendit. Në këtë kuadër, mendoj se protestat kanë treguar se shqiptarët janë një popull europian, që nuk pranon rënien e demokracisë, nuk pranon praktikat despotike orientale, por janë një popull që e meritojnë të jenë pjesë e Europës. Është një popull i talentuar, është një popul, punëtor, është një popull i zgjuar.

Qytetarët tanë shkëlqejnë sa herë ndodhen në kushtet barazisë para ligjit dhe mundësive. Këtë e shohim në vendet ku ata emigrojnë, në Itali, në Gjermani, në Britani, në SHBA, shkencëtarë, sportistë, muzikantë. Por këtu nuk vlerësohet as talenti, as aftësia, as virtyti. Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama vlerësohen rekordet kriminale. Po të kesh rekorde kriminale, bëhesh deputet, bëhesh Kryetar Bashkie, bëhesh drejtor i madh.

Vlerësohet aftsia për të zhvatur paratë e taksapaguesve përmes tenderave, koncesioneve, PPP-ve korruptive, vlerësohet aftësia për të mashtruar dhe gënjyer qytetarët. Kjo duhët të marë fund. Që kjo të marë fund, vendit I duhet urgjentisht zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament i dalë nga vota e popullt dhe jo i diktuar nga paraja e krimit, nga bandit kriminale dhe nga axhenda e oligarkëve.

Pesë personazhe për një vend në histori

Çfarë kanë të përbashkët Gan Ying, Karl Çekiçi, Gavrilo Princip, Alois Delug dhe Stanislav Petrov? Edhe ata, njëlloj si luftëtarët e mëdhenj, kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Ama pa qenë të vetëdijshëm.

Librat e historisë janë plot me ndërmarrje dhe të dhëna që do të kujtohen në përjetësi, të rilidhura shpesh me emrin e një personazhi të madh histori. Garibaldi me Zbarkimin e 1000-ëve, Hanibali me Betejën e Kanesë ose, akoma, Karli i Madh dhe kurorëzimi historik i tij me 25 dhjetor të vitit 800. Por ekzistojnë personazhe të tjerë zgjedhjet e të cilëve, të bëra ose jo, kanë kushtëzuar rrjedhën e ngjarjeve.

Gan Ying

Eksplorues dhe ushtarak kinez, qe pjesë e ekspeditës së Gjeneralit Ban Chao që në vitin 97 A.D. arriti deri në kufijtë perëndimorë të Parthisë dhe, gjithmonë me urdhër të Ban Chao, ndërmorri një udhëtim diplomatik për Da Qin, domethënë Perandorinë Romake. Por Gan Ying, megjithëse duke arritur që të sjellë disa informacione mbi organizimin territorial, produktet tregtare dhe strukturën monarkike të Perandorit Nerva, nuk arriti kurrë të vihej në kontakt të drejtpërdrejtë me Romën.

Kjo ndodhi për shkak të politikës dinake të parthëve, që nuk mund të lejonin absolutisht që dy superfuqitë e atëhershme, domethënë Perandoria Romake dhe Perandoria Kineze, të nisnin çfarëdolloj forme bashkëpunimi Parthia që gjithmonë e aftë në shfrytëzimin e pozicionit të saj strategjik, të ndërmjetëm midis dy perandorive, duke mos lejuar kurrë një kontakt të drejtpëdrejtë midis dy entiteteve. Sikur dy ekstremitetet e Rrugës së Mëdnafshit të qenë takuar, ka mundësi që rrjedha e historisë do të kishte pasur një evolucion të ndryshëm.

Në fakt po futemi në periudhën e ekspansionit maksimal të Perandorisë Romake, gjatë qeverisjes së Trajanit (vitet 98 – 117). Fuqia e Romës nuk ka rivalë në Perëndim dhe deri në Orientin e largët perandoria e madhe kineze është në dijeni të madhështisë së saj. Një provë është pikërisht emri me të cilin kinezët kishin zakon ta quanin Romën, Da Qin, që në gjuhën e tyre do të thotë Kinë e Madhe, duke dëshmuar sesa qenë të vetëdijshëm për kulturën dhe qytetërimin e sofistikuar romak.

Shumë historian pohojnë se sikur Perandoria Romake të mos kishte rënë, bota e sotme do të ishte kulturalisht dhe teknologjikisht përpara me qindra vjet. Nëse në vitin 97 A.D. udhëtimi diplomatik i ambasadorit Gan Ying do të kishte pasur përfundim të mirë, Roma do të ishte vënë në kontakt me një kulturë krejtësisht të re dhe e gjitha për t’u zbuluar. Në ato vite, kinezët kishin zbuluar tashmë atë që më pas do të bëhej baruti, por nuk kishin akoma dijet për ta zhvilluar.

Përkundrazi, Perandoria Romake, megjithëse jo në periudhë të mënjëhershme, sigurisht që do ta kishte kuptuar potencialin e një pluhuri të tillë. Dhe më mbështetjen tregtare e gjigantit oriental dhe fuqinë e armëve të reja të zjarrit parthët, të vetmit që në një farë mënyre mund ta kundërshtonin dominimin romak, nuk do të kishin rrugëdalje. Ka mundësi, në një kontekst fantapolitike, herët a vonë do të arrihej në përplasjen midis perandorisë së Kinës dhe të Romës për kontrollin e Rrugës së Mëndafshit dhe të botës së njohur deri më atëhere. Ndoshta, në ditët e sotme, gjuha zyrtare nuk do të ishte anglishtja.

Karl Çekiçi

“Mbreti Karl kthehej nga lufta, e pret toka e tij, duke e veshur me flori”, këndonte Fabrizio De André në baladën e tij kushtuar sovranit meroving. Dhe lufta të cilës i referohet kantatutori i paharruar gjenovez është beteja e Poitiers e 11 tetorit 732, e luftuar midis ushtrisë myslimane të al-Andalus dhe asaj franke të Karl Çekiçit, maxhordom i pallatit dhe Mbret i Merovingëve. Në një betejë të tillë u arrit për shkak të symimeve ekspansioniste të arabëve, që nëpërmjet Akuitanisë synonin drejt qytetit të Tours me qëllimin që të plaçkisnin bazilikën e pasur kushtuar Martinit të Tours, plaçkitje që sikur të përfundonte me sukses do të transformohej në një fushatë pushtuese në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Duka Oddon i Akuitanisë, pas një mirëkuptimi fillestar me myslimanët, nuk arriti ta mbante presionin, duke ju dashur që t’i kërkonte ndihmë pikërisht Karl Çekiçit, me të cilin në të kaluarën kishte pasur fërkime. Karli e udhëhoqi personalisht ushtrinë në betejë, duke u rreshtuar midis lumenjve Clain e Vienn dhe duke arritur që të mos bjerë në kurthin e tërheqjes false myslimane. Kur pas një sinjali Duka Oddon doli nga pylli në të cilin ishte fshehur me kalorësinë e tij, ana e djathtë e myslimanëve nuk i duroi impaktit dhe këmbësorët frankë i detyruan armiqtë që të dilnin nga radhët.

Ushtria myslimane u konsiderua përfundimisht si e humbur kur gjenerali i tyre, Abd al-Rahmab, u vra, sipas disave nga një goditje sopate nga vetë Karl Çekiçi. Tërheqja armike qe aq kaotike dhe e ngutur sa që la prapa plaçkën e plaçkitur në Akuitani. Nëse për bashkëkohësit beteja e Poitiers nuk qe përcaktuese, për faktin që e ndaloi vetëm përkohësisht kërcënimin mysliman, për disa historian të Tetëqindës dhe të Nëntëqindës kjo fitore e Karl Çekiçit, megjithëse e kufizuar, qe vendimtare në evolucionin historic dhe kulturor të Europës siç ne e njohim sot.

Në fakt, sikur ushtria myslimane të kishte triumfuar dhe arritur Tours, ka mundësi që askush në continent nuk do të kishte mundur të ndalte një avancim të mëtejshëm në zemër të Europës. Veç kësaj, sipas murgut luzitan Isidoro Pacense, me betejën e Poitiers u fol për herë të parë për luftëtarë europianë të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Me 11 tetor të vitit 732 Karl Çekiçi fitoi më shumë se një betejë kufitare: në mënyrë jo të vetëdijshme i mundësoi Europës që të zhvillojë kulturën perëndimore siç e njohim sot.

Gavrilo Princip

Jemi në Sarajevë. Është 28 qershori i 1914. Një i ri revolucionar boshnjak me origjinë serbe godet me dy të shtëna Princin Trashëgimtar për fronin e Austro – Hungarisë Franc Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij Sofia të Hohenbergut, duke i vrarë që të dy. Njeriu, që i përkiste lëvizjes nacionaliste jugosllave “Bosnja e Re” dhe i anëtarësuar në grupin terrorist “Dora e Zezë”, do të arrestohet menjëherë. I riu quhet Gravilo Princip dhe atentati i tij do të jetë casus belli që do të fillojë Luftën e Parë Botërore.

Nuk është hera e parë që një Sovran humbiste jetën në një atentat. Vetëm pak vite më parë, në vitin 1900, Mbreti i Italisë Umberti i I-rë i Savojës humbiste jetën nga dora e anarkistit Gaetano Bresci. Diferenca e madhe midis dy atentateve qëndronte në klimën sociale dhe politike. Faktikisht në vitin 1914, pavarësisht 20 viteve ekuilibër, Europa ishte një fuçi baruti e gatshme për të shpërthyer.

Vekja e Princit Trashëgimtar Franc Ferdinand dhe e bashkëshortes së tij i dha qeverisë së Vjenës pretekstin për t’i shpallur luftë Serbisë, duke kështu në lëvizje një seri aleancash që i dhanë shtysën një konflikti të paprecedent. Por çfarë ndodhi me njeriun që në mënyrë jo të vetëdijshme qe shkaktari i kësaj lufte? Sapo u arrestua, Princip tentoi që të vetëvritej du herë, por duke dështuar.

Gjithsesi, jeta e tij do të përfundojë disa vite më vonë, në 1918, duke vdekur në burg nga turbekulozi në moshën 23 vjeçare. Për popullin serb konsiderohet si hero, pothuajse një martir që ka luftuar kundër tiranisë habsburgase. Në të kundërt, në Austri nuk përmendet fare terroristi boshnjak. Martir apo gjakatar, me ato dy të shtëna pistolete Gavrilo Princip shkaktoi vdekje, anipse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, e pothuajse 13 milion njerëzve.

Alois Delug

Piktore austriak i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës në vitin 1880 dhe më pas profesor deri në vitin 1928, Delug është titular i një sheshi në distriktin Dobling të Vjenës. Qenë të shumtë nxënësit e tij, por njëri prej tyre në veçanti meriton që të citohet. Faktikisht, në vitin 1907, profesori Delug i mohonte hyrjen në Akademi një të riu të quajtur Adolf Hitler. Do të jetë një kthesë vendimtare në jetën e Fyhrerit të ardhshëm të nazizmit.

Është në këtë vite të trazuara (e ëma, me të cilën ishte shumë i lidhur, do t’i vdesë pikërisht në këtë periudhë), më saktësisht në ato midis 1907 dhe 1913, që Hitleri do të zhvillojë idetë antisemite që do të jenë në bazën e doktrinës naziste. Dhe është kjo njëra prej pyetjeve që shumë historian kanë bërë në vite: çfarë do të kishte ndodhur sikur Alois Delug të mos e kishte refuzuar djaloshin Adolf, duke i mundësuar që të hynte në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës?

Ndoshta Hitleri do të ishte berë vetë piktor, do të kishte hapur një galeri të tijën dhe nuk do të kish zhvilluar ideologjinë e dhunshme e superioritetit arian. Ndoshta do të ishte bërë pedagog dhe Partia Naziste nuk do ta kishte parë kurrë dritën e diellit. Askush nuk mund ta dijë nëse, pa Adolf Hitlerin, Lufta e Dytë Botërore gjithsesi do të kishte shpërthyer. Ndoshta Stalini, i privuar nga një armik i rrezikshëm si Gjermania naziste, do të kish shpërthyer një konflikt për supremacy në Europë.

Ose, pa aksionet skuadriste të trupave SA dhe SS, Republika e Vejmarit do të kishte pasur më shumë kohë për të riorganizuar një Gjermani të frustruar nga diktati i fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore. Nëse bota ka qenë dëshmitare e çmendurisë së një njeriu si puna e Hitlerit – çmenduri që u kushtoi jetën mbi 60 milion njerëzve dhe shfarosjen pothuajse të plotë të hebrenjve të Europës – sigurisht nuk qe faji i vendimit të marrë nga Alois Delug në 1907 i gjendur përpara një student të ri dhe pak të talentuar. Por ka mundësi që sikur vetë Delug ta kishte ditur peshën e vendimit të tij, ndoshta atij studenti nuk do t’ia kishte mohuar shansin.

Stanislav Petrov

Stanislav Evgrafoviç Petrov qe një ushtarak sovjetik me gradën Nënkolonel. Por, më shumë se çdo gjë tjetër, qe njeriu i cili shpëtoi botën nga Lufta e Tretë Botërore. Në fakt, me 26 shtator 1983, në një bunker afër Moskës, oficeri komandues Petrov po monitoronte një sistem kompleks satelitor të ngritur për të mbikëqyrur të gjitha vendndodhjet raketore amerikane, kur në një moment të caktuar sistemi i sinjalizoi një raketë të lëshuar nga një bazë amerikane në shtetin Montana dhe të drejtuar për nga Bashkimi Sovjetik.

Në një situatë të kësaj natyre rregulli parashikonte që të sinjalizohej sulmi dhe të kundërsulmohej drejtpërsëdrejti me një testatë bërthamore. Kurse Nënkoloneli Petrov nuk bëri asgjë nga këto. Ndërsa sateliti i tregonte edhe për katër raketa të tjera bërthamore të lëshuara, Petrovi e kuptoi se duhej të bëhej fjalë për një gabim të sistemit. Kështu, sinjalizoi anomalinë, e cila do të rezultojë e shkaktuar nga një përputhje e rrallë astronomike e satelitit me Tokën dhe Diellin, pikërisht në koinçidencë me ekuinoksin e vjeshtës.

Koinçidencë që ka mundësi nuk do të përsëritet më në histori dhe që në prani të një oficeri tjetër më të zellshëm do të kishte filluar një konflikt me përmasa dhe pasoja të paimagjinueshme. Në ato momente tensioni dhe paniku, Stanislav Petrovi arriti në fakt që ta ruajë gjakftohtësinë, pa e kuptuar as se kishte shpëtuar njerëzimin nga katastrofa më e madhe e të gjitha kohërave.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Charles Ponzi, ai i skemës mashtruese financiare

Historia e një njeriu dhe e një mashtrimi

Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia e Charles Ponzi, që në Boston e viteve Njëzet krijoi mashtrimin financiar të shekullit

Me 10 gusht të vitit 1920 në Kiwanis Club ndodhet i gjithë Boston me peshë. Në mbarimin e darkës, teksa fillon të qarkullojë uiski, ngjitet në podium njeriu i ftuar nga klubi, njeriu për të cilin i gjithë qyteti po flet prej një viti. Është Charles Ponzi, magjistari i 50 përqindëshit siç e quan shtypi. Në momentin e ftesës nga ana e Kiwanis nuk ekzistonte akoma hetimi i Komisionit Kombëtar Bankar, “Boston Post” nuk kishte nisur akoma fushatën e tij dhe Ponzi ishte vetëm njeriu i aftë që të krijonte para nga hiçi, që t’i bënte të gjithë të pasur me një shpejtësi si askush tjetër, as Wall Street, që fillonte ta rimerrte veten pas panikut të madh të vitit 1907, ishte në gjendje të ofronte. Edhe me 10 gusht, pavarësisht gjithçkaje, pas diskutimit të tij ka radhë anëtarësh të klubit që duan t’i dorëzojnë Ponzi paratë e tyre.

Sepse Charles Ponzi, qysh nga koha kur quhej Carlo dhe jetonte në Parma, është një njeri që di të flasë: «Një ditë kam zbuluar se bonot me përgjigje ndërkombëtare shiteshin jashtë për ekuivalentin e 6 centëve dhe mund të konvertoheshin më pas në pulla amerikane me vlerë më të lartë. Kështu që vetëm më është dashur të numëroj sesa më duhej për të bërë 1 milion». Bonot me përgjigje qenë një risi e kohëve të fundit, e vitit 1906, që në një botë migrimesh të madh (sidomos drejt Shteteve të Bashkuara) kishte gëzuar një sukses të menjëhershëm: kush u shkruante të afërmve larg apo kompanive që kontaktonin furnitorë apo klientë jashtë vendit, i bashkangjiste letrës pagesën për përgjigjen.

Por duke mos mundur të bliheshin pullet e shtypura nga një shtet tjetër duhej t’u drejtohej këtyre bonove (që ekzistojnë akoma sot, modeli aktual është Beijing Modèle Nr.2) që më pas këmbëheshin me pulla vendore. Publiku i Kiwanis Club dëgjon, por edhe ata që kanë përfituar tashmë nga skema e përkryer Ponzi kanë vështirësi t’ia ndjekin arsyetimin, deri kur financieri nuk u jep një shembull me numra: «Marr 1 dollar, me këmbimin e sotën siguroj 18 lireta italiane që më mjaftojnë për të blerë në Itali 60 bono me përgjigje ndërkombëtare, që më pas i konvertoj në Shtetet e Bashkuara me 3 dollarë». Një rendiment i pastër fitimi prej 200 përqindësh. Nuk ka asgjë të paligjshme, «maksimumi pak etik» do të pranojë vetë Ponzi në një rast tjetër. Shfrytëzon ngurtësitë e sistemit postar, ato që ekonomistët i quajnë mundësi arbitrazhi, dhe prodhon para nga ku përfitojnë të gjithë.

Dy ditë më pas, me 12 gusht, Charles Ponzi arrestohet. Të gjithë dyshonin se mekanizmi Ponzi ishte pak si shumë i përkryer sa për të qenë i ndershëm, por i pari që e nuhat se ku qëndron truku është Clarence Barron, kryeredaktori për Financën i “Boston Post”, një prej gazetarëve ekonomikë më të famshëm të atyre viteve. Mjaftojnë pak llogari, shkruan në faqe të parë të gazetës me 11 gusht, për të kuptuar se e gjithë oferta botërore e bonove me përgjigje ndërkombëtare është më e ulët nga ajo që do t’i shërbente Ponzi (të paktën 200000 dollarë në kupona) për të siguruar fitimet që premton. Të nesërmen Edwin Ride, inspektori i Komisionit Kombëtar Bankar që heton mbi Ponzi, konfirmon se magjistari i ardhur nga Parma ka blerë në të gjithë karrierën e tij vetëm 30 dollarë kupona. Pjesa tjetër është një piramidë prej letre.

Ponzi e ka themeluar kompaninë e tij në 1919, e cila quhet Securities Exchange Company, sigla SEC e së cilës është e njëjta që do të identifikojë më pas Komisionin e Vigjilencës së Bursës, për të inestuar në kupona postarë. Në kaosin monetary të atyre viteve, me Federal Reserve që ekziston prej pak kohësh dhe që akoma nuk ka monopolin mbi valutën, Ponzi nis të presë monedhë, të famshmet Investors Notes, ose IOU. Kush i dorëzon Ponzi më pak se 100 dollarë, merr një IOU jeshil, portokalli për kë investon midis 100 dhe 1000 dollarëve dhe blu për shuma më të mëdha. Pas 90 ditësh, Securities premton 1.5 dollarë për çdo dollar të investuar.

Shumë janë skeptikë dhe Ponzi e ngre pazarin: i njëjti rendiment, 50 përqind, ama pas vetëm 45 ditësh. Në 3 muaj mbledh 30000 dollarë, suksesi është i tillë që mund t’i lejojë vetes të punësojë agjentë që fitojnë një komision për çdo IOU që arrijnë të shesin. Një vendim që është edhe një nevojë: sepse vetëm duke vazhduar që të grumbullojë investime, Ponzi mund t’ua paguajë rendimentet e premtuara klientëve të parë. Por truku vendimtar është një tjetër: paratë u paguhen vetëm atij që dëshiron të dalë nga loja, të tjerët mund t’i lënë në duart e Ponzi dhe t’i shikojnë të rriten me 50 përqind çdo 3 muaj. Shumë pak kënaqen, pothuajse të gjithë preferojnë të konfirmojnë investimin.

Rezultati: kur Ponzi përfundon në burg, ai ka 2 milion në aktiv dhe 7 milion në pasiv, për kohën një shumë e jashtëzakonshme. Historia e bonove postare është vetëm karremi, biznesi i vërtetë qenë borxhet. Komisioni Bankar i shtetit Massachussets bllokon aktivitetet e Securities menjëherë pas arrestimit të Ponzi dhe investitorët humbasin gjithçka. Edhe banka që menaxhonte anën teknike të operacioneve, Hanover Trust, mbyllet: «Nuk denim asgjë», betohen drejtuesit e saj. Edhe ata qenë mashtruar nga lloqet e Ponzi, bile edhe nga komisionet që fitonin për çdo transaksion.

Në këtë Ponzi ka qenë gjithmonë i zoti: të ngjallë besim, të tërheqë, të sigurojë me manierat dhe me pamjen, me një veshje dhe me një kapele gjithmonë paksa të kushtueshme. Edhe kostumet qenë për Ponzi një investim me rendiment të lartë. Qysh kur shkon të studiojë për Jurisprudencë në Romë, duke e lënë familjen në Parma: luan, vë baste, frekuenton borgjezinë më të mirë që ai, djali i një postieri, nuk ja ka resurset. Një ditë u tregon miqve të tij se është gati të kërkojë pasuri Përtejoqeanit. Në realitet, prindërit i kanë thënë se prej tyre do të siguronte akoma vetëm një biletë për kalimin e Atlantikut. Vetëm vajtje. Fillimi është shumë i keq: fillon të punojë për një dajë në Amerikë, që në rastin e tij është vetëm një shitësi fruta perimesh. Aktiviteti falimenton në pak muaj.

Ndoshta në Kanada do t’i ecë më mirë. Carlo Ponzi, që ndërkohë është bërë Charles, arrin në Montreal në vitin 1907, ndërkohë që në Wall Street shumë i njohuri JP Morgan po kërkon vetëm që të sjellë qetësinë në një ekonomi të terrorizuar nga përsëritja e Panikut të Madh që në vitin 1873 ka shkatërruar shumë pasuri. Ponzi merret në punë nga Louis Zarossi, prej të cilit do të mësojë shumë: Banco Zarossi është në vështirësi, për të tërhequr klientët premton një interes për depozitat me 6 përqind në vend të atij që jep tregu prej 2 përqindësh, por paratë investohen në bono Thesari që japin vetëm 3 përqind.

Zarossi rikuperon duke vjedhur nga dërgesat që emigrantët, sidomos ata italianë, dërgojnë në shtëpi nëpërmjet bankës së tij. Kur zbulohet, ja mbath për në Meksikë. Në ndërkohë Ponzi ka arritur që të vjedhe një çek të bardhë nga një prej klientëve të bankës. E mbush (423.58 dollarë, shumë pak e dyshimtë për një çek fals), me paratë që merr blen një kostum të ri dhe paguan udhëtimin e kthimit për në Shtetet e Bashkuara. Por përpara se të kalojë kufirin, arrestohet dhe dërgohet në penitenciarin e Saint Vincent de Paul.

Historia do të dalë në “Boston Post” e 11 gushtit 1920, në vigjilje të arrestimit, duke i dhënë goditjen finale besueshmërisë së tij. «Ime shoqe nuk dinte asgjë, më vjen keq sidomos për të», thotë Ponzi për “New York Times”. «Nuk është e vërtetë», e hedh poshtë Rose Marie Gnucco, stenografe me të cilën Ponzi martohet në 1910 pasi ka dalë nga burgu dhe është transferuar në Boston. «Dija gjithçka qysh nga fillimi, nuk ka problem. Bile shpresoj që tani të mbesë pa asnjë lek në mënyrë që të mund t’i demonstroj sesa fort dhe vërtet e dashuroj».

I përfunduar sezoni i Securities, të zhdukuar badigardët dhe kostumet me porosi, Ponzi e gjen veten të varfër: nuk mund të paguajë avokat dhe në proces mbrohet vetë. Argumenti kryesor i tij është se ai nuk ka dashur kurrë të mashtrojë ndonjë njeri dhe demonstrimi, thekson ai në seancë, është se «edhe sot në mëngjes kam marrë një letër nga një individ që do të më ofrojë 5500 dollarë për t’i investuar». Gjykatësi nuk është i pandjeshëm ndaj elokuencës së italianit, bie akuza për mashtrim, por vendimi gjithsesi është burg për 5 vjet. Që me sjellje të mirë, i bëhen 4.

Kur del nga burgu, në vitin 1924, Ponzi është tashmë një njeri i ri, ndryshon emër – Charles Borelli – dhe hidhet në spekulimin imobiliar në Jacksonville të shtetit Florida. Teknika nuk ka ndryshuar: kërkon financime, premton të paguajë 200 përqind të kapitalit të investuar brenda 60 ditëve, pasi ai e di se cilat terrene të blejë (në moçale, pork jo do të zbulohet vetëm më pas) me çmim të mirë për t’i rishitur më pas me parcela më të vogla me fitim të madh. Por pas dy vitesh është sërish në burg, duke thyer gurë në Rainford, pasi ka shkelur ligjin e shtetit Florida që u ndalon privatëve të emetojnë borxhe dhe për një seri parregullsishë administrative të tjera.

Gjë aspak e rëndë, kështu që mjafton pagesa e një kushti prej 1500 dollarësh dhe Ponzi është jashtë në pritje të procesit. Vetëm se tani quhet Andrea Luciana, e ka kokën e rruar dhe mban një palë mustaqe si ato që janë kthyer sërish në modë. Në plazhin e Jacksonville lë rroba dhe një copë letër ku shpjegon vetëvrasjen e ish Charles Borelli. Arrin që të hipë në një anije drejt Italisë, por përpara se të dalë nga ujërat territorialë arrestohet sërish: ia ka besuar identitetin e vërtetë të tij një bashkëkombasi italian, por që ishte i afërm i disa viktimave të mashtrimit të madh të kuponave dhe kështu e denoncon tek komandanti.

Historia bëhet e mjegullt, tashmë Ponzi nuk është më financier, për gazetat është degraduar në kategorinë e mashtruesit të vogël, nga faqja e parë në lajmet e shkurtëra. Ama ajo që dihet është se në vitin 1934 është sërish njeri i lirë dhe me një biletë, kësaj radhe vetëm me një rrugë, për kalimin transoqeanik drejt Italisë. Shtetet e Bashkuara e kanë përzënë, por qeveria e Benito Mussolini i gjen një vend në Ministrinë e Financave.

Në atdhe ka ardhur vetëm një jehonë e zbehtë e ndërmarrjeve të tij, Ponzi e shfrytëzon dhe paralajmëron si yll se po shkruan një autobiografi eksplozive, do të jetë një sukses editorial i paparë, por për këtë i duhet një capital fillestar për shpenzimet: një biznes i sigurtë, vetëm 1000 aksione që kushtojnë 20 dollarë secili, rendimenti do të jetë 100 përqind pas botimit. Por tashmë edhe kush nuk e njeh Charles njeh atë që ka hyrë në xhargonin e financës si “skema Ponzi” dhe askush nuk i beson. Ndonjë mashtrim të vokël Ponzi arrin ta bëjë akoma dhe, për të shpëtuar prej tij, regjimi i gjen një vend në selinë e Rio de Janeiro të LATI-t, Linee Aeree Transcontinentali Italiani.

Pak muaj dhe Ponzi zbulon se një punë në aeroport është e përkyer për t’u future në kontrabandën ndërkombëtare, tundim të cilit i dorëzohet dhe që i kushton pushimin nga puna në vitin 1942. 7 vite shumë të gjata: pagesat e papunësisë, mësimet e anglishtes për pak para dhe ndonjë punë sezonale si inspektor anijesh që futen në port, një iktus që e lë pothuajse të verbër dhe gjysmë të paralizuar. Charles Ponzi vdes në një spital të Rio në vitin 1949. Por jo pa trashëgimtarë.

60 vite më vonë një tjetër magjistar i financës që premtonte rendimente të pabesueshme, por të sigurta, nis të preokupojë investitorët që janë përfshirë tashmë nga kriza e huave subprime. Kur vetëdenoncohet në SEC, kësaj radhe Securities and Exchange Commission që vigjëlon mbi bursën, prezantohet kështu: «Jam Bernie Madoff, fondi im i investimeve është në realitet një skemë Ponzi». Mashtrimi është kësaj radhe vetëm 50 miliard dollarë….

Si funksionon skema Ponzi

Faza 1

Një investim me rendimente më të larta se përqindjet e tregut, në afate të shkurtëra: me këtë premtim tërheq klientin potencial.

Faza 2

Pjesë e shumës së investuar praktikisht kthehet në një kohë të shkurtër: sistemi duket se funksionon.

Faza 4

Zëri i investimit fitimprurës përhapet duke joshur klientë të rinj. Interesat dhe rimbursimet e kërkuara paguhen me paratë e grumbulluara nga klientët e rinj (investitorët nuk e dinë se financiaria nuk ka kapital social).

Faza 4

Mekanizmi “hidhet në erë” kur kërkesat e rimbursimit kalojnë derdhjet e reja.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Helmimi i Arsimit

Luçiano BOÇI

Helmimi i nxënësve në Postribë nuk është i vetmi.
Është përsëritje e shumë rasteve të tjera, si dëshmi e helmimit të arsimit në tërësi dhe mungesës së perkujdesit për fëmijët tanë.

Garancia dhe siguria ushqimore sikurse ajo fizike, përtej propagandës, pranë shkollave është skandaloze.

Nxënësit për shkak të moskujdesit shtetëror, konsumojnë ushqime pa asnjë kontroll dhe përtej normave higjeniko-sanitare.

Ndërkohë shkolla ka përgjegjësi totale, sepse nxënësit janë brenda orarit mësimor.
Por Besa “e mençur” me siguri do japë ndonjë deklaratë të tipit që “ne nuk investojmë në vende të humbura e shkolla me 7 nxënës”.

Ose do heshtë siç ka bërë në shumë raste nga padija.
Sot ajo nuk e sheh që shumë shkolla ngjajnë si fast food-e me ushqime te skaduara dhe shumë fast food-e ngjajnë si shkollat e Ramës e Besës.
Helmimi i nxënësve dhe i arsimit duhet ndalur!!!

Siguria në Shqipëri është asgjësuar

Nga Bujar NISHANI

SHENIMI I JAVES

Aktiviteti dhe veprimtaria kriminale e trafikut të drogës nga territori shqiptar drejt Evropës nuk ka të ndalur e vijon me intensitet.

Në këtë realitet kriminal narkoregjimit ka hedhur në tregun mediatik propagandën për larjen e këtij kriminalizimi gjigand duke e justifikuar me nevojën e parave për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Kjo jo vetëm që është një propagandë e bashkësponsorizuar nga narko-rregjimi dhe mafia e drogës, por synon të injektoj në perceptimin e shqiptarëve pranimin dhe të mbajë në sistem ; modelin e inkriminimit të shtetit, shoqërisë dhe jetës së shqiptarëve.
Synon pranimin prej shqiptarëve ; të modelit të qeverisjes prej grupeve kriminale dhe pushtetarëve në shërbim të krimit.

Paratë e drogës përveçse i shërbyen dhe i shërbejnë forcimit e paprekshmërisë së krimit si dhe blerjes së pushtetit korruptiv duke manipuluar zgjedhjet, nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe as të qytetarit të thjeshtë.
Ato janë para që po injektohen në hekurin dhe betonin që po helmon masivisht jetën e qytetarëve, kryesisht në kryeqytet.

Paratë e drogës janë mekanizmi më i egër në shkatërrimin e ekonomisë normale, veçanërisht të investimeve tek bisneset e mesëm eksportues dhe tek fermerët tanë.
Paratë e trafikut të drogës janë minimi i Demokracisë !

Blerja e zgjedhjeve, kontrolli i sistemit politik nga trafikantët, korruptimi i politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, policisë dhe agjensive të tjera ligjzbatuese me miliardat e parave të pista janë efekti më i dukshëm i kësaj demokracie të minuar !
Paratë e drogës janë asgjesueset e Sigurisë !

Vrasjet, zhdukjet e dhjetra të rinjve të përfshirë në luftën midis bandave për dominim të tregut të drogës (vetëm në Vlorë janë mbi 20 të zhdukur), e kanë bërë çdo ditë më të pasigurtë dhe në kërcënim jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre.

Paratë e drogës kanë minuar rëndë sistemin tonë bankar e veçanërisht kursimet me aq mund të shqiptarëve, kryesisht emigracionit.
Monedha Euro arriti nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit dhe askush nuk garanton dot më, raportin e vlerës së parave të shqiptarëve.

Në vitin 2017, nga Instrumentat Monitorues Evropianë deklarohej se Italia gjatë vitit 2017 sekuestroi në brigjet e saj 90 ton kanabis trafikuar nga Shqipëria.
Ndërsa, po autoritetet italiane në vitin 2007 deklaronin se kishin sekuestruar vetëm 1,6 ton kanabis nga Shqipëria.

Pra brenda një 10-vjeçari nga 1(një) ton në 90(nëntëdhjet) ton ajo e sekuestruar në brigjet italiane, pa llogaritur atë të dërguar në Turqi, Greqi e Mal të Zi.
Rikthimi i Shqipërisë si një rrugë e sigurtë e tranzitit të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine dhe Turqia ngrihet si alarm në dokumentet e vendeve partnere.

Kalkulimet e aktorëve të pavarur dhe ekspertëve llogarisin se për periudhën 2016-2017 është fituar rreth 2.2 miliardë euro, vetëm nga trafikimi i kanabisit, një shifër kjo gati sa 20% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Askush nuk ka parë investime në fabrika prodhimi apo përpunimi, linja shërbimi apo bisnese që punësojnë e prodhojnë, pra që qarkullojnë kapitalin.
Kjo pasuri e pisët zotërohet, përdoret e fitohet vetëm nga duart e krimit të organizuar që me të prodhon politikanë dhe institucione të korruptuara dhe larg qytetarit.

Ndaj propaganda e justifikimit të këtij krimi të madh për gjoja para të injektuara në ekonominë e vendit nuk është veçse fushatë sponsorizimi për të gjunjëzuar përfundimisht shqiptarët ndaj mizerjes, poshtërimit, varfërimit dhe skllavërimit të tyre sa më gjatë të jetë e mundur.

Sot për sot, kemi vetëm një mundësi.
Ta denoncojmë atë.
Nesër, ta mbërthejmë me forcën e ligjit, krimin dhe politikën bashkëpuntore e kliente të krimit.